Author: editor

  • Qeveria miraton kullat dhe hotelet e reja që do të ndërtohen (LISTA)

    Qeveria miraton kullat dhe hotelet e reja që do të ndërtohen (LISTA)

    Këshilli Kombëtar i Territorit i drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka miratuar në mbledhjen e fundit një sërë lejesh ndërtimi për disa objekte me funksione të ndryshme.

    Edhe pse Tirana është e mbushur me kulla, qeveria nuk është kursyer duke dhënë leje për ndërtimin e disa të tjerave. Sakaq vijon edhe betonizimi i bregdetit të jugut me hotele dhe resorte.

    Në lejet e miratuara në mbledhjen e të mërkurës nga KKRT përfshihen disa kulla në kryeqytet. Një prej tyre shkon deri në 44 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, siç është projekti “Sun Moon Star”, që do të ndërtohet në rrugën “Asim Vokshi” me subjekt zhvillues kompaninë “Alpoint” p.k. Pronari i kësaj kompanie është Aleksandri Vasili, i cili është dhëndër në familjen e Kujtim Qefalia, ish-kryetarit jetëgjatë dhe tashmë administratorit të Njësisë Administrative Dajt dhe deputetit socialist, Xhemal Qefalia.

    Projekti “Sun Moon Star”

    Po ashtu, një leje për kulla është dhënë dhe për kompaninë “Nova Construction Group” sh.p.k. të Ilir dhe Kujtim Shtufit, i cili projekt ndërtimin e kullave me nga 44 dhe 55 kate mbi tokë dhe nga 5 kate nën tokë në rrugën “Dritan Hoxha”.

    Gjithashtu, leje janë dhënë dhe për një sërë hotelesh dhe resortesh në bregdet duke nisur nga Lezha deri në Himarë. Madje një prej hoteleve në Lezhë planifikohet të ngrihet deri në 25 kate mbi tokë, leje e përfituar nga kompania “Belhaus” sh.p.k.

    Po ashtu, nuk mungojnë as lejet e dhëna për fotovoltaik për prodhimin e energjisë.

    Lejet e miratuar në mbledhjen e fundit për kulla, hotele, resorte dhe fotovoltaikë:

    Leje Zhvillimi për objektin: “Godina e Kadastrës Shtetërore dhe Lift Tower”, Loti 2, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Korporatën e Investimeve

    Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe shërbimi, 1-30 kate mbi tokë me 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Kastriotët”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Pajtoni” sh.p.k.

    Leje Ndërtimi për objektin: “Sun Moon Star” – Strukturë shërbimi banimi dhe hotelerie me 1, 2, 9 dhe 44 kate mbi tokë, me 7 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Asim Vokshi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alpoint” p.k.

    Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Banimi dhe Hotel 1, 11, 12, 13 dhe 14 kate me 2 dhe 3 kate parkim nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Selita e Vjetër”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “ERE Architecture & Construction” sh.p.k.

    Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimi “5 Maji”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Alb-Edil” p.k, “Saimbei” sh.p.k dhe “Gend Invest” sh.p.k.

    Leje Zhvillimi për objektin: “Krorëz”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Invest Society” sh.p.k.

    Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks Rezidencial – “Tirana Villas”, me vendndodhje në Mjull Bathore, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lura” p.k.

    Leje Zhvillimi për objektin: “Pine Residences”, Zhvillim kompleks me funksion rezidencial dhe shërbime me 2 dhe 7 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rajfi” sh.p.k.

    Leje Ndërtimi për objektin: “Hoteleri dhe apartamente nga 5 kate deri ne 25 kate mbi tokë me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Shengjin, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Belhaus” sh.p.k.

    Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shërbimi dhe banimi me 20 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendodhje në Rrugën “Musa Agolli”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marko 2” sh.p.k.

    Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale, shërbim, hoteleri, banim 44 dhe 55 kate mbitokë dhe 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Nova Construction Group” sh.p.k.

    Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe shërbime tregtare me 23, 25 dhe 27 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje Sheshi Shqiponja, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hein – Invest” sh.p.k.

    Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks banimi dhe shërbimesh 3, 4, 5 dhe 7 kate mbi tokë me 1 dhe 2 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugë “Peti”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alton” sh.p.k.

    Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial banimi 1, 2, 3 dhe 4 kate mbi tokë me 1 dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje pranë liqenit të Farkës, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Blue Pond Development” sh.p.k.

    Leje Ndërtimi për objektin: “Valona Hills”- Godinë banimi dhe shërbimi 1-17 kate mbi tokë me 2 kate nëntokë, me vendndodhje Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Joti & s.t” sh.p.k.

    Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks turistik me shtëpi pushimesh, shërbime dhe hotel”, me vendndodhje në Zvërnec, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Investment” sh.p.k.

    Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe turistik “Jala Retreat” me vila 1 dhe 2 kat, me 1 kat pjesërisht nëntokë, pishina dhe mur rrethues, me vendndodhje në Jalë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues me Z. Admir Dida dhe shoqërinë “Dion- Al” sh.p.k.

    Leje Ndërtimi për objektin: “Resort turistik dhe rezidencial “Sun Palasë” me objekte hotelerie 1-9 kate mbi tokë dhe 1-2 kate nëntokë dhe objekte banimi 1-4 kate mbi tokë dhe 1-2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Palasë, Bashkia Himarë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Golden Key” sh.p.k dhe “Sun Palas” sh.p.k.

    Leje Ndërtimi për objektin: “Strata”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “G&P” sh.p.k.

    Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks elitar hoteleri dhe shërbime “In The Wild”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Xheluks Construksion” sh.p.k.

    Leje Ndërtimi për objektin: “Shtesë ambiente akomoduese të hotelit ekzistues “E.T.E.R”, me vendndodhje në Golem, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “ETER” sh.p.k.

    Për miratimin e disa ndryshimeve të Lejes së Zhvillimit për objektin: “Godinë polifunksionale 4, 5, 11 dhe 21 kate, me 3 kate nëntokë “Book Building”, ndërmjet rrugës “28 nëntori” dhe rrugës “Abdi Toptani, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Techno-Alb” sh.p.k.

