Author: editor

  • Makina merr flakë në lëvizje në aksin rrugor Levan-Tepelenë

    Makina merr flakë në lëvizje në aksin rrugor Levan-Tepelenë

    Rreth orës 15:20, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Bejar, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. P.

    Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Zbardhet vrasja e Petrit Cakës në Itali: U porosit nga bashkëshortja, shkak konfliktet

    Zbardhet vrasja e Petrit Cakës në Itali: U porosit nga bashkëshortja, shkak konfliktet

    Petrit Caka nuk u vra nga grabitësit në banesën e tij më 12 Dhjetor të vitit të kaluar Rocca Priora, por ajo u krye nga njerëzit e bashkëshortes së të ndjerit.

    Sipas mediave italiane, mëngjesin e kësaj të enjteje janë ekzekutuar 3 nga 4 urdhër-arrestet të lëshuara nga gjyqtari kundër gruas dhe tre bashkatdhetarëve, njëri prej të cilëve vëllai i saj, i akuzuar për vrasjen, i cili është ende në arrati dhe po kërkohet ndërkombëtarisht edhe me bashkëpunimin e Interpolit dhe Europolit.

    Gruaja u gjurmua dhe u arrestua në një shtëpi tjetër po në Rocca Priora ku jetonte së fundmi, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tjerë të vëllait të saj, u ndaluan. Njëri 27 vjeç, u ndalua teksa udhëtonte me makinë në Via Cassia, pranë Romës dhe tjetri, 31 vjeç, u ndalua në Bari, ndërsa ishte gati për të hipur në tragetin për në Durrës.

    Gjithçka nisi pas konfliktit të vazhdueshme të bashkëshortes së tij, ku ankohej se dhunoi nga bashkëshorti babai i tre fëmijëve. Ajo kishte thirrur për ndihmën vëllain e saj, i cili mbërriti me bashkëpunëtorët e tij në aeroportin e Romës më 10 dhjetor.

    Skema e krimit u zbardh falë përgjimeve. Vëlla e motër inskenuan grabitjen në shtëpinë, ku Caka u vra pa mëshirë, duke u goditur disa herë me thikë.

    Ka qenë gruaja ajo që njoftoi karabinierët, ku ka konstatuar gjoja trupin e pajetë të bashkëshortit të saj. Por versioni i saj nuk bindi karabinierët, duke i detyruar të kërkonin një pistë tjetër hetimi.

  • Skenar i tmerrshëm! Porositi dy vrasës me pagesë nga Shqipëria që i ekzekutuan bashkëshortin, arrestohet shqiptarja në Itali

    Skenar i tmerrshëm! Porositi dy vrasës me pagesë nga Shqipëria që i ekzekutuan bashkëshortin, arrestohet shqiptarja në Itali

    Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Rocca Priora të Italisë në 13 dhjetor të vitit të kaluar, skenari i së cilës është zbuluar së fundmi pas shumë hetimeve.

    Një shqiptar me emrin Petrit Caka u ekzekutua në banesën e tij, ndërsa porositësja e ngjarjes ishte vetë bashkëshortja. E lodhur nga abuzimet e shumta nga bashkëshorti i saj, ajo gjeti zgjidhje të vetme vrasjen e tij, e kështu aktivizoi të vëllanë për të gjetur vrasës me pagesë.

    Dy vrasës me pagesë udhëtuan nga Shqipëria për në Itali për të kryer “punën” që morën përsipër, kundrejt pagesës me një plan të qartë dhe të mirëmenduar.

    Ata inskenuan një grabitje në shtëpinë e shqiptarit e më pas e vranë me thikë duke i shkaktuar një sërë plagësh në qafë dhe në trup me pasojë vdekjen. Pasi ekzektuan planin e vrasjes ata u kthyen në Shqipëri po atë mbrëmje, falë mbështetjes së porositësve të vrasjes.

    Karabinierët e njësisë hetimore të Grupit Frascati u vunë në gjurmët e vrasësve dhe mundën të identifikonin mjetin e përdorur dhe rrugët e përshkuara prej tyre atë ditë.

    Ka qenë vetë gruaja ajo që i dha alarmin karabinierëve se gjoja zbuloi trupin e bashkëshortit të vrarë pas një grabitje në shtëpi, por më pas skenari i ngjarjes ndryshoi totalisht duke nxjerrë zbuluar porositësit dhe vrasësit e shqiptarit Petrit Caka.

