Author: editor

  • 2024, viti i gjuhës shqipe, Rama: Vendosëm piketa për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë

    2024, viti i gjuhës shqipe, Rama: Vendosëm piketa për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë

    Ky vit i veçantë ka shërbyer si një moment reflektimi mbi rëndësinë dhe vlerën e gjuhës sonë, si një pasuri që na bashkon kudo në botë, shkruan kryeministri Rama në facebook.

    Në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe, janë vendosur piketa të reja për mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe, si një element kyç i identitetit tonë kombëtar.

    Ky vit i veçantë ka shërbyer si një moment reflektimi mbi rëndësinë dhe vlerën e gjuhës sonë, si një pasuri që na bashkon kudo në botë, shkruan kryeministri Rama në facebook.

    Gjithashtu, janë hedhur hapa konkretë për të mbështetur mësimin e shqipes në diasporë, duke zhvilluar plane që sigurojnë përhapjen dhe forcimin e përdorimit të saj në komunitetet shqiptare jashtë vendit, shton Rama.

    Përmes këtyre përpjekjeve, gjuha shqipe vazhdon të jetë një urë që lidh shqiptarët dhe një simbol i përbashkët i identitetit tonë kombëtar.

    ‘Në Vitin e Gjuhës Shqipe kemi vendosur piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë, si pjesë e identitetit kombëtar

    Ky vit i veçantë na dha mundësinë të reflektojmë mbi vlerën e gjuhës, si një pasuri e përbashkët që na lidh si popull, kudo që ndodhemi dhe të zhvillojmë më tej planet tona për mbështetjen e mësimit shqip në diasporë’, thotë Rama.

  • Virusi i ri misterioz alarmon Kinën! Çfarë është HMPV dhe si po përhapet?

    Virusi i ri misterioz alarmon Kinën! Çfarë është HMPV dhe si po përhapet?

    Rritja e rasteve me virusin metapneumovirus (HMPV) në Kinë ka ngjallur frikë për përhapjen e këtij virusi edhe në vende të tjera.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi të hënën qytetarët e vendit me informacione thelbësore lidhur me këtë, me qëllim rritjen e masave të kujdesit parandalues. Instituti nuk tregoi nëse në Kosovë ka raste me HMPV.

    Metapneumovirusi njerëzor (HMPV) është virus respirator, i cili shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe ftohjen, por ai mund ta rrisë rrezikun apo të shkaktojë më shumë komplikime, si bronkiti apo pneumonia, posaçërisht te të moshuarit dhe fëmijët e vegjël.

    Kjo sëmundje është e së njëjtës familje si virusi respirator sincicial (RSV) dhe është shfaqur që nga viti 2001, kur u identifikua për herë të parë në Holandë.Ky virus përhapet gjatë sezoneve të ftohta.

    Pse u bë lajm HMPV-ja?

    Në Kinë është raportuar për rritje të rasteve me virusin HMPV në javët e fundit.

    Qendra kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve i ka paralajmëruar qytetarët e vet të kujdesen për higjienën dhe shëndetin.

    Ajo, gjithashtu, ka hedhur poshtë pretendimet online se spitalet janë mbushur me pacientë dhe se ka frikë për një pandemi të ngjashme si ajo e COVID-19.

    Kush rrezikohet nga ky virus?

    Simptomat e HMPV-së janë të ngjashme me ato të gripit apo ftohjes.

    Rastet e rënda mund të rezultojnë me bronkit ose pneumoni veçanërisht te foshnjat, të moshuarit dhe njerëzit me imunitet të dobësuar.

    Njerëzit me probleme në mushkëri, si astma, sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD) ose emfizema, janë në rrezik më të shtuar për pasoja më të rënda.

    Si përhapet?

    HMPV-ja ka shumë mundësi të përhapet nga personi i infektuar te të tjerët përmes kollitjes dhe teshtitjes; kontaktit të ngushtë personal, si puthja, prekja ose shtrëngimi i duarve, prekja e objekteve apo sipërfaqeve që kanë virusin mbi to dhe më pas prekja e gojës, hundës ose syve.

    Si të parandalohet përhapja e HMPV-së?

    Për të parandaluar përhapjen dhe për t’i ulur rreziqet e shkaktuara nga patogjenët respiratorë, duhet të ndiqen masa të thjeshta.

