Author: editor

  • Shqiptarët bëhen bashkë, sigurohet më shumë se dyfishi i parave për operacionin e Genc Fugës

    Shqiptarët bëhen bashkë, sigurohet më shumë se dyfishi i parave për operacionin e Genc Fugës

    Në më pak se 12 orë nga hapja e llogarisë në Go Fund Me, është siguruar më shumë se dyfishi i parave të nevojshme për operacionin e aktorit, pedagogut dhe njeriut të artit shqiptar Genci Fuga.

    Ishte bashkëshortja e tij Eni Jani, ajo që kërkoi ndihmën e miqve, për shkak se Genci kishte pësuar një goditje në tru, dhe kishte të domosdoshëm një operacion që kushtonte 19 mijë euro. Menjëherë miq, të njohur dhe artdashës, përmes dhurimeve online kanë mundur që të sigurojnë shumën.

    “Falenderoj me zemer se pari ekipin e spitalit Amerikan per perkushtimin dhe profesionalizmin. Faleminderoj cdo njerin nga ju per suportin dhe mbeshtetjen, per cdo fjale dhe kontribut. Shuma u sigurua. Faleminderit nga zemra perseri!”, ishte reagimi i aktores pas mbështetjes së jashtëzakonshme që i është dhënë familjes, jo vetëm financiarisht, por edhe përmes mijëra komenteve që luten për shëndetin e Gencit.

    1200 persona kanë mundur që të sigurojnë deri tani shumën prej më shumë se 42 mijë e 500 euro, ndërkohë që tashmë lutjet e të gjithëve shkojnë për përmirësimin e shëndetit të aktorit.

    Në një intervistë së fundi, Genc Fuga kishte folur pa dorashka, për gjendjen ekonomike në të cilën ndodhen artistët në Shqipëri, ku sipas tij jo në pak raste ai kishte dështuar për të përmbushur nevojat si kryefamiljar, përballë vajzave të tij.

  • Diell dhe temperatura deri në 36 gradë, parashikimi i motit për sot

    Diell dhe temperatura deri në 36 gradë, parashikimi i motit për sot

    Shqipëria

    Kthjellimet do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë territorin e vendit, por herë pas here do të shfaqen kalime vranësirash, më të dukshme në zonat Veriore dhe Qëndrore. Orët e paasdites dhe mbrëmjes do të këtë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke larguar vranësirat nga i gjithë territori i vendit për të ri-kthyer motin e kthjellët dhe temperaturat e larta në te gjithë vendin.

    Temperaturat e ajrit mbeten kostante në orët e mëngjesit, por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 36°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 2 ballë.

    Kosova

    Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë por pas-mesdite pritet grumbullim i vranësirave në zonat veriore dhe Veriperëndimore duke rrezikuar, rrebeshe afat-shkurtra shiu në ekstremin Veri-veriperëndimor. Orët e pasdites përmirësojnë dukshëm kushtet e motit në të gjithë republikën e Kosovës. Po ashtu, Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje deri në 30 gradë C.

    Maqedonia e Veriut

    Kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë dominuese gjatë orëvë të para të ditës por pasditja do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të Maqedonise, më të dukshme në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore por mundësia për reshje është thuasje zero. Mbrëmja dhe nata do të ri-sjellin sërisht kthjellimet pothuasje në të gjithë Maqedonine. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 33 gradë C.

    Europa

    Zhvillimi i një qëndre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Atlantikun Verior me ndikim deri në verilindje të kontinentit do të sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere në Europën Veriore dhe rajonin e Balltikut. Po ashtu, Europa Qëndrore do të përfshihet nga rrebeshe shiu si edhe mini- stuhi breshëri; pas temperaturave të larta që u regjistruan prej shumë ditësh ndërsa moti i kthjellët do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të kontinentit Europian si pasoje e zgjerimit të Anticiklonit të Azoreve ku temperatura të larta do të përjetojë gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e detit Egje.