    Për miratimin e disa ndryshimeve të Lejes së Zhvillimit për objektin: “Objekt banimi dhe shërbime “Tirana’s Rock”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “ANA” sh.p.k.

    Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit fotovoltaik “Sunny Side Energy”, me kapacitet 100 MW”, me vendndodhje në Darzez, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sunny Side Energy” sh.p.k.

    Leje Ndërtimi për objektin: “Linja e transmetimit Nova Solar”, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Nova Solar System” sh.p.k.

    Për disa ndryshime të lejes së zhvillimit për objektin: “Stacion furnizimi automjetesh dhe objekte shërbimi 1-2 kate si dhe objekt shërbimi hotel 10 kate me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë miratuar me Vendim Nr.22, datë 24.11.2021 të Keshillit Kombëtar të Territorit, me subjekt zhvillues shoqërine “Fusha” sh.p.k.

    Për miratimin e ndryshimit të projekit gjatë ndërtimit për objektin: “Green Coast II, zona G5, rezidencial-vila elitare 2 kate me çati dhe kat nëntokë”, me vendndodhje në Palasë, Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Seaside Residence I” p.k.

  • SPAK-u detajon operacionin ndaj grupit të Suel Çelës/ VOA: Gazetari Artan Hoxha mohon akuzat se mori para prej tij

    SPAK-u detajon operacionin ndaj grupit të Suel Çelës/ VOA: Gazetari Artan Hoxha mohon akuzat se mori para prej tij

    Në Shqipëri, SPAK-u dha sot detaje mbi operacionin e një dite më parë ndaj organizatës kriminale, që drejtohej nga Suel Çela, i shpallur në kërkim. SPAK-u bën të ditur se organizata trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt BE-së, kishte lidhje me gjyqtarë, policë dhe gazetarë.

    Mes të dyshuarve janë edhe gazetarët e kronikës së zezë Artan Hoxha dhe Elton Qyno, të cilët, sipas Prokurorisë, dyshohet të kenë marrë para nga Çela për qëndrimet e mbajtura në daljet mediatike apo artikuj të shkruar prej tyre. Por gazetari Hoxha, i pyetur nga Zëri i Amerikës, mohoi kategorikisht akuzën, ndërsa thotë në reagimin e tij se kurrë nuk e ka përdorur profesionin në favor të krimit, politikës dhe biznesit.

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar detajoi sot në njoftimin publik se grupi i drejtuar nga Suel Çela ishte përqëndruar në trafikun e kokainës nga Amerika Latine, si dhe ishte përfshirë në vrasje e tentativa për vrasje, goditjen e një organizate rivale në qytetin e Elbasanit, si dhe korruptimin e funksionarëve të policisë dhe drejtësisë.

    Hetimi që çoi në goditjen e organizatës së Suel Çelës ka patur si bazë, ndër të tjera, komunikimet e koduara përmes Sky dhe Encrochat-it, dhe është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë së Francës, Belgjikës, Holandës, Ekuadorit si dhe me Europol-in dhe Eurojust-in.

    Sipas Prokurorisë së Posaçme, Çela synonte “kontrollin e territorit, kryesisht në Shqipërinë e Mesme, duke përdorur mekanizma të ndryshëm si dhe dhunë të vazhdueshme ndaj grupeve rivale kriminale”, ndërsa lënda narkotike nga vendet e Amerikës Latine përfundonte në tregjet europiane, si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.

    Sule Çela, i konsideruar si kreu i organizatës, ishte sipas SPAK-ut “përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave. Ndërkohë disa nga anëtarët me role kyçe, ishin pjesë operative e organizatës, të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve”.

    Prokuroria e Posaçme deklaron se ka arritur të dokumentojë një vrasje të mbetur në tentativë në vitin 2020, përpjekjet për vrasjen e dy personave po në vitin 2020, dy tentativa për trafikimin 930 kg dhe 466 kg kokainë nga Ekuadori, drejt vendeve europiane, në dhjetor të vitit 2020 dhe në janar të vitit 2021, si dhe “ushtrimin e ndikimit përmes akteve korruptive në segmente të caktuara të sistemit të drejtësisë, policisë së shtetit dhe medias”.

    Përveç anëtarëve të organizatës, urdhërat e arrestit kanë përfshirë dhe ish komisarin Dedan Gjoni, i arrestuar më herët për lidhje me organizata kriminale si dhe ish gjyqtaren Pajtime Fetahu, e cila ndodhej nën arrest shtëpie për një episod tjetër. Sipas Prokurorisë së Posaçme “duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar gjithashtu lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale”. Organizata, shfrytëzonte lidhjet me njerëz në polici dhe drejtësi, jo vetëm për të lehtësuar aktivitetin e saj, por dhe për të goditur rivalët e vet.

    Hetimi solli lëshimin e 19 urdhërave të arrestit dhe masave “detyrim paraqitje” për dy gazetarët e kronikës së zezë Artan Hoxha dhe Elton Qyno, të cilët sipas Prokurorisë dyshohet të kenë marrë para nga Çela, për qëndrime që ata kanë mbajtur në daljet mediatike apo artikuj të shkruar prej tyre.

    Dy gazetarët e njohur të kronikës Hoxha dhe Qyno dyshohet se ndihmonin organizatën për të ndikuar në opinionin publik, me qëllim dobësimin e pozitave të grupeve rivale.

    Por gazetari Artan Hoxha, i kontaktuar nga Zëri i Amerikës, mohoi akuzën kategorikisht në reagimin e tij, ku thekson se nuk ka qenë bashkëpunëtor i ndonjë organizate kriminele, dhe se nuk e ka përdorur kurrë profesionin në favor të interesave të krimit, politikës apo biznesit.

