Author: editor

  • Zjarrvëniet e qëllimshme, reagon Rama dhe del me paralajmërimin ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve në rrethe

    Zjarrvëniet e qëllimshme, reagon Rama dhe del me paralajmërimin ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve në rrethe

    Kryeministri Edi Rama paralajmëron se ligji do të zbatohet rreptësishtë për rastet e zjarrëvënësve, ndërsa ka paralajmëruar porokurorë dhe gjykatës në rrethe për mosveprim për këto vepra penale. Ai bëri me dije se nga 79 raste zjarrëvënieje gjatë këtij viti janë zbardhur 55, me 62 autorë të proceduar penalisht.

    Rama u shpreh se 20 zjarrvënës janë në arrest me burg, ndërsa të tjerët ndiqen në gjendje të lirë. Sipas kreut të qeverisë, ende mungon ndëshkueshmëria e plotë, si pasojë e qasjes skandaloze dhe paturpësisht të papërgjegjshme të disa prokurorëve e gjykatësve nëpër rrethe. Rama u bën apel prokurorëve dhe gjykatësve që kanë në duar raste të tilla, që të zbatojnë rreptësisht ligjin.

    “Policia e Shtetit po bën një punë të admirueshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve të krimit të tmerrshëm të zjarrvënies në pyje, ullishta e zona të gjelbërta. Në 79 raste zjarrëvënieje gjatë këtij viti janë zbardhur 55, me 62 autorë të proceduar penalisht. 20 zjarrvënës janë në arrest me burg, ndërsa të tjerët ndiqen në gjendje të lirë, por ende mungon ndëshkueshmëria e plotë, si pasojë e qasjes skandaloze dhe paturpësisht të papërgjegjshme të disa prokurorëve e gjykatësve nëpër rrethe, të cilët mesa duket s’ka atdhe, s’ka fe, s’ka din e as iman, që i frenon në krimin e tyre të indiferencës antiligjore ndaj një krimi si zjarrvënia mbi një pasuri kaq të vyer, që është e të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, po edhe e mbarë njerëzimit.

    Me ndryshimet që i kemi bërë vitet e fundit Kodit Penal, zjarrvënia e pyjeve dënohet deri në 15 vjet burg dhe në tasin e kësaj fare të keqe prokurorësh pa atdhe, ka deri edhe disa syresh që gjatë viteve të shkuara kanë shpallur deri mosfillimin fare të çështjes penale për zjarrëvënësit. U bëj apel organeve të inspektimit të drejtësisë dhe mbikqyrjes së veprimtarisë së prokurorëve e gjykatësve, që të mos bëjnë sehir karshi këtyre individëve të padenjë për t’i shërbyer ligjit të Republikës së Shqipërisë. U bëj gjithashtu apel prokurorëve dhe gjykatësve që kanë në duar rastet e lartpërmendura, që të zbatojnë rreptësisht ligjin dhe t’i dalin për Zot kësaj pasurie të vënë në breza, e cila u takon brezave të ardhshëm, po edhe krejt njerëzimit”, shkrua Rama në Facebook.

  • Kush po spekulon me kursin e këmbimit? “Tërmeti” i sotëm zbulon lojën e pistë me Lekun

    Kush po spekulon me kursin e këmbimit? “Tërmeti” i sotëm zbulon lojën e pistë me Lekun

    Një ngjarje shumë e çuditshme ka ndodhur sot në tregun e këmbimit valutor, ku kundrejt çdolloj logjike tregu apo pritshmërie, leku është forcuar me 3 apo më shumë pikë ndaj monedhave si euro, dollari apo paundi britanik.

    E gjitha kjo ndodh në një kohë kur euro dhe monedhat e tjera kishin nisur një cikël rekuperimi ndaj monedhës sonë pas rënies së ndjeshme gjatë javëve të qershorit dhe korrikut, por mbi të gjitha, kur FED dhe Banka Qendrore Europiane rritën normat e interest për euron dhe dollarin, gjë e cila të bënte të besoje se këto monedha do të forcoheshin disi ndaj lekut.

    Tabela e BSH per kursin e kembimit te lekut me monedhat e tjera sot
    E gjitha kjo të bën të dyshosh për spekulime në tregun valutor në vend nga aktorë të fuqishëm, të cilën kanë në duar shuma kolosale, përmes të cilave ndërhyjnë në treg duke shkaktuar tërmete si ky i sotmi.

  • Më 1 Gusht sytë drejt qiellit, shijoni spektaklin me një superhënë

    Më 1 Gusht sytë drejt qiellit, shijoni spektaklin me një superhënë

    Ditën e parë të Gushtit, hëna do të jetë 357.530 km larg Tokës. Kjo është superhëna e parë e Gushtit dhe e dyta nga katër superhënat e vitit.

