Author: editor

  • Arratisja e pazakontë e policit në Gjirokastër kur mori vesh se do të arrestohej (Video)

    Arratisja e pazakontë e policit në Gjirokastër kur mori vesh se do të arrestohej (Video)

    Mediat kanë publikuar një video të pazakontë ku efektivi i policisë Feim Onjea në Gjirokastër, i shpallur në kërkim, arratiset nga ambientet e drejtorisë pasi merr vesh që do të arrestohet.

    Në pamje shihet efektivi Orenja që del me shpejtësi nga dera e komisariatit dhe kalon murin rrethues, teksa kolegë të tij e ndjekin nga pas me vrap.

    Aktualisht, efektivi është akoma në kërkim nga policia.

    Në operacionin e policisë në Gjirokastër u arrestua shefi Shefi i Krimeve, Alfred Kondi, nënkomisarin Xhevit Dine, doganieri Bledar Mustafaraj dhe shtetasit Ilir Muho dhe Kleodor Kazo.

    Nga hetimet u dokumentua me prova ligjore përfshirja e shtetasve në veprën penale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm, favorizimin e shtetasve të ndryshëm në kontrabandimin e mallrave dhe organizimin e lojërave të fatit.

  • “Më tha se i goditën sapo shkuan te shkolla”, flet babai i të miturit që u plagos në sherr: Djali ka katër…

    “Më tha se i goditën sapo shkuan te shkolla”, flet babai i të miturit që u plagos në sherr: Djali ka katër…

    Një sherr në afërsi të ambienteve të shkollës 9-vjeçare Fan Noli në Tiranë, i ka marrë jetën një 14-vjeçari ndërsa ka lënë të plagosur edhe një tjetër të mitur.

    Martin Cani nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa Luis Meçja ka marrë 4 plagë e për fat të mirë deri tani gjendja e tij është stabël.

    Babai i të plagosurit tregon për emisionin Top Story se i biri është në gjendje të qëndrueshme deri në këto momente, por mjekët kërkojnë që të vijojë të qëndrojë në survejim për të parë nëse do të jetë e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale ose jo.

    Babai i Lusit ka treguar se sherri dyshohet se ka nisur ditën e premte në oborrin e shkollës, ku dyshohet se autori ka goditur me grusht viktimën dhe se e ka dhunuar.

    Ndërkohë ditën e sotme viktima i ka kërkuar shokut të tij Lusit dhe një tjetër personi që të shkonin bashkë dhe t’i takonin.

    Por në momentin që kanë shkuar, sipas babait të Luisit, autori i dyshuar i ka sulmuar me thikë, duke i marrë jetën Martinit dhe duke plagosur katër herë me thikë 14-vjeçarin tjetër.

    “Na lajmëruan nga poliklinika e 9-katsheve që është plagosur dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Për momentin është jashtë rrezikut, shpresojmë që të bëhet më mirë. Ka katër plagë me thikë në trup.

    Nuk dimë gjë fare, Luisi nuk ka pas probleme, ka shkuar të takojë një shok të Fan Noli, kanë qenë bashkë shokë te akademia e Dinamos, dhe ai i ka kërkuar që të shkojë ta takojë… Djali më tha që kur kanë shkuar atje i kanë sulmuar me thikë”, tregoi ai.

  • “Kulturë e dhunshme, po rriten breza shumë agresivë”/ Dervishi ngre alarmin pas vrasjes së 14 vjeçarit: Tërmet në…

    “Kulturë e dhunshme, po rriten breza shumë agresivë”/ Dervishi ngre alarmin pas vrasjes së 14 vjeçarit: Tërmet në…

    Gazetari Ferdinand Dervishi, ka qenë i ftuar në një emision televiziv, ku ka folur për vrasjen e 14 vjeçarit jashtë ambjenteve të shkollës Fan Noli pas një konflikti mes disa të miturve.

    Dervishi tha se adoleshentët e sotëm janë jashtëzakonisht agresivë dhe se asgjë nuk ka ndryshuar në kulturën e dhunshme shqiptare në këto 30 vite.

