Author: editor

  • U ekzekutua me armë me silenciator, ky është djali i ish-gjyqtarit që u qëllua me 5 plumba në atentatin mafioz(foto)

    U ekzekutua me armë me silenciator, ky është djali i ish-gjyqtarit që u qëllua me 5 plumba në atentatin mafioz(foto)

    Ky është viktima e atentatit në Tiranë, Klajdi Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi

  • Dy të ekzekutuar në pesë ditë! Nga biznesmeni Eduart Reçi te 28-vjeçari Klajdi Prendi, rikthehen atentatet mafioze. Ç’po ndodh në Tiranë?

    Dy të ekzekutuar në pesë ditë! Nga biznesmeni Eduart Reçi te 28-vjeçari Klajdi Prendi, rikthehen atentatet mafioze. Ç’po ndodh në Tiranë?

    Kryeqyteti është tronditur mesnatën e kaluar nga një atentat mafioz që i mori jetën një 28-vjeçari. Por ky është atentati i dytë që trondit Tiranën në vetëm pak ditë.

    VRASJA E PARË
    Më 13 nëntor pak para mesnatës u ekzekutua me një plumb në kokë biznesmeni Eduart Reçi. 52-vjeçari u vra pak metra larg shtëpisë, në sheshpushimin e pallatit pronë të tij. Reçi, u qëllua me një plumb në kokë, dhe ndërroi më pas jetë në spitalin e Traumës

    52-vjeçari u qëllua nga distanca me pushkë me dylbi. Ngjarje kjo ende mister dhe po ashtu grupi hetimor nuk ka një pistë konkrete për motivet.
    Reçi ishte babai i dy djemve dhe ishte sipërmarrës në fushën e ndërtimit. Po kështu mësohet se 52-vjeçari ka punuar para shumë vitesh në SHISH.

    Burime nga grupi hetimor pohuan se ka dyshime se autori dhe bashkëpunëtorë të tij prej disa ditësh kanë monitoruar dhe studiuar me detaje zonën për të parë se ku ka kamera sigurie me qëllim që të mos fiksohen gjatë atentatit.

    Po ashtu kanë vëzhguar edhe lëvizjet e biznesmenit në afërsi të rrugës “Faik Konica” ku kishte edhe banesën. Hetuesit kanë dyshime se 52-vjeçari është qëlluar nga distanca me pushkë gjysmë automatike e pajisur me dylbi.

    VRASJA E DYTË
    Sapo kishte kaluar mesnata në Tiranë, kur në një zonë të njohur dhe të populluar, e njohur si Xhamlliku, një i ri ekzekutohet me armë me silenciator. Plot 5 plumba u derdhën me të, duke mos lënë asnjë shans për mbijetesë. Viktimë mbeti 28-vjeçari Klajdi Prendi, i cili u qëllua sapo hipi në makinë nga persona të paidentifikuar nga policia në atë që duket një atentat i mirëfilltë mafioz.

    Nuk dihen ende pistat ku po heton policia apo lidhjet e mundshme të të riut me botën e krimit. Prendi sapo kishte dalë nga lokali dhe po hipte në makinë, me siguri për t’u kthye në shtëpi. Një udhëtim i papërfunduar kurrë.

    Prendi ndërroi jetë në spital, teksa makina e autorëve u gjet e djegur në Farkë. 28-vjeçari ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.

  • U ekzekutua me armë zjarri me silenciator, 28-vjeçari është djali i ish-gjyqtarit të njohur

    U ekzekutua me armë zjarri me silenciator, 28-vjeçari është djali i ish-gjyqtarit të njohur

    Klajdi Prendi, i riu që u ekzekutua me armë zjarri me silenciator në Tiranë është djali i ish-gjyqtarit, Fran Prendi.

  • U ekzekutua me armë zjarri me silenciator, kush është 28-vjeçari! Pas atentatit, u gjet e djegur në Farkë një makinë me targa të huaja

    U ekzekutua me armë zjarri me silenciator, kush është 28-vjeçari! Pas atentatit, u gjet e djegur në Farkë një makinë me targa të huaja

    Klajdi Prendi ka mbetur viktimë e një atentati me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në kryeqytet.

    Ngjarja ndodhi pak pas mesnate në zonën e Xhamllikut, ndërsa i riu u dërgua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.

    Por, Klajdi Prendi nuk arriti të mbijetojë duke humbur jetën. Rreth 1 orë pas ngjarjes është gjetur një automjet i djegur në zonën e Farkës dhe dyshohet se i përket autorëve të atentatit ndaj 28-vjeçarit.

