Author: editor

  • Shkëlqeu në ndeshjen e fundit në Rusi, Mirlind Daku ia dedikon të dy golat e tij Martin Canit

    Shkëlqeu në ndeshjen e fundit në Rusi, Mirlind Daku ia dedikon të dy golat e tij Martin Canit

    Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, ka shkëlqyer mbrëmjen e kësaj të premteje, me fanellën e Rubin Kazan, me 26-vjeçarin që ishte protagonisti absolut në fitoren e skuadrës së tij, përballë rivalëve të Akron Togliatti, në javën e 16-të Premier Ligës ruse.

    Daku hipotekoi fitoren e djemve të teknikut Rakhimov, teksa shënoi dy herë në minutat 10’ e 20’, ndërsa për të vulosur rezultatin 3-0 mendoi ganezi Joel Fameyeh.Daku ia kushtoi ato gola Martin Canit dhe familjarëve të tij, duke kujtuar në këtë mënyrë futbollistin 14-vjeçar shqiptar i cili u vra i goditur me thikë në një zënkë për arsye banale mes bashkëmoshatarësh.

    “Dy golat shkojnë për familjen e Martinit dhe për vet Martinin. Bohuni të fortë, ai do shndrit në parajsë”,- shkruan Daku në mesazhin e tij prekës për djaloshin i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike pak ditë më parë në Tiranë.

  • Del foto e thikës me të cilën u vra 14-vjeçari

    Del foto e thikës me të cilën u vra 14-vjeçari

    Kjo është thika që dyshohet se u përdor nga 14-vjeçari, M.P me të cilën u vra 14-vjeçari, M.C dhe u plagos shoku i tij, mesditën e së hënës pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.

    Mjeti prerës u gjet në afërsi të Gjykatës së Apelit në kryeqytet nga Policia e Tiranës, e cila fillimisht pikasi çantën që dyshohet se i përket autorit të ngjarjes, e më pas thikën brenda saj.

    Vetë 14-vjeçari, nuk e ka treguar vendin ku hodhi armën e krimit. Gjatë së premtes atij iu komunikua akuza në një spital privat, aty ku i mituri po merr mjekim që prej ditës së ngjarjes, më 18 Nëntor.

    Gjykata vendosi lënien në burg pa afat për veprat penale vrasje në rrethana cilësuese ndaj një të mituri dhe prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.

    Ndonëse sipas Kodit Penal Shqiptar për këto vepra, marzhi i dënimit është i maksimal, autori për shkak të moshës së mitur rrezikon deri në 12 vite heqje lirie.

    Referuar hetimeve, konflikti mes dy 14-vjeçarëve nisi të premten, në 15 Nëntor dhe agravoi 3 ditë më vonë, në sherri fizik ku u përdor edhe thika nga autori.

  • Ilnisa dhe Meritoni nuk janë më bashkë:Xhelozia dhe sherret largojnë Meritonin nga Shqipëria!

    Ilnisa dhe Meritoni nuk janë më bashkë:Xhelozia dhe sherret largojnë Meritonin nga Shqipëria!

    Ditët e fundit, në rrjetet sociale janë përhapur dyshime se Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

    Këto dyshime lindën pasi dyshoja i hoqi njëri-tjetrit follow në Instagram, ndërsa më pas Ilnisa e ftuar në emisionin “Wake Up”, e pyetur mbi këto aludime, ka dhënë disa përgjigje jo shumë të qarta.
    Burime për gazetën “Panorama” bëjnë me dije se Ilnisa dhe Meritoni janë ndarë dhe se shkak janë bërë skenat e xhelozisë dhe sherret. Thuhet se pas sherreve të vazhdueshme, Meritoni ka vendosur të largohet nga shtëpia ku rrinte me moderatoren dhe është larguar në Kosovë.Sherret dhe xhelozitë janë mësuar edhe nga miqtë, që kanë zbuluar se Ilnisa ka shfaqur shenja xhelozie ndaj Meritonit, teksa ky i fundit ka vendosur mos japë më shpjegime rreth skenave që partnerja i ka bërë.

  • “Jam në ditët e mia të ciklit menstrual”, habit moderatori: Meshkujt përjetojnë të njëjtat simptoma si femrat

    “Jam në ditët e mia të ciklit menstrual”, habit moderatori: Meshkujt përjetojnë të njëjtat simptoma si femrat

    Moderatori dhe gazetari i njohur Ronaldo Sharka, në një postim në rrjete sociale, ka ngritur një diskutim pak të pazakontë.

