Author: editor

  • Veprimi shokues i 14-vjeçarit pasi vrau bashkëmoshatarin e tij Martin Cani me thikë në zemër! Fjalët e fundit të viktimës që kërkonte nënën e tij!

    Veprimi shokues i 14-vjeçarit pasi vrau bashkëmoshatarin e tij Martin Cani me thikë në zemër! Fjalët e fundit të viktimës që kërkonte nënën e tij!

    Lule dhe qirinj në tavolinën e klasës, qirinj vë vendin ku iu mor jeta brutalisht nga një bashkëmoshatar, kurora të shumta me lule dhe mesazhe rrëqethëse përcollën në ditën e fundit Martinin, nxënësin e klasës së 9-të të shkollës “Fan Noli”, futbollistin e moshave ‘U 15’ dhe djalin e qetë për ata që e njohën në rrugëtimin e tyre.

    Martinit iu dha dje lamtumira nga shokët e klasës, nga nxënës të shkollës dhe nga bashkëmoshatarë me të cilët ndante fushat e gjelbra në emër të ëndrrës së madhe të bëhej futbollist. Por, ende nuk ka një motiv të saktë se përse ka ndodhur krimi, se kur ka nisur konflikti, se cilët janë fëmijët e tjerë të përfshirë në sherr përveç të M.P., 14-vjeçarit që është vënë në pranga si autori i vrasjes së Martinit.

    Policia justifikohet me një takim që sipas saj, oficerja e sigurisë së shkollës ka bërë me dy fëmijët, mësuesit ‘qajnë’ indiferencën, ndërkohë kalimtarët e shumtë kureshtarë që nuk zbritën nga mjetet e tyre t’i ndanin fëmijët apo t’i jepnin ndihmë Martinit, tashmë mbajnë vetëm imazhet e tmerrshme të asaj ngjarjeje të përgjakshme. Autori, një tjetër nxënës i asaj shkolle, është shfaqur dje me imazhe tronditëse, foto nga ku demonstron armën e krimit dhe një kërcënim si mesazh.

    Fëmijë të tjerë, që kërkojnë protagonizëm kërcënojnë palët kundërshtare me fjalor të rriturish, ndërsa policia dhe prokuroria kanë ende punë të zbardhin tërësisht ngjarjen ku një fëmijë, sapo del nga shkolla, vritet nga një tjetër nxënës i po asaj shkolle.

    ARRESTIMI

    Adoleshenti me iniciale M.P., e cili dyshohet goditi me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani, pas një sherri mes tyre pak metra larg shkollës “Fan Noli”, ka publikuar në “SnapChat” foto pas krimit. 14-vjeçari është arrestuar nën akuzën “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

    “Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën ‘Qemal Stafa’, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit arrestuan një të mitur 14 vjeç, për veprat penale ‘Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’, parashikuar nga nenet 79 pika a dhe 279 të Kodit Penal. Ky shtetas, ditën e ngjarjes, në afërsi të shkollës ‘Fan Noli’, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatarët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit. Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, raportuan uniformat blu.

    DËSHMITË

    Në vendin e ngjarjes personi i parë që ka shkuar, që e ka dëshmuar vetë ditën e djeshme ka qenë një farmaciste, e cila ka treguar momentet e frikshme me të cilat është përballur.

    Sipas saj: “Ka qenë një ngjarje horror do them me pak fjalë, ishte një ngjarje në katër minuta që është zhvilluar gjithçka. Unë kam qenë në makinë e parkuar dhe shikoj një tufë me nxënës që po dilnin dhe mendova në fillim që mbaruan orën e mësimit, ditën e mësimit, sepse ishte ora 13:00 e drekës dhe vetëm kur shikoj që po dilnin qytetarët nga bizneset aty afër, e kuptova që diçka kishte ndodhur.

    Kam dalë nga makina as për 30 sekonda dhe eci dhe 10 metra më poshtë, shikoj një person i cili ishte përtokë i gjakosur. Një djalë u afrua, mori një bluzë ose diçka një rrobë dhe ia ka vendosur në kraharor, direkt në gjoks dhe kam kontaktuar ambulancën, që u përgjigj në sekondë, më ka thënë zonjë na thuaj vendngjarjen i thashë një fëmijë ashtë aksidentuar, sepse për momentin nuk dija çfarë ndodhi. Thashë një motor ose një makinë thjesht e ka përplasur. Afrohet një djalë dhe më thotë që është i therur me thikë. Marr policinë sepse ishte tragjike.

