Author: editor

  • Fredi Beleri në burg, “kërcënon” Greqia: Shqipëria nëse do të bëhet pjesë e familjes europiane…

    Fredi Beleri në burg, “kërcënon” Greqia: Shqipëria nëse do të bëhet pjesë e familjes europiane…

    Ministri i jashtëm grek Jorgos Gjerapetritis ka bërë një deklaratë, lidhur me refuzimin nga Gjykata e Lartë për të liruar Fredi Belerin.

    Sipas Gjerapetritis, ky vendim i shtohet vendimeve të mëparshme të gjykatave shqiptare, të cilat i mohojnë Belerit të drejtën të betohet dhe të ushtrojë detyrën që i caktuan qytetarët e Himarës.

    “Bëhet fjalë për një zhvillim negativ, që përbën shkelje të qartë të së drejtës themelore të shtetit të së drejtës, të cilën Shqipëria duhet ta respektojë dhe zbatojë në mënyre rigoroze nëse dëshiron të bëhet anëtare e familjes europiane.Ftojmë qeverinë shqiptare të marrë masa të menjëhershme ligjore ose administrative që zoti Beleri të betohet brenda ose jashtë burgut. Ministria e Jashtme ndjek nga afër zhvillimet e kësaj çështjeje dhe do ta çojë atë në të gjithë arenën ndërkombëtare”, ka deklaruar ministri i jashtëm grek.

    Një ditë më parë, Gjykata e Lartë vendosi që Beleri të vazhdojë të qëndrojë nën masën arrest me burg. Beleri këmbënguli edhe në shkallët e tjera të drejtësisë se duhet t’u shërbejë qytetarëve që e kanë votuar në 14 maj , zgjedhje për të cilat SPAK e akuzon se u implikua në aferë korruptive duke paguar një shumë prej 400 mijë lekë për të blerë tetë vota.

    Shitblerja e votës u zbulua jo vetëm me metodat speciale por edhe përmes një bashkëpunëtori që ndihmoi prokurorinë e Vlorës në këto hetime. Prokuroria deklaron se një qytetar ofroi bashkëpunimin me drejtësinë, duke ekspozuar Belerin dhe Pandeli Kokaveshin që dyshohen se paguan para në shkëmbim të votës. Pagesa u krye në një lokal, dhe autoritetet theksojnë që disponojnë përgjime ambientale të kryera nga një grup operacional i dërguar nga Tirana./TopChannel

  • Greqia në ‘luftë’ me flakët, 6 vatra të reja zjarri gjatë 4 orëve

    Greqia në ‘luftë’ me flakët, 6 vatra të reja zjarri gjatë 4 orëve

    Situata në Greqi vazhdon të jetë alarmante. Dhjetëra zjarre kanë shpërthyer që prej mesditës në shumë zona të vendit, ndërsa zjarri në Rodos vazhdon të jetë problematik.

    Janë të paktën gjashtë vatra të reja zjarri, përkatësisht në Neo Platano , Velestino , Krokio , Neo Monastiri , Mikrothebes dhe Sesklos. Ndërsa flakët janë përhapur në Afanos Lamias, shumë pranë banesave, po ashtu edhe një magazinë tashmë është përfshirë nga flakët.

    Forcat tokësore dhe ajrore të shërbimit zjarrfikës vazhdojnë aksionin për të shuar flakët. Në këto zona temperaturat ekstreme të larta mbi 42-43 gradë dhe erërat e forta që ndryshojnë vazhdimisht drejtimin, ia kanë vështirësuar punën zjarrfikësve.

  • Feston 58-vjetorin e lindjes, shikoni si duket sot ‘Mimoza llastica’

    Feston 58-vjetorin e lindjes, shikoni si duket sot ‘Mimoza llastica’

    Aktorja që ka luajtur Mimoza llasticën mbetet dhe sot personazhi shumë i preferuar i shqiptarëve. Zhaklina Dhimojani ka lindur më 25 korrik 1965 dhe ka festuar 58-vjetorin e lindjes.

    Kur luajti “Mimoza llasticën” në vitin 1973 ishte një 7 vjeçare e përkëdhelur, me tipare shumë të bukura dhe shikim të mprehtë.

    Sot Zhaklin gëzon vëmendjen e mediave Zviceriane, ku në një fushë krejt larg aktrimit ajo nisi karrierën si përkthyese ndërsa sot është e angazhuar në politikën lokale. Atje ajo u njoh edhe me prokurorin federal Stefan Blättler i cili është sot bashkëshorti i saj.

    Sipas mediave zvicerane, Dhimojani është po aq e njohur në Shqipëri sa është Heidi në Zvicër.

