Author: editor

  • E rëndë në Londër/ Gjendet i vdekur në banesën e tij një 38-vjeçar shqiptar

    E rëndë në Londër/ Gjendet i vdekur në banesën e tij një 38-vjeçar shqiptar

    Një shqiptar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Londër të Anglisë. Mësohet se viktima është 38-vjeçari Anton Caku.

    Lajmi i hidhur është konfirmuar nga familjarët, të cilët shprehin dhimbjen dhe tronditjen e thellë për humbjen e papritur të djalit të tyre të dashur.

    “Me hidherim te thelle njoftojme ndarjen nga jeta e djalit tone te dashur Anton Ndok Caku”, – shkruan babai i tij në rrjetet sociale.

    Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së 38-vjeçarit shqiptar, teksa autoritetet lokale po hetojnë për të zbardhur ngjarjen.

    Familja Caku, po përballet me dhimbjen e madhe dhe pritet të sjellë trupin e të ndjerit në atdhe, për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

  • Vritet 40-vjeçari shqiptar në Itali, plagoset vëllai i tij! Policia arreston dy autorët e dyshuar me origjinë maqedonase! Si nisi sherri mes tyre në stacionin e trenit

    Vritet 40-vjeçari shqiptar në Itali, plagoset vëllai i tij! Policia arreston dy autorët e dyshuar me origjinë maqedonase! Si nisi sherri mes tyre në stacionin e trenit

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në mesnatë në Itali. Në Marghera është vrarë një 40-vjeçar shqiptar dhe është plagosur vëllai i tij, gjatë një sherri të ndodhur në afërsi të stacionit të Mestres.

    Policia italiane, e cila ndërhyri me shpejtësi në vendngjarje, arrestoi dy persona të dyshuar si të përfshirë në këtë vrasje.

    Bëhet fjalë për dy persona me origjinë maqedonase, të cilët pritet të merren në pyetje.

    Vijojnë hetimet për zbardhjen e dinamikës dhe motivit të krimit.

    DINAMIKA

    Krimi ndodhi në një nga të ashtuquajturat “zonat e trafikut të drogës” të Marghera-s, në një zonë shpeshherë skenë episodesh të dhunshme dhe denoncime të vazhdueshme nga banorët në polici për episode degradimi.

    Vetëm pak ditë më parë një sherr i dhunshëm përfshiu disa persona jo shumë larg skenës së episodit të mbrëmjes së së hënës.

    Motivi i sulmit ende nuk dihet: sipas dëshmive fillestare mund të jetë një larje hesapesh mes dy bandave.

  • “Do thyej derën”/ Banori kërkon të lërë shtëpinë e BBV, përplaset keq me moderatorin: A merr vesh o vëlla, më sillni…

    “Do thyej derën”/ Banori kërkon të lërë shtëpinë e BBV, përplaset keq me moderatorin: A merr vesh o vëlla, më sillni…

    Konkurrenti i Big Brother Vip Kosova, Eduart Kuqi, ka kërkuar të lërë shtëpinë mbrëmjen e djeshme duke u përplasur me tone të larta me moderatorin. Edi tha se donte të largohej menjëherë për shkak të disa çështjeve që kishte lënë pezull jashtë këtij formati, ndonëse nuk zbuloi më shumë për publikun.

    “Dua të dal prej shtëpisë, ka shumë arsye. Kam folur dhe me vëllain e madh. Nuk kam asgjë me banorët këtu, kemi kaluar shumë mirë”, tha Edi, ndërsa moderatorët u përpoqën ta bindnin të qëndronte dhe të reflektonte mbi vendimin e tij.

    Banori refuzoi të qëndronte, duke thënë “po them që du me dal, mos më shtini me the derën, se e thej, nuk e kam problem”. Kjo fjalë e tij agravoi dhe më shumë debatin, ndërsa moderatori Aludin Hamiti e kritikoi për sjelljen dhe tonin e zërit. “Çfarë janë këto sjellje, askush nuk të mban me zor, derën e ke hapur”, tha moderatori.

    Pjesë nga debati

    Edi: Dua të dal prej shtëpisë, ka shumë arsye. Kam folur dhe me vëllain e madh. Nuk kam asgjë me banorët këtu, kemi kaluar shumë mirë.

    Moderatorja: Do doja që të kaloj edhe mbrëmja e sotme dhe nesër mund të flasësh me vëllain e madh.