    Djali ishte me shenja jete. Unë mbasi mbarova telefonatën me policinë, jam ulur te djali e kam prekur, sytë e tij herë përqendroheshin tek neve që ishim mbi kokën e tij dhe herë nuk dukeshin më, u bë blu e kuptova që diçka nuk po shkonte, kishte marrë plagë shumë të thellë dhe i mata pulsin, pulsi i rrihte, po jo e një zemre normale, kuptohej që diçka nuk po shkonte. Ishte i ngrohtë akoma dhe lëvizte kokën, por nuk fliste, nuk reagonte, nuk rënkonte asnjë lloj gjëje. Ka ardhur zonja, e kemi marrë në makinë, nuk prisnim dot më për ambulancën edhe pse ishin vetëm katër minuta që nga ngjarja dhe e kemi vendosur në pjesën e pasme të makinës së zonjës dhe unë kam ecur para me makinën”.

    Ndërsa gruaja që e ka nisur në drejtim të spitalit ka treguar dje se askush nuk e ndihmonte, por ajo e mori djalin dhe rrugës i ka folur në emër të nënës së tij.

    “Djali kërkonte vetëm nënën – thotë ajo, – ndërsa pas disa çastesh ajo ka mbërritur në Spitalin e Traumës, ku ka takuar nënën e Martinit. Ajo i ka dhënë këpucët e të birit dhe i ka thënë gruas se isha unë nëna e tij, nuk e lashë të vdiste në asfalt.

    HETIMET

    Janë një sërë personash që kanë qenë në dijeni të sherrit midis fëmijëve, sherr që thuhet se ka nisur që të premten. Oficerja e sigurisë ka dhënë versionin e saj për policinë, fëmijët, shokë të viktimës dhe të autorit po ashtu versionet e tyre, ndërkohë që ditën e djeshme është një dëshmi e shoferit të shkollës, i cili në fakt tregon diçka krejt tjetër. Ai thotë se Martinit ditën e premte i ka bërtitur një burrë dhe nëse hapen kamerat, zbulohet se kush është ai person. Shoferi i cili e ka marrë disa herë në mjetin e tij të transportit Martinin ka dëshmuar se ai nuk ishte problematik, çka e kanë dëshmuar edhe mësuesit e marrë në pyetje paraprakisht.

    Por ende nuk dihet se cili ka qenë ai person që ka kërcënuar Martinin dhe ende nuk bëhet me dije se prej sa kohësh kishte përplasje mes fëmijëve. Ajo që dihet dhe e ka dëshmuar edhe Luisi, shoku i Martinit, i cili ka marrë plagë të rënda, është se ai është thirrur në telefon nga Martini, pikërisht për shkak të sherrit që Martini ka pasur me M.P.. Luisi ka ardhur në shkollën “Fan Noli” dhe e ka pritur jashtë Martinin derisa ka dalë dhe pas tij kanë dalë edhe grupi i atij, që tashmë konsiderohet autor i krimit të rëndë.

    Grupi hetimor do të marrë dëshminë e të plagosurit, të autorit, do të hapë kamerat e vendit të ngjarjes, do të hapen bisedat në telefonat e të gjithë personave të përfshirë në krim, ndërkohë që do të verifikohen edhe llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

    SHERRI

    Sherri ka qenë ende i ndezur, pasi siç bëhet me dije, Martin Cani i ndjerë i frikësuar se situata do të degradonte pasi të mbaronte mësimi, thirri pas shkolle mikun e tij të ekipit U-15 të Dinamos, ku luanin të dy bashku. Por ata janë sulmuar sapo kanë hyrë në një rrugicë dhe në përleshje e sipër M.P., ka nxjerrë thikën që mbante me vete duke i goditur të dy djemtë.

    Autori më pas u largua me vrap drejt Pazarit të Ri, derisa të njohur të tij e çuan një makinë në një spital privat për mjekim. Rrugës, 14-vjeçari që kishte lëshuar të paktën 6 goditje me thikë ndaj 2 bashkëmoshatarëve të tij, gjeti kohën të postojë në rrjetet sociale një foto të tijën në sediljen e pasme të makinës me dorën e fashuar. I mituri u arrestua në ambientet e spitalit privat për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

  • I fundit/ U rrëzua në oborrin e banesës, humb jetën 31-vjeçari! Çfarë dyshohet

    I fundit/ U rrëzua në oborrin e banesës, humb jetën 31-vjeçari! Çfarë dyshohet

    Rreth orës 02:50, në fshatin Gribë, shtetasi A. T., 31 vjeç, dyshohet se duke manovruar me motomjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë nga gurët në oborr. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. T. ka humbur jetën ndërkohë që transportohej në spital.

    Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  • Notat/ Nga Asllani te Balliu, zbuloni vlerësimet e kuqezinjve pas duelit me Ukrainën

    Notat/ Nga Asllani te Balliu, zbuloni vlerësimet e kuqezinjve pas duelit me Ukrainën

    Gazeta Panorama
    menu Refresh Kthehu

    Notat/ Nga Asllani te Balliu, zbuloni vlerësimet e kuqezinjve pas duelit me Ukrainën
    FacebookMessengerTwitterWhatsAppViberEmailCopy Link
    Nov 20, 2024 | 8:37
    Madhësia e tekstit:

    +

    Shqipëria e mbylli në mënyrën më të keqe të mundshme aventurën në Ligën e Kombeve, teksa u mposht me rezultatin 1-2 nga Ukraina. Rezultat ky që i rendit kuqezinjtë në vendin e fundit të grupit dhe i zbret në Ligën C për edicionin e ardhshëm.

    Për sa i përket notave të bëra publike nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, lojtari i Kombëtares, me vlerësimin më të lartë, rezulton Kristjan Asllani, i cili ka marrë notën 7.7, i ndjekur nga Strakosha me 7.5, ndërkohë që Bajrami dhe Laçi janë vlerësuar me notën 7.2. Për më tepër shikoni të gjitha vlerësimet sipas “Sofa Score”:

  • Vrau 14-vjeçarin në Tiranë/ Gazetarja: Autori i dyshuar nuk shfaq shenja pendese

    Vrau 14-vjeçarin në Tiranë/ Gazetarja: Autori i dyshuar nuk shfaq shenja pendese

    Në një lidhje direkte, gazetarja Glidona Daci shprehet me trishtim për dhunën që po reflektohet nga fëmijët, nisur nga tragjedia e vrasjes së 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë nga bashkëmoshatari i tij. Daci shton se autori i dyshuar i ngjarjes nuk ka shfaqur shenja pendese gjatë marrjes në pyetje. Kujtojmë që sot 14-vjeçari i dyshuar për vrasjen u arrestua. Pas ngjarjes, ai kishte postuar në rrjetin social Snapchat një foto tijën me grushtin ngritur lart ndërsa i dallohej edhe dëmtimi në dorë.

    Glidona Daci: I mituri tjetër i cili po ashtu është në konflikt me ligjin dhe akuzohet për vepra të rënda penale, është një i miturit i cili në asnjë moment nuk ka shfaqur shenja pendese. Edhe gjatë pyetjeve në prani të psikologut nga ana e organeve ligjzabtuese, sipas informacioeneve, duket sikur nuk është i penduar dhe kjo është ajo më shokuesja dhe më e rënda në këtë histori, ajo që dhemb edhe më shumë, fakti që të mitur, 14 apo 15 vjeçarë përpos marzhit të dënimit që mund të marrin sepse Kodi Penal i të Miturve parashikon edhe lehtësira të ndryshme në lidhje me këtë çështje për shkak edhe të lehtësirave dhe pozitave që kanë, por ajo që dhemb realisht në këtë histori është fakti që ne po rrisim fëmijë të dhunshëm dhe mesa duket e gjithë shoqëria ka dështuar.

  • Paralizohet Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë, kërkojnë paga më të mira dhe…

    Paralizohet Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë, kërkojnë paga më të mira dhe…

    Greqia është në grevë të përgjithshme 24-orëshe, në të cilën do të marrin pjesë federatat dhe sindikatat, ku GSEE dhe ADEDY kanë shpallur mobilizim dhe ndërprerje të punës, ndërsa do të ketë edhe ndryshime në transportin masiv.

    Në kuadër të grevës, GSEE dhe ADEDY do të zhvillojnë në orën 11:00 të mëngjesit një tubim proteste në sheshin Klathmonos, ndërsa mbledhja e PAME është caktuar në Propylaia në orën 10:30.

    Ndër kërkesat janë “rritje e pagave nominale, riorganizimi i marrëdhënieve industriale, institucionalizimi i Ligjit Kolektiv të Punës, sigurimi i strehimit të përballueshëm për të gjithë dhe zbatimi i programeve sociale të strehimit me rezervën 1.5 miliardë euro nga ish-Qendra e Punës dhe me burime nga Fondi i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës”.