    “Do të provojmë në gjykatë se akuzat ndaj nesh janë të padrejta dhe se shërbimi që i kemi bërë publikut ka qenë tërësisht profesional, korrekt, i paanshëm, duke i qëndruar gjithmonë publikimit të së vërtetës”, tha zoti Hoxha.

    Ai shtoi se në rastin konkret, përkundrazi ka denoncuar veprimtarinë e këtyre organizatave kriminale, lidhjet e tyre me agjencitë e zbatimit të ligjit si dhe bashkëpunimin me njerëz të pushtetit.

    SPAK-u theksoi se “Suel Çela ka synuar të manipulojë perceptimin publik, duke i paraqitur rivalët e tij si të paprekshëm për shkak të lidhjeve të dyshuara që ata mund të kenë me politikën. Trysnia për hetime pasurore në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit, dhe nxitja e mediave për të marrë dëshmi nga individë që mund të inkriminojnë rivalët e tij do të krijonin, sipas tij, në opinionin publik perceptimin se këta rivalë, për shkak të lidhjeve të dyshuara politike, janë bërë “të paprekshëm”. Kjo strategji, e cila përfshin manipulimin e informacionit dhe ndikimin në opinionin publik, jo vetëm që do të rriste pozitat e tij, dhe në të njëjten kohë do të dëmtonte interesat e rivalëve”.

    Prokuroria tha se “dyshohet se këto synime i ka realizuar përmes bashkëpunimit me gazetarët Hoxha dhe Qyno, të cilët kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik”.

    Por zoti Hoxha theksoi se akuza si pjesëtar i një organizate është krejtësisht e pambështetur në prova dhe fakte të vërteta apo të besueshme, ndërsa organi i hetimit ka ngatërruar qëllimisht profesionin e gazetarit, teknikat gazetareske për të marrë informacion me aktivitetin kriminal të një organizate kriminale.

    “Veprimi i SPAK-ut është shoqëruar nga një lumë akuzash dhe të pavertetash të publikuara në media nga eksponentë të rëndësishëm politikë, për të cilët kam publikuar akte korruptive në të kaluarën. Duket e çuditshme, për të mos thënë e qëllimshme, që SPAK-u vendos të veprojë ndaj dy gazetarëve kryesorë, të cilët kanë denoncuar informacione të siguruara nga rrjeti i kriptuar SkyeCC, të cilat tregojnë implikimin e krimit të organizuar me njerëz të politikës dhe zbatimit të ligjit. Kontrolli i paligjshëm i kryer në banesat tona, duke na sekuestruar mjetet dhe arkivën e punës si gazetarë, u shoqërua me akuzat që na kanë adresuar në mënyrë të padrejtë”, tha zoti Hoxha.

    Ai theksoi se në karrierën 30-vjeçare si gazetar investigativ, jo vetëm nuk ka bashkëpunuar me krimin e organizuar aq më pak të ketë kuruar imazhin e tij, por ka rrezikuar jetën e vet dhe të familjes, duke denoncuar aktivitetin e krimit të organizuar, bosët më të rëndësishëm të tij, lidhjet e tyre me pushtetin dhe politikën në dëm të shoqërisë shqiptare dhe të vendit.

    Dje u kontrollua imtësisht banesa e gazetarit Hoxha dhe iu sekuestrua të gjithë mjetet e punës dhe arkiva elektronike, si dhe dokumentare, ndërsa në orët e pasdites u thirr në SPAK dhe iu komunikua se kontrolli ka qenë i paligjshem, duke ia kthyer të gjitha sendet e sekuestruara.

    Personat e përfshirë deri më tani në këtë hetim të SPAK-ut dyshohen për të paktën 9 vepra të ndryshme penale, nga vrasje në tentativë, trafik lëndësh narkotike, organizatë kriminale, korrupsion apo pastrim parash./ VOA

  • Pritet të startojë së shpejti! “Big Brother VIP Albania” ka një njoftim të rëndësishëm për publikun

    Pritet të startojë së shpejti! “Big Brother VIP Albania” ka një njoftim të rëndësishëm për publikun

    Sezoni i ri i “Big Brother” pritet të nisë në dhjetor në ekranin e Top Channel, duke na premtuar një edicion të mbushur me risi dhe të papritura, ashtu sikurse kanë qenë edhe edicionet e kaluara.

    Mirëpo, këtë herë, përveç personazheve VIP që kanë qenë pjesë e tre edicioneve të fundit, formati i ri do të mirëpresë edhe njerëz të zakonshëm. Ky kombinim synon të sjellë histori të jetës reale që prekin zemrat dhe të krijojë një ndërthurje interesante mes personazheve të njohur dhe atyre anonimë.

    “Big Brother” u ofron njerëzve të zakonshëm platformën për të ndarë historitë e tyre, për t’u njohur nga publiku dhe për të ndikuar me rrëfimet e tyre.

    Aplikimet janë të hapura nga dita e sotme. Rikujtojmë se Egla Ceno ishte fituesja e edicionit të fundit të “BBVA”.

  • Dhunoi brutalisht bashkëshorten pasi nuk pranoi ndarjen, arrestohet i riu shqiptar në Itali

    Dhunoi brutalisht bashkëshorten pasi nuk pranoi ndarjen, arrestohet i riu shqiptar në Itali

    Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj partneres së tij.

    Siç raportohet 35-vjeçari abuzonte vazhdimisht me partneren, e për këtë arsye ajo i kishte kërkuar ndarjen.

    Por 35-vjeçari nuk ka pranuar diçka të tillë, e për pasojë debati mes tyre ka agravuar deri në dhunë fizike ndaj partneres.

    Gjithashtu ka qenë fqinji i çiftit ai që ka denoncuar rastin në polici, pasi dëgjoi britmat e 40-vjeçares nga dhuna.

  • Përplasen dy mjete, tre të plagosur në spital

    Përplasen dy mjete, tre të plagosur në spital

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku si pasojë tre persona mbetën të plagosur.