    Edi: Doni të më mbani me zor në shtëpi, unë po du me dal ju po thoni me nejt këtu. E kam mëndu prej kohës, po them që du me dal, mos më shtini më the derën, se e thej nuk e kam problem.

    Alaudini: Edi, ku je nis me ketë ton? Derën nuk e thyen dot, ti del qysh duhet me dal. Je i lirë si gjithë banorët aty me dal. Ti e di që ke kohë 24 orë me reflektu, nëse nuk do, është krej në rregull me dal.

    Edi: O kam reflektu, ti a merr vesh o vlla, kam fol dje me vëllain e madh. Nuk më mban asnjëri me zor këtu. Më hap derën, më sill valixhet.

    Alaudini: Çfarë janë këto sjellje, askush nuk të mban me zor, derën e ke hapur.

    Edi: Çfarë problemi ke ti?

    Moderatori: Nuk kam asnjë problem unë, problemin e kam me sjelljen tënde, derën e ke të hapur, mundesh të dalësh jashtë që tani.

    Edi: Më sillni valixhet dhe të dal.

    Moderatori: Valixhet nuk t’i sjellim ne, përgatiti rrobat dhe dil.

  • Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e tij, Saimir Kodra zbulon bisedën me Altin Dumanin

    Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e tij, Saimir Kodra zbulon bisedën me Altin Dumanin

    Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, ishte në listën e masave të sigurisë që lëshoi SPAK ditën e djeshme. Nga përgjimet e SPAK, është bërë e ditur gjithashtu se ish-gjyqtarja është përfshirë në një tentativë për t’u hakmarrë ndaj drejtuesit të emisionit “Stop”, Saimir Kodra, për të gjitha shkeljet dhe denoncimet e transmetuara.

    Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Saimir Kodra, u shpreh se në rastin me gjyqtaren Pajtime Fetahu, ka ndjekur gjithmonë rrugën institucionale.

    Sa i përket lidhjes së saj më krimin e organizuar në hakmarrje për Saimir Kodrën, ky i fundit shprehet se nuk ka qenë në dijeni të kësaj.

    Blendi Fevziu: Saimir në momentin që po hyja në emision madje 10 minutat e para mora një informacion. Dikush më çon që ka qenë një konflikt mes teje dhe gjyqtares së Gjykatës së Elbasanit. Ndërkohë që dikush tjetër më çon një informacion që me gjasë mund të jetë marrë nga dosja, nga zbardhja e “Sky ECC”.

    Saimir Kodra: “E kam lexuar, e kam”!

    Blendi Fevziu: Por çfarë konflikti ke pasur ti me këtë gjyqtare? Si guxon një gjyqtare të përdorë krimin për t’u hakmarrë me gazetarin?!

    Saimir Kodra: “Asgjë më tepër se sa kam denoncuar veprimet korruptive të saj në gjykatën e Elbasanit. E kam pasur gjithçka institucionale dhe asgjë më tepër. Madje kam pasur më shumë denoncime për t’u marrë personalisht me të dhe me familjen e saj, por nuk kam pranuar pasi qasja ime gazetareske ishte vetëm ajo institucionale. Por ja që jetojmë dhe në këtë vend që ka dhe kështu gjyqtarësh.

    Gjatë reagimit të tij publik, drejtuesi i emisionit “Stop” sqaroi se shtëpia e prindërve të tij nuk është djegur dhe se ai nuk ka fjetur kurrë në “Plaza” për t’i shpëtuar hakmarrjes së ish-gjyqtares. Në ndërhyrjen e tij, Kodra falenderoi edhe drejtuesin e SPAK, Altin Dumani”.

    Blendi Fevziu: Po jua kanë djegur vërtet shtëpinë e prindërve?

    Saimir Kodra: “Jo! Nuk është e vërtetë fare kjo gjë madje nuk flija fare tek “Plaza“.

    Blendi Fevziu: Për atë jam i bindur që nuk ke fjetur tek “Plaza”, por ky duket sikur i bën më shumë qejfin gjyqtares, të ka bërë personazh të vështirë për t’u kapur.

    Saimir Kodra: “Për t’i kërkuar më shumë favore. Mua më vjen mirë që kjo gjyqtare është atje ku duhet të jetë, që në fakt duhet të ishte prej kohësh”.

