Author: editor

  • Dy ndryshime në “finalen” me Ukrainën, si pritet të luajë sot Shqipëria

    Dy ndryshime në “finalen” me Ukrainën, si pritet të luajë sot Shqipëria

    Tuci apo Daku, cili do të jetë sulmuesi që do ta nisë titullar ndeshjen e sotme kundër Ukrainës?

    Duke parë konsumimin fizik që Indrit Tuci pësoi me Çekinë dhe Silvinjo u shpreh pas ndeshjes që në pjesën e dytë ishte vetë sulmuesi që kërkoi ndërrim, shtojmë këtu edhe kohën e shkurtër të rikuperimit, logjika të çon se në këtë pozicion do të ketë rotacion dhe do të jetë Mirlind Daku, ai i cili pritet ta nisë nga minuta e parë.

    Sulmuesi shtatlartë ishte i pezulluar ndeshjen e parë, për shkak të kartonëve dhe tashmë do të jetë gati për trajnerin në duelin e sotëm.

    Një tjetër pozicion i cili mbetet për t’u mbuluar është krahu i djathtë. Shanset që Asani të jetë i gatshëm janë shumë të pakta dhe në këtë krah, Silvinjo mendohet t’i besojë Seferit.

    Sulmuesi, i cili në kualifikuese luante si mesfushor i majtë, që prej shtatorit, me ekipin kombëtar po stërvitet në krahun e djathtë, pasi Bajrami është spostuar majtas, si edhe është gjetur një zëvendësues si Hoxha.

    Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që Bajrami të kalojë djathtas dhe Hoxha të jetë titullar, por varianti i parë me Seferin, Dakun dhe Bajramin në treshen përpara, është më i mundshëm.

    MESFUSHA DHE MBRAPA- Trajneri e pranoi edhe vetë që është ngushtë me lojtarët në mesfushë. Për momentin në stol për mesfushorët qëndrorë është vetëm Amir Abrashi.

    Kështu që titullarë pritet e njëjta treshe. Ramadani-Asllani dhe Laçi mendohet ta nisin nga fillimi ndeshjen me Ukrainën.

    Reparti i mbrojtjes luajti një ndeshje të mirë me Çekinë. Silvinjo ka treguar se ndryshimet nuk para i pëlqen shumë në skuadër dhe sot mendohet që me të njëjtët mbrojtës ta nisë edhe këtë takim. Në qendër do të jetë Ajeti dhe Ismajli, ndërsa nga krahu i djathtë Ivan Balliu dhe majtas Mario Mitaj. Në portë Tomas Strakosha.

    STËRVITJA E FUNDIT- Kombëtarja e Shqipërisë ka kryer në stadiumin “Arena Kombëtare” seancën e fundit stërvitore, para ndeshjes me Ukrainën. Ky takim do të luhet sot në orën 20:45, pikërisht në stadiumin Kombëtar.

    Të gjithë sytë ishin te Jasir Asani, që zhvilloi stërvitje të veçuar nga pjesa tjetër e grupit. Kjo për shkak të dëmtimit që pësoi kundër Çekisë, ndërsa sulmuesi kuqezi raportohet se kërkon të provojë deri në fund mundësinë për të qenë në fushë, edhe pse diçka e tillë mendohet të jetë shumë e vështirë.

    Seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe skuadra në fushë provoi disa skema të ndryshme loje dhe vendosje taktike. Atmosfera ishte pozitive, teksa kujtojmë se në rast fitore, Shqipëria siguron një nga dy vendet e para. E kundërta ndodh në rast se Kombëtarja humbet sepse rrezikon rënien në Ligën C.

  • “Kush do i thotë mbesës sime që nuk ka më baba?”- Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar në një magazinë fishekzjarrësh në Itali, flet vjehrra e tij: Punonte prej tre muajsh, nuk ishte paguar

    “Kush do i thotë mbesës sime që nuk ka më baba?”- Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar në një magazinë fishekzjarrësh në Itali, flet vjehrra e tij: Punonte prej tre muajsh, nuk ishte paguar

    Një 18-vjeçar shqiptar, Samuel Tafçiu, humbi jetën tragjikisht në Itali bashkë me dy vajza binjake 26-vjeçare, pas një shpërthimi në një magazinë me fishekzjarrë ku ata punononin.

    I riu shqiptar shqiptar ishte baba i një vajze rreth 4 muajshe dhe jetonte bashkë me partneren e tij në shtëpinë e vjehrrës së tij. Siç ka dëshmuar kjo e fundit për mediat italiane, Samuel Tafçiu kishte tre mua që kishte punonte në magazinë, po nuk ishte paguar.

