Author: editor

  • Më e lumtur se kurrë/ Xhensila Myrezaj ka zgjedhur një formë të veçantë për të uruar shqiptarët (Foto)

    Më e lumtur se kurrë/ Xhensila Myrezaj ka zgjedhur një formë të veçantë për të uruar shqiptarët (Foto)

    Të shumtë kanë qenë personazhet e showbizit shqiptar që i janë bashkuar festës në Ditën e Pavarësisë.

    Mes tyre është edhe këngëtarja Xhensila Myrezaj, e cila ka zgjedhur një formë të veçantë për të uruar shqiptarët. Ajo është shfaqur me djalin e saj në duar, teksa ka veshur një fustan kuqezi dhe mban krahët e shqiponjës.

    “Urime 28 Nëntorin , ditën e Pavarësisë.

    Urime për të gjithë shqiptarët.

    Uroj që Shqipëria të vazhdojë të zhvillohet dhe të provojë sukses në çdo hap.

    Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar në ruajtjen e identitetit tonë dhe në ndihmën për një Shqipëri më të fortë dhe më të begatë.

    Gëzuar”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

  • “Berisha duhet të falenderojë Ramën”, gazetari i njohur zbulon detajet: Ja pse e liroi nga arresti shtëpiak

    “Berisha duhet të falenderojë Ramën”, gazetari i njohur zbulon detajet: Ja pse e liroi nga arresti shtëpiak

    Gazetari Martin Leka, i ftuar në një emision televizive, u shpreh se lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak ishte vepër e Ramës të cilit i intereson që ta ketë përballë zgjedhjeve të ardhshme.

    “Ne nuk mund të themi se SPAK është apo jo vegël e Ramës. Unë mendoj se duhet të falenderojë Ramën se nëse ka një njeri në Shqipëri që e do jashtë dhe përballë kur lideri ishte në arrest shtëpie dhe Ilir Meta, kryetar i partisë së dytë opozitare është në burg, çfarë impakti do të kishte një fitore si e Pirros ajo në zgjedhje. Demokratët duhet të falenderojnë Ramën.

    Prokuroria antikorrupsion nuk është dakord. Atëherë si është ogranizatë kriminale. Sado gurë të hedhim mbi SPAK, është ajo që do të pastrojë politikën shqiptare. Berisha, Rama, Meta janë pjesë e trashëgimisë 34-vjeçare. E nisëm me saliun dhe po e përfundojmë me këtë.

    Fatos Nano u thirr me akuzën për korrupsion me të tretët dhe iu vunë prangat, iu hoqën edhe syzet e qorrit. Ky arresti në shtëpi i Berishës duket shumë komod.

    Gjykata ka bërë një politikë penale, jo vendim gjyqësor, për zgjedhjet që po vijnë”-tha Leka.

  • Tensionet/ Netanyahu bën paralajmërimin e fortë: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë…

    Tensionet/ Netanyahu bën paralajmërimin e fortë: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë…

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se është i gatshëm të bëjë gjithçka për të penguar Republikën Islamike të Iranit të fitojë armë bërthamore.

    Ai e bëri këtë deklaratë në një intervistë të transmetuar sonte nga kanali 14 i televizionit izraelit.

    “Do të bëj gjithçka për të parandaluar që Irani të bëhet një fuqi bërthamore,” tha Netanyahu, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me Teheranin.

    “Do të shfrytëzoj të gjitha burimet që mund të përdoren” për të arritur këtë qëllim, shtoi ai.

  • “Na therën me thikë”, zbardhen detaje të reja për vrasjen e Van Koxhës dhe plagosjen e vëllait të tij në Itali

    “Na therën me thikë”, zbardhen detaje të reja për vrasjen e Van Koxhës dhe plagosjen e vëllait të tij në Itali

    Ngjarja tragjike që ndodhi më 25 nëntor në Marghera, Itali, ka marrë vëmendje të gjerë, ndërsa detaje të reja po dalin në dritë. Një përleshje e dhunshme la të vdekur 40-vjeçarin shqiptar, Van Koxha, ndërsa vëllai i tij mbeti i plagosur.

    Dy persona nga Maqedonia e Veriut janë arrestuar si autorë të dyshuar, ndërsa dy të tjerë janë ende në kërkim.

