Author: editor

  • I dërgoi dronë gjatë BBV, Luiz Ejlli surprizon fansin në ditën e tij më të veçantë

    I dërgoi dronë gjatë BBV, Luiz Ejlli surprizon fansin në ditën e tij më të veçantë

    Këngëtari i njohur shkodran, Luiz Ejli ishte një ndër konkurentët e “BBV”, i cili me lojën, gallatat dhe humorin e tij arriti që të bëjë për vete një publik të gjerë duke u shpallur fitues i këtij reality show.

    Të shumta kanë qenë edhe dhuratat, surprizat dhe sidomos dronat që artisti merrte nga fansat e ‘çmendur’ gjatë qëndrimit në këtë spektakël.

    Mirëpo së fundmi fituesi i “BBV” ka zgjedhur mënyrën më të mirë për të falenderuar një ndër fansat e tij të ‘zjarrtë’ i cili e ka mbështetur dhe i ka dërguar drone kur ai ndodhej brenda shtëpisë.

    Në ditën e tij më të veçantë, siç është ajo e dasmës Luizi ka kënduar live për të, ndërsa video e ka postuar në InstaStory teksa krahas saj ka bërë një shkrim falenderues për dhëndrrin.

    “Faleminderit për dronat Kristi. Ishte minimum që mund të bëja për ty. Të trashëgohesh.”, ka shkruar Luizi krahas videos

    https://www.instagram.com/albeucom/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b58e23bc-a838-4c56-ae5b-dbc1ef6de9cf&ig_mid=C01CEB92-A12F-4715-8F62-98082B92EC30

  • Mbytja e 4 familjarëve në liqenin e Banjës, reagon kryetari i bashkisë Gramsh: Do paguajmë…

    Mbytja e 4 familjarëve në liqenin e Banjës, reagon kryetari i bashkisë Gramsh: Do paguajmë…

    Kryetari i bashkisë së Gramshit, Besian Ajazi ka reaguar i tronditur për ngjarjen e rëndë, ku u mbytën 4 anëtarët e një familje në liqenin e Banjës.

    Ajazi ka deklaruar se bashkia ka marrë vendimin për të përballuar shpenzimet e funeralit për katër bashkqytetarët, ndërsa thekson se do të vijojë të qëndrojë pranë familjarëve duke i mbështetur në vazhdimësi.

    Tronditës lajmi tragjik për mbytjen në liqenin e Banjës të katër bashkqytetarëve tanë.

  • “Range Rover”-i përfundoi në humnerë/ Pas shoferit, ndërron jetë edhe 33-vjeçari (EMRI)

    “Range Rover”-i përfundoi në humnerë/ Pas shoferit, ndërron jetë edhe 33-vjeçari (EMRI)

    Denis Çali 33 vjeç ka humbur jetën në spital gjatë natës. Mbrëmjen e djeshme, një mjet tip “Range Rover” ka përfunduar në humnerë.

    Së bashku me 33-vjeçarin ka qenë dhe një qytetar tjetër me inicialet B.Gj 26 vjeç, i cili nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën në ato momente.

    Ngjarja e rëndë, ka ndodhur në fshatin Fortuzaj.

    Njoftimi: Në vijim të aksidentit të ndodhur në fshatin Fortuzaj, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ju informojmë se të dy shtetasit që ndodheshin në automjet, B. Gj., 26 vjeç, dhe D. Ç., 33 vjeç, kanë ndërruar jetë.

  • Horoskopi për ditën e nesërme, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Horoskopi për ditën e nesërme, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    DASHI

    Në dashuri duhet të dëgjoni më shumë nevojat e partnerit tuaj dhe të mos mendoni gjithmonë vetëm për tuajat. Në punë mos u nervozoni për të bërë gjithçka me nxitim, më mirë të jeni të qetë. Ndonjëherë rrezikoni të thoni disa fjalë shumë dhe më pas të pendoheni.

    DEMI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 22 korrik 2023), dashuria po ecën mirë dhe beqarët mund të kenë edhe ndonjë flirtim. Në punë prisni oferta të mira. Kjo nuk është koha për të ndaluar, por për të goditur ndërsa hekuri është i nxehtë. Përndryshe, rrezikoni të bini në grackë ose të pendoheni për gabimet e së kaluarës.

    BINJAKËT

    Ditë e bukur për ndjenjat. Takime të reja interesante po vijnë dhe kushdo që është në çift do të ketë konfirmimin e vlefshmërisë së lidhjes. Në punë shprehni idetë tuaja.

    GAFORRJA

    Vendosmëria është e madhe dhe nuk keni më frikë të zgjidhni vetë. Kjo është një arritje e madhe. Në dashuri do sqaroni zemrën dhe në punë do i riktheheni lojës.

