Author: editor

  • U dënua me 2.8 vite burg, Fran Frrokaj kërkesë nga arratia Gjykatës së Lartë

    U dënua me 2.8 vite burg, Fran Frrokaj kërkesë nga arratia Gjykatës së Lartë

    Ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, i shpallur në kërkim që prej 23 dhjetorit pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një kërkesë për pezullimin e dënimit.

    Frrokaj, kërkon që zbatimi i vendimit për rikthimin në burg, të shtyhet deri në shqyrtimin e rekursit nga Gjykata e Lartë.

    Frrokaj është dënuar me 2.8 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pas një vendimi të dyfishuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

    Më parë, Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar ish-kryebashkiakun me 1.4 vite burg. Sipas akuzës, gjatë kohës kur shërbente si kryetar i Komunës Shënkoll, ai së bashku me ish-zyrtarë të tjerë favorizuan regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa persona.

    Frrokaj gjithashtu, është dënuar më parë nga Gjykata e Shkodrës me 2 vite burg për një çështje të ngjashme që lidhej me tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

    Megjithatë, ai u lirua nga qelia falë përfitimit nga amnistia penale.

    Pas marrjes së urdhrit të ekzekutimit nga Gjykata e Apelit, Policia ka kryer disa kontrolle në banesën e Frrokajt, por ai nuk është gjetur. Ish-zyrtari i lartë tashmë konsiderohet në kërkim.

  • Do merret në pyetje nga prokurorët e SPAK! Ilir Meta reagon ne rrjetet sociale dhe tregon vendndodhjen: Mezi po pres të takohem me ‘kolegët’ e…

    Do merret në pyetje nga prokurorët e SPAK! Ilir Meta reagon ne rrjetet sociale dhe tregon vendndodhjen: Mezi po pres të takohem me ‘kolegët’ e…

    Presidenti i Partisë i Lirisë, Ilir Meta, i cili ditën e sotme do të duhej paraqitej në SPAK në orën 10:00 për tu marrë në pyetje në lidhje me dosjen CEZ-DIA, ka treguar vendndodhjen e tij duke u shprehur se ndodhet ende në qeli.

    “Unë akoma jam në qelinë Nr.5, i gatshëm që në ora 10:00 për të shkuar në SPAK”, shkruan ish-Kreu i Shtetit në një postim në rrjetin e tij social Facebook.

    Ilir Meta shprehet se “mezi po pres të takohem me “kolegët” e megahajdutëve të regjimit më të korruptuar në kontinent”.

    Ndërsa theksoi se pas seancës reciproke të pyetjeve në SPAK, jam i hapur t’u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve.

    Ilir Meta: Rreth 15 minuta më parë mediat e regjimit mashtruan duke pretenduar se unë kam hyrë në ambientet e SPAK. Nuk është e vërtetë.

    Unë akoma jam në qelinë Nr.5, i gatshëm që në ora 10:00 për të shkuar në SPAK edhe pse lajmërimin e kam marrë nga mediat e regjimit dhe jo sipas procedurave ligjore.

    Mezi po pres të takohem me “kolegët” e megahajdutëve të regjimit më të korruptuar në kontinent dhe pas seancës reciproke të pyetjeve në SPAK, jam i hapur t’u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve.

  • Shpendët e ngordhura në plazhin e vjetër të Vlorës! Dalin rezultatet, ja çfarë tregojnë analizat

    Shpendët e ngordhura në plazhin e vjetër të Vlorës! Dalin rezultatet, ja çfarë tregojnë analizat

    Disa ditë më parë në qytetin e Vlorës, konkretisht në plazhin e vjetër u konstatuan shpendë të ngordhura.

    Pas ngritjes së alarmit për shpendët e ngordhura, disa grupe specialistësh veterinerë shkuan në zonën e Plazhi të Vjetër, në grykëderdhjen e Vjosës dhe në Lagunën e Nartës.

    Ata mblodhën shpendët e ngordhura dhe morën mostra për të analizuar shkakun e ngordhjes së tyre.

