Author: editor

  • Karamuço bën paralajmërimin BOMBË: Persona të majtë e të djathtë në politikë do përballen…

    Karamuço bën paralajmërimin BOMBË: Persona të majtë e të djathtë në politikë do përballen…

    I ftuar në Top Talk, eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se gjatë verës do të ketë shumë emra nga politika, si nga “të majtët edhe ata djathtas”, do të përballen me akuza nga drejtësia.

    Ai tha se disa persona të cilët më përpara përfliteshin se do të dënoheshin dhe akuzoheshin nga organet e drejtësisë, dhe se tashmë kanë kaluar afatet dhe se këto emra kanë shpëtuar nga burgu.

    “Deri në shtator na dalin shumë personazhe, jo vetëm majtas, por edhe djathtas, që do të përballen shumë shpejt me akuza. SPAKU do të arrijë të bëjë një lloj balance, diplomacie, sepse janë disa persona që janë në hetim.

    Disa nga dosjet që ne i kemi konsideruar deri para 2-3 vitesh si të nxehta, sot janë parashkruar afatet, asnjëri prej atyre personave që ne i kemi përfolur, që mund të shkonin në burg, nuk do të përballen me këto akuza, pra I kanë shpëtuar burgut. Nuk më takon mua t’i them me emra”, tha Karamuço për Top Talk.

  • Një tjetër çështje pritet të ngrihet kundër Arben Ahmetajt, ç’ndodhi gjatë vizitës në SPAK

    Një tjetër çështje pritet të ngrihet kundër Arben Ahmetajt, ç’ndodhi gjatë vizitës në SPAK

    Një tjetër çështje pritet të ngrihet kundër ish zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj.

    Një prokuror i SPAK pritet të dorëzojë kërkesën për arrestimin e Arben Ahmetajt për çështjen e fabrikës së miellit.

    Gjatë vizitës së tij në Prokurorinë e Posaçme mësohet se ai u pyet nga prokurorët e posaçëm për këtë çështje.

    SPAK deklaron se ka mbledhur prova që tregojnë se ish ministri i Financave në gjashtë raste ka kryer korrupsion, pasi kjo prokurori e shënjestroi nëntë muaj më parë për inceneratorin e Elbasanit.

    Shembulli më korruptiv dhe flagrant lidhet me gjurmët e mbetura në kompjuterin e Klodian Zotos, një i kërkuar dhe i akuzuar për inceneratorët i cili dyshohet se i pagoi udhëtime në disa shtete, atij dhe bashkëshortes. Pesë rastet e tjera të korrupsionit mbahen sekret nga SPAK pasi ka edhe persona të tjerë nën hetim.

    Në letër-porositë e ndërkombëtarëve por edhe llogaritë bankare, SPAK thotë se nga udhëtimet, Arben Ahmetaj përfitoi 34 mijë euro.

    Kjo ishte gjurma e parë që u bë shkak që SPAK ta veçonte Ahmetajn në atë kohë numri dy i qeverisë nga dosja 277 thënë ndryshe inceneratori i Elbasanit, duke e ndarë në fraksion më vete.

    Por Arben Ahmetaj dyshohet nga SPAK për veprime të dyshimta për të tre inceneratorët. Akuza tjetër lidhet me fshehjen e pasurisë, dhe hetimi bazohet në sekuestrimin preventiv ndaj dy vilave, njëra në Palasë dhe tjetra në Hamallaj.

    Prokurorët thonë jo zyrtarisht se kanë mbledhur fatura dhe kanë pyetur disa biznesmenë në fushën e arredimit të cilët bëhet me dije se kanë treguar emrin e ish funksionarit. Akuza e tretë për të cilën kërkohet lënia e mandatit të deputetit gjë e cila do të sillte masë sigurie në gjykatën e posaçme, lidhet me një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave në bashkëpunim, të fituara sipas SPAK nga korrupsioni.

  • “Është mundësia më e mirë për të…”/ Horoskopi JAVOR 10-16 korrik 2023

    “Është mundësia më e mirë për të…”/ Horoskopi JAVOR 10-16 korrik 2023

    DASHI

    Këtë javë Dashi do të fokusohet më shumë tek puna aktuale që ka tani dhe vazhdimësia e saj. Në lidhje me një çështje pune ose një ofertë që mund të merrni, është mirë që ta rishikoni dhe mos merrni vendime të nxituara. Ndaj kini kujdes! Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë jetëgjatësi në kohë janë Dash – Virgjëreshë, Dash – Akrep. Është mundësia më e mirë për të stabilizuar lidhjen. Gjithashtu nëse keni në plan të udhëtoni, do të rezultojnë udhëtime shumë favorite dhe të këndshme.

    DEMI

    Përgjatë kësaj jave Demi ka mundësi shumë të mira, pasi ka mundësinë për të bërë disa takime shumë pozitive, gjithashtu ka disa udhëtime pune apo prest të marrin një lajm të mirë që ka lidhje me një përgjegjësi të re, një rritje në fushën e punës. Është një moment shumë favorit ky në fushën e karrierës si dhe ndikimet gjithashtu janë mjaft favorite në fushën ekonomike. Vetëm pak vëmendje në lëvizjet që mund të bëni në fushën sentimentale. Një dashuri e munguar apo e ‘cunguar’ po ju mundon… Më e mira është që ju t’i shprehni ndjenjat tuaja hapur ashtu siç janë, pasi vetëm në këtë mënyrë do të ecni përpara. Kujdes nga ndikimet e të tretëve në lidhjen tuaj, sidomos Dem – Ujor dhe Dem – Shigjetar.

    BINJAKËT

    Binjakët kanë kohën, kanë momentin e zgjidhjeve të çështjeve të punës. Keni mundësi në zgjedhje, ju jepet një mundësi në punën tuaj, pse jo dhe rritje në detyrë. Mund të ndryshoni punë, mund të kaloni nga një biznes në një tjetër, të gjitha mundësitë i keni dhe ndikimi planetar do t’ju favorizojë. Fokusi më i madh i Binjakëve përgjatë kësaj periudhe do të jetë ekonomia. Në çështjet shpirtërore, shumë të favorizuar janë lidhjet e largëta. Një njohje në distancë apo në rrjete sociale ka gjasa që të kthehet në realitet si diçka pozitive. Për ata që janë çift është një moment shumë i mirë për stabilizim, sidomos Binjak – Shigjetar dhe Binjak – Peshk.

    GAFORRJA

    Janë në kohën dhe momentin e duhur Gaforret për sa i përket zgjidhjeve të konflikteve apo problematikave që ata kanë. I janë bërë disa padrejtësi Gaforreve dhe duket se tani ka ardhur momenti për të shkuar drejtësia në vend. Kjo javë është mjaft pozitive në zgjidhjen e problemeve të së kaluarës. Ndikim më favorit do të ketë në këtë drejtim 10-të ditëshi i dytë, si dhe do të kenë përfitime në punë, në një blerje apo në një qiradhënie. Ndërsa sa i takon fushës shpirtërore duhet të bëni pak kujdes nëse keni një lidhje me Dash të 10-të ditëshit të parë. Një problem duhet t’a zgjidhni me Peshore të 10-të ditëshit të tretë. Jeni në kohë për të zgjidhur çdo problematikë që mund të keni në çift!

    LUANI

    Luanët mbajnë përgjegjësi në çdo aspekt sepse janë shumë të drejtë dhe atë që ata nisin dinë ta bëjnë shumë mirë. Është një moment ku çdo gjë arrin të zgjidhet nga vetë Luanët pa ndërhyrjen e të tjerëve. Në lidhje me fushën e punës, janë në një dilemë, nëse duhet të vazhdojnë punën aktuale, apo të pranojnë një ofertë që i është bërë. Këtë gjë duhet ta shikojnë me vëmendje dhe të marrin vendimin e duhur vetëm nëse janë të sigurtë për të gjitha bisedimet që kanë bërë dhe për atë që u është ofruar. Në çështjet shpirtërore është një moment pozitiv, sidomos lidhjet me Dem dhe me Bricjap.

    VIRGJËRESHA

    Kujdes me ofertat këtë javë! Deri ditën e premte mos merrni asnjë vendim. Edhe pse Virgjëreshat nuk gënjehen kollaj, duhet të jenë më analitike dhe të vëmendshme ndaj çdo detaji, sidomos nëse bëhet fjalë për çështje pune. Virgjëreshat nuk para gabojnë, pasi kanë zgjuarsinë dhe maturinë, megjithatë duket se është një moment jo i përshtatshëm planetar për të bërë lëvizje në këtë periudhë. Stabilizimi ekonomik duket se është i mbarë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në këtë drejtim. Ndërsa në fushën shpirtërore një lidhje me probleme me Binjak e zgjidhni tani, kurse lidhja me Peshk është më optimalja.

