Author: editor

  • Karamuço zbërthen prapaskenat: Para vrasjes, Klajdi Prendi në lokal me dy efektivë policie

    Karamuço zbërthen prapaskenat: Para vrasjes, Klajdi Prendi në lokal me dy efektivë policie

    Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tregoi në një studio televizive të gjithë dinamikën e vrasjes së djalit të ish-gjytarit Fran Prendi, 27-vjeçarit Klaudio Prendi.

    Karamuço tha se Prendi shoqërohej nga dy efektiv të Policisë së Shtetit në lokal dhe pasi ka dale jashtë është ndjekur nga atentatori i cili e ka qëlluar me armë me selenciator.

  • “Makinë me targa greke,9 km pa ndalim”, Minxhozi ngrenë pikëpyetje mbi rolin e patrullave të policisë: Një atentat i …

    “Makinë me targa greke,9 km pa ndalim”, Minxhozi ngrenë pikëpyetje mbi rolin e patrullave të policisë: Një atentat i …

    Analisti Skënder Minxhozi në një emision televiziv komentoi ngjarjet kriminale që kanë tronditur vendin në pak ditë.

    Analisti u ndal përkatësisht tek atentati i ndodhur në Tiranë, ku mbeti i vrarë 28-vjeçari, Klaudio Prendi.

    Minxhozi komentoi edhe itinerarin e ndjekur nga autorët e vrasjes duke mos lënë asnjë gjurmë në një zonë që është e frekuentuar edhe nga patrulla të policisë edhe gjatë orëve të vona të natës.

    “Të jetosh në këtë qytet e kupton që harta që ata kanë shkelur largësia që kanë përshkuar dhe mënyra e djegies së automjetit tregon që ka qenë një ngjarje e parapërgatitur. Ajo që godet është se si kanë gjetur një korsi kaq të lirë, pasi e dimë që ka një prezencë të policisë, që qëndrojnë në atë vend dhe shoh gjithmonë makina të parkuara e jo më një makinë tillë me targa greke edhe me siguri me shpejtësi. Pra i ka pasur të gjitha parametrat që policia që të ndalojë, dhe që ta ndalojë duhet që policia të jetë. Nuk po ngre akuza… Por si ka mundësi? Të jenë përshkruar 9 kilometra në aq pak kohë?, tha Minxhozi.

    Gazetarja Etleva Delia gjatë fjalës së saj nënvizoi: “Ka diçka tjetër, vendi ku ka ndodhur ngjarja dhe lokali është një vend që frekuentohej nga punonjës policie, civile. Duhet të ketë hetim edhe në këtë drejtim. Makina e viktimës ka qenë e parkuar në një stacion urbani, dhe një patrullë policie duhet të bënte diçka. Janë disa komponentë bashkë që bëjnë disi përgjegjëse, patrullat…”

  • “Debatuan në katin e dytë dhe më pas u pajtuan në drejtori”/ Mullai jep detaje nga konflikti: Në orën 12:37 ka …

    “Debatuan në katin e dytë dhe më pas u pajtuan në drejtori”/ Mullai jep detaje nga konflikti: Në orën 12:37 ka …

    Ngjarja e rëndë në shkollën “Fan Noli” ka tronditur mbarë opinion publik dhe njëkohësisht ka ngjallur polemika lidhur me sigurinë institucionale, por njëkohësisht edhe me rolin e rëndësishëm të prindërve dhe institucioneve arsimore për një shoqëri të shëndetshme.

    I ftuar në edicionin qendror, shefi i sektorit për median dhe komunikimin në policinë e shtetit, Genti Mullai dha detaje të reja lidhur me dinamikën e ngjarjes ditën e hënë, ku debate kishte nisur në tualetin e katit të dytë të shkollës, por me ndërmjetësimin e drejtorit, mësuesit dhe oficerëve, situata ishte qetësuar.

    “Së pari më lejoni që në emër të drejtorit të policisë së shtetit ti shpreh ngushëllimet familjes! Është një këmbanë alarmi që duhet të na vëri në lëvizje dhe një detyrim moral që aktorët që kanë për detyrë sigurinë në shkollë të rishikojnë masat e sigurisë që të tilla raste mos të ndodhin më.

    Ngjarja ka ndodhur larg territorit të shkollës. Në zinxhirin e sigurisë në shkolla përfshihet policia, oficeri I policisë, psikologu,mësuesit dhe prindërit që kanë një rol të rëndësishëm. Për ngjarjen, sipas oficeres së sigurisë, për konfliktin ditën e premte nuk ka pasur dijeni.