    “Kjo nxjerr në pah një numër problemesh që ka shoqëria. Nuk është rast i vetëm dhe sporadik. Ka patur dhe te tjëra. Si u vra më thikë djali i një koleges tonë gazetare, 18 vjeç. Rritur dhe edukuar shumë mirë, në moshën 18 vjecare vritet me thikë. Ajo që vë re unë, ne po rrisim breza shumë agresivë. Në krahasim me atë që do të pretendonim 30 e ca vjet post demokraci, kemi mbetur në këtë kulturë, siç kemi ardhur nga familje shumë të dhunshme. Nuk ka asnjë ndryshim.

    Do t’ju jap një rast për të vënë duart në kokë. Kam parë dy fëmijë tetë vjec, njëri që i thotë tjetrit, “atë shkopin që ke në dorë, ta fus nga mbrapa dhe ta nxjerr te goja”. Ai tjetri e kuptoi që ishte bullizim, e hodhi, ja futi të qarit dhe iku në shtëpi. Ky është momenti ku kemi fëmijët tani. Ne akoma edukojmë adoleshentë të egër, të dhunshëm, që zgjidhin problemet me anë të dhunës, goditjes, rrahjes, etj.

    Kjo ngjarje duhet të shkaktojë tërmet në shoqërinë shqiptare. Nuk është asgjë droga që u kap, para kësaj, se çfarë brezash po edukojmë ne.

    E fundit, këta fëmijë që kemi në shtëpi, duhet ti rrisim në Shqipëri që të kenë këtë fat, apo duhet ti hedhim jashtë?”, tha ndër të tjera Ferdinand Dervishi.

  • “Shkolla në dijeni të sherrit”, gazetari i prekur nga vrasja e të miturit: Familja e 14-vjeçarit do largohej në SHBA

    “Shkolla në dijeni të sherrit”, gazetari i prekur nga vrasja e të miturit: Familja e 14-vjeçarit do largohej në SHBA

    Gazetari Eni Ferhati i ftuar në një emision televiziv Mehillin foli mbi ngjarjen tragjike në Tiranë ku mbeti i vrarë një 14 vjeçar, pas sherrit me bashkëmoshatarët e tij.

    Ferhati ndër të tjera tha se oficeri i sigurisë në shkollë, mësueset dhe zyrtarë të tjerë ishin në dijeni të sherrit të adoleshentëve i cili kishte agravuar dhe sot, por në një moment ishte shuar për të mbërritur në momentin tragjik të drekës ku palët iu rikthyen përplasjes.

    “Shkolla ishte në dijeni të këtij sherri, oficeri i sigurisë mësueset dhe zyrtarët e tjerë. Sherri vijoi sot në pushim e gjatë por u arrit që të shuhej, policia nuk ka marrë informacion për konfliktin e parë.

    Arma ka përmbushur kriteret e mjeteve vrasëse dhe realisht kështu ndodhi. Edhe prindërit janë përgjegjës që si ka mundësi që nuk kanë informacion për problematikat e fëmijëve të tyre”, tha Ferhati.

  • Pamje që të thyejnë zemrën! Sot duhet të luante me ta, shokët e Martinit 14-vjeçar të heshtur dhe duke qarë, trajneri mundohet t’i ngushëllojë (Video)

    Pamje që të thyejnë zemrën! Sot duhet të luante me ta, shokët e Martinit 14-vjeçar të heshtur dhe duke qarë, trajneri mundohet t’i ngushëllojë (Video)

    Sot do duhej që bashkë me shokët e skuadrës së Dinamos në takimin e përditshëm të stërvitjes të ishte dhe Martini, por për fat të keq jeta dhe ëndrrat e 14-vjeçarit u prenë në mes pasi goditjet e thikës i morën jetën.

    Shokët e skuadrës janë mbledhur këtë pasdite bashkë me trajnerin e tyre, për të bërë stërvitje, por lajmi i kobshëm i ka kapluar edhe të vegjlit, të cilët qëndrojnë të ulur në tavolina, me lot në sy e të heshtur, raporton Top Channel.

    Trajneri Egert Bakalli mundohet t’u japë forcë duke iu thënë se kështu është jeta dhe se tani duhet të bëhen të fortë. Nuk mungojnë as këshillat e tij kur u thotë se janë në një moshë delikate e se duhet që t’i shmangen konflikteve.

    I mituri u plagos disa herë me thikë pak metra larg ambienteve të shkollës 9-vjeçare Fan Noli në Tiranë, por edhe pse u transportua në spital, nuk mundi dot të mbijetonte.

