Author: editor

  • Ekskluzive/ Akuzohet për vrasje në 2020, shpallet në kërkim Ervis Martinaj

    Ekskluzive/ Akuzohet për vrasje në 2020, shpallet në kërkim Ervis Martinaj

    Detaje të reja janë zbardhur nga megaoperacioni i sotëm i zhvilluar në disa qytete, ku në pranga të prokurorisë ranë policë, biznesmenë e prokuror.

    Burimet e Anila Hoxhës thonë se Ervis Martinaj, është i dyshuar për vrasje në qytetin e Shkodrës të ndodhur në vitin 2020.

    Përveç arrestimeve të raportuara më herët, biznesmeni Pëllumb Gjoka është arrestuar për vrasje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar, në një ngjarje që ndodhi në qytetin e Shkodrës si dhe sigurim të automjeteve për të vrarë dy shtetas të tjerë, një ndër ta Ibrahim Liçi.

  • Urdhër arrest i dytë për Ervis Martinajn, dyshimet për lidhjen e “mbretit” të kazinove me Pëllumb Gjokën dhe Oltion Bistrin

    Urdhër arrest i dytë për Ervis Martinajn, dyshimet për lidhjen e “mbretit” të kazinove me Pëllumb Gjokën dhe Oltion Bistrin

    SPAK ka lëshuar një urdhër arrest të dytë sot për bosin e kazinove, Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit të vitit të kaluar.

    Këtë herë Ervis Martinaj dyshohet të jetë i përfshirë me grupin e personave zyrtarë, policë dhe biznesmenë që u arrestuan sot në kuadër të megaoperacionit të zhvilluar në disa qytete në Shqipëri.

    Ata dyshohet se akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

    Forca të shumta policie zhvilluan sot kontrolle në banesat e Martinajt në Fushë Kuqe. Ende nuk dihet se si lidhet emri i “mbretit” të basteve, Ervis Martinaj në këtë dosje dhe çfarë është gjetur nga kontrolli me imtësi në shtëpitë e tij.

    Ervis Martinaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’. Bistri, sipas dosjes së prokurorisë, rezulton se bashkëpunonte me biznesmenin Gjoka, i cili njihet si biznesmen i kazinove dhe i ndërtimeve në Velipojë, ndërsa për këto akuza ka dhe përgjime.

    Këta persona akuzohen për vepra të krijimit të strukturuar kriminal, apo të pastrimit të parave. Një tjetër person është dhe Ardit Hasanbega që ka qenë shef krimi në Shkodër dhe në Berat.

  • I gjallë apo i vdekur? Çfarë e lidh mbretin e basteve me ish-shefin dhe biznesmenin?

    I gjallë apo i vdekur? Çfarë e lidh mbretin e basteve me ish-shefin dhe biznesmenin?

    Forca Operacionale në Policinë e Shtetit e ndihmuar nga policia lokale në Kurbin kanë kryer kontrolle në shtëpinë e Erivs Martinajt në Fushë Kuqe.

    Paraprakisht mësohet se kontrollet janë kryer në kuadër të dosjes që arrestoi biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe dy ish-shefat.

    Konkretisht ish-shefin e Operacionales Oltion Bistri dhe ish-shefin e krimeve në Shkodër dhe Berat, Ardit Hasanbega.

    Ende nuk dihet se si lidhet emri i “mbretit” të basteve, Ervis Martinaj në këtë dosje dhe çfarë është gjetur nga kontrolli me imtësi në shtëpinë e tij.

    Biznesmeni i basteve është zhdukur prej 10 gushtit të vitit të kaluar dhe prej tij ende nuk ka asnjë gjurmë. Nuk dihet nëse është gjallë apo i vdekur.

  • Hodhën armën sapo panë policinë, arrestohet Ilir dhe Safet Bajri

    Hodhën armën sapo panë policinë, arrestohet Ilir dhe Safet Bajri

    Arrestohet Ilir Bajri dhe Safet Bajri alias (Rustemi), dy drejtues të rëndësishëm të grupit “Bajri” në Shkodër.

