Author: editor

  • Këmbimi, 20 nëntor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

    Këmbimi, 20 nëntor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

    Sot, më 20 nëntor 2024, dollari amerikan, blihet me 92.1 lekë dhe shitet me 93.4 lekë.

    Euro, blihet me 97.7 lekë dhe shitet 98.3 lekë.

    Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë.

    Paundi britanik, blihet me 116.3 lekë dhe shitet me 117.5 lekë.

    Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65.6 lekë, ndërsa në shitje me 67 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

  • “Këta luanin futboll, vraponim bosh”, Asllani pas humbjes: Nuk mund të pësosh dy gola në shtëpi për 10 minuta

    “Këta luanin futboll, vraponim bosh”, Asllani pas humbjes: Nuk mund të pësosh dy gola në shtëpi për 10 minuta

    Kristjan Asllani e cilëson të pafalshme pjesën e parë ku Shqipëria pësoi dy gola ndaj Ukrainës, gjë që ndikoi në ecurinë e takimit ku kuqezinjtë u mundën 2-1.

    “Kemi hyrë në fushë shumë keq, se nuk mund të pësosh dy gola në shtëpi pas 10 minutash. Janë gjëra që ndodhin në futboll. Shpresoj të mos shkonte kështu ndeshja. Në pjesën e parë ishim në vështirësi, kur nuk kishim topin besoj se kemi bërë ndeshjen më të keqe se kemi pasur shumë probleme. Në pjesën e dytë kemi ndërruar modul, ishim lart me presing, ndeshja ndryshoi. Donim pikët sot, sidomos të merrnim fitoren e nëse nuk vinte të paktën një pikë. Por futbolli është kështu dhe do të përmirësohemi.

    Nuk na tha gjë në pushim trajneri, ndryshoi mënyra si të shkosh te kundërshtari se kishim shumë probleme në pjesën e parë, ata ishin gjithmonë të lirë, vrapuam bosh. Në pjesën ë dytë shkuam gati një kundër një dhe ata patën frikë dhe gjynah që nuk morëm një pikë të paktën.

    Këto janë ndeshje të ndryshme, nuk mund të flitet për një ndeshje njëlloj, Çekia luante me topa të gjatë dhe ishte ekip fizik, këta luanin futboll, kishin lojtarë teknikë. Ne e kishim të vështirë kur ata kishin topin”, tha Asllani për “SuperSport” pas ndeshjes.

  • Horoskopi ditor, 20 nëntor, shenjat më me fat

    Horoskopi ditor, 20 nëntor, shenjat më me fat

    DASHI

    Yjet do iu bëjnë më të ndjeshëm dhe më sensuale sot. Më të privilegjuarit do jenë beqarët të cilët ka gjasa të takojnë personin e ëndrrave. Në planin financiar situata do jetë e qëndrueshme.

    DEMI

    Nëse lidhja juaj është e fortë do kaloni një ditë të qetë dhe të qëndrueshme. Me financat nuk do keni shumë fat. Edhe puna duket shumë e ndërlikuar këto kohë.

    BINJAKET

    Sot do reflektoni mirë për të ardhmen tuaj në çift dhe do i zgjidhni edhe dyshimet që iu kishin lindur prej kohësh. Financat nuk do jenë të mira.

    GAFORRJA

    Nëse keni krijuar një lidhje vetëm për interes çdo gjë do dalë në shesh sot dhe do ketë debate të forta. Mërkuri do iu mbështesë në planin financiar.

    LUANI

    Dikush do kërkojë t’ua marrë atë që keni në krah. Bëni kujdes dhe tregohuni më dinake se personi tjetër. Në planin material gjërat do fillojnë të përmirësohen.

    VIRGJERESHA

    Zemra juaj gjatë kësaj dite do jetë më e gëzuar dhe do përjetojë më tepër emocione sesa kohët e fundit. Edhe pse situata financiare do jetë e mirë mos pretendoni të pasuroheni menjëherë.

    PESHORJA

    Jeta juaj në çift do jetë shumë e qetë sot. Ata që janë përballur me probleme do mund të vendosin paqen dhe tensioni do të shuhet. Në planin financiar situata do jetë e qëndrueshme.