    Sipas policisë italiane, të dy vëllezërit shqiptarë i kërkuan ndihmë efektivëve në momentin e sulmit pranë një hoteli: “Na therën me thikë, na ndihmoni!”

    Ata kishin pësuar plagë të shumta në gjoks dhe u transportuan me urgjencë në spital. Fatkeqësisht, Van Koxha nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda dhe ndërroi jetë.

    Hetimet e deritanishme zbulojnë se autorët e sulmit kishin pasur konflikte të mëparshme me viktimat. Sipas burimeve, një nga të dyshuarit u pa duke hedhur një thikë që nuk mbante gjurmë gjaku, ndërsa mendohet se arma tjetër është fshehur. Të dy të arrestuarit kanë mohuar përfshirjen në krim.

    Mediet italiane raportojnë se ngjarja mund të ketë lidhje me një konflikt për lojërat e fatit, të njohura për mashtrime ndaj turistëve. Disa nga autorët ishin identifikuar një ditë më parë për përfshirje në këtë veprimtari të dyshimtë në Venecia. Policia dyshon se kjo situatë ka përshkallëzuar në një përplasje që përfundoi tragjikisht.

    Zona ku ndodhi sulmi, e njohur si “zonë e trafikut të drogës” në Marghera, është shpesh skenë e ngjarjeve të dhunshme dhe denoncimeve të shumta nga banorët. Megjithatë, policia vijon hetimet për të përcaktuar saktësisht motivet që çuan në këtë akt.

  • “Rrebeshe intensive e dëborë”, meterologia bën paralajmërimin e frikshëm: Temperaturat e dimrit pritet të hyjnë…

    “Rrebeshe intensive e dëborë”, meterologia bën paralajmërimin e frikshëm: Temperaturat e dimrit pritet të hyjnë…

    Pas një jave me mot të qëndrueshëm, fundi i nëntorit do të sjellë edhe përkeqësim të kushteve të atmosferike.

    Meteorologia Tanja Porja paralajmëron rrebeshe intensive dhe reshje bore deri në 700 metër lartësi. Sipas saj trashësia e borës do të arrijë deri në 10 cm.

    “Ndryshon tabloja sinoptike. Përkeqësim i kushteve ndryshojnë kushtet e motit. Rrebeshe në veri gjatë natës, rrebeshe më të pakta në zona qendrore, ndërsa pasdite në të gjithë territorin. Dëborë në 700 m lartësi deri në 10 cm. Intensifikim të reshjeve pasdite reshjet e dëborës do shfaqen në 700 m lartësi kryesisht në veri e verilindje. Era do të jetë me drejtim jugor, pas mesditës me drejtim verilindor dhe lindor. Termometri shënon tjetër rritje. Temperaturat 4-5 gradë, deri në mbi 13 në vijën bregdetare”.

    Mot kritik me temperatura të ulëta parashikon meteorologia e A2 CNN për 3 ditët në vijim.

    “Mot kritik me temperatura shumë të ulëta, disa cm borë në zonat verilindore e lindore. E njëjta situatë edhe të dielën në zonat lindore dhe jugore. Kemi përmbysje të tablosë termike, të shtunën termometri zbret nga 5 në 0 gradë. E njëjta situatë edhe të dielën dhe të hënën kalohet në kushtet e temperaturave të dimrit”.

    E njëjta situatë me reshje shiu dhe bore do të jetë edhe në rajon, kryesisht në Kosovë dhe Maqedoninë e veriut. Ndërsa në pjesën më të madhe të Europës do të ketë kthjellim të kushteve të motit.

  • Vrasja e Martin Cani/ Juristi: Mënyra e zbardhjes ngre hije dyshimi se po fshehin ngjarjen

    Vrasja e Martin Cani/ Juristi: Mënyra e zbardhjes ngre hije dyshimi se po fshehin ngjarjen

    Juristi Çlirim Gjata foli mbi zhvillimin dhe ecurinë e hetimeve që po bëhen mbi ngjarjen ku humbi jetën i mituri Martin Cani vetëm pak javë më parë në shkollën ‘Fan Noli’, ku u shpreh se këto hetime po shtojnë humbjen e besimit tek insitucionet.

    Juristi tha ndër të tjera se prej 11 ditësh akti i ekspertizës nuk është përfunduar dhe kjo shton dyshimin mbi mënyrën e funksionimit të institucioneve në vend.

