Author: editor

  • Ilir Meta lë sot qelinë për disa orë! Ish-Presidenti do të paraqitet në SPAK për t’u marrë në pyetje për dosjen “CEZ-DIA”

    Ilir Meta lë sot qelinë për disa orë! Ish-Presidenti do të paraqitet në SPAK për t’u marrë në pyetje për dosjen “CEZ-DIA”

    Ish-Presidenti Ilir Meta do të dalë sot për disa orë nga qelia ku po qëndron, për t’u dërguar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

    Mësohet se Meta do të paraqitet në SPAK në orën 10:00. Ilir Meta do të pyetet nga prokurorët e posaçëm në lidhje me dosjen “CEZ-DIA”, për të cilën dhe akuzohet.

    Ish-Presidenti u arrestua më 21 tetor 2024 në ish-sheshin “Shqiponja” dhe ndodhet në qeli në masën e sigurimit “Arrest në burg”.

    SPAK e akuzon Ilir Metën se ka ndërmarrë veprime korruptive për kontratën CEZ-DIA në kohën kur ka qenë ministër i Energjetikës gjatë qeverisjes “Berisha 2”.

    Ish-Presidenti reagoi në rrjetet sociale nga qelia për marrjen në pyetje ditën e martë, duke thënë se do të jetë ai që do t’i marrë në pyetje hetuesit.

    “Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk. Pa dyshim që do jem atje për t’i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme”, shkruhet në Facebookun e Ilir Metës.

  • Mesazhe hakëruese në Whatsapp, reagon Policia: Mos kryeni asnjë veprim kundrejt tyre, fshijini!(Foto)

    Mesazhe hakëruese në Whatsapp, reagon Policia: Mos kryeni asnjë veprim kundrejt tyre, fshijini!(Foto)

    Nisur nga disa raste të adresuara në strukturat e Hetimit të Krimeve Kibernetike dhe nga monitorimi i vazhdueshëm i burimeve të hapura të informacionit, si dhe platformave virtuale, me qellim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme, kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë konstatuar mesazhe të maskuara në platformën e komunikimit Whatsapp.

    Këto mesazhe përcjellin kërkesën për të votuar apo për tu regjistruar në evenimente të ndryshme fiktive, ku pretendohet se pas këtyre regjistrimeve, votuesi apo personi që klikon, do të përfitojë benefite të ndryshme.

    Mesazhet, kanë si qëllim orientimin e poseduesve të llogarive, drejt linqeve mashtruese, qëllimi final i së cilave është marrja në posedim, në mënyrë të padrejtë, të profileve në platformën e komunikimit Ëhatsapp të personave të mashtruar.

    Policia e Shtetit informon qytetarët se në rast se ju vijnë të tilla SMS duhet ti fshijnë dhe mos të kryejnë asnjë veprim kundrejt tyre (klikim, plotësim të dhënash etj), të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj, por edhe të personave që i keni kontakt në aparatin tuaj telefonik, që mund t’ju jetë hakëruar Ëhatsapp-i duke rënë pre e këtyre SMS-ve.

    Policia e Shtetit apelon për ata qytetarë që kanë rënë pre e këtyre SMS-ve, të paraqiten në zyrat e Policisë së Shtetit tek strukturat e Krimit Kibernetik, pranë çdo Drejtorie Vendore të Policisë për të denoncuar rastet, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj veprimtarie të kundraligjshme.

  • Horoskopi për sot, 7 janar, shenjat më me fat

    Horoskopi për sot, 7 janar, shenjat më me fat

    Dashi

    Ide brilante dhe shumë krijuese. Në mbrëmje do të ndiheni romantik dhe të ëmbël. Do të jeni shumë simpatik. Të gjithë do të duan shoqërinë tuaj.

    Demi

    Sot është momenti që të keni kurajën dhe të qartësoni deri në fund çdo çështje sentimentale. Gjithsesi kur të flisni, peshojini të gjitha fjalët.

    Binjakët

    Bëjeni me kujdes dhe me zell punën tuaj sot dhe mundohuni të jeni miqësor me kolegët. Në mbrëmje do të argëtoheni. Lëruni hapësirë ndjenjave të reja.

    Gaforrja

    Mos u nxitoni sot: në mbrëmje një problem do të zgjidhet vetvetiu pa u shqetësuar. Nëse do të filloni të mendoni me më shumë optimizëm, atëherë e ardhmja juaj do të jetë premtuese.