    Sot dolën përgjigjet e analizave, të cilat kanë rezultuar pozitive për gripin e shpendëve.

    Burime për gazetarin Marjus Seiti bëjnë me dije se është gjetur grip i shpendëve tek shpendët e ujit ose të egra, por deri tani nuk ka patur kontakt me shpendët shtëpiake të cilat rrezikohen, nëse preken nga ky virus.

    Është një virus qe gjendet te shpendët e egra por që rrezikon shpendët shtëpiake, dhe pas këtyre virusi mund të transmetohet dhe tek njerëzit.

  • “Parashqevia ka një histori të trishtë, ja pse gjykata s’i dha djalin”/ Ilirjani: Ai nuk jetonte me ta kur…

    “Parashqevia ka një histori të trishtë, ja pse gjykata s’i dha djalin”/ Ilirjani: Ai nuk jetonte me ta kur…

    Biznesmeni Elton Ilirjani u shpreh se me rastin e Parashqevi Simakut, për herë të parë një gjykatëse grua në SHBA i hoqi të drejtën e mëmësisë një nëne. Ai tha se nuk mund të jepte më shumë informacion përse gjykata vendosi që Parashqevi Simaku të mos e takonte djalin e saj, pasi duhej të konsultohej me këngëtaren dhe institucione të tjera.

    Duma: Si ishte raporti i të qëndruarit fizikisht, rrinte të ëmës apo të atit, si qëndroi me orë me Parashqevinë?

    “Në fillim kishte frikë të hiqte mbulesën, dhe unë i thashë që është e pamundur të takosh mamanë tënde me fytyrë të mbuluar se ajo nuk do të të njohë dhe këtu ramë dakord pas një orë bisede, ai kishte një ankth të shtuar, ndoshta ka qenë ankthioz me çfarë ka kaluar në jetën e tij, një djalë i ri që nuk e kishte parë nënën e tij, ndoshta mbante mend kur kishte qenë 5 vjeç dramat dhe përplasjet që kishin pasur, mua Roberti më tha që e kishte marrë djalin me polici se djali ishte diku tjetër, as me Parashqevinë, as me Robertin në momentin që gjykata…Flas shumë vite më përpara që mori një vendim gjykata, historia e Parashqevi Simakut është shumë e madhe, do duhet shumë emisione ta sqarojmë nga fillimi deri në fund. Është e rrallë, ndoshta edhe hera e parë që një gjyqtare grua t’i heqë të drejtën e mëmësisë një gruaje dhe t’ja japë një burri”, tha Ilirjani.

    Duma: E dimë se pse?

    “Unë kam informacione, kam informacione të trishta që ndoshta në një emision tjetër do t’i sqarojmë duke u përpjekur të mbrojmë edhe konfidencialitetin, do të doja të konsultohesha me të dhe me institucione të tjera për t’i ndarë, por të rikthehemi tek djali. Djali ishte i traumatizuar, u bind që të vinte dhe më kërkoi diçka. Asnjë video dhe asnjë foto nuk do të merrte imazhin e tij të plotë të fytyrës, edhe anash nuk donte të merrej. Më tha që dua të jem i famshëm dhe i thashë po të dashurën a do ta kesh të famshme apo të jetë Instagram dhe më tha jo, sa më thjeshtë aq më e mirë. Është një mentalitet i qartë i atij vetë që do një jetë të thjeshtë dhe nuk do një jetë ylli. Takimi ishte mbi gjemba, kishte shumë emocion, që nga e ecura e kupton. Ajo është një grua shumë e fortë”, tha Ilirjani.

  • Virusi kinez/ Mjekja Dollenberg: Nuk përbën rrezik, ngjashmëria me gripin shumë e lartë

    Virusi kinez/ Mjekja Dollenberg: Nuk përbën rrezik, ngjashmëria me gripin shumë e lartë

    Mjekja, Aurora Dollenberg në një intervistë në Ora News u shpreh se virusi kinez nuk përbën rrezik dhe se ngjashmëria me gripin është shumë e lartë.

