Author: editor

  • “Shkuan ta vrasin, ta heqin qafe djalin”, Curri ‘shpërthen’ ashpër: Pse nuk po mban përgjegjësi askush?

    “Shkuan ta vrasin, ta heqin qafe djalin”, Curri ‘shpërthen’ ashpër: Pse nuk po mban përgjegjësi askush?

    Sherri i rëndë mes të miturve tronditi sot kryeqytetin, pasi një 14-vjeçar humbi jetën, ndërsa dy të tjerë janë të plagosur.

    Analisti Arian Curri, duke kthyer vëmendjen edhe nga prindërit dhe insitucionet përgjegjësie, e quajti këtë ngjarje një ‘vrasje me paramendim’.

    “Jemi të paarsimuar për trurin e një adoleshenti. Nuk ka ndryshuar fakti që prindërit dhe institucionet nuk kuptojnë pse një adoleshent dhunon dhe dhunohet. Një prindi, psikologu apo polici, t’i them si funksion truri i një adoleshenti ai do hapi sytë. Adoleshentët janë gjenialë në mësim dhe nga ana tjetër, ngaqë janë duke dalë nga fëmijëria lobi frontal nuk bën dot lidhjen.

    Kjo është vrasje me paramendim, për ta hequr qafe. Adoleshentët sot i shesin narkotikë njëri tjetrit, janë kuriozë për të provuar çdo lloj varësie. Sa nga prindërit i dinë këto? I japin një ipad dhe i braktisin për t’i mos i shqetësuar”, u shpreh analisti.

    Curri tregoi edhe një skandal ku vetë ai ka qenë i përfshirë dhe ka parë se si disa prindër nuk gjejnë mënyrat e duhura për të edukuar fëmijët.

    “Isha në një ndeshje futbolli dhe pashë prindërit që po ziheshin me njëri tjetrin se fëmija e kujt ishte fajtor. Më shumë kemi adoleshencë të vonuar te prindërit Pse nuk ka asnjë mbajtje përgjegjësie apo dorëheqje?”, thotë ai.

  • Laboratori i drogës/ Nga përgjimet te blerjet e simuluara, Lala tregon si SPAK zbuloi drogën te lëkurët e kafshëve

    Laboratori i drogës/ Nga përgjimet te blerjet e simuluara, Lala tregon si SPAK zbuloi drogën te lëkurët e kafshëve

    Gazetarja Klodiana Lala në një studio televizive, ka dhënë detaje lidhur me operacionin e SPAK që çoi në zbulimin e laboratorit të kokainës në Qerekë, tha se grupi kriminal ka marrë liçencën e një kompanie të themeluar në 2020 që kishte si aktivitet importimin e lëkurëve të kafshëve.

    Lala, referuar të dhënave hetimore, tha se grupi kriminal ka sjellë 24 ton lëkurë të regjura lope, që janë transportuar në një magazinë në zonën e Mulletit.

    Ajo tha se këto lëkurë të regjura vinin nga Republika Domenikane, ndërsa në territorin shqiptar kanë hyrë nga Porti i Durrësit.

    Lala tha se për dy ngarkesat e lëkurëve të lopëve janë paguar 44 mijë dollarë, ndërsa në dy ngarkesat janë ardhur 48 tonë lëkurë lopësh.

    Gazetarja u shpreh se shtetasit e huaj, dy venezuelianët dhe kolumbiani do të kishin rolin e kimistëve, pra do të ndanin drogën nga lëkurët.

    “Prokuroria ka përdorur të gjitha metodat e hetimit, përfshi edhe përgjimet. SPAK ka bërë 3 blerje të simuluara, janë bërë akt-ekspertime për të parë mbi gjurmët, apo nëse ka pasur gjurmë droge te këto lëkurë.

    Në momentin që SPAK është bindur se në lëkurë kishte kokainë, ka ndërhyrë dhe arrestoi një venezuelian në Rinas, teksa po largohej nga Shqipëria. Venezueliani tjetër u kap në një banesë luksoze te Kodra e Diellit2, ndërsa kolumbiani u arrestua në Vishnje, teksa po darkonte në një restorant.

