Author: editor

  • Pagesa me kriptomonedha/ Zbulohet skema e grupeve kriminale, 18 në pranga në Tiranë dhe Shkodër

    Pagesa me kriptomonedha/ Zbulohet skema e grupeve kriminale, 18 në pranga në Tiranë dhe Shkodër

    Dalin detajet nga megaoperacioni i zhvilluar në Tiranë dhe Shkodër për fshehje të ardhurash.

    Sipas drejtoreshës së Drejtorisë për Hetimet e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në pranga kanë rënë në pranga 18 persona. Mësohet se disa grupe kriminale shfrytëzonin pagesat me kriptomonedha për të mos u kapur nga autoritetet.

    Drejtoresha e Drejtorisë për Hetimet e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtuese e Parë Ervina Gjana, konferencë për shtyp për rezultatet e operacionit policor të koduar “USDT-1”.

    “Përshëndetje, Jam sot këtu, për t’ju informuar për rezultatet e operacionit policor të koduar “USDT-1”. Operacioni, i pari në vendin tonë, dhe shumë i rëndësishëm në nivel rajonal, kishte objektiv dokumentimin me prova ligjore dhe goditjen e këmbimit të kundërligjshëm të parave në monedha virtuale dhe anasjelltas.

    Për shkak të rëndësisë së madhe që paraqet goditja e kësaj veprimtarie kriminale, nisur nga shtrirja globale e saj, multinacionaliteti i autorëve, vështirësia e provimit të autorësisë dhe veprimtarisë në vetvete, hapësira virtuale e kryerjes së këtij aktiviteti dhe probabiliteti për t’u shndërruar në terren ku pastrohen paratë e krimit, hetimi nga Drejtoria për Hetimet e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, të cilën gjej rastin ta falënderoj, ka qenë kompleks, disamujor dhe është kryer me metoda speciale.

    Gjatë periudhës hetimore është mundësuar dokumentimi me prova bindëse i kësaj veprimtarie kriminale që kryhej individualisht, duke përdorur si mjete komunikimi rrjetet sociale, si dhe nëpërmjet disa subjekteve ekonomike, në Tiranë dhe në Shkodër. Në vijim të veprimeve hetimoro-procedurale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Dretjorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë ekzekutuar masat e sigurisë, të caktuara nga Gjykata e Tiranës, për 18 shtetas.

    Konkretisht:

    -është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: G. S., R. B., A. K., L. L., M. S., A. R., A. A., S. Gj., A. Gj., D. D., T. A., F. S., P. V., D. V., E. S., J. L. dhe A. B., të akuzuar për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

    -është ekzekutuar masa e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për shtetasin V. L., si akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

    Gjithashtu, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 2 shtetas të implikuar në këtë veprimtari kriminale, me shtetësi të RMV-së.

    Si rezultat i hetimeve është provuar se 18 shtetasit e arrestuar, individualisht ose me cilësinë e administratorëve të subjekteve ekonomike në Tiranë dhe në Shkodër, këmbenin monedha virtuale ne para dhe anasjelltas, pa qenë të pajisur me licencën e nevojshme për kryerjen e kësaj veprimtarie. Nga kontrollet e kryera në 32 ambiente, janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale: 13 pajisje kompjuterike, 27 celularë dhe rreth 750.000 euro, që dyshohet se i shërbenin kësaj veprimtarie të jashtëligjshme.

    Në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, po vijojnë hetimet për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë veprimtari kriminale, të cilët kanë përdorur kriptomonedhat si mekanizma pagese nëpërmjet grupeve kriminale.

    Drejtoria për Hetimet e Krimeve Kibernetike falënderon qytetarët dhe median për denoncimet e herëpashershme për krime në këtë fushë. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me ta, administrimit të menjëhershëm të indicieve, fushatave sensibilizuese të vazhdueshme dhe koordinimit me strukturat homologe në Europë, janë finalizuar një sërë operacionesh policore, të cilat kanë identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e veprimtarive të ndryshme kriminale që kryheshin në hapësirën virtuale, kryesisht në rrjete sociale.

    Në këtë kuadër ftoj qytetarët dhe përfaqësuesit e medias që ta vijojmë dhe intensifikojmë këtë bashkëpunim, nëpërmjet denoncimit të menjëhershëm të çdo indicieje për krime kibernetike, te njësitë tona fizike pranë drejtorise qendrore, drejtrive vendore të Policisë, si dhe te platformat tona zyrtare dhe te ato të Policisë së Shtetit. Faleminderit!”

