Author: editor

  • Këmbimi valutor, 26 nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Këmbimi valutor, 26 nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.2 lekë dhe do shitet me 94.4 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.9 lekë dhe do shitet me 98.6 lekë.

    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.8 lekë dhe do shitet me 105.8 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 116.9 lekë dhe do shitet me 118.1 lekë.

  • Sot protesta e opozitës! Si do ndahen deputetët në Tiranë dhe rrethrrotullimet që do të bllokohen

    Sot protesta e opozitës! Si do ndahen deputetët në Tiranë dhe rrethrrotullimet që do të bllokohen

    Opozita do të mbajë sot protestë kombëtare në Tiranë ku është paralajmëruar se do të ketë bllokime të pesë rrugëve kryesore.

    Sipas agjendës së opozitës, protesta e sotme do të zhvillohet në disa zona të ndryshme, në rrugët dhe rreth rrotullimet kryesore të kryeqytetit. Në secilën nga këto zona protesta do të udhëhiqet nga drejtuesit përkatës të kryesive të PD-së dhe nga deputetët demokratë. Protesta do të mbahet te bashkia, te rreth rrotullimi Zogu i Zi, Rruga e Elbasanit, Sheshi Willson dhe te Pallati me Shigjeta.

    Në secilën nga këto zona protesta do të udhëhiqet nga drejtuesit përkatës të kryesive të PD-së dhe nga deputetët demokratë. I pyetur në lidhje me atë që pritet të ndodhë sot kreu demokrat, Berisha u shpreh se PD ka qenë e qartë që nuk është për dhunën dhe luftë guerile kundër “narko-regjimit dhe diktaturës”, por ka zgjedhur ta kundërshtojë atë me anë të mosbindjes civile.

    “PD do të vijojë me mosbindje civile, strategji tjetër është dhuna e forca, por ne nuk jemi për luftë guerile. Sot kemi mbështetje si kurrë më parë, por kjo është një rritje e përgjegjësisë sonë. Sirenat e fitores së PD po ushtojnë. Kërkojnë nga qytetarët opozitarë të meritojnë fitoren me mosbindje civile! Është radha jonë”, deklaroi lideri demokrat.

    Deputeti i PD-së, Flamur Noka, u bëri thirrje qytetarëve të vërshojnë sot drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga opozita në kryeqytet.

    “Tashmë është radha jonë, është radha e opozitës, është radha e shqiptarëve që të flasin. Nesër në ora 17:00 është radha e qytetarëve që Tirana të jetë nën pushtetin e tyre”, u shpreh Noka gjatë mbledhjes së Federatës së Bashkuar në selinë blu.

    Ndërsa shtoi: “Së bashku do u bëjmë thirrje në emër të opozitës të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë nesër të vërshojnë në ora 17:00 drejt Tiranës.”

    Flamur Noka theksoi se pushteti duhet të jetë i qytetarëve, jo i kusarëve, që sipas tij ka ardhur koha për t’u dhënë leksionin e duhur. Edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ftoi qytetarët shqiptarë të bashkohen në protestën e thirrur nga opozita më 26 nëntor, në orën 17:00 në Tiranë.

    AGJENDA DHE RRETHRROTULLIMET QË DO TË BLLOKOHEN

    1 BASHKIA

    Deget 7, 9, 10 dhe 14
    Deputetet: Edi Paloka, Dhurata Cupi, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Ina zhupa

    Kryesi: Aldo Bumci, Belind Kellici, Besart Xhaferri, Grigels Mucollari, Ylli Asllani, Ervin Minarolli

    2 RRETH RROTULLIMI ZOGU I ZI

    Deget 11, Kamëz, Vore, Durres, Kavaje, Rrogozhine, Kukes
    Deputete: Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Ferdinand Xhaferri, Andia Ulliri, Petrit Doda, Flamur Hoxha, Isuf Cela, Asllan Dogjani
    Fisnik Qosja

    Kryesi: Floriana Garo, Gent Strazimiri, Fatbardha Kadiu, Jola Hysaj, Bislim Ahmetaj

    3 RR ELBASANIT, URA TE XHAMIA

    Deget 1, 2, 3, 4, 8, Qarku Diber, Qarku Elbasan, Qarku Korce
    Deputete: Flamur Noka, Tomorr Alizoti, Xhelal Mziu, Jozefina Topalli, Jorida Tabaku, Kreshnik Collaku, Edmond Spaho, Sorina Koti, Andrea Mano, Qani Xhafa, Zheni Gjergji, Dashnor Sula