    Luani

    Mos u grindni me partnerin për arsye të kota. Gjërat do të vetërregullohen. Nëse jeni të shqetësuar për formën tuaj fizike atëherë filloni një dietë.

    Virgjëresha

    Partneri do t’ju lërë shumë pas dore dhe ju do të vazhdoni të ankoheni. Mbase ka ardhur ora ta vini përballë një zgjedhjeje. Mbrohuni kundër gënjeshtarëve.

    Peshorja

    Raste të mira për t’iu dedikuar një leximi të shëndetshëm ose shikimit të një filmi që keni dëshiruar prej kohësh ta shihnit. Por mund të reflektoni edhe vetëm.

    Akrepi

    Sot Mërkuri mund t’ju ngrejë një kurth, duke shkatërruar një marrëdhënie të mirë me një koleg ose një mik tuajin. Do të ndieni nevojën e një ndryshimi të fortë.

    Shigjetari

    Kush do të gëzohet nga ofertat e pakta të dashurisë, do të përjetojë shumë lumturi. Batutat e vogla nuk duhet t’ju trembin. Idetë tuaja ambicioze do të “rriten”.

    Bricjapi

    Sqarime të mundshme sidomos në mbrëmje. Një telefonatë mund t’ju sjellë të reja të rëndësishme. Me njerëzit tuaj të afërt jini tolerantë: bëni figurë të mirë dhe lojë të keqe!

    Ujori

    Nëse keni një çështje gjyqi në shqyrtim do të bënit mirë që të konsultoheshit me një tjetër person të ligjit, për të pasur një opinion të ndryshëm se si të procedoni.

    Peshqit

    Bashkëpunime, takime, kontakte … gjithçka mirë. Por në dashuri do të merrni lajme “gri”. Mirë dashuritë sekrete. Keni diçka për të zgjidhur në shtëpi.

  • Përmbysje e çmendur e Milan ndaj Interit, nga 0-2 në 3-2 dhe fiton Superkupën e Italisë

    Përmbysje e çmendur e Milan ndaj Interit, nga 0-2 në 3-2 dhe fiton Superkupën e Italisë

    Milani triumfoi 3-2 ndaj Interit, në një finale dramatike, për të marrë trofeun e parë sezonal, atë të Superkupës së Italisë.

    Kuqezinjtë fituan me një përmbysje të çmendur, pasi e panë veten në disavantazh të dy golave. Lautaro Martinez zhbllokoi derbin në fundin e pjesës së parë, ndërsa në fillimin e së dytës, Taremi dyfishoi shifrat.

    Milani reagoi shpejt dhe në minutën e 52-të, Theoi Hernandez ngushtoi diferencat, para se Pulisic të barazonte shifrat në minutën e 80-të.

    Golin e fitores e shënoi Tammy Abraham në minutën e 93-të, pas një asisti të marrë nga Leao.

    Milani festoi në fund ngritjen e trofeut të Superkupës së Italisë, ndërsa Interi pëson disfatën e dytë në derbi për këtë sezon.

    Nisje e shkëlqyer për trajnerin Sergio Conceicao, i cili në dy ndeshjet e para, regjistroi dy fitore me përmbysje dhe një trofe të fituar.

  • Momente romantike në BBV, Valbona e sëmurë në shtrat, Laerti shkon i dhuron puthje (Video)

    Momente romantike në BBV, Valbona e sëmurë në shtrat, Laerti shkon i dhuron puthje (Video)

    Valbona dhe Laerti dy nga banorët e Big Brother VIP Albania afrohen çdo ditë dhe më shumë. Prej nisjes së këtij edicioni, dy banorët patën një kimi me njëri-tjetrin duke kaluar shumë orë sëbashku.

    Edhe pse Valbona tha se nuk do i flasë sepse nuk ka shkuar për të gjetur burrë, sot nuk i ka rezistuar pas një puthje nga ana e Laertit.

    Laerti: Qënke bërë shumë e shëmtuar (e puth) për ndryshim se çdo ditë je bërë shumë e bukur. Ja të shoh pak, shumë e shëmtuar. Ke fjetur të paktën?

    Valbona: Kam qenë shumë sëmurë mbrëmë, jam djersitur, ujë

    Laerti: Normal, largove Zotin nga jeta jote (E prek për t’i matur temperaturën)

    Valbona: Ik se nuk dua të flas, po filloj të djersitem.

