Author: editor

  • Dhune ne Londër badigardët e Ramës marrin zvarre emigrantët shqiptarë në takimin me simpatizantët

    Dhune ne Londër badigardët e Ramës marrin zvarre emigrantët shqiptarë në takimin me simpatizantët

    Detaje të tjera janë mësuar për dhunën e banditëve të rilindjes nda Ilir Meshit një qytetar që akuzoi kreun e qeverisë brenda sallës si, hajdut.

    Sipas qytetarëve që kanë qenë afër tij ai është goditur me mjete të forta nga rojet e qeveritarëve të rilindjes të cilët kanë qenë të armatosur edhe me shufra hekuri.

    “Edi Rama po fut në konflikt shqiptarët”, tha një qytetar tjetër.

    Ndërkohë që Ilir Meshi është përcjellë për të marrë ndihmën e shpejtë në spital nga shërbimet e emergjencës të cilët kanë ardhur në vend ngjarje.

    Ndërkohë mësohet se janë 4 persona që janë dhunuar nga banditët e rilindjes në mes tyre edhe një fëmijë e mitur. Ata janë qëlluar nga mbrapa.

  • Ngjarje tronditëse në Tiranë/ Vrau bashkë me të vëllanë Reçin, kush është oficeri i policisë, i dyshuar si autor i…

    Ngjarje tronditëse në Tiranë/ Vrau bashkë me të vëllanë Reçin, kush është oficeri i policisë, i dyshuar si autor i…

    Efektivi Shkëlqim Duka i dyshuar si autor i vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi, mësohet se është Oficer i Policisë Gjyqësore në Komisariatin nr.2 në Tiranë.
    Sipas policisë, oficeri Shkëlqim Duka bashkë me të vëllanë, Florjan Duka, janë arrestuar si autor të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Reçi, pas konflikteve për pronën.

    Mësohet se Eduart Reçi po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë, kufitar me pronën e tij.

    Sipas policisë, ndër personat me të cilët Reçi kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë vëllezërit Duka.

    NGJARJA

    Eduart Reçi u ekzekutua në një atentat të organizuar pranë pallatit ku jetonte, të cilin e kishte ndërtuar edhe vetë.

    Autorët e krimit raportohet se kanë pritur derisa Eduart Reçi të dilte nga banesa dhe e kanë qëlluar, dyshohet, nga distanca.

    Bizmesmeni i ndërtimit, i cili dikur ka qenë punonjës i SHISH, mori një plumb të vetëm në kokë dhe u dërgua te Trauma, por nuk arriti të mbijetonte.

    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës (13 Nëntor) rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica”, ndërsa mësohet se kamerat e sigurisë kanë filmuar vetëm momentin kur vikima është qëlluar me plumb dhe është rrëzuar në tokë, por jo atentatorët.

    Biznesmeni është baba i dy fëmijëve, ndërsa familjarët kanë deklaruar se nuk kanë pasur konflikte.

    Njoftimi i policisë

    Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 13.11.2024, ku në rrugën “Faik Konica”, u plagos me armë zjarri shtetasi E. R., i cili si pasojë e plagëve marra ndërroi jetë në spital.

    Vihen në pranga dy vëllezër, të dyshuar si autorë të ngjarjes.

    Sekuestrohen prova materiale që shërbejnë për dokumentimin ligjor të ngjarjes.

    Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor në drejtimin Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve, ju informojmë se:

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës bazuar në provat e grumbulluara nga hetimi intensiv, arrestuan shtetasit Sh. D., 48 vjeç, (oficer Policie) dhe F. D., 45 vjeç, (vëllezër),të dy banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” e kryer ne bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78 e 25 dhe 278/1/4 të Kodit Penal.

    Në vijim të kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, shfrytëzimit të inteligjencës policore, administrimit të provave dhe ekzaminimeve të ndryshme kriminalistike, administrimit të dokumenteve, grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka bërë të mundur dokumentimin ligjor të implikimit të personave si autorë të dyshuar të kësaj ngjarje.

    Në zbatim të vendimit të Gjykatës, më datë 23.11.2024 është ushtruar kontroll në ambientet e lokalit dhe banesës së 2 vëllezërve dhe në magazinën e lokalit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

    Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi E. R., po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës).

    Ndër personat me të cilët shtetasi E. R., kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë vëllezërit F. D., dhe Sh. D.

    Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

  • Vrasja e Klaudio Prendit/ Sherri tek rrugica e “Salës” për 10 mijë € borxh, në kërkim “Kleo i Freskut”

    Vrasja e Klaudio Prendit/ Sherri tek rrugica e “Salës” për 10 mijë € borxh, në kërkim “Kleo i Freskut”

    Vetëm 5 ditë nga vrasja në një atentat të organizuar kundër Klaudio Prendit, djalit të ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Fran Prendi, policia e Tiranës është fokusuar në skanimit e pozicionit të një personazhi që njihet në kryeqytet si “Kleo i Freskut”.