    Kryesi: Ivi Kaso, Edit Harxhi, Clirim GJata, Florion Mima, Eleina Qirici, Mimoza Hajdarmataj, Megi Balliu

    4 Sheshi Willson
    Deget 5, 12, Qarku Fier, Berat, Vlore
    Deputetet: Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj Luan Baci, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Eralda Bano, Ilda Dhori, Saimir Korreshi,

    Kryesi: Enno Bozdo, Keltis Kruja, Genc Deromemaj, Indrit Hoxha

    5 Pallati me Shigjeta
    Deget 6, 13, 15, 16 Qarku Lezhe, Qarku Shkoder
    Deputete: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Lika, Greta Bardeli

    Kryesi: Luciano Boci, Bardh Spahia, Ledina Mandia, Lorenc Luka, Klevis Balliu

  • Horoskopi ditor, 26 nëntor, shenjat më me fat

    Horoskopi ditor, 26 nëntor, shenjat më me fat

    DASHI

    Falë Hënës, sot kalimtare në shenjën tuaj, do të ndiheni në qiellin e shtatë dhe do të shijoni një formë fizike të shkëlqyer, që do të bëjë të nxirrni jashtë vitalitetin tuaj. Lëreni veten të përfshihet nga ndjenjat.

    DEMI

    Yjet vazhdojnë të mos jenë në anën tuaj. Duhet të prisni për të rigjetur qetësinë e një herë e një kohe, mbi të gjitha në profesionin tuaj. Mbani mend që është një moment me shumë fat për ju, sidomos në dashuri.

    BINJAKET

    Dikush ose diçka mund t’ju krijojë ndonjë problem, duke mos ju lejuar të lëvizni lirshëm. Në vend që të nxeheni, ju leverdis të heshtni. Aktiviteti fizik mund t’ju ndihmojë të largoni tensionin dhe stresin.

    GAFORRJA

    Me tranzitin e Hënës te Marsi mund të realizoni dëshirat që keni. Për të mbështetur ambiciet tuaja, nuk do të mungojë vullneti ose aftësia për të vepruar. Fati po ju vjen në dashuri. Shumë pozitive dhe raportet miqësore.

    LUANI

    Që prej ditës së sotme, Hëna në opozitë nuk premton asgjë të mirë. Kjo mund t’ju shkaktojë një humor aspak të mirë, duke zmadhuar përpara syve tuaj problemet e vogla. Bëni kujdes nga alarmimet e kota.

    VIRGJERESHA

    Hëna është mikja juaj sot aq sa do të jetë burimi i gëzimit dhe i qetësisë në këtë ditë si në jetën private, edhe në atë profesionale. Humori juaj do të ngjitet lart. Keni veç një shqetësim të vogël me shëndetin.

    PESHORJA

    Sot Hëna ndryshon aspekt. Nuk do ta keni aspak të thjeshtë të jeni në paqe me ambientin e jashtëm, edhe pse shumë gjëra do të varen nga ju dhe nga tendenca juaj për t’i zmadhuar gjërat.

    AKREPI

    Do ta bëni detyrën tuaj me ndershmëri duke u udhëhequr nga një qartësi e mirë mendore, megjithatë nuk do të keni shumë raste sepse do të jetë një ditë normale, si gjithë të tjerat. Dëgjoni sinjalet e organizmit.

    SHIGJETARI

    Një aspekt i veçantë yjor do të jetë i interesuar për shenjën tuaj. Është Hëna që ju garanton siguri të brendshme dhe aftësi personale shumë të mira. Do t’i keni gjithçka ashtu si duhet për të pasur atë që dëshironi.

    BRICJAPI

    Në punë dukeni shumë të çorientuar dhe influencoheni nga çështje private duke rrezikuar që herë pas here dikush të vendosë për ju. Ju mungon pak sensi praktik. Duke vuajtur nga xhelozia, bëheni posesivë me personin që doni.

    UJORI

    Aspekti favorizues që dominon kuadrin tuaj yjor do të influencojë edhe fushën financiare. Megjithatë mbani mend që duhet të punoni pa pushim për të mbledhur frytet e punës. Tregoni më tepër kujdes ndaj partnerit.

    PESHQIT

    Hëna nuk është më opozitë me qiellin tuaj dhe yjet nuk kanë ndërmend të ngatërrohen me punët tuaja. Do t’i kaloni orët e tjera të ditës pa entuziazëm. Në punë çdo gjë ju duket rutinë.