  • Me sy blu dhe flokë bjond/ Blogerja ‘thyen’ rrjetin me fotot nga pushimet, por asgjë nuk është siç duket

    Me sy blu dhe flokë bjond/ Blogerja ‘thyen’ rrjetin me fotot nga pushimet, por asgjë nuk është siç duket

    Një blogere me flokë të gjata bjonde dhe sy blu po pushton internetin, por ajo nuk është ashtu siç duket.

    Mila Sofia ka mbi 31,000 ndjekës në Instagram dhe 90,000 në TikTok, dhe ndan me fansat e saj foto nga pushimet e saj në Greqi, Bora Bora dhe jahtin luksoz.

    Por në realitet, 19-vjeçarja finlandeze nuk është gjë tjetër veçse një krijim i Inteligjencës Artificiale.

    “Megjithëse faqja e internetit e Mila zbulon se ajo është një blogere dhe modele ‘virtuale’, mijëra njerëz janë mashtruar duke menduar se ajo është një grua e vërtetë, me mish e gjak”, raporton Daily Mail në një artikull.

    Siç thekson botimi, edhe pse sot në rrjetet sociale qarkullojnë me qindra imazhe të ngjashme të modeleve jo reale, ajo që e bën Mila Sofinë të dallohet është fakti se ajo nuk e “fsheh” se është krijuar nga Inteligjenca Artificiale, as në faqet e saj në rrjetet sociale.

    “Mirë se erdhe në mbretërinë time digjitale. Unë jam 19 vjeç, jetoj në Holandë por kam diçka ndryshe: jam një influencues virtual i krijuar nga teknologjia AI” shkruan faqja e Milas.

    Ajo mund të mos jetë… një vajzë e vërtetë, por kjo nuk e pengon Milën të shijojë verën e saj duke postuar foto nga destinacionet e njohura.

    “Faleminderit për një tjetër foto të mrekullueshme nga Santorini. Ajo është e mrekullueshme, mahnitëse dhe të lë pa frymë me ato bikini të bardha”, ka shkruar një komentues në postimin e saj.

    19-vjeçarja aktualisht është duke punuar si modele në botën e modës, dhe është në kërkim të një marke që do të muns të nxjerrë në pah talentet e saj.

    Për sa i përket studimeve, ajo thotë se ka studiuar në “universitetin e jetës”, duke theksuar se vazhdon të zgjerojë çdo ditë njohuritë e saj përmes algoritmeve komplekse dhe analizave të të dhënave.

  • Elbasan/ Qëlloi për vdekje bashkëjetuesen, dënohet me burg përjetë

    Elbasan/ Qëlloi për vdekje bashkëjetuesen, dënohet me burg përjetë

    Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan ka dënuar me burgim të përjetshëm Ramis Mici, për vrasjen e bashkëjetueses së tij, Jetlira Elezi.

    Ngjarja ndodhi në vitin 2022, ku Mici qëlloi Elezin për vdekje me thikë, në vendin e quajtur lagjja: “Skenderbej”.

    “Me vendimin e datës 26/07/2023 Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka pranuar kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, përfaqësuar nga prokurori i çështjes Z. Xhelian Seferi, për dënimin me burgim të përjetshëm të pandehurit R. M të akuzuar për veprën penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c i K.Penal.

    Ngjarja i referohet datës 30.07.2022, ku i pandehuri R.M. ka vrarë me mjet të mprehtë thikë bashkëjetuesen e tij shtetasen J.E në banesë, në vendin e quajtur lagjja: “Skenderbej”, Elbasan”, thuhet në njoftim.

  • Gjendet pa ndjenja në dhomën e një hoteli Johnny Depp

    Gjendet pa ndjenja në dhomën e një hoteli Johnny Depp

    Johnny Depp është gjetur së fundmi pa ndjenja në dhomën e një hoteli në Budapest. Mediat e huaja raportojnë se gjendja e tij u përkeqësua pas abuzimit me substancat narkotike.

    “Kemi dëgjuar është se Depp ishte aq keq sa nuk mund të dilte as nga hoteli. Dëgjuam gjithashtu se ata thirrën një mjek për të parë nëse ai kishte diçka më të keqe”, tregoi një burim.

  • ‘Zallamahia’ me monedhat e huaja dhe lekun, Rama shkarkon nga detyra ministren Delina Ibrahimaj

    ‘Zallamahia’ me monedhat e huaja dhe lekun, Rama shkarkon nga detyra ministren Delina Ibrahimaj

    TIRANË- ‘Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra gjatë mbledhjes urgjente të Qeverisë, një nga ministret e tij.