  • “Thikë në zemër adoleshentit, oficeri i sigurisë nuk ndërhyri”, gazetarja debaton me drejtorin e krimeve për vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë

    “Thikë në zemër adoleshentit, oficeri i sigurisë nuk ndërhyri”, gazetarja debaton me drejtorin e krimeve për vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë

    Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv po diskutohet për vdekjen tragjike të një 14-vjeçari nxënës në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar, pas debateve për një zënkë në rrjetet sociale.

    Gazetarja Glidona Daci u shpreh se ka dështuar roli mbrojtës i oficerit të sigurisë në shkolla, ndërsa Ervin Hodaj, drejtor në Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit tha se çështje është nën hetim dhe se prania e oficerit të sigurisë e ka reduktuar konfliktin në shkolla.

    Glidona Daci: U trumbetua me të madhe oficeri i sigurisë në shkolla sikur do të shpëtoheshin fëmijët, operacioni “Tempulli” etj. dhe sot një 14vjecar u vra e dy të tjerë u plagosën. Dyshohet se sherri ka nisur në rrjetet sociale.

    Debatet kanë nisur për komente dhe fotot në rrjetet sociale. Por ajo që e bën më të tmerrshme këtë ngjarje viktima ka një plagë në zemër dhe tjetri e ka plagën në pjesën e kraharorit, ndërsa i plagosuri tjetër ka një plagë në krah.

    Vikrtima Martin Cani kishte pjesë e U-15 të Dinamos dhe sot shokët e tij nuk kanë dalë në stërvitje.

    Ervin Hodaj: Është një ngjarje e rëndë që ka shokuar jo vetëm policinë, por edhe opinionin publik. Po trajtohet në mënyrë shumë të kujdesshme. Kemi të bëjmë me bashkëmoshatarë të mitur në konflikt me ligjin. Edhe trajtimi është më i specializuar. Policia po e trajton me shumë kujdes. Ngjarja ka ndodhur rreth orësh 13:00, ku pas një zënke në ambjentet e shkollës, të miturit kanë dalë dhe konflikti kanë agravuar. Arsyet janë komunikimet në rrjetet sociale, por është akoma nën hetim. Duke agravuar konflikti ka arritur deri në atë veprim tragjik. Institucionet, duhet të përfshihen në konfliktet e të miturve. Nuk jam dakord me zonjën Daci, që u trumbetua me oficerin e sigurisë në shkolla, në fakt nuk u trumbetua por e pamë të nevojshme.

    Glidona Daci: Oficeri e ka ditur për konfliktin dhe nuk e ka bërë detyrën.

    Ervin Hodaj: Kjo është pjesë e hetimit për të gjetur shkaqet dhe përgjegjësinë e gjithësecilit. Në të gjithë vendin ka impakt pozitiv oficeri i sigurisë në shkolla. Kur është implementuar kjo strategji, është reduktuar konflikti.

  • “Nuk ka tenxhere e tepsi”/ Denoncimi i kuzhinjeres së kopshtit në Delvinë: Mora enët e kuzhinës nga shtëpia

    “Nuk ka tenxhere e tepsi”/ Denoncimi i kuzhinjeres së kopshtit në Delvinë: Mora enët e kuzhinës nga shtëpia

    Emisioni “Fiks Fare” denoncoi gjendjen e kuzhinës së kopshtit shtetëror në Delvinë, i cili s’ka “tenxhere, tepsi, pjata e pirunj”.

    Madje, edhe pjesët e tjera si soba, lavamani apo frigoriferi nuk ishin të përshtatshme për gatimin e vakteve për të paktën 40 fëmijë.

    Grupi i Fiksit bisedoi me kuzhineren e kopshtit Dhurata Zejnati, e cila tregon gjendjen. Sipas saj, “s’ka enë kuzhinë, tenxhere, tepsi, tiganë, pjata e çdo gjë tjetër”. Sipas saj, në atë kopësht janë 40 fëmijë, por për t’u servirur tre vakte, mëngjesin, drekën dhe pasditen ajo e ka shumë të vështirë. Ajo thotë se kopshti ka qenë egzistues, ndërkohë që me drekë u hap me shpejtësi në muajin dhjetor 2022. Por, kuzhina s’kishte asnjë kusht dhe ajo është vetëm për të gatuar, pastruar dhe larë enët.

