Author: editor

  • Sot është një nga aktoret më të përfolura dhe më të dashura për publikun shqiptar, e gjeni dot për cilën bëhet fjalë (Foto)

    Sot është një nga aktoret më të përfolura dhe më të dashura për publikun shqiptar, e gjeni dot për cilën bëhet fjalë (Foto)

    Po ta shihni për pak minuta foton kryesore, me siguri e keni gjetur personazhin.

    Bëhet fjalë për aktoren Olta Gixhari. Ka qenë vetë ajoe cila në një bised më ndjekësit e saj në Instagram ka publikuar këtë foto të fëmijërisë.

    Një prej fansave e ka pyetur për kujtimin më të bukur të fëmijërisë dhe ajo ka ndarë një foto krah prindërve të saj, duke treguar se foton e ka shkrepur motra e tyre.

    Me këtë detaj të fundit, Olta Gixhari tregoi gjithashtu se aktualisht ruan një marrëdhënie të mirë me motrën, me të cilën u tha se nuk kanë patur komunikim për një kohë të gjatë.

    Kujtojmë se që pas pjesëmarrjes në BBV, Olta gixhari është kthyer në një ndër aktoret shqiptare më të përfolura si për jetën profesionale, ashu edhe për atë private.

  • E rëndë në Itali, shqiptari vret fqinjen infermiere në sy të nënës dhe djalit të saj

    E rëndë në Itali, shqiptari vret fqinjen infermiere në sy të nënës dhe djalit të saj

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten mbrëma pak pas orës 20:00 në Itali, në zonën e Noriglios në Rovereto.

    Një 63-vjeçare e identifikuar si Mara Fait, infermiere në pension, u vra me sëpatë nga fqinji i saj shqiptar.

    48-vjeçari me origjinë shqiptare e ka vrarë në derën e shtëpisë së saj dhe para syve të nënës së saj dhe djalit.

    Rastin po hetojnë karabinierët, të cilët po tentojnë të rindërtojnë me detaje atë që ka ndodhur. Sipas disa dëshmive të mbledhura, mes dy fqinjëve ka pasur diskutime të ashpra për çështje të bashkëpronësisë në të kaluarën./albeu.com

  • Çfarë i pret në të ardhmen? Meri Shehu bën parashikimin e fortë për politikanët: Ja çfarë do të ndodhë me Berishën dhe Ramën

    Çfarë i pret në të ardhmen? Meri Shehu bën parashikimin e fortë për politikanët: Ja çfarë do të ndodhë me Berishën dhe Ramën

    Astrologia Meri Shehu ndërsa ka qenë e ftuar ditën e djeshme në “Breaking”, për Top News, ka bërë një parashikim të yjeve edhe për politikanët.

    Shehu tha se gaforret (kryeministri Edi Rama) kanë një periudhë jo shumë të favorshme sipas planeteve. Ndërsa në lidhje me peshoret (ish-kryeministri Sali Berisha) tha se ndodhen në një periudhë ringritje, pas shumë vështirësive që kanë kaluar kohëve të fundit.

    Pjesë nga parashikimi i Meri Shehut:

    Do ketë luftë, gaforret do të kenë probleme, do të thotë kryeministri. Në mes të gushtit mund të marrin fjalët dhe situatat edhe për kot.

    Berisha, është peshorja. Më pëlqen që nuk është tërhequr, pavarësisht situatës. Janë në një moment jo shumë pozitivë. Vitin tjetër do të jenë më mirë se këtë vit.

    Ndërsa gaforrja, vitin tjetër do të jetë më poshtë se këtë vit.

  • Me dokumente të rregullta/ “Doganierët maqedonas nuk na lejuan të kalojmë kufirin sepse nuk iu dhamë ryshfet”

    Me dokumente të rregullta/ “Doganierët maqedonas nuk na lejuan të kalojmë kufirin sepse nuk iu dhamë ryshfet”

    Një qytetar nga Korça denoncon pikën doganore në Qafë-Thanë. Duke dërguar në redaksinë e JOQ video, qytetari shkruan se doganierët maqedonas ia kanë ndaluar atij dhe vëllait të tij kalimin përmes kësaj pike doganore.