    Burime bëjnë të ditur se bëhet fjalë për ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

    Arsyeja e shkarkimit të ministres së Financave dhe Ekonomisë ende nuk bëhet e ditur. Por besohet kaosi që është shkaktuar nga monedhat e huaja në raport me lekun.

    Ibrahimaj e mori portofolin e shtetit më shtator 2021, duke shërbyer në këtë detyrë për më pak se dy vjet. Në vitin 2016 e në vijim ajo ka qenë anëtare e Këshillit të Statistikave, INSTAT, në 2017 e në vijim anëtare e Këshillit Drejtues të FED Invest dhe anëtare e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

    Ajo mori emër në vitin 2019, kur u emërua në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, të cilën e mbajti deri në vitin 2019, përpara se të emërohej ministre. Ajo ka qenë po ashtu në drejtimin e INSTAT gjatë viteve 2015-2016 dhe ka koordinuar çështjet financiare dhe ekonomike në Kryeministri më parë.

  • Po ndiqte pulat e tij, burri zbulon një qytet nëntokësor 2000-vjeçar… (FOTO)

    Po ndiqte pulat e tij, burri zbulon një qytet nëntokësor 2000-vjeçar… (FOTO)

    Gjatë punimeve për rikonstruksionin e shtëpisë së tij në vitet 1960, një burrë turk bëri një zbulim befasues, ndërsa ndiqte pulat e tij përmes një vrime në bodrum. Ai gjeti një qytet nëntokësor të braktisur 2000-vjeçar që dikur ishte shtëpia e më shumë se 20 mijë njerëzve.

    Burri që shkatërroi një mur arriti në qytetin antik të quajtur Elengubu, i njohur tani si Derinkuyu. I vendosur mbi 85 metra nën rajonin e Kapadokisë, Derinkuyu është qyteti më i madh nëntokësor i gërmuar ndonjëherë në botë dhe besohet të jetë i lidhur me më shumë se 200 qytete më të vogla nëntokësore të zbuluara kohët e fundit.

    Brenda këtij qyteti nëntokësor, hyrjet e të cilit lidhen me më shumë se 600 shtëpi mbitokësore, studiuesit zbuluan 18 nivele tunelesh që strehonin banesa, dyqane të ushqimit të thatë, bare bagëtish, shkolla, bodrume dhe madje edhe një kishëz. Qyteti ishte i pajisur me një sistem ajrimi i cili furnizonte banorët e tij me ajër të pastër dhe ujë. Sot, Derinkuyu është bërë një nga destinacionet turistike më të vizituara në Turqi. /TAR/

  • Digjet anija në mes të detit, mbante 3 mijë makina

    Digjet anija në mes të detit, mbante 3 mijë makina

    Të paktën një person ka vdekur, ndërsa disa anëtarë të tjerë të ekuipazhit kanë mbetur të plagosur, pas zjarrit të rënë në një anije të madhe mallrash në brigjet e Holandës.

    Një operacion i madh shpëtimi u zhvillua ku morën pjesë disa anije dhe një helikopter, që arrAnija rreth 18 mijë tonë kishte në bord rreth 3 mijë makina.

    Nga të dhënat e para të autoriteteve holandeze dyshohet se zjarri mund të ketë nisur në një makinë elektrike.

    itën të shpëtonin 23 anëtarët e ekuipazh

  • U qëllua për vdekje me thikë, si nisi sherri i të rinjve shqiptarë në Itali?

    U qëllua për vdekje me thikë, si nisi sherri i të rinjve shqiptarë në Itali?

    Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e regjistruar pasditen e 23 korrikut në Via Dorighello në lagjen Forcellini në Padova ku mbeti i vdekur 24-vjeçari Albert Deda.

    Dy vëllezërit Ilmi dhe Klinton Rakipaj tentuan të largoheshin nga Italia 12 orë pas krimit të rëndë por pa sukses pasi u arrestuan në flagrancë nga karabinierët.

    Ndërkohë sot sipas mediave italiane ata do të merren sot në pyetje në lidhje me ngjarjen. Sipas të gjitha gjasave, 24-vjeçari dhe 19-vjeçari do të transferohen në Padova deri në fund të javës.

    Të enjten u caktua një autopsi në trupin e viktimës për të kuptuar se sa dhe cilat ishin plagët fatale.

    Deda u plagos me thikë në kulmin e debatit të dhunshëm që shpërtheu pasditen e së dielës në hyrje të pallatit ku banonin.

    Shkak i mosmarrëveshjes sipas karabinierëve ishte debati mes miqve për ardhjen e një shoku të ri të dhomës, i cili degjeneroi në vrasje.