    Hëna sillet rreth Tokës në trajtë eliptike ndaj ajo herë është më afër saj e herë më larg. Një superhënë ndodh kur hëna e plotë ndodhet në pikën më të afërt orbitale me planetin tonë.

    E para ndodhi më 2-3 Qershor kur hëna e plotë ndodhej 361.934 km larg. E treta dhe më e afërta do të jetë më 30 Gusht kur hëna do të jetë në një largësi prej 357.344 km.

  • VIDEO/ Berisha “harron” politikën, shihet në një dasmë në Tropojë, Shkëlzeni dhe Armina “e djegin” duke kërcyer

    VIDEO/ Berisha “harron” politikën, shihet në një dasmë në Tropojë, Shkëlzeni dhe Armina “e djegin” duke kërcyer

    Ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur në një dasmë në Tropojë, vendlindjen e tij bashkë me familjen, duke lënë mënjanë për pak orë politikën.

    Në një video të postuar në tiktok, Berisha shihet i ulur në tavolinë, i rrethuar nga të afërm, teksa bashkëshortja e tij Liri Berisha ndodhet në pistën e kërcimit, ashtu si edhe djali Shkëlzeni me bashkëshorten Armina Mevlani.

    Këta të fundit kërcejnë nën ritmet e një kënge e valleje të njohur tropojane ku nuk mungon përshëndetja me emra.

    https://v19-web-newkey.tiktokcdn.com/543b03b5d2b2e60e78685142e491a56c/64c817d3/video/tos/useast2a/tos-useast2a-ve-0068-euttp/o8y8gEBfQYRPmldlAbqAOI3Uki6eFnGkxgDQAD/?a=1988&ch=0&cr=0&dr=0&lr=tiktok_m&cd=0%7C0%7C1%7C0&cv=1&br=1586&bt=793&cs=0&ds=3&ft=ApKJEB0Vq8Zmo_f4qc_vjBsFKAhLrus&mime_type=video_mp4&qs=0&rc=aDMzODo1aGUzOTM0NzM8OUBpM3NuM2Q6ZnNxbTMzZjczM0AxNWFhYzU1Ni8xXmIzXy8tYSM1c15kcjRfZjBgLS1kMWNzcw%3D%3D&l=20230731141904D85822BB3D6E9517CDEF&btag=e00090000

  • Nuk shpëtoni dot nga mushkonjat? Ka një arsye pse jeni “të përzgjedhurit” e tyre

    Nuk shpëtoni dot nga mushkonjat? Ka një arsye pse jeni “të përzgjedhurit” e tyre

    Mushkonjat, këto insekte të vogla por të “tmerrshme” që thithin gjak, duket se kanë aftësinë të veçojnë disa individë, duke i lënë ata të mbuluar me shenja, ndërsa të tjerët mbeten të lumtur dhe të padëmtuar.

    Në një studim novator, studiuesit lëshuan mushkonjat, të njohura shkencërisht si Aedes aegypti, në një tub të ndarë në dy seksione. Në fund të tubit ishte një palë binjake, identike dhe jo identike. Vullnetarët përfshinin 18 binjake femra identike dhe 19 jo-identike që dolën vullnetarë si “mish mushkonjash”.

    Çuditërisht, insektet treguan një preferencë për disa individë mbi të tjerët, dhe kjo preferencë duket se lidhet me faktin nëse binjakët ishin identikë apo jo. Binjakët identikë, me gjenet e tyre identike, ishin ose po aq tërheqës ose jo tërheqës për mushkonjat. Megjithatë, kur binjakët nuk ishin identikë, zgjedhja e mushkonjave ndryshonte, duke treguar se gjenetika luan një rol në ligjin e tërheqjes së mushkonjave.

    Ky faktor gjenetik mendohet se ndikon në mënyrën se si një insekt ndjen erën e një personi. Studimet e mëparshme kanë treguar tashmë se era e trupit mund të ndikojë në tërheqjen e mushkonjave, me disa lloje dhe sasi të baktereve në lëkurë që i bëjnë disa njerëz më tërheqës për këto insekte të bezdisshme. Edhe grupi i gjakut, si lloji O, mund të lëshojë një aromë specifike në djersë që tërheq mushkonjat. Për më tepër, faktorë të tillë si shtatzënia dhe pesha trupore mund t’i bëjnë njerëzit më të ndjeshëm ndaj pickimit të mushkonjave për shkak të ndryshimeve në temperaturën e trupit dhe prodhimit të djersës.