    Gazetari Elton Qyno raporton për ‘Oranews’ se arrestimi i tyre është kryer pasi gjatë kontrolleve në banesa,

    policia i ka gjetur armë pa lejë, të cilat i hodhën në tokë sapo panë policët.

    Në policinë e Shkodrës aktualisht shoqëruar dhe Erogen Vaso alias Brajovië.

    Advertisements

    Safet Bajri, disa muaj më parë u lirua nga burgu i Kosovës në Lushnjë pas përfudimit të një dënimi me 9 vite burgim të dhënë nga drejtësia Belge.

    Fillimisht Safet Bajri u arrestua në 22 shtator të 2018 bashkë me 10 persona të tjerë në kuadër të operacionit policor të koduar “Oaz”. Por akuzat për vrasje për të u rrëzuan duke u dënuar vetëm për akuzën e “Organizimit të lojrave të fatit”.

  • Bɑbɑi qëndron çdo nɑtë në të njëjtin vend dhe pret, ɑrsyejɑ do ju përlot

    Bɑbɑi qëndron çdo nɑtë në të njëjtin vend dhe pret, ɑrsyejɑ do ju përlot

    Bɑbɑi i sɑj qêndron çdo nɑtê nê tê njêjtin vend dhe pret, dhe historiɑ pɑs kêsɑj fotoje kɑ bêrê shumê njerêz tê qɑjnê.Belen Cɑrdenɑs, 22 vjeç, ngɑ Pɑrɑguɑi, ndɑu njê foto nê llogɑrinê e sɑj nê Twitter qê nuk priste tê bêhej virɑle, duke treguɑr tê ɑtin me pɑntɑllonɑ tê shkurtrɑ dhe njê bluzê duke pritur pêr njê ɑutobus nê stɑcion.

    Vɑjzɑ vendosi njê nɑtê tê bênte njê foto tê bɑbɑit tê sɑj dhe t’i kushtonte disɑ fjɑlê tê butɑ dhe tê zbulonte se ɑi e pret ɑtê çdo ditê, pɑ mɑrrê pɑrɑsysh kohên, nê mênyrê qê tê mund tɑ sjellê i sigurt vɑjzên e tij nê shtêpi nê mênyrê qê tê mos dikush mund tɑ sulmojê ɑtê. ɑjo nê errêsirê.

    – Unê kthehem nê shtêpi nê mes tê tetê dhe nêntê tê mbrêmjes, dhe ɑi mê pret gjithmonê nê stɑcion. Plɑku im, mos ndɑlo kurrê sê bêrêi, tê duɑ shumê – kɑ shkruɑr vɑjzɑ.Kjo histori, e cilɑ kɑ prekur dhe kɑ bêrê shumê njerêz tê qɑjnê, zhvillohet çdo nɑtê nê qytetin e Pɑrɑguɑjit, Nembɑ.

    Advertisements

    Me ɑtê rɑst, Belen kɑ dhênê njê intervistê pêr mediɑn vendɑse Extrɑ ku kɑ treguɑr se bɑbɑi i sɑj êshtê 72 vjeç dhe se pɑvɑrêsisht viteve, çdo nɑtê e pret nê tê njêjtin vend.Ajo gjithɑshtu tregoi se bɑbɑi i sɑj e merrte nê punê disɑ muɑj mê pɑrê dhe e merrte çdo ditê nê shtêpi, por ɑi e kuptoi qê duhej tê bêhej i pɑvɑrur, kêshtu qê tɑni êshtê i kênɑqur duke pritur qê vɑjzɑ e tij tê vijê nê stɑcion pêr tɑ dêrguɑr nê shtêpi. dhe pêrfundimisht tɑ mbrojê ɑtê nêse dikush e s ulmon ɑtê.

    – I jɑm mirênjohês bɑbɑit tim pêr gjithçkɑ qê kɑ bêrê pêr muɑ, pêr vêllezêrit e mê shumê pêr djɑlin tim. “Ai kɑ qenê gjithmonê njê bɑbɑ dhe gjysh i mɑdh”, pêrfundoi Belen.