    SPAK ka folur vetëm për 6 kg kokainë që është kapur. Qereka është një fshat pranë Rinasit dhe Portit të Durrësit, pra një pikë strategjike. Ka edhe një detaj që duke qenë pranë aeroportit ndërkombëtar, kjo zonë nuk mund të monitorohet me dron për shkak të fluturimeve me avion”, tha Lala.

  • “Dyshohet se janë zënë për shkak të një vajze”, detaje nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën nxënësi i shkollës “Fan Noli”!

    “Dyshohet se janë zënë për shkak të një vajze”, detaje nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën nxënësi i shkollës “Fan Noli”!

    Gazetari Eraldo Harlicaj ka dhënë të tjera detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ku mbeti i vrarë një 15-vjeçar.

    Në studion e “Top Story”, gazetari tha se ngjarja ishte e parapërgatitur dhe mund të ishte paralajmëruar.

    Ai u shpreh se një nga hipotezat për shkakun e konfliktit mes tyre dyshohet se është për shkak të një vajze.

    “Ishte e parapërgatitur. Të gjithë personazhet e kanë ditur, e gjithë kjo propaganda e bukur për pjesën e sigurisë dhe psikologëve qëndron vetëm në letra. Sherri ka ndodhur afër shkollës dhe lehtësisht mund të ishte parandaluar.

    Pse viktima është transportuar me viktimë rasti? Ka shkuar në gjendje të rëndë, por nuk ia ka dalë mbanë.

    Pas komunikimeve me grupin hetimor, ngjarja është e zbardhur. Një nga hipotezë është për histori me një bashkëmoshatare. Ka qenë një vajzë që fliste me të dy personazhet që ka sjellë grindje mes dy adoleshentëve.

    Kemi të bëjmë me adoleshentë të dhunshëm, kemi disa raste të tilla të përsëritura. Paisja lehtësisht me armë të ftohta është tjetër shqetësim”, u shpreh gazetari.

  • Vrasja pranë shkollës Fan Noli/ Flet babai i adoleshentit të plagosur: Nuk i kam thënë për vdekjen e shokut, ishin miq prej 7 vitesh

    Vrasja pranë shkollës Fan Noli/ Flet babai i adoleshentit të plagosur: Nuk i kam thënë për vdekjen e shokut, ishin miq prej 7 vitesh

    Flet babai i të miturit që mbeti i plagosur sot si pasojë e sherrit të përgjakshëm pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë.

    Në një prononcim për emisionin ‘Open’, babai i të plagosurit tha se i biri e ka kaluar rrezikun dhe se tashmë është në gjendje të qëndrueshme.

    Ai tha se ka folur me të birin, por nuk i ka treguar ende se shoku i tij ka ndërruar jetë. Ata janë miq prej 7 vitesh tha babai i të plagosurit.

    Më tej ai tregoi se djali i tij ishte goditur 4 herë me thikë.

    Ndërkohë që zbuloi se ditën e premte viktima isht goditur brenda oborrit të shkollës.

    Ai tha se djali i tij shkoi sot te shkolla ‘Fan Noli’ sot të takonte një shok sepse ai kishte një problem me një shok të klasës që e ka goditur.

    Në momentin që arriti te shkolla dy personat që ishin atje i kanë goditur me thika djalin e tij dhe viktimën.

    “Për momentin është në gjendje shumë të mirë e ka kaluar pjesën e parë të traumës. Tani është në gjendje normale doli nga salla. Ka kryer një ndërhyrje. I kanë vënë një tub të nxjerrë gjakun nga mushkëria. Ka 4 goditje. Më tha se shkoi te Fan Noli për një shokun e tij .

    Nuk e di për çfarë janë konfliktuar.. e dimë që viktima ditën e premte është goditur në oborr të shkollës.. Ish-shoku i viktimës e ka goditur ditën e premte në oborrin e shkollës, kaq di deri tani. Ditën e sotme u goditën me thika. Djali më tha se ishin dy veta me thika dhe pjesa tjetër që ishin më shumë vetë janë larguar pasi panë thikat. Ata janë kapur në befasi dhe janë goditur më pas.

