Kthehen drejt Italisë dy nga emigantët e ardhur në Shqipëri.
Nga verifikimet e kryera ata rezultojnë se janë minorenë.
Për pasojë nuk kanë udhëtuar për në Gjadër ku u sistemuan 14 emigrantët e tjerë.
Një konflikt i ashpër ka ndodhur paraditen e sotme në kopshtin shtetëror nr.3 në qytetin e Sarandës, ku sanitarja ka dhunuar drejtoreshën.
Raportohet se sanitarja e kopshtit, Etleva Meta, nuk e ka mirëpritur kërkesën e llogarisë nga drejtoresha e kopshtit Valbona Mehmeti, për mosrespektimin e orarit në punë dhe bërjen e punës si sanitare e kopshtit.
Mësohet se fillimisht ajo është grindur me fjalë, por konflikti mes të dyjave ka degraduar në rrahje nga ana e sanitares kundrejt drejtoreshës.
Pas ngjarjes u njoftua policia e cila shkoi në vend dhe pas hetimit të kryer ka bërë ndalimin e sanitares Etleva Meta me akuzën “Goditje për shkak të detyrës”.
Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm familjen Markdoda në zonën e Kamzës, pasi gjyshi në mënyrë aksidentale përplasi me automjet në oborrin e shtëpisë nipin e tij 2 vjeç.
Për shkak të plagëve të marra fatkeqësisht i vogli ndërroi jetë në spital.
Humbja e fëmijës së mitur ka qenë e rëndë për familjen dhe aq më tepër për gjyshin, i cili ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.
Për emisionin “Rudina” gazetari Besar Bajraktaraj ndau detaje nga ngjarja e rëndë. Sipas informacioneve të siguruara prej tij, fëmija ishte futur poshtë kamionçinës dhe kjo nuk ishte vënë re as nga gjyshi dhe as nga familjarët e tjerë. Fillimisht këta të fundit mendonin se fëmija ishte rrëzuar nga kati i dytë i banesës, por ishte policia ajo që zbardhi ngjarjen e plotë.
Besar Bajraktaraj: Janë çështje delikate që për shkak të një pakujdesie e çdo individi mund të shkaktojë rrjedhën e jetës, jo vetëm të një personi, por edhe të gjithë familjes. Në fakt dita e sotme duhet të ishte një ditë e zakonshme për familjen Markdoda në zonën e Valiasit në Kamëz. Sipas njoftimit që policia ka bërë ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:15 minuta. Ka qenë gjyshi i familjes i cili ka përplasur aksidentalisht nipin e mitur 2 vjeç i cili për pasojë ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Gjyshi ka qenë në banesën e tij, e ka nisur ditën e zakonshme duke konsumuar kafen e mëngjesit në banesë dhe ka ndezur automjetin dhe më pas është kthyer në banesë. Në momentin që ka dalë ai nuk e ka parë fëmijën 2 vjeç që kishte hyrë në pjesën e poshtme të automjetit, pasi bëhet fjalë për një automjet tip “kamionçinë”. Më pas ka manovruar duke ecur pas dhe ka dalë nga banesa. Ka dalë për të mbyllur portën e shtëpisë private dhe aty janë dëgjuar thirrjet e familjarëve të tjerë pasi kishin parë fëmijën 2 vjeç të aksidentuar.
Në kujdesin e kujt ishte fëmija në atë moment?
Besar Bajraktaraj: Ka pasur dhe persona të tjerë në fakt, por mund të themi se ka qenë një neglizhencë e momentit, pasi fëmija ka hyrë në pjesën e poshtme të automjetit dhe nuk është konstatuar as nga familjarët e tjerë. Është një ngjarje e rëndë që familjarët fillimisht kanë menduar se ishte rrëzuar nga kati i dytë i banesës, por më pas dhe me mbërritjen e policisë është sqaruar edhe gjithë dinamika. Është tentuar që t’i jepet ndihma e parë në spital, por i vogli ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë me gjyshin e tij, është marrë ndonjë masë nga policia?
Besar Bajraktaraj: Gjyshi ka qenë në gjendje të rënduar. Dhe sot kur është pyetur nga policia ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
A është në gjendje të lirë gjyshi tani?
