Author: editor

  • Jozi nuk ndalet, trondit sërish rrjetin me deklaratën e rëndë ndaj Rozanës: 5 minuta të fiken kamerat, unë e … (Video)

    Jozi nuk ndalet, trondit sërish rrjetin me deklaratën e rëndë ndaj Rozanës: 5 minuta të fiken kamerat, unë e … (Video)

    Jozi, një prej konkurrentëve të këtij sezoni të Big Brother VIP Albania, ka tërhequr vëmendje për komentet e tij të ashpra dhe të rënda ndaj banorëve të tjerë, sidomos femrave.

    Shpeshherë ka debatuar me Livian, duke përmendur prejardhjen e saj nga komuniteti rom, por duket se përplasjet më të forta i ka pasur me këngëtaren Rozana Radi.

    Gjatë një bisede të mëparshme, Jozi e kritikoi hapur Rozanën, duke bërë disa deklarata seksiste që bënë xhiron e rrjetit dhe për të cilat kërkoi falje publike duke u betuar se më tej do të ishte si nip për Rozin.

    Por së fundmi, ai ka bërë një tjetër deklaratë tronditëse që ka ndezur rrjetet sociale.

    Gjatë një diskutimi me Gertën, Jozi u shpreh se nëse dritat në Big Brother fiken vetëm për 5 minuta, e shqyen Rozanën.

  • Karrierë dhe romanca të reja! Katër shenjat e horoskopit që do të jenë më të favorizuarat e 2025

    Karrierë dhe romanca të reja! Katër shenjat e horoskopit që do të jenë më të favorizuarat e 2025

    Viti 2025 do të fillojë mbarë për këto 4 shenja të horoskopit. Sipas astrologëve shenjat më të favorizuara do të jenë: Dashi, Binjakët, Gaforrja dhe Peshqit

    Dashi

    Viti fillon me sundimtarin Mars në mes të një retrogradi që konsumon energji, por motivimi rritet në një mënyrë të madhe pasi sezoni i Dashit fillon në Mars. Do të filloni të ndjeni shumë më tepër qartësi në mendjen dhe zemrën tuaj. Falë planetit të dashurisë Venus, Merkurit komunikues dhe vetë diellit me gaz, dalin histori dhe marrëdhënie të reja.

    Më 29 mars, një eklips i fuqishëm diellor ndriçon shenjën tuaj për herë të fundit deri në vitin 2032. Më 24 maj, planeti Saturn gjithashtu hyn në shenjën tuaj për herë të parë në gati tre dekada. Prania e tij mund të jetë kufizuese, por gjithashtu ju shtyn të zhvilloni aftësitë tuaja drejtuese dhe të fitoni besim në ndjenjën tuaj të autoritetit.

    Viti mbyllet me sundimtarin Mars që ndriçon fushën tuaj të karrierës me energji dhe pasion. Java e fundit e vitit do t’ju japë mundësinë të mbyllni 2025-ën me disa diskutime që do të qartësojnë situatat dhe mendimet tuaja.

    Binjakët

    Hyni në vitin 2025 me perspektiva shumë të mira – ndërsa planeti Jupiter zbukuron shenjën tuaj nga maji 2024, duke sjellë të gjitha llojet e bekimeve të rastësishme dhe mundësi të mëdha për rritje. Kjo rrjedhë me fat vazhdon në gjysmën e parë të 2025-ës, pasi Jupiteri mbetet në shenjën tuaj deri më 9 qershor.

    Një ndryshim elektrizues ndodh më 7 korrik, ndërsa planeti i paparashikueshëm Urani hyn në shenjën tuaj për herë të parë që nga viti 1949. Gushti dhe shtatori do t’ju japin frymëzim dhe fuqi për të vepruar sipas ideve tuaja më emocionuese të reja. Përdorni energjinë dhe vendosmërinë tuaj.