    Këto masa përfshijnë qëndrimin në shtëpi kur jeni të sëmurë, ndjekjen e këshillave mjekësore për kujdesin, mbajtjen e maskave në hapësira të mbushura me njerëz ose të ajrosura dobët, kujdesin që kur kolliteni dhe teshtini ta mbuloni gojën dhe hundën me pecetë ose bërryl të përthyer.

    Gjithashtu larja e rregullt e duarve, shmangia e prekjes së syve, hundës ose gojës me duar të palara ndihmojnë në parandalimin e prekjes nga ky virus.

    Aktualisht, nuk ka trajtim specifik ose vaksinë për HMPV dhe kujdesi mjekësor është kryesisht simptomatik dhe virusi zakonisht kalon vetë. /REL

  • Dy aksidente me disa të plagosur në Vlorë dhe Sarandë

    Dy aksidente me disa të plagosur në Vlorë dhe Sarandë

    Dy aksidente me dy persona të plagosur kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në akset rrugore Fier-Vlorë dhe Sarandë-Delvinë.

    Policia bën me dije se dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Njoftimi:

    Në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, shtetasi A. M., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka goditur trafikndarësen. Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Në aksin rrugor “Sarandë-Delvinë”, automjeti me drejtues shtetasin G. I. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. S., 35 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi D. S., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • Laert Vasili dhe G-Bani i shprehën pëlqimin, Valbona Mhilli i shtang: Nuk kam ardhur të gjej burrë!

    Laert Vasili dhe G-Bani i shprehën pëlqimin, Valbona Mhilli i shtang: Nuk kam ardhur të gjej burrë!

    Moderatorja e njohur, Valbona Mhilli banore e “Big Brother VIP 4” ka marrë pëlqimin e dy banorëve, G-Banit dhe Laert Vasilit.

    Të dy djemtë kanë shprehur pëlqim për Valbonën, ndërsa e kanë vendosur në vështirësi se m kë duhet të kalojë më shumë kohë brenda shtëpisë së Vëllait të Madh.

    Kjo e ka bezdisur moderatoren, e cila i ka refuzuar të dy duke thënë se nuk ka hyrë në këtë format për të gjetur burrë.

    “Nuk jam e interesuar, nëse duan të më trajtojnë si shoqe le të më flasin. Unë për të dashur dhe për burrë nuk dua asnjë njëri fare. Mos më fiksojë njëri zero, nuk dua të më fusin mua në këtë gjë. Nuk kam ardhur për burrë, as nuk kam rënë në dashuri, nuk dua as njërin as tjetrin”, – u shpreh Valbona.

  • Papa Françesku emëron gruan e parë në krye të zyrës në Vatikan

    Papa Françesku emëron gruan e parë në krye të zyrës në Vatikan

    Papa Françesku emëroi sot gruan e parë në krye të një zyre të madhe në Vatikan, murgeshën italiane Simona Brambilla, si prefekte të departamentit përgjegjës për të gjitha urdhrat fetarë të Kishës Katolike.

    Brambila, 59 vjeçe, është anëtare e urdhrit fetar misionar Consolata dhe ka shërbyer në departamentin e rendit fetar që nga viti i kaluar, raportoi AP.

    Ajo mori detyrën nga kardinali në pension Joao Braz de Aviz 77 vjeç.

    Emërimi shënon një hap të madh në përpjekjet e Papa Françeskut për t’u dhënë grave më shumë role udhëheqëse në qeverisjen e kishës, tha agjencia amerikane.

    Asnjëherë më parë një grua nuk është emëruar prefekte e një dikasteri ose kongregacioni të Kurisë së Selisë së Shenjtë, organi qendror drejtues i Kishës Katolike, shtoi AP.

    Papa Françesku emëroi sot kardinalin Robert McElroy nga San Diego si Kryepeshkop të Uashingtonit.

    McElroy 70 vjeç zëvendësoi kardinalin Wilton Gregory 77 vjeç.

  • Gjithnjë të bashkuar, regjisorja kujton porosinë e fundit të nënës së ndjerë

    Gjithnjë të bashkuar, regjisorja kujton porosinë e fundit të nënës së ndjerë

    Familja e madhe e Rozi Kostanit përfshin dy vëllezër e një motër ku secili ka krijuar familjen e tij të vogël. Njëri prej vëllezërve jeton në Brazil, por pavarësisht largësisë, ata kontaktojnë rregullisht dhe përpiqen që lidhja mos të zbehet.