    Laerti: Rri mbuluar dhe të të sjell një bluzë po djersive të ndërohesh direkt

  • Greqi, shënohet tërmeti i tretë brenda ditës

    Greqi, shënohet tërmeti i tretë brenda ditës

    Një tërmet i tretë i fortë është regjistruar pak më parë në prefekturën e Ilias, Greqi. Tërmeti ka qenë me magnitudë 2.9 ballë të shkallës Rihter.

    Sipas Institutit Gjeodinamik grek, thellësia fokale e tërmetit është 5 kilometra, ndërsa epiqendra e tij ndodhet 9 kilometra në jugperëndim të Giannitsochori, Ilia.

    Bëhet e ditur se rreth dy orë më parë është ndjerë një tjetër tërmet me magnitudë 3.6 ballë të shkallës Rihter.

    Më herët, mëngjesin e së hënës, më 6 janar, u regjistruan lëkundje sizmike me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter, me qendër sërish Giannitsochori të Ilisë.

  • SHBA goditet nga stuhia Blair, 4 viktima e dhjetëra të lënduar nga ngricat dhe erërat e forta

    SHBA goditet nga stuhia Blair, 4 viktima e dhjetëra të lënduar nga ngricat dhe erërat e forta

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë prekur nga stuhia Blair, e cila është nxitur nga një vorbull polare dhe ka sjellë kushte Arktike në pjesën më të madhe të SHBA-së qendrore.

    Shumë prej shteteve të prekura, Misuri, Illinois, Indiana, Kentaki, Virxhinia Perëndimore, Virxhinia dhe Florida kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme teksa po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike, dëborë, ngrica e erëra të forta.

    Deri më tani në gjithë vendin janë regjistruar 4 viktima ndërsa numri pritet që të rritet në orët në vijim. Një prej viktimave u përplas nga një kamion i cili rrëshqiti nga vendi ku ishte parkuar në zonën Jackson. Ndërsa dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e gricave dhe erërave të forta.

    Kompanitë ajrore kanë anulluar të gjitha fluturimet drejt SHBA që nga dita e djeshme kur vendi u prek nga stuhia e fortë Blair. Zrtarët shtetërorë amerikanë i janë drejtuar popullit të tyre me thirrje për të shmangur çdo lëvizje dhe për të qëndruar në shtëpi deri në përmirësim të situatës.

  • Horoskopi javor: Çfarë do të ndodhë këtë javë me shenjën tënde

    Horoskopi javor: Çfarë do të ndodhë këtë javë me shenjën tënde

    Pesë muajt e parë të vitit 2025 do të jenë të ngadaltë, pasi Marsi vazhdon të jetë në prapavijë – një periudhë që na nxit të rishikojmë marrëdhëniet, projektet dhe planet tona të kaluara. Edhe pse këto ngjarje astrologjike shpesh perceptohen negativisht, në fakt mund të jenë një kohë e dobishme për t’u ngadalësuar, për t’u rimbushur dhe për të rigjetur pasionin për jetën, qeshjen dhe mirënjohjen.

    Pavarësisht sfidave, merrni kohë për të shijuar këtë javë të parë të plotë të janarit dhe pranoni bekimet e shumta që Universi ka për ju! Ja se çfarë ju premton horoskopi për shenjën tuaj.

    Dashi

    Dashi, edhe pse mund të jeni të etur për të përparuar, emocionet tuaja do të jenë veçanërisht të ndezura këtë javë dhe muajt në vijim. Mund të ndiheni të mbrojtur dhe të gatshëm për të reaguar ndaj gjithçkaje.

    Çështje nga e kaluara mund të rikthehen për t’u zgjidhur, veçanërisht ato që lidhen me familjen apo jetën personale. Nëse dëshironi të rigjeni kontaktet me familjarët, tani është koha për të bërë hapa përpara.

    Demi

    Demi, këtë javë mendja juaj mund të jetë aktive dhe mendimet apo opinionet e të tjerëve mund t’ju nxitin të reagoni. Në muajt në vijim, vëmendja juaj do të jetë te mënyra se si komunikoni dhe shprehni idetë tuaja.

    Nëse keni lënë pas një projekt të papërfunduar, mund të ndjeni nxitjen për t’u rikthyer tek ai. Por mos harroni të vlerësoni situatat me një perspektivë më të qetë.

    Binjakët

    Binjakë, mund të ndiheni të mbingarkuar nga shqetësimet financiare këtë javë. Tensioni rreth parave mund të jetë i ndjeshëm, sidomos pas shpenzimeve të festave.

