Author: editor

  • Makina përplaset me kamionin në Qukës, 4 të plagosur mes të cilëve 2 të mitur

    Makina përplaset me kamionin në Qukës, 4 të plagosur mes të cilëve 2 të mitur

    Një aksident i ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas në fshatin Qukës ka shkaktuar 4 të plagosur, 2 prej tyre të mitur. Të lënduarit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

    Policia njofton se makina me shoferin me iniciale R.P. që është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin me iniciale G.A.

    Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit./

  • Shkencëtarët ngrenë alarmin: Antarktidës i mungon një sasi akulli sa sipërfaqja e Argjentinës, çfarë pritet

    Shkencëtarët ngrenë alarmin: Antarktidës i mungon një sasi akulli sa sipërfaqja e Argjentinës, çfarë pritet

    Kontinentit të Antarktidës i mungon një sasi akulli deti me madhësinë e Argjentinës dhe shkencëtarët po përpiqen të kuptojnë arsyen, sipas CNN.

    Ndërkohë që hemisfera veriore po mbytet në një valë të nxehti rekord, një tjetër rekord i tmerrshëm klimatik është shkatërruar.

    Akulli i detit Antarktik ka rënë në nivele të ulëta të paprecedentë për këtë periudhë të vitit.

    Çdo vit, akulli i detit Antarktik tkurret në nivelet më të ulëta në fund të shkurtit, gjatë verës së kontinentit. Më pas, akulli i detit rindërtohet gjatë dimrit.

    Por këtë vit, shkencëtarët kanë vërejtur diçka ndryshe. Akulli i detit nuk është kthyer në nivelet e pritura. Në fakt, është në nivelin më të ulët për këtë periudhë të vitit që nga fillimi i regjistrimeve 45 vjet më parë.

  • Zbardhen detajet “bombë” për dosjen e Kryemadhit në SPAK, si u zbuluan nga inteligjenca amerikane pagesat nga njerëzit e Putinit për lobim në SHBA, 3 llogaritë bankare të huaja dhe një kompani offshore në emër të saj, ja sa vite burg rrezikon

    Zbardhen detajet “bombë” për dosjen e Kryemadhit në SPAK, si u zbuluan nga inteligjenca amerikane pagesat nga njerëzit e Putinit për lobim në SHBA, 3 llogaritë bankare të huaja dhe një kompani offshore në emër të saj, ja sa vite burg rrezikon

    Çështja e lobimit të ish-partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (sot Partia e Lirisë) në SHBA për rreth 700 mijë dollarë është rikthyer sërish në vëmendjen e drejtësisë pasi SPAK po thërret në rresht kupolën e LSI për të dhënë sqarime për paratë e padeklaruara në Uashington. Lëvizja Socialiste për Integrim, nga faktet që janë publikuar nga mediat evropiane rezulton se është përfshirë në vitin 2017 në një operacion masiv, duke pastruar paratë e pista. Në krye të pastrimit të parave qëndrojnë si gjithnjë dy pronarët e LSI, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, të certifikuar nga Perëndimi si dy kokat më të mëdha të krimit dhe korrupsionit në Ballkan, ndërsa janë përfshirë anëtarët kryesorë të partisë, si ish-ministra, ish-drejtorë, deputetë, këshilltarë, kryebashkiakë dhe sekretarë të LSI. Kjo parti ka hedhur një pjesë të parave të dyshimta në zgjedhjet parlamentare të 2017, me qëllim për të siguruar një numër sa më të madh mandatesh, për të qëndruar sërish në pushtet, për të vijuar vjedhjen. Një pjesë të parave i kanë deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por nuk i kanë deklaruar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për shkak se paratë janë të paligjshme. Me këtë veprim kanë konsumuar disa vepra penale, që nga mashtrimi me deklarimin e pasurisë, deklarim i rremë, pastrim parash etj.

