Author: editor

  • Disa fshatra të Fierit nën “pushtetin” e flakëve, helikopteri ‘Cuagar’ i bashkohet forcave zjarrfikëse për shuarjen e vatrave

    Disa fshatra të Fierit nën “pushtetin” e flakëve, helikopteri ‘Cuagar’ i bashkohet forcave zjarrfikëse për shuarjen e vatrave

    Prej ditësh vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri në fshatrat e Fierit. Ditën e sotme një helikopter ‘Cuagar’ i ministrisë së Mbrojtjes ka nisur operacionin për fikjen e flakëve në zonën e Krapsit.

    Sipas News24 e gjithë kjo zonë është e pushtuar nga tymi.

    Aktualisht, flakët po mbahen nën kontroll nga forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Roskovecit dhe Albpetrolit.

    Ndërkohë, era e fortë e bën të vështirë ndërhyrjen dhe favorizon përhapjen më tej të zjarrit.

    Deri më tani për fat të mirë nuk ka raportime për persona të lënduar, apo banesa të djegura.

  • Po luftonte me zjarret në Greqi, rrëzohet avioni me dy pilotë, zbardhen detaje nga ngjarja

    Po luftonte me zjarret në Greqi, rrëzohet avioni me dy pilotë, zbardhen detaje nga ngjarja

    Një avion që po luftonte me flakët është rrëzuar në ishullin grek të Evias.

    Lajmin e bënë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, ngjarja ndodhi mbi qytetin Karystos në ishullin Evia pranë Athinës dhe përplasja u transmetua në televizionin shtetëror. Pamjet treguan se avioni fluturues, teksa po fluturonte ulët, u rrëzua në një kanion përpara se një shpërthim zjarri të shihej pak çaste më vonë.

    Një helikopter është nisur drejt vendit të ngjarjes për të kontrolluar vendin e rrëzimit. Të dy pilotët dyshohet se kanë vdekur, pasi avioni nuk kishte sistem nxjerrjeje, sipas zyrtarëve.

    Kujtojmë se temperaturat në Greqi janë rritur mbi 40C (104F) dhe disa zonë të vendit janë përfshirë nga flakët.

  • “Më preku nga gj0ksi dhe më ra të fikët”, e reja rrëfen ngacmimin se*sual të 55-vjeçarit

    “Më preku nga gj0ksi dhe më ra të fikët”, e reja rrëfen ngacmimin se*sual të 55-vjeçarit

    Pak ditë më parë, Arian Mema, ish-inspektor i tatimeve, u arrestua në Pogradec pasi akuzohet se ka abuzuar dhe ngacmuar seksualisht një 25-vjeçare.

    Kjo e fundit e identifikuar me inicialet M.B ka treguar se më 22 Korrik, rreth orës 10:00, Mema ka shkuar në vendin e saj të punës, një hotel në Pogradec ku ajo ishte pastruese dhe e ka ngacmuar seksualisht në tualet.

    “…Arian Mema, është thirrur nga pronarët për të rregulluar dushin diellor. Ai e dinte që unë punoja aty. Mbasi rregulloi diellorin ai më ka thëne mua që: “…hajde në banjë të shikosh si nxirret uji ngrohtë nga i ftohti…”. Dhe unë kam vajtur. Në këtë moment, Ariani më ka kapur nga gjoksi, por unë i kam thënë mos më prek dhe jam larguar. Më pas nuk janë ndjerë mirë dhe më ka rënë të fikët…”

    Ndërkohë që pas arrestimit Arian Mema ka nxjerrë zbuluar veten e tij në një përgjim ambiental të realizuar në ambientet e dhomave të shoqërimit në komisariatin e Pogradecit.

    Në bisedën e përgjuar mes kallëzueses dhe Ardian Memës, ku i fundit i drejtohet asaj:

    “…tërhiqe denoncimin, se kam familje më more në qafë do më dënojnë…”. Përveç ngacmimit seksual, e reja ka treguar Arian Mema e ka çuar me forcë në një motel dhe aty ka kryer marëdhënie seksuale.