    Djali im më tha se shkoi te shkolla Fan Noli të takonte një shok sepse ai kishte një problem me një shok të klasës që e ka goditur. Në momentin që arriti te shkolla dy personat që ishin atje i kanë goditur me thika djalin tim dhe viktimën. Nuk e di pse janë konfliktuar.
    Nuk i kemi treguar për gjendjen e shokut të tij, kishte 7 vite që rrinte me të dhe nuk duam ta stresojmë duke i treguar. Djali tjetër është te drejtoria e policisë duke dëshmuar. Kemi folur me familjarët e fëmijëve të tjerë”, tha ai për emisionin “Open”.

  • Arratisja e pazakontë e policit në Gjirokastër kur mori vesh se do të arrestohej (Video)

    Arratisja e pazakontë e policit në Gjirokastër kur mori vesh se do të arrestohej (Video)

    Mediat kanë publikuar një video të pazakontë ku efektivi i policisë Feim Onjea në Gjirokastër, i shpallur në kërkim, arratiset nga ambientet e drejtorisë pasi merr vesh që do të arrestohet.

    Në pamje shihet efektivi Orenja që del me shpejtësi nga dera e komisariatit dhe kalon murin rrethues, teksa kolegë të tij e ndjekin nga pas me vrap.

    Aktualisht, efektivi është akoma në kërkim nga policia.

    Në operacionin e policisë në Gjirokastër u arrestua shefi Shefi i Krimeve, Alfred Kondi, nënkomisarin Xhevit Dine, doganieri Bledar Mustafaraj dhe shtetasit Ilir Muho dhe Kleodor Kazo.

    Nga hetimet u dokumentua me prova ligjore përfshirja e shtetasve në veprën penale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm, favorizimin e shtetasve të ndryshëm në kontrabandimin e mallrave dhe organizimin e lojërave të fatit.

  • “Më tha se i goditën sapo shkuan te shkolla”, flet babai i të miturit që u plagos në sherr: Djali ka katër…

    “Më tha se i goditën sapo shkuan te shkolla”, flet babai i të miturit që u plagos në sherr: Djali ka katër…

    Një sherr në afërsi të ambienteve të shkollës 9-vjeçare Fan Noli në Tiranë, i ka marrë jetën një 14-vjeçari ndërsa ka lënë të plagosur edhe një tjetër të mitur.

    Martin Cani nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa Luis Meçja ka marrë 4 plagë e për fat të mirë deri tani gjendja e tij është stabël.

    Babai i të plagosurit tregon për emisionin Top Story se i biri është në gjendje të qëndrueshme deri në këto momente, por mjekët kërkojnë që të vijojë të qëndrojë në survejim për të parë nëse do të jetë e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale ose jo.

    Babai i Lusit ka treguar se sherri dyshohet se ka nisur ditën e premte në oborrin e shkollës, ku dyshohet se autori ka goditur me grusht viktimën dhe se e ka dhunuar.

    Ndërkohë ditën e sotme viktima i ka kërkuar shokut të tij Lusit dhe një tjetër personi që të shkonin bashkë dhe t’i takonin.

    Por në momentin që kanë shkuar, sipas babait të Luisit, autori i dyshuar i ka sulmuar me thikë, duke i marrë jetën Martinit dhe duke plagosur katër herë me thikë 14-vjeçarin tjetër.

    “Na lajmëruan nga poliklinika e 9-katsheve që është plagosur dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Për momentin është jashtë rrezikut, shpresojmë që të bëhet më mirë. Ka katër plagë me thikë në trup.

    Nuk dimë gjë fare, Luisi nuk ka pas probleme, ka shkuar të takojë një shok të Fan Noli, kanë qenë bashkë shokë te akademia e Dinamos, dhe ai i ka kërkuar që të shkojë ta takojë… Djali më tha që kur kanë shkuar atje i kanë sulmuar me thikë”, tregoi ai.

