Author: editor

  • Arsyeja qe te le me goj hapur…Pse hiena nuk varroset pa praninë e policise

    Arsyeja qe te le me goj hapur…Pse hiena nuk varroset pa praninë e policise

    Pse hiena nuk varroset pa praninë e policisë apo dhe një procesverbal?
    Informacion rreth hienës. Ju mund të keni dëgjuar për të për herë të parë. Kur ngordh një hiena, varroset sipas procesverbalit të gjykatës dhe në prani të një numri të caktuar policësh , por pse ???
    Çmimi i lëkurës së hienës mund të arrijë në 50 mijë dollarë sepse përdoret për kontrabandë droge, sepse rrezet e skanerit nuk depërtojnë në lëkurën e saj… , pjesët e trurit përdoren në magjinë e zezë, është e kërkueshme nga ata që e përdorin për magji të zezë dhe shumë gjëra të tjera. .
    Thuhet se antidoti ose eliksiri i nxjerrë nga lëngu i trurit të saj çon në çmenduri të plotë përgjithmonë…

  • Pas koncertit në Shqipëri, Enrique Iglesias martohet

    Pas koncertit në Shqipëri, Enrique Iglesias martohet

    Vëllai i Enrique Iglesias, Julio bëri një zbulim befasues gjatë paraqitjes së tij në emisionin televiziv Sonsoles Onega në Spanjë. Ndërsa diskutonin për martesën e motrës së tyre Tamara Falco me Inigo Onieva, Julio konfirmoi pa dashje se Enrique është në të vërtetë një burrë i martuar.

    “Ajo çfarë ai s’ka bërë është një dasmë e madhe. Enrique ka qenë më Anna-n për shumë kohë dhe kanë 3 fëmijë të mrekullueshëm”, u shpreh ai.

    Kjo deklaratë i kapi të gjithë në befasi, veçanërisht mikpritësin, Sonsoles Onega, i cili donte shpejt të korrigjonte deklaratën e Julios. Ndërsa diskutonte për gëzimin e nënës së tyre, Isabel Preysler për të qenë dëshmitare e dasmave të fëmijëve të saj, Onega theksoi se dasma e Enriques mungonte në listë.

    Julio zbuloi se Enrique vendosi të mos merrte pjesë në dasmën e Tamarës, duke shpjeguar se vëllai i tij thjesht nuk i pëlqente ngjarje të tilla publike dhe madje pranoi se Enrique nuk mori pjesë në dasmën e tij.

  • Vjen në jetë fëmija i 8 i Boris Johnson

    Vjen në jetë fëmija i 8 i Boris Johnson

    Boris dhe Carrie Johnson janë bërë prindër të një djali. Ishte gruaja e tij, Carrie ajo që bëri të ditur ardhjen në jetë të djalit të tyre me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ajo shkruan se fëmija ka lindur më 5 Korrik në orën 9:15 të mëngjesit.

    Çifti e ka quajtur të voglin Frank Alfred Odysseus Johnson. Carrie ndau edhe disa foto të vogëlushit ku ajo shihet teksa e mban në krahë si dhe një moment të ëmbël kur djali i madh, Wilfred, mbulon me batanije vëllain e vogël.

    59-vjeçari dhe 35-vjeçarja janë prindër të tre fëmijëve, Wilfred, Romy dhe Frank. Ata janë martuar në Maj 2021.

    Johnson ka edhe 4 fëmijë të tjerë me ish-gruan, Marina Wheeler si dhe një fëmijë nga një lidhje dashurie.

  • Vuani nga tensioni i ulët? Ja cila është mënyra e duhur se çfarë duhet të bëni

    Vuani nga tensioni i ulët? Ja cila është mënyra e duhur se çfarë duhet të bëni

    Studimet tregojnë se nga tensioni i ulët më së shumti vuajnë femrat në mes moshës 30 dhe 40-vjeçare, sidomos ato që merren me punë intelektuale.

    Sipas studimeve janë femrat e moshës 30- 40 vjeçare ato që vuajnë më së shumti nga tensioni i ulët.

    Për to rekomandohet ndryshimi i mënyrës së jetesës, marrja e lëngjeve të mjaftueshme, kripë në ushqim, aktiviteti i rritur fizik, shmangia e ngritjes së papritur nga shtrati dhe disa herë si dhe me rekomandimin e mjekut nevojiten edhe barnat.

  • Ish-bashkëshorti dhunon 31-vjeçaren në sy të fëmijës së mitur dhe i thyen hundën (Foto)

    Ish-bashkëshorti dhunon 31-vjeçaren në sy të fëmijës së mitur dhe i thyen hundën (Foto)

    Të enjten e kaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Volos u dërgua me hundë të thyer një 31-vjeçare, e cila thotë se është rrahur rëndë në sy të fëmijës së saj të mitur nga ish-bashkëshorti i saj, i cili është kampion i njohur i çiklizmit.

    Sipas asaj që pretendon denoncuesja, mbrëmjen e 6 qershorit, ajo shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortit të saj për të marrë fëmijën e tyre i cili kaloi disa ditë me të atin si pjesë e marrëveshjes së çiftit pas divorcit.

    34-vjeçari, i cili ishte pjesë e ekipit olimpik të çiklizmit në Lojërat Olimpike të Londrës 2012, filloi të regjistronte reagimet e fëmijës në celularin e tij, duke pretenduar se donte të qëndronte në shtëpi dhe të mos shkonte me nënën e tij.

    31-vjeçarja tha se më pas sportisti e shtyu dhe e goditi me grusht në hundë, duke i shkaktuar gjakderdhje të pakontrolluar. Dhe e gjithë kjo, para syve të fëmijës së tyre të mitur.

    Gruaja ka shkuar në Spitalin e Përgjithshëm të Volos për të marrë ndihmën e parë, ndërsa 34-vjeçari ështëshoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Volos.

    Pak më vonë, 31-vjeçarja ka bërë edhe një padi, si pasojë e së cilës Policia ka arrestuar ish-bashkëshortin e saj.

    Çifti do të dilte në gjyq ditën e djeshme por u shty për në 19 korrik pasi 34-vjeçari nuk u paraqit në gjykatë për shkak të një problemi shëndetësor

  • A e “lëshoi” Ahmetajn? Gazetari i njohur ‘shuplakë’ Ramës: Do ishte faqe e zezë nëse…

    A e “lëshoi” Ahmetajn? Gazetari i njohur ‘shuplakë’ Ramës: Do ishte faqe e zezë nëse…

    Gazetari Flogert Muça tha në një intervistë për Euronews Albania se Edi Rama nuk ka asgjë në dorë lidhur me arrestimin ose jo të Arben Ahmetajt.

    Sipas tij, fakti që kryeministri distancohet nga një person që po hetohet nga drejtësia, dhe që nesër mund të shpallet fajtor për akuzat që janë ngritur ndaj tij është një zhvillim pozitiv në politikë, që i ka munguar vendit në të shkuarën

    “Në momentin që një anëtar i skuadrës shkel ligjin s’duhet të ketë avokati as partinë as pushtetin, ne nga kjo kemi vuajtur. Në 21 janar kishim një kryeministër që nuk lejonte të arrestoheshin gardistët. Kemi kaluar në një pikë tjetër ku kryeministri nuk ka çfarë lëshon fare se nuk ka asgjë në dorë. Mund t’i dalë në mbrojtje publikisht, por kjo do ishte faqe e zezë. Fakti që është distancuar publikisht nga çdo rast dhe e ka bërë të qartë se kushdo që shkel ligjin nuk do ketë mbështetjen e tij”, tha Muça.

  • Të lidhur apo të ndarë, Ariana bën të qartë marrëdhënien me Don Xhonin

    Të lidhur apo të ndarë, Ariana bën të qartë marrëdhënien me Don Xhonin

    Pas videoklipit “Ike”, të gjithë menduan se Don Xhoni është ribashkuar me modelen ruse Ariana. Por nëpërmjet një bisede virtuale më ndjekësit në Instagram, ajo është shprehur se ata nuk janë të martuar dhe as nuk janë më bashkë.

    “A je në lidhje me Don Xhonin?”, ka qenë pyetja që një ndjekës i bëri në rrjetin social, ku bashkë me të Lirey publikoi edhe disa pyetje të tjera të ngjashme.

    “Pyetja më e shpeshtë. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë bashkë dhe tani jemi të lumtur të ndarë, le të themi”, u shpreh ajo.

    “Nuk jemi të martuar, nuk jemi bashkë. Secili ka jetën e vet,”-përfundoi Ariana.

  • E pranon avokati i vet: Arben Ahmetaj nuk është në Shqipëri!

    E pranon avokati i vet: Arben Ahmetaj nuk është në Shqipëri!

    Teksa SPAK ka urdhëruar arrestimin e tij, vetëm pak momente më parë është mësuar se ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri.

    Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij Henrik Ligori gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, i cili ka konfirmuar se Ahmetaj ndodhet jashtë kufijve të territorit shqiptar.Ndërkohë pyetjes së Gazment Bardhit nëse Ahmetaj ndodhet në Kanada, kreu i SPAK i është përgjigjur: “nuk e dimë”!

    Kujtojmë se, kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi dhe deputeti Ervin Salianji janë përplasur me Ermonela Felajn, duke i thënë se është në konflikt interesi, prandaj sipas tyre kërkon mbledhjen me dyer të mbyllura. “Je pjesë e dosjes ndaj nuk do që të bëhet me dyer të hapura” i tha Salianji.

    Më pas kreu i SPAK-ut nisi prezantimin e kërkesës me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor, por Gazment Bardhi e pyeti nëse Arben Ahmetaj në këto momente ishte brenda vendit apo ishte arratisur jashtë?“Ku ndodhet Arben Ahmetaj? Mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për ketë? Maxhoranca po ndihmon Ahmetajn që të arratiset” tha Bardhi.

    Po ku ndodhet?

    Në nisje të mbledhjes dy avokatët e tij, Ardian Vishaj dhe Henrik Ligori deklaruan se nuk kanë dijeni se ku ndodhet. Në nisje të këshillit, kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi e pyeti kreun e SPAK-ut, ku ndodhet Ahmetaj?

    “Ku ndodhet Arben Ahmetaj? Mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për ketë? Maxhoranca po ndihmon Ahmetajn që të arratiset” tha Bardhi.Përfaqësuesit e SPAK-ut deklaruan se nuk kanë dijeni. Por sigurisht kjo gjë nuk mund të thuhet për policinë, pasi do të ishte dështim dhe skandal.

    Ligji parashikon qartësisht se në momentin që SPAK kërkon masë për një individ, aq më tepër për një politikan të një niveli të tillë, policia e merr në vëzhgim duke mos e humbur nga sytë.

    Po a u arratis deputeti socialist, ashtu sikur pretendon dhe pyet Bardhi? Askush nuk di që të përgjigjet. Por koha që socialistët i dhanë ka qenë e mjaftueshme gjithçka…

  • Çon të dashurën me pushime në Itali, Grilish kapet mat me stjuardesën në Ibiza

    Çon të dashurën me pushime në Itali, Grilish kapet mat me stjuardesën në Ibiza

    Xhek Grilish vazhdon festën, por këtë radhë mund t’i kushtojë shumë. Sulmuesi i Mançester Sitit dhe Anglisë, vazhdon të jetë me pushime, të cilat i ka nisur praktikisht menjëherë pas finales së Ligës së Kampioneve, duke kaluar nga festa në festë.

    Këtë herë, ai ka vendosur që të shkojë me miqtë e tij në Ibiza, për të kaluar disa ditë pushime atje, ndërsa e dashura e tij, Sara Atvud, është në Itali ën këto ditë. Por Grilish do të përfundojë në telashe, pasi në mes të festimeve, është shfaqur përkrah një stjuardese bukuroshe të “British Airëays”, me veprime që lënë të kuptohet se mund të ketë diçka më shumë se një miqësi mes tyre.

    Në pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, shfaqet Grilish në një lokal duke festuar, me bukuroshen me bikini përkrah tij. Në një moment, Grilish nuk ngurron t’i përkëdhelë këmbën stjuadesës e cila ka emrin Dolli dhe ka 5 mijë ndjekës në Instagram, numër që ka filluar të rritet ndjeshëm që nga momenti kur u publikua kjo video.

    Me siguri Grilish ka disa shpjegime për të dhënë kur të kthehet në Angli, para të dashurës së tij e cila ka justifikuar konsumin non-stop të alkoolit nga futbollisti anglez, por padyshim jo këto sjellje me femrat e tjera.

  • Dënohet me 15 vite burg daja “monstër”, përdh**oi nipin e mitur

    Dënohet me 15 vite burg daja “monstër”, përdh**oi nipin e mitur

    Një 42-vjeçar nga Kosova është dënuar me 15 vite burg pasi gjykata e shpalli fajtor për përdhunimin e nipit të tij të mitur para dy vitesh. Kokollari u shpall fajtor për përdhunimin e nipit të tij, ngjarje e ndodhur në 4 Nëntor 2021 në Prizren,ku i mituri kishte shkuar me pushime.

    Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka shpallur sot vendimin për shtetasin nga Kosova Belul Kokollari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale. Vendimmarrja e gjykatës u mbështet në provat e shqyrtuara dhe të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështjeje.

    Denoncimi në Komisariatin e Policisë së Beratit u bë nga nëna e të miturit, në 10 Nëntor 2021. Ajo denoncoi në polici vëllain e saj Belul Kokollari, duke pretenduar se ai kishte abuzuar me djalin e saj të mitur.

    Ajo deklaroi asokohe në polici se është shtetase kosovare dhe e martuar në Berat, ku jeton me bashkëshortin e saj në lagjen “28 Nëntori” dhe se çdo 3-muaj shkonte në Kosovë për të vizituar vëllezërit e saj. Në datën 4 Nëntor 2021 ajo ishte nisur me djalin e saj drejt Kosovës, ku ka qëndruar deri në datën 9 Nëntor dhe kur ishte kthyer në Shqipëri djali i kishte treguar gjithçka.