Author: editor

  • Panik në bord/ Breshëri dëmton rëndë avionin, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente (Video)

    Panik në bord/ Breshëri dëmton rëndë avionin, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente (Video)

    Aeroplani i pasagjerëve është dëmtuar rëndë gjatë stuhisë së fortë që goditi të hënën pjesët veriore të Italisë.

    Agjencia italiane ANSA bën të ditur se një breshëri jashtëzakonisht i madh ka dëmtuar aeroplanin që po fluturonte nga Milano në Nju Jork

    https://twitter.com/VolaMalpensa/status/1683490483761299457/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1683490483761299457%7Ctwgr%5E1cd0d0e925c40876f487f61875f64fd2664487e2%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fsot.com.al%2Fbota%2Fpanik-ne-bord-bresheri-demton-rende-avionin-piloti-detyrohet-te-beje-ulje-e-i602457

  • Italia “pushtohet” nga moti i keq, stuhi të fuqishme në Milano gjatë natës, ka viktima

    Italia “pushtohet” nga moti i keq, stuhi të fuqishme në Milano gjatë natës, ka viktima

    Për shkak të stuhisë, zjarrfikësja e Milanos ka marrë me qindra telefonata për çati dëmtuara, përmbytje si dhe mjaft pemë të rëna duke dëmtuar edhe mjetet e banorëve të zonës.

    Gjithashu për shkak të stuhive që italianët e kanë përshkruar në rrjete sociale si ‘apokalips’, ATM-të, autobusët dhe tramvaji janë përkohësisht jashtë funksioni.

    Ndësa në Monza, një makinë me një familje në bord, nënë, baba dhe një vajzë dy vjeç e gjysmë, u godit nga një pemë. Burri u plagos dhe u dërgua në San Gerardo në Monza, ku u shtrua në spital me kodin e kuq për traumë në kokë. Sipas raportimeve, gruaja dhe vajza e tij nuk janë lënduar.

    Nga moti i keq në Monza në emigrante 58 vjeçare ka humbur jetën.

    Në Monza gjithashtu janë bllokuar trenat për shkak të motit të keq.

    Stuhia e re që goditi Lombardinë mbrëmjen e djeshme shkaktoi ndërprerje të reja të shumë linjave të tranave.

    Falë stafit të Kryqit të Kuq, Polfer dhe Trenord, rreth 150 pasagjerë u zbarkuan dhe u evakuuan. Siç raporton Trenord, 35 janë shoqëruar në stacione të tjera me anë të Kryqit të Kuq ose Mbrojtjes Civile, 13 janë shoqëruar në destinacionet e tyre me taksi, ndërsa njëqind janë organizuar në mënyrë të pavarur.

    Gjithashtu për shkak të motit të keq, disa udhëtarë që shkonin në pjesë të ndryshme të Lombardisë dhe të vendit mbetën të bllokuar në stacionin qendror në Milano.

    Frikë në Malpensa

    Shqetësim i madh nga moti i keq është i pranishëm edhe për aeroportet. Një avion që nisej nga Malpensa për në Nju Jork është devijuar drejt Romës pasi breshri “shponte” hundën e avionit.

    Aeroporti i Palermos mbyllet për shkak të zjarreve

    Ndërkohë që veriu përmbytet, jugu i Iltalisë është përfshirë nga zjarret. Zjarri që u shfaq mbi Cinisi ka mbërritur në perimetrin e aeroportit “Falcone e Borsellino”, i cili do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 11, njofton kompania administruese Gesap.

    Autostrada Palermo-Mazara Del Vallo u përfshi gjithashtu nga flakët, kryqëzimet e Villagrazia di Carini dhe Cinisi u mbyllën.

    Zjarret e nxitura nga nxehtësia dhe era dëmtuan shumë shtëpi duke i detyruar banorët të largoheshin për siguri. Dhjetra ekipe zjarrfikëse nga trupat pyjore dhe vullnetarë të shumtë nga mbrojtja civile siciliane po veprojnë në zonat Palermo, Messina, Catanese, Agrigento dhe Ennese.

    Zjarret që kanë djegur prej orësh lagjen Inserra në Palermo kërcënojnë spitalin Cervello. Zjarrfikësit që nga mbrëmja e djeshme kanë qenë të angazhuar me operacionet e shuarjes. Për momentin nuk është urdhëruar evakuimi i spitalit.

  • Konflikti me Cllevion, Prokuroria kërkon që Noizy të kryejë test psikologjik

    Konflikti me Cllevion, Prokuroria kërkon që Noizy të kryejë test psikologjik

    Reperi Noizy e denoncoi Kleviol Ahmetajn për përndjekje, që i ka shkatuar ankth dhe frikë. Ky i fundit përfundoi i arrestuar pas problemeve me Noizy-n, ndërsa në rrjete sociale të dy djemtë u përpoqën të japin versionin e tyre të historisë.

