Një aksident ka ndodhur pak më parë në hyrje të Vorës.
Si pasojë e aksidentit në autostradën Tiranë- Durrës është krijuar radhë kilometrike automjetesh dhe trafiku.
Ende nuk ka të dhëna nëse ka persona të lënduar.
Një aksident ka ndodhur pak më parë në hyrje të Vorës.
Si pasojë e aksidentit në autostradën Tiranë- Durrës është krijuar radhë kilometrike automjetesh dhe trafiku.
Ende nuk ka të dhëna nëse ka persona të lënduar.
Raporti i oficerit të policisë gjyqësore për ngjarjen e rëndë të ndodhur të hënën e 18 nëntor pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë ka nxjerrë në pah disa fakte te reja.
Në vendin e ngjarjes mësohet të kenë qenë pesë adoleshentë 14-vjeçarë. Dokumentet e siguruara dhe publikuara nga “Review” në Euronews Albania, mësojnë se sipas raportit, Marsel Sina, Luis Meçe dhe Martin Cani kanë qenë të përfshirë në një përplasje me Mario Lleshin dhe Klodion Bekajn. Ngjarja u kthye në tragjedi pasi 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën nga një goditje me thikë në zemër, për të cilën Mario Lleshi akuzohet si autor.
Luis Meçe shoku i ngushtë i Martinit, i cili mbeti i plagosur ka thënë se është goditur nga dy persona, duke shtuar se plagët janë shkaktuar nga dy thika të ndryshme. Ai ka kërkuar që ekspertiza mjeko-ligjore të konfirmojë pretendimet e tij. Autori i dyshuar Mario Lleshi, i cili gjithashtu u plagos gjatë përleshjes, po trajtohet në një spital privat, ndërkohë që ndaj tij është dhënë masa e arrestit me burg.
Ka qenë edhe babai i Luisit i cili ka përmendur emrat e përfshirë, duke theksuar miqësinë e ngushtë mes të birit dhe viktimës, Martin Cani. Ndërkohë, roli i dy të rinjve të tjerë, Klodion Bekaj dhe Marsel Sina, mbetet ende i paqartë, pasi nuk janë dhënë detaje mbi përfshirjen e tyre direkte në ngjarje.
Një automjet që po lëvizte me shpejtësi të madhe, ka dalë nga rruga për të përfunduar në kanalin e ujërave të zeza.
Përplasja ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, kur drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin tip “Seat”.
u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë tre pasagjerët e bllokuar.
Autoritetet konfirmojnë se tre të plagosurit, identitetet e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur, kanë pësuar lëndime të lehta dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë javës përpara vendi ynë do të ndikohet kryesisht nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Kjo situatë, sipas SHMU, vjen si pasojë e qarkullimit anticiklonar të masave ajrore me origjinë jugore, situatë kjo e rrallë për periudhën që ndodhemi
Megjithatë duke filluar nga orët e vona të ditës së Enjte dhe ditën e Premte pritet përsëri kalimi i disa masave ajrore të ftohta dhe të lagështa duke rikthyer motin e vranët dhe reshjet e shiut.
Nga sa u përmend dhe më lartë, nga dita e Hënë dhe deri orët e pasdites apo orët e vona të mbrëmjes të ditës së Enjte moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Gjithashtu edhe rritje graduale e temperaturave kryesisht në orët e mesditës.
Në orët e vona të mbrëmjes të ditës së Enjte dhe për ditën e Premte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale afatshkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar ndërsa ditën e Premte përgjatë ultësirës perëndimore dhe verilindje reshjet lokalisht me intensitet deri dhe të lartë. Në zonën e Alpeve dhe verilindje për ditën e Premte në lartësitë mbi 1000-1200 metër reshje dëbore.
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.2 lekë dhe do shitet me 94.5 lekë.
Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.9 lekë dhe do shitet me 98.6 lekë.
Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.4 lekë dhe do shitet me 105.5 lekë.
Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.2 lekë dhe do shitet me 118.4 lekë.