    Gjatë bisedës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, regjisorja tregon se kjo është edhe dëshira e nënës së tyre të ndjerë. Përpara se të ndahej nga jeta, ajo u kërkoi fëmijëve që mos t’ia lëshonin duart njëri-tjetrit në asnjë moment.

    Rozi Kostani: Ne i kemi humbur prindërit, mamin para 7 vitesh, babin para 4 vitesh dhe një porosi na e kanë lënë që ne përpiqemi shumë ta ruajmë dhe ta mbajmë fort. Kur iku mami, u largua nga kjo botë, na i kapi duart dhe tha “ju lutem mos e humbni njëri-tjetrin sepse nëse më doni ose nëse na doni, ne jemi brenda jush kështu që mbajini fort këto lidhje”. Çfarëdo që të ndodhë se pronat janë një ndër problemet më të mëdha në familje, “çfarëdo që të ndodhë, ju lutem mbajeni fort njëri-tjetrin” dhe këtë porosi me çfarëdo lloj gjëje që mund të na ndodhë në familje ose çdo hatërmbetje sepse është e pamundur që të mos kesh një gjë të vogël, ti duhet të marrësh frymë thellë dhe të kujtosh atë porosi të mamit tënd.

    Katerina Trungu: Pra duhet të zbatosh atë porosi, atë amanet.

    Rozi Kostani Atë porosi por edhe sepse unë mendoj që lidhja e gjakut është më e fortë se çdo gjë tjetër. Vërtet mund të kesh një konflikt, por ajo duhet të mbizotërojë, lidhja e gjakut, mos ta bësh gjakun ujë thotë populli se është shumë e thjeshtë për ta holluar, për ta tretur./tvklan.al

  • Ilir Meta “del” nesër nga qelia, do të pyetet në SPAK

    Ilir Meta “del” nesër nga qelia, do të pyetet në SPAK

    Ish-Presidenti Ilir Meta do të dalë nesër për disa orë nga qelia ku po qëndron, për t’u dërguar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

    Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, mëson se Meta do të paraqitet në SPAK në orën 10:00.

    Ilir Meta do të pyetet nga prokurorët e posaçëm në lidhje me dosjen “CEZ-DIA”, për të cilën dhe akuzohet.

    Ish-Presidenti u arrestua më 21 Tetor 2024 në ish-sheshin “Shqiponja” dhe ndodhet në qeli në masën e sigurimit “arrest në burg”.

    SPAK e akuzon Ilir Metën se ka ndërmarrë veprime korruptive për kontratën CEZ-DIA në kohën kur ka qenë ministër i Energjetikës gjatë qeverisjes Berisha 2.

    Ish-Presidenti reagoi në rrjetet sociale nga qelia për marrjen në pyetje ditën e martë, duke thënë se do të jetë ai që do t’i marrë në pyetje hetuesit.

    “Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk. Padyshim që do jem atje për t’i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme”, shkruhet në Facebook-un e Ilir Metës.

  • ISHP: Nuk ka vend për panik nga virusi kinez

    ISHP: Nuk ka vend për panik nga virusi kinez

    “Virus i njohur, ka qenë në qarkullim prej vitesh”
    Virusi metapneumovirus njerëzor, i cili ka vendosur në alarm autoritetet kineze, dhe ato europiane për shkak të përhapjes së tij, ka tre dekada që qarkullon në të gjithë botën.

    Epidemiologu Dritan Ulqinaku nga Instituti i Shëndetit Publik thotë se deri tani nuk asnjë rast të konfirmuar në laborator, por nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë qarkulluar në Shqipëri në sezonin e infeksioneve respiratore.

    “Ka disa dekada që është zbuluar, ka shumë vite që po qarkullon. Nuk përjashtohet nundësia, bile është e pamundur që të mos ketë ardhur në vendin tone sepse studimet e shumta tregojnë se ky virus është 8-15 % i të gjitha virozave të stinës”, thotë Ulqinaku.

    ISHP po analizon të gjitha rastet spitalore me infeksione respiratore.

    “E veçanta është se mund të kemi një ndryshim të strukturës së virusit, e cila po studiohet, survejanca jonë është e shtrirë tek rastet e rënda, ato spitalore. Nuk është se ka diçka të veçantë me atë që ka qarkulluar vitet e tjera që të mund të na vërë në panik.”

    Në 95 % të rasteve, metapneumovirusi i njeriut, HMPV i ngjan shenjave të rrufës.

