Author: editor

  • SHBA, 7 shtete shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, 60 milionë amerikanë paralajmërohen për mot të keq pas stuhisë Blair

    SHBA, 7 shtete shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, 60 milionë amerikanë paralajmërohen për mot të keq pas stuhisë Blair

    Më shumë se 60 milionë amerikanë janë paralajmëruar për mot të ashpër pasi një stuhi e quajtur Blair, e nxitur nga një vorbull polare, dërgoi motin Arktik në pjesën më të madhe të SHBA-së qendrore. 30 shtete janë prekur, mes tyre shtatë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, dhe shumë kanë përjetuar ngricë, borë, erëra të forta dhe stuhi. Ndërsa shtete të tjera, si Arkansas dhe Teksas, kanë qenë në vëzhgim të tornadove.

    Mijëra fluturime janë anuluar, shumë shkolla janë mbyllur dhe rrugët janë kufizuar. Ndër zonat më të goditura të dielën ishin Kansas dhe Misuri, të cilat u zbardhën nga dëbora deri në 30 cm në disa vende. Stuhia ka filluar të zbutet ndërsa lëviz drejt bregut lindor të SHBA-së.

    Megjithatë meteorologët shprehen se situate mbetet serioze në Misuri dhe Kansas. Paralajmërimi u shtri edhe në New Jersey për të hënën dhe deri në orët e para të së martës. “Për vendet në këtë rajon që pritet të kenë sasitë më të mëdha të borës, mund të jenë reshjet më të mëdha në të paktën një dekadë”, tha shërbimi i motit të dielën herët. Meteorologët kanë paralajmëruar qytetarët në zonat e prekura që të qëndrojnë në shtëpi për të evituar rrezikun.

    (BalkanWeb)

  • Vrasja në Shkodër/ 33-vjeçari u nxor në pritë nga një profil i rremë në rrjetet sociale

    Vrasja në Shkodër/ 33-vjeçari u nxor në pritë nga një profil i rremë në rrjetet sociale

    Detaje të tjera janë mësuar pas vrasjes në Shkodër.

    Ramazan Mataj u nxor në pritë nëpërmjet rrjeteve sociale.

    Nga hetimet e policisë ka rezultuar se 33 -vjeçari është nxjerrë në pritë nëpërmjet Facebook-ut nga një profil me emrin e nje femre.

    Me një Facebook fals ajo i ka lënë takim në zonën ku u vra.

    Nga telefoni i viktimës ka dalë se vajza i ka nisur një voice mesazh Matajt.

    Në bisedat në Facebook dhe voice vajza ka pretenduar se ka një njeriun e saj të afërt në atë zonë.

    Sipas burimeve nga policia vendi është zgjedhur qëllimisht pasi aty nuk ka kamera dhe banesat e tjera janë larg në mënyrë që të mos dëgjoheshin të shtënat./SYRI.net

  • Atentati në Shkodër/ Babai i viktimës: Nëse ngjarja nuk do të zbardhet, do ta kërkoj vetë autorin!

    Atentati në Shkodër/ Babai i viktimës: Nëse ngjarja nuk do të zbardhet, do ta kërkoj vetë autorin!

    Babai i Ramazan Matajt, Fatmir Mataj tha për Shqipëria Live” se djali i tij nuk është përfshirë në asnjë punë të paligjshme.

    Ai u shpreh se nëse atentati ndaj djalit të tij nuk do të zbardhet, do ta kërkojë vetë autorin.

    Babai i viktimës: Mos abuzoni. Nuk jemi ne njerëz që merremi me punë të pista. Nuk kemi lidhje me asnjë, vetëm punë shtëpi, shtëpi punë. Mos krijojmë viktima më shumë, ta mbyllim programin më keq, nëse nuk del do e kërkoj vetë, nuk do shkojë gjatë.

    Nuk kemi asnjë dyshim, më pas dyshim do kisha vepru brenda 24 orëve. Ka qenë i papërgatitur. Në 8:20 na kanë lajmëru, unë kam shëtit gjithkund.

  • I vranë djalin në atentat, babai në Shkodër: Djali punonte në Mal të Zi, priste fejesën dhe letrat

    I vranë djalin në atentat, babai në Shkodër: Djali punonte në Mal të Zi, priste fejesën dhe letrat

    Babai i Ramazan Matajt, Fatmir Mataj tha për Shqipëria Live” se djali i tij nuk është përfshirë në asnjë punë të paligjshme.