    “Kush i thotë mbesës sime që nuk ka më baba. Në moshën 18-vjeçare nuk mund ta humbësh jetën kështu”, tha mes lotësh Anna Campagna, vjehrra e 18-vjeçarit.

    Ndër të tjera ajo është shprehur se Samueli e kishte gjetur punën mes miqve dhe donte të mbante familjen e tij.

    “Brenda ishin dhëndri dhe dy vajzat. Na thirrën në orën 13 dhe gjithçka ishte në rregull. Në orën 15 na njoftuan se fabrika e vogël kishte shpërthyer. Dhëndri im la pas gruan 17-vjeçare dhe një fëmijë katër muajsh. Ai donte të mbante familjen, këtë punë e kishte gjetur përmes miqve. Samueli kishte tre muaj që punonte në magazinë, por nuk kishte marrë rrogë. Ai, vajza ime dhe vajza e vogël jetojnë me mua. Unë kam 4 fëmijë të tjerë, çfarë mund të bëj? Unë blej qumësht dhe pelena për fëmijën”, thotë ajo.

    Sipas mediave italiane, fabrika në lagjen Patacca ishte në mënyrë ilegale, pasi nuk kishte marrë aurtorizim nga autoritetet.

  • Aksident në Itali, motori përplaset nga furgoni, vdes 35-vjeçari shqiptar (EMRI+FOTO)

    Aksident në Itali, motori përplaset nga furgoni, vdes 35-vjeçari shqiptar (EMRI+FOTO)

    Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti në Desenzano, Itali. Shqiptari Iliaz Ismaili po udhëtonte me motor, kur u përplas nga një furgon.

    Ai u dërgua i plagosur rëndë në spital dhe iu nënshtrua një operacioni gjatë natës. 35-vjeçari nuk arriti t’i mbijetonte traumës dhe plagëve të marra nga përplasja me furgon në via Gramsci, pak hapa nga buzë liqenit.

    Viktima Iliaz Ismaili, punonte si banakier në hotelin Villa Rosa në Desenzano.

  • Vrasja pranë shkollës “Fan Noli”/ Klodiana Lala zbardh detaje nga ngjarja tronditëse: Shkolla ishte informuar…

    Vrasja pranë shkollës “Fan Noli”/ Klodiana Lala zbardh detaje nga ngjarja tronditëse: Shkolla ishte informuar…

    Gazetaraja Klodiana Lala zbardh detaje nga ngjarja që tronditi kryeqytetin këtë të hënë, ku një 14-vjeçar u vra me thikë, ndërsa bashkëmoshatari i tij mbeti i plagosur rëndë. E gjithë ngjarja ndodhi pak metra larg oborrit të shkollës Fan Noli ku viktima ishte nxënës.

    E ftuar në emisionin “Open” me moderatore Eni Vasilin, Lala tha se shkolla Fan Noli ishte e informuar për konfliktet e të miturve dhe se nuk ndërhyri, duke thirrur prindërit për të sqaruar situatën. Ajo tha se 14-vjeçari që ndërroi jetë sot ishte konfliktuar me një bashkëmoshatar dy ditë më parë, ditën e premte dhe se për rastin nuk është ndërhyre nga shkolla. Lala iu referua një oficeri policie i cili po merret me rastin. Ai i tha gazetares se nxënësit janë përplasur edhe sot në shkollë. Oficeri i sigurisë i ka thirrur dhe i ka sqaruar, por më pas ata i kanë thënë se e kanë zgjedhur me njëri tjetrin këtë konflikt, duke vazhduar më pas jashtë shkollës ku ndodhi dhe tragjedia.

    Klodiana Lala: Kjo ngjarje për fat të keq është një ngjarje e rëndë, duhet të bëjë institucionet të reflektojnë, sepse po të shikosh dinamikën e ngjarjes ka patur një paketë për sigurinë për sigurinë në shkolla nëse e mbani mend, një paketë e lançuar fuqishëm nga ministria e brendshme në shtator 2023. Por kjo paketë duket sikur u harrua rrugës.

    Ndonjëherë konfliktet në pamje të parë banale nga adoleshentët injorohen nga shkolla dhe shkolla ka patur dijeni, kjo tashmë është një fakt është e informuar dhe nuk ka ndërhyrë për të thirrur prindërit dhe për të sqaruar situatën.Kemi çdo ditë raste me shantazhe me foto dhe video, të bullizmave etj. Ky është një problem aq shqetësuar sa ne duhet të jemi vigjilent. Nëse do ishte ndërhyrë që të premten, nëse do ishte ndërhyrë po prape sot mund të ishte parandaluar kjo ngjarje, nuk dua të bëj asnjë përgjegjës këtu.