    AKREPI

    Jeta në çift do jetë e favorizuar. Do dini si të dashuroni në mënyrë që të jepni por edhe të merrni kënaqësi pa fund. Falë mjedisit yjor, fati do iu buzëqeshë në planin financiar.

    SHIGJETARI

    Jeta sentimentale e çifteve do jetë e animuar dhe e bukur. Mos bëni investime të mëdha sepse do iu duhen paratë për diçka tjetër më të rëndësishme.

    BRICJAPI

    Asnjë e rëndësishme për t’u veçuar nuk do ndodhë në planin sentimental të çifteve. Në planin financiar gjërat do shkojnë mirë dhe ju mund të realizoni edhe transaksione.

    UJORI

    Nëse vazhdoni të tregoheni objektive në jetën tuaj në çift mund të lindin probleme me partnerin. Shprehni atë që ndjeni dhe mos dëgjoni atë që iu thonë të tjerët. Mundësitë për të përmirësuar situatën financiare do jenë shumë të mira.

    PESHQIT

    Nëse keni pasur mosmarrëveshje me partnerin, gjatë kësaj dite do filloni t’i vini gjërat në vijë. Me financat bëni kujdes sepse do keni disa probleme.

  • “Ore ju boll se më…”, partnerja e Uzunit përfundon në… spital

    “Ore ju boll se më…”, partnerja e Uzunit përfundon në… spital

    Shqipëria humbi kundër Ukrainës me shifrat 2-1 në “Air Albania”. MixCollage-12-Nov-2024-02-09-PM-9972Sulmuesi Myrto Uzuni u aktivizua në pjesën e dytë të sfidës dhe teksa ai po luante, partnerja e tij ndodhej në spital.

    Kjo u bë e ditur nga vetë Uarda Hyseni e cila postoi një foto në rrjete sociale . Ajo shkruan: “Ore ju boll më morët mësysh”.

    Kujtojmë që pak ditë më parë Uarda dhe Myrto zbuluan gjininë e bebushit në arenën e futbollit.

  • Mos harroni çadrën! Reshje shiu, rrebeshe dhe breshër, si parashikohet moti për sot!

    Mos harroni çadrën! Reshje shiu, rrebeshe dhe breshër, si parashikohet moti për sot!

    Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

    Sipas SHMU, Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime afatshkurtra në zonën e qendrës dhe jug deri në orët e mesditës. Vranësirat deri në orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit ndërsa në veriperëndim me intensitet deri mesatar.

    Pas orëve të mesditës në zonën e veriut reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në pjesën tjetër të territorit reshjet me intensitet mesatar dhe lokalisht deri të lartë në formën e rrebesheve. Në zonën e Alpeve dhe verilindje në orët e vona të mbrëmjes në lartësitë mbi 1200 metër reshje dëbore.

    Era do të fryjë nga kuadrati i jugut intensive me shpejtësi mesatare 3-12 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera herës fiton shpejtësi 14-26 m/s. shoqëruar me valëzim në dete të forcës 5-7 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore 5 deri 13°C

    në zonat e ulëta 8 deri 23°C

    në zonat bregdetare 13 deri 23°C

  • Humbi jetën në ditën e parë të punës, Samueli sapo ishte bërë baba! Vjehrra e 18-vjeçarit shqiptar: Vajza ime është shkatërruar

    Humbi jetën në ditën e parë të punës, Samueli sapo ishte bërë baba! Vjehrra e 18-vjeçarit shqiptar: Vajza ime është shkatërruar

    Tre të rinj, mes tyre dhe një 18-vjeçar shqiptar i identifikuar si Samuel Tafciu, kanë humbur jetën pas një shpërthimi të ndodhur mëngjesin e djeshëm në një fabrikë fishekzjarresh në Itali.

    Mediat italiane raportojnë se të rinjtë ishin në ditën e tyre të parë të punës.

    Nga shpërthimi humbi jetën Tafciu dhe binjaket Sara dhe Aurora Esposito, 26 vjeçe.

    Magazina, një fabrikë ilegale, ishte ngritur gjatë fundjavës dhe nuk kishte marrë asnjë autorizim nga organet kompetente.

    Samueli ishte bërë baba vetëm 4 muaj më parë.

