Author: editor

  • Këngëtarja e njohur merr bakshish 24 mijë euro në dasmë

    Këngëtarja e njohur merr bakshish 24 mijë euro në dasmë

    Pandora Gostivari emër i njohur ky ndër shqiptarët e Maqedonisë ka treguar për mediat vendore

    se bakshishi më i madh që ka marrë nëpër dasma është 24 mijë euro te një darsmë shqiptare në Gjermani.

    Honorari për një darsëm është 2.000 eu ndërsa me gjithë bendin 3.000 euro.

    Ajo gjatë 2022 ka pasur të rezervuara 80 darsma ka treguar burri i saj Bekimi një tregtar veturash i cili njëkohësisht është edhe menaxheri i saj.

    27 vjeçarja Pandora bashkë me Bekimin jetojnë në relacionin Gostivar – Amerikë pasi Bekimi ka biznese dhe shtëpi atje.

  • Përfshihet nga flakët vila 3 katëshe në Kukës, rrezikohen dy të moshuarit

    Përfshihet nga flakët vila 3 katëshe në Kukës, rrezikohen dy të moshuarit

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një vile tre katëshe në lagjen 3 të qytetit të Kukësit.

    Ngjarja është regjistruar këtë mesditë dhe ka rrezikuar dy të moshuar.

    Këta të fundit jetojnë të vetëm në katin e parë të vilës.

    https://www.instagram.com/joqalbania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d29a3fd4-2602-4faa-a70e-3cc69243bc4d

  • Tre plumba në bark e një në kofshë, si është gjendja e shqiptarit që tentoi të grabiste bankën në Athinë dhe u plagos nga policia

    Tre plumba në bark e një në kofshë, si është gjendja e shqiptarit që tentoi të grabiste bankën në Athinë dhe u plagos nga policia

    Një 38-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në Athinë, gjatë një tentative për të grabitur një bankë.

    Shqiptari kreu grabitjen në një filial banke dhe u largua me para, teksa punonjësit njoftuan policinë.

    Në momentin që ai doli nga dega e bankës, një punonjës policie jashtë detyr3s dhe sigurimi i bankës kanë filluar ta ndjekin.

    Ndërkohë, pasi kishin mbërrtur edhe fektivë të tjerë të policisë, shqiptari dyshohet se ka sulmuar me thikë një prej tyre. Ky i fundit përdori armën e shërbimit dhe e plagosi shqiptarin .

    Mësohet se ai ka marr katër plumba, tre në bark dhe një në kofshë. 38-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital ku u intubua dhe po i nënshtrohet operacionit.

    Ai ishte duke komunikuar kur u transportua në Evangelismos me një ambulancë të EKAB dhe tani është intubuar dhe tashmë ndodhet në operacion.

  • “Heshtin dhe bllokojnë! Arroganca është e neveritshme”- Deputeti i PS-së denoncon kompaninë “ONE”: Kam 1 muaj pa telefon, faturat i kam paguar të gjitha, por…

    “Heshtin dhe bllokojnë! Arroganca është e neveritshme”- Deputeti i PS-së denoncon kompaninë “ONE”: Kam 1 muaj pa telefon, faturat i kam paguar të gjitha, por…

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka denoncuar publikisht kompaninë telefonike “One Albania”, pasi sipas tij ka paguar të gjitha faturat nëpërmjet bankës, por nuk merr asnjë shërbim.

    Erion Braçe shkruan se prej 1 muaji nuk ka telefon pasi iu është bllokuar numri nga kompania dhe se i duhet të rrijë nv zona me WiFi!

    “Ajo qe me acaron eshte qe nuk reagojnë! Heshtin dhe bllokojne! Natyrisht arroganca e ketyre ne marredhenie me njerezit eshte e neveritshme; une nuk jam i vetmi me kete hall”, shkruan deputeti socialist.

    Postimi i plotë i Erion Braçes:

    KAM NJE MUAJ PA TELEFON, NJE MUAJ PLOT!

    SOT ESHTE DATA 31 KORRIK, DITA E FUNDIT DHE,

    UNE CDO DITE KAM QENE PA TELEFON!

    NGA NESER, DUHET EDHE TE PAGUAJ FATUREN PA PATUR ASNJE MINUTE TE CDO DITE TE KETIJ KORRIKU, SHERBIM-telefon, internet, mesazhe!

    UNE JAM NEN KONTRATE ME KOMPANINE ONE;

    PREJ VITESH!

    Po prej vitesh paguaj detyrimet permes BANKES!

    Ne banke mesova se kjo kompani nuk dergonte me ne banke faturat e mia; si une ishin shume me kete problem.