    Sipas burimeve, Klajdi Prendi është mbajtur nën vëzhgim dhe monitorim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur 28-vjeçari është futur në automjetin e tij G-Class.

    Sapo viktima është futur në makinë është qëlluar me 5 plumba me armë zjarri me silenciator.

  • Atentati ndaj 28-vjeçarit/ I riu u qëllua me 5 plumba sapo hyri në makinën e tij, autorët e kishin mbajtur nën vëzhgim

    Atentati ndaj 28-vjeçarit/ I riu u qëllua me 5 plumba sapo hyri në makinën e tij, autorët e kishin mbajtur nën vëzhgim

    Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku u vra me armë zjarri me silenciator 28-vjeçari Klajdi Prendi.

    Sipas gazetarit Igli Çelmeta, i riu është mbajtur nën vëzhgim dhe monitorim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur 28-vjeçari është futur në automjetin e tij G-Class. Sapo viktima është futur në mjet e kanë qëlluar me armë zjarri me silenciator. Drejt viktimës është qëlluar me 5 plumba.

    Krimi i rëndë ndodhi pak pas mesnatës (19 nëntor) në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku autorët ende të paidentifikuar qëlluan ndaj të riut me armë zjarri.

    Fillimisht u raportua se ai mbeti i plagosur dhe u transportua në Spitalin e Traumës, por më pas ka ndërruar jetë.

    Ndërkohë rreth një orë pas ngjarjes së rëndë, policia ka gjetur një makinë të djegur me targa të huaja, që dyshohet se i përket autorëve të krimit.

  • Tronditet Tirana, vr*itet 28 vjeçari

    Tronditet Tirana, vr*itet 28 vjeçari

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në Tiranë, ku një 28 vjeçar është vrarë me armë zjarri.

    Krimi raportohet se ka ndodhur në zonën e Porcelanit, ndërsa në Farkë është gjetur një makinë e djegur.

  • ‘Djali u zgjua dhe kërkoi mamin’! Rrëfehet mes lotëve zonja që i dha ndihmën e parë 14-vjeçarit

    ‘Djali u zgjua dhe kërkoi mamin’! Rrëfehet mes lotëve zonja që i dha ndihmën e parë 14-vjeçarit

    Ngjarja tragjike e ndodhur ditën e sotme në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë ku një 14-vjeçar humbi jetën si pasojë e një sherri me thikë ka tronditur mbarë opinionin publik. E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka qenë Agentina Hidershaj, zonja e cila i ka dhënë ndihmën e parë 14-vjeçarit teksa e ka transportuar menjëherë me makinë drejt spitalit.

    Ajo ka treguar se deri në çastin kur ambulanca ka marrë të miturin, ai ka qenë në jetë. Mes dhimbjes, zonja rrëfen se i mituri ka reaguar vetëm njëherë dhe ka kërkuar nënën.

    “Më pas hyri një burrë mbrapa që i mbante plagëve djalën. Djali u zgjua dhe kërkonte mamin. I thoja “të lutem reago”. Mbaja dorën pas djalit. Burri i thoshte “nuk ke asgjë”. Në makinë nuk doli asnjë pikë gjaku. E vetmja gjë që mbeti në makinën time ishin këpucët me pika gjaku. E hodhëm në ambulancë me shenja jete dhe thamë shyqyr që e shpëtuam. Djali hipi në ambulancë i gjallë dhe koshient”, tregon ajo.

    Gjatë rrëfimit, zonja tregon për momentin e trishtë kur ka mësuar se djali ka ndërruar jetë.

    “Ai ishte i zverdhur, mendova se kishte diçka serioze dhe mendova se gjakderdhja do të ishte e brendshme. E ndoqëm deri tek Ushtaraku, morëm vesh që fëmija kishte ndërruar jetë brenda në spital”, rrëfehet mes lotëve Hidershaj.

  • Vrasja e 14-vjeçarit te “Fan Noli”, gazetari i njohur zbulon prapaskenat: Po punohet për arrestimin e…

    Vrasja e 14-vjeçarit te “Fan Noli”, gazetari i njohur zbulon prapaskenat: Po punohet për arrestimin e…

    Gazetari Elkier Bushkolaj tha në një studio televizive se janë disa vrasje adoleshentësh në Tiranë për të ardhur deri tek vrasja e sotme tek “Fan Noli”.

    Ai shtoi se autorët adoleshentë janë larguar në drejtim të Pazarit të Ri dhe po punohet për arrestimin e dy autorëve të tjerë, bashkë me familjarët e tyre.