    LUANI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 22 korrik 2023), dashuria po ecën me shpejtësi dhe ju keni rizbuluar të gjithë vullnetin tuaj për të jetuar. Në punë, mendoni mirë përpara se të pranoni një ofertë të re.

    VIRGJËRESHA

    Në dashuri është koha për llogari. Duhet të kuptoni se çfarë dëshironi dhe si ta arrini atë. Në punë keni shumë ide dhe favorizohen ata që bëjnë punë krijuese. Ju mund t’i çoni idetë tuaja përpara dhe ka mundësi të shkëlqyera për sukses dhe karrierë. Varet nga ju që të përfitoni sa më shumë.

    PESHORJA

    Fundjava sjell pak melankoli në ditët tuaja. Hiqni çdo gjë për të rimbushur bateritë. Idetë janë gjithmonë të shumta, ashtu si edhe mendimet, por është më mirë të merrni një moment për t’u çlodhur.

    AKREPI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 22 korrik 2023), ka një lajm të mirë për sferën sentimentale, hëna nuk është më kundër dhe pasioni do të ngrihet në qiell. Në punë dilni përpara dhe bëni kërkesa.

    SHIGJETARI

    Hëna është përballë ndaj kushtojini vëmendje në dashuri, sepse do të sulmoheni nga dyshimet. Në punë favorizohen bashkëpunimet, por është më mirë të bëni disa ditë pushim para se të ktheheni. Do të shihni që së shpejti gjithçka është në rregull.

    BRICJAPI

    Në dashuri ka disa probleme, por duhet t’i diskutoni me qetësi me partnerin tuaj dhe nëse nuk ka më pajtueshmëri, t’i jepni fund një historie. Në punë ka pavendosmëri por shumë shpejt do ju duhet të bëni një zgjedhje. Mendoni se në cilën rrugë të shkoni dhe nuk do të zhgënjeheni.

    UJORI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 22 korrik 2023), hëna ju mbështet, pra, një kohë e shkëlqyer për dashuri. Në punë duhet të veproni ndërkohë që yjet janë pozitivë. Do të arrini të hiqni kënaqësi të mëdha në çdo fushë. Mundësi të shkëlqyera fitimi gjithashtu.

    PESHQIT

    Dita është shumë e bukur ndaj është më mirë të mos bini në polemika të kota. Qëndroni të qetë në punë dhe me përqendrimin e duhur do arrini të bëni gjithçka. Do të shihni që gjithçka është rregulluar më shpejt se sa pritej dhe do të merrni frymë të lehtësuar.

  • I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë edhe në fundjavë, “digjet” Tirana e Berati

    I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë edhe në fundjavë, “digjet” Tirana e Berati

    Vendi ynë do të vijojë të jetë i prekur nga i ashtuquajturi “i nxehti afrikan”, i cili pritet të dominojë gjithë fundjavën.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, depërtimi i masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut do të bëjë që temperaturat e larta dhe orët e gjata me diell të mbizotërojnë në të gjithë territorin.

    Thuajse i gjithë vendi do të mbizotërohet nga temperatura maksimale 37 – 41 gradë Celsius gjatë të shtunës dhe të dielës.

    E diela do të jetë edhe më e nxehtë prandaj ju sugjerojmë të shkoni buzë detit. Në Tiranë, Berat të dielën temperaturat do të shkojnë 40 – 41 gradë Celsius.

  • Shefi i zjarrfikëses zbardh dinamikën e ngjarjes së rëndë në liqenin e Banjës: Viktimat kanë mbytur njëri-tjetrin

    Shefi i zjarrfikëses zbardh dinamikën e ngjarjes së rëndë në liqenin e Banjës: Viktimat kanë mbytur njëri-tjetrin

    Ilir Llapushi, shefi i zjarrfikëses në Gramsh, ka folur për mediat mbrëmjen e djeshme pas tragjedisë së rëndë ku mbetën pa jetë katër anëtarët e familjes Zogu.

    Llapushi është shprehur se në liqen ka gropa të rrezikshme e që njerëzit që nuk dinë not nuk duhet të futen fare në liqen.

    Ai tha se në liqen nuk mund të ketë roje pasi nuk është një ambient për t’u larë si plazhi, megjithëse dje siç tha ai qëlloi fati i keq i familjes Zogu, pasi ditët e tjera ka pasur patrulla të zjarrfikësve në liqen.

    Ngjarja është shumë e rëndë, babai me dy djemtë e vet ka ardhur për t’u larë dhe kanë tërhequr njëri-tjetrin. Është mbytur i pari, ka shkuar për t’i ndihmuar i dyti, të tre s’kanë ditur not. Dhe u katërti nuk ka ditur not. Këtu ka pasur disa gropa që janë bërë në kohën e HEC-it të Banjës dhe janë të menjëhershme dhe ata kur janë futur për t’u larë nuk e kanë ditur. Ata kanë rënë direkt ë gropa e kanë tërhequr njëri tjetrin. Liqeni është u thellë i gjithi nuk mund të vësh tabela informuese. Faktikisht liqeni nuk është për t’u larë, nuk duhet të hyjnë njerëzit që nuk dinë not. Ne si zjarrfikës e patrullojmë dhe dje në darkë këtu kemi qenë se kemi një gomone, që patrullojmë vazhdimisht, fatkeqësisht sot nuk erdhëm, jo se do ta shpëtonim por sot nuk erdhëm e qëlloi keq për familjet e tyre. Nuk është plazh këtu që të ketë roje, këtu nuk lahet njeri fare. Një njeri që nuk di not nuk duhet të futet sidomos nëpër liqene që janë të rrezikshme”, tha ai.

  • Tragjedia ne Gramsh. Nxirren trrupat e e femijve bashk me te atin

    Tragjedia ne Gramsh. Nxirren trrupat e e femijve bashk me te atin

    Pas të atit, polumbarët e RENEA-s kanë arritur të gjejnë trupat e pajetë të dy djemve të 46-vjeçarit Arben Zogu, që u mbytën me të në liqenin e Banjës, në Gramsh.

    Dy të miturit 19 dhe 14 vjeç janë nxjerrë pajetë në sipërfaqe, teksa vijojnë ende kërkimet për të nxjerrë trupin e nipit të 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç.

    Një tragjedi ndodhi sot në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës, ku u mbytën 46 vjeçari Arben Zogu, baba i 19-vjeçarit Ruben Zogu dhe 14-vjeçarit Esti Zogu, së bashku me kushëririn e tyre 20-vjeçari Melsi Zogu.

  • Ngjarja tragjike në Gramsh, polumbarët gjejnë 4 trupat e pajetë në liqen

    Ngjarja tragjike në Gramsh, polumbarët gjejnë 4 trupat e pajetë në liqen

    Polumbarët kanë mundur të nxjerrin trupat e pajetë të 4 personave u mbytën pasditen e kësaj të premteje në liqenin e Banjës në Gramsh (Lexo më shumë).

    Viktimat nga kjo ngjarje tragjike janë 46-vjeçari Arben Zogu me dy djemtë e tij, Esti Zogu 14 vjeç dhe Rubens Zogu 19 vjeç, si dhe kushëriri i tyre 20-vjeçar Melis Zogu.

  • Një tjetër pushues ndërron jetë në bregdetin shqiptar, dyshohet se…

    Një tjetër pushues ndërron jetë në bregdetin shqiptar, dyshohet se…

    Një 52-vjeçar nga Kamza ka humbur jetën në plazhin e Talës, në Lezhë.

    Policia thotë se pushuesi sapo ka hyrë në ujë ka shfaqur probleme shëndetësore.

    Paraprakisht dyshohet se 52-vjeçari ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

    Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhje e ngjarjes së rëndë.

    Po gjatë ditës së sotme një 68-vjeçar humbi jetën në Durrës. Ai kishte hyrë për t’u larë në ujë, por nuk është ndjerë dhe më pas ka ndërruar jetë

  • Temperatura përvëluese, nëse keni këto shenja gjatë ekspozimit në diell, shkoni urgjent te mjeku

    Temperatura përvëluese, nëse keni këto shenja gjatë ekspozimit në diell, shkoni urgjent te mjeku

    Shumë vende po përballen me temperature ektresmisht të larta. Dhjetra artikuj po qakrullojnë nëpër medie se si të përballojmë këto ditë të nxehta vere. Shenjat e lodhjes nga nxehtësia përfshijnë ndjenjën e të fiktit ose të trullosur, djersitje të tepërt dhe ngërçe të muskujve.

    Lodhja nga nxehtësia zakonisht nuk ka nevojë për trajtim mjekësor urgjent, me kusht që të ftoheni, në mënyrë ideale brenda gjysmë ore.

    Nëse keni gjendje të fikti , duhet të trajtohet si një emergjencë. Kjo do të thotë se trupi juaj nuk mund të menaxhojë më nxehtësinë dhe temperatura juaj e brendshme po rritet shumë lart, prandaj dhe duhet të kërkoni ndihmë mjekësore.

    Shenjat për t’u kujdesur dhe për të vepruar shpejt janë:

    ndiheni keq pas 30 minutash pushim në një vend të freskët dhe pirë shumë ujë

    nuk djersiteni, edhe kur ndiheni shumë të nxehtë

    një temperaturë të brendshme prej 40 C ose më lart

    frymëmarrje e shpejtë ose gulçim

    duke u ndjerë konfuz

    një goditje (kriza)

    humbja e vetëdijes

    duke u bërë i papërgjegjshëm