Author: editor

  • Zjarret në Vlorë, si pritet të jenë temperaturat në këtë qytet, ja parashikimi i motit nga Hakil Osmani për javën në gjithë vendin

    Zjarret në Vlorë, si pritet të jenë temperaturat në këtë qytet, ja parashikimi i motit nga Hakil Osmani për javën në gjithë vendin

    Nisur nga flakët e zjarrit që kanë pushtuar qytetin e Vlorës, meteorologu Hakil Osmani tregoi se si do të jenë temperaturat ditën e nesërme.

    “Edhe sot gjatë mbrëmjes mbeten temperatura të larta, përsa i përket qarkut të Vlorës. Dita e nesërme do të jetë shumë e nxehtë ku parashikohen që maksimumet të ngjiten në vlerën 38 gradë celcius. Duke filluar nga mesdita e ditës së nesërme, do të jetë një erë mesatare dhe e fortë, nga brigjet detare, por dhe pranë zonave të banuara”, tha ai.

    Më tej, në rang territorial, Osmani njoftoi se temperaturat do të jenë të larta, ndërsa ditën e mërkurë pritet të ketë një ndryshim të tyre me disa gradë.

    “Nëse flasim në rang territori, do të rriten vlerat e temperaturave, në 42 gradë celcius në qarqet Elbasan dhe Berat. Një pjesë e qyteteve të zonave të ulëta do të jenë me vlerë rreth 40/ 41 gradë, përfshirë kryeqytetin, Shkodrën, Gjirokastrën. Kemi një ndryshim të mërkurën me vlerë 3 gradë celcius. Përsa i përket ditëve në vijim, i bie të kemi luhatje të vogla me 1 apo 1.5 gradë celcius. Deri në fund të këtij muaji, temperaturat do të jenë rreth vlerave deri në 36 gradë celcius”, shtoi ai.

  • Rrëzohet në banesë, humb jetën qytetari në Tiranë, detajet e para nga ngjarja

    Rrëzohet në banesë, humb jetën qytetari në Tiranë, detajet e para nga ngjarja

    Një 87-vjeçar ka humbur jetën në banesën e tij, pasi është rrëzuar.

    Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Kombinat, ku i moshuari nuk ka mbijetuar dot për shkak të plagëve të marra si pasojë e rrëzimi.

    “Më datë 23.07.2023, rreth orës 17:30, në rrugën “Llazi Miho”, në Kombinat, është rrëzuar në banesën e tij dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar ndërruar jetë, shtetasi N. S., 87 vjeç”- njofton policia.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, ambientalisti Ferruni për Panorama TV: Emetimet e gazeve janë shumë të larta, ndër helmet më të rrezikshme në planet!

    Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, ambientalisti Ferruni për Panorama TV: Emetimet e gazeve janë shumë të larta, ndër helmet më të rrezikshme në planet!

    Ambientalisti Lavdosh Ferruni ka folur lidhur me situatën e zjarreve në fushën e mbetjeve në Vlorë.

    Përmes një interviste për Panorama TV, Ferruni është shprehur se emetimet e gazeve atje janë në nivele shumë të larta.

    Ai tha se nga zjarri janë çliruar në natyrë disa prej helmeve më të rrezikshme në planet, që dëmtojnë shëndetin e qytetarëve.

    Ferruni i bëri thirrje autoriteteve dhe Bashkisë së Vlorës që të matin këto parametra të ndotjes dhe të marrin masat përkatëse.

    “Nëse njerëzit në Vlorë do e dinë që emetimet e gazeve janë shumë të larta, patjetër që duhet të shqetësohen. Duhet t’i kërkohet autoriteteve dhe Bashkisë që të ketë matje të këtyre niveleve. Bashkia apo autoritetet qëndrore duhet të reagojnë kur ka një shqetësim nga publiku. Ka shumë rëndësi që edhe publiku të jetë i informuar. Duhet të ketë element për ta matur këtë lloj ndotjeje.

    Unë mendoj që duhet të ketë një reagim. Ju me të drejtë e bëtë pyetjen, që tani me sezonin turistik, kjo është shumë evidente. Nuk është një moment për të pushuar, për plazh. Kjo çështja e djegies së mbetjeve është e pakuptimtë. Edhe nëse ndodh për shkaqe natyrore ndezja, është e mundur të kontrollohet menjëherë. Në Vlorë ndoshta akoma nuk i kanë vënë tërësisht flakët nën kontroll.Nga ana tjetër, do të doja të theksoja edhe njëherë, tani me turizmin masiv që ka qyteti i Vlorës, janë kaq shumë njerëz, nga 2-3 shishe uji plastike, ky volum kaq i madh mund të shkojë në një ditë 500 mijë. Ato helme që thamë që janë shumë të rrezikshme, bioksinat, janë ndër mbetjet më të rrezikshme në planet. Në këtë kontekst, edhe në planin afatgjatë, kjo plastikë nuk ka nevojë të hidhet në landfill, por në qendrat e riciklimit të plastikës. Ka edhe leverdi ekonomike”, është shprehur Ferruni.