    “Kjo të bën të humbasësh totalisht çdo lloj besimi që mund të nxjerrë një institucion të vërtetën. Akti i ekspertimit mjekoligjor, nëse do të jetë i vërtetë me integritet, profesional ashtu si duhet në bazë të ligjit, ngjarja mes dy vogëlushëve kanë goditur me një thikë apo dy thika apo si.

    Sqaron shumë gjëra. 11 ditë të mos dalë ekpsertiza, ose ka dalë dhe nuk dihet cpo bëhet mbi të. Po bëhet dhe akti i ekspertimit copcopa nga policia. Nuk ecën deklaratë policie, deklaratë spitali, o zotri më nxir aktet ligjore, kështu vepron institucioni.

    Për këtë cështje unë jam shprehur që lejani të paktën gazetarëve që po merren sepse po bëjn ata një punë më të mirë. Gazetarë që ska rëndësi ku punojnë por po bëjn një punë shumë të mirë që e dinë se cfarë po ndodh.

    Media nuk ka pyetur për deklaratën e Ministrit të brëndshëm apo policisë. Jemi në rastine tretë ku jepen deklarat mbas deklarate, thuhet që ka pamje por janë sekret hetimorë. Po a ka ngelur pisllëk pa nxjerë, u kujtua sot policia të thotë që është sekret hetimorë.

    Kjo mënyrë e zbardhjes së cështjes jep dyshime mbi integritetin e institucioneve, ata po fshehin ngjarjen. Në media ka dalë se për cfarë, njëherë doli një autorë tani doli një tjetër që ska qën pjesë. Këto janë raste delikate.

    Nuk ka asnjë garanci që kjo ngjarje nuk do të ndodhë prap . Kanë filluar nga landfilli ku humbi jetën Ardit Gjoklaj, ku nëse policia do reagonte sot ndoshta nuk do ti kishim këto raste“, tha Gjata për Syri tv.

  • Horoskopi për muajin dhjetor: Cilat shenja duhen të kenë kujdes

    Horoskopi për muajin dhjetor: Cilat shenja duhen të kenë kujdes

    Horoskopi për muajin dhjetor nga Meri Gjini

    Dashi

    Është një Hënë e re mbi Diell te Shigjetarët dhe që në javën e parë, sidomos për të lindurit në qendër të shenjës ka zhvillime të mira në çështje që i përkasin profesionit të tyre. Kjo Hënë e re favorizon çështje që kanë të bëjnë me ligjin, shtetin, zyrat, por njëkohësisht nga njëra anë nxit idenë e udhëtimeve të largëta, nga ana tjetër, duke menduar që kanë detyrime profesionale, kjo do të bëjë që jo për të gjithë planet e lëvizjeve të dalin ashtu sikurse mendojnë. Të lindurit në ditët e para të shenjës së Dashit, të lindurit në mars duhet të jenë të kujdesshëm në çështjet familjare.

    Demi

    Në datën 7, në të gdhirë të datës 8 Venusi është tek Ujorët. Situata që kanë të bëjnë me pjesën e ekonomisë, sidomos në lidhje me huat ose në lidhje me sistemin bankar, të kërkuarit kredi janë ato që duan kujdes. Nëse kanë në plan të kërkojnë kredi, nëse kanë në plan të sqarojnë çështjet e ekonomisë sidomos në familje, do të duhet t’i vënë pak pauzë dhe t’i lënë për në fillim në vitit 2025. Edhe për Demat dhjetori do të rezultojë shumë i mirë për çështje që i përkasin profesionit.

    Binjakët

    Javën e parë do të kenë zhvillime shumë pozitive në çështjet e punës. Nisur nga sot deri të enjten është e pamundur që të mungojnë lajme të bukura, pozitive për sa i përket punës. Është po puna e cila në mesin e muajit do të jetë problematike. Çfarë shqetësimesh dhe pakënaqësish kanë do të dalin në sipërfaqe. Por do të kenë edhe mundësi për korrigjime. Hëna e parë e re i përket profesionit, hëna e dytë e re do të sjellë ekuilibër në jetën personale. Kujdes me çështje që i përkasin fizikut.

