Author: editor

  • 19-vjeçarja shpëton 5 persona në ditën e saj të parë si roje plazhi

    19-vjeçarja shpëton 5 persona në ditën e saj të parë si roje plazhi

    Të premten e kaluar një vajzë 19-vjeçare nga Pontinia shpëtoi pesë persona nga mbytja gjatë ditës së saj të parë të punës si roje plazhi në plazhin Bufalara në Sabaudia.

    Siç raporton “Il Messaggero”, shpëtimtarja e Rojeve bregdetare Blue Work ka ndihmuar fillimisht një kite-surfist i cili iu afrua bregut dhe kërkoi ndërhyrjen e saj, ndërsa ajo po përpiqej të kontaktonte zyrën e kapitenit të portit, megjithatë, një zotëri tjetër që po lahej pranë shkëmbinjve filloi të kishte vështirësi të kthehej në bregdet për shkak të rrymës së fortë, në të njëjtën situatë, pak më vonë, edhe gruaja e tij dhe një djalë tjetër, të cilët ishin hedhur në ujë në përpjekje për ta ndihmuar dhe u gjendën në mëshirën e dallgëve.

    E armatosur vetëm me një xhaketë shpëtimi dhe në pamundësi për të përdorur komardare për shkak të detit të trazuar, roja i shpëtimit të tre në siguri, përpara se të kryente ndërhyrjen e fundit të ditës së saj, domethënë të kthente një djalë që po bënte not me vëllai binjak dhe një grua tjetër, e cila gjithashtu është kapur nga rrymat e forta.

  • Gjeti portofolin me 10 mijë euro dhe miliona lekë, studenti shqiptar e dorëzon tek i zoti

    Gjeti portofolin me 10 mijë euro dhe miliona lekë, studenti shqiptar e dorëzon tek i zoti

    Çfarë do të bënit nëse do gjenit një portofol me një shumë marramendëse në të? Një i ri shqiptar është për t’u duartrokitur, pasi ai ka bërë një gjest mjaft fisnik.

    Studenti i Akademisë së Policisë, Xhojsi Lamaj, ka gjetur në kryeqytet një portofol me mijëra euro dhe s’ka hezituar t’ia dorëzojë të zotit.

    Akademia e Policisë njofton: “Kursanti i Kursit të 18-të, Patrullë e Përgjithshme, Xhojsi Lamaj, ka gjetur një portofol me një sasi të konsiderueshme në valutë dhe lekë, karta bankare dhe dokumente të rëndësishme, të cilat i ka dorëzuar në strukturat përkatëse të policisë. Kursanti u falenderua nga drejtuesit e AS-së. Veprime të tilla janë mesazhe dhe shembuj të ndërgjegjes”.

    Ndërkohë, gazetari Bledi Mane ka treguar shumën që kishte gjetur Xhojsi.

  • Kërcënohet me jetë Kristi: ‘Do të bëj varrin, nuk do të gjenden kockat’

    Kërcënohet me jetë Kristi: ‘Do të bëj varrin, nuk do të gjenden kockat’

    Ish-banori i “Big Brother Vip 2”, Kris Aliaj, është kërcënuar me jetë. Kristi ka marrë një mesazh në llogarinë e tij në Instagram, ku një person i shkruan se do i bëjë varrin nëse shkon opinionist në BBV3. Po ashtu ai vijon duke kërcënuar finalistin e BBVIP2, duke i thënë se nuk do të gjenden as kockat.

    “Do të bëj varrin po vajte opinionist në BBV3. Nuk do të gjenden as kockat,” shkruhet në mesazhin e Krist Aliaj.

    Kristi e ka marrë me sportivitet mesazhin, duke shkruar: “Si t’ia bëjmë tani, opozita është e fortë”.

  • E frikshme/ Publikohen pamjet nga zjarret në rrugët e Siçilisë

    E frikshme/ Publikohen pamjet nga zjarret në rrugët e Siçilisë

    Ndërsa një pjesë po përballet me stuhi, Italia jugore është në flakë, madje zjarret masive u afrohen rrugëve në Siçili. Në një video që është publikuar në media shihet sesi zjarri është tashmë afër rrugës dhe rrezikon gjithçka.

    Në këtë video të regjistruar gjatë një udhëtimi me makinë shihet sesi flakët po përpijnë çdo gjë.

    Nga pamjet shikohet situate e përkeqësuar në Siçili ku zjarret po përhapen me shpejtësi të madhe për shkak të temperaturave të larta.

