Author: editor

  • ‘Kush na shan, do e bëjmë shembull!’ Video alarmuese: Të afërm të autorit të dyshuar për vrasjen e 14-vjeçarit, mesazhe në rrjetet sociale

    ‘Kush na shan, do e bëjmë shembull!’ Video alarmuese: Të afërm të autorit të dyshuar për vrasjen e 14-vjeçarit, mesazhe në rrjetet sociale

    Tirana dhe mbarë opinioni publik është tronditur mesditën e djeshme pas një ngjarjeje tragjike, ku një 14-vjeçar u vra me thikë dhe një tjetër u plagos nga një bashkëmoshatar i tyre.

    Ngjarja ndodhi pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku pas një sherri që dyshohet se kishte nisur disa ditë më parë, një 14-vjeçar, i arrestuar tashmë, ka goditur disa herë me thikë Martin Canin, plagë të cilat i morën jetën.

    Katër plagë ka marrë edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

    Pas ngjarjes, në rrjetet sociale janë shpërndarë disa foto të autorit të dyshuar, i cili pozon “me krenari” pas krimit, teksa shfaqet i ulur në sediljen e pasme të një mjeti. Në foto ai tregon edhe dorën e tij të gjakosur e të fashuar, pasi është lënduar gjatë sulmit.

    Po ashtu kanë qarkulluar edhe foto të thikës me përmasa të mëdha, me të cilët dyshohet se ka kryer aktin e rëndë.

    Por një tjetër video shqetësuese po qarkullon në rrjetet sociale, ku dy të mitur, flasin për ngjarjen.

    Nga komunikimi mes tyre kuptohet që njëri prej fëmijëve është kushëriri i autorit të dyshuar të vrasjes, ndërsa fëmija tjetër thotë se njihej me të virtualisht, pasi më parë kanë qenë në një grup virtual.

    Gjatë komunikimit ata shprehen se kushdo që i shan do ta bëjnë shembull, teksa jo vetëm që nuk dënojnë aktin e rëndë, por “duartrokasin” autorin e vrasjes së Martinit, vetëm 14 vjeç.

    Kjo “>video duhet të shërbejë si një tjetër kambanë alarmi për të ndërgjegjësuar shoqërinë, prindërit, por dhe institucionet!

    Duhet të shërbejë për të reaguar në kohë dhe të për diskutuar e këshilluar fëmijët, për të marrë masa, apo edhe për të kontrolluar aktivitetin e të miturve në rrjetet sociale./Tch

  • 14-vjeçari kishte publikuar FOTO krah Jul Dedës, aktori i prekur: Edhe pse nuk kanë kaluar 10 vite…

    14-vjeçari kishte publikuar FOTO krah Jul Dedës, aktori i prekur: Edhe pse nuk kanë kaluar 10 vite…

    Vrasja e rëndë e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” nga një bashkëmoshatar ka tronditur mbarë opinionin publik. Kjo ngjarje ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale nga figura të njohura të ekranit.

    Aktori i humorit, Julian Deda, ndau një postim prekës në llogarinë e tij në Instagram, ku kujton një moment të veçantë me të ndjerin Martin. Ai publikoi një foto të vitit 2021, ku shfaqet së bashku me djaloshin e talentuar, duke shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për familjen e tij.

    “Prehu në paqe i dashur Martin. A mund ta bëjmë një foto bashkë, edhe pse nuk kanë kaluar ende 10 vite? Edhe pse fati tragjik t’i ndërpreu ëndrrat në mes? E unë prapë e dua këtë foto me ty, o kampion. Na pikëllove të gjithëve, o djalë, por Zoti djemtë e mirë i do pranë vetes. Qofsh mirë me Zotin. Ngushëllime të sinqerta familjes,” shkruan Juli krahas fotos.

    Kjo foto, e cila për herë të parë ishte publikuar nga Martini apo familja e tij, shoqërohej me një mbishkrim që sot tingëllon si një ogur i dhimbshëm:

    “Tani dola unë foto me Julin, por mbas 10 vitesh do jetë ai që do kërkojë të dalë me mua, Martin Cani.”

  • “Askush nuk na ndihmoi, kishin frikë”/ Flasin dëshmitaret që transportuan 14-vjeçarin në spital

    “Askush nuk na ndihmoi, kishin frikë”/ Flasin dëshmitaret që transportuan 14-vjeçarin në spital

    Të tjera dëshmi dali nga ngjarja e rëndë ku mbeti vrarë 14-vjeçari Martin Cani që ka tronditur opinionin publik.

    Dy zonjat që ishin të parat në vendin e ngjarjes dhe e transportuan për në spital, treguan në “Shqipëria Live” momentet e tmerrit, kur luteshin për ndihmë por shumë prej njerëzve refuzuan sipas tyre.