    Burime pranë policisë së Tiranës, thanë se “Kleo” deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi, nuk është gjendur.
    Ndërsa mësohet se ai ka lidhje miqësore me dy vëllezërit, Erlis dhe Leonard Duka, ky i fundit i arrestuar dhe po gjykohet në SPAK për vrasjen e Santiago Malkos, ndërsa vëllai tjetër Erlisi, vijon të jetë në kërkim.

    Konflikti mes Klaudio Prendit dhe “Kleos së Freskut”, kishte nisur gati 5 ditë, para se të ndodhte ngjarja e rëndë në zonën e “Porcelanit” në Tiranë.

    Sipas policisë, përplasja fizike mes dy personave ka ndodhur në zonën e njohur si “rrugica e Salës”, ku shkak i sherit besohet një shumë prej 10 mijë euro që Klaudio Prendit ia kishte borxh “Kleo i Freskut”.

    Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi, kjo është pista kryesore ku policia e Tiranës, është përqëndruar në këtë vrasje, që tronditi Tiranës 5 ditë më parë.

    Ndërkohë një pistë e dytë është dhe ajo e verifikimit të informacioneve se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së babait të viktimës, pasi Fran Prendi ka punuar për disa vite me rradhë si gjyqtar i Krimeve të Rënda dhe Gjykatës së Posaçme SPAK.

    Të dhënat e siguruara nga policia kriminale flasin se kohët e fundit është liruar nga burgu një eksponent i botës së krimit, i cili në vitin 2018, u dënua me burg nga Gjyqtari Fran Prendi.

    Policia po vlerëson këto informacione për një implikim të mundshëm të këtij personi në këtë ngjarje të rëndë./Ora News

  • Njihuni me pesë shenjat fatlume të horoskopit që do të pasurohen në vitin 2025

    Njihuni me pesë shenjat fatlume të horoskopit që do të pasurohen në vitin 2025

    Viti 2025 do të jetë një vit plot surpriza, me disa shenja që do të shohin që jeta e tyre të ndryshojë rrënjësisht.

    Viti 2025 do të sjellë disa ndryshime të mëdha për disa shenja të horoskopit, për sa i përket sektorit profesional, këto shenja do të zgjedhin një rrugë të re duke ndjekur një karrierë ndryshe.

    Sipas “The Economist Time”, parashikimet astrologjike “flasin” për suksese të mëdha financiare për pesë shenja specifike të zodiakut.

    Portofoli i tyre do të mbushet me para dhe ata do të shohin që kursimet e tyre të rriten “gjerë në qiell”.

    Sipas “The Economist Times”, pesë shenja të zodiakut kanë shanse të mira për t’u pasuruar në vitin 2025 dhe nuk janë askush tjetër veçse Dashi, Ujori, Demi, Gaforrja dhe Binjakët.

  • Dy vëllezërit ekzekutuan biznesmenin Eduart Reçi, çfarë u gjet në lokalin e tyre

    Dy vëllezërit ekzekutuan biznesmenin Eduart Reçi, çfarë u gjet në lokalin e tyre

    Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e provave të gjetura në lokalin e dy autorëve të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi, Shkëlqim dhe Florjan Duka.

    Autoritetet zbuluan se në magazinën e lokalit të vëllezërve Duka janë zbuluar dhe sekuestruar një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike.

    Sipas autoriteteve këto prova dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

  • Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, autori dyshohet se është polic

    Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, autori dyshohet se është polic

    Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit.

    Burimet bëjnë me dije se ka dyshime se autori është ose polic, ose ish-polic.

    Po sipas gazetarit, vrasja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e problemeve me pronësinë. Megjithatë për momentin nuk ka më shumë detaje dhe pritet që policia e Tiranës të dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen.

    Biznesmeni Eduard Reçi u vra rreth orës 23:00 të së mërkurës, (13 nëntor 2024), (fillimisht i plagosur rëndë), poshtë pallatit ku jeton, të cilin e ka ndërtuar vet, në rrugën “Gjeneral Nikols” në Tiranë, përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë.

    52-vjeçari me origjinë nga Dibra mori një tek plumb që i përkshkroi tej për tej në kokë dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës rreth orës 04:00 të mëngjesit të 14 nëntorit. Në fillim u kujtua se ishin fishekzjarre, edhe sipas dëshmisë së të afërmve të viktimës, por një plumb nga distanca, dyshohet me pushke snajper, e shembi përtokë biznesmenin.

    Reçi kishte punuar më hertë si drejtor në SHISH, teksa krimi u hetua në disa pista.

    Grupi hetimor ka sekuestruar kamera sigurie të bizneseve pranë, kryesisht bar kafe, por për shkak të errësirës deri më tani është parë e vështirë të kapet pamje e autorit ose autorëve.

    Por pamjet kanë fiksuar Eduard Recin teksa ecën, dhe bie në tokë pas një të shtëne, zhurma e së cilës dëgjohet edhe në disa kamera sigurie që regjistrojnë me zë.