    Ndërsa ky kuptim i ri i magnetizmit të mushkonjave nuk do të na shpëtojë nga pickimet këtë verë, ai premton për kërkime të ardhshme. Shkencëtarët shpresojnë të identifikojnë dhe neutralizojnë aromat specifike që tërheqin mushkonjat, duke çuar potencialisht në më pak pickime të mushkonjave dhe një rrezik të reduktuar të sëmundjeve të tilla si ethet e verdha dhe dengoja, të cilat këto insekte shpesh mbartin.

  • As krushkat nuk i shpëtojnë fotove, nëna e Luizit dhe e Kiarës shihen së bashku në Tiranë (Foto)

    As krushkat nuk i shpëtojnë fotove, nëna e Luizit dhe e Kiarës shihen së bashku në Tiranë (Foto)

    Kohët e fundit, e kemi parë shpesh Kiara Titon në shoqërinë e vjehrrës së saj, nënës së Luizit. Fansave nuk i shpëton asnjë rast kur çifti apo nëna e Luizit shfaqen në publik, për t’i publikuar në rrjetet sociale.

    Ditën e sotme, janë publikuar foto të krushkave, nënës së Luizit dhe nënës së Kiarës në shoqërinë e njëra-tjetrës. Ato janë parë në rrugën Myslym Shyri në Tiranë, pikërisht aty ku çifti janë vendosur përkohësisht.

    Çdo lëvizje e dyshes Luiz Kiara kthehet në lajmin kryesor të ditës në radhët e vipave shqiptarë dhe kështu që nuk mund të kalonte pa u vënë re as ky hap i rëndësishëm që ata kanë hedhur në raportin e tyre.

  • FOTO/ Sherr dhe dajak! Ky është gardisti i Nikollës që qëlloi me pistoletë

    FOTO/ Sherr dhe dajak! Ky është gardisti i Nikollës që qëlloi me pistoletë

    “5Pyetjet.al” publikon foton e ish-gardistit Martin Nikolli, i cili qëlloi me armë zjarri në ajër paraditen e djeshme në konfliktin që ndodhi në fshatin Hamallaj të Durrësit, pasi u përfshi në konflikt me familjen Kaçi.

    Tre persona ngelën të plagosur si pasojë e dhunës. Nikolli, që ishte në detyrë si shofer zëvendësues i kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla u përjashtua fillimisht nga Garda e Republikës dhe më pas u arrestua. Së bashku me Martinin, u arrestua edhe vëllai i tij për ngjarjen.

    Në dëshminë e parë që ka dhënë në polici pas arrestimit, Martin Nikolli është justifikuar duke deklaruar se konfliktin e nisi pala tjetër dhe se qëlloi në ajër për të trembur familjen Kaçi.

    “Erdhi babai i palës tjetër dhe na ofendoi. Konflikti ka nisur në fillim nga ana e tyre. Më pas gjërat u përkeqësuan dhe nisi konflikti më i rëndë. Në fund kam qëlluar me armë në ajër. Qëllimi ka qenë për të ndaluar sherrin dhe konfliktin që kishte nisur.

    Nxora armën për të qëlluar në momentin që sherri po degradonte deri në përdorim të sendeve dhe objekteve të forta”, mësohet të jetë shprehur para grupit hetimor ish-gardisti Martin Nikolla.

  • A erdhi nga hapësira? Zbulohet origjina e objektit misterioz të gjetur ne vendin tone

    A erdhi nga hapësira? Zbulohet origjina e objektit misterioz të gjetur ne vendin tone

    Një cilindër gjigant misterioz i zbuluar në një plazh australian është identifikuar si mbetje nga një raketë indiane, sipas zyrtarëve.

    Objekti, i cili është rreth 2.5 metra i lartë, u gjet në një plazh pranë Green Head, tre orë në veri të Perthit.

    Zyrtarët shtetërorë dhe federalë kanë kaluar gati dy javë duke u përpjekur të zbulojnë se cila ishte origjina e cilindrit gjigant metalik dhe nga erdhi ai.

    Shumë fillimisht menduan se vinte nga hapësira?

    Agjencia Australiane e Hapësirës megjithatë ka dalë me një përfundim duke thënë se objekti është “me shumë gjasa” mbeturina nga një “fazë e tretë e shpenzuar e një mjeti lëshues satelitor polar”.

    Automjeti drejtohej nga Organizata Indiane e Kërkimeve Hapësinore dhe mbeturinat që u gjetën nga anija tani po mbahen në ruajtje. Por ende kjo Agjensi nuk e ka konfirmuar një fakt të tillë.

    Në një Tweet, Agjencia Australiane e Hapësirës tha: “Mbetjet mbeten në ruajtje dhe Agjencia Australiane e Hapësirës po punon me ISRO, e cila do të sigurojë konfirmim të mëtejshëm për të përcaktuar hapat e ardhshëm, duke përfshirë marrjen në konsideratë të detyrimeve sipas traktateve të Kombeve të Bashkuara për hapësirën.

