Author: editor

  • Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut, zonat pa energji elektrike në Shqipëri

    Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut, zonat pa energji elektrike në Shqipëri

    Kushtet e motit dhe reshjet e dendura që kanë pushtuar vendin sot kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të vendit.

    Në rrugën Prekal-Kir po punohet për hapjen e rrugës dhe rruga Mes-Dukagjin është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së gurëve. Si pasojë e motit të keq janë pa energji elektrike disa zona në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Vlorë, Korçë, Gjirokastrën, Kukësin, Shkodrën, dhe Burrelin.“Situata si pasojë e motit në vend

    Reshjet e shiut, që në disa zona të vendit kanë qenë me intensitet të lartë kanë shkaktuar bllokim të disa akseve rrugore, veçanërisht në qarkun e Shkodrës.Por, përgjithësisht, situata është pa problematika serioze sa i përket infrastrukturës kombëtare.

    – Në aksin Prekal – Kir, strukturat po punojnë për hapjen e rrugës.

    Rruga Mes-Dukagjin është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së gurëve. Edhe këtu po punohet për pastrimin e saj.

    Si pasojë e motit të keq, disa zona janë pa energji për shkak të defekteve në rrjet. Rajone të ndryshme, përfshirë Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Berat, Vlorën, Korçën, Gjirokastrën, Kukësin, Shkodrën dhe Burrelin, po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike në zona të caktuara. Punonjësit e OSSH janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji në këto zona.

    Situata po ndiqet me vëmendje nga strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror. #AKMC është në kontakt me të gjitha prefekturat dhe bashkitë, për të koordinuar punën në çdo rast nevoje.”, njofton ARRSH.

  • Vrasje në Tropojë, i riu qëllon për vdekje 43-vjeçarin në lokal pas sherrit

    Vrasje në Tropojë, i riu qëllon për vdekje 43-vjeçarin në lokal pas sherrit

    Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një 43-vjeçari ka ndodhur në Tropojë. Sipas bluve, viktima është qëlluar nga shtetasi F.S, 35-vjeç për motive të dobëta brenda një lokali. Ende nuk dihen më shumë detaje rreth vrasjes .

    “Tropojë/Informacion paraprak/ Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

    Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

    Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.”

  • I fundit! Vrasje me armë zjarri në Tropojë, ndërron jetë një 43-vjeçar! Në kërkim autori i ngjarjes

    I fundit! Vrasje me armë zjarri në Tropojë, ndërron jetë një 43-vjeçar! Në kërkim autori i ngjarjes

    Një 43-vjeçar është vrarë me armë zjarri mesditën e sotme, rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan në Tropojë.

    Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetasi me iniciale F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin me iniciale A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

    Policia bën me dije se në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

    Tropojë/Informacion paraprak

    Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

    Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

    Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

  • “Ibrahim Licin s’e njohim”- Misteri i personit të tretë në makinën e viktimave në Shkodër, zbardhet dëshmia e efektivëve: Prioritet kishim të plagosurit që ishin ende gjallë! Na njoftuan për aksident, por…

    “Ibrahim Licin s’e njohim”- Misteri i personit të tretë në makinën e viktimave në Shkodër, zbardhet dëshmia e efektivëve: Prioritet kishim të plagosurit që ishin ende gjallë! Na njoftuan për aksident, por…

    Është zbardhur dëshmia në Gjykatën e Shkodrës të 4 efektivëve të forcave Shqiponja, të cilët u arrestuan nën akuzën se nuk ndaluan personin e tretë misterioz që ndodhej në makinën me viktimat e atentatit në Dobraç, Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

    Ata janë shprehur se kanë shkuar në vendin e krimit, ngjarje e ndodhur më 30 Tetor, pasi kanë marrë njoftim për një aksident. Por theksuan se kur mbërritën në vendngjarje kuptuan se kishin të bënin me një atentat.

    Efektivët u shpreh se ishte kaos pasi në vendin e atentatit mafioz ndodheshin rreth 50 persona dhe se prioritet i tyre ishte t’i jepnin ndihmën e parë personave që ishin ende gjallë, Arlind Bushati dhe Bashkim Basha, të cilët humbën jetën në spital.

    Ata thekson se nuk kanë patur asnjë dijeni nëse personi i tretë ishte Ibrahim Lici apo dikush tjetër, duke shtuar se nuk e njihnin.

