Author: editor

  • Fermerja: Burri me thotë merri edhe 200 dhitë me vete që të bësh pushime

    Fermerja: Burri me thotë merri edhe 200 dhitë me vete që të bësh pushime

    Fermerja Rigerta Loku është shprehur se ajo e ka të pamundur të bëjë pushime për shkak të punëve në fshat.

    Në një intervistë për Euronews Albania, ku foli për pushimet verore, fermerja tha se familja e saj e kanë të pamundur që të bëjnë pushime për shkak të bagëtive.
    Loku nënvizoi se dy vajzat po bëjnë pushime me tezen e tyre pasi vetë e kanë të pamundur që t’i shoqërojnë.

    Më tej ajo zbuloi se çfarë i thotë bashkëshorti kur bëhet fjalë për pushime.

    “Vajzat e mia janë te tezja e po bëjnë pushime se im shoq më thotë se vetëm po more dhe 200 dhitë me vete mund të shkosh të pushosh më shumë se një ditë. Në kohën kur bagëtitë shkojnë në mriz unë shkojë në plazh dhe kjo është e gjitha. Ne ngrihemi shumë herët dhe në momentin që fillon vapa e madhe punët kanë mbaruar. Duke qenë se ne kemi dhe dy vajza të vogla kanë nevojë për të shkuar në plazh”, tha fermerja./albeu.ccom/

  • I këndoi Kiarës, Luiz Ejlli ‘ndjehet keq’ dhe premton këngën për nënën. Ja reagimi i saj? Video

    I këndoi Kiarës, Luiz Ejlli ‘ndjehet keq’ dhe premton këngën për nënën. Ja reagimi i saj? Video

    Luiz Ejlli publikoi ditën e sotme këngën dedikuar partneres së tij, Kiara Titos. Kjo nuk është hera e parë që ai i ka dedikuar këngë, pasi ka ndodhur edhe brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.

    Por, siç thotë Luizi, dikush po xhelozon. E ajo është nëna e tij. Me humor, Luizi tregoi mbrëmjen e sotme përmes një video se do bëjë këngë për nënën pasi kjo e fundit është ndjerë xheloze për dedikimet që po i bëhen Kiarës.

    “Imagjino kaq e bukur ka qene kënga sa është bëra njëra xheloze. Më thotë je bërë 38-vjeç dhe nuk ma dedikove një këngë. Ka të drejtë, kjo është një paralajmërim se kënga e radhës do jetë për nënën. Si thonë amanetet e nënës.

    Ja ku e kam mbretëreshën. Femra më e bukur në univers, është më e bukura në botë”-thotë Luizi.

    https://noa.al/newsImages/2023/07/Instagram-itsluizejlli-stories-3156378007403364084.mp4?_=2

  • A do të donit të merrnit 560 euro çdo muaj pa bërë asgjë? Do të befasoheni nga ky lajm fantastik

    A do të donit të merrnit 560 euro çdo muaj pa bërë asgjë? Do të befasoheni nga ky lajm fantastik

    Prej vitesh në disa nga vendet më të zhvilluara në Evropë, po diskutohet ideja e garantimit të ardhurave bazë për të gjithë njerëzit pavarësisht nëse janë të punësuar ose jo. Një eksperiment i tillë është kryer në Finlandë.

    2000 persona, të përzgjedhur në mënyrë rastësore kanë marrë 560 Euro në muaj për një periudhë 2-vjeccare.

    Por përveç mirëqenies së tyre, kjo praktikë ka dështuar në nxitjen e tyre për të gjetur punë për të fituar më shumë para.

    Advertisements

    Të përzgjedhurit të moshës 25 deri në 58 vjeç, merrnin çeqe çdo muaj pa asnjë detyrim.

    Autorët e projektit prisnin që sigurimi i të ardhurave bazë do të nxiste njerëzit për një biznes tëri, duke dikur se do të merrnin të ardhura çdo muaj, pavarësisht se si do t’u ecte biznesi. Por, një gjë e tillë duket se nuk ka dhënë efektin e pritur

  • Parashikimi i motit/ Sa priten të shkojnë temperaturat gjatë ditës së sotme

    Parashikimi i motit/ Sa priten të shkojnë temperaturat gjatë ditës së sotme

    Vendi ynë mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin e vendit deri në orët e pasdites.

    Sipas Meteoalb, vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat malore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit, më të dendura në ekstremin verior dhe zona të izoluara në qarqet Elbasan dhe Berat, pornuk priten reshje.

    Po ashtu do të ketë shtim të lagështirës në ajër duke bërë që temperaturat të ndjehen edhe më të larta.

    Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 34°C.

    Era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi mbi 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgë 2-3 ballë.

  • U ekzekutua nga atentatorë të veshur me uniforma policie, sekuestrohen 20 mln euro pasuri të biznesmenit që u vra në Laç!