    “Asnjë nuk po lëvizte, të gjithë kishin frikë nga deklarimet ne polici dhe largoheshin. Marr makinën me shpejtësi marramendëse dhe e sjell te trupi djalit. Ndihmuan dy burra më pas u larguan.

    Kërkuam ndihmë dhe nuk vinte askush. Kam dalë jashtë natyrës sime, ai djalë u fut në shpirtin tim si biri im. Dola nga makina me djalin brenda, iu drejtova iu lutem ta çojmë djalin sa më shpejt. Ishte shumë i zoti, tha qetësohu mbaj timonin un mbaj gjakun. Pulsi zbehej, dhe i thirrja bir zgjohu, bir ç’bëre, ai u përmend dhe thirri “Mami, mami”.Ne arritëm në spital dhe ti do shpëtosh. Kemi ecur në korsinë e biçikletave, makinat i dëmtuam i bëmë copë nga poshtë. Nuk mund të pyesja më, kur arrita në rrugën Bardhyl u çlirova. Kur morëm vesh që djali nuk jeton “mos” thash. Shkoj te Trauma dhe gjej prindërit aty. Nëna nuk e besonte se djali kishte vdekur, as i ati. Dëgjoni këtu, ne e futëm brenda të gjatë, të presim se mbase nuk ka vdekur. Pritëm derisa morëm lajmin e kobshëm”-tregoi dëshmitarja.

    “Kishte plagë të rënda, nuk ndjente dhimbje, nuk kishte reagime. Goditja ishte direkt në zemër. Kishte veshur një kostum, ishin rroba të lehta”-tregoi dëshmitarja tjetër.

  • E fundit!Policia arreston të miturin që vrau 14-vjeçarin Martin Cami pranë shkollës “Fan Noli”

    E fundit!Policia arreston të miturin që vrau 14-vjeçarin Martin Cami pranë shkollës “Fan Noli”

    Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit arrestuan një të mitur 14 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 79 pika a dhe 279 të Kodit Penal.

    Ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.
    Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    Materialet i kaluan Prokurorisë.

  • “Martini u rrah nga një burrë i madh”, shoferi i shkollës bën deklaratën e fortë

    “Martini u rrah nga një burrë i madh”, shoferi i shkollës bën deklaratën e fortë

    Një shofer që merrte fëmijët nga shkolla “Fan Noli” për t’i dërguar ata në shtëpi dhe anasjelltas, ka treguar për News 24 se të premten e kaluar, tre ditë para vrasjes me thikë të Martin Canit, një person i rritur e kishte rrahur atë përpara shkollës.

    Shoferi tregoi se Martini 14 vjeçar vetë i kishte treguar se një “burrë i madh” kishte shkuar të shkolla dhe e kishte qëlluar.

    Një shofer që merrte fëmijët nga shkolla “Fan Noli” për t’i dërguar ata në shtëpi dhe anasjelltas, ka treguar për News 24 se të premten e kaluar, tre ditë para vrasjes me thikë të Martin Canit, një person i rritur e kishte rrahur atë përpara shkollës.Shoferi tregoi se Martini 14 vjeçar vetë i kishte treguar se një “burrë i madh” kishte shkuar të shkolla dhe e kishte qëlluar.

    Madje, sipas shoferit një person me biçikletë është ndalur para shkollës dhe ka debatuar me fjalë me këtë shtetas, se përse ai po rrihte 14 vjeçarin.“Martinin e kishte gjujt një burrë i madh. Fliste me ato të vetat, shante. I thashë mos shaj. I thashë dhe policëve, një burrë i madh e ka goditur të premten, nëse hapni kamerat i gjeni. Atij burri i foli një person me biçikletë, i thoshte si e qëllon ti atë djalin, kush je ti.Dje pastaj nuk e takova dot Martinin, kur shkova unë…Mora kalamajtë klasës së parë dhe kur u ktheva pash shumë fëmijë që po iknin me vrap por nuk e dija se çfarë ndodhi. Sa u afrova, më thanë ata fëmijët hajde shpejt se Martinin e kanë therur me thikë”, u shpreh shoferi që transportonte nxënësit e shkollës “Fan Noli”.Kjo deklaratë duhet të shërbejë si indicje dhe për Policinë e Shtetit, e cila duhet të gjejë se kush është ky person që ka qëlluar përpara shkollës Martin Canin.Shoferi u shpreh se ua ka thënë policëve këtë fakt, por mbetet në dorën e hetuesve nëse ajo është administruar si provë apo indicje.Nga informacione të ndryshme që kanë rrjedhur në media, është mësuar se tre ditë përpara ngjarjes së djeshme ku Martin Cani u qëllua për vdekje me thikë në zemër, ai ishte konfliktuar e bashkëmoshatarin Mario Përlleshaj.

