Author: editor

  • Dikur mësues matematike/ Kush është shqiptari që u vra dje nga policia në Itali, prej vitesh dhunonte gruan

    Dikur mësues matematike/ Kush është shqiptari që u vra dje nga policia në Itali, prej vitesh dhunonte gruan

    Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me 55-vjeçarin Haxhi Çollaku, i cili ditën e djeshme u vra nga policia në Itali.

    Ndaj tij u qëlluan 4 plumba pasi nuk iu bind urdhërit të Policisë, teksa ishte duke përndjekur bashkëshorten e tij, në Padova.

    Rreth orës 14:00, Haxhi Çollaku, kishte ndaluar me furgonin e tij poshtë shtëpisë së ish-bashkëshortes me të cilën kishte një histori përndjekjeje dhe dhune. Disa vite më parë madje ndaj 55-vjeçarit ishte firmosur dhe urdhër largimi nga banesa bashkëshortore.
    Ndërsa dje, ai kishte shkuar sërish tek banesa edhe pse kishte një urdhër që nuk duhej t’i afrohej. Vajza 12 vjeçe e çiftit, kishte telefonuar policinë për praninë babait të saj poshtë banesës, prandaj një patrullë kishte shkuar në ndihmë. Në momentin e parë kur karabinierët kanë bërë para kanë menduar se do të bashkëpunonte, por kjo nuk ndodhi.

    Ai ishte rikthyer në makinën e tij dhe pasi e kishte ndezur, kishte marrë para me të disa nga policët që ndodheshin në rrugë.

    Në këtë moment, efektivët kanë hapur zjarr, teksa dy plumba e kapën Çollakun në këmbë dhe dy në gjoks, duke e lënë të vdekur. Ndërkohë, një prej policëve që u përplas nga ai, ndodhet ende në spital, në gjendje të rëndë.

  • Dush ‘akull i ftohtë’ në natyrë, modelja e famshme poston videon shumë sensuale

    Dush ‘akull i ftohtë’ në natyrë, modelja e famshme poston videon shumë sensuale

    Modelja e famshme, Heidi Klum, ka postuar së fundmi në rrjetet sociale një video ku shfaqet teksa bën dush në natyrë. E sigurisht që ka marrë menjëherë vëmendjen e miliona ndjekësve të saj, të cilëve nuk u kanë shpëtuar disa detaje.

    50-vjeçarja shihet duke shijuar dushin në mjedis të hapur, rrethuar na gjelbërimi. Ajo qëndron në dushin e rrethuar me bambu, ndërsa uji sikurse ajo vetë lë të kuptohet është ‘akull i ftohtë’.

    Ndërkohë Klum ka zgjedhur bikini të errëta minimaliste, ndërsa diferencën e bën zinxhiri i hollë prej floriri në dekoltenë e saj. Bizhuteritë, sipas ndjekësve, kapin vlerën e 15 mijë e 500 dollarëve.

    https://www.instagram.com/heidiklum/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6a4f96fe-aa55-41dd-8eb9-dd7cf33f70fc&ig_mid=4572E4AA-9F4E-437B-A3D7-5C18541F36E1

  • Tragjike, gazetarja ndahet nga jeta 3 ditë para të bëhej nënë, mjekët shpëtojnë foshnjën

    Tragjike, gazetarja ndahet nga jeta 3 ditë para të bëhej nënë, mjekët shpëtojnë foshnjën

    Mediat në Greqi kanë përjetuar një lajm të keq gjatë ditës së sotme, atë të ndarjes nga jeta të koleges së tyre në moshën 52 vjeçare, Isma Toulatu.

    Gazetarja e njohur helene e cila ishte në muajin e nëntë të shtatzanisë, ka rënë nga shkallët ndërsa ndodhej në banesë me nënë e saj të moshuar.

    Sipas informacioneve, ambulanca ka mbërritur menjëherë në banesë, por tashmë ishte tepër vonë. Gazetarja u dërgua me urgjencë në spital, ku u konstatua e vdekur.

    Mjekët kryen një operacion cezarian dhe luftuan për të mbajtur në jetë foshnjën e saj, ku vajza e porsalindur u shtrua fillimisht në Repartin e Kujdesit Intensiv Neonatal të spitalit “Alexandra” dhe më pas në ICU neonatal të “Elena Venizelou”.

    Varrimi i saj do të bëhet nesër, e shtunë, më 15 korrik dhe siç thuhet në raportin e Alpha-s, vdekjen e gazetares e ka pasur një hemorragji cerebrale, ndërsa me gjasë ajo ka pasur një aneurizëm për të cilën ajo nuk dinte.