    Me origjinë shqiptare, prej vitesh ndodhej në Itali dhe jetonte në Ponticelli me gruan e tij 17-vjeçare në shtëpinë e vjehrrës. Dje ishte dita e tij e parë e punës në fabrikë dhe, për fat të keq, edhe e fundit e jetës së tij.

    Vjehrra e tij, Anna Campagna, ka folur për mediat italiane lidhur me tragjedinë.

    “Policia na thirri dhe ne vrapuam këtu menjëherë. Samueli ishte dhëndri im, i martuar me vajzën time 17-vjeçare. Ata kanë një vajzë 4 muajshe dhe ai punonte për të dhe gruan e tij. Ai ishte një djalë punëtor. Ai kishte 10 vite në Itali dhe i kishte të gjitha kartat në rregull. Ai u dogj i gjallë, ishte dita e parë e punës”, tha mes britmave dhe lotëve zonja Anna, vjehrra e viktimës, siç raporton Il Mattino.

    “Mbesa ime do të rritet pa babanë e saj dhe vajza ime, e cila është vetëm 17 vjeçe, tashmë ka një jetë të shkatërruar ”.

    “Dy vajzat e vdekura ishin gjithashtu nëna beqare, që punonin për fëmijët e tyre të vegjël. Dhëndri im na telefonoi në orën 13:00, na tha se po hanin një sanduiç. Pastaj një orë më vonë ndodhi tragjedia. Tre familje të shkatërruara, kush do të na i kthejë fëmijët?”, përfundoi ajo.

  • Karamuço zbërthen prapaskenat: Para vrasjes, Klajdi Prendi në lokal me dy efektivë policie

    Karamuço zbërthen prapaskenat: Para vrasjes, Klajdi Prendi në lokal me dy efektivë policie

    Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tregoi në një studio televizive të gjithë dinamikën e vrasjes së djalit të ish-gjytarit Fran Prendi, 27-vjeçarit Klaudio Prendi.

    Karamuço tha se Prendi shoqërohej nga dy efektiv të Policisë së Shtetit në lokal dhe pasi ka dale jashtë është ndjekur nga atentatori i cili e ka qëlluar me armë me selenciator.

  • “Makinë me targa greke,9 km pa ndalim”, Minxhozi ngrenë pikëpyetje mbi rolin e patrullave të policisë: Një atentat i …

    “Makinë me targa greke,9 km pa ndalim”, Minxhozi ngrenë pikëpyetje mbi rolin e patrullave të policisë: Një atentat i …

    Analisti Skënder Minxhozi në një emision televiziv komentoi ngjarjet kriminale që kanë tronditur vendin në pak ditë.

    Analisti u ndal përkatësisht tek atentati i ndodhur në Tiranë, ku mbeti i vrarë 28-vjeçari, Klaudio Prendi.

    Minxhozi komentoi edhe itinerarin e ndjekur nga autorët e vrasjes duke mos lënë asnjë gjurmë në një zonë që është e frekuentuar edhe nga patrulla të policisë edhe gjatë orëve të vona të natës.

    “Të jetosh në këtë qytet e kupton që harta që ata kanë shkelur largësia që kanë përshkuar dhe mënyra e djegies së automjetit tregon që ka qenë një ngjarje e parapërgatitur. Ajo që godet është se si kanë gjetur një korsi kaq të lirë, pasi e dimë që ka një prezencë të policisë, që qëndrojnë në atë vend dhe shoh gjithmonë makina të parkuara e jo më një makinë tillë me targa greke edhe me siguri me shpejtësi. Pra i ka pasur të gjitha parametrat që policia që të ndalojë, dhe që ta ndalojë duhet që policia të jetë. Nuk po ngre akuza… Por si ka mundësi? Të jenë përshkruar 9 kilometra në aq pak kohë?, tha Minxhozi.

    Gazetarja Etleva Delia gjatë fjalës së saj nënvizoi: “Ka diçka tjetër, vendi ku ka ndodhur ngjarja dhe lokali është një vend që frekuentohej nga punonjës policie, civile. Duhet të ketë hetim edhe në këtë drejtim. Makina e viktimës ka qenë e parkuar në një stacion urbani, dhe një patrullë policie duhet të bënte diçka. Janë disa komponentë bashkë që bëjnë disi përgjegjëse, patrullat…”

  • “Debatuan në katin e dytë dhe më pas u pajtuan në drejtori”/ Mullai jep detaje nga konflikti: Në orën 12:37 ka …

    “Debatuan në katin e dytë dhe më pas u pajtuan në drejtori”/ Mullai jep detaje nga konflikti: Në orën 12:37 ka …

    Ngjarja e rëndë në shkollën “Fan Noli” ka tronditur mbarë opinion publik dhe njëkohësisht ka ngjallur polemika lidhur me sigurinë institucionale, por njëkohësisht edhe me rolin e rëndësishëm të prindërve dhe institucioneve arsimore për një shoqëri të shëndetshme.