    Ai shkruan se mendon që ashtu si vajzat, edhe djemtë përjetojnë një cikël menstrual, edhe pse fizikisht është e pakuptueshme, thotë Ronaldo.“Kam dyshime që jam në ditët e mia të ciklit menstrual. Kam uri të pashpjegueshme, luhatje humori, jam emocional dhe nervoz.

    Pak kohë më parë lexova një artikull ku edhe meshkujt kanë cikël menstrual, njësoj si edhe femrat. Meshkujt përjetojnë të njëjtat simptoma si femrat gjatë ciklit edhe pse fizikisht është e pakuptueshme. Kur lexova artikullin u shokova, tani kam filluar ti besoj”, ka shkruar ai.

  • Stuhia “Bert” godet Britaninë e Madhe,dëborë dhe erëra të forta, alarme për përmbytje

    Stuhia “Bert” godet Britaninë e Madhe,dëborë dhe erëra të forta, alarme për përmbytje

    Stuhia Bert ka goditur Britaninë e Madhe, rrugët janë bllokuar nga dëbora, shirat dhe erërat e forta që pritet të shkaktojnë ndërprerje të mëtejshme të udhëtimeve si dhe është ngritur alarm për përmbytjet.

    13 alarme nga shteti kanë dhënë paralajmërime për përmbytje në pjesën më të madhe të vendit, si dhe shtresa akulli janë krijuar në zonat e Skocisë dhe një pjesë të Yorkshire si dhe në veri në Anglisë. Paralajmërime të verdha për erëra të forta, shi dhe borë janë lëshuar në pjesën më të madhe të Britanisë.

    Fluturimet janë ndërprerë në aeroportin e Neëcastle për shkak të borës së madhe. Bordi i nisjes në aeroport tregon se shumë fluturime që do të niseshin të shtunën janë vonuar, ndërsa shërbimi i British Airëays në 9:30 të mëngjesit për në Heathroë u anulua.

    Aeroporti postoi në X: “Për shkak të stuhisë Bert, aeroporti ka pasur borë të vazhdueshme dhe të madhe këtë mëngjes. Ekipi ynë i borës po punon shumë për të mbajtur në minimum çdo ndërprerje dhe ne do të ofrojmë një përditësim të mëtejshëm më vonë këtë mëngjes.”

    Të paktën 60,000 shtëpi, biznese dhe ferma kanë mbetur pa energji në Irlandë, tha Bordi i Furnizimit me Energji Elektrike, duke shtuar se kishte mobilizuar ekuipazhet në zonat e prekura dhe po iu përgjigjej defekteve.

    Kompanitë hekurudhore u kanë kërkuar pasagjerëve të shmangin udhëtimet në zona të caktuara dhe disa kanë paralajmëruar për ulje të shërbimeve. Autostrada Kombëtare lëshoi një “alarm për mot të rëndë” për borën që ka prekur Yorkshire dhe Anglinë verilindore.

  • Salianji thirrje për protestë nga qelia nr.6: Për të ndryshuar situatën duhet të manifestojmë

    Salianji thirrje për protestë nga qelia nr.6: Për të ndryshuar situatën duhet të manifestojmë

    Salianji thirrje për protestë nga qelia nr.6: Për të ndryshuar situatën duhet të manifestojmë
    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është drejtuar në një thirrje popullit shqiptar me një letër të shkruar nga qelia nr. 6 e burgut të Fierit, ku ai tashmë po vuan dënimin e tij prej muajsh.

    Teksa forca opozitare ka paralajmëruar protestën e rradhës kombëtare në datën 26 nëntor, Salianji shkruan në postimin e tij për të kurajuar të gjithë njerëzit për të marrë pjesë në këtë “manifestim”, siç edhe e quan ai, për një jetesë të sigurtë dhe për demokraci.Duke u nisur nga rasti i fundit tronditës ku pas një sherri banal mes të miturish humbi jetën një 14-vjeçar, Marin Cani, Salianji tregon se jetesa nuk është më e sigurtë dhe këtë fakt ai ia faturon qeverisë që ndodhet në pushtet për mosmarrjen e masave të domosdomshme si dhe për mosfunksionim të strukturave që kanë përgjegjësinë totale për këtë ngjarje.