    Ai u shpreh se nëse atentati ndaj djalit të tij nuk do të zbardhet, do ta kërkojë vetë autorin.

    Babai i viktimës:

    I kërkoj shtetit mos të hapë viktima më tepër, të zbardhë çështjen. Nuk kam pas debat me askënd. Kemi qenë për një kafshatë bukë. Djali punonte në Mal të Zi. Priste fejesën dhe letrat.

    I kërkoj shtetit drejtësi, mos të hapen viktima të tjera, mos të marrim rrugë pa dashje me fjalë. Kur nuk del e drejta, do e gjej vetë. Do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyn shteti. I bëj thirrje shtetit të kapen autorët sa më parë.

    Dhe rrjetet, ju lutem shumë mos fusni hundët, nuk jemi ne ata. Ju lutemi shumë, nuk kemi lidhje më askënd në botë.

    Mos abuzoni (mediave). Nuk jemi ne njerëz që merremi me punë të pista. Nuk kemi lidhje me asnjë, vetëm punë shtëpi, shtëpi punë.

    Mos krijojmë viktima më shumë, ta mbyllim programin më keq, nëse nuk del do e kërkoj vetë, nuk do shkojë gjatë. Nuk kemi asnjë dyshim, më pas dyshim do kisha vepru brenda 24 orëve. Ka qenë i papërgatitur. Në 8:20 na kanë lajmëru, unë kam shëtit gjithkund.

  • Transportonte 5 kg marijuanë me autobus, arrestohet shqiptari në Greqi

    Transportonte 5 kg marijuanë me autobus, arrestohet shqiptari në Greqi

    Një shtetas shqiptar 28 vjec, ka rënë në prangat e policisë greke pasi është kapur me 5 kg marijuanë.

    Ngjarja ka ndodhur në Volos të Greqisë, ku policia ka ushtruar kontroll tek pasagjeri që sapo kishte zbritur nga autobusi.

    Ai është ndaluar teksa merrte nga zona e bagazheve një cantë udhëtimi.

    Brenda saj policia ka gjetur dhe sekuestruar 5 pako që përmbanin 5 kg 189 gram marijuanë.

    Atij i janë sekuestruar edhe 460 euro, 1 celular dhe 1 biletë.

  • Monika Kryemadhi: Ilir Meta është një njeri që nuk ka lidhje me mua

    Monika Kryemadhi: Ilir Meta është një njeri që nuk ka lidhje me mua

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka deklaruar jashtë ambienteve të SPAK, se nuk e ka uruar për Vitin e Ri bashkëshortin e saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci.

    Kryemadhi u shpreh se; “nuk kam si të uroj një njeri që nuk ka lidhje me mua”.

    Ndërsa theksoi se armiqtë e saj, janë të gjithë ata që kanë shpifur ndaj deputetes.

    “Uroj që të gjithë njerëzi që iluminojnë Metën me shpifje të tilla të marrin përgjigjen në 2025, siç po e marrin disa.

    Armiqtë janë ata që kanë shpifur kundër Monika Kryemadhit”,– tha Kryemadhi.

  • Goditën dhe kundërshtuan punonjësin e policisë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

    Goditën dhe kundërshtuan punonjësin e policisë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

    Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi kanë kundërshtuar dhe kanë goditur një punonjës të policisë.

    Blutë e Tiranës bëjë me dije se komisariati i Policisë Nr.6, arrestoi në flagrancë shtetasit: V.M, 32 vjeç, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe A.Gj, 30 vjeç, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, pasi në pikën e kontrollit, shtetasi V.M, ka goditur për shkak të detyrës, punonjësin e policisë në detyrë, ndërsa shtetasi A.Gj, pasagjer në mjet, i ka kundërshtuar duke mos pranuar kryerjen e procedurave policore.

    NJOFTIMI

    Tiranë

    Komisariati i Policisë Nr.6, arrestoi në flagrancë shtetasit: V.M, 32 vjeç, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe A.Gj, 30 vjeç, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, pasi në pikën e kontrollit, shtetasi V.M, ka goditur për shkak të detyrës, punonjësin e policisë në detyrë, ndërsa shtetasi A.Gj, pasagjer në mjet, i ka kundërshtuar duke mos pranuar kryerjen e procedurave policore.