  • Misteri i tragjedisë së 14-vjeçarit/ Procesverbali zbulon një emër të ri në skenën e krimit

    Misteri i tragjedisë së 14-vjeçarit/ Procesverbali zbulon një emër të ri në skenën e krimit

    Prindërit e djalit që ndodhej bashkë më 14-vjeçarin Martin Cani, i cili humbi jetën pas plagëve të marra me thikë, kanë pretenduar se në vendin e ngjarjes nuk ka qenë vetëm autori i dyshuar, por edhe një person tjetër më i rritur.

    Pas këtyre aludimeve, policia doli me një njoftim zyrtar kur tha se nuk ka pasur person tjetër, dhe se dyshohet se autor është 14-vjeçari me inicialet M.P..

    Ndërkohë mbrëmjen e sotme në një studio televizive, ekskluzivisht është publikuar proces verbali i mbajtur nga oficeri pas ngjarjes.

    Në këtë procesverbal, përveç emrit të të miturit, del edhe një tjetër person, me emrin Kledion.

    Ngjarja është ende nën hetim, ndërsa ende nuk dihet se cili apo cilët ishin personat që morën në makinë autorin e dyshuar pas ngjarjes, në makinën ku më pas u publikua edhe një foto e të miturit, ku shfaqej me plagë në dorë.

  • “Akuzën e parë për vrasje e pati kur ishte 20 vjeç”, Bregu bën profilin e Suel Çelës së Elbasanit

    “Akuzën e parë për vrasje e pati kur ishte 20 vjeç”, Bregu bën profilin e Suel Çelës së Elbasanit

    Gazetari Sokol Bregu, në një emision televiziv, u shpreh se arrestimet në Elbasan, nga ana e SPAK, mes të cilëve edhe gjyqtarë, tregon se sat ë korruptuara kanë qenë gjykatat e rretheve. Ai bëri një kronologji të veprave të rënda për të cilat akuzohet Suel Çela, që mendohet se është koka e grupit kriminal.

    “Është në vazhdim si operacion dhe mendoj se ka mbetur sekret jo për pjesën që e lidh historinë me Shqipërinë, por lidhet kryesisht me vendet e BE konkretisht Belgjika që ka qenë dhe baza kryesore e këtij grupi sepse aty ka pasur arrestet, bazën e drogës sepse në portin e Anversës lidhet çdo nyje me Amerikën latine nga vjen dhe droga.

    Suel Çela që po kërkohet nga SPAK janë ngritur shumë akuza, është akuzuar nga 2006 e deri sot për vrasje dhe vepra të tjera penale, akuza e parë për vrasje ka ndodhur në 2006 ka qenë vetëm 20 vjeç dhe gjykata e gjeti të pafajshëm për të gjitha çështjet dhe ai i ka fituar të gjitha betejat në gjykatën e Elbasanit këtu ku mësuam lidhjen e tij të fortë me historikun e gjykatës së Elbasanit.

    Si personazh është përpjekur gjithmonë që dosja e tij të mos dërgohej në prokurorinë e krimeve të rënda sepse dukej se lidhjet e tij janë të gjitha lokale, pavarësisht emrit, lidhjet e tij janë lokale që e lidhnin atë me qytetin e Elbasanit.

    Nuk mendoj se ka shumë arrestime, nuk mendoj se do ketë ndonjë sukses më të madh se sa ai që ka arritur deri tani, sukses do ishte arrestimi i Suel Çelës.

    Sky dhe Encro që janë zbërthyer kanë qenë të Suel Çelës, ndërsa të tjerët të përfshirë kanë qenë korrupsion në kuadër të grupit të strukturuara kriminal”- tha Bregu.

  • Masakra e Dobraçit, gazetarja Llabani “plas” bombën: Është identifikuar autori i vrasjes

    Masakra e Dobraçit, gazetarja Llabani “plas” bombën: Është identifikuar autori i vrasjes

    Gazetarja Anduena Llabani zbuloi në një studio televizive se policia ka identifikuar autorin e masakrës së Dobraçit, ku humbën jetën katër persona, Arlind Bushati, Hamza Lici dhe çifti i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha.

    “Në rastin e Shkodrës është identifikuar edhe autori i vrasjes”, deklaroi gazetarja në studio.

    Objektiv i atentatit dyshohet se ishin dy nga viktimat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati si edhe një tjetër që mendohet se udhëtonte me ta në makinë, por që ende nuk është identifikuar nga autoritetet.

    Bashkim Basha dhe Flutura Basha ishin duke udhëtuar me motor kur mjeti tip Benz me të cilin po udhëtonte Lici dhe Bushati humbi kontrollin dhe i përplasi.