Një oficer policie i komisariatit nr. 2 të policisë së Tiranës dhe vëllai i tij janë arrestuar si autorë të vrasjes së biznesmenit të ndërtimit Eduard Reçi, ndodhur më 13 nëntor 2024 poshtë pallatit ku jetonte dhe të cilin e kishte ndërtuar vetë.
Policia bëri me dije dje, 11 ditë nga krimi i rëndë, se zbardhi vrasjen ndërsa arrestoi dy vëllezërit, Shkëlqim Dukaj, 48 vjeç, oficer policie, dhe Florian Dukaj, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë. Burime nga grupi hetimor theksojnë se ka qenë pikërisht efektivi, Shkëlqim Dukaj, 48 vjeç, i njohur si një qitës shumë i mirë mes uniformave blu, që sipas policisë ka qëlluar mbi 52-vjeçarin me origjinë nga Dibra që vite më parë kishte qenë edhe pjesë e Shërbimit Infomativ Shtetëror.
Sipas policisë vëllai i autorit, Florjan Dukaj, 45 vjeç, ka ndihmuar në ekzekutim, që shkak dyshohet të jenë konfliktet për motive pronësie. Hetuesit, pas provave kanë përcaktuar edhe vendin nga ku është qëlluar, pasi kanë mundur të sigurojnë edhe pamje nga kamerat e sigurisë të mbledhura për efekt hetimi.
HETIMET SIPAS POLICISË
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Eduart Reçi, po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakordësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës). Ndër personat me të cilët shtetasi Eduart Reçi, kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë vëllezërit Florian Dukaj dhe Shkëlqim Dukaj, informoi më 24 nëntor policia e Tiranës.
Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” e kryer ne bashkëpunim. Në magazinën e lokalit iu gjetën, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike tëngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, informoi dje policia. Policia thotë se Shkëlqim Dukaj njihej si qitës profesionist.
NGJARJA
Eduart Reçi u ekzekutua në një atentat të mirorganizuar pranë pallatit ku jetonte. Autorët e krimit raportohet se kanë pritur derisa Eduart Reçi të dilte nga banesa dhe e kanë qëlluar nga distanca.
Biznesmeni i ndërtimit, i cili dikur ka qenë funksionar i SHISH, mori një plumb të vetëm në kokë dhe u dërgua te spitali i ‘Traumës’, por nuk arriti të mbijetonte.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 13 nëntorit rreth orës 23:30, në rrugën “Faik Konica”, ndërsa mësohet se kamerat e sigurisë kanë filmuar vetëm momentin kur viktima është qëlluar me plumb dhe është rrëzuar në tokë, por jo atentatorët. Biznesmeni ishte baba i dy fëmijëve, ndërsa familjarët kanë deklaruar se nuk kanë pasur konflikte.
DASHI
Një vendim duhet marrë sot nga ana juaj që nevojitet të jetë shumë logjik dhe praktik. Mos luftoni me ndjenjat tuaja. Merrni në konsideratë të gjithë faktet përpara se të thoni fjalën e fundit mbi një çështje.
DEMI
Sot mund të kaloni në një njeri mjaft të pasionuar pas artit. Me këtë person mund të hapni diskutime të shumëllojshme dhe mjaft interesante që do e bëjnë ditën tuaj shumë speciale.
BINJAKET
Stresi do ju bëjë të mos mendoni më shumë kthjelltësi gjatë ditës së sotme. Për këtë arsye, do të ishte diçka e mirë që të bënit një shëtitje gjatë pasdites. Do ju bëjë më të çlirët.
GAFORRJA
Mos vallë kohët e fundit keni blerë diçka që mund të ketë qenë shumë e shtrenjtë, por jo shumë e nevojshme për ju? Mos u ndjeni në faj për këtë, por shijojeni në maksimum.
LUANI
Përpjekjet për të balancuar emocionet me logjikën mund të mos funksionojnë sot, veçanërisht kur është e përfshirë edhe familja. Është mirë ti shprehni qartë ndjenjat tuaja pa frikë.