  • Të miturit tallen në TikTok me 14-vjeçarin e vrarë, autorin e quajnë “gjuajtës”

    Të miturit tallen në TikTok me 14-vjeçarin e vrarë, autorin e quajnë “gjuajtës”

    Dy të mitur kanë hyrë pak më parë LIVE në TikTok dhe janë tallur me 14-vjeçarin e vrarë, Martin Cani.

    Sipas raportimeve, njëri prej të miturve është kushëriri i vrasësit të 14-vjeçarit, ndërsa tjetri shok i tyre.

    Ky i fundit e cilëson “gjuajtës” 14-vjeçarin që vrau shokun e klasës dhe thotë se ai duhet ta kishte goditur edhe në kokë, përveç se në zemër.

    Ata madje flasin edhe për një grup në Snapchat, mjaft i përdorur nga të miturit, ku shajnë të tjerët.

    Ata thonë se kush i shan do ta bëjnë shembull!

    https://www.instagram.com/joqalbania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=809c4533-4f20-4701-a297-bd513bb34c8d

  • U shtyp nga vinçi, del foto e 51-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në Itali (EMRI)

    U shtyp nga vinçi, del foto e 51-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në Itali (EMRI)

    Një 51-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Itali i shtypur nga një vinç. Mediat italiane shkruajnë në Fatmir Isufi, banues në Arcore, Monza Brianza, ndërroi jetë në kantierin ku po punonte.

    Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme, të hënën e 18 nëntorit. Sipas rikonstruksioneve fillestare, vinçi u përmbys dhe përfundoi në gropën ku po punonte Isufi.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur para syve të djalit të Isufit, i cili ishte duke punuar në të njëjtin vend me të atin.

    Policia italiane po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

    Policia italiane po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

  • “Dua një foto me ty”, Jul Deda përlot me postimin për 14-vjeçarin e ndjerë

    “Dua një foto me ty”, Jul Deda përlot me postimin për 14-vjeçarin e ndjerë

    Vrasja e rëndë e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” nga një bashkëmoshatar ka tronditur mbarë opinionin publik. Kjo ngjarje ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale nga figura të njohura të ekranit.
    Aktori i humorit, Julian Deda, ndau një postim prekës në llogarinë e tij në Instagram, ku kujton një moment të veçantë me të ndjerin Martin. Ai publikoi një foto të vitit 2021, ku shfaqet së bashku me djaloshin e talentuar, duke shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për familjen e tij.

    “Prehu në paqe i dashur Martin. A mund ta bëjmë një foto bashkë, edhe pse nuk kanë kaluar ende 10 vite? Edhe pse fati tragjik t’i ndërpreu ëndrrat në mes? E unë prapë e dua këtë foto me ty, o kampion. Na pikëllove të gjithëve, o djalë, por Zoti djemtë e mirë i do pranë vetes. Qofsh mirë me Zotin. Ngushëllime të sinqerta familjes,” shkruan Juli krahas fotos.
    Kjo foto, e cila për herë të parë ishte publikuar nga Martini apo familja e tij, shoqërohej me një mbishkrim që sot tingëllon si një ogur i dhimbshëm:
    “Tani dola unë foto me Julin, por mbas 10 vitesh do jetë ai që do kërkojë të dalë me mua, Martin Cani.”

  • Vrasja e Klaudio Prendit në Tiranë, ja pistat që po hetohen nga policia

    Vrasja e Klaudio Prendit në Tiranë, ja pistat që po hetohen nga policia

    Detaje të reja kanë dalë nga atentati me armë zjarri që i mori jetën 28-vjeçarit Klaudio Prendi. Gazetari Besar Bajraktari, shprehet se ka kamerat e bizneseve afër janë sekuestruar dhe pamjet filmime të atentatit ku është parë se autorët kanë qëlluar në drejtim të 28-vjeçarit, sapo ai ka dalë nga lokali, pa zbritur nga automjeti i tyre.

    “Nga kamerat e sigurisë është zbuluar dhe intenerari që autorët kanë ndjekur. Bëhet e ditur që autorët kanë pritur viktimën të dilte nga ambientet e lokalit. Kanë qenë në rrugën “Xhanfize Keko” nga Fresku për në drejtim të zonës së Xhamllikut dhe menjëherë sapo i riu ka hipur në automjetin e tij ata janë afruar dhe kanë qëlluar nga automjeti. Autorët nuk kanë zbritur”, raportoi gazetari.

    Gazetari gjithashtu, tregon dhe gjithë intenerarin që kanë ndjekur autorët deri në zonën e Farkës, atje ku policia gjeti automjetin e djegur.

    Efektivët kanë mësuar gjithashtu, se targat e makinës së përdorur për atentatin ishin greke.