    Gaforrja

    Planeti Mars mund të jetë retrogradë në shenjën tuaj në fillim të vitit 2025, por ju keni aq shumë për të pritur këtë vit sa që ky fenomen astrologjik nuk do të ketë peshë të madhe për ju. Retrogradi i Marsit përfundon më 23 shkurt, duke ju dhënë një shpërthim motivimi për të ndjekur qëllimet tuaja.

    Bëhuni gati për një verë plot magji, sepse sapo planeti Jupiter të hyjë në shenjën tuaj më 9 qershor, do të keni një shkëlqim dhe romancë që do të zgjasë gjatë gjithë verës.

    Peshqit

    Java e parë e shkurtit do të jetë jashtëzakonisht romantike për ju. Sundimtari juaj Neptuni hyn në shenjën tuaj më 30 Mars për herë të parë që nga viti 2011, kështu që mund t’ju duhet të rregulloni vizionin tuaj për të parë më qartë jetën.

    Megjithatë, më 24 maj, me siguri do të ndiheni sikur ju është hequr një peshë nga supet. Keni mësuar disa mësime të rëndësishme gjatë viteve të fundit dhe keni zhvilluar një ndjenjë të fortë intuite, të cilën do ta përdorni në potencialin tuaj të plotë.

  • Kush e vrau 33-vjeçarin? Detajet e trishta, çfarë i shkruajti femra që e nxorri në pritë?

    Kush e vrau 33-vjeçarin? Detajet e trishta, çfarë i shkruajti femra që e nxorri në pritë?

    Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në fshatin Dragoç në Shkodër. Policia ka zbuluar se ka qenë një sms në Facebook nga një vajzë që e ka nxjerrë në pritë.

    Por dyshohet se ka qenë një profil fallco me emër vajze, pas të cilit fshihej autori i vrasjes.

    Autori dyshohet se i ka zënë pritë të riut rreth 1.2 km larg banesës së tij. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nga hetimet paraprake rezulton se autori ka qenë një person i vetëm.

    Autori ka qenë i fshehur, duke pritur Ramazan Matajn dhe sapo ka ardhur makina e viktimës, ka hapur zjarr duke e qëlluar me 29 plumba. Ka qenë një banor i zonës që në mëngjesin e ditës tjetër ka gjetur viktimën brenda në makinë dhe më pas ka lajmëruar Policinë.

    Mësohet se gjurmët e autorit janë ndjekur nga grupi hetimor përmes një qeni të Policisë, i cili i ka çuar deri në një farë distance.

    Për shkak se zona ku ka ndodhur atentati nuk është e mbuluar me kamera sigurie, identifikimi i autorit është edhe më i vështirë.

    Familjarët e viktimës kanë treguar në polici që nuk kanë asnjë konflikt me askënd. Babai 33 vjeçarit Ramazan Mataj ka thyer heshtjen pas atentatit tragjik që i mori jetën djalit të tij një ditë më parë.

    Ai ka kërkuar drejtësi dhe që autorët të vihen pas hekurave. Ai pretendon se djali i tij nuk ka pasur probleme me askënd dhe se shumë shpejt pritej që të fejohej me një vajzë.

    Hetuesit bëjnë me dije se pista kryesore është ajo e një konflikti personal, e lidhur me një marrëdhënie dashurie që mund të ketë pasur 33-vjeçari, por nuk përjashtohet edhe aktiviteti i viktimës jashtë vendit.

  • Parashqevia shkrihet së qeshuri me Romeo Veshajn: “Ja sa e shiti…” (Video)

    Parashqevia shkrihet së qeshuri me Romeo Veshajn: “Ja sa e shiti…” (Video)

    Biznesmeni Elton Ilirjani ka ndarë një postim të papritur pak minuta më parë në Instagram.

    Ai ka shpërndarë një video të aktorit Romeo Veshaj teksa luan një rol në projektin e tij të fundit, “Tenxherja Kapakun”.

    Postimin, Ilirjani e ka shoqëruar me shkrimin: “Kur Parashqevia e dëgjoi këtë ka qeshur pa fund”, ndërsa në rolin e tij, Romeo mundohet t’i shesë një tas një gruaje duke thënë:

    “E di për sa mund ta merrni ju këtë tas? Vetëm për 45 mijë lek. Si jo jo? Po nuk është tasi im ky. Ky është tasi i Parashqevi Simakut”.