    Zbardhen detajet “bombë”

    Por shpërthimi i dosjes në SPAK ditët e fundit mund të sjellë zhvillime të bujshme duke marrë parasysh faktet tronditëse që kanë dalë nga mediat evropiane, të cilat kanë deklaruar se do të referohen të gjitha tek drejtësia e re. Disa muaj më parë, “Kronen Zeitung” media më e madhe austriake publikonte një artikull ku sipas një dëshmitari shqiptar që strehohej në Austri, Ilir Meta përshkruhej si thelbësisht i korruptuar. Artikulli mes të tjerave citonte dokumentet e siguruara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA për lobimin ndër vite të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Uashington. Gazeta referonte edhe një pagesë prej 700 mijë dollarësh të bërë në 2016-të dhe fillim të 2017-s përmes kompanisë Dorelita Limited, e regjistruar në Qipro. Sipas kontratës së dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë, qëllimi ishte mbrojtja e interesave të personave dhe klientëve të kompanisë qipriote, që përfaqësohej nga avokati Iraklis Fidetzis, i cili dyshohet një njohje e Vangjel Tavos, ish-deputet i LSI-së në qarkun e Gjirokastrës. Dokumentet tregojnë se janë paguar rreth 700 mijë dollarë te kompania McKeon Group. 90 mijë dollarë janë paguar nga avokati Iraklis Fidetzis, ndërsa 600 mijë të tjera sërish nga Fidetzis por përmes kompanisë “Dorelita Limited”. Pyetja që nuk mori përgjigje në artikullin e medias austriake është burimi i këtyre parave. Dyshimet u ngritën në dy pista, ose janë para korrupsioni, ose financim nga vende të treta si pjesë e fushatës së tyre për influencë në Ballkan.

    Dokumentet nga inteligjenca amerikane

    Përgjigjen e kanë dhënë sërish mediat evropiane. Ishte EuReporter, media e themeluar që në 2001 me bazë në Bruksel, e cila solli dokumente të siguruara nga inteligjenca amerikane, që tregonin transaksione monetare të Monika Kryemadhit me kompani guaskë të regjistruara në parajsa fiskale. Pagesat janë marrë nga kompania offshore “Holdem Holdings”, e cila kontrollohet nga oligarkët rusë të naftës Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan. Monika Kryemadhi dyshohet se është aksionere në kompaninë offshore të kontrolluar nga rusët, pasi në mandat pagesat thuhet se shuma prej 13 mijë e 500 euro është marrë si divident për aksioneren. Kryemadhi gjithashtu ka bërë një pagesë për një kompani offshore, “Vradus Holdings”, e cila kontrollohej nga Vitaly Savvin, një oligark rus nafte, që sikurse u zbulua nga Forbes ishte një nga donatorët më të mëdhenj të Putinit. Investigimi i EuReporters ngre dyshime se dy kompanitë në fjalë të regjistruara në parajsa fiskale nuk kanë asnjë aktivitet, por shërbejnë si maskim në këtë rast për të shpërndarë paratë ruse për politikanët e korruptuar në Evropën Lindore si pjesë e strategjisë së Moskës për të rritur influencën në këto vende.

    Llogaritë bankare të huaja dhe lëvizja që fundos Kryemadhin

    Sipas medias në Bruksel, ka prova të qarta se Kryemadhi kishte një llogari bankare në Credit Agricole Suisse SA në Zyrih, Zvicër. Kryemadhi figurohet qartë si pronarja e kësaj llogarie. Nga ana e saj, Monika Kryemadhi ka mohuar që të ketë aksione dhe llogari jashtë vendit. Por prova shtesë përputhet me dokumentet e publikuara nga EU Reporter, duke rënduar pozitat e Monika Kryemadhit. Bëhet fjalë për lëvizjet jashtë vendit të ish kryetares së LSI-së, lëvizje të cilat përputhen me lëvizjen e parave. Nga verifikimet, rezulton se Monika Kryemadhi, në datën 17 korrik 2017, ora 14:26, ka kaluar kufirin në këmbë në pikën e kufitare të Qafë Botës. Duket i çuditshëm fakti se si ka mundësi që një deputete dhe në atë kohë kryetare e LSI-së, kalon kufirin në këmbë. Një ditë më pas, në 18 korrik 2017, ora 15 e 20 minuta, siç edhe e konfirmojnë dokumentet, nga llogaria e Monika Kryemadhit në Credit Agricole Suisse SA në Zyrih, Zvicër drejt llogarisë së kompanisë Vradus Holdings Limited, numri i faturës: 030125062017. (Adresa e Vradus Holdings Limited: 150 Grivas, Digeni st limassol Qipro). Shuma e kaluar tek llogaria e kompanisë së biznesmenit rus të naftës Vitaly Savvin, është 9.6 mijë USD, për shërbim marketingu. Nëse për të kaluar para në llogarinë e Monika Kryemadhit, kësaj të fundit nuk i nevojitet për të qenë prezent tek banka, për të kaluar para nga llogaria e saj në llogari të kompanive të tjera, duhet që klienti të jetë prezent dhe të nënshkruajë. Ndërkaq, një ditë pas këtij transaksioni, Monika Kryemadhi kthehet në Shqipëri. Zonja Kryemadhi rezulton se ka kaluar në pikën kufitare në Qafë Botë, me makinë, në 19 korrik 2017, në orën 11 e 39 minuta. Përputhja e lëvizjeve në TIMS me transaksionet e paligjshme në Zvicër është një tjetër provë e fortë për SPAK-un, i cili nuk dihet nëse ka nisur apo jo hetimet kryesisht.