    Sipas qytetarit, ata nuk janë lejuar të kalojnë, ndonëse me kartë identiteti dhe dokumente të rregullta europiane. Sa i përket arsyes së këtij ndalimi nga doganierët maqedonas, qytetari shkruan se ajo nuk i është bërë me dije, por sipas tij shkaku është sepse ai dhe vëllai i tij nuk iu dhanë ryshfet doganierëve të kalojnë ndaj dhe iu kanë hapur probleme duke i ndaluar pa të drejtë.

    Denoncimi:

    Pershendetje jam nje qytetar nga korca dhe dua te denoncoj nje rast qe me ka ndodhur sot ne mengjes ne dogane maqedonse qafe thane, u refuzova une me karte indetiteti si dhe vllai im me dekumenta europiane pa asnje lloj arsyje, por refuzimi dihet sepse une nuk ju dhashe rushfet doganjerve qe do shihni ne vidio.

  • Të shtënat me armë zjarri dhe hedhja e një granate ndërpresin koncertin e reperit të njohur shqiptar/ E pëson keq 21-vjeçari, ja reagimi i këngëtarit

    Të shtënat me armë zjarri dhe hedhja e një granate ndërpresin koncertin e reperit të njohur shqiptar/ E pëson keq 21-vjeçari, ja reagimi i këngëtarit

    Ditën e enjten reperi Mozzik ka zhvilluar si zakonisht një nga koncertet e tij në Gjilan.

    Por energjia e mirë dhe muzika u ndërpre kur një 21-vjeçar hodhi një granatë dore duke u pasuar me gjuajte me armë zjarri. Sapo ka marrë lajmin Policia e Kosovës ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka hetuar rastin.

    Mozzik përmes pamjeve të publikuara në InstaStory, ka shfaqur momentet kur policia ka qenë pjesë e investigimit të ngjarjes.

    Mësohet se koncerti është ndërprerë për çështje sigurie dhe të gjithë prjesëmarrësit janë shpërndarë të sigurtë nga ambientet e “club-it”.

    Në njoftimin e policisë thuhet se :

    “Njësiti i hetimeve rajonale nga Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, pas një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore, ka arritur që të identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin me inicialet L.C. (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar shqiptar) me dyshimin se i njëjti me datën 28.07.2023 rreth orës 01:50 ka hedhur një granatë dore dhe ka shtënë me armë zjarri në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit.

    I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe nga prokurori i shtetit është lëshuar vendimi mbi ndalimin për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprat penale “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm’’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

  • “Shi, zjarre, vapë dhe plazh…”, njihuni me parashikimin e motit për sot (Tabela)

    “Shi, zjarre, vapë dhe plazh…”, njihuni me parashikimin e motit për sot (Tabela)

    Këtë fundjavë vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve të qëndrueshme atmosferike me mbizotërim të motit të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

    Instituti i Gjeoshkencave thekson se në disa prej qarqeve pritet rrezik i lartë për zjarre, n? zona t? lokalizuara, konkretisht: Shkodër, Lezhë, Durrës, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.

    Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në detet Adriatik e Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.

    https://www.facebook.com/InstitutiGjeoshkencave/posts/601973255422439?ref=embed_post

  • Sot zgjidhet kryetari i PD-së, Berisha njofton lëvizjen e papritur

    Sot zgjidhet kryetari i PD-së, Berisha njofton lëvizjen e papritur

    Më 1 gusht mblidhet Kryesia e Sali Berishës.

    Njoftimi është bërë nga Flamur Noka, në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm.

    Mësohet se mbledhja është parashikuar që të nisë në orën 12:30 në seli e PD-së dhe se do të bëhet një analizë e procesit zgjedhor të 14 majit.

  • “U kry”! 100 mijë Euro për një vrasje! Kush u ekzekutua dhe shpëtoi për “fije floku”?

    “U kry”! 100 mijë Euro për një vrasje! Kush u ekzekutua dhe shpëtoi për “fije floku”?

    Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit që çoi pas hekurave drejtuesin e prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-shefin e Forcës Operacionale, Oltion Bistri që akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor, etj. Sipas policisë në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza” janë ekzekutuar 6 urdhër arreste, si dhe janë shpallur në kërkim 9 persona, mes tyre Behar Bajri, Ervis Martinaj, Elion Hato dhe gjashtë të tjerë. Nga hetimet rezulton se të dyshuarit, mes tyre biznesmeni Gjoka janë porositës dhe autor të vrasjes së Gjin Ndojit në Shkodër në gusht të vitit 2020.