    Mësohet se në aksident u përfshi automjeti tip Benz me drejtues shtetasin E.B dhe mjeti tjetër tip Volkswagen me drejtues shtetasin V.B

    Gjithashtu si pasojë e përplasjes kanë përfunduar në spital njëri nga drejtuesit e mjeteve si dhe dy pasagjerë që ndodheshin në makinën e tij.

  • U vra në Ekuador / Ergys Dashi trafikonte kokainë me Suel Çelën dhe Ervin Matën! Humbi 4 MILIONË EURO ‘mall’ për një muaj: Nuk i thashë bolit

    U vra në Ekuador / Ergys Dashi trafikonte kokainë me Suel Çelën dhe Ervin Matën! Humbi 4 MILIONË EURO ‘mall’ për një muaj: Nuk i thashë bolit

    Suel Çela i shpallur në kërkim si koka e një grupi kriminal me lidhje në gjyqësor, polici dhe media, ka bashkëpunuar për trafikun e sasive të kokainës nga Amerika Latine me personazhe të njohur të botës së krimit si Ergys Dashi dhe Ervin Mata.

    Voxnews.al ka zbardhur dosjen e SPAK mbi këtë grup kriminal që merrej përveç trafikut të kokainës, edhe me planifikimin e disa atentateve të bujshme në vend.

    Nga komunikimet e aplikacionit “SKY ECC” rezulton se Suel Çela ka biseduar me Ervin Matën, i njohur i një prej trafikantëve më të mëdhenj të kokainës, aktualisht në kërkim. Mata e informon për një ngarkesë prej 188 pakosh, dhe “100%”, duke nënkuptuar pastërtinë e mallit.

    Biseda e Suel Çelës me Ervin Matën

    Më pas Suel Çela, i njohur edhe si Marjus Lulaj, komunikon me Gazmend Dishën, të cilit i kërkon të investojë një pjesë të parave në ngarkesën e kokainës.

    Suel Çela i kërkon Gazmend Dishës para për ngarkesën e kokainës

    Biseda të shpeshta, Suel Çela ka zhvilluar edhe me Ergys Dashin. Ata diskutojnë për organizimin e disa ngarkesave me sasi të ndryshme kokaine, të cilat në disa raste janë kapur nga autoritetet në portet evropiane.

    Ergys Dashi konsiderohej si një person me lidhje të forta me kartelet në Ekuador, ku edhe ishte rezident, dhe ku u ekzekutua në mënyrë mafioze në 22 janar të 2022-shit në Guayaquil të Ekuadorit.

    Pak kohë përpara se të mbetej viktimë në atentat, në një prej bisedave të shumta që Dashi kishte zhvilluar në “SKY ECC” me Suel Çelën, ai zbulon se si brenda një muaji kishte humbur 4 milionë e gjysmë euro mall, pasi ngarkesat e dërguara ishin kapur në Hamburg të Gjermanisë dhe në Arabinë Saudite.

    Ergys Dashi i tregon Suel Çelës se si humbi disa ngarkesa me kokainë

    Ai thotë se këto “prova”, duke nënkuptuar dërgimin e ngarkesave për të provuar rrezikun e linjave të trafikut, i kishte kryer pa dijeninë e “bolit”, dyshohet duke iu referuar Ervin Matës.

  • Zbardhen bisedat mes Suel Çelës e biznesmenit Shega: Na vodhën, ta vrasim, duhet bërë shembull

    Zbardhen bisedat mes Suel Çelës e biznesmenit Shega: Na vodhën, ta vrasim, duhet bërë shembull

    Organizata kriminale e drejtuar nga Suel Cela kishte si aktivitet kryesor të saj trafikimin e lëndëve narkotike. Në disa raste lënda narkotike e porositur prej tyre nuk shkonte në destinacion dhe për këtë arsye kreu i organizatës kërkonte ndëshkim deri në ekzekutim për personat që mund të ishin përgjegjës, ose që e kishin tradhëtuar.

    Në lidhje me aktivitetin e lëndës narkotike, në dosjen e spak jepet një komunikim mes Suel Celës, i njohur ndryshe edhe si Marjus Lulaj, i cili komunikon me biznesmenin tashmë të arrestuar Marsel Shega, ku nga konteksi i bisedës kuptohet që grupi ka organizuar një ngarkesë me lëndë narkotike te dyshuar kokainë që nga Amerika e Jugut në Europë, e cila dyshohet se nuk është marrë dhe Suel Cela, insiston që duhet të bëhen verifikime pasi ka dyshime se persona që e kishin marrë përsipër nxjerrjen e lëndës narkotike nga porti mund ta kenë vjedhur.

    Suel Cela i shkruan biznesmenit se nese rezulton se grupi i daljes e ka vjedhur, apo i ka mashtruar atëhere ai duhet ekzekutuar, pasi dikush duhet te bëhet shëmbull.

    Në bazë të kominikime spak ka zbardhur edhe skemën se si Suel Cela me disa anëtare të tjerë kishin organizuar trafikimin e një sasie prej rreth 446 kilogramve lendë narkotike e dyshuar kokaine nga Ekuadori në drejtim të Hollandës.

    Sipas komunikimeve ka rezultuar se Ergys Dashi ka patur rolin e bashkëfinancuesit dhe organizatorit të transportit nga Ekuadori në drejtim të Hollandës të 446 kilogramëve lënde të dyshuar kokaine.

    Suel Cela ka patur rolin e bashkëfinancuesit për blerjen e rreth 100 kilogramëve lëndë narkotike e dyshuar me qëllim të trafikimit të saj nga Ekuadori ne Hollandë dhe shitjen e saj në tregun europian. Shtetasi Gazmend Disha ka patur rolin e marrësit në dorëzim të sasisë prej rreth 100 kilogramë lënde të dyshuar kokainë, e cila i përkiste Suel Celës me qellim shitjen në tregun europian.

    Renato Hasani kishte rolin e trasportimit të 100 kilogamëve kokainë nga Holanda në Belgjikë dhe gjetjen e tregut në Holandë. Xhino Roka kishte si detyre të kryerjes së transfertave të shumave të parave nga vendet e BE-së drejt vendeve të Amerikes se Jugut.