    “Asnjë lajm i mirë nuk mbërrin nga askund në Shqipërinë tonë. Punët po shkojnë përherë e më keq. Vrasja e 14 vjeçarit në derën e shkollës, pas një sherri të përsëritur, tregon dështimin skandaloz të gjithë qeverisë bashkë me atë dyzinë strukturash që ka në varësi, që janë aty, e kanë për detyrë të parandalojmë që tragjedi të tilla të mos ndodhin.”

    Ish-deputeti demokrat tregon sesi për të manifestuar më të mirën për vendin tonë, të gjithë duhet të ngrenë krye dhe të qëndrojnë të fortë, pasi të ndenjurit mënjëanë ka dëmtuar shumë demokracinë, shprehet ai në postimin e tij.

    […]rreziku më i madh që i kanoset demokracisë është tirania e të ndenjurit mënjanë e qytetarëve, pra apatia. Po shqiptarët nuk duan këtë. Kjo është e sigurtë. Po për ta ndaluar, e për ta ndryshuar situatën, duhet ta kërkojnë, të qendrojnë, të rezistojnë, të ngrenë krye. Të manifestojmë,” përmbyll Salianji postimin e tij.

  • Dibra në alarm, prodhimi i mollëve mbetet stok, fermerët marrin vendimin e menjëherëshëm

    Dibra në alarm, prodhimi i mollëve mbetet stok, fermerët marrin vendimin e menjëherëshëm

    Fermerët e zonës së Dibrës po përballen me një situatë të vështirë për shkak të mungesës së tregut të shitjes për prodhimet e tyre, veçanërisht mollët. Për shumë prej tyre, ky është një problem që përsëritet çdo vit, duke shkaktuar humbje të mëdha ekonomike dhe zhgënjim.

    Ylli Farruku, fermer nga fshati Grevë në Njësinë Administrative Melan, tregon se prodhimi i tij i mollëve ka mbetur i gjithë në magazinë, pa mundur ta shesë. Ai shprehet se kjo situatë është tepër dëshpëruese, pasi ndikon negativisht jo vetëm në të ardhurat e tij, por edhe në planet për të ardhmen. “Prodhimi që kam mbetur stok është mundi i një viti të tërë. Pa treg dhe pa mbështetje, gjithçka është e humbur,” shprehet ai.

    ProfitSence Logo
    Një tjetër problem që theksojnë fermerët është mungesa e infrastrukturës frigoriferike për ruajtjen e produkteve. “Nëse do kishim frigoriferë, mund ta ruanim prodhimin dhe ta shisnim gradualisht. Por në këto kushte, gjithçka kalbet,” shton Ylli, i cili bën apel për ndihmë nga institucionet shtetërore.

    Situata bëhet edhe më dramatike për fermerë si Selim Suti, i cili ka nisur të presë pemët e tij frutore të mollëve, pasi nuk sheh më asnjë zgjidhje. Selimi shpjegon se ka bërë të njëjtën gjë me qershitë vite më parë, dhe tani po përsëritet e njëjta histori edhe me mollët. “Prej vitesh prodhimi kalbet. Nuk kemi treg dhe as mbështetje. Të investosh në këto kushte është e kotë,” thotë ai.

    Fermerët e Dibrës kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të rregulluar çmimet e produkteve të brendshme dhe atyre të importit. Ata ndihen të pabarabartë në konkurrencë me produktet e importuara, të cilat shpesh dominojnë tregun vendas. “Shteti duhet të ndërhyjë për të na mbrojtur. Nuk mund të lejojë që prodhimet tona të kalben, ndërkohë që tregjet mbushen me produkte të importit,” thotë një tjetër fermer nga zona.

    Në Dibër, ku bujqësia është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë, mungesa e tregut për shitjen e produkteve është një kërcënim serioz për jetesën e qindra familjeve. Me mungesën e politikave mbështetëse dhe infrastrukturës së nevojshme, fermerët po dorëzohen përballë kushteve të pafavorshme, duke braktisur gjithnjë e më shumë aktivitetin bujqësor.

    Fermerët apelojnë për zgjidhje konkrete: ndërtimin e magazinave frigoriferike, subvencione për prodhuesit vendas dhe krijimin e mundësive për eksport. Për ta, këto janë hapat e nevojshëm për të shpëtuar nga një krizë që po rrezikon të zhbëjë traditën dhe punën e një brezi të tërë.