    Nga ana tjetër, mbrëmjen e sotme, Top Story do t’i dedikohet sërish historisë së Parashqevi Simakut, ku ndër të tjera do të flitet se çfarë ka ndodhur pas takimit me djalin e saj, Lukën, dhe ish-burrin e saj, Robert Nolfe.

  • A është pandemi virusi që u përhap në Kinë? Bino: Dikur jam prekur vetë, moshat që duhet të kenë kujdes

    A është pandemi virusi që u përhap në Kinë? Bino: Dikur jam prekur vetë, moshat që duhet të kenë kujdes

    Metapneumo virusi që është përhapur në Kinë nuk është një virus i ri, pasi ka qarkulluar edhe më parë madje edhe në vendin tonë.

    Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive, Silva Bino sqaron se simptomat e këtij virusi janë të ngjashme me virusin respirator sisnicil dhe gripin.

    Bino tha: “Është e vështirë ta dallosh dhe kryesisht prekja është kulmonare dhe preken bronket dhe shfaqet ajo që quhet bronkolit. Bronkoliti është një simptomë që shfaqet me fishkëllima. Nënat e dinë për fëmijët e vegjël, por kjo shfaqet dhe te të rriturit. Pra mezi marrin frymë, vështirësi në frymëmarrje. Këto simptoma duhet t’i bëjë njerëzit që të shqetësohen”.

    Por ka disa grupmosha që mund ta kalojnë më rendë.
    “Simptomat më të rënda shfaqen kryesisht tek personat e moshuar mbi 65 vjeç. Persona të cilët kanë dëmtime imunitare. Gjithashtu dhe te fëmijët më të vegjël se 5 vjeç”, shtoi ajo.

    Infektimi me metapneumovirus paralelisht në grip apo me ndonjë virus tjetër komplikon gjendjen shëndetësore tek pacientët. Por si mund të ruhemi ndaj tij?

    “Infeksionet respiratorë kërkojnë që personi të vetizolohet. Pra një person i cili është i sëmurë me kollë, me temperaturë, me rrufë nuk mund të shkojë në punë, në kafene. Mund të mbajë maskë”, tha Bino.

    Një vit më parë, Bino ishte prekur nga ky virus.

    “Unë vetë kam qenë me metapneumo virus e infektuar. Natyrisht është bërë në kuadrin e një pneumonie që u identifikua çfarë ishte. Kjo është arsyeja pse të gjitha pneumonitë që kanë një shkallë rëndese, ne përpiqemi që të kryejmë një panel të gjerë të viruseve respiratorë. Në atë kohë isha goxha e lodhur. Unë e kalova me një pneumoni. Nuk isha shumë rëndë, por isha për t’u shtruar në spital”, përfundoi ajo.

    Edhe pse është identifikuar në vitet 2000, ky virus nuk ka pësuar mutacion dhe nuk shkakton pandemi. Në Kinë shpjegon Bino janë alert ndaj çdo virusi respiratorë dhe kjo ka bërë që të identifikohen shumë raste.

  • “Më gjej tutorët”- Agravon debati mes dy banoreve të BBVIP, Valbona-Arsidës: Nuk më bën dot pr*stitutë!

    “Më gjej tutorët”- Agravon debati mes dy banoreve të BBVIP, Valbona-Arsidës: Nuk më bën dot pr*stitutë!

    Një debat i ashpër është zhvilluar pasditen e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip 4, mes dy banoreve, Valbonës dhe Arsidës.

    Ka qenë Valbona ajo që ka zgjuar nga gjumi Arsidën, duke i kërkuar t’i gjejë tutorët, referuar një deklarate që kjo e fundit kishte bërë me herët në lidhje me moderatoren.

    “Arsida, zgjohu dhe më gjej tutorët. Si s’të vjen turp! Më gjej tutorët brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother. Dhe do japësh llogari, kush më tuton mua, kush më fut në krevat mua dhe kush kryen marrëdhënie me mua, brenda dhe jashtë shtëpisë”, ka deklaruar Valbona.