  • ‘O kriminel më vrave çupën’! Flet mes lotësh nëna e viktimës: Vrasjen e ka paguar motra e tij

    ‘O kriminel më vrave çupën’! Flet mes lotësh nëna e viktimës: Vrasjen e ka paguar motra e tij

    Mes lotësh dhe e tronditur nëna e 46-vjeçares që u vra nga bashkëshorti në fshatin Zëmblak të Maliqit akuzon se vrasjen e ka urdhëruar motra e autorit e cila jeton në Amerikë.

    Ajo tregon se çifti kishte probleme, jetonin në shtëpi të ndara dhe autori nuk donte as fëmijët e tij.

    “Çupa ishte në punë në Korçë, mua nuk më mori fare në telefon që kur ka ardhur nga puna sepse më merrte sa herë sepse vinte në orën 12 në shtëpi. Nuk më mori. Pasdite më morën çupat nga Greqia. Kishte folur me to çfarë kishte folur dhe më lajmëruan ikë se nuk dihet se çfarë bëhet me mamin se ai i ka hyrë në shtëpi. Çupa kishte urdhër mbrojtje dhe nuk vinte. Ky jetonte nga e ëma, ka një shtëpi tjetër andej.

    Vajzën aty tek korridori lart, ishte një çarçaf dhe unë i thosha këtu e ka hequr çupën se po të kishte dalë këtej nga rruga e kishim parë. E kishte hequr zvarrë me çarçaf, ka qenë me shokë. Është kriminele e motra e Amerikës, ajo e ka paguar dhe ma ka vrarë çupën. Kishin probleme, edhe fëmijët e tij nuk i donte. Njëra është e martuar, tjetra është 20 vjet e pamartuar.

    Trupin e gjetën policët. Unë e kërkova nëpër parcela. Këtë më bëri, më vrau e kunata që ka ardhur nga Amerika. Ajo ka paguar kriminelin që më vrau çupën”, shprehet nëna e viktimës.

    Trupi i pajetë i 46-vjeçares e identifikuar si Luiza Mullalli është gjetur mbrëmjen e sotme në një gropë septike pranë banesës së saj. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj, Gjergj Mullalli.

  • E ëma e 46-vjeçares së vrarë në Maliq: Vajza ishte me urdhër mbrojtje

    E ëma e 46-vjeçares së vrarë në Maliq: Vajza ishte me urdhër mbrojtje

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Zëmblak, në Maliq. Luiza Mullalli, 46-vjeç, nënë e tre fëmijëve u vra nga bashkëshorti i saj Gjergji Mullalli. Trupi i së ndjerës u konstatua i pajetë nga forcat e policisë në një gropë septike pranë banesës së saj. Pas ngjarjes, e ëma e 46-vjeçares së vrarë në Maliq ka shpërthyer në lot, teksa ka bërë me dije se vajza e saj ka qenë me urdhër mbrojtje

    Mamaja e 46-vjeçares: Krimineli që erdhi prej Amerikës… Vajza ishte në punë, në Korçë, më merrte gjithmonë në telefon, sot nuk mori. Më morën vajzat e tjera nga Greqia, na lajmëruan ato. Vajza ishte me urdhër mbrojtje. Ai nuk vinte jetonte te e ëma. Në ballkonin lart, ishte një çarçaf dhe i thoja këtyre, këtu e ka hequr çupën. Ka qenë me shokë. Kishin probleme me njëri-tjetrin. Njëra është te vajza tjetër në Greqi, një e martuar. As fëmijët e vetë nuk donte ai. Kërkova nuk e gjeta çupën, e gjetën policët. Kunata që ka ardhur nga Amerika, ka paguar kriminelë dhe më vrau çupën.

  • Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë parashikojnë yjet

    Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë parashikojnë yjet

    Dashi
    Keni pasur një rënie fizike, edhe për shkak të angazhimeve të shumta që ju është dashur të përballeni javët e fundit. Vetëm kështu do të mund të gjejnë atë formë që i ka dalluar këto ditë e fundit.