    I ftuar në edicionin qendror, shefi i sektorit për median dhe komunikimin në policinë e shtetit, Genti Mullai dha detaje të reja lidhur me dinamikën e ngjarjes ditën e hënë, ku debate kishte nisur në tualetin e katit të dytë të shkollës, por me ndërmjetësimin e drejtorit, mësuesit dhe oficerëve, situata ishte qetësuar.

    “Së pari më lejoni që në emër të drejtorit të policisë së shtetit ti shpreh ngushëllimet familjes! Është një këmbanë alarmi që duhet të na vëri në lëvizje dhe një detyrim moral që aktorët që kanë për detyrë sigurinë në shkollë të rishikojnë masat e sigurisë që të tilla raste mos të ndodhin më.

    Ngjarja ka ndodhur larg territorit të shkollës. Në zinxhirin e sigurisë në shkolla përfshihet policia, oficeri I policisë, psikologu,mësuesit dhe prindërit që kanë një rol të rëndësishëm. Për ngjarjen, sipas oficeres së sigurisë, për konfliktin ditën e premte nuk ka pasur dijeni.

    Të hënën në oren 10 në tualetin e katit të dytë kanë debatuar më zë të lartë. Mësuesja dezhurn ka lajmëruar oficeren e policisë , në prani të psikologut dhe drejtorit të shkollës , të dy fëmijët kanë shprehur se janë keqkuptuar. Viktima ka theksuar se ka sharë më zë të lartë pa e ditur se kush ishte në tualet, pra e kanë justifikuar këtë debat. Janë pajtuar dhe I ka marrë në pyetje disa herë oficerja e sigurisë, pra ka kryer të tëra procedurat .Mësimi është zhvilluar normalisht. Në orën 12:37 ka kaluar patrulla e policisë dhe ka vazhduar në zonë.

    Rreth orës 13:05 e ka telefonuar oficerja, inspektori I zonës ka ardhur për tre minuta dhe informacioni është marrë pasi ka mbaruar debati dhe pasi ndodhi ngjarja sepse ndodhi shumë shpejt.”

    Genti Mullai theksoi se të dy nxënësit ishin shembullorë dhe stafi nuk e neglizhoi situatën, por menduan se nuk do avanconte më tej.

    ”Dua ta zgjerojë këtë pyetje, qoftë oficerët, inspektorët e rendit dhe policia kanë përditë një komunikim të vazhdueshëm. Nuk dua ti quaj të kriminalizuar adoleshentët, por për shkak të moshës kthehen si ngjarja e djeshme. Duhet patur kujdes nga të gjithë. Rastet që ka pasur I kemi bërë publike, nuk kam tendencën ti fsheh sepse kur publikohen kanë një efekt pozitiv. Rrjetet sociale I shtyjnë drejt një sjellje të pakontrolluar. Prindërit duhet të kontrollojnë rrjetet sociale të fëmijëve, stafi pedagogjik duhet të jenë më të kujdesshëm. Ka mekanizma kontrolli për nxënësit që nuk janë në rrugë të mbarë, të kthehen në rrugë të mbarë. Të dy nxënësit dhe kanë qenë shumë të mirë në mësime. Stafi nuk e ka vazhduar më tej të njoftojë policinë sepse nuk e kanë menduar që mund të degradonte. Nuk ka qenë neglizhencë e tyre, por duke nisur nga rrethanat nuk e kanë vazhduar më tej.”

    Më tej, Mullai shtoi se autori është marrë në pyetje dhe është arrestuar.

    “Ka një grup të posacëm që po merret me këtë, policia ka sekuestruar shumë prova materiale dhe ka marrë në pyetje shumë persona, përfshirë dhe autorin që është arrestuar dhe po qëndron në spital. Policia po kryen hetimet.” – u shpreh për ABC News.