  • Vdes 14-vjeçari që u godit me thikë në zemër! Policia: Në sherr u përfshinë 3 bashkëmoshatarë, arrestohet një nga autorët! Ja si është gjendja e të plagosurit

    Vdes 14-vjeçari që u godit me thikë në zemër! Policia: Në sherr u përfshinë 3 bashkëmoshatarë, arrestohet një nga autorët! Ja si është gjendja e të plagosurit

    Policia ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku një 14-vjeçar humbi jetën pas një sherri me thika me dy bashkëmoshatarë të tij, konflikt i ndodhur jashtë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet mesditën e sotme (18 Nëntor).

    Adoleshenti me iniciale M. C., raportohet se është goditur me thikë në zemër. Ai u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetojë duke humbur jetën.

    Ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe një 14-vjeçar i përfshirë në sherrin me thika, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Raportohet se është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli”.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

    Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

    Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

  • Françeska Murati akuzon Erjolën:“A s’ke turp? Ku i gjen lekët për Range Rover dhe për kremra”

    Françeska Murati akuzon Erjolën:“A s’ke turp? Ku i gjen lekët për Range Rover dhe për kremra”

    Një përplasje jashtë shtëpisë së BBVA midis Françeskës dhe Erjolës dhe shkak u bë një djalë i quajtur Igli.

    Igli u shfaq papritur në studio me pretendimin se pasi Erjola Doçi doli nga shtëpia e BBV disa muaj më parë, ra dakord me Iglin për t’i reklamuar biznesmin me një shifër prej 14 mijë eurosh, 6 mijë prej të cilave i ka marrë parapagim për reklamin në Instagram.
    Sipas pretendimit të Iglit, Erjola pasi mori gati gjysmën e pagesës nuk i hapi më telefonin. Françeska Murati e cila është po ashtu opioniste në këtë program i është kundërvënë Erjola Doçit duke i besuar akuzuesit.
    “Një vajzë 26-vjeçe me Range Rover dhe kremëra mijëra euro, s’më del llogaria ku i gjen lekët. A ke turp? A ke ftyr”- u shpreh Françeska, koment i cili detyroi Erjolën të braktisi studion.

  • Fotografi i AP “kap në ajër” bombën izraelite para se të rrafshojë pallatin në Bejrut

    Fotografi i AP “kap në ajër” bombën izraelite para se të rrafshojë pallatin në Bejrut

    Një bombë izraelite goditi një pallat shumëkatësh në zonën Tayouneh të Bejrutit, duke shkatërruar godinën.

    Fotografi i Associated Press, Hassan Ammar, i cili kishte jetuar afër ndërtesës, dëshmoi momentin tragjik ndërsa dokumentoi bombardimin nga një distancë e sigurt.Një bombë izraelite goditi një pallat shumëkatësh në zonën Tayouneh të Bejrutit, duke shkatërruar godinën.

    Fotografi i Associated Press, Hassan Ammar, i cili kishte jetuar afër ndërtesës, dëshmoi momentin tragjik ndërsa dokumentoi bombardimin nga një distancë e sigurt.

    Ammar kujtoi se gjatë luftës civile 15-vjeçare të Libanit, ndërtesa ndodhej në vijën e frontit mes lagjeve myslimane dhe të krishtera. Më vonë, ai kishte vizituar shpesh këtë ndërtesë për shërbime të ndryshme dhe kishte menduar edhe të merrte një apartament atje.Sipas ushtrisë izraelite, ndërtesa strehonte struktura të grupit militant Hezbollah. Ndërkohë, Richard Weir nga Human Rights Watch identifikoi bombën si një Mk-84 me sistem drejtues JDAM, duke theksuar rrezikun e madh që sjellin këto armë në zonat e populluara.

    Ministria e Shëndetësisë e Libanit raportoi mbi 3200 viktima gjatë 13 muajve të luftës mes Izraelit dhe Hezbollahut, ku 27% e tyre janë gra dhe fëmijë.

  • Papa përshëndet lumnimin e 2 martirëve shqiptarë:At Luigj Paliq dhe Dom Gjon Gazulli, forcë për ata që u persekutuan për fenë

    Papa përshëndet lumnimin e 2 martirëve shqiptarë:At Luigj Paliq dhe Dom Gjon Gazulli, forcë për ata që u persekutuan për fenë

    Papa Françesku përshëndeti nga mesha e kësaj të diele në Vatikan lumnimin e dy martirëve të tjerë shqiptarë, Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq.