    Hajdar Lala kishte patur rolin e nxjerrjes së lëndëve narkotike nga vendi i fshehur në kontenier dhe dorëzimi i saj tek Gazemend Disha dhe Renato Hasani. Nga komunikimet dyshohet që kjo ngarkesë është nisur nga Ekuadori më datën 14. 12,2020 dhe sipas bisedave te realizuara midis tyre konteneri ishte ngarkuar me banane do të transportonte lënden narkotike të dyshuar kokainë do të mbërrinte në Holandë më datën 03.01.2021.

    Nga analizimi i komunikimeve rezulton se kontenieri në të cilën ishte fshehur lënda narkotike ishte tranzituar fillimisht në portin e Anveres Belgjike dhe me pas në datën 05.01.2020 ka mbërritur ne Portin e Roterdamit, Hollandë.

  • Lidhjet e rrezikshme/ Hoxha me Suel Çelën inskenuan kërcënimin me mesazhe dhe foto, përgatitën ‘skaletën’ e emisionit

    Lidhjet e rrezikshme/ Hoxha me Suel Çelën inskenuan kërcënimin me mesazhe dhe foto, përgatitën ‘skaletën’ e emisionit

    Gazetari Artan Hoxha kishte vetë një llogari në SKY EÇ dhe bisedat I zhvillonte vetë direkt me kreun e organizatës kriminale ndërkombëtare Suel Çela, i njohur ndryshe se Marius Lulaj.

    Bashkëpunimi i tyre në dosjen e SPAK pasqyrohet përmes komunikimeve të tyrë për një kohë shumë të gjatë, me gazetarin që i shërbente, merrte informacione dhe e takonte herë pas herë.

    Përgatitja për në emisionin “Opinion”, Suel Çela udhëzon Artan Hoxhën që të sulmonte rivalët, Çapjat.

    Vetë Suel Çela që në mëngjes paralajmëronte një emision ‘flakë’ opinion në Tv Klan natën e 6 shkurtit, pasi siç ka vërtetuar vetë më pas SPAK vetë ka bërë skaletën e diskutimit. Pasditen e para emisionit I dërgon personalisht Artan Hoxhës një foto të shkrepur në Hotel Univers, që I përkiste familjes rivale të Çapjave. Në fotografi shfaqet Kryeministri Rama me një prej krerëve të Çapjave, Ardian Çapja.

    Publikimi I kësaj fotoje shkaktoi një debat shumë të madh në atë kohë me akuza të lidhjeve të kryeministrit me krimin. Por çfarë ndodhur sipas dosjes së SPAK? Vetë Suel Çela ia jep fotografinë edhe në ëatsapp Artan Hoxhës, I cili do të merrte pjesë në opinion atë darkë dhe sipas SPAK e udhëzon atë që ta sulmojë ashpër Kryeministrin Edi Rama.

    “Nxirja maskën këtij k*vës që bën si Ismail Qemali”, I thotë ai.

    Në një moment Suel Çela i thotë Artan Hoxhës që të që nga studio e Opinion të përmendë të penduarin e drejtësisë i cili dyshohet së do të deshmojë kundër Ardjan Çapjas dhe Florenc Çapjas. Marjus Lulaji premton gazetarit Hosha se ditën që vjen i penduari i drejtësisë në Shqipëri, Artan Hoxha do të marre shperblimin e tij. Pasi I ka dhënë instruksionet gazetarit Artan Hoxha, Suel Çela shikon në darkë “Opinionin” të cilin e komenton me bashkëpunëtorët e tij dhe shprehet shumë i kënaqur me mënyrën se si Hoxha po e mban emisionin.

    Në një moment i shkruan Klaus Matishit ku i shkruan”…po e shef opinjon…hahahaha…prredh e…trrim asht”

    Gjatë kohës që emisioni zhvillohej, Suel Çela komunikonte me Artan Hoxhën live, dhe e instruktonte për ato që duhej të thoshte.

    “…ja shkrujta qe ka ndejt per drrek ne resort univers e skan pagu…po se ka pa tel…kaloj tani…se ban mu te ndërhy jasht temes…e mbajti 50 min punen e fotos….prredh shkoi…”.

    Gati në përfundim të emisionin Suel Çela alias Marjus Lulaj i shkruan sërish Klaus Matishit: “…I sek se me ate po shkruj…po ded…perfekt shkoi…se mendova do shkonte kaq bukur…”,

    Më pas ai ia dërgon të plotë bisedën e realizuar në SKY me Artan Hoxhën, ku gazetari i thotë se i ka shkruar në telefon edhe Kryeministri dhe Ardjan Çapja. Suel Çela e përgëzon Artan Hoxhën për qëndrimin e mbajtur në studio dhe i shkruan se të nesërmën do t’i dërgojë një person me emrin Skënder Sufaj për t’i dhënë shpërblimin.

    “shkoi perfekt nuk e mendova qe do shkonte aq bukur je strateg…”.

    …te jap dicka…se zdoja te vin njerzit e mi…naten e mir zotni ifalenderoj paca…falimnerit zotni dhe un te kam sh mik deren ton e ke hap 24 or…”.

    Në vijim ai e nxit qe sa here ti jepet rasti të permendë të penduarin e drejtësisë. Po çfarë ka thënë në atë emision Artan Hoxha?!

    “Ky këtu është Ardjan Çapja, kjo është faqja në Instagram e biznesit që ka ky personi. Ky këtu është Kryeministri i Shqipërisë. Në ndryshimet e ligjit, pika 14 thotë se çdo gjyqtar apo prokuror që konstatohet, apo shoqërohet me persona nën hetim do të penalizohet dhe lë detyrën. Zakonisht Edi Rama akuzohet se ka lidhje me Çelat, madje edhe ish- Kryeministri Berisha e ka akuzuar se ka favorizuar dhe ka lidhje me Çelat dhe i ka shfrytëzuar kur ka ardhur në pushtet. Çapjat janë akuzuar se kanë marrëdhënie me PD. Në datën 25 Nentor, kur Kryeministri Rama prezantonte KCK, ngjarja që ai iu referua, ishte ngjarja që kiahte se bënte me lirimin e nipit të Ardian Capian, i cili u lirua 5 ditë më parë, në datën 20 Nëntor, nga ziegtari Tomorr Kullolli i Elbasanit. Dhe Edi Rama atë ditë tha, ne nuk do te lejojmë më, që banditë, bosë të krimit të hyjnë me pranga në gjykatë dhe të dalin me duar në xhepa që në seancën e parë, kur për atë person dhe për atë grup shteti shqiptar ka 6 muaj që një person të penduar, i cili ka marrë pjesë në një vrasie ku janë varë dy persona, Gentian dhe Nezir Begiri, babë e bir, që ishin në ruajtje nga Policia e Shtetit në vitin 2012 dhe ky person ka qenë bashkëautor i asaj ngjarje dhe shteti shqiptar, prokuroria i ka ofruar mbrojtje….. Prit… dhe Edi Rama thotë tek KÇK-ja atë ditë, ndërsa shteti i ka ofruar mbrojtje një personi të tillë për të luftuar krimin e organizuar, gjyqtari vete e liron këtë person. Dhe sapo del lista direkt ky person, i eshte lexuar emri dhe është thënë ekzaktësisht, ky person akuzohet që në bashkëpunim ka marrë pjesë në një seri vrasjes, të ndodhura nga vitit 2009 deri në vitin 2016. Këtij personi i janë bërë 2 herë atentat, Realisht ndaj tij nuk ka dënim mesa di unë, por në deklaratën që ka lexuar, zëdhënësia e OFL, e ka përcaktuar qartë, që ky person dhe grupi shoqëror i tij,

    farefisi. dhe pasuritë e til janë objekt i ligjit…”.

    SPAK thotë këto deklarata të Artan Hoxhës përmbajnë të dhënat që i janë përcjellë nga Marjus Lulaj, po ashtu edhe foto që ka publikuar në emision. Vetëm 4 ditë më pas, në një intervistë në Abcneës Artan Hoxha sulmon sërish familjen Çapja, teksa thotë se nuk është administruar dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë Ervis Bardhi, në vendimin e gjykatës që shpalli të pafajshëm Florenc Çapjan, nipin e Ardjan Çapjas. Pas kësaj interviste merr një super lavdërim nga ana e Suel Çelës

    “Mjeshtër ma i forti shqipri…i çoj nai ven nai dhuratë ka qef maron, i bleva një kamer trupi…u kënaq”, i shkuan Çela, Klaus Matishit.

    Më pas falënderon vetë personalisht gazetarin.

    “Përshëndetje Zotni, i bërë një shpëlarje sot hahah…ahahah. shpar e dëgjova në yuoutube…ah ky shtet bastard…kta janë fasad, ju mjafton vetëm shoi”

    Por bashkëpunimi i Artan Hoxhës dhe Suel Çelës i kalojnë kufijtë e realitetit dhe bëhet i denjë për një skenar filmi kur fillojnë dhe inskenojnë gjoja një kërcënim në dëm të gazetarit. Më 12 shkurt 2020, Suel Çela komunikon me Artan Hoxhën dhe teksa i shprehet entuziast se grupi rival, ai i Çapjave, po shkon i gjithë në burg i kërkon numrin e telefonit ku do t’i duhet të dërgojë mësazhin gjoja kërcënues.

    “Më ço numrat e tel ku duhen cu sms…të bi sms nga Anglia. Dhe nga zona e Çapjave, aty e çoj njeriun, të niset sms nga ajo zona aty fiks”

    Suel Çela e pyet Artan Hoxhën madje edhe për orarin kur duhet dërguar, që të bëhet edhe më i besueshëm. Ideja e mesazhit të kërcënimit jepet vetë nga gazetari ndërsa mesazhet duheshin çuar edhe te numri i tij, edhe te numri i ABC news ku punonte në atë kohë. Mesazhi do të dërgohej nga jashtë vendit, në zonën ku rrinin anëtarët e grupit rival të Çapjave. Kjo përveçse do ta bënte të besueshëm kërcënimin por edhe në rast hetimi, qëlizat telefonike do të tregonin pikërisht zonën duke i bërë Çapjat të dyshuarit kryesorë.

    Në po të njëjtën bisedë ata flasin edhe se çfarë duhet të thotë Artan Hoxha një ditë më pas po në opinion përballë Kryeministrit Rama. I thotë se duhet t’i përmendë se i vijnë ankesa nga njerëzit që institucionet ligjzbatuese nuk bëjnë detyrën. Për të gjitha këto zhvillime Suel Çela nuk e fsheh entuziazmin, teksa një ditë më pas i shkruan Klaus Matishit se “nuk mbahet kok lopa, zjarr është”.

    Ideja e një kërcënimi me një mesazh bëhet edhe më ‘film aksion” kur gazetarit investigativ Artan Hoxha i vjen në mendje një tjetër plan. Dikush duhet ta fotografonte dhe t’ia çonte që të dukej sikur grupi i Çapjave po e mbante në vëzhgim.

    Në momentin që do të nisej mesazhi i kërcënimi do t’i nisej edhe fotoja që gjoja ishte në vëzhgim. Pas kësaj nis plani, Suel Çela dërgon njerëz dhe Artan Hoxha del nëpër Tiranë. Fotografitë bëhen dhe mesazhi kërcvënues niset direkt për në numrin e redaksisë së ABCneës, ndërsa plani ishte që te numri i Artan Hoxhës të dërgohet gjatë kohës që do të ishte në emision live përballë Kryeministrit Rama.