  • Po kërkohet në të gjitha pasarelat europiane, njihuni me gjyshin që u bë i famshëm 90 vjeç

    Po kërkohet në të gjitha pasarelat europiane, njihuni me gjyshin që u bë i famshëm 90 vjeç

    Andres Garcia-Carro është 91 vjeç dhe ka hyrë fuqishëm në skenën europiane të modës, duke u bërë një emër i rëndësishëm me paraqitjet e tij në ekran.

    Qëndrimi është ai që e karakterizon gjyshin spanjoll, i cili është bërë një nga figurat e brendeve të njohura të modës dhe është një nga modelët më të vjetër që punon në Europë.

    Mediat e huaja shkruajnë se dy vjet më parë, Garcia-Carro bënte një jetë të qetë si pensionist, në një shtëpi fshati. Kjo para se pandemia të ndodhte dhe potenciali i tij prej modeli të ‘zbulohej’ nga mbesa e tij.

    Andres është paraqitur në “Vogue”, “GQ” dhe “Esquire” dhe ka punuar me marka të modës si “Zara” dhe “Carolina Herrera”.

    Përpos kësaj Garcia-Carro ka fituar punë në ekran duke u përfshirë në filma, video muzikore, madje edhe versionin spanjoll të shfaqjes së gatimit “Master Chef”.

    I ashtuquajturi ‘mbreti spanjoll’, është shprehur se është i penduar që nuk e filloi karrierën e tij si model para njëzet vjetësh.

  • 10 vendet më të varfra në Europë për vitin 2023, Shqipëria renditet e katërta

    10 vendet më të varfra në Europë për vitin 2023, Shqipëria renditet e katërta

    Shqipëria vazhdon të mbaj nivelin më të keq në listën e vendeve më të varfra në botë. Në një listë të publikuar nga portali gjerman “DERËESTEN”, është bërë radhitja e shteteve më të varfra në Europë për vitin 2023. Shqipëria sipas kësaj liste qëndron në vendin e katërt ndërsa Kosova në vendin e dytë në listë si shtetet më të varfra në Europë.

    Vendi i 10 është me pak i varfër dhe vendi i parë më i varfri.

    Renditja:

    Në vendin e 10-të rendit Serbia, e cila thuhet se ka një GDP prej 10,360.72 dollarë për frymë banori.

    Vendi i 9-të: Mali i Zi. Kombi relativisht i vogël me 600,000 banorë, është i ndikuar fuqishëm nga turizmi dhe ka një GDP prej 9,811.86 dollarë amerikanë për kokë banori.

    Vendi i 8-të: Bjellorusia me një GDP prej 7,859,63 dollarë amerikanë. Vendi përfiton shumë nga industria e tekstilit dhe përpunimi i drurit.

    Vendi i 7-të: Bosnjë dhe Hercegovina me një GDP për frymë prej 7337.72 dollarë amerikanë.

    Vendi i 6-të: Gjeorgjia me një produkt të brendshëm bruto për frymë prej 6670.73 dollarë amerikanë.

    Vendi i pestë: Maqedonia e Veriut: GDP për frymë prej 6,608.08 dollarë amerikanë. Mallrat më të rëndësishme të eksportit janë ushqimi, vera, hekuri dhe çeliku.

    Vendi i katërt: Shqipëria. Përveç shkallës së lartë të papunësisë, Shqipërisë i duhet ende të përballet me një infrastrukturë shumë të dobët.

    Vendi i tretë: Moldavia. PBB për frymë është 5,671.22 dollarë amerikanë.

    Vendi i dytë më i varfër në Evropë është Kosova, kjo për shkak të politikave të dështuara para luftës, por edhe të pasojave të luftës dhe një industrie në vështirësi. Prodhimi i brendshëm bruto për banor është 5,290.48 USD.