VIRGJERESHA
Ka tension përreth jush, por shumë pak mund të bëni për ta parandaluar këtë. Atmosfera e ashpër është në kontrast me dëshirat tuaja shpirtërore. Kini durim dhe shmangni konfrontimet.
PESHORJA
Një miku juaj ka disa ide të jashtëzakonshme, por edhe shumë të çuditshme për të fituar para. Pavarësisht ideve të tij, ju do ta dëgjoni vetëm për mirësjellje. Gjithsesi mos u përfshini në këto plane.
AKREPI
Çështjet e karrierës mund të rezultojnë shumë stresuese për ju. Qetësohuni sepse këto gjëra mund t’ju çmendin. Përpiquni ta merrni jetën më lehtë dhe me pozitivitet.
SHIGJETARI
Mund të jeni shumë i paduruar me veten tuaj gjatë ditës së sotme. Mos kini frikë të pyesni një njeri për një opinion mbi dilemat e shumta që ju mundojnë.
BRICJAPI
Do t’ju lindin ide të reja të cilat do të jenë shumë të vlefshme për ju. Mos hezitoni ti përdorni ato, sepse do të kuptoni se do të përfitoni shumë. Jini optimist.
UJORI
Një mbrëmje me miqtë do të rezultojnë emocionuese për ju. Mund të bëni një njohje me një person të rëndësishëm, ose kjo njohje mund të kthehet në një lidhje romantike.
PESHQIT
Sot do t’ju duhet të bëni disa kërkime dhe hulumtime të nevojshme për të përfunduar një studim. Puna që po kryeni së shpejti do të sjellë rezultate pozitive për ju.
Aleatët e NATO-s po përgatiten për marrëdhënie transatlantike potencialisht të trazuara pas fitores së zgjedhjeve presidenciale amerikane nga republikani Donald Trump. Gjatë mandatit të tij të parë në detyrë, Presidenti Trump vuri në pikëpyetje rëndësinë e NATO-s dhe qortoi vazhdimisht aleatët se kishin dështuar të shpenzonin mjaftueshëm për mbrojtjen.
Por siç raporton korrespodenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, shumë vende evropiane po i bëjnë jehonë thirrjeve për rritjen e shpenzimeve ushtarake përballë kërcënimit nga Rusia.
Këtë javë, zyrtarët amerikanë morën pjesë në hapjen e një baze amerikane në Poloni për mbrojtjen nga raketat balistike, që ishte planifikuar të hapej në vitin 2008. Varshava zyrtare e vlerësoi angazhimin e treguar nga presidentët amerikanë.
“Shtetet e Bashkuara janë me të vërtetë një garantues i sigurisë së Polonisë, si dhe të gjithë aleancës së Atlantikut të Veriut”, deklaroi presidenti polak.
Fjalë të ngrohta për Uashingtonin, por nën sipërfaqe ka shqetësime mbi angazhimin e presidentit të ardhshëm amerikan lidhur me sigurinë e Evropës. Në vitin 2017, zoti Trump e cilësoi NATO-n si “të vjetëruar” dhe kritikoi vazhdimisht aleatët e aleansës.
“Njëzet e tre nga 28 vendet anëtare ende nuk po paguajnë atë që duhet të paguajnë për mbrojtjen e tyre. Kjo nuk është e drejtë për taksapaguesit e Shteteve të Bashkuara”, deklaroi ai gjatë mandatit të parë, në maj të viti 2017.
Në takimin e NATO-s të vitit 2018, aleatët thanë se zoti Trump kërcënoi se do t’i tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga aleanca nëse vendet evropiane nuk do të rrisnin shpenzimet ushtarake. Në atë kohë zoti Trump pretendoi se pati sukses.
“Të gjithë kanë rënë dakord për të rritur ndjeshëm angazhimet e tyre. Ata do të rrisin shpenzimet në ato nivele që nuk i kanë menduar kurrë më parë”, deklaroi zoti Trump në atë kohë.
Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale zoti Trump shkaktoi sërish tronditje për NATO-n.