Besar Bajraktaraj: Ai nuk është në gjende të lirë pasi duhet të përballet me përgjegjësi penale pasi është arrestuar nga policia, për shkaktim të aksidentit me pasoja të rënda që është edhe vdekja. Është një procedurë që policia e kryen, ndoshta më vonë do të ketë dhe një masë lehtësuese nga ana e gjykatës. Janë një sërë komponentësh që kanë ndikuar, fakti që fëmija ka ndërruar jetë ka qenë përgjegjësi e familjarëve. Ky rast është përsëritur, sepse ka pasur edhe raste të tjera. Ka pasur kategori të tilla të cilët kanë kryer aksidente të tilla.
Një hetim për vrasjen e Kyran Durnin, një djalë tetë vjeçar nga Drogheda, Co Louth, është duke u zhvilluar pas shqetësimeve se ai mund të ketë vdekur muaj më parë.
Kyran u raportua i zhdukur më 30 gusht së bashku me nënën e tij, Dayla Durnin, 24 vjeçare. Pas kërkimeve të gjera, Dayla është gjetur e gjallë në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa fati i djalit të saj mbetet i panjohur.
Hetuesit tani besojnë se Kyran është “i supozuar i vdekur”, pavarësisht se ende nuk kanë gjetur prova të ndonjë mbetjeje. Policia po shqyrton mundësitë se ishin bërë përpjekje për të mashtruar autoritetet, duke përfshirë agjencitë për fëmijët, për të bërë të besueshme se ai ishte ende gjallë.
Burime kanë thënë se hetimi është kompleks dhe ka shumë aspekte që kërkojnë analizë të thelluar. Megjithëse policia ka hapur një hetim për vrasje, nuk përjashtohet mundësia që Kyran të ketë vdekur aksidentalisht.
Policët vazhdojnë të kërkojnë informacione mbi rastin, ndërsa familja dhe miqtë e Kyran janë në pritje të lajmeve të mëtejshme.
Trazirat mbizotëruan mëngjesin e së mërkurës në shkollën e mesme profesionale dhe teknike “Anatolia” në lagjen Etiler të Stambollit.
Mësohet se një mësues nxori armën dhe kërcënoi me armë drejtorin. Sipas informacioneve të CNN Tur, arma ka shpërthyer, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Nxënësit u larguan në mënyrë të sigurt nga klasat, pas një urdhri të menjëhershëm evakuimi. Bëhet e ditur se personi i përfshirë në ngjarje ka qenë mësues i përhershëm.
Një gjykatë në Greqi ka dënuar me 13 vite burg një shqiptar, për një vrasje të ndodhur vitin e kaluar.
Vrasja e bashkëatdhetarit ndodhi pas një konflikti në një karburant, ku 46-vjeçari mendonte se viktima flirtonte me gruan e tij.
Gjyqtarët e gjetën 46-vjeçarin fajtor për vrasje nga pakujdesia në një gjendje të qetë shpirtërore. Pas vendimit të gjykatës, ai është rikthyer në burg.
Në dëshminë e tij, 46-vjeçari pretendoi se e kishte vrarë për vetëmbrojtje për shkak se viktima ka bërë një lëvizje kërcënuese ndaj tij, duke e goditur me duar dhe çelësa.
“Më kërcënoi, më shantazhoi, më shau…”, tha ai duke përshkruar situatat që i kishin paraprirë ngjarjes në fjalë.
Gjatë përleshjes që shpërtheu jashtë pikës së karburantit, ai tha se u përpoq të qetësonte 50-vjeçarin. “Ngrita armën për ta trembur, qëllova për ta frikësuar”, ka thënë ai.
Gjatë procedurës së provave është shfaqur edhe video nga kamera e sigurisë në vendngjarje, e cila ka kapur të gjithë ngjarjen.
Pamje të rënda vinin në fundjavë nga kryeqyteti i Ukrainës ku skuadra të rekrutuesve të ushtrisë zbritën në Kiev duke kontrolluar dokumente dhe duke marrë me forcë të rinj e burra për t’i çuar në fontin e luftës me RusinëOficerët e rekrutimit shihet që bastisën në bare, restorante dhe nje sallë koncertesh në Kiev, për të kërkuar burra që nuk ishin regjistruar për rekrutim.
Oficerët shiheshin jashtë Pallatit të Sportit duke kontrolluar dokumentet e të rinjve që dilnin nga një koncert grupit vendas ‘Okean Elzy’ mbrëmjen e të premtes, thanë mediat e dëshmitarët.