    Banorja i është kthyer duke i shpjeguar çfarë do të thotë tutor.

    “Në gjuhën shqipe tutor është një person i cili ka të drejtë në legjislacion për një person minoren, për një person me aftësi të kufizuara…”, tha ajo.

    Më tej, Valbona i thotë: “Ti mua nuk më bën dot prostitutë dhe për këtë do mbash përgjegjësi.”

    Ndërsa Arsida i përgjigjet se mban përgjegjësi për fjalët që thotë vetë, jo ato të të tjerëve.

    Pjesë nga debati:

    Valbona: Arsida, zgjohu dhe më gjej tutorët. Si s’të vjen turp! Më gjej tutorët brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother. Dhe do japësh llogari, kush më tuton mua, kush më fut në krevat mua dhe kush kryen marrëdhënie me mua, brenda dhe jashtë shtëpisë.

    Arsida: Për këto gjëra s’kam folur

    Valbona: Edhe njëherë, ti do gjesh tutorët. Në rregull

    Arsida: E diskutojmë, vetëm mos më bërtit në vesh

    Valbona: Të ka mbuluar turpi nga këmba te koka, nuk të vjen zor. Je femër. The mbrëmë Bona shkon krevat më krevat. Më kë kam fjetur unë?

    Arsida: Je duke shpifur. Nuk më intereson me kë flen

    Valbona: O Arsi, më gjej tutorin po të them

    Arsida: Nëse do të më kërcënosh, atëherë…

    Valbona: Nuk po të kërcënoj, po të pyesësh kush është tutori im

    Arisa: Çfarë do të thotë në gjuhën shqipe fjala tutor

    Valbona: Më the merre gruan se po shkon me tjetër, po ta fut në krevat. Unë durova, erdha të thashë jam vajzë beqare, e pamartuar dhe e padivorcuar dhe s’i kam detyrim atje jashtë përveç mamit tim. Unë me kë kam fjetur, ku kam fjetur çdo natë?

    Arsida: Po mashtron! Në gjuhën shqipe tutor është një person i cili ka të drejtë në legjislacion për një person minoren, për një person me aftësi të kufizuara…

    Valbona: Ke katër netë që më atakon se kam lidhje me këtë djalin që është shoku im. Ku të lind e drejta të më bësh ti mua prostitutë

    Arsida: Urdhëro? Unë distancohem nga fjalë ti shpif.

    Valbona: Ti mua nuk ma prish mua imazhin

    Arsida: Ti tani po shpif dhe nuk e di kush të karikon

    Valbona: Ti mua nuk më bën dot prostitutë dhe për këtë do mbash përgjegjësi.

    Arsida: Unë mbaj përgjegjësi për fjalët që them, jo fjalëve të tua.

  • Tërmet në Kosovë, ja epiqendra dhe magnituda

    Tërmet në Kosovë, ja epiqendra dhe magnituda

    Një tërmet është ndjerë në Kosovë para pak minutash.

    Ky tërmet është ndjerë në afërsi të kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

    Epiqendra e tërmetit ishte 9 kilometra në juglindje të Kaçanikut, me një thellësi prej 8 kilometrash.

    Lëkundjet kanë qenë të lehta, andaj nuk është raportuar për dëme nga ky tërmet.

  • Ishte nisur nga Durrësi për në Bari, trageti kthehet mbrapsht për shkak të një emergjence mjekësore

    Ishte nisur nga Durrësi për në Bari, trageti kthehet mbrapsht për shkak të një emergjence mjekësore

    Kapiteneria e Portit Durrës bën me dijeni se mbas njoftimit të marrë në orën 15:50 nga Af Marina e cila ishte nisur nga Porti Durrësit në orën 13:00 në drejtim te Barit, për një emergjence mjekësore (abort spontan) te një shtetase shqiptare.