    Demi
    Po i afroheni një perspektive astrologjike dukshëm pozitive, por që do të materializohet në ditët në vijim. Mbetet vetëm të presim me durim dhe të shmangim diskutimet e kota dhe sterile.

    Binjakët
    Një ditë për t’iu kushtuar shprehimisht dashurisë. Nëse keni një punë afatgjatë, përpiquni t’i bëni përshtypje pronarit që të mendojë për një rritje të pagës.

    Gaforrja
    Është koha për të gjetur paqen shpirtërore. Ju vini nga një periudhë shumë stresuese për shkak të punës dhe disa marrëdhënieve personale që janë plasaritur. Kërkoni qetësinë dhe vetëm në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të përcaktoni se cilat do të jenë hapat e ardhshëm.

    Luani
    Mund të lindin ndonjë diskutim apo mosmarrëveshje, për fat të mirë do të zgjidhet së shpejti. Këshilla është të qëndroni të qetë dhe të shmangni diskutimin.

    Virgjëresha
    Po përpiqeni të gjeni qetësi dhe të shkarkoni mendimin për problemet e shumta që ju është dashur të përballeni. Jeni një person që i përjetoni me shumë ankth problemet që lidhen me punën apo sferën sentimentale.

    Peshorja
    Ndjenja e lodhjes dhe e parehatisë është për shkak të gjendjes suaj jo tamam optimale psikofizike. Megjithatë, mos u shqetësoni, situata do të normalizohet shumë shpejt.

    Akrepi
    Mund të nxiteni nga ngjarje të papritura. Mundohuni të jeni gati për të reaguar në mënyrën e duhur. Dhe duhet të jeni të gatshëm për gjithqka që vjen.

    Shigjetari
    Ju duhet të jeni të sinqertë dhe të thoni mendimin tuaj, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndjenjat. Vetëm atëherë do ta dini nëse po investoni në personin e duhur.

    Bricjapi
    Po kërkoni dalje të reja, pasione të reja. Natyrisht, vetëm falë angazhimit dhe dëshirës suaj për të bërë, do të gjeni rrugën e duhur.

    Ujori
    Nuk është rastësi që ju tashmë ndiheni paksa të jashtëzakonshëm. Kjo është ajo që mund të quhet periudha klasike e konfuzionit. Ju duhet të qëndroni të qetë dhe të përpiqeni të gjeni ekuilibrin tuaj.

    Peshqit
    Dembelizëm nuk ju bën mirë ditë që do vijnë duhet të kesh energji. Kjo edhe sepse vini nga një javë shumë e ngarkuar. Këshilla është të rikuperoni pak energji.

  • Bled Mane ironizon keq Kiara Titon: Nuk e njoh atë, ndoshta kam pasur ndonjë gocë në fakultet…

    Bled Mane ironizon keq Kiara Titon: Nuk e njoh atë, ndoshta kam pasur ndonjë gocë në fakultet…

    Gazetari i njohur, Bledi Mane, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, ku nuk ka lënë pa thumbuar Kiara Titon. Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri u shpreh se kishte shumë dëshirë që të festonte ditëlindjen e tij brenda në “Big Brother VIP 2”, por nuk mundi pasi doli para kohe. Ai vijoi duke thënë se ditëlindjen e ka pasur më 8 mars dhe dëshira e tij ishte t’a festonte me banorët, pasi ishte dhe një mundësi e mirë që të mos harxhonte para.

    Pjesë nga intervista:

    Bledi Mane: Kur u futa thashë do rri sa më gjatë që ta festoj ditëlindjen këtu sepse nuk do kem shpenzime.

    Erjona Rusi: Ti dole dhe hoqe dorë nga kjo dëshirë vetëm për Kiarën i bie!