  • Zbulohen emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”! Kush janë vajzat s*ksi të showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

    Zbulohen emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”! Kush janë vajzat s*ksi të showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

    Kur mungon më pak se 1 muaj nga nisja e “Big Brother”, emrat të tjerë janë duke qarkulluar si banorë të mundshëm të shtëpisë. “Panorama” ka shkruar disa herë, duke zbuluar në mënyrë ekskluzive disa nga emrat që janë pranë konfirmimit si konkurrentët e parë të shtëpisë. Teksa shtëpia pritet të ndezë dritat në mbrëmjen e 21 dhjetorit, të tjerë emra qarkullojnë në rrjet

    Si një ndër emrat që vjen në “Big Brother” në kërkim të famës është poeti Albi Lushi. Ndonëse një emër disi më i tërhequr nga zhurma e rrjeteve sociale dhe nga daljet televizive, Lushi ka arritur që të ketë publik pas vetes me anë të veprave të tij. Në daljet publike, Albi ka folur edhe për dashurinë dhe historinë e tij të rëndësishme.

    Poeti i njohur në rrjetet sociale, Albi Lushi rrëfen në podcastin ‘M’kujto’ të gazetares Çenkuela Hasa se si dashuria e parë e zbërtheu për të nisur krijimtarinë e tij. Lushi shpjegon konceptin e tij për tradhtinë dhe rrëfen përse u nda nga e dashura e fundit.

    “E kam pasur shansin të përjetoj dashurinë dhe ngushëlloj të gjithë ata që nuk e kanë provuar. Përjetimet e asaj moshe më kanë bërë të zbërthehem emocionalisht dhe artistikisht. Duhet të të godasë diçka e madhe që të kuptosh realisht se ku je. Ajo ndjenjë më ka bërë jo vetëm të bëj poezi të bukura, por edhe ta vlerësoj shumë një marrëdhënie. Nga e dashura u ndava sepse më trajtoi si qen. Tradhtia është një shkak për pasojë”, u shpreh Albi Lushi. Duket se tashmë poeti romantik pritet të jetë një ndër banorët e shtëpisë, për të çuar më tej artin e tij.

    Në rrjet ditët e fundit është përfolur edhe emri i këngëtares Albërie Hadërgjonaj. Artistja prej vitesh është ndër emrat më të dashur të publikut. Me një karrierë mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, Albëria vijon të ketë nga pas shumë fansa. Mediat kanë shkruar ditët e fundit se edhe këngëtarja është ftuar që të marrë pjesë në reality, megjithatë deri më tani, akoma nuk ka dhënë një përgjigje.

    Ditët e fundit ajo është rikthyer në Tiranë, ku dhe ka qenë prezente në shumë intervista. Ndoshta ndër rastet e rralla që ajo flet për jetën private, duke dashur kështu të shpërndajë me ndjekësit e saj edhe detaje nga jeta sentimentale.

    E nëse do të jetë pjesë e “Big Brother”, jemi të sigurt që më të shpeshta do të jenë historitë e jetës së Albëries. Me pjesëmarrjen e saj në “Përputhen” nuk la shumë mbresa, por jashtë këtij formati, Alba është përpjekur fort që të jetë përherë në qendër të vëmendjes.

    Edhe emri i Alba Pollozhanit është përfolur si një ndër banoret e mundshme të “Big Brother”. Vajza, e cila shpesh bëhet lajm për deklaratat e forta që jep, pritet që të jetë pjesë e lojës, ku edhe jemi të sigurt që nuk do të mungojnë skenat e forta që ajo vetë do të

    Pak kohë më parë, Alba shkaktoi shumë polemika me deklaratën e saj. Ajo u shpreh e ftuar në emision se “meshkujt nga jugu janë ‘bes-prema’”, gjë që iu kundërvunë nga të ftuarit. Pollozhani vazhdoi t’i qëndronte stoike deklaratës së saj, duke thënë disa herë që nuk i pëlqejnë toskët, por vetëm gegët.

    “Unë e shoh jetën time ashtu si unë dua ta jetoj. Unë kam gjithë të drejtën e botës, si çdo njeri që të bëj zgjedhjet e mia. Zgjedhja ime në jetë për momentin është për sa i përket anës së marrëdhënies me një partner, është mashkull verior, biznesmen dhe mysliman”.

    Veç emrave që deri më tani janë mësuar, të tjerë dalin në pah. Një ndër to është Renee Reffo. Vajza në fjalë është e bija e aktores Julia Ilirjani, që vitin e shkuar ishte pjesë e formatit “Big Brother”.