    Janë histori banale në dukje që nisin në rrejte sociale, pse më pe. Historitë te të miturit nisin nga gjërat më banale, pse bërë këtë follow në tik tok, janë kaq gjera te vogla që duhet të ketë. Një oficer policie i cili është marrë me rastin më thotë: Kanë debatuar të premten janë shtyrë me njëri tjetrin nuk është ndërhyrë nga shkolla. Më pas janë përplasur sot në shkollë dh oficeri i sigurisë i ka thirrur dhe i ka sqaruar , më pas at ai kanë thënë se e kanë zgjedhur me njëri tjetrin këtë konflikt.

  • ‘Gjendje alarmi’/ Vrasja e 14 vjeçarit, pastori Pano apel: Të protestojmë para Ministrisë Arsimit, fëmijët tanë më…

    ‘Gjendje alarmi’/ Vrasja e 14 vjeçarit, pastori Pano apel: Të protestojmë para Ministrisë Arsimit, fëmijët tanë më…

    Mbi ngjarjen tragjike të ndodhur ditën e djehme në shkollën Fan Noli ku humbi jetën një i mitur dhe mbeti i plagosur shoku i tij, foli në emisionin e mëngjesit në një program televiziv, Pastori Akil Pano.
    Pastori u shpreh se, është urgjente që prindërit, bordi i prindërve në shkolla duhet të mblidhet në mënyrë urgjente për të diskutuar mbi problemet madhore, urgjente me të cilat po përballen fëmijët me arsimin, bullizmin, dhunën fizike dhe verbale e deri tek humbja e jetës.

    Pano bëri thirrje për protestë para Ministrisë së Arsimit, si një formë për të siguruar fëmijët, pasi sot ata janë shumë më të pasigurt se dje.

    Deklarata:
    Harruam të përmëndim një nga institucionet më të rëndësishme në shkolla që janë bordet e prindërve. Këto borde duhet të jenë gardiani, rojtari jo thjesht i fëmijëve por roja në dimensionin moral dhe të edukimit. Në dijeninë time mblidhen bordet e prindërve, sot me urgjencë duhet të mblidhen prindërit e bordeve dhe të trajtojnë cështje të rëndësishme me drejtuesit e shkollës.

    Unë dëshiroj që ata të trajtojnë pyetje si: sa i sigurt është fëmija i tyre në këto ambjenet, a është duke u edukuar fëmija i tyre në shkollë dhe jo thjesht arsimim.
    Problemi është se jo pak arsimtarë me gjithë respektin, i është dashur të paguajë 3 deri në 5 mijë euro vendin e punës.një pjesë e këtyre studentëve janë të notës 5, që do të thot nuk meriton të kalosh shkollën por për sjellje të mirë kalon. Pra individë dhe persona të tillë që nuk meritojnë të kalojnë klasën bëhen edukatore, arsimtarë që presupozohet që edukojnë fëmijët tanë. Imagjino cfarë edukimi marrin fëmijët.

    Tjetra…A kryhet ideologjizim gjinorë në shkolla? Bordet e prindërve duhet të kontrrollojnë nëse ka organizata që hyjnë në shkollë, cfarë ju mësojnë dhe cfarë ju tregojnë. Unë nuk jam i interesuar që djalit tim ti thuhet që ti mund të jesh një vajzë i lidhur në trupin e gabuar. A bullizohet fëmija im në shkollë dhe a merr kujdesin dhe vëmëndjen e duhur në shkollë. A indentifikohen fëmijët problematikë në shkolla dhe me ta duhet bërë një punë e vecantë.

    A raportohen problematikat e ndodhura brenda shkollës tek prindërit?
    Unë jam i priru të mendoj që fëmijët nuk shkojnë tek prindërit të tregojnë sidomos problemet e tyre. Por mësuesi kujdestarë, presori fiskulturës dhe drejtoria e shkollës ka informacione. Tani për të ruajtur një imazh perfekt të shkollave që nuk kanë probleme, rrezikohet që prindërit mos të marrin informacionin e duhur qe mund të kthehet në bomb me sahat për fëmijët e tyre.
    A ka drogë që qarkullon në shkolla, a ka armë të tjera, a ka fëmijë të jashtën dhe shkollave të tjera që hyjnë dhe bullizojnë fëmijët?

    Bordi i prindërve duhet ti diskutojë në mënyrë urgjente këto pyetje.
    Fëmijët tanë po vriten në shkolla. Një dorëheqje apo më shumë a do ta ndryshonin situatën, ndoshta jo por do të vendosim disa cështje në rndin dhe vendin e duhur.
    Unë po ju thëm që jemi në një gjëndjë alerti, duhet të mblidhemi para Ministrisë së Aarsimit për të ngritur zërin sepse fmijët tanë janë të pasigurt sot se dje.