    Vendi më i varfër në Evropë: Ukraina. Produkti i brendshëm bruto (GDP) për frymë në Ukrainë i ndikuar shumë nga lufta është vetëm 4,348.57 dollarë amerikanë.

  • Temperaturat ekstreme ‘përvëlojnë’ Tiranën/ Thyhet rekordi i vendosur në 1973, ja sa ishte temperatura që regjistroi termometri

    Temperaturat ekstreme ‘përvëlojnë’ Tiranën/ Thyhet rekordi i vendosur në 1973, ja sa ishte temperatura që regjistroi termometri

    Tirana ka shënuar një rekord të ri sa i takon temperaturave maksimale që janë regjistruar deri tani. Ditën e djeshme, 25 korrik 2023, Instituti i Gjeoshkencave ka shënuar temperaturën rekord për kryeqytetin: 42.1 gradë Celcius.

    Kjo temperaturë është rekord i ri për Tiranën duke thyer dhe rekordin që ishte shënuar në 1973

    Rekord për qytetin e Tiranës ishte dita e djeshme. Stacioni meteorologjik i vendosur brenda unazës në Tiranë ka regjistruar dje temperaturën 42.1 gradë Celcius. Nëse i referohemi 1973, Tirana ka qenë në vlerat 41.5 gradë. Këtë vit është shënuar më e lartë 42.1 gradë. Shumë nxehtë’ tha Anira Gjoni, specialiste e IGJEUM në një intervistë për emisionin “Sot live në Shqipëri”.

    Ndërkohë javën e kaluar në Tiranë është regjistruar temperatura maksimale 37 gradë.

    Advertisements

    Edhe gjatë natës temperaturat që janë regjistruar në Tiranë kanë qenë shumë të larta.

    “Temperaturat minimale për gjatë dy netëve që lamë pas kanë qenë shumë të larta. Janë regjistruar 26 gradë dhe 27 gradë Celcius në Tiranë. Çka do të thotë se kanë qenë shumë të larta për temperatura maksimale. Pasi maksimumi vlerat minimale në vendin tonë shkojnë deri në 23 gradë, nuk janë normale të qëndrojnë në vlerat 26 -2 7 gradë Celcius siç kanë qenë në dy netët e fundit” tregon Gjoni për gazetarin Nertil Agalliu

    Në cilin qytet u shënuan temperaturat më të larta dje?

    Kuçova ka regjistruar temperaturën absolute më të lartë. 44 gradë. Ndërkohë në Fier është shënuar temperatura 43 gradë Celcius

    “Por këto të dhëna i quajmë operacionale dhe do të bëhet një përpunim dhe rivlerësim në fund të muajit” sqaron Anira Gjoni.

    Po si do të jenë temperaturat në ditët në vijim?

    Pritet që të ketë një ulje të temperaturave dhe të kthehen në vlera normale për muajin korrik

    Në zonat bregdetare të shkojë temperatura maksimale në 28 gradë Celcius.

    Në zonat e ulëta të shkojë temperatura maksimale 30 gradë Celcius.

    Në zonat malore të shkojë temperatura maksimale 25 gradë Celcius.

    Gjatë fundjavës do të kemi nivele normale të temperaturave deri në 35 gradë Celcius. Kjo do të vijojë deri në ditët para të gushtit 4- 5 gusht ku pritet të kemi temperatura të larta por jo në nivele ekstreme siç kishim në këto dy javë që lamë pas.

    Po shi?
    Gjatë mëngjesit të nesërm priten reshje të dobëta, por janë lokale dhe nuk do ju prishë pushimet, thjesht do të freskojë pak kohën.

  • Mashtrimet me call center, policia jep emrat: Kush janë personat e arrestuar

    Mashtrimet me call center, policia jep emrat: Kush janë personat e arrestuar

    Tiranë-Ekzekutohen 14 masa sigurie për shtetas të implikuar në veprimtarinë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike.

    Sekuestrohen pajisje të ndryshme kompjuterike, aparate celulare, USB dhe pajisje të tjera për prodhimin e Bitcoin, të gjetura gjatë kontrolleve të ushtruara në disa banesa.