    Të hënën në oren 10 në tualetin e katit të dytë kanë debatuar më zë të lartë. Mësuesja dezhurn ka lajmëruar oficeren e policisë , në prani të psikologut dhe drejtorit të shkollës , të dy fëmijët kanë shprehur se janë keqkuptuar. Viktima ka theksuar se ka sharë më zë të lartë pa e ditur se kush ishte në tualet, pra e kanë justifikuar këtë debat. Janë pajtuar dhe I ka marrë në pyetje disa herë oficerja e sigurisë, pra ka kryer të tëra procedurat .Mësimi është zhvilluar normalisht. Në orën 12:37 ka kaluar patrulla e policisë dhe ka vazhduar në zonë.

    Rreth orës 13:05 e ka telefonuar oficerja, inspektori I zonës ka ardhur për tre minuta dhe informacioni është marrë pasi ka mbaruar debati dhe pasi ndodhi ngjarja sepse ndodhi shumë shpejt.”

    Genti Mullai theksoi se të dy nxënësit ishin shembullorë dhe stafi nuk e neglizhoi situatën, por menduan se nuk do avanconte më tej.

    ”Dua ta zgjerojë këtë pyetje, qoftë oficerët, inspektorët e rendit dhe policia kanë përditë një komunikim të vazhdueshëm. Nuk dua ti quaj të kriminalizuar adoleshentët, por për shkak të moshës kthehen si ngjarja e djeshme. Duhet patur kujdes nga të gjithë. Rastet që ka pasur I kemi bërë publike, nuk kam tendencën ti fsheh sepse kur publikohen kanë një efekt pozitiv. Rrjetet sociale I shtyjnë drejt një sjellje të pakontrolluar. Prindërit duhet të kontrollojnë rrjetet sociale të fëmijëve, stafi pedagogjik duhet të jenë më të kujdesshëm. Ka mekanizma kontrolli për nxënësit që nuk janë në rrugë të mbarë, të kthehen në rrugë të mbarë. Të dy nxënësit dhe kanë qenë shumë të mirë në mësime. Stafi nuk e ka vazhduar më tej të njoftojë policinë sepse nuk e kanë menduar që mund të degradonte. Nuk ka qenë neglizhencë e tyre, por duke nisur nga rrethanat nuk e kanë vazhduar më tej.”

    Më tej, Mullai shtoi se autori është marrë në pyetje dhe është arrestuar.

    “Ka një grup të posacëm që po merret me këtë, policia ka sekuestruar shumë prova materiale dhe ka marrë në pyetje shumë persona, përfshirë dhe autorin që është arrestuar dhe po qëndron në spital. Policia po kryen hetimet.” – u shpreh për ABC News.

  • HOROSKOPI, e mërkurë 20 nëntor 2024: Një ditë ideale për këto shenja

    HOROSKOPI, e mërkurë 20 nëntor 2024: Një ditë ideale për këto shenja

    DASHI

    Një ditë ideale për t’u fokusuar në ambiciet tuaja. Ju mund të ndiheni veçanërisht energjikë dhe të motivuar për të ecur përpara me projektet tuaja. Megjithatë, kini kujdes që të mos jeni shumë impulsivë në vendimet tuaja: merrni kohë për të vlerësuar çdo opsion. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

    DEMI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox, dita premton të jetë pozitive për marrëdhëniet. Mund të merrni informacione që do t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë një situatë familjare ose romantike. Në vendin e punës përpiquni të jeni të duruar dhe të mos i detyroni gjërat shumë.

    BINJAKËT

    Mund të ndiheni veçanërisht kurioz dhe të etur për të eksploruar mundësi të reja. Është një kohë e shkëlqyer për të mësuar diçka të re ose për t’u përfshirë në një bisedë që mund të hapë dyer të papritura. Lini hapësirë ??për komunikim. Ndonjëherë gjërat shkojnë ndryshe nga sa do të donim, por mos u dëshpëroni. Ka plane më të mëdha se ne dhe e mira shpesh del nga e keqja.

    GAFORRJA

    Mund t’ju duhet më shumë kohë për të reflektuar mbi disa zgjedhje personale. Intuita juaj do të jetë e fortë, ndaj dëgjoni me vëmendje. Mos kini frikë të vini në dyshim disa aspekte të jetës suaj që mund të mos reflektojnë më kush jeni.

    LUANI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox, energjia juaj magnetike është në maksimum. Mund të vëreni se njerëzit ju afrohen më shumë se zakonisht. Përfitoni nga kjo dukshmëri për të konsoliduar pozicionet tuaja sociale ose profesionale. Mos hezitoni të merrni iniciativën.