    Ndërkohë në Itali pritet që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në 5 rajone për shkak të stuhisë dhe të zjarreve ku deri më tani kanë humbur jetën të paktën 5 persona.

  • 24-vjeçarja qëllon veten me armë zjarri. Ja ku ndodhi ngjarja?

    24-vjeçarja qëllon veten me armë zjarri. Ja ku ndodhi ngjarja?

    Një vajzë e moshës 24-vjeçare është plagosur me armë zjarri në fshatin Cudhi Zall, të Krujës, këtë të mërkurë.

    Nga hetimet paraprake dyshohet se e reja është vetëplagosur me një armë pistoletë të cilën e mbante pa leje në banesë 34-vjeçari me inicialet D.B.

    Ky i fundit është arrestuar nga policia ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin D. B., 34 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për shtetasen L. Rr., 24 vjeçe, të dy banues në fshatin Cudhi Zall. Ditën e djeshme dyshohet se shtetasja L. Rr. është vetëplagosur aksidentalisht, në dorë, me një armë zjarri, të cilën 34-vjeçari e mbante pa leje, në banesë”, njofton policia.

  • Vrasësi i së bijës u dënua me 28 vite burg, flet nëna e Jetmira Hasanit: Kemi frikë, do na vrasë kur të dalë

    Vrasësi i së bijës u dënua me 28 vite burg, flet nëna e Jetmira Hasanit: Kemi frikë, do na vrasë kur të dalë

    Gjykata e Apelit ka dhënë sot vendimin me 28 vite burg për Agron Tanushin, i cili vrau me pushkë në sy të vajzës 8-vjeçare, kunatën e tij Jetmira Hasanin.

    Familjarët e të ndjerës të cilët kërkonin dënim maksimal dhanë një deklaratë për mediat.

    Nëna e Jetmirës, u shpreh se autorit i duhej dhënë dënimi i përjetshëm, pasi në momentin që do dalë nga burgu, do i vrasë dhe ato.

    Shteti ta dënojë përjetë, kemi frikë. Ai na shau në gjykatë, një herë na vrau….Ky në rrugë na shante, tani ca të bëjmë ne? Ta vrasim? Doli Dan Hutra, vrau disa, a kështu do bëjmë dhe ne?

    Advertisements

    Unë nuk i kërkoj gjë shtetit, e vras. Janë ngjarje që nuk kanë si të jenë ndryshe. Ai dënohet 28 vite. Ne thamë të gjitha gjërat që ai ka bërë. Nëse mundem ia jap unë dënimin, po ai është më i zoti, se është mësuar të vrasë.

  • 6 të plagosur nga një aksident

    6 të plagosur nga një aksident

    Ditën e djeshme është regjistruar një aksident në fshatin Ropotovë në Gjilan ku kanë mbetur të plagosur 6 persona.

    Lajmin për aksidentin e ka bërë të ditur policia e Kosovës ditën e sotme ku mësohet se janë përplasur 2 makina.

    Si pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona. 4 pasagjerët kanë dalë nga spitali ndërsa 2 shoferët ndodhen në spital.

    “Fshati Ropotovë 25.07.2023-18:00. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë dy automjete me targa vendore dhe me drejtues meshkuj kosovarë.

    Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve si dhe katër pasagjerët. Të lënduarit, dy drejtuesit e automjeteve mbeten për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa pasagjerët janë liruar për në shtëpi”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • ‘Ta martoj tët ëmën’, aktori Agron Llakaj përfundon në urgjencë, zbulon episodin e pakëndshëm që i ndodhi

    ‘Ta martoj tët ëmën’, aktori Agron Llakaj përfundon në urgjencë, zbulon episodin e pakëndshëm që i ndodhi

    Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj ka përfunduar mbrëmjen e djeshme në urgjencë.Nëpërmjet një postimi në Instagram ai ka rrëfyer se ka qenë në urgjencë, por arsyeja pse aktori zgjodhi të bënte këtë rrëfim nuk ishte gjendja e tij shëndetësore, por një episod aspak i këndshëm, me të cilin është përballur.

    Postimi i plotë i Agron Llakaj:

    Kjo fotografi eshte per ilustrim.

    Advertisements

    Ngjarje te Urgjenca e QSUT ne mesnate.

    Halli e deshi te shkoja per disa ore te mira ne urgjence..,ne holl dhe dhoma shume njerez, pesefishi i pacienteve…,te gjithe kerkojne ndihme, mjeke dhe infermiere qe nxitojne, vrapojne ne ndihme te te semureve, njerez qe bertasin ne kerkim te ndihmes…,nderkohe vjen nje djale nga keta te fortet qe shoqeronte te atin dhe kerkonte vemendje me insistim..