    U ekzekutua nga atentatorë të veshur me uniforma policie, sekuestrohen 20 mln euro pasuri të biznesmenit që u vra në Laç!

    NIKOLETA KOVAÇI/ Edhe pse është ekzekutuar 3 vjet më parë në ambientet e biznesit të tij bashkë me një mikun e tij, pasuria e biznesmenit Paulin Gjergji kërkohet të vihen në sekuestro.

    Kërkesën e ka bërë Prokuroria e Tiranës, ndërkohë që në njoftimin e saj bëhet me dije se emri me të cilin është hetuar pasuria e biznesmenit të vrarë është Ndue Gjergji. Në fakt, bëhet fjalë për Paulin Gjergjin, që njihej edhe me mbiemrin Markaj, por që në njoftim prokuroria i atribuohet shtetasit Ndue Gjergji. Në shënjestër janë disa pasuri që kapin diku vlerën e 20 milion eurove, ndërkohë që hetimet për të kanë nisur dy vjet para se sa Gjergji të vritej.

    Prokuroria e Përgjithshme

    Dyshime se rrjedhin nga veprimtaria kriminale, Prokuroria Tiranë kërkon sekuestrimin e pasurive të shtetasit N.Gj. dhe familjarëve të tij me vlerë 20 milionë euro. Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon sekuestrimin e pasurisë së shtetasit N. Gj. dhe familjarëve të tij për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

    më pas procedimi pasuror nr. 03 nga ana e Seksionit për Pastrimin e Parave pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, është grumbulluar informacion për një rast të dyshimtë për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” për shtetasin N. Gj.

    Ky shtetas, është pjesë e një grupi kriminal i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal ka veprën penale “Trafikimit të lëndëve narkotike” të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Paraprakisht, janë identifikuar pasuritë të cilat dyshohet se nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale që ka kryer shtetasi N. Gj.

    Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar, për sa i përket pasurive të shtetasit N.GJ., dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se pasuritë e paluajtshme t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë kriminale të shtetasit N. Gj. Për këto arsye, Prokuroria kërkoi sekuestrimin e 31 pasurive, të cilat në total kanë një vlerë transaksioni 6 milionë euro por që në vlerë tregu përllogariten në 20 milionë euro.

    Hetimet ndaj Paulin Gjergjit

    Hetimi ndaj Paulin Markajt/Gjergjit u tha se ishte filluar më parë prej ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila në vitin 2018 e ka përcjellë në Prokurorinë e Tiranës për kompetencë për “pastrim të produkteve të veprës penale”.

    Nga verifikimet ka rezultuar se Markaj është hetuar për trafik droge në Itali, ku është ndaluar një herë në vitin 1999 dhe më pas rezulton të ketë dalë nga burgu në 2011-n. Paulin Markaj u ekzekutua në qershor të 2020 së bashku me një biznesmen tjetër nga një grup autorësh që ishin maskuar me uniforma policie.

    Ligji “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i quajtur ndryshe si ligji “Antimafia”, parashikon se “masat parandaluese mund të kërkohen dhe ndaj trashëgimtarëve të personit, subjekt i zbatimit të këtij ligji, por, në çdo rast, jo më vonë se 5 vjet nga data e vdekjes”, thekson “Birn”. Ndue Gjergji, sipas Prokurorisë ka pasur si emër të mëparshëm identitetin Paulin Markaj identifikuar nga “Interpol” Holanda si i hetuar për pastrim parash.

    Ky shtetas, thotë Akuza e kryeqytetit, është i njohur për krime që lidhen me drogën. Më 2011, shtetasi Paulin Markaj ka dalë nga burgu ku ka qenë i arrestuar për drogë dhe është dëbuar nga Italia. Më tej besohet se ai u kthye në Shqipëri ku dhe investoi në 31 asete pasurore. Më 30 maj 2020, në Kurbin, Markaj thënë ndryshe edhe me identitetin Paulin Gjergji u vra në një atentat të dyfishtë teksa së bashku me të u vra edhe Bujar Lika, si dhe u plagos Kreshnik Tusha.

  • Video/ Stuhia e fuqishme godet Kinën, tornado në provincën Shandong

    Video/ Stuhia e fuqishme godet Kinën, tornado në provincën Shandong

    Ndërsa pothuajse e gjithë bota është përfshirë nga një valë e nxehtë, Kina po përballet me tornado. Një stuhi e fuqishme përfshiu provincën Shandong të Kinës më datë 25 korrik.

    Era e fortë dhe shiu i rrëmbyeshëm kanë shkaktuar kaos në një stacion hekurudhor pasi pasagjerët u përballën me probleme për t’i shpëtuar motit të rrezikshëm.

