Author: editor

  • Skena xhelozie dhe sherre, zbulohen arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit! Moderatori mori valixhet nga shtëpia ku bashkëjetonin dhe u largua drejt…(Prapaskenat)

    Skena xhelozie dhe sherre, zbulohen arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit! Moderatori mori valixhet nga shtëpia ku bashkëjetonin dhe u largua drejt…(Prapaskenat)

    Rreth një muaj më parë “Panorama” zbuloi se mes Ilnisës dhe Meritonit kishte një krizë. Çifti, i cili u njoh dhe u dashurua në “Big Brother” kishte nisur nga problemet. Por atëherë kur u duk se gjërat mes tyre po sistemoheshin, problemet dolën sërish në pah.

    Ditët e fundit, si Ilnisa, ashtu edhe Meritoni, kanë larguar njëri-tjetrin nga “Instagram”-i si dhe kanë fshirë të gjitha fotot që kishin së bashku. Pak ditë më parë, ishte vetë gazetarja që pranoi problemet, por duke u përpjekur t’i zvogëlojë ato. Gjatë bisedës, Ilnisës iu shfaqën disa foto të publikuara dikur nga Meritonin, të cilat tashmë nuk janë të pranishme në profilin e tij në “Instagram”.

    Po ashtu, u përmend edhe fakti që ata nuk e ndjekin më njëritjetrin në këtë rrjet social. E pyetur në lidhje me këto ndryshime, Ilnisa u përgjigj shkurt dhe qartë: “Nuk kemi, nuk kemi ndonjë lajm të ri”, tha ajo.

    Kur u pyet më tej nëse ata janë mirë dhe të dashuruar, Ilnisa shtoi me buzëqeshje: “Si çdo çift normal që mundet të…” dhe më pas vazhdoi duke komentuar mbi dinamikën e marrëdhënies së çiftit, duke theksuar se si ndodhin në çdo lidhje grindje të vogla: “Në një shtëpi jemi, edhe zihemi”.

    Nga ato çfarë kemi mundur të mësojmë, sherri mes tyre ka qenë për shkak të xhelozisë. Pas sherreve të vazhdueshme mes tyre, Meritoni ka vendosur të largohet nga shtëpia, për t’u rikthyer sërish në Kosovë. Pasi ka mbyllur disa angazhime në Prishtinë, është nisur drejt Nju Jorkut, ku edhe ka disa ditë që po qëndron. Nga ana tjetër, Ilnisa ka vijuar me angazhimet e saj në Tiranë. Që pas sherrit të parë, çifti është përplasur edhe disa herë, duke bërë që moderatori të largohet nga shtëpia, duke mos u rikthyer më.

    Sherret për xhelozi janë mësuar edhe nga miqtë, që kanë zbuluar se Ilnisa ka shfaqur disa shenja xhelozie ndaj Meritonit, teksa ky i fundit ka vendosur që të mos japë më shpjegime rreth skenave që partnerja i ka bërë.

    Të shpeshta kanë qenë aludimet se familjarët e moderatorit kosovar nuk e kanë pranuar partneren e re të djalit. Dhe në fakt, pas disa muajsh nga bashkëjetesa e këtij çifti, duket se familja Mjekiqi, ende nuk pranon Ilnisën si të dashurën e djalit. Nga ajo çfarë dihet, Ilnisa nuk ka shkuar ende te shtëpia e Meritonit, pasi familjarët e tij janë kundra kësaj lidhjeje. Në një intervistë të dhënë disa javë më parë, gazetarja e konfirmoi një gjë të tillë, duke u shprehur se ende nuk kishte gjetur kohën.

    “Vera ka qenë intensive për atë çfarë pritet të vijë dhe ende nuk kemi gjetur kohë”, tha shkurtazi Ilnisa, duke zgjedhur që të mos komentojë më gjatë raportin që ka me familjen e partnerit të saj. E teksa në Prishtinë situata është ende e nderë, në Tiranë, Meritoni është pranuar tashmë si ‘dhëndër’.