    Sipas asaj që zbuluan miqtë dhe kolegët e saj, Isma Toulatu dëshironte më shumë se çdo gjë të bëhej nënë dhe lajmi i gëzueshëm i shtatzënisë ishte për të ëndrra e saj më e madhe.

    Gazetarja u nda nga jeta vetëm 3 ditë para se të linde.

  • Armiq të përbetuar, Mitsotakis dhe Erdogan ‘ulin gjakërat’ dhe arrijnë marrëveshjen historike

    Armiq të përbetuar, Mitsotakis dhe Erdogan ‘ulin gjakërat’ dhe arrijnë marrëveshjen historike

    Udhëheqësit e Greqisë dhe Turqisë kanë rënë dakord të rifillojnë bisedimet, teksa përshëndetën një “klimë pozitive” të re në lidhjet e tyre që historikisht kanë qenë problematike.

    Dy vendet fqinje kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada për disa çështje, duke përfshirë burimet e energjisë, fluturimet mbi detin Egje dhe Qipron e ndarë etnikisht.

    Të mërkurën, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, të cilët të dy u rizgjodhën së fundmi, u takuan në samitin e NATO-s në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius.

    “Është në dobi të të dy vendeve që klima pozitive e formuar në marrëdhëniet dypalëshe gjatë muajve të fundit të vijojë,” thanë zyrat e dy liderëve në deklaratat pas takimit.

    “Të dy palët ranë dakord të ndërtojnë mbi momentin pozitiv dhe të aktivizojnë kanale të shumta komunikimi midis dy vendeve në periudhën e ardhshme”, shtohet në deklaratë, duke theksuar se të dy liderët presin “kontakte më të shpeshta në të gjitha nivelet”.

  • “Në cilin të ka q…”/ Lei Kraja shkrihet së qeshuri me lapsusin e vet (Video)

    “Në cilin të ka q…”/ Lei Kraja shkrihet së qeshuri me lapsusin e vet (Video)

    Moderatorja e “Pushime on Top” në Top Channel, Lei Kraja, ka bërë një lapsus gjatë një interviste me instruktorin e sporteve ajrore, Xhonatan Islami.

    Gjatë intervistët Lei e pyet: “Në cilin të ka q*..shijuar më shumë”? Në këtë moment ajo shkrihet dhe thotë: “më fal se më emocionoi lartësia”.

    Videon e ka postuar vetë Lei në TikTok, ku në caption shkruan: Kësaj i thonë me të rënë dielli në kokë.

    @leikrajaofficial

    Kesaj i thone me te rene dielli ne koke 😂🤦🏻‍♀️

    ♬ original sound – Leila Kraja

  • Po vjen anticikloni afrikan! SHMU del me njoftimin e rëndësishëm për fundjavën

    Po vjen anticikloni afrikan! SHMU del me njoftimin e rëndësishëm për fundjavën

    Shqipëria prej ditësh është përfshirë nga vala e të nxehtit me temperatura mjaft të larta.

    Qytetet më të nxehta ku do të regjistrohen temperaturat më të larta janë Elbasani, Gjirokastra dhe Berati, ndërkohë që nuk mbeten pas as Tirana, Shkodra dhe Fieri.

    Sipas meteorologëve edhe zonat malore do të karakterizohen nga temperaturat e larta. Edhe fundjava do të jetë mjaft e nxehtë.

    “Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Depërtimi i Anticiklonit Afrikan do të sjellë masa ajrore të thata e të nxehta duke bërë që moti të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës dhe kohëzgjatja e orëve me diell e temperatura të larta të mbizotërojë në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 1-6m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë” sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

  • E rëndë! “Hëngri në Fast Food dhe u rrëzua përtokë”/ 16-vjeçarja ndërron jetë papritur…

    E rëndë! “Hëngri në Fast Food dhe u rrëzua përtokë”/ 16-vjeçarja ndërron jetë papritur…

    Një vajzë 16-vjeçare ka ndërruar jetë nga një goditje alergjike në Halkidiki, duke përhapur trishtim dhe zi në Oreokastro, si edhe gjithë Grqinë.

    Sipas informacioneve të cituar nga mediat greke, 16-vjeçarja ndodhej me pushime në Halkidiki kur kishte shkuar për të ngrënë në një restorant. Aty, ajo dyshohet se ka pyetur nëse një ushqim përmbante një substancë të ndaluar për të, pasi ishte alergjike.

    Dyqani thuhet se është përgjigjur negativisht dhe 16-vjeçari e ka konsumuar ushqimin, duke rezultuar në një goditje alergjike. Kalimtarët e rastit kanë thirrur menjëherë ambulancën, por sipas mediave lokale ka mbërritur pas 45 minutash, kur ishte tepër vonë.