    “Ja shikoni, s’ka asnjë gjë këtu. Unë kam marrë tenxheret e mia nga shtëpia, këtu ishte vetëm një. Më vinte keq për fëmijët ndaj i mora. Këtu s’është vënë dorë, as kuzhina dhe as respiratori. Është vetëm një sobë e vogël dhe një frigorifer i vogël. Të paktën ushqim ka, por e kam shumë të vështirë që t’u shërbej. Kam bërë disa ankesa në drejtori, te drejtoresha Alma Serjani, por deri më tani asnjë gjë.Kam shkuar te ish-kryetarja e Bashkisë Delvinë, ajo që e hapi kopshtin me drekë. Më mbanin me shpresa kot, jo do e bëjmë, por deri tani asnjë gjë. Kam shkuar dhe te kryetari aktual, por deri tani s’kanë marrë masa”, thotë Dhurata.

    Në momentin që Fiksi po xhironte kuzhinën, vjen drejtoresha e kopshtit Alma Serjani, e cila i drejtohet Fiksit të mos xhirojë dhe se do interesohet nëse do japë informacion. Fiksi e pyet disa herë se përse është lënë në këtë gjendje kuzhina, teksa Dhurata e ka të pamundur të gatuajë në këto kushte për fëmijët. Ajo thotë se janë bërë disa kërkesa në Bashki dhe “na kanë thënë që vitin tjetër do e bëjnë kuzhinën”. Fiksi i thotë se situata nuk pret, pasi fëmijët duhet të ushqehen përditë, teksa ajo thotë se këtë problem e ka çuar te bashkia dhe i kërkon grupit të Fiks Fare të mos xhirojë.

    FIksi shkon në Bashkinë e Delvinës, ku bisedon me Ersi Hamitin, shefin e Kabinetit në Bashkinë e Delvinës. Zyrtari i bashkisë thotë se e di gjendjen dhe se e kanë parashikuar për të ndërhyrë në kuzhinë. Fiksi i bën me dije se një kuzhiniere s’mund të ushqejë 40 fëmijë në ato kushte, teksa ai shton se “aty i kemi fëmijët të gjithë dhe kanë ndërhyrë edhe si prindër për të rregulluar kuzhinën”.

    Fiksi e pyet se kur do të ndërhyhet, teksa shefi thotë se si drejtoresha dhe kuzhinierja kanë kërkuar që të ndërhyhet, por për shkak të të ardhurave të vogla të bashkisë, investimi është shtyrë. Në fund, Shefi i Kabinetit thotë se bashkia ka kontaktuar disa donatorë dhe punimet do të fillojnë javën tjetër dhe do të përfundojnë për 2 muaj. Ndërkohë, megjithëse kaluan disa javë nga filmimet e Fiksit, në atë kopsht s’ka filluar asnjë punë!

    Ballafaqimi mes Fiksit, Kuzhinieres dhe Drejtoreshës

    Gazetari – S’keni tenxhere, s’keni tigan. Një sobë e vogël për 45 fëmijë!

    Drejtoresha – Shiko, ato … soba, soba kur ka ardhur, ka ardhur e re. Jemi munduar të gjitha bashkë siç jemi.

    Gazetari – Çfarë ka, i keni sjellë të gjitha bashkë?!

    Drejtoresha – Jo, jo, jo.

    Gazetari – Disa ti, disa Dhurata, disa edukatoret e tjera.

    Drejtoresha – Jo, jo. Ka sjellë dhe bashkia.

    Gazetari – Çfarë ka sjellë bashkia?

    Drejtoresha – Ka sjellë tenxhere, ka sjellë të gjitha.

    Kuzhinierja – Hajde tregoja, hajde!

    Gazetari – Çfarë ka sjellë?

    Kuzhinierja – Hajde tregoja Alma.

    Drejtoresha – Bashkia i ka sjellë të gjitha.

    Kuzhinierja -Tregoji çfarë ka sjellë bashkia, hajde.

    Gazetari – Ti shohim bashkë 2 minuta dhe pastaj ty të lëmë të qetë?! ti shohim bashkë?

    Drejtoresha – Një minutë të lutem, mund të bëj një telefon.

    Kuzhinierja – Kemi 2 vjet kështu moj Alma që po sorollatemi.

    Gazetari – Sa po bëni?