    Konflikti i tyre është rikthyer sërish në vëmendje, ndërsa Prokuroria i ka kërkuar Noizy-t dhe babait të tij të kryejnë test psikologjik. Kjo, që psikologu të vërtetojë nëse gjendja e reperit është vërtetë e rënduar siç pretendon.

    Nëse do të rezultojë që po, Kleviol Ahmetaj mund të rrezikojë sërish burgun. Megjithatë ai shprehet se është e palogjikshme që t’i ketë shkaktuar ankth edhe frikë, pasi Noizy çdo ditë shihet në koncerte dhe shumë i lumtur.

  • Plazhi në Ksamil do të zhduket? Studimi i fundit, ja çfarë paralajmërojnë ekspertët (Foto)

    Plazhi në Ksamil do të zhduket? Studimi i fundit, ja çfarë paralajmërojnë ekspertët (Foto)

    Veriu, jugu, lindja dhe perëndimi, asnjë cep i Europës nuk do të jetë i paprekur nga rritja e nivelit të detit.

    Plazhi MacKenzie në Qipro është plazhi turistik që mund të jetë më i prekuri. Sipas Climate Chance Association, ai tashmë po humbte një metër në vit në 2013.

    Mes 15 plazheve europiane, përfshihet edhe plazhi i njohur shqiptar Pulëbardhat ne Ksamil, i cili sipas të analizës së të dhënave në Komisionit Europian deri në vitin 2100 do të tkurret 98.2 metra.

  • Parashikimi i motit, 25 Korrik 2023

    Parashikimi i motit, 25 Korrik 2023

    Sipas MeteoAlb, riaktivizimi i valëve të të nxehtit Afrikan do të kushtëzojë në vendin tonë sërish mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Problematike situata nga temperaturat ekstremisht të larta do të jenë në zonën midis Elbasanit deri poshtë në Berat ku termometri do të ngjitet serish në 43 gradë Celsius.

    Orët e vona të mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare vetëm në zonat Verilindore dhe Juglindore. Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 43°C.

    Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi Jugore – Jugperëndimore, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë./tvklan.al

  • Mendonit se dinit të puthnit/ Upss për këto 3 shenja horoskopi rezulton se thjesht sdinë!

    Mendonit se dinit të puthnit/ Upss për këto 3 shenja horoskopi rezulton se thjesht sdinë!

    Të gjithë mendojmë se dimë të puthim ose më mirë të themi të gjithëve do na pëlqente të mernim një kompliment të tillë si “puthja jote më çon në qiellin e shtatë”. Por prit mos “fluturojmë” duuhet ta pranojmë se ka disa që janë puthës të mrekullueshëm dhe disa që nuk janë aq të mirë. Jo sepse nuk dinë ta bëjnë këtë, por sepse ose nuk relaksohen ose nuk përpiqen të përfshihen në të gjithë situatën.

    Sipas horoskopit janë tre shenja të horoskopit që nuk puthin mirë

    Virgjëresha

    Për fat të keq, perfeksionizmi i saj shpesh pengohet. Në vend që thjesht t’i dorëzohet pasionit dhe të shijojë një puthje, kjo shenjë e ajrit ka dëshirë të bëjë gjithçka siç duhet. Megjithatë, planifikimi i detajuar është jashtë vendit dhe kohës kur bëhet fjalë për puthjen dhe mund të prishë shpejt një moment shumë romantik.

    Bricjapi
    Kjo shenjë shpesh etiketohet si “puthësja më e keqe”, por kjo zakonisht është e vërtetë vetëm nëse ata nuk ndjejnë një lidhje të vërtetë emocionale me një person të caktuar. Bricjapët janë dashnorë të vështirë. Nëse e kuptojnë se nuk ndiejnë mjaftueshëm pasion për personin tjetër, nuk shqetësohen të puthen bukur dhe nuk u intereson se si ndihet tjetri. Në fakt kanë teknikën më të keqe, janë shumë pragmatikë dhe nuk mund të mos analizojnë gjithçka që lidhet me dashurinë dhe romancën.

    Dashi
    Dhe në krye të listës së shenjave më të këqija të puthjes është Dashi. Aq sa mund të mos e besoni, Dashi si shenjë e parë e zodiakut është e paduruar, e nxituar dhe shmang momentet shumë romantike. Pikërisht kështu puthin partnerin. Sundohet nga Marsi, planeti i seksit, agresionit dhe pasionit. Pra Dashi është më shumë si një luftëtar i vendosur që nxiton në betejë për t’u shkëputur shpejt dhe për të marrë trofeun, sesa një kalorës romantik që është i durueshëm derisa të arrijë qëllimin e tij. Me pak fjalë, ai është shumë i pasionuar, por nuk ka fare takt

  • “Ishte vetëm 15 vjeç”, Alketa Vejsiu si kurrë më parë tregon se çfarë i ka thënë Tani i Topit

    “Ishte vetëm 15 vjeç”, Alketa Vejsiu si kurrë më parë tregon se çfarë i ka thënë Tani i Topit

    Në një interviste Alketa Vejsiu në emisionin ‘Ilva Now’ ndër të tjerat foli dhe për fillimet e saj, duke u shprehur se kur ajo ishte 14-15 vjeç,

    Dritan Hoxha themeluesi i televizionit, tashmë Kombëtar Top Channel i ka dhënë një këshillë e cila pati një ndikim të madh në karrierën e saj.