    Sipas të ëmës, 16-vjeçarja ndodhej në Halkidiki me miqtë e saj me pushime dhe të martën mbrëma kishin dalë për t’u argëtuar, ndërsa në mëngjes herët janë ulur për të ngrënë në një fast-food.

    “Vajza ime hëngri një hot-dog, por ajo është alergjike ndaj qumështit dhe është gjithmonë e kujdesshme kur ha jashtë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe nëse ka pasur bulmet në atë që ka konsumuar ”, tha nëna e 16-vjeçares, duke theksuar se vajza është rrëzuar sapo ka ngrënë ushqimin.

    Vdekja e 16-vjeçares, e cila dha frymën e fundit në Halkidiki, në orët e para të së mërkurës, pas një vakti me miqtë e saj në një restorant, erdhi si pasojë e aspirimit të përmbajtjes së stomakut të rikthyer.

    Këto janë informacionet e ekspertizës mjeko-ligjore kryer në trupin e vajzës fatkeqe, ndërsa priten edhe rezultatet e analizave laboratorike, të cilat do të hedhin më shumë “dritë” mbi rrethanat e vdekjes.

  • “Hajde o la, se po të kërkon SPAK-u”, rrjeti shpërthen në meme, ja disa nga më pikante (Foto)

    “Hajde o la, se po të kërkon SPAK-u”, rrjeti shpërthen në meme, ja disa nga më pikante (Foto)

    “Do bëhesh meme, sorry! Me këtë do bëhesh meme,“ thoshte Arben Ahmetaj disa vite më parë në Komisionin e Ekonomisë kur ishte ministër.

    Por duket se tashmë ish-ministri që dikur ironizonte kundërshtarët duke i paralajmëruar se do bëheshin meme, i erdhi dita që të bëhet vetë meme.

    Pas arratisjes së tij nga Shqipëria edhe pse sot u mor vendimi nga kuvendi i cili lejon SPAK, që të bëj kontrolle në banesën e Ahmetajt dhe ta arrestoj atë.

    Ahmetaj nuk pranoi të rikthehej duke shkruar një letër të gjatë me pretekstin se: Mund t’ju dukem fytyrë e keqe, por nuk kam shkelur ligjin!

    Rrjeti ka shpërthyer në fantazi me meme, duke e ironizuar me skandalin e Safetit, çunat në gomone, deri te udhëtimi me metro.

    Shikoni memet e mëposhtme:

  • Surpriza, para por edhe…/ Çfarë do të sjellë Hëna e re në Gaforre për shenjën tënde?

    Surpriza, para por edhe…/ Çfarë do të sjellë Hëna e re në Gaforre për shenjën tënde?

    Periudha e Hënës së re është perfekte për manifestimin dhe shprehjen e dëshirave më të mëdha. Hëna e re do të ndodhë më 17 korrik dhe do të sjellë shumë surpriza për çdo shenjë.

    Dashi

    Dashi, shtëpia ndodhet aty ku ke zemrën. Edhe kur bota duket kaotike dhe bëhesh konfuz/e, rikthehu aty ku ndodhet zemra dhe shtëpia jote. Rikthehu aty ku ndihesh më mirë dhe mos harro t’i flasësh vetes me shumë dashuri.

    Demi

    Gjatë kësaj periudhe, ke kaq shumë mendime që të gëlojnë në kokë. Mbase duhet të shprehësh emocionet dhe idetë e tua, kjo do të sillte një lehtësim të madh. Njerëzit përreth të dëgjojnë dhe interesohen për ty, ndaj dil nga guaska.

    Binjakët

    Edhe nëse vendimet e tua kanë kuptim vetëm për ty, është totalisht në rregull. Ti, si çdokush ke mendimet e tua, zgjedhjet që bën në jetë dhe mund të kesh edhe disa pendesa. Të gjitha këto të bëjnë qenie njerëzore, që edhe nëse gabon, të paktën ke bëre zgjedhjen që ti vetë ke dashur.

    Gaforrja

    Si është të ngadalësosh pak hapat dhe të lidhesh me të tjerët mendërisht dhe emocionalisht? Shpirti yt të njoftoi se ka nevojë për pauzë dhe ti e dëgjove. Tani, do ta ndjesh energjinë që rritet brenda teje dhe do të rikthehesh më i/e fortë se kurrë.

    Luani

    Luan, ti e di shumë mirë: Duhet të mbyllësh së pari një projekt që të nisësh një tjetër. Kontrolloji shpesh mendimet e tua dhe dëgjoje veten se çfarë do, në mënyrë që ta kuptosh se pse mund të përballesh me situata stresuese.