    Edhe Konfederata e Sindikatave Evropiane shprehu mbështetjen e saj për grevën e GSEE. Njëkohësisht, PAME u bën thirrje të gjitha sindikatave, Qendrave të Punës dhe të gjitha Federatave që të japin të gjitha forcat për suksesin e grevës mbarëkombëtare të sotme 24 orëshe.

    Në grevë marrin pjesë edhe mësuesit e dy niveleve të para të arsimit publik dhe privat, ndërsa marrin pjesë edhe mjekët e spitalit.
    Federata e Shoqatave të Mjekëve të Spitaleve të Greqisë (OENGE), thekson se “49% e pacientëve nuk gjejnë dot një mjek dhe 24% nuk ​​mund të bëjnë analizat e nevojshme. Strukturat e shëndetit publik janë tkurrur me 40% në krahasim me vitin 2009 dhe stafi i tyre është përgjysmuar, i plakur dhe i rraskapitur, ndërsa nga ana tjetër grupet private shëndetësore po shtojnë fitimet e tyre ‘të çmendura”, thuhet në njoftim.

    Edhe punonjësit e transportit publik, marrin pjesë në grevën e sotme 24-orëshe të GSEE me ndërprerje pune.
    Anijet bregdetare të të gjitha kategorive janë të lidhura në portt që nga agimi, për shkak të pjesëmarrjes së Federatës Panhelene Detare në grevën 24-orëshe të GSEE.

    Ndërsa Sindikata e Taksistëve të Atikës (SATA) deklaron se nuk do të ketë ndalesë pune për taksitë.
    Greva, me kërkesë qendrore për adresimin e krizës së strehimit, rivendosjen e ligjit kolektiv të punës si dhe uljen e fuqisë blerëse të punëtorëve, përfundon mesnatën e së mërkurës.

  • Këmbimi, 20 nëntor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

    Këmbimi, 20 nëntor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

    Sot, më 20 nëntor 2024, dollari amerikan, blihet me 92.1 lekë dhe shitet me 93.4 lekë.

    Euro, blihet me 97.7 lekë dhe shitet 98.3 lekë.

    Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë.

    Paundi britanik, blihet me 116.3 lekë dhe shitet me 117.5 lekë.

    Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65.6 lekë, ndërsa në shitje me 67 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

  • “Këta luanin futboll, vraponim bosh”, Asllani pas humbjes: Nuk mund të pësosh dy gola në shtëpi për 10 minuta

    “Këta luanin futboll, vraponim bosh”, Asllani pas humbjes: Nuk mund të pësosh dy gola në shtëpi për 10 minuta

    Kristjan Asllani e cilëson të pafalshme pjesën e parë ku Shqipëria pësoi dy gola ndaj Ukrainës, gjë që ndikoi në ecurinë e takimit ku kuqezinjtë u mundën 2-1.

    “Kemi hyrë në fushë shumë keq, se nuk mund të pësosh dy gola në shtëpi pas 10 minutash. Janë gjëra që ndodhin në futboll. Shpresoj të mos shkonte kështu ndeshja. Në pjesën e parë ishim në vështirësi, kur nuk kishim topin besoj se kemi bërë ndeshjen më të keqe se kemi pasur shumë probleme. Në pjesën e dytë kemi ndërruar modul, ishim lart me presing, ndeshja ndryshoi. Donim pikët sot, sidomos të merrnim fitoren e nëse nuk vinte të paktën një pikë. Por futbolli është kështu dhe do të përmirësohemi.

    Nuk na tha gjë në pushim trajneri, ndryshoi mënyra si të shkosh te kundërshtari se kishim shumë probleme në pjesën e parë, ata ishin gjithmonë të lirë, vrapuam bosh. Në pjesën ë dytë shkuam gati një kundër një dhe ata patën frikë dhe gjynah që nuk morëm një pikë të paktën.

    Këto janë ndeshje të ndryshme, nuk mund të flitet për një ndeshje njëlloj, Çekia luante me topa të gjatë dhe ishte ekip fizik, këta luanin futboll, kishin lojtarë teknikë. Ne e kishim të vështirë kur ata kishin topin”, tha Asllani për “SuperSport” pas ndeshjes.

  • Horoskopi ditor, 20 nëntor, shenjat më me fat

    Horoskopi ditor, 20 nëntor, shenjat më me fat

    DASHI

    Yjet do iu bëjnë më të ndjeshëm dhe më sensuale sot. Më të privilegjuarit do jenë beqarët të cilët ka gjasa të takojnë personin e ëndrrave. Në planin financiar situata do jetë e qëndrueshme.