    “…nuk më kujtohet sa ka qënë data dhe muaji, por me Arjanin kam kryer dhe njëherë marrdhënie seksuale jashtë dëshirës time, i cili më ka marë në qytetin e Pogradecit dhe më ka shpënë në një motel…”

  • E rëndë! Burri vret gruan e vëllait, vetëdorëzohet në polici

    E rëndë! Burri vret gruan e vëllait, vetëdorëzohet në polici

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një burrë qëlloi për vdekje kunatën e tij. Krimi u shënua në Fossombrone ku burri vrau partneren e vëllait të tij, një grua rreth 40-vjeçare.

    Menjëherë më pas ai ka shkuar në komisariat dhe ka rrëfyer duke marrë me vete edhe armën e vrasjes. Ende nuk është zbardhur dinamika e vrasjes së ndodhur në një zonë rurale.

  • Tirana i jep lamtumirën “Çomit”! Lot dhe qindra “Vespa” shoqërojnë funeralin (VIDEO)

    Tirana i jep lamtumirën “Çomit”! Lot dhe qindra “Vespa” shoqërojnë funeralin (VIDEO)

    Famija, miqtë, shokët, kolegët dhe shumë qytetarë i dhanë sot lamtumirën e fundit Gert Hoxhës që ndërroi jetë dy net më parë në një aksident në Përmet.

    I njohur edhe si “Çomi” i Tiranës, Hoxha që kishte pasion kameran ishte edhe themelues i Vespa Club Tirana.

    Qindra anëtarë të club-it Vespa e përcollën me motorë drejt banesës së fundit.

    Kolegë, njerëz të medias, miq e të njohur kanë vërshuar me komentet e tyre prekëse për humbjen e tij në mënyrë kaq të parakohshme.

    Gert Hoxha po kthehej nga Përmeti drejt Tiranës ku jetonte, kur dyshohet se ra në një skarpat prej 20 metrash.

    Ai lë pas bashkëshorten, dy vajzat 10 dhe 14 vjeçe, prindërit dhe motrën e madhe.

  • Euro “merr frymë”! Rritet dollari! (Kursi i këmbimit)

    Euro “merr frymë”! Rritet dollari! (Kursi i këmbimit)

    Euro nuk lëviz. Rritet dollari me paundin, bie franga. Pas një rritje të lehtë në fillim të javës, euro nuk ka ndryshuar këtë të martë.

    Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë monedha europiane vijon të tregtohet në pikat e këmbimit valutor me 101.07 lekë.

    Dollari është rritur me 0.28 pikë duke u tregtuar me 91.43 lekë ndërsa paundi britanik ka arritur të këmbehet me 117.36 lekë. Një ulje të lehtë ka pësuar franga zvicerane.

    Flukset e turizmit, por edhe paraja e zezë e kanë zhvlerësuar vazhdimisht valutën europiane duke goditur eksportuesit, por edhe rezervimet në euro për pushimet

  • Italia ndalon transgjinorët të marrin pjesë në konkursin për Miss

    Italia ndalon transgjinorët të marrin pjesë në konkursin për Miss

    Konkursi i bukurisë “Miss Italia” ka riafirmuar qëndrimin për të mos lejuar gratë transgjinore të konkurrojnë. Vendimi vjen pas kurorëzimit të fundit të gruas së parë transgjinore, Rikkie Valerie Kollé, në konkursin e Miss Holandës.

    Patrizia Mirigliani, patronja zyrtare e Miss Italisë, deklaroi në një intervistë se konkurrentet duhet të jenë gra që nga lindja.

    “Kohët e fundit, konkurset e bukurisë janë përpjekur të bëjnë lajme duke përdorur gjithashtu strategji që unë mendoj se janë paksa absurde.”

    Ky qëndrim ka tërhequr vëmendjen dhe kritikat, veçanërisht duke pasur parasysh pranimin në rritje të të drejtave transgjinore në shumë vende perëndimore.