  • Ngrihet alarmi/ ‘Shpërthen’ infeksioni i rrezikshëm në këtë vend, humbin jetën 3 persona, ja nga se vjen

    Ngrihet alarmi/ ‘Shpërthen’ infeksioni i rrezikshëm në këtë vend, humbin jetën 3 persona, ja nga se vjen

    Departamenti i Shëndetësisë i Shtetit të Uashingtonit tha se tre persona kanë humbur jetën për shkak të një shpërthimi të fundit të listerisë. Zyrtarët shëndetësorë kanë raportuar 5 raste të shpërthimit deri më tani, 4 në kontenë Pierce dhe një në Thurston.

    Të pesë rastet ndodhën në njerëz mbi 60 vjeç, të cilët gjithashtu kishin sistemin imunitar të kompromentuar. Rastet u konfirmuan midis 27 shkurtit dhe 30 qershorit, shkruajnë mediat e huaja.

    Sipas Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve, listerioza, sëmundja që rezulton nga një infeksion bakterial i listerisë, përfshin simptoma të vogla si ethe dhe dhimbje koke, por mund të ketë simptoma më të mëdha si konvulsione dhe humbje të ekuilibrit.

    ëmundja zakonisht vjen nga ushqimi dhe prek kryesisht gratë shtatzëna, të porsalindurit, të moshuarit dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.

  • Tirana në një javë/ Arrestohen 11 shoferë dhe gjobiten 8 mijë të tjerë, bllokohen automjete

    Tirana në një javë/ Arrestohen 11 shoferë dhe gjobiten 8 mijë të tjerë, bllokohen automjete

    Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë 20 drejtues mjetesh, për vepra të ndryshme penale.

    Konkretisht:

    5 shoferë janë arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në gjendje të dehur, 2 persona janë arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në efektin e lëndëve narkotike, ndërsa 4 të tjerë janë arrestuar në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.Gjithashtu, janë vendosur 8102 masa administrative, kryesisht për shkelje që janë burim aksidenti.

    Janë vendosur 203 masa administrative, për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 469 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

    468 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha; 1158 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

    Gjithashtu janë vendosur 80 masa administrative, për xhama të errësuar dhe 446 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

    Policia ka bllokuar 9 automjete.

  • E marta do të jetë dita e fundit e të nxehtit përvëlues, sa do të shënojë termometri, ja çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim (Tabela)

    E marta do të jetë dita e fundit e të nxehtit përvëlues, sa do të shënojë termometri, ja çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim (Tabela)

    Edhe përgjatë ditës së martë pritet që në të gjithë territorin të kemi mot të kthjellët dhe temperatura të larta. Gjatë ditës së nesërme do të ketë rritje të tëmperaturave sa i përket vlerave maksimale, ndërkohë nga e mërkura do të ketë një rënie të ndjeshme të tyre

    Për ditën e Mërkurë dhe atë të Enjte mbi territorin e vendit tonë pritet depërtimi i një qëndre të presionit të ulët me origjinë veriore.

    Në këtë mënyrë moti në pjesën më të madhe të këtyre dy ditëve parashikohet me diell por edhe alternime vranësirash kalimtare.

    Vranësirat në orët e vona të mbrëmjes të ditës së Mërkurë dhe orët e para të mëngjesit të ditës së Enjte do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intenistet të ulët. Për shkak të masave ajrore të ftohta me origjinë veriore pritet rënie e ndjeshme e temperaturave kryesisht në vlerat minimale por edhe ato të mesditës.

    Java mbyllet me diten e Premte dhe kushte të qëndrueshme atmosferike pasi nis depërtimi i Anticiklonit të Azoreve dhe hera-herës edhe ai Afrikan. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura mjaftë të freskëta në vlerat minimale dhe normale në ato të mesditës.

  • Danimarkë, protestuesit shkelin dhe djegin Kuranin

    Danimarkë, protestuesit shkelin dhe djegin Kuranin

    Dy protestues dogjën sot një kopje të Kuranit, librit të shenjtë të Islamit, përpara ambasadës së Irakut në kryeqytetin Kopenhagë, duke krijuar rrezikun e një përkeqësimi të mëtejshëm të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

    Protestuesit janë pjesë e një grupi që quhet “Patriotët danezë”, të cilët mbajtën një demonstratë të ngjashme javën e kaluar dhe transmetuan incidentin drejtpërdrejt në Facebook.

    Disa mijëra irakianë protestuan në Bagdad të shtunën për djegien dhe shkatërrimin e Kuranit gjatë protestave anti-islame në Suedi dhe Danimarkë.