    Gjatë fjalës së tij Ati i Shenjtë vlerësoi aktin e tyre duke thënë më tej se shembulli i këtyre martirëve forcoftë çdo të krishterë që në kohët e sotme janë të persekutuar për fenë.
    Të dashur vëllezër dhe motra, dje në Shkodër janë shpallur ‘të lumë’ dy martirë, At Luigj Paliq, meshtar i Urdhrit të Fretërve Minore dhe Dom Gjon Gazulli, meshatar dioqezan, viktima të persekutimit fetar të shekullit të 20-të. Shembulli i këtyre martirëve forcoftë çdo të krishterë që në kohët e sotme janë të persekutuar për fenë”, tha Papa.Martirët Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq u shpallën “Të Lumë” në meshën e shenjtë të mbajtur dje në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër.Kjo meshë u drejtua nga i derguari i posaçëm i Papa Françeskut, Eminenca e tij Kardinal Marcello Semeraro. Në këtë meshë ishin të pranishëm Ipeshkvijtë të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë dhe Italisë, së bashku me autoritete civile autoritare.Një prani e veçantë ishte dhe ajo e Kardinalit tonë shqiptar, Eminenca e Tij Kardinal Ernest Troshani Simoni.Dom Gjon Gazulli i lindur më 23 mars 1893 në Lezhë, mbahet mend si një kundërshtar i fortë i monarkisë dhe Mbretit Zog pasi sipas tyre, mbreti diskriminonte hapur zonat katolike të veriut. Insistimi i tij për të dënuar një regjim të tillë pati pasoja pasi më 26 dhjetor 1926 u arrestua.Mjaft shpejt, saktësisht më 2 janar 1927, u dënua me vdekje dhe u var më 5 mars 1927. Fjalët e tij të fundit, të përcjella nga një dëshmitar okular qenë: “Po vdes i pafajshëm. Rroftë Krishti, Mbreti ynë! Rroftë Kisha Katolike, Nëna jonë! Rroftë Papa, Ati ynë! Rroftë Shqipëria dhe shqiptarët e vërtetë!”.At Luigj Paliq i lindur më 14 prill 1878, në Janjevë, dioqeza e Shkup-Prizrenit, shërbeu që i vogël në rradhët e fretërve françeskanë. Ai studioi në Shkodër deri në momentet kur malazezët filluan persekutimet kundër shqiptarëve katolikë, duke nxjerrë si pretekst dorëzimin e armëve.Ai u burgos në burgun e Gjakovës teksa i kërkuan që të mohonte publikisht fenë katolike. dërmuan me shuplaka e me shkopinj, e pështynë, e fyen, pastaj e nxorën para një gjykate, që e ngarkoi me shpifje. Së fundi, me 52 të burgosur të tjerë, e nisën rishtas për Pejë. Dëshmitarët e kësaj ngjarjeje treguan më pas se ai nuk mund të ecte më. Atëherë nisi të hiqej zvarrë, i ngacmuar, i pështyrë, i shtyrë nga ushtarët.Ai s’u përkul, nuk u thye as nga mundimet e as nga premtimet. E mbytën më 7 mars 1913, duke e shporuar me bajoneta e kështu e bënë edhe më të ngjashëm me Krishtin e i falën një martir të ri Kishës katolike në Shqipëri.

  • “Blindohet” Tirana, pas orës 15:00 bllokohen këto rrugë, masat e policisë për ndeshjen Shqipëri-Ukrainë

    “Blindohet” Tirana, pas orës 15:00 bllokohen këto rrugë, masat e policisë për ndeshjen Shqipëri-Ukrainë

    Policia e Shtetit ka hartuar plane të posaçme dhe të detajuara masash, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së Kombëtares, në stadiumin “Air Albania”, Tiranë, konkretisht ndërmjet ekipeve Shqipëri dhe Ukrainë, më datë 19.11.2024.

    Duke u mbështetur në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare, masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit, për mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit Shqipëri-Ukrainë konsistojnë te:

    -Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Ukrainës, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;

    -Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Shqipërisë, në stadium;

    -Kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të futen tifozët;

    Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;

    -Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;

    -Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.

    Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti:

    -Federatën Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-n;

    -Shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë);

    -Spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

    Gjithashtu, janë vendosur kontakte dhe po bashkëpunohet dhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Ukrainës, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

    Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 19 nëntor 2024, nga ora 15:00, deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

    Rrugët që do të jenë të bllokuara:

    * Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;

    * Rruga “Papa Gjon Pali II”;

    * Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

    * Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

    * Rruga “Themistokli Gërmenji”;

    * Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut;

    * Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

    * Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;

    * Rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;

    * Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

    Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

    Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë.

    Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

    Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

    Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale, goditjen apo çdo vepër tjetër dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet. Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

    Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjen e stadiumit, duke filluar nga kjo orë, pasi për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes, mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium.

    Gjithashtu, apelojmë për tifozët dhe për qytetarët që të jenë vigjilentë për të mos rënë pre e mashtrimit me çmimet e biletave, të cilat janë të bëra publike zyrtarisht, si dhe që të mos publikojnë në rrjete sociale biletat e blera, pasi mund të dublikohen në kundërshtim me ligjin.