    VIRGJËRESHA

    Do të jetë një ditë introspeksioni. Mund të ndiheni më të zhytur në mendime se zakonisht, duke u përpjekur të zgjidhni disa konflikte të brendshme. Mos nxitoni për të arritur një përfundim përfundimtar: merrni kohën që ju nevojitet.

    PESHORJA

    Marrëdhëniet tuaja mund të jenë në qendër të vëmendjes. Mund të ndiheni më të prirur për të kërkuar harmoni me njerëzit përreth jush. Është një kohë e mirë për të zgjidhur çdo tension, por edhe për t’u argëtuar në shoqëri. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

    AKREPI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox, vendosmëria juaj është pika juaj e fortë. Nëse keni një sfidë për të përballuar, kjo është koha e duhur për të nxjerrë në pah vendosmërinë. Përqendrohuni në prioritetet tuaja dhe mos lejoni që asgjë t’ju largojë nga qëllimet tuaja.

    SHIGJETARI

    Do të jetë një ditë e mbushur me mundësi për të zgjeruar horizontet tuaja. Mund të keni mundësinë të bëni një udhëtim ose të ndërmerrni një projekt të ri që ju emocionon vërtet. Kini kujdes të mos e teproni duke u përpjekur të bëni shumë në një kohë të shkurtër.

    BRICJAPI

    Mund të ndiheni më emocionues se zakonisht, por kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Përfitoni nga kjo ndjeshmëri për të reflektuar mbi atë që dëshironi vërtet në jetën tuaj. Në një kontekst profesional, përpiquni të ruani kontrollin dhe të mos mbingarkoheni nga emocionet.

    UJORI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox, është një ditë e mirë për të rinovuar lidhjet tuaja sociale. Mund të keni takime interesante që mund të jenë të dobishme në të ardhmen. Jini të hapur ndaj ideve dhe qasjeve të reja, edhe nëse ato duken jashtë normës.

    PESHQIT

    Emocionet tuaja do të jenë veçanërisht intensive sot. Nëse ndiheni të mbingarkuar, përpiquni të krijoni momente të qeta për t’u rimbushur. Në biznes, është një ditë e mirë për t’u dukur, por mos harroni të balanconi punën me relaksimin.

  • Formacionet zyrtare / Silvinjo befason me ndryshimet në sulm!

    Formacionet zyrtare / Silvinjo befason me ndryshimet në sulm!

    Trajnerët Sylvinho dhe Sergiy Rebrov kanë bërë me dije edhe formacionet zyrtare për sfidën mes Shqipërisë dhe Ukrainës, e cila luhet sot në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

    Formacionet zyrtare:

    Shqipëria (4-3-3): Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Muçi, Daku

    Trajner: Sylvinho

  • Stuhi bore dhe temperatura acari! Parashikimi i motit për nesër

    Stuhi bore dhe temperatura acari! Parashikimi i motit për nesër

    Edhe për ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime afatshkurtra në zonën e qendrës dhe jug deri në orët e mesditës.

    Vranësirat deri në orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit ndërsa në veriperëndim me intensitet deri mesatar.

    Pas orëve të mesditës në zonën e veriut reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

    Në pjesën tjetër të territorit reshjet me intensitet mesatar dhe lokalisht deri të lartë në formën e rrebesheve.

    Në zonën e Alpeve dhe verilindje në orët e vona të mbrëmjes në lartësitë mbi 1200 metër reshje dëbore.

    Era do të fryjë nga kuadrati i jugut intensive me shpejtësi mesatare 3-12 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera herës fiton shpejtësi 14-26 m/s. shoqëruar me valëzim në dete të forcës 5-7 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore 5 deri 13°C

    në zonat e ulëta 8 deri 23°C

    në zonat bregdetare 13 deri 23°C

    ushte të këqija atmosferike pritet të godasin qytetin e Vlorës në tre ditët në vijim.

    Për këtë arsye, është marrë vendimi që të ndalohet pajisja me leje-nisje për mjetet e vogla lundruese të peshkimit nga mesdita e së mërkurës deri në pasditen e së shtunës, në mënyrë që të shmanget çdo situatë e papritur për shkak të kushteve atmosferike.

    Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 20-23.11.2024 duke filluar nga ora 12:00 datë 20.11.2024 në drejtimin Jug-Jugperëndim dhe Veri-Veriperëndim, në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.

    Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

    Është ndaluar pajisja me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 12:00 dt 20.11.2024. Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit të marrin masa për sigurimin e tyre.

    Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

    Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 18:00 të datës 23.11.2024.