  • Plumb në kokë! Dosja që arrestoi “kokat” dhe biznesmenin, lidhja me Ervis Martinajn (Dosja e plotë)

    Plumb në kokë! Dosja që arrestoi “kokat” dhe biznesmenin, lidhja me Ervis Martinajn (Dosja e plotë)

    Prokuroria e Posaçme firmosi 15 urdhër-arreste për vrasje. Mes të arrestuarve deri tani janë ish-shefi i Forcës Operacionale në policinë e shtetit, Oltion Bistri, drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, Astmer Bilali, Ardit Hasanbenga, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe Edmond Lika. Në kërkim janë Ervis Martinajt, i zhdukur një vit më parë, Elio Hato, që është miku i tij, por edhe Behar Bajri.

    Pse u arrestua Oltion Bistri?
    Ish-shefi i Forcës Operacionale është arrestuar mbi dyshimet se ka nxjerrë sekrete hetimore të dosjeve të nxehta që janë përfshirë grupet kriminale. Gjithashtu akuzohet për shpërdorim detyre pasi nga hetimi ka rezultuar se nuk ka raportuar për dijëninë që ka pasur.

    Ervis Martinaj dhe Elio Hato
    “Mbreti” i basteve Ervis Martinaj, së bashku me Behar Bajrin, Pëllumb Gjokën dhe Edmond Prekën dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e Gjin Ndojit, të njohur edhe mbiemrin Boriçi në 2020 në Vaun e Dejës. Gjin Ndoji, 27-vjeç në vitin 2020 u qëllua me plumb në kokë dhe mbeti i vdekur në vend. Në banesat e Martinajt ka pasur kontrolle. Gjithashtu Hato sipas prokurorisë, dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar që t’i bëjë atentat Ibrahim Licit.

    Xhevahir Lita
    Drejtuesi i prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita dyshohet se ka mbyllur hetimet e dosjes për vrasjen e Gjin Ndojit duke u korruptuar. Prokurori dyshohet se është korruptuar përmes Hatos. Gjithashtu krahu i djathtë i Martinajt dyshohet se është përfshirë edhe në përgatitjen e një atentati.

    Pëllumb Gjoka
    Biznesmen i kazinove dhe i ndërtimeve në Velipojë dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Gjin Ndojit. Ish-kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar më herët për vrasje, trafik droge dhe tjetërsim pronash në Velipojë. Gjoka është shpallur nga qeveria investitor strategjik.

    Fisi Bajri
    Në orët e para të ditës së sotme forca të shumta policie zbarkuan në zonën ku banon fisi Bajri. Behar Bajri është shpallur në kërkim. Persona të tjerë janë shoqëruar, janë marrë në pyetje dhe më pas janë liruar.

    Ardit Hasanbenga
    Ai ka qenë një zyrtar i lartë në policinë e shtetit. Në fund ishte në Berat, ku u përjashtua nga struktura pas zbulimit të serës me kanabis. Por më parë ka qenë në Shkodër, shef krimesh. Emri i tij del në dosjen e atentatit të Dorjan Dhulit dhe Ibrahim Licit, rival i Bajrave.

    Astmer Bilali
    Ish-boksier i Vllaznisë, anëtar i bandës së Bajrave që disa vite më parë iu ekzekutuan në derë të shtëpisë babai dhe xhaxhai, Astrit dhe Ibrahim Bilali. Ende nuk dihet akuza konkrete kundër tij.

  • Dua Lipa vjen në Shqipëri për pushime

    Dua Lipa vjen në Shqipëri për pushime

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka njoftuar se është në Shqipëri për pushime, përmes një postimi në Instagram.

    Ajo ka ndarë disa foto nga bregdeti, ku duket se është duke shijuar bukurinë natyrore të vendit, në një nga plazhet e jugut.

    “Shtëpi’, ka shkruar këngëtarja, bashkangjitur me flamurin shqiptar.

  • Valutat ndërkombëtare fitojnë pikë ndaj lekut, ja çfarë po ndodh me euron dhe dollarin në vendin tonë

    Valutat ndërkombëtare fitojnë pikë ndaj lekut, ja çfarë po ndodh me euron dhe dollarin në vendin tonë

    Euro i është rikthyer rritjes. Sipas Kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha evropiane këmbehet të enjten me 104.87 lekë.

    Po ashtu edhe valutat e tjera kanë shfaqur tendenca rikuperimi.

    Dollari amerikan u ngjit sot në nivelin e 94.23 lekëve, megjithate humbje për këtë monedhë kanë qenë të konsiderueshme këtë vit.

    Paundi britanik po ashtu ka ndjekur të njëjtin trend në rritje këtë fillim jave dhe këmbehet për 119 lekë.

  • Aksidentoi për vdekje një grua në Fushë Krujë, në timon ishte një 16-vjeçar

    Aksidentoi për vdekje një grua në Fushë Krujë, në timon ishte një 16-vjeçar

    Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 65-vjeçareje ndodhi gjatë mëngjesit të kësaj të enjteje në Fushë Krujë.

    Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë ngjarje ka arrestuar shoferin e makinës që shkaktoi aksidentin. Bëhet fjalë për një 16-vjeçar.

    “Shërbimet e Qarkullimit Rrugor Krujë kanë bërë identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, i cili është një shtetas 16 vjeç, banues në Krujë.

    Në vijim të veprimeve, pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, u bë arrestimi i 16-vjeçarit, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit””, njoftoi policia.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Klodiana Lala nxjerr detajet të reja nga megaoperacioni i SPAK-ut: Mes 15 urdhër-arresteve dhe emri i personazhit të frikshëm që vrau në gjumë të fejuarën 15-vjeçare

    Klodiana Lala nxjerr detajet të reja nga megaoperacioni i SPAK-ut: Mes 15 urdhër-arresteve dhe emri i personazhit të frikshëm që vrau në gjumë të fejuarën 15-vjeçare

    Zbardhet një tjetër emër që është mes 15 persona vepër të cilët është lëshuar urdhër-arresteve me urdhër të SPAK. Gazetarja Klodiana Lala thotë se bëhet fjalë për Behar Bajrin, një emër i njohur nga policia.

    Po ashtu, një tjetër detaj nga megaoperacioni i Policisë së Shtetit, të shtrirë në disa qytete, është fakti se Xhevahir Lita ka qenë prokuror në Shkodër kur dyshohet se kanë ndodhur ngjarjet kriminale që mendohet se këta personazhe i lidhin me njëri-tjetrin.

    Duke u kthyer te Bajri, ky i fundit është një emër i njohur për policinë, i konsideruar si një nga personazhet më të rrezikshme të botës së krimit në Shqipëri. Behar Bajri akuzohet se ka vrarë në gjumë partneren e tij 15-vjeçare, Fabiola Bajri dhe shtetasin Arben Tuzi, ngjarje këto të vitit 2002.

  • Mësοi se vajza nuk ishte e vi*gjër, bαbai merr vendimin “drastik” ndaj saj

    Mësοi se vajza nuk ishte e vi*gjër, bαbai merr vendimin “drastik” ndaj saj

    Një vajzë e re e quajtur D. Andrea ten/toi “t’ia mba/thte për të keryer marrëd.hënie”

    natën me të dashurin, por bëri ga/bimin e madh duke ia dërguar gab/imisht babait mesazhet.

    Ai vendosi që të merrte një masë ndësh/kuese dhe për më tepër postoi në rrjetet sociale bisedën, që kjo të shërbejë si shembull për të gjithë të tjerët.

    Prit ta zërë babin gjumi dhe kalo pastaj për mua.

    Advertisements

    Dhe unë kam shumë dëshirë”, ishte ky mesazhi që ajo donte t’ia dërgonte të dashurit, por përfundoi duke ia dërguar babait.

    Andrea, ça dreqin po thua? Kush do vijë për ty? Për çfarë ke dëshirë?”, ia kthen i ati.

    Vajza i thotë se do t’ia dërgonte një shoku, por në këtë moment i ati i tregon dhu/ratën që kishte për të në ditëlindje. Ishte një iPhone, të cilin ai e hedh në tualet dhe i thotë se do të anulojë festën.

  • Arbana Osmani publikon videon që bëri shumë kuriozë fansat? Moderatorja zbulon se ka një projekt të ri

    Arbana Osmani publikon videon që bëri shumë kuriozë fansat? Moderatorja zbulon se ka një projekt të ri

    Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, është mjaft aktive profilin e saj në “Instagram”, ku ndan me 1 milion ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria.

    Ditën e sotme, Arbana ka postuar në “Instagram” një video ku tregon se çfarë ka bërë gjatë kësaj vere. Ajo ka përmbledhur disa nga momentet më të bukura dhe krahas tyre ka treguar edhe një detaj tjetër, që i ka bërë shumë kuriozë fansat.

    Moderatorja ka zbuluar se po punon për një projekt, për të cilin do të flasë shumë shpejt. Arbana e ka lënë me kaq, duke mos treguar asnjë detaj tjetër.

    “Kjo verë ka qenë për udhëtimet, miqtë dhe familjen??. Ka qenë gjithashtu rreth gjetjes së frymëzimit për një projekt të ri që jam shumë e emocionuar ta ndaj së shpejti :)”, ka shkruar moderatorja e njohur krahas videos që menjëherë mori shumë pëlqime dhe komente.

    https://www.instagram.com/arbanao/?utm_source=ig_embed&ig_rid=82c7ce99-c95d-4ca5-aede-4f078b41f9fd