    “Sapo kanë shtënë në drejtim të 28-vjeçarit janë larguar në drejtim të kryqëzimit “Hoxha Tahsim” dhe nëpërmjet rrugicave ata kanë dalë në afërsi të zonës së Brrylit dhe nëpërmjet Unazës së Madhe janë larguar dhe drejtim të zonës së Farkës, aty ku kanë djegur dhe automjetin tip “Audi A4”. Policia në vendin e ngjarjes ku është djegur dhe automjeti nuk ka mundur që të gjejë armën e krimit pra pistoletën e përdorur në këtë ngjarje. Mirëpo, automjeti është shkrumbuar tërësisht dhe gjatë ditës së sotme është duke u munduar të përftohen të dhëna rreth numrit të shasisë lidhur me pronësinë e automjetit apo nëse është vjedhur gjatë kohëve të fundit. Do të duhet kohë për të siguruar të dhëna të tilla, ndërsa targa që autorët kanë vendosur në automjet kanë qenë targa greke dhe nuk janë targat reale të makinës që u përdor për kryerjen e atentatit”, thekson gazetari

    28-vjeçari është djali i ish-gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme, Fran Prendi, por sipas gazetarit shanset që detyra e të atit të jetë bërë shkak për vrasjen e Klaudio Prendit janë të pakta.

    Teksa shton se vetë 28-vjeçari ka pasur konflikte të mëparshme, por jo të përmasave të mëdha që mund të çonin deri në vrasje.

    “Shanset janë të pakta sipas grupit hetimor që vrasja e 28-vjeçarit të lidhet me detyrën që ka mbajtur babai i tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda, që tashmë është Gjykata e Posaçme. Hetimet janë shtrirë edhe në disa drejtime të tjera. 28-vjeçari sipas grupit hetimor njihej si person problematik dhe më herët ka qenë i proceduar pasi ka qenë në kërkim gjatë zgjedhjeve të shkuara, sepse në zonën e Pukës ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Sipas policisë, gjatë kohëve të fundit ai ka pasur disa konflikte, jo të mëdha që mund të çonin deri në kryerjen e një vrasjeje. Gjatë mbrëmjes dhe gjatë orëve të para të mëngjesit, ka pasur shoqërimin e disa personave me të cilët ka pasur konflikte, ata kanë mohuar që të kenë lidhje me këtë ngjarje, por hetuesit janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale”, raportoi gazetari Besar Bajraktari.

  • Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Noka i drejtohet Spiropalit: 24 orë më përpara, në atë shkollë keni mbajtur leksion për sigurinë

    Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Noka i drejtohet Spiropalit: 24 orë më përpara, në atë shkollë keni mbajtur leksion për sigurinë

    Ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, janë përplasur për vdekjen e 14-vjeçarit para shkollës ”Fan Noli” ditën e djeshme.

    ”24 orë më përpara në atë shkollë keni mbajtur leksion për sigurinë’‘, i tha Noka-Spiropalit.

    Noka: Këtu ka 24 orë që në të gjithë mediat pasqyrohet vrasja e një 14-vjeçari.
    Ka 24 orë që i gjithë opinioni publik është i shokuar.

    Dhe ju të gjithë që jeni atje, duke filluar të gjithë ministrat, që nga ky hajduti i bashkisë e duke përfunduar deri tek ajo që kishte burrin bandit dhe therte njerëzit, heshtni a thua se nuk ka ndodhur gjë në këtë vend.
    Tani zonjë, kërkoi kolegu një minutë heshtje.

    Është tragjike zonjë, sepse 24 orë më përpara në atë shkollë keni mbajtur leksion për sigurinë.
    E gjithë drejtoria e shkollës ka pasur informacion për ngjarjen.

    Edhe punonjësit e policisë që mbulojnë zonën kanë pasur informacion dhe askush nuk dashur t’ia dijë, sepse ju i bëni gjërat për shou.

    Mbrëmë në mesnatë u vra një i ri, i biri i një gjyqtari që ka dhënë dënime me burgime të përjetshme për krimin.

    I biri i një gjyqtari që ka dënuar dhjetëra kriminale dhe që ju, drejtësia juaj, e flaku në rrugë vetëm se nuk ishte lëpirës i juaji dhe i bandës që ju keni çuar në krye të drejtësisë.

    Dhe këtu sikur nuk ndodh asgjë.

    Pse ndodhin këto?

    Sepse drejtori i përgjithshëm i policisë është ushtar i krimit.
    Keni çuar drejtor të policisë së Tiranës një ushtar të krimit të organizuar.
    Prandaj krimi bën kërdinë.

    Nuk ka turp më të madh zonjë se deputetët të kërkojnë një minutë heshtje për vrasjen e një fëmije dhe ju këtu të rrini ulur.
    Ju rrini mbi kufomat e njerëzve.

    Ju rrini mbi gjakun e njerëzve në pushtet.

    Kjo është fytyra juaj.