    Dollenberg: Për fatin e mirë nuk kemi të bëjmë me një virus të ri.

    Ai është i njohur prej dekadash që nga 2001 në Holandë ku u zbulua për herë të parë.

    Pra kemi më shumë se 25 vite që bashkëjetojmë me këtë virus.

    E quajmë një ndër virozat e rralla të dimrit në infeksionet që ndeshim momentalisht këtu në Europë është gripi dhe pastaj vjen Covidi.

    Këtu kemi mungesë informacioni se pse ky virus në Kinë po tregon një fytyrë kaq Agresive.

    Në Gjermani dhe në Europë nuk po i japin një vëmendje të veçantë këtij virusi por po e trajtojnë sikundër edhe gripin.

  • Të paktën pesë të vdekur nga moti i keq në SHBA, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në shtatë shtete

    Të paktën pesë të vdekur nga moti i keq në SHBA, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në shtatë shtete

    Të paktën pesë persona kanë vdekur në SHBA si pasojë e motit të keq në pjesët qendrore dhe lindore të vendit, i cili ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shtatë shtete.

    Gjithashtu në SHBA janë anuluar qindra fluturime dhe janë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

    Shërbimi meteorologjik parashikon se në disa zona të vendit temperaturat do të zbresin deri në -18 gradë Celsius, ndërsa pritet që pas stuhisë te ketë erëra të forta “me drejtim nga lindja, drejt Oqeanit Atlantik”.

    Reshjet e mëdha të borës goditën fillimisht dje shtetet qendrore të SHBA-së përpara se të përhapeshin në lindje (Delaware, Maryland, Virginia, District of Columbia), duke rezultuar në anulime fluturimesh, mbyllje të shkollave dhe disa shërbimeve publike dhe aksidente trafiku.

    Më shumë se 50 milionë njerëz janë prekur nga vala e motit të ashpër, me afro 200,000 persona që kanë mbetur pa energji elektrike gjatë natës, kryesisht në shtetin e Virxhinias, sipas faqes së internetit Poweroutage.us.

    Gjithashtu mësohet se 2300 fluturime janë anuluan dhe mijëra të tjerë janë vonuar.

  • Dalin pamjet e frikshme nga tërmeti në Kinë (VIDEO)

    Dalin pamjet e frikshme nga tërmeti në Kinë (VIDEO)

    Tërmeti i fortë në Tibet të Kinës mëngjesin e sotëm, shkaktoi të paktën 53 vitkima dhe 62 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas tërmetit të fuqishëm që goditi qarkun Dingri në rajonin e Tibetit jugperëndimor, ku ndodhet pjesa kineze e Himalajeve, njoftoi sot agjencia zyrtare kineze e lajmeve Xinhua.

    Lëkundjet e tërmetit, u regjistruan rreth orës 09:05 me orën lokale të Kinës, sipas CENC, agjencisë publike sizmologjike të Kinës, e cila vlerësoi se tërmeti kishte magnitudë 6.8 Rihter.

    Lëkundjet u ndjenë deri në Katmandu, kryeqytetin e Nepalit.

    “Lëkundjet u ndjenë veçanërisht në dhe rreth kantonit Dingri, dhe disa ndërtesa u shembën pranë epiqendrës”, tha më herët transmetuesi shtetëror ÇTV. Mësohet se pas tërmetit janë regjistruar dhjetëra pasgoditje.

    Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua, raportoi se autoritetet lokale dolën në terren për të “vlerësuar” pasojat e tërmetit.

    Megjithëse lëkundjet e tërmeteve janë përgjithësisht të zakonshme në rajonin malor të Kinës, tërmeti i sotëm është më i forti i regjistruar brenda një rrezeje prej 200 kilometrash gjatë pesë viteve të fundit, sipas CENC.

    Tërmeti u ndje deri në Katmandu, kryeqyteti i Nepalit , rreth 400 kilometra larg, ndërsa korbi fluturon.