    Vetë gazetarja ka zbuluar takimin e tij me vajzën e tij, por nuk ka përmendur në asnjë sekondë takimin me prindërit e saj, duke ngritur dyshimet se kjo lidhje, ndonëse është pranuar nga familja e saj, nuk shihet me sy edhe aq të mirë. Ajo tregoi mes të tjerash se si është marrëdhënia e Meritonit, partnerit të saj me Anaisin, e bija e gazetares. Ilnisa u shpreh se takimi i tyre i parë shkoi shumë mirë, ashtu siç ajo e kishte pritur dhe menduar.

    “Ky ka qenë takimi i tyre i parë. Këta janë shumë shokë, bëjnë shumë gjëra që unë bëhem me nerva, bëjnë shumë lojëra. Anaisi është shumë e mirë, është një dritë. Takimi i tyre ishte siç e kisha pritur, i ëmbël, i qetë. E rëndësishme është që ka dashuri shumë në familjen tonë”, u shpreh Ilnisa.

    Ajo tha se me Meritonin po bashkëjetojnë, se ka projekte të mëdha dhe janë aq të zënë sa nuk u intereson se ç’bëhet përreth: “Më beso, nuk kemi kohë të shohim se ç’bëhet vërdallë. Unë një xhiro e bëj në ‘Instagram’ dhe shoh ato që shkruhen për mua. Kur dëgjoj ndonjë deklaratë të ndonjë ‘zero me xhufkë’, zgjedh të hesht. Nuk ka përgjigje më të mirë se sa heshtja”.

    Ilnisa ceku edhe për lajmin e rremë për aksidentin e Meritonit: “Besoj që reagimi im nuk ka rënë në vesh të shurdhër, pasi duhet të kemi shumë kujdes me atë që shkruajmë dhe me atë që shesim. Duke ditur se në kohët e fundit gjithçka ka një centrifugë të përshpejtuar lajmit të rremë”. Ajo u shpreh se ata ishin në shtëpi kur lajmi mori dhenë: “Ne ishim në shtëpi dhe befas dëgjuam një trokitje që po shpërthente në një zhurmë ekstreme. Ishte Kevi, im vëlla, shumë i shqetësuar. Kishte shumë telefonata nga familja e tij”.

    Gazetarja e njohur Ilnisa Agolli pas përfundimit të pushimeve me partnerin e saj Meriton Mjekiqin, ishte e ftuar në emisionin “She’s On Top”, ku ka folur për detajet e marrëdhënies së saj me moderatorin. Nuk munguan pyetjet ngacmuese nga Argjira, moderatorja e emisionit nëse çifti ka ndonjë të re për të ndarë me publikun. Ndër të tjera, Ilnisa tha se tashmë kishin marrë një hap tjetër të rëndësishëm në jetën e tyre, kishin filluar bashkëjetesën nga ku shtoi se gjithçka po shkon për mrekulli, por si çdo çift edhe ata kanë zënkat e vogla kur nuk gjejnë gjërat nëpër shtëpi. Kujtojmë që Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u dashuruan në shtëpinë e “Big Brother” kur ishin konkurrentë dhe lidhjen e tyre e vijuan pas daljes.

  • Shqiptarët në Londër përplasen me Taulant Ballën dhe Benet Becin: Hajdutë, kush ua ka paguar paratë që vini deri këtu?(Video)

    Shqiptarët në Londër përplasen me Taulant Ballën dhe Benet Becin: Hajdutë, kush ua ka paguar paratë që vini deri këtu?(Video)

    Krytetari i Bashkisë Shkodër, ai i Koplikut si dhe deputetë e ministra të rilindjes, kanë zbarkuar në Londër për të takuar Edi Ramën, i cili pritet të zhvillojë ditën e nesërme një takim me patronazhistët e tij që i merr nga Shqipëria me vete për t’i shitur si emigrantë.

