Author: editor

  • Akuzohet për kr*me l*fte në Gaza/ Lëshohet urdhër arrest për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu

    Akuzohet për kr*me l*fte në Gaza/ Lëshohet urdhër arrest për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu

    Gjykata Ndërkombëtare Penale e Drejtësisë ka lëshuar urdhër arrest për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

    Netanyahu akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës në Gaza. Për të njëjtën akuzë, u lëshua urdhër arrest edhe për ish ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant.

    Kjo gjykatë lëshoi urdhër arrest edhe për zyrtarin e Hamas, Mohammed Diab Ibrahim Al- Masari, për rolin e tij në sulmin terrorist të 7 tetorit.

  • Detaje nga sherri me thika në ‘Qytet Studenti’, përfundon te spitali i Traumës studenti i plagosur (Emri)

    Detaje nga sherri me thika në ‘Qytet Studenti’, përfundon te spitali i Traumës studenti i plagosur (Emri)

    Aron Demiraj është studenti i cili mbeti i plagosur nga sherri me thika mesditën sotme në “Qytetin Studenti”. I riu raportohet se është transportuar për ndihmë mjekësore te spitali i Traumës, pas plagëve të marra.

    Ndërkohë policia bën me dije se konflikti ka ndodhur mes Aron Demirajt, 20 vjeç dhe shtetasit me iniciale A.A., 19-Vjeç. Ngjarja ka ndodhur në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”.

    Njofitmi i policisë

    Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.b

  • Dhimbje e madhe/ “Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”- U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin: Na la një boshllëk që s’mbushet kurrë

    Dhimbje e madhe/ “Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”- U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin: Na la një boshllëk që s’mbushet kurrë

    Nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij me iniciale M. P., pranë derës së shkollës “Fan Noli”, ka dërguar një mesazh në protestën e organizuar para Ministrisë së Arsimit për të birin.

    Në mesazhin e lexuar nga një prej protestuesve, nëna e të miturit shprehet se ikja e Martinit i ka lënë një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë.

    Florina Cani falenderoi shqiptarët për mbështetjen, si edhe qytetarët që i dhanë ndihmën e parë djalit të saj, i cili humbi jetën në spital pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

    Nëna e 14-vjeçarit shkruan se Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, por që ia morën të dyja.

    “Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit.

    Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”, shkruan e ëma e 14-vjeçarit në mesazh.

  • U godit me thikë në zemër, tezja e Martin Canit mes lotësh në protestë: E çuam në shkollë dhe jo në luftë që të na e therin

    U godit me thikë në zemër, tezja e Martin Canit mes lotësh në protestë: E çuam në shkollë dhe jo në luftë që të na e therin

    E çuam në shkollë dhe jo në luftë që të na e therin Nuk më gjen gjë. Gjithë bota ka mbajt zi për të, jo vetëm Shqipëria. Ç’më duhet uji, ka katër ditë që Martini nuk pi ujë”, tha ajo

  • Grabitja e 5.4 milionë eurove në Rinas, dënohet me 18 vite burg Talo Çela

    Grabitja e 5.4 milionë eurove në Rinas, dënohet me 18 vite burg Talo Çela

    Gjykata e Posaçme ka dënuar me 18 vite burg në mungesë Talo Çelën për grabitjen e 5.4 milionëve eurove në aeroportin e Rinasit në prill të vitit 2019.

    Në seancën e kaluar, SPAK kërkoi dënimin me 19 vite burg për vjedhje me armë dhe grup të strukturuar kriminal.

    Çela rezulton i shpallur në kërkim edhe për disa ngjarje të rënda kriminale dhe emri i tij është zbuluar nga dëshmia e bashkëpunëtorit Nuredin Dumani.

  • Falë këtij momenti, zbuluam portretin e plotë të vajzës së Arbana Osmanit

    Falë këtij momenti, zbuluam portretin e plotë të vajzës së Arbana Osmanit

    Arbana Osmani, një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar, ka ndarë së fundmi momente të veçanta familjare me ndjekësit e saj. Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, ajo ka treguar momentin emocionues kur fëmijët e saj po rregullojnë pemën e Vitit të Ri, duke sjellë atmosferën festive në familjen e saj.

    Në këtë video, vajza e vogël e Arbanës, Zoi, shfaqet plot gëzim dhe buzëqeshje ndërsa ndihmon vëllain e saj të madh në dekorimin e pemës.

    Ky detaj ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke e bërë këtë moment edhe më të veçantë për ndjekësit e saj, pasi është hera e parë që shohin portretin e plotë të Zoit.

  • Sherr me thikë në “Qytet Studenti”/ Raportohet për një të plagosur

    Sherr me thikë në “Qytet Studenti”/ Raportohet për një të plagosur

    Një sherr me thikë ka ndodur në zonën e “Qytet Studenti” në kryeqytet.

    Raportohet për një person të plagosur.

    Në përditësim…

  • Protesta për Martin Canin, Qiraxhi: Kemi ardhur, por një i ri nuk është më! Siguria e fëmijëve tanë nuk pret

    Protesta për Martin Canin, Qiraxhi: Kemi ardhur, por një i ri nuk është më! Siguria e fëmijëve tanë nuk pret

    Po mbahet protesta e prindërve për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Një nga prindërit, në fjalën e tij u shpreh se mbledhja e tyre sot është vonë, pasi sot një i ti nuk ndodhet më afër familjes.

    Ai dhe prindër të tjerë ia kanë hedhur fajin institucioneve për gjithçka që ndodhi.

    “Për fat të keq ne që jemi sot këtu kemi ardhur shumë vonë, për të gjitha problemet që në një mënyrë apo në një tjetër ne i dinim.

    Kemi ardhur por një i ri nuk është më dhe nuk është më pranë familjes së tij. Për këtë arsye sigurisht që qytetarët, prindërit, nxënësit që sot janë këtu, duhet të japin një mesazh të fortë e të menjëhershëm.

    Duhet të ndërgjegjësohemi e të edukojmë fëmijë të denjë. Siguria e fëmijëve tanë nuk pret. Ndaj vendi ynë ka institucione, shkolla duhet të edukojë fëmijët para se siç shohim shpesh të kthehen në vatra votash e punësimesh”, tha Migen Qiraxhi nga Qendresa Qytetare.

  • Me foton në duar, shoku i adoleshentit tregon bisedën e fundit me Martinin: Më tregoi që…

    Me foton në duar, shoku i adoleshentit tregon bisedën e fundit me Martinin: Më tregoi që…

    Me foton e Martinit në dorë, edhe shokët e 14 vjeçarit iu bashkuan marshimit protestë që vijon drejt Ministrisë së Arsimit.
    Një shok i klasës së Martin Canit teksa marshon tregon se të hënën, ditën kur dhe ndodhi vrasja ai i kishte treguar për sherrin që kishte me autorin. Shenjë që 14 vjeçari ka qenë i shqetësuar.

    “E kisha shok klase. Ishte djalë i urtë. Nuk merrej me sherre. Më tha vetëm një herë që ishte zënë me atë por gjë tjetër nuk më ka thënë. Më tregoi të hënën” tha shoku i Martinit.

  • “Institucionet e papërgjegjshme vrasin”, qindra qytetarë mbushin rrugët e Tiranës dhe marshojnë drejt ministrisë së Arsimit

    “Institucionet e papërgjegjshme vrasin”, qindra qytetarë mbushin rrugët e Tiranës dhe marshojnë drejt ministrisë së Arsimit

    Qindra qytetarë kanë mbushur sot rrugët e Tiranës në shenjë protestë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani duke kërkuar siguri.

    Prindërit janë mbledhur fillimisht te shkollë “Fan Noli” dhe më pas kanë marshuar drejt sheshit “Skënderbej” me një pankartë gjigande në krye “Institucionet e papërgjegjshme vrasin” dhe bënë apel për marrjen e masave.