    Cdo jave te ketij Muaji, kam qene ne dyqanin e tyre;

    Pas javes se dyte u binden dhe nje jave me pare fatura kish mberritur ne banke;

    Prej BANKES kam marre vertetimin se CDO FATURE E PARAQITUR PRANE BANKES ESHTE PAAAGUUUUAAAAR!

    Ua cova nje te hene me pare ne dyqanin e tyre!

    Por, perseri TELEFONI ESHTE I BLLOKUAR, INTERNETI PO ASHTU! Me duhet te rri ne zona me WiFi prej nje muaji!

    Ajo qe me acaron eshte qe NUK REAGOJNE! Heshtin dhe bllokojne!

    Natyrisht ARROGANCA e ketyre ne marredhenie me njerezit eshte e NEVERITSHME; une nuk jam i vetmi me kete hall!

    E gjitha ne nje treg DUOPOL-me vec dy kompani, e ka degraduar kete sherbim ne NJE SHERBIM MIZERABEL!

  • Tragjike, prindërit e lanë vetëm në breg, mbytet vajza 13 muajshe

    Tragjike, prindërit e lanë vetëm në breg, mbytet vajza 13 muajshe

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje nga Zelanda e Re të cilët kishin shkuar me pushime në Fixhin perëndimor.

    Media te huaja shkruajnë se një çift, duhet që të gatuante drekën dhe për këtë vajzën 13 muajshe e kanë lënë të lidhur me shpresën që do të ishte e sigurtë, por e vogla ka arritur që të lirohej dhe të nisej në drejtim të detit ku dhe humbi jetën.

    Kur janë kthyer prindërit kanë parë trupin e vogëlushes në ujë.

    Ndër të tjera thuhej se vogëlushja në momentin që ato e lanë ishte e ulur te lodrat e sah dhe po shikonte kukulla, porn ë një moment ajo është ngritur dhe ka arritur që të çlirohet nga pengesa e prindërve dhe të përfundojë në det.

    Familja, e cila mbërriti në Musket Cove pak ditë më parë, ishte nisur nga Zelanda e Re. Është hapur një mbledhje fondesh për të ndihmuar prindërit e vogëlushes për shpenzimet e varrimit dhe për kthimin e saj në shtëpi.

  • Ndodh fenomeni i pazakontë, shkatërrohen kaktusët gjigantë, arsyeja…

    Ndodh fenomeni i pazakontë, shkatërrohen kaktusët gjigantë, arsyeja…

    Vala “përvëluese” e të nxehtit që ka përfshirë Arizonën së fundmi duket se po shkatërron edhe kaktusët gjigantë dhe tipikë të shkretëtirës Sonoran, jo shumë larg Phoenix.

    Mediat e huaja shkruajnë se Kopshti Botanik i Shkretëtirës ka regjistruar një vdekje të bimëve pikërisht për shkak të periudhës së zgjatur të temperaturave të larta.

    Kaktusi është një lloj bime që i reziston shumë nxehtësisë, por duke qenë se nuk ka rënie të temperaturave edhe gjatë natës, bimët nuk janë në gjendje të ‘ftohen’, prandaj kalojnë në dehidratim dhe më shumë i nënshtrohen infeksioneve dhe sulmeve nga insektet.

    “Këto bimë shpjegoi shkencëtarja Tania Hernandez -përshtaten me nxehtësinë, por në një moment të caktuar ato duhet të ftohen dhe nevojitet edhe shi”.

    Disa foto të Kopshtit Botanik të Shkretëtirës tregojnë saguaros me trungje dhe degë të thyera në tokë. Sipas Shërbimit të Parkut Kombëtar, agjencisë së parkut të Shteteve të Bashkuara, ky lloj kaktusi jeton midis 150 dhe 175 vjet, në disa raste edhe më shumë se 200 vjet.

  • “Tapë” në timon/ Shkaktoi aksidentin në aksin Korçë-Bilisht, prangoset inspektori i policisë

    “Tapë” në timon/ Shkaktoi aksidentin në aksin Korçë-Bilisht, prangoset inspektori i policisë

    Rajmond Xhipo, një inspektor policie që shërben në policinë Kufitare të Pustecit është vënë në pranga ditën e sotme. Ai u arrestua pas një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Korçë-Bilisht pasditen e djeshme.

    Mësohet se efektivi 58-vjeçar ka qenë duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, në momentin kur është përplasur me një furgon.

    Njoftimi i policisë:

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë, Inspektor R.XH., 58 vjeç, me detyrë Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pustec, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

    Ai dyshohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

    Sot rreth orës 17:25, duke drejtuar mjetin në rrugën nacionale Korçë – Bilisht, është përfshirë në aksident rrugor me dëme materiale, me një mjet tip furgon.