    Bledi Mane: Kur dola nuk e mendova gjatë që kisha dhe ditëlindjen sepse atje brenda është tjetër trysni dhe hesapet që bën jashtë, nuk qëndrojnë.

    Erjona Rusi: Ta paska Kiara borxh një ditëlindje? Një festë për 50-vjetorin meqë nuk e festove dot brenda?

    Bledi Mane: Flitet që njerëzit që kanë konsumuar shumë alkool, kanë probleme e memorien e shkurtër. Tani ky emri që më përmende është italisht dhe nuk më kujton ndonjë gjë.

    Erjona Rusi: Nuk të kujton asnjë gjë ky emri?

    Bledi Mane: Jo! Se di ndoshta kam pasur ndonjë gocë në fakultet, por për momentin nuk më kujtohet!

  • Aksident me vdekje në vend, makina përplas motorin

    Aksident me vdekje në vend, makina përplas motorin

    Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kukës.

    Bëhet me dije se një automjet ka përplasur një motor.

    Për pasojë ka ndërruar jetë shoferi i motorit.

    Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • Vrau gruan dhe e hodhi në gropën e ujërave të zeza, autori në arrati

    Vrau gruan dhe e hodhi në gropën e ujërave të zeza, autori në arrati

    Një vrasje raportohet të ketë ndodhur në fshatin Zëmblak në Maliq.

    Burri në proces divorci ka vrarë gruan e tij 46-vjeçare, Luiza Mullalli dhe e ka hedhur në gropën e ujërave të zeza. Sipas policisë, autori Gjergji Mullalli është në arrati ndërsa janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

    Trupi është çuar në morg për t’u ekzaminuar dhe kuptuar se çfarë mjeti është përdorur për vrasjen.

    Njoftimi i Policisë:

    Maliq/Informacion paraprak

    Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.

    Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

    Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al

  • Tronditet vendi/ Krim në familje, burri vret bashkëshorten

    Tronditet vendi/ Krim në familje, burri vret bashkëshorten

    Një ngjarje e rëndë është raportuar në Maliq.

    Mësohet se burri ka vrarë bashkëshorten.

    Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala.

    Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

  • Patrullonin me biçikleta në Velipojë, dy efektivët e policisë gjejnë portofolin plot me lekë dhe euro, ia dorëzojnë pronarit

    Patrullonin me biçikleta në Velipojë, dy efektivët e policisë gjejnë portofolin plot me lekë dhe euro, ia dorëzojnë pronarit

    Një tjetër gjest fisnik i efektivëve shqiptarë të policisë. Dy policë patrulle në Velipojë kanë gjetur një portofol me një shumë të konsiderueshme lekësh dhe eurosh dhe ia kanë dorëzuar të zotit.

    Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Ervin Hodaj ka falënderuar në emër dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, punonjësit e Policisë, për gjestin e bërë ditën djeshme, të cilët treguan integritet dhe i bënë një shërbim të mirë Policisë së Shtetit në drejtim të imazhit dhe rritjes së besimit edhe më shumë të qytetarëve te Policia e Shtetit.

    Mëngjesin e djeshëm, në plazhin e Velipojës, 2 punonjës policie që patrullojnë me biçikleta, Kristian Koçeku dhe Samet Qotaj, gjatë patrullimit, në rrugën nr. 10, kanë gjetur në tokë një portofol me një shumë të konsiderueshme lekësh dhe euro.

    Menjëherë ata kanë njoftuar sallën operative, e cila bëri me dije punonjësit e Policisë që në Sallën Operative kishte mbërritur një telefonatë për një portofol të humbur disa minuta më parë.

    Punonjësit kanë takuar personin që kishte humbur portofolin, në adresën e dhënë nga Salla Operative, dhe i kanë dorëzuar atij portofolin me shumën e parave.

    I zoti i portofolit ka falënderuar punonjësit e Policisë, për gjestin e tyre, që tregon vërtet misionin që ka Policia, shërbimin ndaj qytetarëve.