    Ndërkohë, shqiptarët e diasporës e urrejnë për vdekje njeriun që i ka përzene nga vendi, për shkak të keqqeverisjes së tij dhe korrupsionit galopant në 12 vjet pushtet.

    Taulant Omi, shqiptar i diasporës u ka zënë pritë në dalje të një salle taborit të korruptuar të Ramës, Benet Becit, kryetarit të Bashkisë së Koplikut, Pandeli Majkos, Taulant Ballës, Alket Hysenin etj.

    Omi ka pyetur secilin prej tyre duke iu drejtuar, “o hajdutë, kush ua ka paguar paratë që keni ardhur deri këtu me taku Edi Ramën? A keni turp?

    “Si more vini këtu me taku Edi Ramën. Ku i ke marrë paratë Pandeli Majko? Kush i ka paguar paratë Taulant Balla. Kryehajduti Alket Hyseni, kush i ka paguar paratë sot”? – i ka pyetur ai, ndërsa rilindasit dilnin me shpejtësi me kokën ulur.

    Kjo duket se do të jetë prelut i asaj që pritet t’i ndodhë Edi Ramës nesër në Londër, një zemërim i qytetarëve të diasporës të cilët Rama dhe mafia e tij as nuk i blen dot, as nuk i kërcënon dot./Syri.net

  • “Ke mbaruar me 5-a”/ Sazan Guri debat me gjuhëtaren: Shqipen ta studiojmë ne inxhinierët, jo ti…

    “Ke mbaruar me 5-a”/ Sazan Guri debat me gjuhëtaren: Shqipen ta studiojmë ne inxhinierët, jo ti…

    Dita e djeshme, 22 nëntor ishte dita e Alfabetit dhe pikërisht në këtë ditë u prezantua edhe fjalori i madh i gjuhës shqipe një projekt leksikografik që përfshin më shumë se 120 mijë fjalë. Fjalori i madh i gjuhës shqipe është komentuar shumë në rrjet. Një ndër to ishte dhe gjuhëtarja e njohur Teuta Toska.

    E ftuar në një emision televiziv, gjuhëtarja Teuta Toska është përplasur me ambientalistin Sazan Guri, i cili u shpreh se gjuhëtarët nuk kanë metodologjinë e duhur për të studiuar prejardhjen e fjalëve të gjuhës shqipe dhe se kjo punë u takon inxhinierëve.

    Gjuhëtarja Teuta Toksa: Një nga arsyet se përse njerëzit kanë probleme me leximin është se njerëz si zoti Sazan kanë shumë sukses në publik. Pikërisht për faktin që njerëzit janë larguar nga leximi, nga shkenca. Ai vlerësimet e tij personale, fantazitë e tij i konsideron të vërteta. Por këto nuk janë shkencë. Këtë gjë unë ia kam shprehur zotit Sazan disa herë. Mund të ketë pa diskutim që grupe tingujsh të përkojnë me të gjitha gjuhët e botës. Sa fjalë të shqipes përkojnë me greqishten? Çfarë do të thotë kjo që ua kemi marrë apo na e kanë marrë? Sazani dhe njerëz të tjerë e përdorin këtë gjë sepse njerëzve u pëlqehet. “Fët e fët” është një onomatope, (imitim i tingujve), në gjuhën shqipe.

    Sazan Guri: I drejtohem zonjës Teutë, ju nuk e bëni dot integrimin, sintetizimin…

    Gjuhëtarja Teuta Toksa: Mos përdorni fjalë të huaja zoti Sazan, këto janë fjalë të huaja.

    Sazan Guri: Çdo fjalë e huaj, e ka burimin te shqipja, por ju nuk lejoni të analizohet në detaje. Kur thua fjalën “rekomend”…

    Gjuhëtarja Teuta Toksa: Si ishte se nuk e dëgjova?

    Sazan Guri: Dëgjo pra dëgjo, se në fund të fundit po të ishe e mirë ti nuk do ishe bërë gjuhëtare ti. Ne jemi me 10-ta ti ke qenë me 5-a a me 6-a.