    “Mbaj mend kam qenë 14-15 vjeçe kur më tha Tani i Top-it që në ekran duhet të vendosësh një mur mes teje dhe publikut, duhet që njerëzit mos të dinë vùajtjet dhe problemet.

    Duhet vetëm t’i argëtosh dhe të jesh vetëm pozitive dhe t’u japësh më të mirën.

    Në fund të ditës publikut nuk i duhet sa vùajmë ne, të siguroj që kam lùftërat e mia. Njerëzit nuk duan të dinë sa shumë jemi lodhur ne.

    Ka shumë sfida të heshtura për të cilat kam vendosur mos të flas, kam zgjedhur këtë profil.

    Disa më aku zojnë dhe më kritikojnë a thua se është mëkat se jam entuziaste. Kam zgjedhur që në ekran të jem pozitive dhe të shoh anën e mirë dhe të bukur të gjërave sepse kjo është puna ime” është shprehur Alketa.

  • Rekord, 47 gradë Celsius në hije në Palermo

    Rekord, 47 gradë Celsius në hije në Palermo

    Italia vendosi këtë të hënë rekordin historik të temperaturës.

    Palermo zhbën rekordin e të gjitha kohërave dhe regjistron vlerën 47 gradëve në hije në orën 15:42.

    Rekordi i mëparshëm ishte regjistruar 44,8°C në Gusht të vitit 1999.

    Për Observatorin Astronomik që mat temperaturat, kjo është një e dhënë shumë domethënëse pasi ka një diferencë kaq të madhe me dy gradë pas 23 vitesh.

    Mbrojtja Civile rajonale ka shpallur alarmin e kuq për rrezikun e zjarrit në Siçili.

    Klan News

  • Zjarret në Vlorë, si pritet të jenë temperaturat në këtë qytet, ja parashikimi i motit nga Hakil Osmani për javën në gjithë vendin

    Zjarret në Vlorë, si pritet të jenë temperaturat në këtë qytet, ja parashikimi i motit nga Hakil Osmani për javën në gjithë vendin

    Nisur nga flakët e zjarrit që kanë pushtuar qytetin e Vlorës, meteorologu Hakil Osmani tregoi se si do të jenë temperaturat ditën e nesërme.

    “Edhe sot gjatë mbrëmjes mbeten temperatura të larta, përsa i përket qarkut të Vlorës. Dita e nesërme do të jetë shumë e nxehtë ku parashikohen që maksimumet të ngjiten në vlerën 38 gradë celcius. Duke filluar nga mesdita e ditës së nesërme, do të jetë një erë mesatare dhe e fortë, nga brigjet detare, por dhe pranë zonave të banuara”, tha ai.

    Më tej, në rang territorial, Osmani njoftoi se temperaturat do të jenë të larta, ndërsa ditën e mërkurë pritet të ketë një ndryshim të tyre me disa gradë.

    “Nëse flasim në rang territori, do të rriten vlerat e temperaturave, në 42 gradë celcius në qarqet Elbasan dhe Berat. Një pjesë e qyteteve të zonave të ulëta do të jenë me vlerë rreth 40/ 41 gradë, përfshirë kryeqytetin, Shkodrën, Gjirokastrën. Kemi një ndryshim të mërkurën me vlerë 3 gradë celcius. Përsa i përket ditëve në vijim, i bie të kemi luhatje të vogla me 1 apo 1.5 gradë celcius. Deri në fund të këtij muaji, temperaturat do të jenë rreth vlerave deri në 36 gradë celcius”, shtoi ai.

  • Rrëzohet në banesë, humb jetën qytetari në Tiranë, detajet e para nga ngjarja

    Rrëzohet në banesë, humb jetën qytetari në Tiranë, detajet e para nga ngjarja

    Një 87-vjeçar ka humbur jetën në banesën e tij, pasi është rrëzuar.

    Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Kombinat, ku i moshuari nuk ka mbijetuar dot për shkak të plagëve të marra si pasojë e rrëzimi.

    “Më datë 23.07.2023, rreth orës 17:30, në rrugën “Llazi Miho”, në Kombinat, është rrëzuar në banesën e tij dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar ndërruar jetë, shtetasi N. S., 87 vjeç”- njofton policia.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.