    Neni 180- Fshehja e të ardhurave

    “Fshehja apo shmangia nga pagimi e detyrimeve tatimore, nëpërmjet mosdorëzimit të dokumenteve ose mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi, dorëzimi i dokumenteve të falsifikuara, apo deklaratave ose informacioneve të rreme, me qëllim fitimin material, për vete apo për të tjerët, përmes përllogaritjes së pasaktë të shumës së tatimit, taksës, apo kontributit, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se pesë milionë lekë, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se tetë milionë lekë, dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet”, thuhet në nenin 180 të Kodit Penal. Pra nëse SPAK e ka “qepur” dosjen mirë, Kryemadhi rrezikon deri në 8 vite burg. EuReporter deklaroi para disa muajsh se të gjitha faktet do t’i çonte në SPAK

    SPAK alarmon kupolën e LSI

    Në kupolën e LSI javët e fundit ka plasur “bomba”. Për llogari të hetimeve në dosjen e lobimit në SHBA, SPAK kërkoi një vit më parë informacione nga amerikanët për të gjetur burimin e parave të lobimit që kjo parti nuk i ka deklaruar në KQZ. Përgjigjet erdhën së fundmi dhe rezultojnë aq të hidhura sa drejtësia e re dyshohet se po përgatitet që në vijim të marrë zyrtarisht si të pandehur Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Petrit Vasilin, Vangjel Tavon, por dhe fundosjen e bashkëpunëtorëve të ngushtë të kreut të Partisë së Lirisë. Petrit Vasili “zbarkoi” në SPAK para disa ditësh. Ai nuk ka qenë i vetmi. Para tij ishte dhe Braimllari dhe burime të gazetës “SOT” mësuan se sqarime para prokurorëve specialë ka dhënë edhe Luan Rama. Këta nuk janë të vetmit pasi SPAK pritet të thërrasë të gjithë në rresht kupolën e LSI. Nëse vërtetohen akuzat tronditëse që kanë ngritur para disa muajsh mediat evropiane, në LSI priten arrestime të bujshme, ku kokat e para që do të priten do të jenë Meta dhe Kryemadhi.

    Çfarë thotë Monika Kryemadhi?

    Në përgjigje të shkrimit, Kryemadhi është përgjigjur në media si më poshtë:

    A) nuk kam qenë asnjëherë aksionere e ndonjë kompanie në jetën time;

    B) nuk kanë pasur kurrë një llogari bankare në Zvicër;

    C) nuk kemi pasur kurrë marrëdhënie financiare me ndonjë firmë apo biznesmenë ruse, përfshirë edhe ata që ju pretendoni.

  • Bukuroshja nga Bjellorusia shpallet fituesja e She’s on Top Albania 4

    Bukuroshja nga Bjellorusia shpallet fituesja e She’s on Top Albania 4

    The finale of “She’s on Top Albania”, the fourth season, was broadcast today on Top Channel. The girl who grabbed the first prize is Katerina, the model from Belarus already well known to the Albanian public.

    Katerina was very excited about the victory as during these weeks she has stood out in the beauty pageant for her elegance and charm.

    Among other things, Katerina won the opportunity to be part of the catwalks of Paris and Milan Fashion Week.

    Është transmetuar sot në Top Channel finalja e “She’s on Top Albania”, sezoni i katërt. Vajza që ka rrëmbyer çmimin e parë është Katerina, modelja nga Bjellorusia tashmë shumë e njohur për publikun shqiptar.