Disa nga të rinjtë që pretendonin se nuk kishin shkelur rregulla tërhiqeshin me forcë nga oficerët drejt automjeteve të rekrutimit për të shkuar në luftë.
Në video, një i ri shihet që kërkon t’i shpëtojë kapjes së oficerëve, ndërsa disa vajza që regjistronin incidentin në celularët e tyre thërrisnin: “Turp, turp të keni!’, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.
Sipas ligjeve të luftës së kërkuara nga presidenti Zelenski, të gjithë burrat me moshë nga 25 deri në 60 mund të rekrutohen, ndërsa ata me moshë 18 deri në 60 vjeç nuk lejohen të largohen nga vendi.
Ligjet e rekrutimit në Ukrainë kanë ardhur gjithnjë e duke u shtrënguar teksa ata që plotësojnë kriteret duhet të vendosin të dhënat e tyre në regjistrin online ose të përballen me sanksione.
Bastisje të tilla raportoheshin gjithashtu në qytete të tjera si Kharkiv e Dnipro, shkruan rrjeti Associated Press.
Kievi thotë se kërkon të ndalojë avancimin e Rusisë në rajonin lindor të Donetsk por nuk duket se ka fuqinë njerëzore apo të eksplozivit për ta realizuar. Lufta raportohet se ka shkaktuar më shumë 100 000 të vdekur nga të dyja palët deri tani.
https://www.dailymail.co.uk/video/index.html?ico=embedded
Sinan Hoxhës iu ofrua të ishte pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, por ai refuzoi. Kjo iu bë në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, në rubrikën e telefonatës kurth.Kësaj oferte, ai iu përgjigj:
“Është e pamundur për një mijë e një arsye. Unë e kam axhendën premte, shtunë, diel. Iki në Amerikë një muaj. Iki në Australi. Super plot”E si për t’ja mbushur mendjen, atij iu tha se edhe këngëtarja e mirënjohur, Artjola Toska, ka pranuar për të qenë pjesë. Përgjigja e tij ishte epike dhe e gjithë studio shpërtheu në të qeshura.Sinani: Artjola Toska është në Big Brother?Edea: Po!Sinani: Dëgjo, nëse Artjola Toska është në Big Brother, unë do dal pa brekë në sheshin Skënderbej.Edea: Vërtetë?Sinani: Po, një muaj për ju.
Lori Hoxha dhe partneri i saj prej disa vitesh, Vis Bajraktari do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë këtë fundjavë!
Burime të Vip Magazine kane mësuar se çifti do të shkojnë drejt altarit këtë të shtunë në datë 19 tetor.Dasma do të zhvillohet në një lokal në kryeqytet pranë stadiumit “Air Albania”.
Në ceremoni do të ketë të ftuar familjarë dhe miq të çiftit, si dhe personazhe publikë që janë pjesë e Top Media.
Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari janë bashkë prej vitesh tashmë. Më herët ata kanë qenë më tepër aktivë duke ndarë në rrjetet sociale, por më vonë dyshja zgjodhi që dashurinë e tyre ta mbante hermetike!
Startimi i edicionit të tretë të “Big Brother Vip” është vetëm tre ditë larg dhe dyert e shtëpisë më të famshme në Kosovë do të hapen më 18 tetor.
Këtë vit, produksioni ia ka dalë të tregohet shumë diskret në lidhje me detajet e programit apo personazhet që do të marrin pjesë.
Aludimet kanë qenë të shumta, ama deri tani asnjë emër i konfirmuar si banor i shtëpisë së BBVK.
Mirëpo, duket se ish opinionisti i këtij formati na e zbuloi një personazh.
Gazetari Bled Mane, ka ripostuar pak më parë një Story ku ishte taguar nga aktori i humorit Rezart Veleshnja, ndërsa ajo çka kishte shkruar shtoi dyshimet.
“Të premten Rezi hyn diku”- ka shkruar Mane.
Çfarë starton të premten? Pikërisht “Big Brother Vip Kosova”.
Mbetet për t’u parë nëse Rezarti do të jetë me të vërtetë pjesë e BBVK, ama nëse do të ishte do të mund ta shihnim në të tjera dimensone që nuk kemi arritur t’i shohim si aktor i humorit në “Portokalli” për vite me rradhë.