  • Iu mor jeta dje, shokët e klasës së Martin Canit mes lotësh lule e qirinj për të ndjerin

    Iu mor jeta dje, shokët e klasës së Martin Canit mes lotësh lule e qirinj për të ndjerin

    Tirana u trondit ditën e djeshme nga vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën pas një konflikti me bashkëmoshatarë.

    Shokët e klasës i kanë përgatitur një tufë me lule të cilën do ta vendosin tek banka e tij, e cila sot është bosh.

    Pamjet nga pas shkollës tregojne vendin ku edhe u krye krimi, ku janë vendosur foto të vogëlushit të ndjerë dhe pranë tyre janë vendosur e ndezur qirinj.

    “Qofsh i xhenetit vëllai jonë!”, shkruhet në foto.

  • Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Sot, më 19 nëntor 2024, dollari amerikan, blihet me 92.3 lekë dhe shitet me 93.6 lekë.

    Euro, blihet me 97.8 lekë dhe shitet 98.4 lekë.

    Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë.

    Paundi britanik, blihet me 116.5 lekë dhe shitet me 117.8 lekë.

    Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65.5 lekë, ndërsa në shitje me 67 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

  • Flet mes lotëve zonja që i dha ndihmën e parë 14-vjeçarit: Djali u zgjua dhe kërkoi mamin…

    Flet mes lotëve zonja që i dha ndihmën e parë 14-vjeçarit: Djali u zgjua dhe kërkoi mamin…

    Dje Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë ku një 14 vjeçar u godit me thikë për vdekje nga një bashkëmoshtar i tij para shkollës ‘’Fan Noli’’.

    Agentina Hidarshaj, gruaja që i dha ndihmën e parë 14 vjeçarit në një intervistë në Ora News tregoi momentet e para kur i dha ndihmën të miturit.

    Hidarshaj: Unë ndodhesha brenda një dyqani mishi por dyqani ndodhet para shkollës ‘’Fan Noli’’.

    Në moment dëgjoj të bërtitura dhe dal shikoj se çfarë ka ndodhur.

    Aty ishin mbledhur rreth 50 njerëz që e kishin mbuluar viktimën por që nuk po bënëin asnjë gjë.

    Në këtë moment unë ndërhyj pasi kam një kohë të gjatë që punoj me fëmijët dhe e di edhe ndihmën e shpejtë.

    Mora djalin dhe bërtas ju lutem më ndihmoni.

    Kërkova një makinë në rrugë por asnjë nuk reagonte.

    14 vjeçari ishte në ngjyrë limoni, i zverdhur totalisht dhe i mbledhur skrupull.

    Ishte në shenja jete dhe ne shtrimë në sedilje.

    Nisem drejt spitalit ‘’Nënë Tereza’’. Bërtisja pafund zgjohu bir se shpëtove.

    Dhe ai reagoi se mendoi se ishte nëna e tij.

    ‘’Mami, mami’’. Mami është këtu me ty bir i thashë.

    Ishte i vetëdijshëm për ca moment. Kërkonte nënën.

  • I FUNDIT/ Vrasja e 14-vjeçarit te “Fan Noli”, arrestohet autori, bashkëmoshatar me viktimën. Ja çfarë thotë policia

    I FUNDIT/ Vrasja e 14-vjeçarit te “Fan Noli”, arrestohet autori, bashkëmoshatar me viktimën. Ja çfarë thotë policia

    Tiranë

    Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit arrestuan një të mitur 14 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 79 pika a dhe 279 të Kodit Penal.

    Ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.

    Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë.

  • E rëndë, dy automjete përplasen me njëra tjetrën, në gjëndje të rëndë dy punonjës të OSHEE

    E rëndë, dy automjete përplasen me njëra tjetrën, në gjëndje të rëndë dy punonjës të OSHEE

    Një automjet i OSHEE është goditur nga pas nga një autoveturë, e për pasojë janë plagosur rëndë dy punonjësit e kompanisë.
    Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së martës në Fushë Krujë, pranë fshatit Larushk.

    Sipas informacioneve, dy punonjësit e OSHEE po ktheheshin nga puna pas riparimit të një defekti, kur ndodhi aksidenti.
    Të plagosurit janë dërguar drejt Spitalit të Traumës, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje, për të dokumentuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

    Të dy punonjësit e OSHEE janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës ku pritet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

    Sipas informacioneve të para ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte mjeti që goditi makinën e OSHEE, por nuk përjashtohet edhe ndonjë gabim njerëzor nga ana e punonjësve të OSHEE të cilët si pasojë e mungesës së stafit janë të detyruar të punojnë dy apo më shumë turme pa ndërprerje.