  • Temperatura ekstreme/ Termometri shënon 50 gradë celcius? Cili është qyteti shqiptarë që po thyen rekorde

    Temperatura ekstreme/ Termometri shënon 50 gradë celcius? Cili është qyteti shqiptarë që po thyen rekorde

    Ashtu siç ishte paralajmëruar dita e sotme pritej të ishte dita e pikut të vapës.

    Por në Kuçovë sipas termometrit të ambjentit të jashtëm të një farmacie duket se shifrat kanë kaluar të parashikueshmen.

    50 gradë celcius shkruhet në termometër, por nuk mund të themi me siguri nëse ka shkuar aq apo jo.

  • “Nuk ka shitur asnjë palë…”/ Bledi Mane ironizon Kiarën dhe zbulon pse nuk është në listën e ish-banorëve më të paguar

    “Nuk ka shitur asnjë palë…”/ Bledi Mane ironizon Kiarën dhe zbulon pse nuk është në listën e ish-banorëve më të paguar

    Gazetari i njohur, Bledi Mane, i cili ka qenë edhe konkurrent në edicionin e dytë të “Big Brother VIP”, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”.

    Mane ka treguar se sa lekë fitojnë ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri nga rrjetet sociale me postimet që bëjnë.

    Teksa tha 5 banorët që fitojnë më shumë, gazetari nuk la pa përmendur edhe ata që nuk janë te lista e më të paguarve. Në mesin e tyre ishte edhe moderatorja e njohur, Kiara Tito.

    I pyetur se pse Kiara nuk është në listën e banorëve më të paguar të BB VIP 2, Mane u përgjigj:

    I pyetur se pse Kiara nuk është në listën e banorëve më të paguar të BB VIP 2, Mane u përgjigj:

    “Se nuk ka shitur asnjë palë brekë, a kupton? Më thuaj tani, ti ke shoqe, di ndonjë që vajzë që ka blerë? Në një treg të vogël saç ka Shqipëria me 2.8 milionë banorë. Ne nuk jemi në Brazil me një 200 milionë që 2 milionë veta do i blinin këto brekë”.

    Ndërsa kur i thanë se Kiara ka më shumë ndjekës se partneri i saj në “Instagram”, gazetari tha: “Kur vjen çështja te lekët, Luizi të ha të gjallë”.

  • “Ka zënë atë qoshen aty…”/ Gazetari i njohur zbulon sa para fiton Efi Dhedhes

    “Ka zënë atë qoshen aty…”/ Gazetari i njohur zbulon sa para fiton Efi Dhedhes

    Nga femrat e “Big Brother VIP 2”, Jori Delli është kampione për të fituar shumë para në muaj. Kështu është shprehur ditën e sotme ish-banori i BB VIP e njëkohësisht gazetari i njohur, Bledi Mane, teksa ishte i ftuar në “Wake Up”.

    Sipas tij, një shkallë më poshtë është Efi Dhedhes, e cila nuk është shumë aktive në televizion por di të fitojë para përmes rrjeteve sociale.

    “Efi është një vajzë që prodhon para, gati-gati si Jori, por një shkallë më poshtë. Po t’a vësh re, ne që u futëm dy herë, u futëm, dolëm, u futëm dhe dolëm dhe goditje psikologjike kemi të dyfishta. Sepse ne e dinim se çfarë ndodhte jashtë, pastaj futeshim brenda dhe kishim detyra që të mos flisnim. Pra ne kemi pasur dy situata që na kanë dëmtuar psikologjikisht dhe ndoshta shpirtërisht.Efi është një vajzë e ndjeshme, herë-herë kishte nevojë dhe për psikologe, pavarësisht se kishte luhatje humori. Duhet ta menaxhojë veten më mirë. Ndoshta duhet të ishte aty me Jorin, por thashë është një shkallë më poshtë.

    Efi ka zënë atë qoshen aty në këtë vapë të madhe, aty te hija. Nuk po e angazhon veten qoftë nëpër debate, qoftë nëpër programe. Si duket ka nevojë për të reflektuar. Refuzon ftesat. Por në rrjetet sociale ajo di të bëjë lekë. Efi arrin 12 mijë euro”, tha Bledi Mane.