    Me besimin e një komunikimi të sigurit, anëtarët e grupit kriminal kanë marrë e dhënë porosi për vrasje, planifikuar krime, si edhe raportuar realizimin e tyre në kohë reale. “U kry”, ishte një nga këto mesazhe, ku i tregohej të tjerëve se vrasja ishte realizuar me sukses. Mes komunikimeve të zbardhura është edhe porosia e biznesmenit Gjoka ndaj Bejhar Bajrit për një vrasje.

    Ndonëse është përfolur për një shumë 100 mijë euro në këmbim, biznesmeni ka pohuar se mund të jepte edhe 110, shkruan A2. Në të paktën një rast, rezulton se krimi është bërë me “klering” mes grupit të Bajrajve dhe Ervis Martinajt. Njëra palë ka pranuar të kryejë një vrasje për llogari të tjetrës, me kusht që tjetri të kryente një vrasje për llogari të tyre.

    Gjithashtu ata akuzohen për vrasjen e mbetur në tentativë të Taulant Pepajt, Kleant Musabelliut, si dhe tentativën për vrasjen e Ibrahim Licit dhe Genc Tafilit në vitin 2020. Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë edhe Sabjan Troshani me Nehat Fojleten për armëmbajtje pa leje dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Gjithashtu u sekuestruan kamera kurth, shuma parash, makina të blinduara, arsenal armësh, etj.

    Të arrestuarit dhe akuzat;

    1- Pëllumb Gjoka 49 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale:

    -“Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Më datë 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, është vrarë Gjin Boriçi.

    -“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” (në dëm të Kleant Musabelliut).

    -“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” (në dëm të Dorian Dulit, Ibrahim Licit).

    -“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim;

    -“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

    2- Edmond Preka 46 vjeç, banues në Velipojë, i dyshuar për veprat penale:

    -“Vrasje me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Më datë 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, është vrarë Gjin Boriçi.

    -“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” (në dëm të Kleant Musabelliut).

    -“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

    3-Astmer Bilali 34 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” (në dëm të Dorian Dulit, Ibrahim Licit dhe Genc Tafilit).

    4- Ardit Hasanbenga 41 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë te bashkepunimit, ate të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” (në dëm të Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit).

    5- Oltion Bistri 41 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose te dhenave sekrete”.

    6- Xhevahir Lita 50 vjeç, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organëve të drejtësise”, kryer dy herë dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Sabjan Troshani dhe Nehat Fojeta janë arrestuar për armëmbajtje pa leje.

    Në kërkim;
    -Behar Bajri Brahovic
    -Ervis Martinaj
    -Denis Bajri Brahovic
    -Klaudio Haka
    -Prek Kodra
    -Aleks Ndreka
    -Arsat Bashli
    -Bardhyl Marvraj
    -Elion Hato

  • Përmbyset kamioni! Dy të plagosur në “pikë të mëngjesit”

    Përmbyset kamioni! Dy të plagosur në “pikë të mëngjesit”

    Dy të plagosur në Pogradec. Mëngjesin e sotëm rreth orës 04:18, në fshatin Bishnicë Xh. Ç. rreth 43 vjeç duke drejtuar makinën tip kamion “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

    Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri L. Ç. 26 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

  • Çfarë gjeti policia në shtëpinë ku u gjetën të vdekur babai, nëna dhe djali?

    Çfarë gjeti policia në shtëpinë ku u gjetën të vdekur babai, nëna dhe djali?

    Një krim brenda familjes ka ndodhur të premten në fshatin Rufc i Vjetër në Lipjan të Kosovës. Dyshohet se burri ka vrarë gruan, djalin dhe më pas edhe veten për motive ende të panjohura deri më tani.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka gjetur një revole që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast dhe 4 gëzhoja, po ashtu gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur edhe një revole tjetër.

    “Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka kryer vetëvrasje. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet se janë përdorur në rast dhe 4 gëzhoja.

    Gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së” njofton policia. Rasti vazhdon të hetohet.