    Suel Çela i merr mendim Artan Hoxhës edhe për përbërjen e mesazhit kërcënues, se si duhet të ishte teksti. Mesazhi në drejtim të redaksisë së televizionin ishte nisur nga Londra me përbërje “”degjoni me vemendje te gjith ju så televizjon bastard me ne krye bastardin tan hoxha ka ardhur koha te mbani pergjesit per halten ge hidhni ndaj familjes ton nuk esht familja capja si na prezantoni ju me tan kurven keni i jav per nje foto na ngatrroni me politiken. te leni te sigurt ne zdo falim asnji ge na sulmon padrejtsisht neve nese doni e kthejm dhe ne personale…”.

    Ndërsa mesazhi që do t’i dërgohej Hoxhës do të kishte këtë përmbajtje: “Tan hoxha ke kaq muaj qe hedh balt padrejtsisht mbi familjen ton tani po na fajson per lidhje me politikan per te miren tende ben mir ge sot perball kryeministrit mos e permendesh ne asnje moment emrin e familjes ton, e dim ku jeton ti femijet familjaret e tu mos na detyro ta kthejm ne personale”, i cili do të shoqërohej me 2 fotografi para një banke.

    Dhe kështu ndodh, gazetari Artan Hoxha pasi mbron publikis Suel Cela, e thotë live në Opinion se e kanë kërcënuar, ndërsa kjo bëhet lajm edhe në portale.

    Në mbrëmje pas emisionit, Suel Çela shprehet i kënaqur me atë që ndodhi, teksa i shkruan sërish Klaus Matishit dhe i thotë se për këtë që Hoxha ka bërë ka planifikuar ta shpërblejë.

    “U … mundu kok lopa…e bani tveten…ded ste le rama esht mjeshter per cperqendrim…skishte ca thante me shum…ai po munohet…ai ka dhe vet interes ktu…se ne kte menyr ngre alarmin dhe e di qe smeret me njeri me ate…do i coj nai lek neser…”.

    Vetë Suel Çela e njofton Hoxhën se përmes një personi i cili është njohje e përbashkët e tyre, Skender Sufaj, do t’i dërgonte një zarf.

    Artan Hoxha ndikonte te gazetarët e tjerë, për një rast vetë Suel Çela i dha 15 mijë euro

    SPAK jep edhe shumë episode të tjera të Artan Hoxhës, teksa thotë se i ka shërbyer Suel Çelës dhe organizatës së tij kriminale. Episodet kanë të bëjnë me publikimin e lajmeve të caktuara në dëm të anëtarëve të grupit rival.

    Bisedat e Suel Çelës me Artan Hoxhës zhvillohen edhe për proceset gjyqësore të Çelës, ndërsa i kërkonte gazetarit investigativ që të ndërhynte edhe te kolegët e tjerë gazetarë. Në një rast kërkon të ndërhyje për heqjen e një lajmi kundër biznesmenit Bujar Shega, që ishte publikuar në një emision të gazetatir S. K. Çela insiston se Bujar Shega nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen e një personi për të cilin emisioni po bënte një cikël emisionesh, që sipas Suel Çelës ishte gjallë.

    Për këto ngjarje por edhe për shumë të tjera Suel Çela e mbante me në koherent me informacione Artan Hoxhën. Informacione konkrete për ngjarje të rënda kriminale si atentati ndaj Ardjan Çapjas, vrasja e Florjan Lamçes nga Sokol Sanxhaktari, vrasja e Regis Runajt etj. SPAK evidenton edhe raste kur Artan Hoxha është takuar personalisht me Suel Çelën, në disa raste të ndryshme në verë-vjeshtë 2020. Vetë Suel Çela i siguronte transportin, teksa e priste në Elbasan.

    Takimet kryesisht lidhen me heqjen e disa lajmeve të publikuara në media online për një personazh të lidhur me Eldi Dizdarin, i dyshuar për trafik ndërkombëtare droge. Artan Hoxha investohet që të flasë edhe me gazetarin që ka folur fillimisht për këtë çështje, F.Z.

    Biseda 29 shtator 2020
    Artan Hoxha: Sot nuk paska gje te re, thjeshte i jane referuar qellimisht asaj qe u tha javen e kaluar, po po nuk ka gje te re, puna eshte te mos e permendim me se ajo e javes kaluar iku

    Marjus Lulaj (Suel Çela): po pra, po ja hienat spo e len po vazhdojn

    Artan Hoxha: po pra besoj se keta qe po i bien mbrapa ishin te interesuar per sulmin

    Marjus Lulaj (Suel Çela): mir zotni shife sa ma shpejt te myllej mir do ishte, mesa duket po, do ishte mir ta merrnin vesh kush shtyn per kte tna trregonte flamur

    Artan Hoxha: po prandaj po e pres kaq gjate

    Për të shmangur sa më shumë lajmet për personazhin që i referohen si “Lushnjari|” i është kërkuar Artan Hoxhës edhe të komunikojë me gazetarin Elton Qyno.

    Artan Hoxha më në fund komunikon me gazetarin F. V teksa për këtë komunikim i raporton Suel Çelës.

    Biseda 2 tetor 2020
    Artan Hoxha: Kam qene ne aksion nga veriu per pune hashashi tani mberrita ne nje shtepi, gjermanet po merren me kete punen e Artan Shkembit dje Aleksander Prronit. Me Flamurin fola gjate mbreme vone nga ora 3 i nates. E mbylla me te per detaje te flas nga afer, degjohemi neser

    Marjus Lulaj (Suel Çela): pershendetje zotni, ok sh mire.

    Disa ditë më pas, Suel Çela e fton në takim Artan Hoxhën ku do t’i jepte personalisht shpërblimin, 15 mijë euro. SPAK thotë gazetari Artan Hoxha është takuar me Marjus Lulaj, ky i fundit shprehet se do t’i japë një shumë prej 15 mijë eurosh. Nga biseda dyshohet se gazetari F.Z ka informacion të zgjeruar mbi aktivitetin ekonomik të disa individëve të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, për të cilat do kishte folur në Opinion.