    Në video shihen gra e fëmijë të vegjël që përpiqen të gjejnë ndonjë strehë të sigurtë. Autoritet nuk raportojnë për të vdekur, por ka shumë dëme materiale dhe disa të lënduar.

    https://www.instagram.com/trtworld/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c0407573-5027-4a1a-b5e5-f3a4c3eeefc3

  • Pritë dhe plumba! E shkuara e errët, kush e vrau “Zakun” poshtë shtëpisë?

    Pritë dhe plumba! E shkuara e errët, kush e vrau “Zakun” poshtë shtëpisë?

    Erald Jonuzi, 35-vjeçari nga Korça u ekzekutua në Selanik pak pas mesnate teksa po dilte nga makina për të hyrë në banesën e tij.

    Mediat greke raportojnë se i riu kthehej i vetëm në shtëpi, ndërsa ra pritë e një atentati duke marrë disa plumba në gjoks, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

    Policia greke njofton se mbi viktimën u zbrazën 4 plumba. Në vendngjarje u gjetën 4 gëzhoja dhe dy plumba.

    Gazeta greke “Protothema” shkruan se 35-vjeçari shqiptar me pseudonimin “Zaku” dyshohet se ka qenë i përfshirë në falsifikime, ndërsa më parë kishte vuajtur dënimin me burg për tentativë vrasjeje.

    “Protothema” flet për një larje hesapesh, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, apo pistë konkrete.

  • I shtrirë në krevat! Burri vdes nga vapa përvëluese

    I shtrirë në krevat! Burri vdes nga vapa përvëluese

    Temperaturat vazhdojnë që të jenë mjaft të larta dhe të shkaktojnë probleme të shumta. Në Kretë, mediat greke shkruajnë se një person ka vdekur nga vapa.

    “Temperaturat e larta kanë sjellë vdekjen, sipas policisë, të një 64-vjeçari nga Rethymnon. 64-vjeçari fatkeq është gjetur nga fqinjët e tij, sipas informacioneve të “Creta24”, i shtrirë në krevatin e shtëpisë së tij mesditën e sotme.

    Fqinjët e tij kanë thënë në polici se herën e fundit e kanë parë të gjallë në datën 25 të këtij muaji, dy ditë më parë. 64-vjeçari kishte probleme shëndetësore” shkruan “Zougla”.

  • Pronat 20 mln euro të sekuestruara në Tiranë, i përkasin Paulin Gjergjit, 3 vite më parë u vra së bashku me Bujar Likën në Laç

    Pronat 20 mln euro të sekuestruara në Tiranë, i përkasin Paulin Gjergjit, 3 vite më parë u vra së bashku me Bujar Likën në Laç

    Me dyshimin se rrjedhin nga veprimtaria kriminale, Prokuroria e Tiranës kërkoi sot sekuestrimin e pasurive të shtetasit Ndue Gjergjit dhe familjarëve të tij.
    Por në fakt, pronat me vlerë 20 milionë euro të sekuestruara në Tiranë, mësohet se i përkasin Paulin Markaj alias Paulin Gjergji.
    Gjergji njihej dhe me emrin Ndue Gjergji, i cili rezulton të jetë dënuar në Itali për dy episode të trafikut të drogës.

    Paulin Gjergji, mbeti i vrarë në lokalin “A and A” në Mamurras të Laçit, së bashku me Bujar Likën.
    Ndue Gjergji, sipas Prokurorisë ka patur si emër të mëparshëm identitetin Paulin Markaj identifikuar nga Interpol Hollanda si i hetuar për pastrim parash.
    Ky shtetas, thotë Akuza e kryeqytetit, është i njohur për krime që lidhen me drogën.

    Më 2011, shtetasi Paulin Markaj ka dalë nga burgu ku ka qenë i arrestuar për drogë dhe është dëbuar nga Italia.
    Më tej besohet se ai u kthye në Shqipëri ku dhe investoi në 31 asete pasurore.Më 30 maj 2020 në Kurbin, Markaj thënë ndryshe edhe me identitetin Paulin Gjergji u vra në një atentat të dyfishtë teksa së bashku me të u vra edhe Bujar Lika, si dhe u plagos Kreshnik Tusha.

  • ‘Të dua përjetë’, Dafina Zeqiri merr dhuratën e shtrenjtë nga menaxheri

    ‘Të dua përjetë’, Dafina Zeqiri merr dhuratën e shtrenjtë nga menaxheri

    Dafina Zeqiri, është surprizuar së fundmi nga menaxheri i saj. Ky i fundit i ka bërë dhuratë një orë super të shtrenjtë të markës “Rolex”. Këtë e ka zbuluar vetë Dafina përmes një postimi në profilin e saj në Instagram. Ajo ka ndarë me ndjekësit një video ku tregon dhuratën dhe bashkëngjitur me të shkruan:

    “Menaxher i lumtur baraz me artiste të lumtur. Të dua përjetë”

    https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3d416cd7-6561-4c54-bea1-401caf1d30fe