    Virgjëresha

    Mund të themi që ti bën çdo grup shoqëror të funksionojë dhe në ciklin e ri hënor, ti do të kesh si detyrë që të kërkosh dhe të vendosësh balancën. Mund ta gjesh veten duke u kujdesur për njerëzit që të rrethojnë, por mos neglizho qëllimet dhe dëshirat e tua.

    Peshorja

    Peshore, e gjithë vëmendja është tek ti, por si ndihesh ti për këtë? Hëna e re të rikujton që të mbyllësh detyrat që i ke vendosur vetes, sidomos në shtëpi. Familja dhe zona jote e rehatisë janë super të rëndësishme, ndaj mundohu që të gjesh një balancë mes të dyjave.

    Akrepi

    Cila është motoja jote këtë periudhë? Shkruaje dhe thuaje derisa të realizohet. Një moto që të frymëzon kërkon vëmendje, vetëdijen, përkushtimin dhe dëshirën tënde të plotë për ta vënë në jetë atë. Mëso nga gabimet e së shkuarës dhe mundohu të bësh më të mirën për veten.

    Shigjetari

    Shpesh, njerëzit thonë se forca e madhe lind nga një dhimbje e madhe dhe ndonjëherë, kjo është e vërtetë. Që të zhvillosh një forcë të madhe brenda dhe jashtë teje, duhet ta sfidosh veten. Por kjo nuk do të thotë të tolerosh dhimbje të padurueshme. Sfidoje veten, ama njihu me limitet e tua.

    Bricjapi

    Ke ndërtuar një mur në zemrën tënde dhe kjo të ka bërë që të ndalosh për pak kohë lidhjen me njerëzit e tjerë. Dorëzoji armët, Bricjap dhe lëri ndjenjat dhe dashurinë e të tjerëve të mbërrijnë në zemrën tënde.

    Ujori

    Disa mendime po të mundojnë dhe po ta bëjnë sfiduese jetën. Po përballesh me një moment jo shumë të qartë në jetën tënde, por duhet të rikujtosh se ku ka dyshime, ka edhe mençuri dhe zgjidhje. Shko pranë elementit tënd, medito, reflekto dhe identifiko problemin.

    Peshqit

    Mund ta trajtosh veten me shumë ëmbëlsi, sepse kemi përshtypjen se e ka lënë paksa pas dore. Merr drejtimin e jetës tënde dhe mendo se ç’të mungon. Sapo ta kuptosh, do ta kërkosh, do ta gjesh dhe do të përmbushesh.

  • “Më jep lekët”, ekzekutimi i shqiptarit në Selanik, zbardhen fjalët e fundit të viktimës para se të kriste arma

    “Më jep lekët”, ekzekutimi i shqiptarit në Selanik, zbardhen fjalët e fundit të viktimës para se të kriste arma

    Ende asnjë gjurmë nga shqiptari që ekzekutoi dje në Selanik bashkatdhetarin e tij, Shpëtim Bajrami 50 vjeç.

    Sipas informacioneve të deritanishme nga policia greke, autori konsiderohet si person i rrezikshëm, ndërsa dyshohet se lëviz nëpër Greqi me tre makina të ndryshme për të humbur gjurmë nga policia. Ngjarja e përgjakshme ndodhi dje në orën 12.35 jashtë një karburanti në rrugën Solonos 51, para syve të kalimtarëve.

    Sipas dëshmive, autori dhe viktima dyshohet se njiheshin me njëri-tjetrin dhe pak kohë para vrasjes kanë qenë të ulur së bashku në një lokal të zonës. Sapo 50-vjeçari ka ndalur makinën në pikën e karburantit, autori e ka ndjekur me mjetin me ngjyrë të zezë që drejtonte dhe është ndalur pikërisht pranë tij.

    Dy burrat filluan të debatonin dhe viktima iu afrua vrasësit të tij. Ky i fundit nuk kishte dalë nga makina. Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë së karburantit, shihet momenti kur 50-vjeçari i afrohet sulmuesit dhe tenton ta godasë nga dritarja e pasagjerit dhe më pas ai e qëllon, nga brenda makinës duke e lënë të vdekur.

    Viktima konsiderohet si i dyshuar për transport droge, ndonëse as në Shqipëri dhe as në Greqi nuk ka pasur dënime ndaj tij. Autori i vrasjes mizore, sipas të njëjtave informacione, gjithashtu është me origjinë nga Elbasani, i lidhur me një nga familjet më të rrezikshme të Elbasanit, është dënuar për drogë në Greqi.

    Ndërkaq mediet greke bazuar te dëshmia e personave që ishin pranë pikës së karburantit në momentin që ndodhi vrasja kanë zbuluar edhe bisedën e fundit mes viktimës dhe autorit:

    Debati

    Viktima: Unë e kam bërë punën, më jep lekët

    Autori: Të kam dhënë, nuk të kam borxh