    Gjuhëtarja Teuta Toksa: Kam frikë se më ngatërron me dikë tjetër se unë kam qenë studentja më e mirë e brezit tim, e kam zgjedhur gjuhësinë sepse dua gjuhën shqipe.

    Sazan Guri: Ti nuk ke metodologji.

    Gjuhëtarja Teuta Toksa: As ju zoti Sazani, ju keni fantazi

    Sazan Guri: Dëgjo moj dëgjo, se ta kam parë mendjen unë

    Moderatori Flori Gjini: Mos po e ngatërroni se është gjuhëtarja Teuta Toska.

    Sazan Guri: Pse ata që përmenda unë gjuhëtar ishin? Ata që përmenda janë dy inxhinierë. Nuk janë filolog apo gjuhëtar, janë inxhinier pasi vetëm ata dinë të bëjnë verifikimin e fakteve.

    Gjuhëtarja Teuta Toksa: Pra zoti Sazan po thotë që meqë është ai inxhinier, i takon të bëjë ai gjuhësinë.

    Sazan Guri: Po nuk ke faj moj, nuk di ta bësh, nuk e bën dot.

  • I dënuar me 10 vjet burg për drogë e pr*stitucion, arrestohet në Durrës 27-vjeçari

    I dënuar me 10 vjet burg për drogë e pr*stitucion, arrestohet në Durrës 27-vjeçari

    Arrestohet nga policia e Durrësit një 27-vjeçar i akuzuar dhe i dënuar me 10 vjet burg për disa vepra penale.

    Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcën e Posaçme “Shqiponjat”, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën policore mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”.

    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur te Kryqëzimi i Fllakës Durrës, shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Krujë.

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 26.09.2024, e ka dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Nxitje për përdorim të drogës” dhe “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 5 vjet e 4 muaj burg.

    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Pakënaqësi dhe “krisje”, çfarë nuk shkon në Kombëtaren shqiptare…

    Pakënaqësi dhe “krisje”, çfarë nuk shkon në Kombëtaren shqiptare…

    Mund të mjaftojë postimi i prindit të një lojtari të Kombëtares për të kuptuar pak ose shumë se çfarë prapaskenash ndodhin brenda dhomave të zhveshjes së ekipit kombëtar.

    Një situatë e akumuluar që me listën e Europianit, ku përzgjedhësi Silvinjo shkaktoi pakënaqësi të mëdha, por në vijim polemikat nuk përfunduan edhe në listat e lojtarëve që u grumbulluan në Ligën e Kombeve apo minutazhi i futbollistëve të caktuar në këto 6 ndeshje që u luajtën dhe deri te deklaratat pas ndeshjes së fundit me Ukrainën. Diçka e tillë u reflektua edhe në rezultatet e Kombëtares, e cila përfundoi e fundit në grup edhe pse dy ndeshjet e fundit i luante në shtëpi dhe si pasojë e kësaj paraqitje jo të mirë, u rrëzua në Ligën C të këtij kompeticioni.

    Por, pyetjet që mund të ngrihen për këtë “krisje” dhe raportet e trajnerit me disa lojtarë janë: A ka probleme brenda grupit në ekipin kombëtar të cilat mund të ndikojnë për keq në të ardhmen e shëndetshme të skuadrës? A po menaxhohen si duhet nga trajneri dhe stafi i tij futbollistë të caktuar?

    Si është puna me dëmtimet, nëse Uzuni ka luajtur i dëmtuar në ndeshjen me Ukrainën dhe ka sakrifikuar, mund të themi të njëjtën gjë edhe për Jasir Asanin i cili u dëmtua vetëm 3 ditë përpara ndeshjes? Po me Ernest Muçin si është e vërteta, ishte gati fantazisti për të zbritur në fushë duke ditur se mori një dëmtim në stërvitje përpara ndeshjes me Çekinë? Pyetja e fundit që ngrihet: A u rrezikua me këta futbollistë?