    “Ka shenjat e një rrufe të zakonshme në 95% të rasteve, rrjedhje hundësh dhe e veçon nga gripi, temperaturë subfebrile, dhimbje koke dhe në 5% të rasteve ky infeksion kalon tek bronket dhe pneumoni.”

    Më të prekurit janë fëmijët nën 6 vjeç dhe të moshuarit. Specialistët thonë se nuk ka vend për një pandemi pasi virusi ka qarkulluar prej vitesh në popullatë.

  • U martua pak kohë më parë, Lori Hoxha zbulon për herë të parë fustanin e nusërisë

    U martua pak kohë më parë, Lori Hoxha zbulon për herë të parë fustanin e nusërisë

    U martua pak kohë më parë, Lori Hoxha zbulon për herë të parë fustanin e nusërisë
    Edhe pse për shumë kohë u tregua hermetike, vetë Lori Hoxha ka ndarë disa pamje nga dasma e shumëpërfolur me biznesmenin e njohur Vis Bajraktari.

    Me një fustan të bardhë mendafshi dhe me gurë në pjesën e sipërme, vihet në pah silueta joshëse, ku çdo element duket qartë se është kuruar me detaje.

    Teksa në rrjetet sociale ndan momente nga viti që lamë pas, Lori në mbishkrim shkruan: 2024 më dha bardhësinë që nuk e dija që më duhej dhe nëse 2025 ka drite, e di qe do të me gjejë.

    Kujtojmë që Lori dhe Visi kanë një histori të gjatë dashurie që ka filluar që në bankat e shkollës. Prej shumë kohësh askush nga të dy nuk kanë bërë publike asnjë detaj nga jeta personale.

    Pak kohë më parë ka qenë stilisti i famshëm Valdrin Sahiti i cili “guxoi” të publikonte një foto të Lori Hoxhës nga ceremonia. Çifti ka qenë tepër specifik në njoftimin e tyre teksa u kshte kërkuar të gjithë të ftuarve që asnjë video apo foto të mos dilte jashtë dyerve të “Sheraton”.

    https://www.instagram.com/lorihoxha/?utm_source=ig_embed&ig_rid=652b6b02-7961-4483-b6a5-e41317bef091

  • Stresi reagon pas deklaratës së Bernardit në BBV4: Po zhdukin fjalën nënë e babë, po luajnë me simbolet kombëtare

    Stresi reagon pas deklaratës së Bernardit në BBV4: Po zhdukin fjalën nënë e babë, po luajnë me simbolet kombëtare

    I ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio ka qenë reperi i njohur Stresi, për të folur më shumë mbi si ka nisur ky vit për të, çfarë të rejash do të kemi së shpejti, por jo vetëm. Stresi u ndal dhe tek reagimet e fundit në rrjet, pas deklaratës së Bernardit të bërë në “Big Brother VIP”, ku pranoi publikisht se është homoseksual…

    Reperi u shpreh: Këta njerëz flasin kundër urrejtjes, kur urrejnë familjen e vet. E urrejnë sepse nuk janë askush që të zhdukin fjalën ‘nënë’ e ‘bab’. Këta po e zhdukin.

    Këto specie të tilla, nuk e di si marrin guximin të bëjnë deklarata të tilla në një reality show. Kam më shumë respekt për ata që janë diskret, by*****… Kam shumë arsye të forta pse jam kundër atyre dhe do jem gjithmonë.

    Stresi dha gjithashtu dhe një deklaratë goditëse për homoseksualët dhe për aktivistët e mbrojtjes së të drejtave të komunitetit LGBTQ+: Kam të drejtën të mendoj dhe kam dyshimet e mia, që këta paguhen nga një organizatë e madhe që të përhapin këtë frymë në reality show. Xheni Karaj paguhet patjetër. Kam mendimet e mia, qofshin të gabuara apo jo. Këta prishin vlerat e familjes.

    Është sfidë e madhe të flasësh kundër tyre. Por ne si popull kemi sfida më të mëdha. Jam këtu për të folur kush ka fëmijë që do t’i rrisë e t’i edukojë, duhet të ngrejë zërin se fëmija i tyre mund të rritet e të bëhet pjesë e këtyre komuniteteve.

    Se çfarë bëjnë ata me prapanicat e veta nuk është puna ime. Unë jam këtu për të treguar replikat dhe kritikat e mia, dhe mendimin tim shumë të fortë. Këta kanë luajtur me simbolet tona kombëtare. Dhe ky është gabim i madh. Janë vlera antikombëtare. I bie që nuk e duan Shqipërinë./ TAR