  • Masakrimi i shqiptares shtatzënë/ Merret vendimi për partnerin e viktimës, ja sa vite u dënua shoku i tij

    Masakrimi i shqiptares shtatzënë/ Merret vendimi për partnerin e viktimës, ja sa vite u dënua shoku i tij

    Është dënuar me burgim të përjetshëm partneri i Gjeorgjia Muratit, shqiptares shtatzënë, e cila u masakrua me thikë nga 39-vjeçari janarin e kaluar.

    Sipas mediave greke, Gjykata e Edessas ka dënuar me 15 vite burg mikun e autorit, pasi dyshohet si bashkëautor dhe se ka ndihmuar këtë të fundit të kryejë vrasjen dhe të zhduk trupin e pajetë të Gjeorgjisë, e cila u gjet në një zonë pyjore pranë Monopigados, e masakruar me thikë.

    Dy të pandehurit për vrasjen e Gjeorgjisë, e cila ishte edhe nënë e një vajze të mitur, partneri i saj 39-vjeçar dhe shoku i tij 34-vjeçar, u shpallën njëzëri fajtor për akuzat e vrasjes nga pakujdesia, ndërprerja e shtatzënisë dhe mbajtje dhe përdorim i armëve pa leje.

    Për dy personat nuk u identifikuan asnjë rrethanë lehtësuese dhe ata do rikthehen në burgjet ku ndodheshin tashmë.

    Sipas të dhënave të mjekësisë ligjore, gruaja fatkeqe, e cila ishte në javën e 7-të të shtatzënisë, ka marrë tre plagë vdekjeprurëse me thikë në pjesën e qafës së mitrës.

    Vrasja është kryer ditën e ndërrimit të viteve, në banesën e 39-vjeçarit, në Kalamaria, dhe motivi i autorëve duket se ka qenë grabitja.

  • Atentati i fshehtë në Tiranë, autorët largohen pa gjurmë, policia ndjek dy pista kryesore

    Atentati i fshehtë në Tiranë, autorët largohen pa gjurmë, policia ndjek dy pista kryesore

    Një ditë pas vrasjes në një atentat dukshëm mafioz të 28-vjeçarit, Klaudio Prendi, policia thotë se asnjë gjurmë nga autorët, të cilët e vetmja gjë që lanë pas ishin gëzhojat dhe mjeti i cili u gjet thuajse i shkrumbuar, nëntë kilometra larg vendit të krimit.

    Por si mundën autorët të përshkruanin rrugën nga zona e Tiranës qendrore e deri në farkë? Distancë e cila përshkruhet për së paku një çerek orë, është një zonë ku patrullat e policisë nuk mungojnë as në orët e vona të natës.

    Burime nga grupi hetimor thanë se njoftimi për një mjet që ishte duke u djegur erdhi rreth 30 min pas ngjarjes, por kur blutë shkuan në vendin e ngjarjes në zonën e Farkës, mjeti tip audi me targa greke të mbivendosura thuajse ishte shkrumbuar totalisht.

    Duket kjo ka qenë koha kur grupi I hetimit ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe paralelisht i riu u dërgua në spital.

    Dy pistat ku po heton policia, janë çështjet gjyqësore për të cilat ka dhënë vendime babai I 28-vjeçarit, Fan Prendi ish gjyqtar. Ky I fundit I larguar me dorëheqje nga detyra në 2020.

    Pista tjetër është ajo e disa konflikteve të cilat ka pasur së fundmi 28-vjeçari. Në maj të vitit të kaluar Klaudio Prendi rezulton i skeduar nga policia, pasi është evidentuar ndërsa gjuante në ajër me një armë zjarri.

  • Shkrumbohet nga flakët makina në Shëngjin, dy vajza arrijnë të dalin në kohë nga mjeti

    Shkrumbohet nga flakët makina në Shëngjin, dy vajza arrijnë të dalin në kohë nga mjeti

    Një automjet tip Benz është shkrumbuar nga flakët e zjarrit në rrugën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

    Mjeti në pronësi të Adriatik Çalës u përfshi nga zjarri sapo ishte parkuar në afërsi të banesës dhe ishte e ndezur.

    Brenda mjetit ishin dy vajzat e familjes, por fatmirësisht arritën të dalin pa marrë lëndime.

    Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.

    Dyshimet praprake janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë defekt në mjetin tip Benz.

  • Përplasje në rrugën e Vlorës, plagosen 2 persona (Emrat)

    Përplasje në rrugën e Vlorës, plagosen 2 persona (Emrat)

    Dy persona mbetën të plagosur pak më parë në një aksident rrugor që ndodhi në qytetin e Vlorës, raporton noa.al.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 15:07, në rrugën “Gjergj Kastrioti,” kur një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Niels Shehaj, 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Armando Rrapaj, 48 vjeç.

    Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi M. K., rreth 40 vjeç.

    Që të gjithë i dërguan dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.