    Çdo biletë është e pajisur me barcode, është personale dhe duhet të mbahet vetëm nga shtetasi që e posedon, i cili sipas rradhës, do të kalojë vetëm, për t’iu kontrolluar barcode nga pajisja që regjistron automatikisht çdo tentativë për të hyrë me biletë të falsifikuar ose të dublikuar.

    Ju informojmë se dublikimi/shumëfishimi i biletës, konsiderohet falsifikim dhe mashtrim, vepra të cilat ndëshkohen nga Kodi Penal i Shqipërisë.

    Në rast se gjendeni në situata të tilla paligjshmërie, denonconi menjëherë në numrin 112.

    Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’iu ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendi.

  • U godit me thikë në bark nga adoleshenti, vdes 14-vjeçari! Ngjarja jashtë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet

    U godit me thikë në bark nga adoleshenti, vdes 14-vjeçari! Ngjarja jashtë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet

    Ka ndërruar jetë 14-vjeçari, i cili u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij mesditën e sotme jashtë shkollës Fan Noli në Tiranë.

  • Sherri me thika i nxënësve të “Fan Nolit”, si paraqitet gjendja shëndetësore e dy adoleshentëve të plagosur

    Sherri me thika i nxënësve të “Fan Nolit”, si paraqitet gjendja shëndetësore e dy adoleshentëve të plagosur

    Dy nxënës që u përfshinë në një sherr me thika në shkollën Fan Noli në Tiranë po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Traumës.

    Burime për ABC News bëjnë të ditur se njëri prej tyre, 14 vjeç, është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka marrë plagë të shumta në bark ndërsa tjetri 15 vjeç është në gjendje stabël.

  • Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, përplasen dy automjete

    Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, përplasen dy automjete

    Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin Elbasan-Librazhd, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në afërsit të fshatit Xibrakë.

    Si pasojë e përplasjes, të dy mjetet e përfshirë në aksident kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit.

    Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se humbja e kontrollit të drejtueses së mjetit tip “Kia”, e cila po udhëtonte me shpejtësi të lartë, mund të jetë shkaku kryesor i këtij aksidenti.

    U raportua se drejtuesja ka humbur kontrollin mbi timonin dhe është përplasur me automjetin Benz që lëvizte në sens të kundërt.

    Përveç dëmeve të mëdha materiale, ka pasur bllokime të trafikut për një kohë të shkurtër.

    Policia ka nisur procedurat hetimore për të sqaruar plotësisht shkaqet e aksidentit, duke marrë në pyetje personat e përfshirë dhe duke analizuar mundësinë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit.

  • Nga minimumi jetik 200 euro, tek rritja e pensioneve/ Zbardhet lista e amendamenteve të PD për “Projekt buxhetin 2025”

    Nga minimumi jetik 200 euro, tek rritja e pensioneve/ Zbardhet lista e amendamenteve të PD për “Projekt buxhetin 2025”

    Zbardhet lista e amendamenteve të PD për “Projekt buxhetin 2025”, i cili pritet të miratohet nesër në Kuvend.

    LISTA E AMENDAMENTEVE TE PD PER PROJEKT-BUXHETIN 2025:

    1. Minimumi jetik 200 euro (20mije leke).

    2. Rritja e pensioneve 5-fishimi i fondit te propozuar (nga 1.6 ne 8 miliardë leke)

    3. Tre-fishimi i fondeve për ish te përndjekurit (nga 1.2 miliardë leke ne 4.2 miliardë leke).

    4. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te arsimit (rritje graduale me 1% çdo vit).

    5. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te shëndetësisë (rritje graduale me 1% çdo vit).

    6. Rritja me 50% te fondeve për barnat e rimbursueshme (60 mln euro shtese).

    7. Pezullimi i pagesave buxhetore për tre PPP-te ne shëndetësi (përveç dializës).

    8. Rritja me 10% e pagave te gjithë administratës publike (përveç pagave te drejtuesve te larte).

    9. Rritja me 20% te pagave te mësuesve dhe pedagogeve.

    10. Kërkimi shkencor, fond te dedikuar prej 2 miliardë leke.

    11. Rritja me 20% te pagave ne shëndetësi.

    12. Rritja e transfertës se pakushtëzuar për bashkite, nga 1% ne 1.5% te GDP-se (shtese 13 miliardë leke).

    13. Pakete mbështetëse financiare për prodhuesit vendas 5 miliardë leke (kompensim nga shfuqizimi i euros).

    14. 120 mln euro subvencione për fermerët, blegtoret dhe agroindustrinë.

    15. Rritja e fondeve te ilaçeve te onkologjikut (10% te akcizave duhan alkool, jo me pak se 15 mln euro shtese).

    16. Përgjysmimi i shpenzimeve operative te qeverisjes qendrore (pa cenuar shpenzimet jetike, sigurisë dhe vendimet gjyqësore te formës se prere).

    17. Trefishimi i fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve.