Author: editor

  • SPAK kërkon ta arrestojë, avokatët: Ahmetaj është larguar jashtë vendit për arsye familjare

    SPAK kërkon ta arrestojë, avokatët: Ahmetaj është larguar jashtë vendit për arsye familjare

    Ditën e djeshme avokatët e Arben Ahmetajt konfirmuan se ai nuk ndodhet në Shqipëri.

    Sakaq, ditën e sotme, gjatë mbledhjes së dytë të Këshillit të Mandateve avokatët e Ahmetajt kanë pohuar se ai është larguar nga vendi për arsye familjare.

    Ende nuk dihet vendndodhja e Ahmetajt, pasi avokatët nuk kanë dhënë detaje për vendin në të cilin është larguar.

    Në Këshillin e Mandatve po diskutohet sërish kërkesa e SPAK për t’i hapur rrugë ose jo arrestimit të Ahmetajt./Albeu.com.

  • Ndodh për herë të parë! Në këtë vend mund të përdorni shezlonget dhe çadrat falas

    Ndodh për herë të parë! Në këtë vend mund të përdorni shezlonget dhe çadrat falas

    E pazakontë, Mali i Zi këtë sezon veror po aplikon masa lehtësuese në plazh për pushuesit.

    Vendet akomoduese në plazhin dhe pishinat e Malit të Zi janë falas pas orës 17:00 dhe çdo qiramarrës që nuk e respekton këtë vendim do të gjobitet në mënyrë rigoroze.

    Lajmin e konfirmoi drejtori Mladen Mikijelj, duke u shprehur se mbi 80 për qind e zonave këtë vit kanë qenë gati dhe rregulluar që në maj, gjë që, thotë ai, nuk ka ndodhur asnjëherë në Mal të Zi.

    “Më duhet të pranoj se kapaciteti i plazheve gjatë muajit maj ishte dukshëm më i lartë se numri i turistëve që qëndruan në Mal të Zi gjatë asaj periudhe, gjë që tregon se ne ishim të përgatitur për parasezonin në mënyrë cilësore”, tha Mikijelj për median vendase Podgoricës Dan.

    Ai theksoi se bashkëpunimi me qiramarrësit këtë vit është në nivele të lakmueshme.

  • I nxehti afrikan “ulet këmbëkryq” në Shqipëri, e enjtja sjell temperatura shumë të larta

    I nxehti afrikan “ulet këmbëkryq” në Shqipëri, e enjtja sjell temperatura shumë të larta

    Edhe për ditën e Enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

    Masat ajrore të thata dhe të nxehta do të jenë prezente gjatë gjithë ditës.

    Orët me diell dhe temperaturat e larta do të mbizotërojnë të gjithë territorin, pa përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në mesditë në relievet e larta malore të vendit.

    Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1–4m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi deri 8m/s.

    Valëzim në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore 17 deri 37°C

    në zonat e ulëta 18 deri 40°C

    në zonat bregdetare 21 deri 37°C

  • Humbi kontaktet me familjen, gjendet pas dy vitesh e reja në Fier (Foto)

    Humbi kontaktet me familjen, gjendet pas dy vitesh e reja në Fier (Foto)

    Etleva Biçaku nga fshati Thanasaj i Lushnjës u largua nga shtëpia 2 vite më parë, me 29 janar të 2021.

    Pas shumë kërkimesh të familjarëve të saj ditën e sotme një qytetar ka treguar se Etleva gjendej në Libofshë të Fierit.

    Aktualisht Etleva Biçaku ndodhet në komisariatin e policisë ku priten të mbërrijnë familjarët e saj.

  • Kërkesa për arrestim, deputeti i njohur plas deklaratën ‘bombë’: Në dosjen e Ahmetajt të përfshirë dhe emra deputetësh e kryebashkiakë

    Kërkesa për arrestim, deputeti i njohur plas deklaratën ‘bombë’: Në dosjen e Ahmetajt të përfshirë dhe emra deputetësh e kryebashkiakë

    Çështja “Ahmetaj” ka ‘ngritur’ në këmbë deputetët e opozitës pasi nuk rezulton në Shqipëri pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij

    Deputeti i PD, Saimir Korreshi gjatë një interviste televizive tha se në dosjen e Arben Ahmetajt ka detaje të reja që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me inceneratorët, që e implikojnë.

    Korreshi u shpreh se në dosjen e Ahmetajt përmenden shumë emra deputetësh dhe kryetarë bashkish.

    “Ka detaje që të bindin se nuk mund të jetë ndryshe, nuk mund të flas se është sekret hetimor, po ka përtej asaj që dimë edhe në ngjarje të tjera në fushën e veprimtarisë që nuk ka lidhje me inceneratorët. Ka rrethana të tjera që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me inceneratorët që e implikojnë, ka emra kolegësh deputetë dhe kryetarë bashkish pafund në atë dosje”, tha Korreshi.

  • “Mami tradhton babin”, adoleshenti shqiptar u zbulon gjyshërve të fshehtën e së ëmës

    “Mami tradhton babin”, adoleshenti shqiptar u zbulon gjyshërve të fshehtën e së ëmës

    Në raportimin e zakonshëm nga qyteti i Durrësit për “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Dhurata sjell një lajm tradhtie.

    Nipi iu ka zbuluar gjyshërve të tij se e ëma tradhton të atin, djalin e tyre. Vjehrrit kanë takuar nusen dhe i kanë treguar se janë në dijeni të tradhtisë së saj.

    Dhurata: Një djalë i vogël rreth moshës 12-13 vjeç, diçka e tillë ka shkuar te gjyshërit e tij dhe aty u ka thënë të gjithë të vërtetën e familjes së tij.

    Aldo: Çfarë mi?

    Dhurata: Iu ka treguar që nëna e tij tradhton babain. Pra nuk ka ditur se kujt t’ia shprehë këtë gjë dhe ka shkuar te gjyshërit pasi ka gjetur mbështetjen. Ndërkohë këta kanë telefonuar menjëherë zonjën, nusen e djalit të tyre dhe i kanë thënë që “duam të të takojmë nga afër”.

    E kanë takuar dhe ia kanë plasur në sy gjithë të vërtetën që u ka thënë djali dhe ajo ka ngelur sepse është habitur se nuk e ka menduar që djali i saj t’ua thotë të vërtetën gjyshit dhe gjyshes duke qenë se e kishte porositur që “shiko mos trego”, gjëra të tilla./tvklan.al

  • A do të preket Shqipëria? Italia do të goditet nga vala e të nxehtit vdekjeprurës këtë javë, temperaturat deri në 45°C

    A do të preket Shqipëria? Italia do të goditet nga vala e të nxehtit vdekjeprurës këtë javë, temperaturat deri në 45°C

    Një valë e nxehtë dhe vdekjeprurëse pritet të godasë Italinë këtë javë dhe mund të thyejë rekorde, me temperatura që parashikohet të kalojnë 45 gradë Celsius në disa pjesë të vendit.

    “Toka ka një temperaturë të lartë dhe Italia po e ndjen atë vetë”, tha për CNN Luca Mercalli, kreu i Shoqatës Italiane Meteorologjike.

    Në Romë, disa turistë u rrëzuan për shkak të goditjes së nxehtësisë të martën dhe herët të mërkurën, duke përfshirë një turist britanik të paidentifikuar që humbi jetën para Koloseut të lashtë të martën, sipas kreut të mbrojtjes civile Giuseppe Napolitano.

    Temperatura shumë të larta në Italinë qendrore dhe jugore parashikohen të premten, kur kryeqyteti mund të ketë temperatura rekord midis 40 dhe 45 gradë Celsius. Ministria e Shëndetësisë e Italisë ka lëshuar një alarm të kuq (që do të thotë “rrezik vdekjeje”) në 27 qytete këtë javë, përfshirë Romën, Firencen dhe Bolonjën.

    Valët e të nxehtit janë një nga rreziqet natyrore më vdekjeprurëse. Paralajmërimi vjen pas një raporti të botuar në Nature të hënën, i cili zbuloi se vala e të nxehtit të vitit të kaluar vrau 61,672 njerëz në Evropë. Italia kishte shkallën më të lartë të vdekshmërisë me rreth 18,000 vdekje, sipas raportit.

  • Burg përjetë për shqiptarin që vrau arkitektin italian, gruaja e tij: Djali im mbeti pa baba

    Burg përjetë për shqiptarin që vrau arkitektin italian, gruaja e tij: Djali im mbeti pa baba

    Emirjon Margjini, 31-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e arkitektit italian Roberto Mottura , i cili u qëllua për vdekje gjatë një grabitjeje në shtëpinë e tij në Piossasco (Torino), është dënuar me burgim të përjetshëm.