    Organizatori i demonstratës së sotme në Kopenhagë shkeli Kuranin dhe i vuri flakën pranë flamurit irakian në tokë, ndërsa protestuesit mbanin pankarta me slogane fyese.

    https://twitter.com/i/status/1683448422840389634

  • Rrezikoi të binte nga dritarja e katit të 5-të, Policia shpëton 5-vjeçarin në Lushnje: Kishte ngecur…

    Rrezikoi të binte nga dritarja e katit të 5-të, Policia shpëton 5-vjeçarin në Lushnje: Kishte ngecur…

    Falë reagimit të menjërshëm, pas telefonatës nga një qytetar, shërbimet e Policisë shpëtojnë një fëmijë 5 vjeç që rrezikoi të binte nga dritarja e katit të pestë të pallatit.

    Rreth orës 13:00, në sallën operative, ka telefonuar një qytetar për të kërkuar ndihmë, pasi në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, një fëmijë po rrezikonte të binte nga dritarja e katit të pestë të pallatit.

    Menjëherë pas telefonatës, salla operative ka koordinuar veprimet me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme që patrullojnë në këtë zonë, të cilat kanë shkuar brenda pak minutash në adresën e dhënë.

    Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë është shpëtuar fëmija 5 vjeç që kishte kishte hipur dhe kishte ngecur në parvazin e dritares, në një moment që familjarët nuk kishin qenë ne atë dhomë.

    Familjarët e të miturit kanë falënderuar Policinë, për ndërhyrjen e menjëhershme në këtë situatë.

  • Zbulim i pazakontë/ Gjendet e vetmja krijesë në tokë që mund të jetojë përgjithmonë

    Zbulim i pazakontë/ Gjendet e vetmja krijesë në tokë që mund të jetojë përgjithmonë

    Ka shumë teori për përjetësinë dhe pavdekësinë. Megjithatë, këtë herë duket se shkencëtarët kanë gjetur një organizëm të gjallë që nuk vdes kurrë. Dhe kjo falë një mekanizmi të mahnitshëm që ka. Arsyeja e ” kandilit të pavdekshëm”, siç u emërua pasi mund të jetojë përgjithmonë. Këto krijesa të vogla enden në Tokë para zhdukjes së dinosaurëve, domethënë për 66 milionë vjet.

    Shkencore emri i tij është ‘Turritopsis dohrnii’ dhe kur plaket ose lëndohet, mund të mashtrojë vdekjen duke u kthyer në formën e një polipi. Ai e realizon këtë duke thithur tentakulat e tij ndërsa zhytet në fund si një masë qelizash të padiferencuara. Nga atje, polipi rritet përsëri duke prodhuar një formë të re të rritur, gjenetikisht identike me atë të mëparshme.

    https://t.co/Hf0Om6myJP

    Kandil deti i pavdekshëm u zbulua për herë të parë në 1883, por u desh edhe një shekull që cikli i përjetshëm i jetës së tij të zbulohej rastësisht. Që atëherë, kërkimet laboratorike kanë treguar se kjo specie e veçantë kandili deti mund ta kalojë këtë cikël jetësor deri në 10 herë brenda dy viteve, duke dëshmuar se është biologjikisht i pavdekshëm.

    Pavarësisht hulumtimeve, shkencëtarët nuk kanë qenë ende në gjendje të shpjegojnë saktësisht mekanizmat që e lejojnë atë të jetojë përgjithmonë. Por në vitin 2022, një kërkim i gjeneve identifikoi mbi 1000 gjene që lidhen me plakjen dhe riparimin e ADN-së

  • “Më thave zemrën”! Miqtë në lot! Kush ishte “Çomi” i Tiranës që vdiq në aksident?

    “Më thave zemrën”! Miqtë në lot! Kush ishte “Çomi” i Tiranës që vdiq në aksident?

    Lot dhe pikëllim. Gert Hoxha nuk jeton më! Operatori i emisionit investigativ Stop, në Tv Klan, u shua tragjikisht një natë më parë në një aksident të ndodhur në Përmet. 45-vjeçari vdiq në aksident me motor. Motori ishte një prej pasioneve të tij më të mëdha, së bashku me pasionin për kameran, që e kishte profesion prej më shumë se 20 vitesh.

    Prej gati 9 vitesh ishte pjesë e stafit të emisionit Stop, e ky staf shpreh dhimbjen me të madhe për humbjen e tij. Një tjetër pasion që e kishte materializuar edhe në një klub, ishte ai për motorët Vespa. Gert Hoxha ishte themelues i Vespa Club Tirana. Me hidhërim të thellë e përcjell vdekjen e “Çomit”, edhe ky klub.

    Reagimet për Gertin janë të pafundme. Kolegë, njerëz të medias, miq e të njohur kanë vërshuar me komentet e tyre prekëse për humbjen e tij në mënyrë kaq të parakohshme. Gert Hoxha po kthehej nga Përmeti drejt Tiranës ku jetonte, kur dyshohet se ra në një skarpat prej 20 metrash. Ai lë pas bashkëshorten, dy vajzat 10 dhe 14 vjeçe, prindërit dhe motrën e madhe.