    Kuzhinierja – 2 vjet plot, në 2 dhjetor unë mbush 2 vjet këtu! Unë s’mundem më.

    Drejtoresha – Tani fjalën na e ka dhënë kryetari dhe unë s’mund të flas.

    Kuzhinierja – Fjalën ma dha dhe mua kryetari po gjë!

    Gazetari – Enë ka, pjata, lugë?

    Kuzhinierja – Jo mo jo, janë të pakta të gjitha, të gjitha mungojnë.

    Gazetari – S’ka as enë?

    Kuzhinierja – As enë, hajde shikoji, hajdeni futuni.

    Drejtoresha – Dëgjo, të lutem, të lutem.

    Kuzhinierja – Hë?

    Drejtoresha – Pa marrë aprovimin nga kryetari, madje është një institucion. Të lutem Dhurata, mos …

    Kuzhinierja – Po vuaj unë.

    Gazetari – Çfarë ka sjellë bashkia dhe çfarë ka sjellë (kuzhinierja).

    Drejtoresha – Të lutem, të lutem.

    Gazetari – Po.

    Drejtoresha – Të lutem Dhurata të bëj një telefon.

    Gazetari – Do na japësh një intervistë.

    Drejtoresha – Të lutem, besoj se e morët atë që donit.

    Gazetari – Jo ne e morëm, po çfarë do bëhet? Ne këtë duam, çfarë do bëhet?

    Drejtoresha – Jemi në pritje. Nuk flas, edhe kaq ka bërë gabimin më të madh.

    Gazetari – Pse gabimin më të madh?

    Drejtoresha – Që jeni futur në institucion.

    Gazetari – Është një institucion, ti e ke parë gjendjen, ti e di problematikën.

    Drejtoresha – Unë e di problematikën.

    Gazetari – Ti je dhe drejtoreshë.

    Drejtoresha – Po kam bërë kërkesën pranë bashkisë, më është dhënë fjala në 2025-ën, jemi të parët për çfarëdolloj
    problemi që të kemi.

    Gazetari – Në 2025-ën?!

    Drejtoresha – Po pra që të hapet projekt-buxheti. Sepse s’është hapur buxheti.

    Gazetari – Tani ju kanë thënë që s’ka fonde bashkia, që të paktën të sjellë 2 tenxhere, të sjellë 1 sobë, të sjellë …
    Drejtoresha – Jo, jo bashkia na ka ndihmuar dhe nuk mund ta mohojmë.

    Kuzhinierja – Të flasë dhe kur s’ka korrent, kur nuk ka korrent duhet të gatuaj unë patjetër. Unë kam sjellë një sobën time me gos, ajo është me probleme.

    Gazetari – Po gaz ka? Kopshti ka gaz?

    Drejtoresha – Gazin, e kemi bombulën e gazit për raste emergjente.

    Kuzhinierja – E kujt ia është bombula e gazit, është e imja.

    Drejtoresha – Në raste emergjente.

    Kuzhinierja – Është e imja, e imja bombula e gazit, është e pacertifikuar.

    Gazetari – E ke sjellë vetë?

    Kuzhinierja – Po ja të ta nxjerr unë këtej. Është e pa certifikuar.

    Drejtoresha – Të lutem nuk ka më, të lutem se jam në proces. Të lutem, të lutem.

    Gazetari – Po ta sjellësh fëmijën në një kopsht shtetëror …

    Kuzhinierja – Ja (tregon bombulën e gazit).

    Gazetari – Dhe me këto kushte, besoj se as ti nuk je!

    Drejtoresha – Të thashë, kopshti është për herë të parë që është hapur pas 30 vitesh.

    Kuzhinierja – Ja gazi, ky është i imi. Të vë kusi unë këtu dhe të gatuaj.

    Gazetari – Me këtë gatuan?

    Kuzhinierja – Me këtë!

    Gazetari – Për 45 fëmijë?

    Kuzhinierja – Po, po me këtë. Të vë një kusi të madhe unë dhe të gatuaj me këtë. Kjo është kot për mendimin tim.

    Gazetari – Në qoftë se s’ka drita, pse ikin dhe dritat?!

    Kuzhinierja – Po ikin dritat.

    Drejtoresha – Me raste. Të lutem, të lutem deri tani fola më miqësore.

    Gazetari – Dhe ne miqësore kemi ardhur për të rregulluar sadopak këtë gjendjen.

    Drejtoresha – Të lutem hiqe mikrofonin.

    Gazetari – Tani ku duhet të shkoj që këtë zërin tuaj që të dëgjohet?!

    Drejtoresha – Zëri im dhe zëri i kolegeve të mia të gjitha te bashkia.

    Gazetari – Me këtë gjendje që është, a mund ti vijë (kuzhinierja) 45 fëmijëve?

    Drejtoresha – Deri tani, po deri tani (tenton të largojë mikrofonin).

    Gazetari – Mos e kap mikrofonin! Mos e prek.

    Drejtoresha – Të lutem, deri tani …

    Gazetari – I keni ardhur në ndihmë?

    Drejtoresha – Fola, po i kemi ardhur në ndihmë!

  • Horoskopi, e martë 19 nëntor 2024: Mundësi të reja dhe energji pozitive për këto shenja

    Horoskopi, e martë 19 nëntor 2024: Mundësi të reja dhe energji pozitive për këto shenja

    DASHI

    Ditë ideale për të sqaruar situatat e dashurisë që ju shqetësojnë. Nëse jeni në çift, mund të ndiheni më të afërt me partnerin, por komunikimi është çelësi. Nëse jeni beqarë nuk përjashtohet një takim interesant. Mundësi të mira, veçanërisht nëse duhet të merrni vendime të rëndësishme. Vendosmëria juaj sot mund të çojë në rezultate konkrete.

    DEMI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox, në dashuri, sot mund të reflektoni për të ardhmen e marrëdhënies suaj. Nëse keni dyshime, mos kini frikë t’i shprehni ato, por bëjeni me delikatesë. Mund të ndjeni pak lodhje, por nuk mungojnë idetë e mira që do t’ju ndihmojnë të gjeni zgjidhje kreative.

    BINJAKËT

    Dita premton mirëkuptim me partnerin. Nëse jeni beqarë, mund të keni takime të këndshme, por mos prisni afera shumë serioze sot. Mund të ndiheni më të motivuar dhe të gatshëm për të ecur përpara me projektet tuaja. Mundësi të shkëlqyera rritjeje.

    GAFORRJA

    Mund të ndiheni më introvert, por nëse jeni në një marrëdhënie të qëndrueshme, kjo mund të jetë koha për të reflektuar mbi ndjenjat. Njohje të reja mund të lindin nën kujdesin e mirë. Përpjekjet që po bëni në projektet tuaja kanë filluar të japin fryte. Megjithatë, disa sfida të vogla mund t’ju testojnë.

    LUANI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox, një ditë pozitive për çiftet e konsoliduara. Energjia juaj diellore mund të tërheqë dikë që ndan idealet tuaja nëse jeni beqarë. Ditë e madhe karriere. Mund të merrni një propozim interesant ose të arrini të kapërceni ndonjë vështirësi.

    VIRGJËRESHA

    Mund të ndjeni një ndjenjë pakënaqësie, por nuk është koha për të marrë vendime impulsive. Mendoni para se të veproni. Ju mund të ndiheni të mbingarkuar me shumë gjëra për të bërë, por aftësia juaj për të menaxhuar detajet do t’ju ndihmojë të arrini gjithçka.

    PESHORJA

    Në dashuri, mund të kërkoni një stabilitet më të madh. Nëse jeni në një lidhje, përpiquni të mos jeni shumë kërkues. Nëse jeni beqarë, mund të jeni më selektivë. Në punë mund të përballeni me një sfidë të vogël, por asgjë nuk mund ta zgjidhni me diplomacinë dhe aftësinë tuaj.

    AKREPI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox, mund të jeni më të ndjeshëm dhe të zhytur në mendime për emocionet tuaja. Nëse jeni në çift, përpiquni të jeni më të hapur ndaj partnerit. Beqarë, sharmi është në maksimum! Në punë mund të keni intuitë të shkëlqyera. Është një ditë e mirë për të zgjidhur situata të komplikuara.

    SHIGJETARI

    Dita e sotme mund të sjellë pak pasiguri. Nuk është koha më e mirë për të marrë vendime radikale, por mund të ketë një interes të ripërtërirë për dikë. Një konfuzion i vogël në punë mund t’ju shpërqendrojë. Qëndroni të qetë dhe vazhdoni me kujdes.

    BRICJAPI

    Ditë e favorshme për dashurinë. Nëse jeni çift, mund të përjetoni momente bashkëpunimi dhe intimiteti. Beqarët mund të marrin sinjale pozitive nga një njohje e fundit. Koha e mirë për t’u përqëndruar në qëllimet tuaja afatgjata. Duke punuar vazhdimisht, përpjekjet tuaja do të shpërblehen.

    UJORI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox, mund të ndiheni pak më të shkëputur ose reflektues për marrëdhënien tuaj. Nëse jeni beqarë nuk është një ditë ideale për takime pasionante, por një dialog i mirë mund të sjellë surpriza. Idetë tuaja novatore vlerësohen shumë në punë. Përfitoni nga kjo fazë për të prezantuar projekte të reja.

    PESHQIT

    Mund të ndiheni veçanërisht romantikë dhe idealistë në dashuri. Nëse jeni çift, është momenti i duhur për të shprehur ndjenjat tuaja. Mund të jeni pak të hutuar, por intuita juaj do t’ju udhëheqë sërish drejt zgjidhjeve kreative. Mos lejoni që vështirësitë e vogla t’ju pengojnë.

  • TRAGJIKE/18-vjeçari shqiptar dhe dy binjakë humbin jetën nga shpërthimi i një fabrike fishekzjarresh në Itali

    TRAGJIKE/18-vjeçari shqiptar dhe dy binjakë humbin jetën nga shpërthimi i një fabrike fishekzjarresh në Itali

    Një 18-vjeçar shqiptar dhe dy binjakë 20-vjeçarë kanë humbur jetën në vendin e punës në Itali.

    Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar dhe dy binjakët punononin në një fabrikë fishekzjarresh në Campania, e cila shpërtheu.

    Sipas mediave për të riun shqiptar kjo ishte dita e tij e parë e punës, dhe në momentin kur ka ndodhur shpërthimi tre të rinjtë kanë qenë duke ngrënë drekë.

    Gjithashtu raportohet se fabrika ku ata punonin ishte e palicencuar, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

  • Tragjedia në Tiranë/ Si nisi sherri pranë shkollës “Fan Noli” që i mori jetën 14-vjeçarit

    Tragjedia në Tiranë/ Si nisi sherri pranë shkollës “Fan Noli” që i mori jetën 14-vjeçarit

    Një konflikt mes adoleshentëve, i mori jetën këtë të hënë një 14-vjeçari në Tiranë. Martin Cani, u godit me thikë në afërsi të shkollës “Fan Noli” dhe nuk i mbijetoi dot plagëve.

    Ai ndërroi jetë në spital një orë pas ngjarjes. Ndërsa konflikti mes tyre dyshohet të ketë nisur në rrjetet sociale.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10 të së hënës, menjëherë në përfundim të orarit mësimor. Fillimisht, në sherr u përfshinë një grup adoleshentësh të moshës 14 dhe 15 vjeç.

    Ata ishin nxënës në shkollën “Fan Noli”, 200 metra larg vendit ku ndodhi dhe ngjarja, dhe disa të tjerë, nxënës në një shkollë në Sauk.

    Pas debateve me fjalët banale, sherri vijoi mes tre adoleshentëve, të cilët morën dhe lëndime me thikë. Një orë pasi mbërriti në spitalin e Traumës, një 14-vjeçar ndërroi jetë pas goditjes që kishte marrë në zemër.

    Ndërsa dy bashkëmoshatarët e tij vijojnë të jenë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Mësohet se njëri prej tyre ka marrë 6 goditje thike në trup, e ndërsa tjetri një goditje të lehtë në krah. Pikërisht ky i fundit dyshohet nga policia të jetë edhe personi që ka goditur me thikë. Ndërsa mbetet e paqartë se si është plagosur edhe ai vetë.

    Policia nuk ka ende të qartë motivet e krimit. Por nga veprimet paraprake ka dyshime që adoleshentët të jenë konfliktuar disa ditë më parë që në rrjetet sociale.

    Në polici janë shoqëruar disa nxënës që ishin dëshmitarë të këtij konflikti që përfundoi tragjikisht me një vrarë e dy të plagosur. Ata janë marrë në pyetje në prani të psikologut.