    I forti-doktooor?!ooo,eeeej!
    (vjen doktori)
    doktori-urdhero perse bertet?!

    i forti-plasi syte, po me vdes babai!
    doktori-nuk vdes babai pa merak, ja te lirohet nje shtrat dhe do e shikojme vec mos bertit?!
    I forti-ore merr vesh ti,me ke flet keshtu e?! Une te martoj tetem!
    doktori-dakord!sherojme babane sot dhe neser martoma ‘tetem’!

    (Pas rreth 1 ore i forti me babane u larguan nga urgjenca pasi moren dhe sherbimin)

    Halli ndoshta na erreson syte dhe logjiken, por per mua Ata mjeke dhe infermiere jane heronj, te mite, te tute dhe tanet.
    Kur e pyeta doktorin-Ku e gjen forcen e durimit per ate lloj komunikimi?!
    Me tha -Kur futem ne pune bej nderrim gjaku, fus gjak nordik dhe heq gjakun tim prej shqiptari…,se ndryshe do sherbenim me automatik.

  • Grabitja e Rinasit, Apeli le në fuqi dënimet për 7 autorët

    Grabitja e Rinasit, Apeli le në fuqi dënimet për 7 autorët

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin për 7 anëtarët e grupit kriminal, të cilët më 9 Prill të 2019-s grabitën 4.6 milionë euro në aeroportin e Rinasit.

    Në Tetor të 2022-t, Gjykata e Posaçme dha 122 vite burg në total për autorët. Kështu, Klement Çala është dënuar me 20 vjet burg, ndërsa me nga 17 vjet burg janë dënuan 6 të pandehurit e tjerë: Eldi Çala, Oltjon Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkdon Bengasi.

    I dyshuar për këtë ngjarje është edhe i shumëkërkuari Talo Çela, por çështja në ngarkim të tij është ndarë pasi vazhdon që të jetë në kërkim nga autoritetet. Edhe pse kanë kaluar vite nga kjo ngjarje nga ana e grupit të hetimit nuk janë mundur që të gjenden paratë që janë grabitur. Gjatë arrestimit të të dyshuarve është gjetur një sasi shumë e vogël parash, që janë krahasuar me numrin e serive të parave të humbura nga bankat e nivelit të dytë.

  • “Si vaskë e nxehtë”/ Ngrihet alarmi në këtë vend, temperatura e ujërave shkon më shumë se 38 gradë

    “Si vaskë e nxehtë”/ Ngrihet alarmi në këtë vend, temperatura e ujërave shkon më shumë se 38 gradë

    Vala e të nxehtit që ka përfshirë botën ka sjellë pasoja të shumta në shumë vende. Një tjetër rekord temperaturash është shënuar në ujërat e oqeanit rreth Florida Keys, ku termometri ka shënuar 38.4 gradë Celsius.

    Sipas të dhënave të publikuara nga qeveria amerikane, në një hapësirë të caktuar për regjistrimin e temperaturës e instaluar në ujërat e gjirit Manatee, në Parkun Kombëtar Everglades, shënoi vlerën më të lartë, ndërsa në disa zona të tjera termometri shënoi 38 gradë dhe 32 gradë Celsius.

    Vlerat normale për rajonin në këtë periudhë të vitit variojnë midis 23-31 gradë Celsius , sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA). Niveli i nxehtësisë i regjistruar këtë javë është ai i një vaskë të nxehtë.

    Vlerat e temperaturës së sipërfaqes së oqeanit nuk mbahen të regjistruara, por një studim i vitit 2020 tregoi se temperaturat më të larta globale deri në atë kohë u regjistruan në Gjirin Persik .

    Leximet ekstreme vijnë në krye të paralajmërimeve të kaluara për ngrohjen e ujërave jashtë Floridës, bregdeti i së cilës po përballet me një valë të nxehti që kërcënon jetën detare dhe ekosistemet e oqeanit.

    “Nuk e prisnim këtë vapë kaq herët dhe kaq ekstreme. E gjithë kjo është e paprecedentë në të dhënat tona”, vëren Derek Mancello i NOAA.

    Valët e të nxehtit po prekin gjithnjë e më shumë oqeanet e botës, duke shkatërruar leshterikët, algat e detit dhe koralet dhe duke vrarë një pjesë të jetës detare “si zjarret që djegin sipërfaqe të mëdha pyjesh”.