  • Po fuste në Shqipëri mbi 28 mijë Euro të pa deklaruara, i bllokohen në doganën e Muriqanit

    Po fuste në Shqipëri mbi 28 mijë Euro të pa deklaruara, i bllokohen në doganën e Muriqanit

    Muriqan- Bllokohen 28400 euro të pa deklaruara në pikën kufitare të Muriqanit.

    Policia informon se ‘shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit kosovarë P. P. dhe B. P. (babë e bir).

    Gjatë kontrollit në automjet dhe në çantën e dorës të shtetasit P. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 28 400 euro që i posedonte shtetasi P. P., por nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.

    Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar P. P., 50 vjeç, banues në Gjermani, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme’.

  • Ngjarja në Hamallaj/ Justifikohet Ish-shoferi i Nikollës: Qëllova në ajër që të përfundonte konflikti

    Ngjarja në Hamallaj/ Justifikohet Ish-shoferi i Nikollës: Qëllova në ajër që të përfundonte konflikti

    Ish-shoferi i Lindita Nikollës, Martin Nikolli, ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes që ndodhi dje në Hamallaj. Ai justifikon sjelljen e tij dhe fajëson familjen Kaçi si shkaktare të dhunës.

    Nikolli thotë se ka qëlluar me armë në ajër, që të përfundonte konflikti, pasi babai i familjes Kaçi ka shkuar dhe i ka ofenduar.

    Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në Hamallaj të Durrësit, ku mes personave të përfshirë është ish- punonjësi i Gardës së Republikës, Martin Nikolli i cili ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit.

    Ish-inspektori i Gardës së Republikës dhe pjesëtari i Grupit të Shoqërimit (nënoficer Sigurie) të Kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla, Martin Nikolla u arrestua nga policia e Durrësit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi rezultoi se me të afërm të tij dhunoi me shkopinj bejsbolli dhe qëlloi me armë gjatë konfliktit një 80-vjeçar dhe tre djemtë e tij.

    Nga kjo ngjarje mbetën të lënduar i moshuari Pjetër Kaçi dhe bijtë e tij Paulin, Kastriot dhe Sajmir Kaçi

  • I dashuri i Encës bën tatuazh emrin e saj

    I dashuri i Encës bën tatuazh emrin e saj

    Enca prej kohësh po shijon lidhjen me partnerin e saj Mickey Neblett, lidhje e cila shkaktoi dhe shumë komente, por këngëtarja duket më e lumtur se kurrë. Madje sot ka zbuluar një veprim shumë të bukur që partneri ka bërë për të.

    Micket ka bërë një tatuazh për Encën, duke shkruar në qafë dy shkronjat e para të emrit të saj Ruensa.

    “Ru e Encës së tij”, shkruan këngëtarja.

    Enca prej kohësh po shijon lidhjen me partnerin e saj Mickey Neblett, lidhje e cila shkaktoi dhe shumë komente, por këngëtarja duket më e lumtur se kurrë. Madje sot ka zbuluar një veprim shumë të bukur që partneri ka bërë për të.

    Micket ka bërë një tatuazh për Encën, duke shkruar në qafë dy shkronjat e para të emrit të saj Ruensa.

    “Ru e Encës së tij”, shkruan këngëtarja.

  • ‘Ku do të shkosh për kurim?’, Wanda Nara pyetet për sëmundjen: Nuk po mjekohem, ja çfarë do bëj

    ‘Ku do të shkosh për kurim?’, Wanda Nara pyetet për sëmundjen: Nuk po mjekohem, ja çfarë do bëj

    For several days, the news that Wanda Nara was suffering from leukemia has been circulating in the foreign media. The model calmed the followers as she held a virtual conversation with the fans, who asked her about her health: “How do you feel? They said on TV that he is going for treatment, where?”.

    “I will not go for treatment anywhere. I will accompany Mauro”, she answered.

    Her partner, Mauro Ikardi, recently signed for Turkish club Galatasaray, where he spent last season on loan, and as a result she confirmed that she will be joining him on his next journey. “Istanbul”, was her answer. when asked what her next destination is.

    As for the news that she has leukemia, she added: “Lies have been told a lot, they talk and say things that are not true without considering that they are talking about someone else’s life.”

    Prej disa ditësh ka qarkulluar në mediat e huaja lajmi se Wanda Nara vuante nga leucemia. Modelja ka qetësuar ndjekësit teksa zhvilloi një bashkëbisedim virtual me fansat, të cilët e pyetën për shëndetin e saj:“Si ndihesh? Në televizor kanë thënë që po shkon për kurim, ku?”.

    “Unë nuk do të shkoj për trajtim në asnjë vend. Do të shoqëroj Mauron”, u përgjigj ajo.

    Partneri i saj, Mauro Ikardi, së fundi nënshkroi për klubin turk Galatasarai, ku e kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi dhe si rrjedhojë ajo konfirmoi se do t’i bashkohet në rrugëtimin e tij të ardhshëm.“Stamboll”, ishte përgjigja e saj kur u pyet se cili është destinacioni i saj i radhës.

    Sa i përket lajmeve se është me leucemi, ajo shtoi: “Gënjeshtra janë thënë shumë, flasin dhe thonë gjëra që nuk janë të vërteta pa marrë parasysh që flasin për jetën e dikujt tjetër.”

  • ‘Nana tha që Kepin e VIP-ave…’! Ky është mendimi i nënës së Luizit për emisionin e Kiarës

    ‘Nana tha që Kepin e VIP-ave…’! Ky është mendimi i nënës së Luizit për emisionin e Kiarës

    Përmes postimeve në rrjetet sociale, Luiz Ejlli ka zbuluar se nëna e tij ndodhet në Shqipëri. Këto ditë të nxehta vere ata po i kalojnë së bashku, sigurisht edhe në shoqërinë e Kiara Titos.

    Në rrjet po komentohet çdo lëvizje e tyre, e madje së fundmi është bërë virale një video ku moderatorja e njohur shfaqet me vjehrrën duke bërë pazaret.

    Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, këngëtari i dashur për publikun ka ndarë një foto ku shihet krah dy grave të rëndësishme. Teksa ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit, në ekranin e Top Channel po transmetohej “Kepi i VIPa-ve”, emision i moderuar nga Kiara.

    “Nana tha që kepin e vipave e kam në tavolinë, prezantuesen dhe fituesin”- shkruan Luizi, duke nënkuptuar se nëna e tij e shikon dhe e pëlqen emisionin e Kiarës.

  • I fiksuar pas fotografive, i riu rrëzohet nga gradaçela 721 metra e lartë në Hong Kong dhe fundi merret me mend

    I fiksuar pas fotografive, i riu rrëzohet nga gradaçela 721 metra e lartë në Hong Kong dhe fundi merret me mend

    Një 30-vjeçar i quajtur Remi Lucidi ka rënë nga maja e një gradaçele të lartë 721 metra, ku ai kishte hipur për të pozuar për një fotografi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Hong Kong.

    30-vjeçari kishte një histori ngjitjeje në kulla të ndryshme në mbarë botën, qofshin ato ndërtesa apo struktura si vinça, ura, shtylla apo edhe transmetues. Lucidi kishte arritur në katin e 68-të në një bllok banimi në zonën luksoze Mid-Levels të Hong Kongut, përpara rënies së tij fatale.

    Të enjten e kaluar, ditë kur dhe ndodhi ngjarja tragjikje, francezi Lucidi kishte mbërritur në kullë në orën 19:30 duke i thënë një roje sigurie se po vizitonte një mik në katin e 40-të.

    Pamjet e kamerave të mbikqyrjes së ndërtesës, më pas e shohin Lucidin duke dalë nga ashensori në katin e 49-të përpara se të ngjitej shkallët në majë të nivelit 68.

    Dera e çatisë ishte e mbyllur, por Lucidi e hapi me forcë, i vendosur të bënte një fotografi tjetër nga çatia, raportojnë mediat e huaja.

    Shumë nga fotot e postuara në Instagramin e tij e shohin atë të kapur pas majave të ndërtesave të larta, dhe mund të ketë tentuar të bëjë të njëjtën gjë kur u rrëzua.

    Policia gjeti kamerën e tij sportive, e cila përmbante video të sporteve ekstreme që ai kishte bërë, sipas South China Morning Post.

    Në Instagram, Lucidi ndau foto dhe video të aventurave të tij në ngjitje me më shumë se 3000 ndjekësit e tij.

    Në postimet e fundit shihet duke pozuar në krye të skelave dhe ndërtesave të larta në vende anembanë globit, duke përfshirë Dubain, Bullgarinë dhe Francën.

    Pjesa më e madhe e pamjeve e tregon atë duke ndërmarrë ngjitjet e guximshme, pa përdorimin e masava të sigurisë.