    “Nëse komuniteti vëren ndonjë mbeturinë të mëtejshme të dyshuar, ata duhet ta raportojnë atë tek autoritetet lokale dhe të njoftojnë Agjencinë Australiane të Hapësirës përmes [email protected].

  • Ngjarje e rëndë/ 32-vjeçarja bllokohet në ashensor, gjendet e vdekur pas 3 ditësh

    Ngjarje e rëndë/ 32-vjeçarja bllokohet në ashensor, gjendet e vdekur pas 3 ditësh

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Uzbekistan, ku një 32-vjeçare u bllokua në një ashensor për tre ditë dhe vdiq, sepse askush nuk e dëgjoi.

    Olga Leondieva, 32 vjeç, një postiere në Tashkent, kryeqyteti i Uzbekistanit, mori ashensorin për të dërguar pakot, të hënën, më 24 korrik. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, ajo mori ashensorin në katin përdhes të pallatit nëntëkatësh. Pastaj u zhduk.

    Një grua u raportua e zhdukur më 26 korrik nga të afërmit trupi i saj u gjet të nesërmen në ashensor. Sipas një burimi, “askush nuk i dëgjoi thirrjet e saj për ndihmë” dhe alarmi i ashensorit nuk ra.

    Një përfaqësues i kompanisë Rajonale të Rrjeteve Elektrike ka thënë për Gazetën.uz lokale se nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në pallat në ditët në fjalë.

    “Shkak i ngjarjes ka qenë mosfunksionimi i ashensorit. Këtë e kanë konfirmuar edhe banorët”, ka thënë ai, sipas mediave britanike.

  • “O paguaj o vdis”, aktori Genc Fuga u operua për 19 mijë euro në spital privat, denoncimi i deputetit: Turp që ndërhyrje të tilla nuk bëhen në QSUT

    “O paguaj o vdis”, aktori Genc Fuga u operua për 19 mijë euro në spital privat, denoncimi i deputetit: Turp që ndërhyrje të tilla nuk bëhen në QSUT

    Deputeti i opozitës, Tritan Shehu ka reaguar për rastin e aktorit Genc Fuga, i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u mblodhën 19 mijë euro që të operohej në spitalin amerikan.

    Në një postim në Facebook, Shehu denoncon se disa raste ekstrem për jetën nuk realizohen në QSUT. Ai thotë se ky është një trup dhe se në të tilla raste shteti duhet të kompensojë për pacientin pagesën e ndërhyrjes në spitalin privat.
    Postimi i plote i Tritan Sehut

    Kriminale t’i thuash pacientit “O paguaj o vdis”!

    Nje “Deja vu” cfare ndodh me artistin Fuga, nje ngjarje e perseritur, per qindra shqiptare tashme.

    Nje shkelje e rende e Kushtetutes, te drejtave universale.

    Eshte vetem nje simptom i degradimit te “Shendetesise falas” te Rilindjes.

    Ne te vertete e kam ngritur pa nderprerje kete ballafaqim me vdekjen te pacienteve, por pa asnje pergjigje nga ky shtet.

    Jane jo pak nderhyrjet e urgjences ekstreme jetesore, pra per jete ose vdekje, qe per turpin e sistemit nuk realizohen as ne QSUT.

    Realizohen vetem te privati, me pagese ne dore nga pacienti.

    Ndryshe Vdis!

    Midis tyre eshte dhe trajtimi i “aksidenteve” akute e te renda cerebrale.

    Pra kemi te bejme me nje urgjence ekstreme, detyre e shtetit per tu perballuar.

    Fatkeqesisht shteti ne vend qe te ndertoje nje strukture te tere mbeshtetese urgjence, ben rolin e strucit, duke i thene pacienteve…

    O paguaj o vdis.

    Se pari eshte e pa pranueshme qe te tilla procedura mos te realizohen ne QSUT,

    Turp kjo edhe per ate qender, sherbimet, qe se paku duhet te ngrene fort zerin e jo te heshtin si fija e barit.

    Se dyti, per deri sa kjo te realizohet tek publiku, shteti duhet te rimbursoje 100 % te shpenzimeve privatit qe e realizon, duke e falenderuar ate.

    Sepse ketu kemi te bejme me Jete ose Vdekje.

    Duke i uruar sherim aktorit te njohur e vleresuar rolin e publikut dua te them:

    Nuk mjafton vetem me kaq, jane shume e shume ata qe ne heshtje pesojne te tilla semundje e kane nevoje per ndihme.

    Opinioni mjekesor, ai i pergjithshem duhet te ngreje fort e lart zerin per tu respektuar e vleresuar se paku Jeta e qytetareve.