    Këto përgjigje trajneri duhet t’i japë përpara se të bëhet gati për eliminatoret e Botërorit dhe të jetë më i sinqertë me opinionin sportiv, madje edhe kur përfshin në listë lojtarë të dëmtuar dhe dikush vjen paraqitet në Tiranë dhe dikush tjetër qëndron te klubi i tij. Është e sigurtë që sa më transparente të jemi në këtë pjesë, aq më mirë do të jetë për Kombëtaren shqiptare.

  • Te Beshiktash “kryqëzojnë gishtat”, synojnë të rikuperojnë Muçin për derbin kundër Mourinho-s

    Te Beshiktash “kryqëzojnë gishtat”, synojnë të rikuperojnë Muçin për derbin kundër Mourinho-s

    Në momentin e tij më të mirë, kur ishte rikthyer titullar fiks te Beshiktash, Ernest Muçi është i detyruar të ndalet si pasojë e dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Ukrainws.

    Klubi turk me anë të një komunikate për mediat zbuloi se bëhet fjalë për një tërheqje në kofshën e majtë dhe hemorragji të brendshme. Muçi ka nisur menjëherë fazën e riaftësimit pasi stafi mjekësor shpreson që Muçi të rikthehet sa më shpejt në fushë.

    Një dëmtim i tillë kërkon minimalisht dy javë rikuperim, por në radhët e Beshiktash shpresojnë që Muçi të jetë në dispozicion në derbin kundër Fenerbahçes në program për t’u zhvilluar më 7 dhjetor.

    (BalkanWeb)

  • Ana lë shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 3”

    Ana lë shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 3”

    Mbrëmja e së premtes në Big Brother VIP Kosova solli një eliminim surprizë, teksa bukuroshja Ana u bë e eliminuara e radhës nga shtëpia më e ndjekur në vend.

    Ajo rezultoi më pak e votuara nga publiku, në një televotim ku të nominuar ishin plot 10 banorë.

    Ky eliminim ishte një moment emocional jo vetëm për Anën, por edhe për banorët e tjerë që kishin krijuar lidhje të ngushta me të gjatë qëndrimit në shtëpi.

    Ana, e njohur për natyrën e saj të qetë dhe sjelljen pozitive, u shpreh mirënjohëse për përvojën dhe për mbështetjen që ka marrë nga publiku gjatë garës.

    Ky eliminim ishte veçanërisht i vështirë për Kevinin, me të cilin krijoi një lidhje gjatë qëndrimit në shtëpi.

  • Shisnin vajra të përzierë për vaj ulliri bio pasi i reklamonin në rrjetet sociale, arrestohet babai, shpallet në kërkim i biri! Policia: Produktet e përdorura, ende të panjohura!

    Shisnin vajra të përzierë për vaj ulliri bio pasi i reklamonin në rrjetet sociale, arrestohet babai, shpallet në kërkim i biri! Policia: Produktet e përdorura, ende të panjohura!

    Një rast i shitjes së vajit të përzier për vaj ulliri bio është zbuluar në Berat. Raportohet se në këtë veprimtari janë përfshirë baba e bir, të cilët e reklamonin vajin në rrjetet sociale.
    Sipas Prokurorisë së Beratit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin baba e bir kthyen banesën në ambient për përzierjejn e vajrave të ndryshëm me produkte ende të panjohura, duke i shitur nëpërmjet rrjeteve sociale si vaj ulliri bio.

    Nga veprimet e para hetimore u sekuestuan rreth 3000 litra lëndë vajore e papërcaktuar, 1000 litra e dyshuar vaj kikiriku, një laptop dhe printeri me të cilin printoheshin etiketat postare si dhe 2 900 000 lekë dhe 1800€ të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundraligjshme.