    Flutura Basha ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa Bashkim Basha disa ditë më vonë në spital.

  • “Oficerët lëvizën me taksi nëpër qytet”, gazetari jep detaje për arrestimet në Elbasan: Operacioni është shtrirë…

    “Oficerët lëvizën me taksi nëpër qytet”, gazetari jep detaje për arrestimet në Elbasan: Operacioni është shtrirë…

    Gazetari Xhevahir Zhabina në një studio televizive dha të detaje për operacionin e urdhëruar nga Prokuroria e Posaçme në Elbasan.

    Ai tha se gjatë natës së djeshme në Elbasan ka patur shumë kontrolle dhe ka qenë një operacion ku një pjesë e oficerëve kanë lëvizur me taksi për të mos rënë në sy dhe jo me makina të blindurara si më parë.

    “Operacioni është shtrirë në disa vende si Italia, Spanja. Në këtë rast dyshohet se kemi të bëjmë me një grup kriminal që sillte drogë nga Amerika Latine në Shqipëri dhe shumica e personazheve të krimit ndodhen atje. Prokuroria ka bërë vetmë një njoftim të shkurtër.

    Të bën përshtypje që bëhen bashkë në Elbasan, prokurorë dhe policë. Kemi një personazh si Dedan Gjoni, një ish-oficer policie që është në burg dhe ku ka punuar ai ka bashkëpunuar me krimin.

    Gjatë natës së djeshme në Elbasan ka patur shumë kontrolle dhe ka qenë një operacion ku një pjesë e oficerëve kanë lëvizur me taksi për të mos rënë në sy dhe jo me makina të blinduara si më parë. Operacioni ka qenë i suksesshëm dhe nesër do të shohim nëse ka qenë i tillë”- tha Zhabina.

  • 21 të arrestuar/ Deklarata e fortë e gazetarit: Një nga urdhër-arrestet e SPAK për 1 personazh ka…

    21 të arrestuar/ Deklarata e fortë e gazetarit: Një nga urdhër-arrestet e SPAK për 1 personazh ka…

    21 urdhër arreste u lëshuan nga SPAK, mes të cilëve gazetarë, drejtues policie dhe ish-gjyqtarë në kuadër të një operacioni ndërkombëtar.

    Gazetari Lavdrim Lita tha në një emision televiziv se provat lidhur me këtë operacion kanë ardhur në sajë të përgjimeve nga SKY ECC.

    Ai tregoi se mes urdhër arresteve të SPAK është edhe një për një personazh më të fuqishëm se Suel Çela një biznesmen që sipas tij është një njerëzit e rëndësishëm të malavitës në qarkun e Elbasanit.

  • Iu caktua masa “detyrim paraqitje”, reagon Artan Hoxha: Në mëngjes herët na bastisën shtëpitë, SPAK na kërkoi…

    Iu caktua masa “detyrim paraqitje”, reagon Artan Hoxha: Në mëngjes herët na bastisën shtëpitë, SPAK na kërkoi…

    Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për herë të parë, pasi Prokuroria e Posaçme i caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

    “Jam në detyrim paraqitje me Eltonin, nuk kam arrest shtëpie. Thjesht në mëngjes herët na bastisën shtëpitë, morën gjithë mjetet e punës, celularë, tablet, laptop, usb hardisk, kaseta video gjithë arshivën. Materiale te papublikuar te SPAK, ku flitet për politikën dhe implikimin në zgjedhje.

    Pasdite na thirrën, na kërkuan ndjesë dhe na thanë që bastisja në banesë është bërë në shkelje të ligjit dhe na kthyen mjetet e punës.

    Pra ontrolli i banesave ne mëngjes dhe sekuestrimi i provave u cilësua i paligjshëm pasdite prandaj na kthyen gjithë gjerat”, deklaroi Artan Hoxha.

  • Lëkundje të forta tërmeti në Turqi, ja sa ishte magnituda

    Lëkundje të forta tërmeti në Turqi, ja sa ishte magnituda

    Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin Malatya të Turqisë.

    Siç raporton Anadolu, lëkundjet janë regjistruar në orën 20:20, me qendër në rajonin Doğanşehir të Malatyas.

    AFAD tha se tërmeti goditi në një thellësi prej 9.75 kilometrash.

    Sedar Yavuz, guvernatori i Malatya, përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale shprehet se “Nuk ka asnjë rrezik nga tërmeti 4.6 ballë me qendër në Doğanşehir. Zoti e ruajtë kombin tonë nga të gjitha fatkeqësitë.”