    Gjyqtarët thanë se ishte shqiptari ai që hapi zjarr natën e 9 qershorit 2021, duke shkaktuar vdekjen e 49-vjeçarit i cili la pas gruan dhe një djalë 13-vjeçar.

    Bashkëshortja e tij pas dhënies së vendimit nga gjyqtarët tha:

    Asnjëherë nuk do të ketë drejtësi të plotë, sepse djali im mbeti pa baba.

    Për të pandehurin tjetër, 25-vjeçarin shqiptar Mergim Lazri është urdhëruar një dënim me 16 vite burg për “bashëpunim në vrasje”. I riu shqiptar ishte liruar nga burgu pas arrestimit, pasi provat nuk ishin cilësuar të mjaftueshme nga gjyqtarët gjatë hetimeve paraprake.

    Të pandehurit e tjerë në proces u shpallën të pafajshëm, por ata akuzoheh për krime të tjera të lehta. Një i tretë i arrestuar ka treguar se në momentin e grabitjes ai ishte diku tjetër dhe thjesht ua kishte huazuar celularin të tjerëve. Megjithatë, një pikë mbetet ende e paqartë: cilët ishin anëtarët e tjerë të bandës që goditën shtëpinë e Piossasco-s atë natë tragjike dhe u larguan, duke lënë pas një burrë të vrarë brutalisht, një të ve dhe një fëmijë jetim.

  • Zbulohet emri i një tjetër socialisti në dosjen e SPAK, ja kush e shoqëroi Ahmetajn në udhëtimet luksoze

    Zbulohet emri i një tjetër socialisti në dosjen e SPAK, ja kush e shoqëroi Ahmetajn në udhëtimet luksoze

    Zbardhen detaje të reja nga dosja e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt, për të cilin SPAK kërkoi arrestimin.

    Në dosjen e SPAK flitet për disa udhëtime të Ahmetajt me biznesmenin Mirel Mërtirin, në Rumani dhe në Vjenë.

    Po ashtu mësohet se në këto udhëtime, bashkë me Ahmetajn ka qenë dhe socialisti Damian Gjiknuri. Mes të tjerash mësohet se në dosjen e SPAK specifikohet se në vendi i qëndrimit në Vjenë ishte Radisson Blu Style Hotel Viena, ndërkohë që personi që rezervoi për Ahmetajn dhe Gjiknurin ishte biznesmeni Klodian Zoto. Ky i fundit mësohet se ka rezervuar hotelin në emër të Damian Gjiknurit.

    “Nga të dhënat e TIMS rezulton se më datë 15 prill 2014 Arben Ahmetaj del nga Shqipëria në ora 14.36 me linjën Austrian. Po më datë 15 prill 2014 rezulton se shtetasi Mirel mërtiri del nga Shqipëria në porën 15.35 me të njëjtën linjë ajrore dhe se gjithashtu edhe shtetasi Damina Gjiknuri ka dalë po në këtë datë me të njëjtën linjë ajrore në orën 14.05. ndërkohë në lidhje me kthimin konstatohet se më datë 17 prill 2014 në ora 11.18 dhe 11.19 shtetasit Mirel Mërtiri dhe Arben Ahmetaj kthehen bashkë me linjën e fluturimin Lufthansa. Ndërkohë që Damian Gjiknuri kthehet një ditë më vonë.”, thuhet në dosjen e SPAK.

  • Zhduket 29-vjeçarja në Tiranë, e ëma ngre alarmin në polici

    Zhduket 29-vjeçarja në Tiranë, e ëma ngre alarmin në polici

    Policia e Tiranës bën me dije se një vajzë e moshës 29-vjeçare ka humbur kontaktet me familjarët në kryeqytet.

    Ka qenë vetë e ëma e vajzës, e cila ka denoncuar zhdukjen e saj në polici. Uniformat blu bëjnë me dije se ka nisur puna për lokalizimin dhe gjetjen e 29-vjeçares.

    “Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasja N. T., 53 vjeçe, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja I. Sh. (T)., 29 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thueht në njoftimin e policisë.

    Në raportin ditor të policisë së Tiranës, bëhet me dije gjithashtu se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit e mëposhtëm për vepra të ndryshme penale:

    L. 37 vjeç, banues në Tiranë, sepse për një periudhë 1-vjeçare, ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, një shtetase.

    A. H., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur;

    F. Xh., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të fejuarës së tij.

    Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

    A. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën nacionale Vorë – Fushë Krujë, te kthesa e Prezës, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip kamion;

    J. D., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.