    Në pranga ka rënë 56-vjeçari me iniciale A. A., për veprat penale ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Mashtrim me produktet ushqimore’ kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë. Ndërsa u shpall në kërkim i biri, 29-vjeçari me iniciale D. A..

    Njoftimi i Prokurorisë:

    Shisnin vajra të përzierë për vaj ulliri bio, arrestohet babai dhe shpallet në kërkim i biri për ‘Fshehje e të ardhurave’ dhe ‘Mashtrim me produktet ushqimore’

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, arrestuan shtetasin A.A 56-vjeç për veprat penale ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Mashtrim me produktet ushqimore’ kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 180 dhe 288/c të Kodit Penal. Ndërsa u shpall në kërkim i biri, shtetasi D.A. 29-vjeç.

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juriksionit të Përgjithshëm Berat në bashkëpunim me policinë, arritën të provojë se të dy shtetasit, babë e bir në bashkëpunim me njëri-tjetrin kthyen banesën në ambient për përzierjejn e vajrave të ndryshëm me produkte ende të panjohura, duke i shitur nëpërmjet rrjeteve sociale si vaj ulliri bio.

    Nga veprimet e para hetimore u sekuestuan rreth 3000 litra lëndë vajore e papërcaktuar, 1000 litra e dyshuar vaj kikiriku, një laptop dhe printeri me të cilin printoheshin etiketat postare si dhe 2 900 000 lekë dhe 1800€ të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundraligjshme.

  • “Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”- Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”! Prindi stafit: Kur e gjithë klasa përpëlitej… Ishte me thikë në shkollë, ua tregoi shokëve

    “Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”- Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”! Prindi stafit: Kur e gjithë klasa përpëlitej… Ishte me thikë në shkollë, ua tregoi shokëve

    Një audio nga mbledhja e prindërve me stafin e shkollës “Fan Noli” pas krimit që tronditi vendin, 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij me iniciale M. P., është publikuar në rrjetet sociale.

    Në audion e publikuar dëgjohet një prind i cili i kërkon llogari mësueses dhe thotë se stafi i shkollës kishte dijeni se i mituri mbante thikë me vete. Sipas prindit, autori 14-vjeçar i krimit u kishte treguar thikën shokëve në klasë dhe u kishte thënë “prisni ju çfarë do të ndodhë sot”.

    “Përgjegjësia juaj është që ata fëmijë të mos dilnin as orën e 5 dhe as të 6-të, se u përfol se kishin marrë leje nga shkolla, kishin dalë. E premtja ishte bërë çfarë ishte bërë, të hënën… Dhe kur gjithë klasa po përpëlitej, ai djali kishte thënë ‘prisni ju çfarë do të ndodhë sot’, u kishte shokëve të klasës dhe të vijë me një thikë kaq në shkollë! Dhe ua ka treguar edhe shokëve”, dëgjohet në audio.

    Raportohet se konflikti mes dy të miturve, të të njëjtës shkollë, zhvillohej prej disa ditësh dhe për këtë ishin në dijeni edhe stafi i shkollës.

    Prindërit e shkollës “Fan Noli” akuzojnë mësuesit dhe drejtoreshën e shkollës për mosmarrjen e masave pasi ishin në dijeni të konfliktit.

  • Vrasja e 14-vjeçarit/ “I detyrohemi fëmijëve tanë”, prindërit mblidhen te shkolla “Fan Noli”: Protestë të hënën në orën 17:00

    Vrasja e 14-vjeçarit/ “I detyrohemi fëmijëve tanë”, prindërit mblidhen te shkolla “Fan Noli”: Protestë të hënën në orën 17:00

    Prindër të shumtë janë mbledhur paraditen e sotme te shkolla “Fan Noli”, 6 ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij.

    Ata kanë lexuar disa kërkesa drejtuar qeverisë, mes tyre dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe kanë paralajmëruar protestë ditën e hënë në orën 17:00.

    “I detyrohemi Martinit, i detyrohemi fëmijëve tanë”, tha Migen Qeraxhi nga Qëndresa Qytetare.