    “Suel Çela kujdesej për Artan Hoxhën si për anëtarët e tjerë të organizatës kriminale”, thuhet në dosje

    Për marrëdhënien e gazetarit investigativ Artan Hoxha me kreun e organizatës kriminale Suel Çelën SPAK e nënvizon edhe kur thotë se “Marjus Lulaj kujdeset që Artan Hoxha të jetë i pajisur me SkyEÇ njësoj siç kujdeset edhe për anëtarët e tjerë të organizatës së tij kriminale. Evidentohet në shumë raste që Marjus Lulaj apo Mario Çela janë personat që kujdesen për rinovimin e shërbimit të SkyBÇ tek bashkëpunëtorët e tyre në aktivitet kriminal”.

    SPAK jep edhe dëshminë e Erion Alibej, i penduar i drejtësisë, që konfirmon marrëdhënien e Artan Hoxhës me Suel Çelën përmes personit Skënder Sufaj. Ky i fundit në shumë raste i dërgonte para Hoxhës, duke i dërguar përmes vajzave të ndryshme, metodë të cilën e kishte dëshmuar edhe vetë Erion Alibej.

  • ZBARDHET DOSJA e SPAK / “1 mm larg ZEMRËS”, snajperisti bënte praktikë me derra të egër para se të qëllonte Ardjan Çopjan: Na shpëtoi, ka…

    ZBARDHET DOSJA e SPAK / “1 mm larg ZEMRËS”, snajperisti bënte praktikë me derra të egër para se të qëllonte Ardjan Çopjan: Na shpëtoi, ka…

    Ardjan Çopja u mbajt nën vëzhgim për një kohë të gjatë, ndërsa personi që e qëlloi me snajper konsiderohej nga porositësi Suel Çela dhe bashkëpunëtorët e tij si “mjeshtri”.

    Bëhet fjalë për shkodranin Prekë Kodra i cili në datën 8.6.2020 qëlloi me snajper Ardjan Çopjan duke e lënë të plagosur.

    Në komunikimet e zbardhura nga Voxnews.al nga dosja e SPAK për grupin kriminal të Suel Çelës në bashkëpunim me gjyqtarë, policë e personalitete nga media, rezulton se Prekë Kodra praktikonte shënjestrën duke qëlluar me snajper derra të egër, përpara se të kryente vrasjen e mbetur në tentativë.

    Dosja e SPAK

    Xhino Roka dhe Klaus Matishi diskutojnë me Suel Çelën për përgatitjet e atentatit ndaj Ardjan Çopjas deri në detaje.

    Dosja e SPAK

    Ata qarkullojnë përmes komunikimeve në “SKY ECC” fotografitë e Ardjan Çopjas nga kamerat e sigurisë në qytetin e Elbasanit, duke monitoruar çdo lëvizje të tij.

    Dosja e SPAK

    Vetëm një ditë para se të kryhej atentati ndaj Çopjas, Xhino Roka informon Kalus Matishin se plani ishte anuluar. Kjo sipas mesazheve të zbardhura nga SPAK, është bërë pasi “mjeshtri”, snajperisti Prekë Kodra kishte konstatuar se arma kishte marrë lagështi, dhe për këtë arsye nuk donte të rrezikonte.

    Dosja e SPAK

    “Arti, na shpëtoi. Ka pas fat”, kështu i shkruante më pas Xhino Rokaj shtetasit Sergej Hasanpapajt, duke i teguar se si Ardjan Çopja i kishte shpëtuar plumbit. Hasanpapaj në atë kohë kishte për detyrë monitorimin e rrugës prej ku ndodhej objektivi dhe qitësi, për praninë e forcave të policisë. Ndërsa Suel Çela, i cili njihet edhe me emrin Marjus Lulaj, duke iu referuar Çopjas si “Bastardi” dhe “Magjistari”, shpreh zhgënjimin me dështimin e atentatit, pavarësisht përgatitjes deri në detaje.

    Dosja e SPAK
    Dosja e SPAK
  • Netanjahu bën paralajmërimin e fortë: Lufta në Gaza nuk do të përfundojë derisa…

    Netanjahu bën paralajmërimin e fortë: Lufta në Gaza nuk do të përfundojë derisa…

    “Lufta në Gaza nuk do të përfundojë derisa banorët e Izraelit të veriut të mund të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre”, u shpreh sot kryeministri izraelit, Benjamin Netahyahu.

    Ne deklaratën e tij pas mbledhjes së kabinetit, Netanyahu duke iu drejtuar banorëve në Izraelin verior, u tha se është krenar për këmbënguljen dhe qëndrueshmërinë e tyre.

    Ai tha se falë trimërisë së Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, ata kanë bërë arritje të mëdha.

    “E gjithë bota është e mahnitur”, shtoi ai, duke thënë se veprimi i tij pasqyron fuqinë e Izraelit në të gjithë Lindjen e Mesme, shkruan BBC.

    Sakaq ai u shpreh se lufta nuk do të përfundojë derisa banorët e Izraelit të veriut të kthehen të sigurt në shtëpi.

    Konflikti midis Izraelit dhe Hezbollahut shpërtheu një vit më parë kur grupi i mbështetur nga Irani filloi të hidhte raketa në veri të Izraelit në mbështetje të grupit militant palestinez Hamas – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në fillim të luftës në Gaza.

    Në muajt e fundit, konflikti është përshkallëzuar, pasi Izraeli është duke e bombarduar pareshtur jugun e Libanit, periferitë jugore të Bejrutit dhe Luginën Beka, duke vrarë shumë nga udhëheqësit kryesorë të Hezbollahut dhe duke dërguar trupa tokësore përtej kufirit. Nga ana e tij, Hezbollah ka hedhur raketa më thellë brenda Izraelit.

    Operacioni i zgjeruar i Izraelit i ka zhvendosur më shumë se 1.2 milion njerëz, sipas qeverisë libaneze, e cila thotë se më shumë se 3.760 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10.000 janë plagosur gjatë një viti luftimesh.

    Raketat e Hezbollahut kanë vrarë të paktën 50 njerëz në Izrael, më shumë se gjysma e tyre civilë, sipas autoriteteve izraelite.