    Edhe pse sfidat financiare mund të zgjasin deri në prill, kjo periudhë mund të jetë një mundësi për të riorganizuar buxhetin dhe për të planifikuar më mirë për pjesën tjetër të vitit.

    Gaforrja

    Gaforre, universi po ju sfidon emocionalisht! Mund të ndiheni të ndjeshëm dhe të prekeni ndaj çdo situate. Kjo prapavijë e Marsit do t’ju bëjë të rishikoni si e shprehni pasionin, ambicien dhe lidhjet me të tjerët.

    Këshilla më e mirë? Jetoni me dhembshuri dhe mirësjellje, si për veten ashtu edhe për të tjerët.

    Luani

    Luan, nëse ndiheni të çoroditur këto javë, mos u shqetësoni – është vetëm një fazë kalimtare. Këtë javë, mund të keni një mundësi për të përmirësuar ose rishikuar një projekt që ju intereson.

    Nga ana tjetër, mund të ndiheni të shqetësuar emocionalisht. Për të kapërcyer këtë, përqendrohuni te mirëqenia juaj mendore dhe reflektimi mbi dëshirat tuaja më të thella.

    Virgjëresha

    Virgjëreshë, tensionet dhe ankthi që keni ndjerë kohët e fundit mund të fillojnë të qetësohen këtë javë. Megjithatë, mund të ndiheni të hutuar në aspekte të tjera, si marrëdhëniet shoqërore apo miqësitë.

    Nëse dëshironi, shfrytëzoni këtë kohë për të rikthyer kontaktet me një mik të vjetër apo një të njohur të largët.

    Peshorja

    Peshore, ndër të gjitha shenjat e zodiakut, ju keni shijuar më shumë energjinë kozmike të javëve të fundit. Ajo ju ka dhënë mundësi të shumta për t’u rilidhur me miqtë dhe të njohurit tuaj.

    Megjithatë, nëse për ndonjë arsye keni përjetuar tension ose frustrim në rrethin tuaj shoqëror, do të vini re se kjo ndjenjë mund të fillojë të zbehet ose të anashkalohet.

    Fatkeqësisht, një fushë tjetër e jetës tuaj do të sjellë sfida këtë muaj: karriera. Konflikte, vonesa ose përplasje me figura me autoritet mund të ndihen më shumë në javët e ardhshme.

    Akrepi

    Akrepi, në javët e fundit mund të keni ndjerë sikur karriera juaj ishte ngadalësuar ose dilte nga shinat. Vonesa, konflikte ose rivalë të papritur mund t’ju kenë bërë të ndiheni të ngarkuar.

    Mund të ketë pasur edhe tension me një figurë me autoritet ose një shef. Edhe pse ndoshta keni dashur të reagoni, shpresojmë që e keni mbajtur qetësinë!

    Ndryshimi kozmik i kësaj jave mund t’ju shtyjë drejt territoreve të reja ose të kërkoni zgjerim personal dhe profesional.

    Shigjetari

    Shigjetar, ndër të gjitha shenjat, ju keni kaluar paqësisht stuhitë kozmike të fundit. Megjithatë, ndryshimi i papritur i energjive mund t’ju bëjë të ndiheni më të prekur sesa më parë.

    Mund të përballeni me shqetësime rreth borxheve, financave të mëdha dhe pasurisë, duke mos qenë të sigurt për veprimet më të mira në muajt e ardhshëm. Nëse ndiheni sikur financat po dalin jashtë kontrollit, është koha të kërkoni ndihmë nga profesionistë që mund t’ju ndihmojnë të rivendosni balancën.

    Mbi të gjitha, këshillohet të shmangni investimet e mëdha për momentin, edhe nëse ndjeni tundimin për t’i bërë.

    Bricjapi

    Bricjap, kohët e fundit mund të keni pasur një shtysë të madhe për të mbrojtur barazinë dhe nevojat në marrëdhënie. Nëse keni përjetuar mungesë respekti ose ekuilibri, është më mirë të shmangni dramën në javët dhe muajt në vijim.

    Tensionet, konfliktet dhe agresioni në partneritete – qofshin ato në biznes, konkurrencë apo dashuri – mund të jenë të pranishme. Mos nisni sulme, pasi kundërshtarët tuaj mund të forcohen më shumë.

    Ujori

    Ujor, energjitë janë duke ndryshuar! Kohët e fundit mund të keni përjetuar tension ose rilidhje me partnerë të rëndësishëm, por tani energjia do të lëvizë në një tjetër drejtim.