    Gjatë operacionit u angazhuan 60 forca Policore të DVP Tiranë, të komisariateve në varësi të saj dhe të DVP Fier.

    Në kuadër të procedimit penal nr.121/2021 të Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është përfshirë në hetime në bazë të autorizimeve të Prokurorisë, ku gjatë këtyre hetimeve janë aplikuar metoda speciale të hetimit.

    Nga veprimet hetimore të kryera është bërë i mundur identifikimi i plotë i të gjitha subjekteve të hetimit.

    Më konkretisht, më datë 25 tetor 2022, është bërë identifikimi i subjektit dhe pas autorizimit të marrë për lejimin e ushtrimit të kontrolleve të vendit, së bashku me Njësinë “C” të Krimit Kibernetik të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe partnerët e Policisë italiane, është ndërhyrë në subjektin call center, në rrugën “Dritan Hoxha”, ku janë kryer të gjitha veprimet hetimore procedurale.

    Në vijimësi të këtij procedimi, pas ekspertimit të pajisjeve elektronike të sekuestruara, ka rezultuar se në këtë veprimtari kriminale janë të implikuar disa shtetas.

    Më datë 26.07.2023, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në funksion të vendimit nr. 92 të datës 21.07.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, janë ekzekutuar 9 masa sigurie, nga të cilat 5 “Arrest në burg”, dhe 4 “Arrest në shtëpi”.

    Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal “Arrest në burg”, për shtetasit Hamit Dobi, Erion Kastrati, Aldo Pasku, Gjin Shelnishta, dhe Mojsi Zuna.

    Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për shtetasit Greta Gjoci, Olta Toci, Rezarta Ibrahimi dhe Silvana Veliu.

    Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit B. Ç., O. C., B. GJ., A. M., dhe F. B.

    Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi B. Ç., ka dalë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë më datë 23.07.2023 nga Pika e Kalimit Kufitar Kakavijë, ndërsa shtetasja A. M., më datë 27.10.2022, nga Pika e Kalimit Kufitar Rinas.

    Në kuadër të këtij procedimi janë kontrolluar 12 banesa dhe janë sekuestruar pajisje të ndryshme kompjuterike (telefona, laptopë, USB dhe pajisje për prodhimin e Bitcoin), të cilat kanë kaluar për ekspertim kompjuterik në laboratorin pranë Sektorit të Ekzaminimeve Kompjuterike në Prokurorinë e Posaçme./tvklan.al

  • “Kujdes këto 4 shenja”, Meri Shehu: Gushti sjell debate, sherre dhe pasiguri

    “Kujdes këto 4 shenja”, Meri Shehu: Gushti sjell debate, sherre dhe pasiguri

    Virgjëresha, binjakët, shigjetari dhe peshqit do të kenë një muaj të vështirë. Astrologia, Meri Shëhu, tha sot në Euroneës Albania se këto katër shenja do të tërheqin gjithë negativitetin gjatë muajit gusht.

    Ajo tha se gushti do të sjellë debate, sherre dhe pasiguri për katër shenjat. Sipas saj edhe nëse bëmat kanë qenë të shenjave të tjera të horoskopit, janë.

    “Do të marrin kritika të mëdha ose do të vihen në qendër të sulmeve. Do të jenë ata që do të tërheqin gjithë negativitetin. Për shembull, bëmat mund t’i ketë bërë një luan, ose një ujor, ose një dem, ose një akrep, por fushën magnetike të kritikave dhe energjisë negative do ta marrin virgjëresha, binjakët, shigjetari dhe peshqit.
    Nëse kanë punë me njerëz kritikues, ose kanë vendosur të vënë një rregull në jetën e tyre, ose punojnë për të tjerë, këta duhet të kenë shumë kujdes në marrëdhënie, komunikim, lëvizje dhe gjithë gamën e marrëdhënieve të tyre. Nuk thash që kjo është e prerë me thikë, por në përgjithësi kështu do të ndodhë,” u shpreh Shehu.