“Një nga presidentët e një vendi të madh më pyeti: ‘Zotëri, nëse nuk paguajmë dhe sulmohemi nga Rusia, a do të na mbroni?’ Unë i thashë: ‘Nuk keni paguar? Ai tha: ‘Jo’. Jo, nuk do të të mbroja. Në fakt, unë do t’i inkurajoja ata të bëjnë çfarë të duan. Ju duhet të paguani, ju duhet të paguani faturat tuaja.”
Aleatët e NATO-s mund të përballen me një trysni të re për të shpenzuar më shumë kur zoti Trump të marrë detyrën, thotë Fabrice Pothier, një ish drejtues i planifikimit të politikave të NATO-s.
“Nuk jam aq i sigurt se mund të flasim për një kërcënim ekzistencial për NATO-n, si në vitin 2018. Por mund të them se ai do të kërkojë marrëveshje të vështira. Jo vetëm për të arritur pak a shumë objektivin e shpenzimeve ushtarake, por ndoshta për të pëgatirur terrenin për rritjen e shpenzime me 2.5 ose 3% gjatë takimit të ardhshëm të NATO-së që mbahet në qershor në Hagë”, thotë ai.
Një qasje e tillë ka të ngjarë të mirëpritet nga shumë shtete evropiane, pas agresionit rus ndaj Ukrainës.
“Aleatët e frontit lindor si Polonia, për shembull, por edhe vendet baltike dhe madje edhe vendet nordike tani po e shohin këtë si një gjë të mirë. Por unë mendoj se ka ende disa shqetësime në të gjithë aleancën kur flitet për shpenzimet që mund të minojë besueshmërinë e mbrojtjes kolektive”, thotë Fabrice Pothier, një ish drejtues i planifikimit të politikave të NATO-s.
Zoti Trump ka emëruar Matthew Whitaker si kandidat për postin e ambasadorit amerikan në NATO. Në një deklaratë me shkrim, zoti Trump thekson se Whitaker “do të forcojë marrëdhëniet me aleatët tanë të NATO-s” – dhe se ai “do t’i jap përparësi Amerikës”. Emërimi i tij duhet të konfirmohet nga Senati./VOA
Moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”. E sigurisht që pyetjet e tyre kanë qenë të lidhur edhe me partnerin e Kiarës, Luiz Ejlli.
Një ndjekëse e ka pyetur nëse e ka menduar ndonjëherë se mund të lidhej me këngëtarin e njohur. Kiara i përgjigjet se kur ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka menduar se do të qëndrojë ‘2-3 javë’. Por shton se ‘shkodrani i zemrës i prishi planin me humorin e tij’.
“Kiara a e ke menduar në fillim ndonjëherë se mund të lidheshe me Luizin dhe të arrije këtu ku je sot?”, e pyeti një ndjekës.
“Mendimi im ishte do futem në Big Brother dhe do dal mbas 2-3 javësh. Mirë që dola pas 3 muajsh, po u bëra me bashkëshort dhe me fëmijë. Jo kurrë s’do kisha menduar, se kam qenë e vendosur në fillim por ja që shkodrani i zemrës ma prishi mendjen me humorin e tij”, i përgjigjet
Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e Eduart Reçit, 52-vjeçarit i cili u ekzekutua me një plumb në kokë pranë Rrugës së Elbasanit, mbrëmjen e 13 nëntorit. Autorët janë dy vëllezër, Florian dhe Shkëlqim Duka, ky i fundit oficer policie.
Shkak për ngjarjen u bë një konflikt mbi pronësinë e një trualli, në të cilin viktima Reçi planifikonte të ndërtonte një pallat.
Vëllezërve Duka iu sekuestrua një armë zjarri, si dhe 6 silenciatorë që dyshohet se u përdorën në krim.
Personi që qëlloi për vdekje sipërmarrësin 52-vjeçar ishte efektivi i policisë, Shkëlqim Duka.
Hetuesit, pas provave kanë përcaktuar edhe vendin nga ku është qëlluar, pasi kanë mundur të sigurojnë edhe pamje nga kamerat e sigurisë të autorit.