    Nga testet e kryera në vendngjarje ka rezultuar se punonjësi i Policisë kishte konsumuar alkool tej normave të lejuara.

    Ai ishte duke shkuar për të marrë detyrën.

    Materialet procedurale do t’i përcillen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

  • Nuk pinte ujë dhe hante vetëm fruta prej 10 vitesh, ndërron jetë influencerja ruse

    Nuk pinte ujë dhe hante vetëm fruta prej 10 vitesh, ndërron jetë influencerja ruse

    Një influencere që ndiqte një dietë strikte me fruta ekzotike raportohet të ketë vdekur si pasojë e urisë dhe rraskapitjes.

    Zhanna Samsonova, një ruse e shpërngulur në Azinë juglindore ndiqte këtë regjim ushqimor prej 10 vjetësh i cili konsistonte në fruta, filiza luledielli, smoothie frutash dhe lëngje. Gjithashtu, kishte periudha kur 39-vjeçarja praktikonte “agjërimin e thatë”, gjatë së cilave nuk hante apo pinte për ditë me radhë.

    Samsonova kishte mbi 6 vjet që nuk pinte ujë dhe e kishte zëvendësuar me lëngjet e frutave. Influencerja me 10 mijë ndjekës në Instagram, ndërroi jetë nga një infeksion i ngjashëm me kolerën që u fuqizua nga “rraskapitja e një trupi në dietë vegane”, u shpreh nëna e saj për një gazetë ruse.

    Ekspertiza për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes nuk është kryer ende për shkak se familja po përpiqet të tërheqë trupin në Rusi. E ëma thotë se nuk ishte dakord me regjimin strikt të së bijës dhe ishte përpjekur t’i mësonte zakone të shëndetshme të të ngrënit, por pa sukses.

    Zhanna ndiqte prej një dekade dietën vegane ndërsa rrallëherë i lejonte vetes të hante bulmet ose peshk. Përgjatë viteve, ajo u bë edhe më strikte derisa në 7 vitet e fundit hante vetëm durian, një frut ekzotik me gjemba që njihet për aromën shpuese.

    Në një postim të 7 Qershorit, ajo shkruan se ishte e emocionuar për sezonin e frutave në Tajlandë pasi “ishte momenti të shtonte peshë”.

  • I fundit! Shpërthen në flakë një autobus me turistë në Greqi

    I fundit! Shpërthen në flakë një autobus me turistë në Greqi

    Një zjarr ka rënë paraditen e sotëm në një autobus të mbushur plot turistik,teksa po lëvizte në dalje për në Halkidiki në autostradën Selanik-Neon Moudanion.

    Fatmirësisht shoferi ka ndalur mjetin menjëherë, ndërsa pasagjerët nuk pësuan asnjë lëndim.

    Sipas dëshmisë së një pasagjeri, gjatë incidentit është dëgjuar një shpërthim dhe ka pasur panik,

    ndërsa brenda autobusit ka pasur edhe fëmijë të vegjël.

    Autoritetet po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

  • Nga sot pasaportat dhe ID-të do të prodhohen nga shteti! Nis shpërndarja e kuponëve të rinj. Çfarë do të ndodhë me çmimin

    Nga sot pasaportat dhe ID-të do të prodhohen nga shteti! Nis shpërndarja e kuponëve të rinj. Çfarë do të ndodhë me çmimin

    Duke nisur nga dita e sotme (1 gusht), kartat e identitetit (ID) dhe pasaportat biometrike të shqiptarëve do të prodhohen nga kompania e re shtetërore “IdentiTek”, pasi kontrata me ALEAT përfundoi më 31 korrik.

    Duke nisur nga dita e sotme (1 gusht), kartat e identitetit (ID) dhe pasaportat biometrike të shqiptarëve do të prodhohen nga kompania e re shtetërore “IdentiTek”, pasi kontrata me ALEAT përfundoi më 31 korrik.

    Të dhënat janë bërë zyrtare nga Ministria e Brendshme pak ditë më parë, ndërkohë që mësohet se bëhet fjalë edhe për mekanizmin se si do të operojë kompania shtetërore, drejtuesen e së cilës e kanë sjellë nga Gjermania për të qenë në krye të kësaj pune.

    Mësohet se me ndërrimin e dy kompanive, të paktën për momentin nuk do të ketë ndryshime të çmimeve për t’u pajisur me një ID të re apo me një pasaporte biometrike. Për një pasaportë me një afat standard prodhimi 15-ditor duhet të paguajnë 7.500 lekë, ndërsa në një afat të përshpejtuar në vetëm 2 apo 3 ditë duhet të paguajnë 18.000 lekë, derisa për prodhimin e kartës së identitetit duhen 1.500 lekë.