    Në pyetje janë marrë familjarët e tij, të cilët kanë mohuar që të kenë dijeni përplasje apo konflikte të Eduard Reçit me persona të tjerë. Vite më parë, burimet thonë se Reçi ka qenë në krye të një drejtorie të SHISH në vitin 1996, por autoritetet ende nuk janë orientuar drejt vrasjes për shkak të kësaj detyre që ai ka mbajtur. Pas vitit 2000 ai ishte marrë me biznes.

    Burime thonë se Reçi me firmën “ELGM” ka ndërtuar edhe disa pallate të tjera në Tiranë.

  • Meteorologia Porja: Javën e ardhshme do të ketë rritje të temperaturave

    Meteorologia Porja: Javën e ardhshme do të ketë rritje të temperaturave

    Meteorologia Lajda Porja ka thënë për “Shqipëria Sot” se javën e ardhshme do të kemi rritje të temperaturave deri 20 gradë. Ajo ka theksuar se ditën e hënë do të kemi që në mëngjes një rritje të temperaturave.

    Sipas Porjas, ditët e fundit të muajit dhjetor do të jenë stabël dhe do të karakterizohen nga një mot i qendrueshëm.

    “Lajmi është se do të kemi rritje të temperaturave. Ditët e fundit të dhjetorit do të jenë më stabël. Ditën e nesërme do të kemi rritje të temperaturave në mëngjes me 3 gradë. Zonat malore do të mbeten nga -1, në -2.

    Temperaturat e larta do të kthehen në javën e fundit të dhjetorit. Java e fundit me mot të qendrueshëm dhe kthjellime.

    Theksojmë që ky në nëntor ka rezultuar më i ngrohtë me gjithë copëzat e tij”, tha ndër të tjera Porja.

  • Nuk pritej kaq shpejt! Ja DATA kur do të nisë Big Brother VIP Albania 4

    Nuk pritej kaq shpejt! Ja DATA kur do të nisë Big Brother VIP Albania 4

    Më pak se një muaj na ndan nga nisja e Big Brother VIP Albania 4.

    Mësohet se data kur do të nisë edicioni i 4-t do jetë mbrëmja e 21 dhjetorit.

    Dhe si çdo edicion, emra të ndryshëm nga showbizzi dhe jo vetëm, po qarkullojnë në rrjet se do bëhen pjesë e shtëpisë më të madhe në vend.

    Disa prej tyre janë Albërie Hadërgjonaj, Alba Pollozhani, Drilon Hoxha dhe Tiri Gjoci. .

    Megjithatë mbetet për t’u parë dhe për të pritur deri në nisje të programit për të parë personazhet VIP që do të jenë pjesë e shtëpisë.

  • Precipiton situata në takimin e Ramës në Londër, protestuesit shqiptarë dhunohen me shkopa gome (Video)

    Precipiton situata në takimin e Ramës në Londër, protestuesit shqiptarë dhunohen me shkopa gome (Video)

    Teksa kryeministri Edi Rama mban fjalën para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të godinës janë shënuar përplasje të ashpra mes protestuesve dhe punonjësve të sigurisë.

    Këta të fundit kanë nxjerrë me forcë qytetarët jashtë.

    Protestuesit një grup prej rreth 15 personash i kanë dhunuar dhe me shkopa goma.

    Në pamje të tjera shihet edhe një protestues i shtrirë në tokë, ndërsa punonjësit e policisë janë pranë tij.

  • Akuzat për 2 autorë në vrasjen e Martinit. Policia: Ja dëshmitë!

    Akuzat për 2 autorë në vrasjen e Martinit. Policia: Ja dëshmitë!

    Policia e Shtetit vëren se burime të caktuara janë angazhuar në një fushatë mediatike dizinformimi, lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit nga një bashkëmoshatar i tij, në një distancë rreth 200 metra nga shkolla “Fan Noli” në Tiranë.

    Policia e Shtetit disponon dëshmi të personave të përfshirë në konflikt dhe pamje filmike në afërsi të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur tragjedia dhe në kushtet e ndalimit ligjor për publikimin e tyre, informon opinionin publik se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet një autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje.

    Për të ezauruar çdo pretendim dhe sqaruar çdo detaj në funksion të së vërtetës e të shërbimit deri në fund të drejtësisë, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të çeshtjes dhe prindi i të miturit të dëmtuar L. M. në lidhje me pretendimet e tij të cilat do të vlerësohen në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi.

    Nga ana e Policisë Gjyqësore në drejtimin e prokurorisë po kryhen veprime intensive per zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe individualizimin e përgjegjësive penale të personave konkretë.

    Sipas Policisë së Shteti çdo keqpërdorim i tragjedisë së humbjes së një jete, nga ana e mediave, dëmton sekretin hetimor dhe dizinformon opinion publik.

    Fiqiri Meçe, babai i 14-vjeçarit që mbeti i plagosur rëndë me thikë në sherrin ku humbi jetën shoku i tij Martin Cani akuzoi se kanë qenë 2 persona që kanë qëlluar me thikë adoleshentin si dhe ka aluduar për fshehje të ngjarjes nga ana e policisë./dritare.net