    Në muajt e ardhshëm, mund të keni tensione rreth punës, kolegëve, rutinave, përgjegjësive apo shëndetit fizik. Produktiviteti mund të jetë i vështirë, ndaj praktikoni durimin dhe mos e stresoni veten.

    Peshqit

    Peshq, në javët e fundit mund të keni pasur pengesa në çdo përpjekje për të përfunduar diçka me rëndësi. Universi duket sikur ka vendosur bllokime në çdo hap tuajin.

    Tani, energjia do të përqendrohet në një fushë të re të jetës suaj. Situata, njerëz ose projekte nga e kaluara mund të rikthehen për t’ju sfiduar në aspektet e dashurisë, pasionit, hobive ose krijimtarisë.

    Ju mund ta shijoni këtë energji më shumë se shenjat e tjera, ndaj jetoni momentin! Përpiquni të ndiheni si një fëmijë përsëri ose rilidheni me një të dashur nga e kaluara, pasi mund të rikrijoni një histori dashurie të paharrueshme.

  • Mjekët paralajmërojnë: Mos qëndroni më shumë se 10 minuta në tualet! Ja pse

    Mjekët paralajmërojnë: Mos qëndroni më shumë se 10 minuta në tualet! Ja pse

    Le ta pranojmë, thuajse të gjithë marrim telefonin me vete kur shkojmë në tualet.

    Tre minuta mund të shndërrohen shumë shpejt në 15, në momentin që ti rri duke parë postime e video në rrjetet sociale.

    Duket si një “ves” që ka lindur bashkë me pajisjet teknologjike dhe i padëmshëm, por në fakt nuk është kështu.

    Ekspertët paralajmërojnë se qëndrimi për një kohë relativisht të gjatë në tualet është i rrezikshëm për shëndetin tuaj.

    Së pari, lidhet me rrezikun e shfaqjes së hemorroideve dhe dobësimin e legenit.

    Ka edhe një shpjegim për këtë që lidhet me fizikën. Graviteti na mban në tokë apo jo? Por i njëjti gravitet e bën trupin të “punojë” për qarkullimin e gjakut. “Froni” prej porcelani në formë ovale ku ne ulemi në tualet është në një pozicion shumë më të ulët se sa një kolltuk. Rrjedhimisht i krijon një lloj presioni trupit dhe vështirëson funksionimin normal të qarkullimit të gjakut.

    Së dyti, mund të shkaktojë prolaps rektal që në gjuhë të thjeshtë është “dëmtim i zorrës së trashë e që mund të pasohet me ënjtje apo irritim”. Më tej, ekspertët shëndetësorë thonë se qëndrimi ulur në tualet për një kohë të gjatë shkakton edhe kancer.

    Kështu, sugjerohet që për të mirën e shëndetit tuaj të mos shpenzoni më shumë se 10 minuta në tualet.

  • Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Janar 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Janar 2025

    Dashi

    Prania e Hënës në shenjën tuaj, favorizon intensitetin në çift. Ekuilibri i fituar ndikon pozitivisht në qetësinë tuaj të brendshme. Nëse jeni vetëm dhe po mendoni gjithnjë e më shumë lidhur me një person të cilin e konsideroni të paarritshëm, mund të mos jetë kështu. Puna do të jetë në plan të parë dhe kjo është dita e duhur për të ndërmarrë nisma të reja. Disa objektiva nuk duhen lënë pas dore.

    Demi

    Ndonjë ndrojtje në dashuri mund t’iu prekë. Ky mendim bën që të ndjeni nevojën që të qëndroni disi vetëm në mënyrë që të reflektoni. Ata që janë vetëm, do të ndihen tërheqës dhe do të përveshin mëngët. Në punë, ka disa situata të cilat ju përkasin dhe duhet ti zgjidhni nëpërmjet diskutimit.

    Binjakët

    Jeta private gjatë kësaj dite do të jetë disi e lëkundur dhe e mbushur me pasiguri, të cilat duhet ti kapërceni. Tregohuni më të hapur për dialog dhe shuani çdo dyshim ndaj njeriut tuaj të zemrës. Ata që janë vetëm, do të kenë dëshirë për të parë përreth, në mënyrë që të gjejnë shpirtin binjak. Gjatë kësaj dite do të ketë shumë gjëra të cilat do të ecin mirë, por mundohuni të jeni sa më tolerant, pasi në fund do të triumfoni.