  • “Kosova naftën e merr kryesisht nga Durrësi dhe e shet 40 % më lire”- Sali Berisha zotohet: Garantoj shqiptarët se ngarkesa fiskale do të përgjysmohet

    “Kosova naftën e merr kryesisht nga Durrësi dhe e shet 40 % më lire”- Sali Berisha zotohet: Garantoj shqiptarët se ngarkesa fiskale do të përgjysmohet

    Sali Berisha është shprehur se Kosova, edhe pse naftën e merr kryesisht nga Durrësi, e shet 40 % më lirë se Shqipëria.

    Berisha garantoi shqiptarët se, me ardhjen e PD-së në pushtet, ngarkesa fiskale mbi naftën do të njohë një rënie drastike.

    “Kjo ngarkesë do të zbresë në nivelin e ngarkesave më të ulëta në rajon, në mënyrë që nafta në Shqipëri të zbresë në nivelet e ulëta, se ka vende në rajon që e kanë më të larta se Maqedonia dhe Kosova”, theksoi ai.

    Sali Berisha: Zotimi ynë është ky, në territorin e Republikës së Shqipërisë, nafta nuk do mund të shitet kurrë me variacion çmimi plus-minus 10 përqind me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, vende që nuk prodhojnë një litër naftë.

    Kosova naftën e merr kryesisht nga Durrësi. Pra nafta nga Durrësi shkon në Prishtinë, transportohet dhe shitet 40 përqind më lirë. Merr fund kjo vjedhje e tmerrshme mbi shqiptarët.

    Qeveria nuk ndërhyn në çmime, por qeveria nuk toleron kurrë spekulime.

    Sikundër garantoj shqiptarët se ngarkesa fiskale mbi naftën, që është mbi qytetarët, do të njohë një rënie drastike. Do të përgjysmohet. Nafta është energji dhe energjia është zhvillim.

    Ndaj dhe kjo ngarkesë do të zbresë në nivelin e ngarkesave më të ulëta në rajon, në mënyrë që nafta në Shqipëri të zbresë në nivelet e ulëta, se ka vende në rajon që e kanë më të larta se Maqedonia dhe Kosova.

    Këto dy vende do merren modeli i çmimit të naftës.

    Do jetë kjo paketë e 100 ditëve, pjesë e paketës me të cilën ne synojmë t’u dëshmojmë shqiptarët se të ardhurat e tyre po rishpërndahen në një mënyrë më të ndershme dhe se do jenë ata përfitues kryesorë.

  • SHKUNDET Greqia, ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve dhe magnituda

    SHKUNDET Greqia, ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve dhe magnituda

    Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter ka ndodhur mesditën e së hënës me qendër në zonën detare pranë Ilias.

    Sipas vlerësimit të rishikuar të Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka ndodhur në orën 11:47 me epiqendër 2 kilometra në perëndim të Giannitsochori, Ilia. Thellësia fokale u vlerësua në 15.5 kilometra.

    Në fillim Instituti Gjeodinamik foli për një epiqendër 4 kilometra në perëndim Veri-Perëndim të Giannitsochori Ilia dhe një pikë qendrore në 5 kilometra.

    Sipas patrisnews lëkundjet kanë shkaktuar shqetësim tek banorët e Ilias, por deri më tani nuk raportohet për dëme apo të lënduar.

    Ekspertët po monitorojnë evoluimin e aktivitetit sizmik, ndërkohë që vlen të theksohet se ka pasur edhe disa lëkundje të tjera me intensitet më të vogël.

  • Tragjike në Bulqizë/ U rikthye në punë sot pas pushimeve, humb jetën në galeri minatori 40-vjeçar (EMRI)

    Tragjike në Bulqizë/ U rikthye në punë sot pas pushimeve, humb jetën në galeri minatori 40-vjeçar (EMRI)

    Një minator ka humbur jetën këtë të hënë në një nga galeritë e kromit në Bulqizë, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

    Paraprakisht mësohet se minatori Sokol Toçi rreth 40 vjeç ka ndërruar jetë brenda galerisë teksa ishte rikthyer sot në punë pas pushimeve të fundvitit.

    Ai është dërguar në spitalin e Bulqizës ku është konfirmuar vdekja e tij.