    Gaforrja

    Një muaj intensiv, pozitiv. I favorizuar shumë në javën e parë pavarësisht lodhjes dhe ngarkesave. Do të rezultojë një muaj shumë i mirë edhe pse për Gaforren java e parë është e lodhshme, por pozitive dhe produktive. Java e parë ka një situatë që duhet sqaruar në çështjet e familjes. Java e fundit e dhjetorit shënon fillimin e një pranvere gjithë ngjyra për Gaforren edhe pse është fundi i dimrit.

    Luani

    Marsin e kanë te vetja. Do duhet të bëjnë pak pas dhe të shikojnë se çfarë duhet të korrigjojnë. Të lindurit pas ditës së tretë dhe të Katërt të Luanëve kanë ndryshime ose në hapësirën ku banojnë, ose në hapësirën ku punojnë, ose në çështje dokumentesh në lëvizje të ndryshimit. Të lehtësuar me çështjet e familjes.

    Virgjëresha

    Në çështje që i përkasin bashkëpunimeve dhe bashkëpunëtorëve… java nis me këto lloj tematikash. Janë për mirë, janë për zgjerim, rregullim, korrigjim. Kjo Hënë e re nuk është as miqësore as penguese. Do të duhet të jenë të kujdesshëm me çështje që i përkasin familjes apo familjarëve.

    Peshorja

    Është një Hënë e re shumë favorizuese. Çështje që i përkasin profesionit do të jenë tematikë, për mirë. Shumë pak kujdes ditët e fundit të muajit në lidhje me vendimet e tyre sepse kanë një tendencë për të qenë më të prerë seç duhet. Nuk është as koha as momenti për të nxjerrë anën e ashpër në periudhë festash.

    Akrepi

    Me lajme të mira që i përkasin jetës së tyre personale apo ekonomisë nis muaji. Janë të favorizuar në çdolloj lëvizje, diskutimi apo çfarë presin apo nuk presin nga fati. Në vazhdimësi, pasi datës 5 të muajit do duhet të jenë të kujdesshëm me harxhimin sepse kanë një tendencë të blenë gjëra të gabuara.

    Shigjetari

    Kanë Hënën e re te vetja. Janë pak të paqartë se çfarë i shqetëson, se çfarë duan të ndryshojnë, por kjo ka të bëjë vetëm në lidhje me emocionin e tyre. Nuk do të mungojnë ankesat as nga mënyra se si ndihen në raportet në çift, as ata që janë beqarë nuk do ndihen mirë dhe do kenë arsye për tu grindur. Një muaj me grinde, por jo i keq në xhepin e tyre.

    Bricjapi

    Çfarë çështjesh prej kohësh janë mundur për t’i vendosur pikat mi i, për t’i mbyllur, kjo Hënë e re deri në datën 15 u jep mundësi për të firmosur, për të dakordësuar, për të vendosur çdo gjë në vendin e vet. Do të duhet, nëse kanë për të firmosur, t’i shohin gërmat e vogla, sepse vazhdon Mërkuri të jetë në të kundërt. Se i lexojnë nuk bëjnë keq.

    Ujori

    Prioritetet që kanë pasur që nga fundi i gushtit deri tani në lidhje me ekonominë do të zgjidhen. Komunikimi në çift dhe familje do të duhet të jetë i kujdesshëm sepse është e pamundur të përcaktojmë si do të jetë ecuria e një diskutimi dhe të na dalë nga pritshmëritë. Kujdes me virozat e kohës.

    Peshqit

    Saturni në mes të Peshqve, Neptuni është aty..do ta gjejnë veten në mes të çështjeve. Nga njëra anë duan të bëjnë ndryshime për veten e vet, nga ana tjetër detyrimet e dala duket sikur e bëjnë që të ndihen shpesh sikur janë një hap para një hap pas. Kjo ndjesi do të shkaktojë ndjesinë e lodhjes. Ditët më të mira janë ditët e para që kanë një lloj shpërblimi apo dhurate ekonomike. Ditët e mes muajit janë problematike, sidomos nga data 11-20 sepse lidhen me çështje serioze të Peshqve.

  • “Misioni vazhdon”, edhe Flamur Vezaj distancohet publikisht nga Artan Hoxha: Nuk kam pasur asnjë ndërhyrje (REAGIMI)

    “Misioni vazhdon”, edhe Flamur Vezaj distancohet publikisht nga Artan Hoxha: Nuk kam pasur asnjë ndërhyrje (REAGIMI)

    Pas gazetarit Spartak Koka, edhe Flamur Vezaj është distancuar publikisht nga kolegu i tij Artan Hoxha, pas daljes së mesazheve të “SKY ECC” nga dosja e bujshme e SPAK-ut.