    “Ne jemi patrulla e dytë që kemi mbërritur në vendngjarje dhe kur kemi shkuar kemi parë shumë kaos, me shumë persona që ndodheshin aty, rreth 50 vetë. Nuk kemi qenë të planizuar aty por kemi dëgjuar në radio se ka aksident rrugor dhe jemi nisur për atje. Sapo kemi mbërritur kemi respektuar procedurat standard. Dy vetë kemi bërë rrethimin e vendngjarjes për të bllokuar kalimin dhe dy të tjerë kanë qëndruar aty. Pasi mbërritëm kuptuam se nuk bëhet fjalë për aksident rrugor por për vrasje me armë zjarri.

    Menjëherë kemi njoftuar sallën operative dhe ambulancën njëkohësisht. Sapo ka mbërritur ambulanca kemi dhënë ndihmën e parë për të plagosurit që ishin ende gjallë për t’i transportuar drejt urgjencës të spitalit. Personin e tretë që flitet nuk e kemi njohur se kush është. Nuk kemi patur asnjë dijeni nëse është Ibrahim Lici apo dikush tjetër sepse nuk e njohim. Prioritet kemi patur që të rrethojmë vendngjarjen sepse ishte kaos i plotë dhe t’i japim ndihmë të plagosurve që ishin ende gjallë”, mësohet të kenë thënë katër policët e dyshuar që gjykata i liroi.

    Gjykata e Shkodrës mori vendimin për të liruar nga paraburgimi 4 efektivët e policisë të arrestuar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore lidhur me ngjarjen e rëndë në Dobraç më 30 tetor ku u vranë katër persona.

    Efektivët e forcave “Shqiponja”, inspektor Blerim Kurmekaj 45 vjeç, Viktor Logu 33 vjeç me detyrë patrullë e përgjithshme e forcës “Shqiponja” dhe inspektor Julian Sterkaj si dhe Marte Martini, përkatësisht 31 dhe 33 vjeç me detyrë trupë shërbimi, u lanë me masën “detyrim paraqitje”.

    Ndërkohë gjykata vendosi gjithashtu “ndalim dalje jashtë shtetit” për 4 efektivët si dhe janë pezulluar nga detyra deri në hetimin e plotë të kësaj çështjeje. Ndërkohë avokatët mbrojtës nuk kanë qenë dakord me këto masa sigurie ndërsa prokurori Albert Murçaj kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të dyshuarit.

    Katër efektivët e policisë “Shqiponja” në Shkodër u arrestuan nga AMP si të dyshuar për veprën penale “shpërdorim detyre” në lidhje me atentatin e 30 tetorit. Sipas AMP 4 policët nuk kanë respektuar procedurat standard të “Sigurimit të vendit të ngjarjes” dhe shoqërimit për identifikim të personave të gjetur në vendin e ngjarjes.

    Urdhëri i ndalimit ndaj tyre erdhi pas referimit të bërë nga Drejtoria Rajonale e AMP në lidhje me ngjarjen kriminale të datës 30 tetor, në lagjen Dobraç të Shkodrës, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit tip Benz S-Class, në të cilin udhëtonin shtetasit Hamza Lici, dhe Arlind Bushati si dhe dyshohet se ka qenë edhe një person tjetër i paidentifikuar që është larguar nga vendi i ngjarjes dhe efektivët nuk kanë bërë shoqërimin e tij në polici. Tashmë çështja do të vijojë që të jetë nën hetim për katër efektivët do të jenë në gjendje të lirë dhe të pezulluar derisa të përfundojë hetimi.

  • Të përfshirë shtetas të huaj? Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Klaudio Prendit, dyshohet se u porosit nga…

    Të përfshirë shtetas të huaj? Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Klaudio Prendit, dyshohet se u porosit nga…

    Pista kryesore ku janë shtrirë hetimet e Policisë së Shtetit për vrasjen e Klaudio Prendit është një konflikt që ai ka pasur për një borxh.
    Ky konflikt ka ndodhur në Tiranë rreth një muaj më parë. Grupi hetimor dyshon se porositësit e vrasjes jetojnë jashtë vendit, nga ku është organizuar dhe porositur vrasja.

    Ka dyshime se baza e këtij grupi është në Greqi, në këtë shtet dyshohet se është organizuar edhe vrasja e Klaudio Prendit.
    Ndërkohë ka dyshime se edhe grupi i qitësve mund të jetë nga ky shtet, me të cilin po punohet për gjetjen edhe te personave që kanë vjedhur targat greke dhe që iu vendosën Audit që u përdor në krim.

  • Pista e re/ A e qëlloi një i rritur Martin Canin para ngjarjes? Zëdhënësi i policisë së Tiranës sqaron të vërtetën

    Pista e re/ A e qëlloi një i rritur Martin Canin para ngjarjes? Zëdhënësi i policisë së Tiranës sqaron të vërtetën

    Zëdhënës i Policisë Tiranë, Gent Mullai, ka deklaruar në “Shqipëria Live” se Policia e Shtetit, nuk ka pasur informacion për sherrin e ndodhur ditën e premte në oborrin e shkollës, e as për konfliktin që përfundoi fatal ditën e hënë.

    Gazetarja e cila ka ndjekur nga afër ngjarjen, i drejtoi pyetjen zëdhënësit të Policisë nëse janë të vërteta dëshmitë që tregojnë se para se të ndodhte ngjarja, Martini është qëlluar nga një i rritur pranë shkollës.

    Mullai sqaroi se në oborr të shkollës nuk ka ndodhur asnjë gjë e tillë, ndërsa për hetime të mëtejshme, tha se do të jetë grupi hetimor që do të zbardhë të vërtetën, pasi ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë dhe po heton lidhur me personat që e ndihmuan 14-vjeçarin Mario Perlleshi.

    Pjesë nga diskutimi:

    Gent Mullai: Policia nuk ka pasur informacion as të premten, as të shkonën. Ishte një keqkuptimin në tualetin e shkollës, janë pajtuar jamë përqafuar. Nuk kanë pasur asnjë të kaluar me grindje me nxënës të tjerë. Dhe kur konflikti ndodh për herë të parë..

    Gazetarja: Një shofer e ka marrë për ta qetësuar Martinin, Thuhet sipas dëshmisë që ka goditur edhe një person i rritur. Po të hapen kamerat duken qartë lëvizjet që janë kryer si momente. Ccfarë ka ndodhur në të vërtetë a janë hapur kamerat e siguridsë

    Gent Mullai: Janë sekuestruar tyëe gjitha kamerat përreth. Le të shprehet grupi hetimor. Brenda shkollës policia nuk është njoftuar për asnjë konflikt. Brenda shkollës nuk ka pasur konflikt fizik me asnjë të rritur.

    Gazetarja: Po fotoja që është i shoqëruar në praninë e një të rrituri? Kam dyshime mbi bazën e dëshmive dhe deklaratave që më janë thënë. Nuk do doja të ishte e vërtetë, megjithatë drejtësia duhet të vihet në vend. Dyshohet për më shumë se tre fëmijë të përfshirë.

    Gent Mullai: Nuk mund të jap dot informacion për këtë. Nga konflikti janë dëmtuar tre persona. Të gjithë personat që janë përfshirë, janë të marrë nga grupi hetimor dhe do të shprehet grupi hetimor. Nuk janë me masë arresti. Të gjitha kamerat dhe personat janë marrë.

  • Alarm në aeroport/ Gjendet një objekt i dyshimtë në bagazhe, evakuohen pasagjerët, policia dërgon ekipin për…

    Alarm në aeroport/ Gjendet një objekt i dyshimtë në bagazhe, evakuohen pasagjerët, policia dërgon ekipin për…

    Pjesa më e madhe e Terminalit Jugor të Aeroportit Gatwick në Londër, është evakuuar këtë të premte në mëngjes për shkak të një incidenti sigurie. Policia britanike tha se gjeti një send të dyshuar të ndaluar në një prej bagazheve të pasagjerëve gjatë kontrolleve. Aeroporti thotë se po heton dhe se incidenti është në vazhdim, ndërsa Policia e Sussex ka dërguar një ekip për asgjësimin e eksplozivëve si një masë paraprake.

    Në një postim në X, aeroporti tha: “Siguria e pasagjerëve dhe stafit tonë mbetet prioriteti ynë i parë. Ne po punojmë shumë për ta zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur”.

    “Mbërrita në Gatwick me një fluturim rutinë. Kalova në doganë dhe mora vesh që po evakuojnë të gjithë aeroportin ”, tha një pasagjer. “Edhe personat që kaluan sigurinë po nxirren jashtë. Trenat janë mbyllur dhe 1000 njerëz në të gjitha rrugët dhe parkingjet janë duke pritur”. Gatwick Express, kompania e trenave që u shërben pasagjerëve të aeroportit, gjithashtu lëshoi ​​një deklaratë për këtë çështje, duke thënë se trenat e saj nuk do t’i afrohen aeroportit deri në një njoftim të dytë. “Policia dhe shërbimet e urgjencës po merren me një incident në aeroport. Për momentin, stacioni dhe aeroporti janë duke u evakuuar. Ne do t’ju këshillonim të shtyni udhëtimin tuaj deri më vonë këtë mëngjes”, u tha në deklaratë.

  • Plas skandali në BBVK, Lela akuzon njërin nga djemtë: Më puthi me forcë

    Plas skandali në BBVK, Lela akuzon njërin nga djemtë: Më puthi me forcë

    Dy banorët e shtëpisë së ‘Big Brother VIP Kosova’, Lejla dhe Burimi kanë krijuar një shoqëri të mirë. Por, ky i fundit është akuzuar nga banorët e tjerë për ngacmime ndaj vajzave e në veçanti Lejlës dhe Anës.
    Njëra prej tyre, Lejla, ka treguar se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë teksa ajo ishte duke e përqafuar.

    “Isha në kuzhinë dhe u fsheha që ta frikësojë Burimin dhe ai hyri e unë e trëmba. Kur u trëmba më tha më përqafo dhe unë e përqafova pastaj ai nuk më lëshonte dhe nisi të më puthë në faqe – herën e tretë tentoi të më puthë në buzë dhe jam larguar”, u shpreh Lejla.
    Madje, Lejla, e cila e kishte Xhenetën afër, i demostroi se si ndodhi e gjithë ngjarja.

  • Atentati me 4 viktima në Dobraç/ Gjykata e Shkodrës lë të lirë 4 efektivët e policisë

    Atentati me 4 viktima në Dobraç/ Gjykata e Shkodrës lë të lirë 4 efektivët e policisë

    Gjykata e Shkodrës ka dhënë masat e sigurisë për 4 efektivët e forcave Shqiponja që u arrestuan nga AMP pas masakrës në Dobraç më 30 Tetor, ku humbën jetën si pasojë e një atentati mafioz, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si edhe çifti i pafajshëm i bashkëshortëve, Flutura dhe Bashkim Basha.

    Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”, “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim nga detyra”. Katër efektivët u arrestuan me 20 Nëntor, pas një hetimi ndaj tyre nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohen se nuk ndaluan personin e tretë që ndodhej në makinë me dy shënjestrat e atentatit.

    Efektivët: Marta Martini, Blerim Kurmetaj, Viktor Logu dhe Juljan Sterkaj, akuzohen për shpërdorim detyre. Mësohet se në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin ka qenë edhe një person i tretë, identiteti i të cilit mbetet mister, ndërsa ka dyshime se është i shumëkërkuari Ibrahim Lici.

  • Gjykata e la në ‘arrest shtëpie’/ A do të nxjerrë një kandidat tjetër për Kryeministër? Ja si përgjigjet Berisha

    Gjykata e la në ‘arrest shtëpie’/ A do të nxjerrë një kandidat tjetër për Kryeministër? Ja si përgjigjet Berisha

    Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk e konsideron të nxjerrë një kandidat tjetër për Kreun e Qeverisë në zgjedhjet parlamentare të 2025, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e la në arrest shtëpie.

    “Më pyet ti a do të pranojë Sali Berisha ti caktojë Edi Rama kryeministrin dhe kryetarin e PD-së, kurrë, kurrë”, tha kreu i PD-së. Berisha theksoi se nuk do të lejojë kurrë që t’i caktohet kryetari opozitës, duke shtuar se u rikthyer vetëm kur kuptoi që Lulzim Bashën e kishin “futur në xhep”.

    Sali Berisha: Më pyet ti a do të pranojë Sali Berisha ti caktojë Edi Rama kryeministrin dhe kryetarin e PD-së, kurrë, kurrë.

    Sali Berisha nuk pranoi këtë kur synoi administrata që po largohet nga pushteti në shtetet e bashkuara dhe do pranojë nga Edi Rama? Po edhe 150 po të firmosin nuk mund ti caktojnë kurrë opozitës kryetarin. Kur u ktheva Kur pashë që kryetarin e kishin futur në xhep. Ju kujtohet kur Basha thoshte nën ndikimin e ambasadores dhe thoshte nëse Berisha nuk tërhiqet do të ketë pasojë për vendin. Dështuan. Zgjedhjet janë farsë. Lexoni Kushtetutën.