    Blendi Fevziu: Jo paska qenë prej kohësh. Kjo qenka e dyta e paska një masë më përpara.

    Saimir Kodra: “Po ka qenë në arrest shtëpie, unë flas për burgun. Realisht sepse po t’i kthehesh asaj që ne kemi transmetuar për të është një histori e tmerrshme se si një gjyqtare ka përfituar dhe abuzuar me vendimet e vulat, çka e di mirë dhe gjithë qyteti, por sot për fat të mirë filloi të jetojë dhe SPAK-u”.

    Blendi Fevziu: Saimir ti nuk ke pasur asnjë informacion të raporteve të saj me grupet kriminale në drejtimin tënd?

    Saimir Kodra: “Jo absolutisht sepse unë nuk kam pasur informacione me këto Sky ECC apo Encrochat”.

    Blendi Fevziu: Si re në këtë informacion që më the e dija, që të lexova?

    Saimir Kodra: “Në fakt që të jem shumë i sinqertë duhet të falenderoj drejtuesin e SPAK-ut zotin Altin Dumani, që pak kohë më parë më ka bërë këtë pyetje për djegien e shtëpisë së prindërve me demek, por që nuk është e vërtetë. Pra isha vënë në një farë informacioni”.

    Blendi Fevziu: Pra ishe pyetur për këtë çështje në momentin që kishin dalë informacionet?

    Saimir Kodra: “Po nëse kishte ndodh apo jo, sepse duket sikur është kryer si veprim, por në fakt nuk ka ndodhur. Ndërkohë që nuk e di, realisht më vjen keq për gjënë, për të gjithën, që të arrish në nivelin e gjyqtares Pajtime Fetahu në këto perceptime e në këto gjëra, nuk e di”.

  • Digjen dy mjete në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

    Digjen dy mjete në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

    Një automjet dhe një motor janë djegur gjatë natës në fshatin Kaninë në Vlorë.

    Automjetet ishin të parkuara pranë një banese.

    Policia po heton nëse ngjarja është e qëllimshme.

    Njoftimi i policisë:

    Vlorë/Informacion paraprak

    Rreth orës 02:00, në fshatin Kaninë, në oborrin e banesës së shtetasit Xh. K., ka rënë zjarr dhe janë djegur një automjet tip “Opel” dhe një motomjet, të dyja në pronësi të tij.

    Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

  • Pas ndarjes nga Meritoni, Ilnisa Agolli merr këtë vendim të rëndësishëm për jetën e saj?(Foto)

    Pas ndarjes nga Meritoni, Ilnisa Agolli merr këtë vendim të rëndësishëm për jetën e saj?(Foto)

    Ilnisa Agolli është njëra nga femrat më të përmendura në botën e showbizit. Ajo aktualisht është e angazhuar me emisionin e saj më të ri në ‘Top Channel’ e cila po merr vëmendjen me paraqitjen e saj.

    Në postimin e fundit Ilnisa shfaqet e mbuluar me shami në kokë, ky veprim i saj është komentuar pafund në rrjet. Për ndryshe kohës së fundit është përfolur për një krizë na marrëdhënien e saj me Meritonin, por çifti nuk kanë bërë asnjë reagim publik në lidhje me këtë.

  • “Erdhi kjo k*rva”/ Olta Gixhari habit publikun, ‘mbron’ Edin pas ofendimit që i bëri Sarës

    “Erdhi kjo k*rva”/ Olta Gixhari habit publikun, ‘mbron’ Edin pas ofendimit që i bëri Sarës

    Konflikti mes Sarës, Edit dhe Drilonit u risoll në vëmendje në “Prime”-in e djeshëm. Në ekran u shfaq një klip që përmbledhte ngjarjet e tensionuara mes Sarës, Edit dhe Drilonit.

    Një nga momentet më të diskutueshme ishte vendimi i Sarës për të sakrifikuar 10 mijë euro nga çmimi i madh, vetëm për të parë çfarë ishte thënë pas shpinës së saj. Klipi zbuloi komente ofenduese nga Edi, ku ai dyshohet të ketë përdorur gjuhë fyese ndaj saj.

    Një nga fjalët më të rënda që u dëgjua ishte: “Kjo k*urva,” një shprehje që shkaktoi tronditje si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj. Pavarësisht ashpërsisë së situatës, opinionistja Olta Gixhari zgjodhi një qasje më të butë. Në vend që të kritikonte Edit për ofendimet, ajo e përgëzoi për kërkimin e faljes që bëri ndaj Sarës pas shfaqjes së videos.