    Teksa në dosje aludohej se Hoxha kishte tentuar të ndërhynte te Flamur Vezaj për të mos folur në lidhje me personazhe të caktuar të botës së krimit, Vezaj thotë se diçka e tillë nuk ka nodhur.

    Ai thotë në një reagim në rrjetet sociale se Artan Hoxha nuk ka komunikuar asnjëherë me të për të ndërhyrë në denoncimet që bënte. Ai thotë se ka denoncuar në atë kohë si Suel Çelën dhe personazhe të tjerë, dhe lë të nënkuptohet se do të vijojë ta bëjë.

    Reagimi i plotë i gazetarit Flamur Vezaj:

    Përshëndetje miq!

    Ky është një reagim i detyruar për shkak të disa bisedave/thashethemeve që lidhen me emrin tim, të përmendura në një vendim gjykate.

    Dua të sqaroj publikisht dhe të distancohem me forcë nga çdo deklarim apo bisedë e kolegut Artan Hoxha me persona të tretë, ku përmendet emri im.

    Në asnjë rast, dhe aq më pak në datat e pretenduara në vendimin e gjykatës (1 ose 2 tetor 2020), nuk kam zhvilluar biseda me kolegun Hoxha lidhur me rastin në fjalë apo për çështje të tjera të përmendura në vendimin e gjykatës.

    Theksoj me përgjegjësi se:

    Nuk kam pasur kurrë ndonjë ndërhyrje nga kolegu Hoxha për të shkruar ose mos shkruar, për të folur ose mos folur, për individë të përmendur në këtë dosje apo të tjerë të ngjashëm.

    Nuk kam takuar asnjëherë personalisht individët që përmenden në komunikimet mes kolegut Hoxha dhe palëve të treta.

    Nuk kam marrë kurrë përfitime apo favore gjatë punës sime për ndonjë qëllim të caktuar nga kolegu Hoxha, individët e përmendur në vendimin e gjykatës apo të tjerë të ngjashëm me ta.

    Puna ime, si dhe e kolegëve të ndershëm e dinjitozë në tregun mediatik shqiptar, është lehtësisht e verifikueshme në këtë epokë digjitale. Çdo gjë është publike dhe online.

    Përsa i përket të dyshuarve, për të cilët kam denoncuar më parë në emisionin Opinion (më 21 shtator 2020), si dhe për të gjitha shkrimet dhe daljet e mia publike lidhur me denoncimet për dosjen e “Toyota Yaris,” Eldi Dizdarin, Suel Çelën dhe bandën e tij, “Torin,” “Lushnjarin” ose Mentor Mezinin alias Hektor Mezinin (që vazhdon investimet “strategjike” në jug dhe SPAK bënë sehir) dhe shumë personazh të tjerë, thuajse çdo ditë, mund ti gjeni të gjitha materialet në Google dhe YouTube. Mjafton një kërkim me fjalë kyçe, dhe çdo deklaratë e imja është e dokumentuar.

    Gjithashtu, theksoj se unë kam vazhduar të shkruaj, flas e denoncoi këta individë edhe pas BISEDAVE të pretenduara mes kolegut Hoxha dhe individëve të tjerë të përmendur në dosjen e SPAK-ut, të përpiluar në emër të dyshimit nga Altin Dumani.

    Falenderoj çdo lexues dhe mbështetës për mirëkuptimin dhe vëmendjen!

    Misioni vazhdon

    Gëzuar ditën e pavarësisë dhe ditën e falenderimeve

  • “Ishte i shqetësua për…”, Ngjela plas ‘bombën’, rrëfen bisedën me ish-ambasadoren Kim: Ja kush e liroi Berishën

    “Ishte i shqetësua për…”, Ngjela plas ‘bombën’, rrëfen bisedën me ish-ambasadoren Kim: Ja kush e liroi Berishën

    Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar në një emision televiziv, i cili komentoi lirimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe takimin e tij me ish-ambasadoren amerikane, Yuri Kim.