  • HOROSKOPI, e mërkurë 20 nëntor 2024: Një ditë ideale për këto shenja

    HOROSKOPI, e mërkurë 20 nëntor 2024: Një ditë ideale për këto shenja

    DASHI

    Një ditë ideale për t’u fokusuar në ambiciet tuaja. Ju mund të ndiheni veçanërisht energjikë dhe të motivuar për të ecur përpara me projektet tuaja. Megjithatë, kini kujdes që të mos jeni shumë impulsivë në vendimet tuaja: merrni kohë për të vlerësuar çdo opsion. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

    DEMI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox, dita premton të jetë pozitive për marrëdhëniet. Mund të merrni informacione që do t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë një situatë familjare ose romantike. Në vendin e punës përpiquni të jeni të duruar dhe të mos i detyroni gjërat shumë.

    BINJAKËT

    Mund të ndiheni veçanërisht kurioz dhe të etur për të eksploruar mundësi të reja. Është një kohë e shkëlqyer për të mësuar diçka të re ose për t’u përfshirë në një bisedë që mund të hapë dyer të papritura. Lini hapësirë ??për komunikim. Ndonjëherë gjërat shkojnë ndryshe nga sa do të donim, por mos u dëshpëroni. Ka plane më të mëdha se ne dhe e mira shpesh del nga e keqja.

    GAFORRJA

    Mund t’ju duhet më shumë kohë për të reflektuar mbi disa zgjedhje personale. Intuita juaj do të jetë e fortë, ndaj dëgjoni me vëmendje. Mos kini frikë të vini në dyshim disa aspekte të jetës suaj që mund të mos reflektojnë më kush jeni.

    LUANI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox, energjia juaj magnetike është në maksimum. Mund të vëreni se njerëzit ju afrohen më shumë se zakonisht. Përfitoni nga kjo dukshmëri për të konsoliduar pozicionet tuaja sociale ose profesionale. Mos hezitoni të merrni iniciativën.

    VIRGJËRESHA

    Do të jetë një ditë introspeksioni. Mund të ndiheni më të zhytur në mendime se zakonisht, duke u përpjekur të zgjidhni disa konflikte të brendshme. Mos nxitoni për të arritur një përfundim përfundimtar: merrni kohën që ju nevojitet.

    PESHORJA

    Marrëdhëniet tuaja mund të jenë në qendër të vëmendjes. Mund të ndiheni më të prirur për të kërkuar harmoni me njerëzit përreth jush. Është një kohë e mirë për të zgjidhur çdo tension, por edhe për t’u argëtuar në shoqëri. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

    AKREPI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox, vendosmëria juaj është pika juaj e fortë. Nëse keni një sfidë për të përballuar, kjo është koha e duhur për të nxjerrë në pah vendosmërinë. Përqendrohuni në prioritetet tuaja dhe mos lejoni që asgjë t’ju largojë nga qëllimet tuaja.

    SHIGJETARI

    Do të jetë një ditë e mbushur me mundësi për të zgjeruar horizontet tuaja. Mund të keni mundësinë të bëni një udhëtim ose të ndërmerrni një projekt të ri që ju emocionon vërtet. Kini kujdes të mos e teproni duke u përpjekur të bëni shumë në një kohë të shkurtër.

    BRICJAPI

    Mund të ndiheni më emocionues se zakonisht, por kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Përfitoni nga kjo ndjeshmëri për të reflektuar mbi atë që dëshironi vërtet në jetën tuaj. Në një kontekst profesional, përpiquni të ruani kontrollin dhe të mos mbingarkoheni nga emocionet.

    UJORI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox, është një ditë e mirë për të rinovuar lidhjet tuaja sociale. Mund të keni takime interesante që mund të jenë të dobishme në të ardhmen. Jini të hapur ndaj ideve dhe qasjeve të reja, edhe nëse ato duken jashtë normës.

    PESHQIT

    Emocionet tuaja do të jenë veçanërisht intensive sot. Nëse ndiheni të mbingarkuar, përpiquni të krijoni momente të qeta për t’u rimbushur. Në biznes, është një ditë e mirë për t’u dukur, por mos harroni të balanconi punën me relaksimin.