    Sapo ka marrë njoftimin u urdhërua kthimi i tragetit në radë dhe u vendos ne gatishmëri rimorkiatori Joni për te shkuar ne rade për te marr shtetasen e sëmurë.

    Gjithashtu në bashkëpunim me autoritet portuale u vendos ne gatishmëri ambulanca e APD për të transportuar të sëmurën në spital, e cila u transportua në spital.

  • Pasi u hap plotësisht, Unaza e Madhe e Tiranës paralizohet nga trafiku kilometrik

    Pasi u hap plotësisht, Unaza e Madhe e Tiranës paralizohet nga trafiku kilometrik

    Unaza e Madhe e Tiranës duket se nuk po ndihmon në çlirimin e trafikut në kryeqytet.

    Vetëm pak ditë pas hapjes së plotë të saj për qarkullim, disa akse të saj janë paralizuar nga trafiku i rënduar.

    Aktualisht, më e rëndë situata paraqitet pranë Liqenit Artificial, në zonën e Astirit si dhe në aksin nga Vora deri te mbikalimi i Kasharit.

    Radha kilometrike është formuar nga dalja e Unazës së Madhe te sheshi “Shqiponja” deri në drejtim të aeroportit të Rinasit.

  • Viktima e Shkodrës u nxor në pritë nga një femër? Gazetari zbulon detajet: Ja pistat që po ndiqen

    Viktima e Shkodrës u nxor në pritë nga një femër? Gazetari zbulon detajet: Ja pistat që po ndiqen

    Gazetari Poli Hoxha ishte këtë të hënë në një intervistë për një emision televiziv ku ka komentuar ndër të tjerat ngjarjen e rëndë që tronditi Shkodrën ditën e djeshme, vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj.

    Ai tha se motivi për këtë ngjarje të rëndë është ende i paqartë, ndërsa po hetohet lidhur me veprimtarinë e viktimës në Belgjikë.

    Sipas gazetarit dyshohet se vrasja ka ardhur si pasojë e konflikteve që Mataj mund të ketë pasur për shkak të këtyre veprimtarive.

    “Motivi këtu është ende i paqartë, sepse kemi të bëjmë me një kurth. Festat e fundvitit historikisht kanë mbledhur dhe lëkurë hakmarrjeje, sidomos për emigrantët, të cilët kthehen zakonisht në fundvit.

    Viktima kishte një vit që ishte kthyer nga Belgjika. Në dijeninë time, policia e Shkodrës dhe prokuroria janë duke pritur të dhëna nga autoritetet belge për veprimtarinë, a ka patur precedent më herët apo jo, pasi pista kryesore është pikërisht një hakmarrje për veprimtarinë e tij jashtë vendit.

    Por për këtë nuk ka ende të dhëna. Nga mënyrë se si është kryer duket se ka qenë një atentat i mirë organizuar. Ky ka rënë në këtë kurth që për mendimin tim është i lehtë. Kjo tregon edhe se nuk është ruajtur shumë. Ai ka pranuar takimin me një vajzë që nuk e njeh e ka dalë në vendin që i ka kërkuar ajo. Përdorja e femrave, ka shumë vrasje në Shqipëri që është përdorur kjo mënyrë”,-tha gazetari.

    Dyshohet se Ramazan Mataj u vra mbrëmjen e të shtunës ndërsa trupi i tij u gjet të dielën më 5 janar 2025. Autori dyshohet se i ka zënë pritë të riut, rreth 1.2 km larg banesës së tij. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nga hetimet paraprake rezulton se autori ka qenë një person i vetëm.

    Ai dyshohet se e ka nxjerrë Ramazanin nga shtëpia përmes një mesazhi në rrjetet sociale me një profil fals. Autori ka qenë i fshehur, duke pritur Ramazan Matajn dhe, sapo ka ardhur makina e viktimës, autori ka hapur zjarr duke e qëlluar me 29 plumba drejt automjetit të viktimës. Ka qenë një banor i zonës që në mëngjesin e ditës tjetër ka gjetur viktimën brenda në makinë dhe më pas ka lajmëruar Policinë.