    Në lidhje me takimin me Kim, Ngjela tha se ish-ambasadorja i ka thënë se një pjesë e madhe e njerëzve të SPAK janë të trembur, ndërsa shtoi se një pakicë e vogël është e korruptuar.

    “Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, para se të ikte më tha këtë; “Ç’bën SPAK-u, se aty i kemi shpresat. Ju po i paguani”, i thashë. “Atje ka një pakicë të vogël që janë ende të korruptuar, por ka një pjesë të madhe që janë të trembur”, më tha. “Rrini në mbrojtje. Ju vini nga histori të mëdha të kriminalitetit”, i thashë. Dhe më duket i ka marrë në mbrojtje, sipas burimeve të mia, ka mbrojtje SPAK, ka dhe rroga të larta. Diçka ka bërë, por duhet më shumë. Do presim dhe do shikojmë.

    Dumani e ka në dorë pastrimin e korrupsionit. Do dhe një ndihmë nga Uashingtoni. Ne do i qëndrojmë asaj që ka thënë Blinken: Do t’i shpëtojmë shqiptarët nga korrupsioni, dhe unë i besoj. Të korruptuarit janë me lindjen ruse dhe me Beogradin. Por, ka frikë nga SHBA. SPAK duhet të vijojë pa asnjë pengesë dhe frikë.”, tha Ngjela.

    Avokati komentoi edhe lirimin e Berishës, ku tha se u i lirë falë ligjit, ndërsa theksoi se nuk e ka liruar njeri siç është pretenduar.

    “Nuk e keni kuptuar, (Berishën) e ka liruar ligji zonjë. Dispozita ligjore që akuzohej Saliu nuk e kishte të detyrueshëm arrestin. Saliu ishte në gjendje të lirë, por nuk paraqitej në prokurori. E arrestuan në funksion të hetimit. Pse? Nëse i shmangesh hetimit, ata të arrestojnë. Mbaruan hetimin, dhe e kanë çuar në gjykatë. Atë ditë mbaronte arresti i tij. Nuk e nxori njeri, e nxori ligji.”, përfundoi avokati Ngjela.

  • Një vit nga vdekja e Evës, Vangjel Tavo kujton ditën e dhimbshme: Si sot, ti vajza ime shkove të flije me engjëjt

    Një vit nga vdekja e Evës, Vangjel Tavo kujton ditën e dhimbshme: Si sot, ti vajza ime shkove të flije me engjëjt

    Kryebashkiaku socialist i Himarës, Vangjel Tavo ka kujtuar sot ditën e kobshme të një viti më parë kur mediat maqedonase raportuan për një aksident të rëndë rrugor që i mori jetën vajzës së tij, Eva Tavo.

    “Sot, një vit më parë, Eva e bukur, vajza ime, shpirti i dlirë i kësaj bote, qenia me zemrën e madhe e të mbushur plot dashuri për jetën dhe njerëzit, shkoi të flinte me engjëjt!

    Na mungon shumë Eva. Na mungon në çdo frymëmarrje! Janë kujtimet e tua dhe dashuria jote e pashtershme që na japin forcë të ecim përpara e të shërbejmë sa mundemi, siç bëre ti. Sepse ti ishe frymëzimi, dashuria dhe vetë jeta”, shkruan Vangjel Tavo.

    Eva (Evanthia) Tavo, vajza e politikanit të njohur Vangjel Tavo ka ndërruar jetë më 28 Nëntor 2023 në Maqedoninë e Veriut si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor. Ajo ishte pasagjere në një mjet tip “Audi” që po lëvizte në autostradën “Nënë Tereza” me drejtim nga Tetova për në Shkup.

    Fatkeqësisht, në fshatin Llaskarcë makina ka dalë nga rruga dhe vajza e politikanit Vangjel Tavo ndërroi jetë në vend. Kjo është konstatuar nga mbërritja e ekipeve mjekësore, të cilët kanë bërë me dije se 24 vjeçarja kishte humbur jetën menjëherë nga plagët e marra.

    Eva Tavo u shua në kulmin e rinisë, në moshën 24 vjeçare. Lajmi i trishtë që raportuan mediat por dhe vetë babai i saj, la pa fjalë miq, familjarë dhe të gjitha ata që e njihnin Evën. Sot, një vit më pas, dhimbja e familjes nga mungesa e saj është edhe më e madhe.