  • “Zoti na ka dhënë energji që të jetojmë më shumë se 100 vite, por…”, Këshilla e mjekut: Duhet të vlerësojmë shëndetin!

    “Zoti na ka dhënë energji që të jetojmë më shumë se 100 vite, por…”, Këshilla e mjekut: Duhet të vlerësojmë shëndetin!

    Teksa foli për problemin e infertilitetit te burrat dhe gratë, mjeku gjinekolog, Shkëlqim Bilali, theksoi se të gjithë ne duhet ta vlerësojmë shëndetin, si pasurinë më të madhe që kemi.

    Në një intervistë për emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News 24, mjeku tha se Zoti i ka dhënë njeriut energjinë dhe kapacitetin që të jetojë më shumë se 100 vite, por kjo sipas tij mund të arrihet vetëm përmes një jetese dhe ushqyerje të shëndetshme.

    Bilali tha se mënyra se si njeriu menaxhon energjinë që i ka dhënë natyra tregon edhe jetëgjatësinë e tij.

    Shkëlqim Bilali: Zoti i ka dhënë njeriut energji që të jetojmë më shumë se 100 vite, por mënyra se si ne e menaxhojmë këtë energji tregon se sa do të jetojmë. Është një shprehje që thotë mënyra si ushqehemi dhe se si glukoza dhe insulina reagon në trupin tonë, tregon sa shpejt po plakemi. Ne si komb duhet të vlerësojmë shëndetin si pasurinë më të madhe që kemi. Janë dy shtylla, natyra dhe shkenca. Është një shprehje franceze që thotë nëse dini pak në shkencë jeni ateistë, por nëse e njihni totalisht atë, atëherë ju besoni tek Zoti. Trupi është shtëpia ku njeriu bën jetën e tij. Me gjithçka që është zbuluar deri tani, ende nuk është zbuluar se si funksionon truri dhe neuronet. Si është organizuar dhe si funksionon jeta. Jeta është e organizuar me faza dhe çdo sëmundje apo komplikacion varet me këtë.

  • Nuk mund të mbeteni shtatzënë?! Mjeku gjinekolog tregon arsyet kryesore të infertilitetit te burrat dhe gratë

    Nuk mund të mbeteni shtatzënë?! Mjeku gjinekolog tregon arsyet kryesore të infertilitetit te burrat dhe gratë

    Mjeku gjinekolog, Shkëlqim Bilali, foli sot në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News 24 për problemin e infertilitetit te burrat dhe gratë.

    Mjeku tha se nëse një çift nuk arrin shtatzëninë brenda një viti pasi ka kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtur, atëherë kjo do të thotë se ata kanë probleme me shëndetin e tyre riprodhues.

    Gjithashtu mjeku Shkëlqim Bilali renditi disa nga arsyet kryesore të infertilitetit te burrat dhe gratë.

    “Nëse një çift për një vit nuk arrijnë të ngelin shtatzënë pas seksit të pambrojtur, tregon që kanë probleme të shëndetit riprodhues. Sa i përket femrave, problemet zakonisht lidhen me infeksionet apo ovulacionin pra mospjekjen e vezës. Për meshkujt, zakonisht problemet janë me hormonet në teste. Kemi shumë femra e meshkuj që kanë disbalancë hormonesh që ndikon në infertilitet, gjë që çon edhe drejt fertilizimit invitro”, tha mjeku.

  • U ekzekutua me breshëri kallashnikovi, arrestohen dy autorët e dyshuar të vrasjes së Ramazan Matajt! Në pranga baba e bir

    U ekzekutua me breshëri kallashnikovi, arrestohen dy autorët e dyshuar të vrasjes së Ramazan Matajt! Në pranga baba e bir

    Arrestohen dy persona të dyshuar si autor të vrasjes të shtetasit Ramazan Mataj.

    Të arrestuar janë babë e bir ndërsa janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë.

    Ramazan Mataj u u vra tre ditë më parë në orët e mbrëmjes në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër.