Author: editor

  • ‘Dashuria në ajër’, një tjetër puthje shkëmbehet në BBVK3, ja për cilin çift bëhet fjalë (Foto)

    ‘Dashuria në ajër’, një tjetër puthje shkëmbehet në BBVK3, ja për cilin çift bëhet fjalë (Foto)

    Sa shumë dashuri në këtë edicion të tretë të “BBVK”. Një tjetër çift ka shkëmbyer puthjen e tyre të parë mbrëmjen e djeshme.
    Bëhet fjalë për Ana Ejupin dhe Kevin Edmond. Ky i fundit prej kohësh e ka shprehur pëlqimin që ka ndaj banores por të dyja palët vendosën që të jenë vetëm miq të mirë.

    Sakaq në festën e organizuar mbrëmjen e djeshme, shumë prej banorëve hynë më pishinë, ku së bashku po qëndronin edhe Ana e Kevini, gjersa më në fund edhe shkëmbyen puthjen e parë. Se si do të shkojë marrëdhënia e tyre në vijim, kjo mbetet për t’u parë!

  • Shenja e horoskopit që do të testohet nga universi

    Shenja e horoskopit që do të testohet nga universi

    Cila është puna e madhe? Nuk ka ndonjë gjë të madhe!
    •Luani
    Hëna përballë Plutonit është pak shaka, dhe ndonëse mund të mos e kuptoni shakanë që mendoni se po bëhet me ju, do të arrini të kuptoni se, me gjithë sinqeritet … nuk është gjë e madhe. Ju mund të interpretoni atë që po ndodh në jetën tuaj në disa mënyra, dhe ju ndodh që të jeni kapur në një pengesë.

    Është në rregull, ju jeni një Luan dhe kështu mësoni mësimet tuaja më të mira. Ju mund të ndiheni veçanërisht të testuar, por kur keni dështuar ndonjëherë në ndonjë provë? Edhe nëse në të kaluarën e keni përdorur përvojën për të gjetur një fitim të ri dhe përfundoni një fitues, Leo.

    Gjithçka është në punë të një dite kur bëhet fjalë për të jetuar një jetë njerëzore dhe ju keni kuptuar se ndërsa nivelet e larta nuk janë më aq të larta sa dikur, po ashtu janë edhe ato të ulëta; ata nuk bëjnë të njëjtën grusht si dikur. Ju jeni mirë siç është dhe do të vazhdoni të mësoni, të rriteni dhe të shkëlqeni.

  • Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, detaje nga ekzekutimi mafioz! Audi i përdorur nga atentatorët i vjedhur në Tiranë 1 vit më parë

    Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, detaje nga ekzekutimi mafioz! Audi i përdorur nga atentatorët i vjedhur në Tiranë 1 vit më parë

    Detaje të reja dalin nga ekzekutimi mafioz i Klajdi Prendit, djalit të ish-gjyqtarit të GJKKO-së, Fran Prendi.

    Audi i përdorur nga atentatorët raportohet se është vjedhur në Tiranë 1 vit më parë

  • “Punonin për 20 euro në ditë”- Shpërthimi në magazinën e fishekzjarrëve, kush ishin tre të rinjtë që humbën jetën tragjikisht! 18-vjeçari shqiptar, baba i një vajze 4 muajshe

    “Punonin për 20 euro në ditë”- Shpërthimi në magazinën e fishekzjarrëve, kush ishin tre të rinjtë që humbën jetën tragjikisht! 18-vjeçari shqiptar, baba i një vajze 4 muajshe

    Tre të rinj ishin viktimë e një shpërthimit të fortë në një magazinë të jashtëligjshme fishekzjarrësh në Itali. Ngjarja e rëndë, që i mori jetën një 18-vjeçari shqiptar, Samuel Tafçiu dhe dy motrave binjake, Sara dhe Aurora Esposito, 26 vjeç, ndodhi pak ditë më parë në zonën e Napolit.

    Të rinjtë që humbën jetë, ishin edhe prindër të dy fëmijëve. Tragjike ishte fakti që të rinjtë punonin në atë magazinë për vetëm 20 euro në ditë, në mënyrë të paligjshme dhe të pa siguruar.

    Siç shkruajnë mediat italiane, pronari i magazinës ia ka regjistruar pronën vajzës së tij 13-vjeçare. Ai u akuzua për vrasje të shumëfishtë, fatkeqësi nga pakujdesia dhe posedim të paligjshëm të lëndës shpërthyese.

    Prindër shumë të rinj

    Samueli jetonte në Ponticelli dhe pavarësisht moshës së tij të re, tashmë ishte baba i një vajze 4 muajshe dhe kërkonte një mënyrë për të ecur përpara pasi kishte punuar tre muaj si punëtor magazine, por pa u paguar. Ai kishte mbërritur në Herculaneum përmes një shoku dhe kishte filluar punë në magazinën e fishekzjarreve.

    Samueli jetonte bashkë me partneren e tij në shtëpinë e vjehrrës së tij. Siç ka dëshmuar kjo e fundit për mediat italiane, ai kishte tre muaj që kishte punuar në një magazinë tjetër, po nuk ishte paguar.

    “Kush i thotë mbesës sime që nuk ka më baba. Në moshën 18-vjeçare nuk mund ta humbësh jetën kështu”, tha mes lotësh Anna Campagna, vjehrra e 18-vjeçarit.

    Ndër të tjera ajo është shprehur se Samueli e kishte gjetur punën mes miqve dhe donte të mbante familjen e tij.

    “Brenda ishin dhëndri dhe dy vajzat. Na thirrën në orën 13 dhe gjithçka ishte në rregull. Në orën 15 na njoftuan se fabrika e vogël kishte shpërthyer. Dhëndri im la pas gruan 17-vjeçare dhe një fëmijë katër muajsh. Ai donte të mbante familjen, këtë punë e kishte gjetur përmes miqve. Samueli kishte tre muaj që punonte në magazinë, por nuk kishte marrë rrogë. Ai, vajza ime dhe vajza e vogël jetojnë me mua. Unë kam 4 fëmijë të tjerë, çfarë mund të bëj? Unë blej qumësht dhe pelena për fëmijën”, thotë ajo.

    Ndërsa dy vajzat binjake ishin banore në Marigliano, të rritura pa baba që u nda nga jeta shumë herët. Aurora ishte nënë e një vajze pesëvjeçare, ndërsa Sara kishte dashuri të pakufishme për atë vajzë të vogël.

    Binjaket e pandashme, Sara dhe Aurora ishin gjithmonë bashkë. Në një postim që daton në vitin 2022, Sara i uron ditëlindjen binjakes së saj në 24-vjetorin e tyre:

    “Urimet më të mira për mua, por urimet më të mira edhe për ty. Ditëlindja jonë, dita që linda unë, dita që linde ti. Me ty nuk kam nevojë të të kërkoj për të tërhequr vëmendjen tënde sepse, sidoqoftë, ti e ndjen kur unë nuk jam mirë ashtu siç e ndjej unë për ty dhe askush nuk mund ta kuptojë kurrë. Ti je gjithmonë aty, si nënë, shoku më i mirë, baba, djalë. Ti je binjakja ime dhe jam shumë krenare ta them sepse jam krenar për ty. Urimet më të mira”.

    Vajzat nuk e kanë fshehur kurrë dashurinë për nënën e tyre Lucia, gruan që i ka rritur vetëm. Vajzat me sa duket punonin atje për të ndihmuar familjen.

    Nëna ka postuar në rrjetet sociale një video kujtimi të vajzave të saj, me një koment shumë të shkurtër: “Më thyet zemrën”.

  • Dëbora zbardh Qafë-Thoren dhe Vermoshin, ARRSH: Qarkullimi kryhet pa probleme

    Dëbora zbardh Qafë-Thoren dhe Vermoshin, ARRSH: Qarkullimi kryhet pa probleme

    Reshjet e dëborës kanë mbuluar Qafën e Thores dhe Vermoshin në qarkun e Shkodrës.

    Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren për ta mbajtur hapur dhe lehtësisht të kalueshëm këtë aks, i cili përveç banorëve, përdoret edhe nga turistët të cilët zgjedhin ta vizitojnë zonën për turizëm alpin.

    ARRSH bën me dije se deri tani rruga është e hapur dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

    Gjatë natës në qarkun e Shkodrës ka pasur erëra të forta dhe reshje shiu.

    Nga strukturat e Bashkisë Vau Dejës njoftohet se ka mungese të energjisë elektrike në disa fshatra. Sa i përket Bashkisë Pukë, më parë u njoftua se si pasojë e erërave dhe reshjeve është dëmtuar çatia e një spitali.

    Në territorin e bashkisë Fushe Arrëz si pasojë e reshjeve të dendura të shiut janë dëmtuar pothuajse të gjitha rrugët rurale, rrëshqitje të dherave dhe rënie të gurëve në rrugë. Që nga dje pasdite ka shkëputje të energjisë elektrike në Njësite Administrative Qafe-Mali, Iballë, dhe Blerim.

    Dëmtime janë raportuar edhe në disa pallate në qytetin e Fushë Arrëzit.

    Në Lezhë, nga reshjet e shiut prej rreth 30mm gjatë 24 orëve nuk janë shkaktuar probleme në infrastrukturën e kullimit, argjinatura dhe në digën e rezervuarit të Shtodrit.

  • Reshjet dhe stuhia krijojnë probleme në rrugët nacionale në Dibër, gurë dhe shkëmbinj bllokojnë lëvizjen e mjeteve

    Reshjet dhe stuhia krijojnë probleme në rrugët nacionale në Dibër, gurë dhe shkëmbinj bllokojnë lëvizjen e mjeteve

    Era e fortë dhe shiu i dendur gjatë orëve të natës së kaluar ka krijuar probleme në rrugët nacionale të Qarkut Dibër.

    Gurë dhe shkëmbinj të shumtë ranë në rrugën nacionale Skuraj – Burrel duke bllokuar qarkullimin në segmentin e Shkopetit.

    Drejtuesit e mjeteve të vogëla janë përballur me befasi në orët e para të mëngjesit ku është dashur të qëndrojnë për rreth 1 orë të bllokuar për shkak të gurëve të mëdhenj.

    Qarkullimi është normalizuar pas ndërhyrjes së firmës mirëmbajtëse e cila ka bërë të mundur largimin e gurëve nga rruga.

    Shembje gurësh dhe probleme me qarkullimin e automjeteve pati edhe në rrugën e Arbrit, në bypassin e Murrizit dhe në segmentin e fshatit Plan i Bardhë të Klosit.

  • Fshehu 30.000 euro, e pëson keq 50-vjeçari në Kapshticë

    Fshehu 30.000 euro, e pëson keq 50-vjeçari në Kapshticë

    Goditet një rast i mosdeklarimit të parave në pikën e kalimit kufitar.
    Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk A. D., 50 vjeç, banues në Stamboll.

    Gjatë kontrollit të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kapshticë, në vijën e dytë, në kamionin që drejtohej nga 50-vjeçari, u gjet e fshehur në kabinën e kamionit, një çantë krahu me 27 915 euro dhe 2935 dollatë, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.
    Shuma e eurove dhe dollarëve u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

  • ‘Tërbohet’ moti/ Kush janë qytetet më të rrezikuara nga përmbytjet? Agjencia e Mbrojtjes Civile bën lajmërimin e fortë

    ‘Tërbohet’ moti/ Kush janë qytetet më të rrezikuara nga përmbytjet? Agjencia e Mbrojtjes Civile bën lajmërimin e fortë

    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dalë me një njoftim të rëndësishëm ditën e sotme, pasi priten reshje të dendura shiu në disa qarqe të vendit. Sipas njoftimit, qarqet më të rrezikuar janë Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan, ku pritet të ketë reshje “intensive” deri “shumë intensive”.

    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile, si dhe të institucioneve që administrojnë hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër në funksion të menaxhimit të emergjencave civile.

    Njoftimi:

    Bazuar në informacionin e dërguar nga Qendra e Koordinimit të Emergjencave Civile në Bruksel, Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, të premten, më 22 nëntor, priten reshje “intensive” deri “shumë intensive” në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan. Në qarqet e tjera priten reshje mesatare, të cilat lokalisht mund të arrijnë deri në nivelin “intensive”.

    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile, si dhe të institucioneve që administrojnë hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër në funksion të menaxhimit të emergjencave civile. #AKMC u bën thirrje prefekturave dhe bashkive të mobilizojnë strukturat për menaxhimin e emergjencave civile dhe të monitorojnë situatën në zonat me rrezik më të lartë.

  • Shenjat që tregojnë se jeni shumë të mirë në njohjen e njerëzve të rremë

    Shenjat që tregojnë se jeni shumë të mirë në njohjen e njerëzve të rremë

    Besojini intuitës suaj për energjinë negative në jetën tuaj.
    1.Nuk keni frikë të rivendosni kufijtë tuaj
    Njerëzit që kanë prioritet mirëqenien e tyre emocionale, kërkojnë respekt dhe besojnë në intuitën e tyre për njerëzit e rremë në jetën e tyre, gjithmonë do të kenë shoqëri më të mirë se të tjerët. Kufijtë e tyre janë e vërteta e tyre, jo diçka për t’u debatuar ose mosrespektuar për vëmendje ose vërtetim.

    2.Je dëgjues i/e mirë
    Kur futeni në fjalët që dikush thotë, ju gjithashtu mund të kuptoni gjuhën e trupit, shprehjet e fytyrës dhe tonin e tij, duke ju dhënë një pamje shumë më të plotë të qëllimeve, gjendjes shpirtërore dhe sjelljes së tyre. Kjo është pikërisht arsyeja pse të qenit i shkëlqyer në dëgjimin aktiv është gjithashtu një nga shenjat që ju jeni shumë të mirë në njohjen e njerëzve të rremë – nuk jeni të hutuar, por plotësisht të vetëdijshëm për personin me të cilin po ndërveproni

    3.Ju keni praktika të shëndetshme të ndërgjegjies
    Kur jeni të vërtetuar nga brenda dhe jeni të vetëdijshëm për pikat tuaja të forta dhe të dobëta, ju jeni më të mirë në leximin e njerëzve. Ju nuk jeni të shqetësuar për mendimet e tyre për ju, por për mënyrën se si i shihni ata – duke hapur një lloj vetëdijeje që vë në pah energjinë toksike dhe miqtë në jetën tuaj.4.Jeni emocionalisht inteligjentë dhe të dhembshur
    Nuk ka të bëjë vetëm me bisedat, komunikimin dhe aftësitë e të dëgjuarit aktiv, pavarësisht ndikimit që kanë këto gjëra; ka të bëjë gjithashtu me ndjeshmërinë, dhembshurinë dhe ndjeshmërinë.A mund t’u jepni hir njerëzve që bëjnë gabime? A mund të zbuloni modele toksike te njerëzit që i keni më të dashur në jetë? Sa i përshtatur jeni me të metat dhe mashtrimet tuaja?5.Ti fal
    Edhe nëse keni intuitën ose aftësinë për të gjetur njerëzit e rremë në jetën tuaj, ndoshta nuk jeni të rreptë dhe të ngurtë për t’i dhënë fund marrëdhënieve me ta. Ashtu si çdo marrëdhënie tjetër e shëndetshme, ju futni elementë të hirit duke falur, komunikuar dhe duke ofruar rrugë për t’u rritur së bashku, në vend që të përfundoni me kushte të këqija.Ju u jepni atyre mundësi të rriten, të evoluojnë dhe të riimagjinojnë versionin më të shëndetshëm të tyre në marrëdhënien tuaj. Jeni empatik ndaj të gjithë stresorëve dhe traumave shtesë që mund të informojnë sjelljet toksike të dikujt.

  • “Ai flinte mbi tavolinën e punës…”/ Agron Llakaj flet për vështirësit e nisjes së karrierës së Bes Kallakut

    “Ai flinte mbi tavolinën e punës…”/ Agron Llakaj flet për vështirësit e nisjes së karrierës së Bes Kallakut

    Agron Llakaj, një nga emrat më të njohur të humorit në Shqipëri, ishte i ftuar mëngjesin e djeshëm në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, ku ndau një histori të veçantë lidhur me një prej humoristëve më të njohur të ditëve të sotme, Bes Kallakun.

    Agron Llakaj, i cili është anëtar i jurisë në spektaklin “Albania’s Got Talent”, ka ndarë me publikun historinë e njohjes dhe mbështetjes së tij për Bes Kallakun, kur ky i fundit ishte vetëm një adoleshent. Sipas Llakajt, Kallaku kishte marrë pjesë në një shfaqje talentesh kur ishte 16-17 vjeç dhe, ashtu si shumë të rinj, përballonte vështirësi të shumta në rrugëtimin e tij të hershëm drejt karrierës.

    Llakaj ka kujtuar se Bes Kallaku flinte shpesh në tavolinën e punës, për shkak të distancës që kishte për të udhëtuar nga Fushë Kruja për në Tiranë. Për Llakajn, kjo ishte një periudhë sfiduese për të riun, por gjithashtu i kujtonte periudhën kur ai vetë ishte në fillimet e tij të karrierës.

    “Bes Kallaku më kujtonte veten kur isha i ri,” tha Llakaj, duke theksuar se ai e ka mbështetur Kallakun jo vetëm në aspektin profesional, por gjithashtu dhe në planin personal. “I dhashë gjithë mbështetjen time, jo vetëm profesionale, por edhe njerëzore,” shtoi ai, duke theksuar se ishte i kënaqur që sot Bes Kallaku ka arritur të bëhet një emër i njohur në industrinë e humorit dhe më gjerë.

    Llakaj ka theksuar se për të është një kënaqësi të shoh zhvillimin dhe suksesin e Kallakut, duke e konsideruar atë si një nga humoristët më të talentuar të brezit të tij. Historitë e tillë të mbështetjes dhe frymëzimit, përveçse e pasurojnë rrëfimin e karrierës së humoristëve, tregojnë edhe vlerën e mbështetjes reciproke që ndihmon zhvillimin e talenteve të rinj dhe të ardhmen e industrisë së humorit.