  • “Kulturë e dhunshme, po rriten breza shumë agresivë”/ Dervishi ngre alarmin pas vrasjes së 14 vjeçarit: Tërmet në…

    “Kulturë e dhunshme, po rriten breza shumë agresivë”/ Dervishi ngre alarmin pas vrasjes së 14 vjeçarit: Tërmet në…

    Gazetari Ferdinand Dervishi, ka qenë i ftuar në një emision televiziv, ku ka folur për vrasjen e 14 vjeçarit jashtë ambjenteve të shkollës Fan Noli pas një konflikti mes disa të miturve.

    Dervishi tha se adoleshentët e sotëm janë jashtëzakonisht agresivë dhe se asgjë nuk ka ndryshuar në kulturën e dhunshme shqiptare në këto 30 vite.

    “Kjo nxjerr në pah një numër problemesh që ka shoqëria. Nuk është rast i vetëm dhe sporadik. Ka patur dhe te tjëra. Si u vra më thikë djali i një koleges tonë gazetare, 18 vjeç. Rritur dhe edukuar shumë mirë, në moshën 18 vjecare vritet me thikë. Ajo që vë re unë, ne po rrisim breza shumë agresivë. Në krahasim me atë që do të pretendonim 30 e ca vjet post demokraci, kemi mbetur në këtë kulturë, siç kemi ardhur nga familje shumë të dhunshme. Nuk ka asnjë ndryshim.

    Do t’ju jap një rast për të vënë duart në kokë. Kam parë dy fëmijë tetë vjec, njëri që i thotë tjetrit, “atë shkopin që ke në dorë, ta fus nga mbrapa dhe ta nxjerr te goja”. Ai tjetri e kuptoi që ishte bullizim, e hodhi, ja futi të qarit dhe iku në shtëpi. Ky është momenti ku kemi fëmijët tani. Ne akoma edukojmë adoleshentë të egër, të dhunshëm, që zgjidhin problemet me anë të dhunës, goditjes, rrahjes, etj.

    Kjo ngjarje duhet të shkaktojë tërmet në shoqërinë shqiptare. Nuk është asgjë droga që u kap, para kësaj, se çfarë brezash po edukojmë ne.

    E fundit, këta fëmijë që kemi në shtëpi, duhet ti rrisim në Shqipëri që të kenë këtë fat, apo duhet ti hedhim jashtë?”, tha ndër të tjera Ferdinand Dervishi.

  • “Shkolla në dijeni të sherrit”, gazetari i prekur nga vrasja e të miturit: Familja e 14-vjeçarit do largohej në SHBA

    “Shkolla në dijeni të sherrit”, gazetari i prekur nga vrasja e të miturit: Familja e 14-vjeçarit do largohej në SHBA

    Gazetari Eni Ferhati i ftuar në një emision televiziv Mehillin foli mbi ngjarjen tragjike në Tiranë ku mbeti i vrarë një 14 vjeçar, pas sherrit me bashkëmoshatarët e tij.

    Ferhati ndër të tjera tha se oficeri i sigurisë në shkollë, mësueset dhe zyrtarë të tjerë ishin në dijeni të sherrit të adoleshentëve i cili kishte agravuar dhe sot, por në një moment ishte shuar për të mbërritur në momentin tragjik të drekës ku palët iu rikthyen përplasjes.

    “Shkolla ishte në dijeni të këtij sherri, oficeri i sigurisë mësueset dhe zyrtarët e tjerë. Sherri vijoi sot në pushim e gjatë por u arrit që të shuhej, policia nuk ka marrë informacion për konfliktin e parë.

    Arma ka përmbushur kriteret e mjeteve vrasëse dhe realisht kështu ndodhi. Edhe prindërit janë përgjegjës që si ka mundësi që nuk kanë informacion për problematikat e fëmijëve të tyre”, tha Ferhati.