    Bushkolaj: Janë disa vrasje adoleshentësh në Tiranë. Sot ndodhi një ngjarje shumë e rëndë, të gjithë adoleshentë, u përfshinë në një konflikt të mbartur për një vajzë, duke agravuar në përdorimin e thikës. Kanë mbetur të plagosur 2 fëmijë, njeri ndërroi jetë dhe tjetri është në spital.

    Dyshohet se me autorin ishin në të njëjtin ekip sportiv. Autorët janë larguar në drejtim të Pazarit të Ri dhe po punohet për arrestimin e dy autorëve të tjerë.

    Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë tentuar për ta çuar në spital të riun. Ai ka qenë i gjallë deri në spital, më pas ka ndërruar jetë atje.

  • “Si e futi thikën në shkollë?” Karamuço trondit me historinë e tij: Në të njëjtin vend, masakruan…

    “Si e futi thikën në shkollë?” Karamuço trondit me historinë e tij: Në të njëjtin vend, masakruan…

    Vrasja me thikë e 14-vjeçarit dhe plagosja e shokut të tij ka tronditur vendit këtë të hënë.

    Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të shkollës 9-vjeçare Fan Noli në Tiranë, ku tre të miturit janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërsa 14-vjeçari ka humbur jetën në spital pas plagëve të shumta me thikë, ndërsa i mituri tjetër ndodhet në spital.

    Në një studio televiziv, eksperti i kriminalistikës tha se është shqetësuese sesi arrijnë fëmijët të fusin në shkollë armë të ftohta.

    Ai ndau edhe një histori personale, teksa u shpreh se kur shkoi në vendngjarje iu kujtua ndodhia e 35 viteve më parë, ku në të nijetin ambient e për të njëjtën fabul i kishin vrarë shokun e tij.

    “Para 35 pesë vitesh në të njëjtin vend kanë vrarë shokun tim me leva… bëhet fjalë për të njëjtën fabul, në 35 vite ka ndryshuar perimetri i sigurisë, mësuesit psikologët… në 35 vite nuk kemi bërë asgjë për të parandaluar konkretisht për të parandaluar këto ngjarje.

    Një thikë e madhe, si është futur? Ajo mbahet në çantë. Kemi elektroshok, doreza hekuri… të futet në çantat e shkollës dhe në ambientet e shkollës. Nëse mund të na futen me kashallnikov.

    Ia kam çuar pardje drejtorisë kriminale një faqe online që shiste këto gjëra”, tha ai.

  • “Shkuan ta vrasin, ta heqin qafe djalin”, Curri ‘shpërthen’ ashpër: Pse nuk po mban përgjegjësi askush?

    “Shkuan ta vrasin, ta heqin qafe djalin”, Curri ‘shpërthen’ ashpër: Pse nuk po mban përgjegjësi askush?

    Sherri i rëndë mes të miturve tronditi sot kryeqytetin, pasi një 14-vjeçar humbi jetën, ndërsa dy të tjerë janë të plagosur.

    Analisti Arian Curri, duke kthyer vëmendjen edhe nga prindërit dhe insitucionet përgjegjësie, e quajti këtë ngjarje një ‘vrasje me paramendim’.

    “Jemi të paarsimuar për trurin e një adoleshenti. Nuk ka ndryshuar fakti që prindërit dhe institucionet nuk kuptojnë pse një adoleshent dhunon dhe dhunohet. Një prindi, psikologu apo polici, t’i them si funksion truri i një adoleshenti ai do hapi sytë. Adoleshentët janë gjenialë në mësim dhe nga ana tjetër, ngaqë janë duke dalë nga fëmijëria lobi frontal nuk bën dot lidhjen.

    Kjo është vrasje me paramendim, për ta hequr qafe. Adoleshentët sot i shesin narkotikë njëri tjetrit, janë kuriozë për të provuar çdo lloj varësie. Sa nga prindërit i dinë këto? I japin një ipad dhe i braktisin për t’i mos i shqetësuar”, u shpreh analisti.

    Curri tregoi edhe një skandal ku vetë ai ka qenë i përfshirë dhe ka parë se si disa prindër nuk gjejnë mënyrat e duhura për të edukuar fëmijët.

    “Isha në një ndeshje futbolli dhe pashë prindërit që po ziheshin me njëri tjetrin se fëmija e kujt ishte fajtor. Më shumë kemi adoleshencë të vonuar te prindërit Pse nuk ka asnjë mbajtje përgjegjësie apo dorëheqje?”, thotë ai.