    “Më ka pëlqyer shumë sjellja e Edit. I kërkoi disa herë falje. Bravo Edi,” tha Olta, duke vlerësuar përpjekjen e Edit për të reflektuar mbi veprimet e tij të pahijshme.

  • 9 vite në pritje të një fëmije, ndahet nga jeta pas komplikimeve të lindjes

    9 vite në pritje të një fëmije, ndahet nga jeta pas komplikimeve të lindjes

    Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin pasi Festina Bujupi-Shala, nga Arllati, e martuar në Vukovc, ndërroi jetë pas komplikimeve të rënda pas lindjes.

    Pas 9 vitesh pritje për të përjetuar lumturinë e të qenit nënë, Festina nuk arriti të përjetonte këtë moment magjik.

    Pavarësisht se tregoi forcë deri në fund, komplikimet rezultuan fatale.

    E ndjera, e njohur për dashurinë dhe përkushtimin e saj, ka lënë pas dhimbje të thellë tek familja dhe të afërmit.

    Varrimi i saj u zhvillua dje në fshatin Vukovc pranë Sharrit, ku shumë miq dhe të afërm i dhanë lamtumirën e fundit.

    Ngjarja ka prekur zemrat e të gjithëve, duke lënë një boshllëk të madh në mesin e atyre që e njohën dhe e deshën.

    Noa.al i shpreh ngushëllimet e ndjera familjeve Bujupi- Shala!

  • Një 38-vjeçar gjendet i vdekur në hyrjen e një pallati, detajet e para

    Një 38-vjeçar gjendet i vdekur në hyrjen e një pallati, detajet e para

    Një person është gjetur i vdekur në hyrjen e një pallati në zonën e Kunës në Shëngjin.

    Mësohet se një 38-vjeçar është dërguar në morgun e Spitalit të Lezhës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe paraprakisht bëhet me dije se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

  • Me urdhër arrest nga SPAK! Kush është Sergej Hasanpapaj, 43-vjeçari i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës

    Me urdhër arrest nga SPAK! Kush është Sergej Hasanpapaj, 43-vjeçari i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës

    Ndër emrat ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër-arrest në kuadër të operacionit në Elbasan, është edhe ai i Sergei Hasanpapaj, i arrestuar në Belgjikë për vrasjen e Bledar Muçës në Belgjikë në vitin 2022.

    Ndërkohë, për të njëjtë ngjarje, në tetor u arrestua një 43-vjeçar në aeroportin e Valencias, ku sipas mediave spanjolle, ishte dënuar me burgim të përjetshëm për dhënie informacioni.

    Mediat belge ishin ato që zbuluan se bëhet fjalë për shqiptarin Marsel D., i kërkuar për vrasje në Belgjikë, më 22 janar 2022 në Aartselaar.

    Kujtojmë se Muça ka qenë i përfshirë në sagën e krimeve në Elbasan, si mik i familjes Çapja.

    MASAT E SIGURISË

    Arrest me burg

    Marjus Lulaj (alias Suel Çela)
    Mario Çela
    Xhino Roka
    Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja)
    Sergej Hasanpapaj
    Bruno Hazizolli
    Ledio Zabeli
    Marsel Roka
    Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku)
    Preke Kodra
    Fuad Verzivolli
    Metin Mehjam
    Renato Hasani
    Skender Sufaj
    Pajtime Fetau
    Dedan Gjoni
    Marsel Shega (alias Bujar Shega)
    Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa)
    Arrest shtëpie

    Blerina Beqiri
    Detyrim paraqitje

    Elton Qyno
    Artan Hoxha
    OPERACIONI

    SPAK zhvilloi një operacioni ku u ushtruan kontrolle në bizneset e të kërkuarit të drejtësisë, Suel Çela, ndërkohë që u ‘bastisën’ banesat e dy ish-gjyqtarëve, Zihni Shahu dhe Taulant Tafa. Po ashtu mësohet se zyrtari i policisë i akzuar si pjesë e grupit të Suel Çelës është Dedan Gjoni.

    “Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

    Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë: Arrest me burg – 18 persona (përfshirë ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);

    Arrest në shtëpi – 1 avokat;

    Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore – 2 gazetarë.

    Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim”, bëri me dije nga SPAK.