  • Pamje që të thyejnë zemrën! Sot duhet të luante me ta, shokët e Martinit 14-vjeçar të heshtur dhe duke qarë, trajneri mundohet t’i ngushëllojë (Video)

    Pamje që të thyejnë zemrën! Sot duhet të luante me ta, shokët e Martinit 14-vjeçar të heshtur dhe duke qarë, trajneri mundohet t’i ngushëllojë (Video)

    Sot do duhej që bashkë me shokët e skuadrës së Dinamos në takimin e përditshëm të stërvitjes të ishte dhe Martini, por për fat të keq jeta dhe ëndrrat e 14-vjeçarit u prenë në mes pasi goditjet e thikës i morën jetën.

    Shokët e skuadrës janë mbledhur këtë pasdite bashkë me trajnerin e tyre, për të bërë stërvitje, por lajmi i kobshëm i ka kapluar edhe të vegjlit, të cilët qëndrojnë të ulur në tavolina, me lot në sy e të heshtur, raporton Top Channel.

    Trajneri Egert Bakalli mundohet t’u japë forcë duke iu thënë se kështu është jeta dhe se tani duhet të bëhen të fortë. Nuk mungojnë as këshillat e tij kur u thotë se janë në një moshë delikate e se duhet që t’i shmangen konflikteve.

    I mituri u plagos disa herë me thikë pak metra larg ambienteve të shkollës 9-vjeçare Fan Noli në Tiranë, por edhe pse u transportua në spital, nuk mundi dot të mbijetonte.

  • “Thikë në zemër adoleshentit, oficeri i sigurisë nuk ndërhyri”, gazetarja debaton me drejtorin e krimeve për vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë

    “Thikë në zemër adoleshentit, oficeri i sigurisë nuk ndërhyri”, gazetarja debaton me drejtorin e krimeve për vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë

    Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv po diskutohet për vdekjen tragjike të një 14-vjeçari nxënës në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar, pas debateve për një zënkë në rrjetet sociale.

    Gazetarja Glidona Daci u shpreh se ka dështuar roli mbrojtës i oficerit të sigurisë në shkolla, ndërsa Ervin Hodaj, drejtor në Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit tha se çështje është nën hetim dhe se prania e oficerit të sigurisë e ka reduktuar konfliktin në shkolla.

    Glidona Daci: U trumbetua me të madhe oficeri i sigurisë në shkolla sikur do të shpëtoheshin fëmijët, operacioni “Tempulli” etj. dhe sot një 14vjecar u vra e dy të tjerë u plagosën. Dyshohet se sherri ka nisur në rrjetet sociale.

    Debatet kanë nisur për komente dhe fotot në rrjetet sociale. Por ajo që e bën më të tmerrshme këtë ngjarje viktima ka një plagë në zemër dhe tjetri e ka plagën në pjesën e kraharorit, ndërsa i plagosuri tjetër ka një plagë në krah.

    Vikrtima Martin Cani kishte pjesë e U-15 të Dinamos dhe sot shokët e tij nuk kanë dalë në stërvitje.

    Ervin Hodaj: Është një ngjarje e rëndë që ka shokuar jo vetëm policinë, por edhe opinionin publik. Po trajtohet në mënyrë shumë të kujdesshme. Kemi të bëjmë me bashkëmoshatarë të mitur në konflikt me ligjin. Edhe trajtimi është më i specializuar. Policia po e trajton me shumë kujdes. Ngjarja ka ndodhur rreth orësh 13:00, ku pas një zënke në ambjentet e shkollës, të miturit kanë dalë dhe konflikti kanë agravuar. Arsyet janë komunikimet në rrjetet sociale, por është akoma nën hetim. Duke agravuar konflikti ka arritur deri në atë veprim tragjik. Institucionet, duhet të përfshihen në konfliktet e të miturve. Nuk jam dakord me zonjën Daci, që u trumbetua me oficerin e sigurisë në shkolla, në fakt nuk u trumbetua por e pamë të nevojshme.

    Glidona Daci: Oficeri e ka ditur për konfliktin dhe nuk e ka bërë detyrën.

    Ervin Hodaj: Kjo është pjesë e hetimit për të gjetur shkaqet dhe përgjegjësinë e gjithësecilit. Në të gjithë vendin ka impakt pozitiv oficeri i sigurisë në shkolla. Kur është implementuar kjo strategji, është reduktuar konflikti.