    DEMI

    Nëse lidhja juaj është e fortë do kaloni një ditë të qetë dhe të qëndrueshme. Me financat nuk do keni shumë fat. Edhe puna duket shumë e ndërlikuar këto kohë.

    BINJAKET

    Sot do reflektoni mirë për të ardhmen tuaj në çift dhe do i zgjidhni edhe dyshimet që iu kishin lindur prej kohësh. Financat nuk do jenë të mira.

    GAFORRJA

    Nëse keni krijuar një lidhje vetëm për interes çdo gjë do dalë në shesh sot dhe do ketë debate të forta. Mërkuri do iu mbështesë në planin financiar.

    LUANI

    Dikush do kërkojë t’ua marrë atë që keni në krah. Bëni kujdes dhe tregohuni më dinake se personi tjetër. Në planin material gjërat do fillojnë të përmirësohen.

    VIRGJERESHA

    Zemra juaj gjatë kësaj dite do jetë më e gëzuar dhe do përjetojë më tepër emocione sesa kohët e fundit. Edhe pse situata financiare do jetë e mirë mos pretendoni të pasuroheni menjëherë.

    PESHORJA

    Jeta juaj në çift do jetë shumë e qetë sot. Ata që janë përballur me probleme do mund të vendosin paqen dhe tensioni do të shuhet. Në planin financiar situata do jetë e qëndrueshme.

    AKREPI

    Jeta në çift do jetë e favorizuar. Do dini si të dashuroni në mënyrë që të jepni por edhe të merrni kënaqësi pa fund. Falë mjedisit yjor, fati do iu buzëqeshë në planin financiar.

    SHIGJETARI

    Jeta sentimentale e çifteve do jetë e animuar dhe e bukur. Mos bëni investime të mëdha sepse do iu duhen paratë për diçka tjetër më të rëndësishme.

    BRICJAPI

    Asnjë e rëndësishme për t’u veçuar nuk do ndodhë në planin sentimental të çifteve. Në planin financiar gjërat do shkojnë mirë dhe ju mund të realizoni edhe transaksione.

    UJORI

    Nëse vazhdoni të tregoheni objektive në jetën tuaj në çift mund të lindin probleme me partnerin. Shprehni atë që ndjeni dhe mos dëgjoni atë që iu thonë të tjerët. Mundësitë për të përmirësuar situatën financiare do jenë shumë të mira.

    PESHQIT

    Nëse keni pasur mosmarrëveshje me partnerin, gjatë kësaj dite do filloni t’i vini gjërat në vijë. Me financat bëni kujdes sepse do keni disa probleme.

  • “Ore ju boll se më…”, partnerja e Uzunit përfundon në… spital

    “Ore ju boll se më…”, partnerja e Uzunit përfundon në… spital

    Shqipëria humbi kundër Ukrainës me shifrat 2-1 në “Air Albania”. MixCollage-12-Nov-2024-02-09-PM-9972Sulmuesi Myrto Uzuni u aktivizua në pjesën e dytë të sfidës dhe teksa ai po luante, partnerja e tij ndodhej në spital.

    Kjo u bë e ditur nga vetë Uarda Hyseni e cila postoi një foto në rrjete sociale . Ajo shkruan: “Ore ju boll më morët mësysh”.

    Kujtojmë që pak ditë më parë Uarda dhe Myrto zbuluan gjininë e bebushit në arenën e futbollit.

  • Mos harroni çadrën! Reshje shiu, rrebeshe dhe breshër, si parashikohet moti për sot!

    Mos harroni çadrën! Reshje shiu, rrebeshe dhe breshër, si parashikohet moti për sot!

    Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

    Sipas SHMU, Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime afatshkurtra në zonën e qendrës dhe jug deri në orët e mesditës. Vranësirat deri në orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit ndërsa në veriperëndim me intensitet deri mesatar.

    Pas orëve të mesditës në zonën e veriut reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në pjesën tjetër të territorit reshjet me intensitet mesatar dhe lokalisht deri të lartë në formën e rrebesheve. Në zonën e Alpeve dhe verilindje në orët e vona të mbrëmjes në lartësitë mbi 1200 metër reshje dëbore.

    Era do të fryjë nga kuadrati i jugut intensive me shpejtësi mesatare 3-12 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera herës fiton shpejtësi 14-26 m/s. shoqëruar me valëzim në dete të forcës 5-7 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore 5 deri 13°C

    në zonat e ulëta 8 deri 23°C

    në zonat bregdetare 13 deri 23°C