    Gaforrja

    Do të jetë një ditë ndryshe nga të zakonshmet, ku do e gjeni veten në mes të disa diskutimeve. Fatmirësisht në mbrëmje një ndryshim programi me njeriun e zemrës do të ndryshojë gjithçka. Për ata që janë vetëm, do të jetë një ditë mjaft e veçantë, ku do të përjetohen ndjenja të forta. Në punë, një projekt të cilin e keni përzemër do të marrë hov. Karriera do të jetë një shtysë pozitive.

    Luani

    Dashuria dhe puna, ecin si jo më mirë, megjithatë ndonjë lajm i papritur mund t’iu turbullojë. Mundohuni që ti alternoni që të dyja. Ata që janë vetëm, do të ndihen të zhgënjyer nga sjellja e një personi dhe do të kenë dëshirë të rrinë vetëm. Në punë, mund të ofrohet një mundësi e mirë, e cila duhet kapur, pa u menduar shumë.

    Virgjëresha

    Mos lejoni që të dominoheni nga dembelizmi gjatë kësaj dite, pasi humori juaj mund ta pësojë. Organizoni diçka të veçantë me njeriun tuaj të zemrës, pse jo një shëtitje në natyrë. Yjet mund të sjellin zhvillime mjaft pozitive për ata që janë vetëm, duke dhuruar një aventurë emocionuese. Në punë, do të nisë një periudhë shumë e ngjeshur, gjatë së cilës nuk mund ti lejoni vetes gabime. Bëni kujdes ndaj vendimeve të marra nxitimthi.

    Peshorja

    Gjatë kësaj të marte, duhet të merrni një pozicion të qartë në jetën private, në mënyrë që të shmangni debatet e kota. Dikush po mundohet që t’iu fitojë zemrën, por jeni ju që nuk bëni lëshime. Ata që janë vetëm do të tërhiqen nga një person, i cili nuk iu përgjigjet ndjenjave të tyre. Në punë, mundohuni që të organizoni sa më mirë angazhimet, dhe merrni më shumë kohë për tu relaksuar. Gjatë këtyre ditëve keni qenë shumë të zënë.

    Akrepi

    Në dashuri, Hëna mund të ndikojë dhe të shpërndajë nervozizëm. Ruani qetësinë, pasi në fund të fundit, nuk keni asgjë për çfarë të ankoheni. Ata që janë vetëm, duhet ti analizojnë mirë ndjenjat, para se të angazhohen me një person të padëshiruar.

    Ndërsa sa i takon punës, do të keni ndjesinë sikur nuk keni energjitë e mjaftueshme, për të përballuar angazhimet e ditës, por do t’ia dilni.

    Shigjetari

    Ju pret një ditë e shfrenuar, e cila nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi duhet të përputhni punën dhe ndjenjat. Mundohuni që të gjeni një lloj marrëveshje, në mënyrë që të mos hidhni në erë gjithçka. Ata që janë vetëm, bëjnë mirë që të mos tregohen shumë ironik, në mënyrë që të shmangin polemikat rreth tyre. Në sferën profesionale, mos i mohoni ndihmën dikujt që ka nevojë, por duhet të ndiqni vetëm instinktin dhe gjithçka do të shkojë mirë.

    Bricjapi

    Largoni çdo lloj ndrojtjeje, pasi në të kundërt rrezikoni që të ngadalësoni veprimet tuaja. Vini në plan të parë synimet që keni. Ata që janë vetëm, do të kenë mundësi që të flasin qartë me një person të cilin e kanë shumë përzemër, shkruan noa.al. Në punë, gjatë këtyre ditëve nuk keni dhënë maksimumin, ndaj duhet të merrni masa.

    Ujori

    Jeni të lodhur nga rutina, por edhe nga situatat e papritura të cilat po ju rrethojnë. Nëse nuk keni kaluar ende në veprim, ka ardhur momenti që ta bëni. Ata që janë vetëm, dhe që nuk janë të kënaqur me mënyrën se si shkojnë gjërat, duhet të kenë besim, pasi gjërat do të përmirësohen. Në punë, do të jeni të vendosur për të çuar përpara projektet tuaja pa u ndalur. Do të kapërceni çdo pengesë.

    Peshqit

    Hëna në shenjën tuaj do ju bëjë disi të hutuar. Dëshironi që të keni ide më të qarta lidhur me situatën në çift, por duhet të bëni durim. Lajme të mira vijnë për ata që janë vetëm, ku një ëndërr e tyre do të realizohet. Sa i takon punës, mundohuni që të mos dorëzoheni përballë ndonjë vështirësie. Nuk ju shërben aspak, humbja e kthjelltësisë.