    E njohur në rrjetet sociale, duket se Renne është gati që këtë vit ta provojë vetë eksperiencën e “Big Brother”. Blogerja ka folur pak kohë më parë, për mundësinë e këtij hapi në karrierën e saj.

    renee Reffo4

    Ajo pranoi se është kthyer në Shqipëri dhe po mendon t’i hyjë botës së ekranit dhe “showbiz”-it. Sa i përket BBV, Renee tregon se strategjia që do ndiqte është ‘vetja e saj’ në çdo dimension të mundshëm e megjithatë, thotë që nëse do hynte, kërkon falje paraprakisht për fjalorin e pisët, duke thënë se herë pas here edhe mund t’i shpëtojë ndonjë fjalë e “papërshtatshme”. Dhe tashmë duket se ftesa i ka shkuar për të qenë pjesë

    Një tjetër emër është edhe ai i Drilon Hoxhës. Aktori dhe regjisori, vitet e fundit ka qenë shumë i angazhuar me projektet e tij filmike që ka sjellë për publikun. Por tashmë, është momenti që publiku ta njohë edhe atë si personazh, krahas filmave që ai prodhon dhe interpreton. Bëhet me dije se aktori do t’i bashkohet kastit në lojë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

    Tiri Gjoci është një artist i ri në tregun muzikor, por që shumë shpejt ai ka bërë fansa, duke vlerësuar muzikën e mirë, por edhe natyrën e tij prej “playboy”.

  • Shënoi dy gola në Rusi, Mirlind Daku dedikim prekës për Martinin: Bëhuni të fortë!

    Shënoi dy gola në Rusi, Mirlind Daku dedikim prekës për Martinin: Bëhuni të fortë!

    Mirlind Daku ka gjetur sot dy herë rrugën e rrjetës në kampionatin rus të futbollit, duke i siguruar një fitore 3-0 Rubin Kazan përballë Akron Toljati.

    Pas ndeshjes, nëpërmjet rrjeteve sociale, ai ka bërë një dedikim të veçantë për dy golat.

    Daku ia kushtoi ato gola Martin Canit dhe familjarëve të tij, duke kujtuar në këtë mënyrë futbollistin 14-vjeçar shqiptar i cili u vra i goditur me thikë në një sherr për arsye banale mes bashkëmoshatarësh.

    “Dy golat shkojnë për familjen e Martinit dhe për vet Martinin. Bohuni të fortë, ai do shëndrit në parajsë”, shkruante Daku në mesazhin e tij emocionues.

  • “Shkodrani i zemrës…”/ Kiara Tito zbulon si i’a ‘prishi mendjen’ Luizi dhe pse nuk mban në gisht unazën e martesës

    “Shkodrani i zemrës…”/ Kiara Tito zbulon si i’a ‘prishi mendjen’ Luizi dhe pse nuk mban në gisht unazën e martesës

    Moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”. E sigurisht që pyetjet e tyre kanë qenë të lidhur edhe me partnerin e Kiarës, Luiz Ejlli.

    Një ndjekëse e ka pyetur nëse e ka menduar ndonjëherë se mund të lidhej me këngëtarin e njohur. Kiara i përgjigjet se kur ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka menduar se do të qëndrojë ‘2-3 javë’. Por shton se ‘shkodrani i zemrës i prishi planin me humorin e tij’.

    “Kiara a e ke menduar në fillim ndonjëherë se mund të lidheshe me Luizin dhe të arrije këtu ku je sot?”, e pyeti një ndjekës.

    “Mendimi im ishte do futem në Big Brother dhe do dal mbas 2-3 javësh. Mirë që dola pas 3 muajsh, po u bëra me bashkëshort dhe me fëmijë. Jo kurrë s’do kisha menduar, se kam qenë e vendosur në fillim por ja që shkodrani i zemrës ma prishi mendjen me humorin e tij”, i përgjigjet Kiara.

    Ndërsa një tjetër ka qenë kuriozë të dijë se pse nuk mban unazat e martesës dhe Tito I tregon se ‘nuk i bëjnë më’.

    “M’fal për pyetjen por pse nuk i mban unazat e martesës?”, e ka pyetur një tjetër.”

    “Akoma nuk më bëjnë! Besoj që do t’i ndërroj”, i ka kthyer përgjigje moderatorja e njohur.