    PESHORJA

    Përgjatë kësaj jave Peshoret do të fokusohen më shumë tek familja. Duhet të gjejnë formën dhe mënyrën më të mirë të komunikimit në familje. Kërkohet pak takt për Peshoret këtë javë! Kujdes mos u nevrikosni, merrini gjërat më qetë, pasi në të kundërt mund të humbisni çfarë keni arritur dhe fituar deri tani. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Gaforre dhe me Ujor do të jenë perfekte, mos dëgjoni fjalët e të tjerëve përveçse zemrës tuaj. Në fushën ekonomike keni mundësinë për të marrë disa para nga një çështje e kaluar.

    AKREPI

    Duket se Akrepët do të stabilizojnë anën e tyre ekonomike dhe mundësitë që do t’ju jepen tani, janë të mëdha. Pikërisht në këtë javë, sidomos dita e martë dhe dita e mërkurë janë shumë ditë të mira për Akrepin për të zgjidhur probleme që mund të kenë. Një çështje dashurie problematike e cila ka disa muaj që ju shqetëson, duket se ka ardhur koha dhe momenti i duhur për stabilizim. Çelësi i zgjidhjes së problemeve është maturia dhe dituria.

    SHIGJETARI

    Kanë pak probleme me paranë Shigjetarët këtë periudhë edhe pse për to mund të themi se ekonomia është fokusi i tyre më i madh, ata kurrë nuk ngelin pa para. Problemi më i madh i Shigjetarëve është që nisen për të bërë një blerje apo një investim të caktuar dhe përfundojnë në diçka tjetër që nuk e kishin planifikuar. Ndaj Shigjetarët duhet të tregohen pak më të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në këtë drejtim, sidomos 10-të ditëshi i parë dhe i dytë. Ndërsa në anën shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Peshk të 10-të ditëshit të parë dhe Virgjëreshë të 10-të ditëshit të tretë janë perfekte.

    BRICJAPI

    Për Bricjapët duket se është një periudhë e mirë, e qëndrueshme. Është një javë ku do të ketë marrje vendimesh të rëndësishme. Gjithashtu mund të ketë disa ndryshime në punën tuaj të cilat do të rezultojnë në të mirën tuaj. Megjithatë jeni në disa dilema, nëse duhet të bëni hapa ndryshueshmërie në punën tuaj, bëhet fjalë për lëvizje nga puna… Më e mira do të ishte që ju të fokusoheni në punën tuaj, por të mendoni dhe për nisjen e diçkaje të re private, e cila mund t’ju falë shumë sukses. Në çështjet shpirtërore lidhjet me pengesa me Dash dhe Peshore kanë mundësi stabilizimi, ndërsa pak vëmendje këshillohet me Luan.

    UJORI

    Kujdes Ujorët këtë javë! Çdo gjë shikojeni me vëmendje si në fushën ekonomike, profesionale, por dhe në atë shpirtërore. Gjithsesi, përpos vëmendjes dhe kujdesit që duhet të tregoni është një javë që mund t’ju sjellë dhe mundësi pozitive të cilat do të duhet të dini t’i shfrytëzoni për më të mirën tuaj. Gjithashtu keni mundësi për të zgjidhur një problematikë apo një konflikt të kohëve të fundit. Në çështjet shpirtërore lidhjet e largëta do të kenë disi probleme. Kujdes me Binjak dhe Virgjëreshë të 10-të ditëshit të dytë, ndërsa me Luan të 10-të ditëshit të parë do të zgjidhet një problem apo një pengesë. E shtuna dhe e diela janë ditët më të mira të javës për Ujorët.

    PESHQIT

    Fokusi më i madh i Peshqve në këtë periudhë do të jetë tek puna dhe tek lëvizjet që do të bëjnë. Kanë marrë një kontratë pune apo kanë lidhur një marrëveshje, është mirë që të kontrollojnë dokumentacionin si dhe të shqyrtojnë çdo hap dhe çdo veprim që do të bëjnë në punën e tyre për të qenë sa më të përgatitur. Është një moment shumë i mirë për çështje të punës dhe karrierës dhe stabilizimit të saj, kurse në çështjet shpirtërore ka një ndikim shumë të madh për një bashkim familjar. Të palidhurit kanë mundësi shumë të mira për njohje të reja. Gjithashtu është dhe mundësia e një bashkimi dhe rikuperimi i një lidhje të mëparshme.

  • Hidhet nga pallati dhe ndërron jetë 38-vjeçari, dyshohet se…

    Hidhet nga pallati dhe ndërron jetë 38-vjeçari, dyshohet se…

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Fierit. Një shtetas 38-vjeç është vetëhedhur nga pallati dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

    Dyshohet se shtetasi ka qenë në gjendje depresioni, ndërsa na vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Njoftimi i policisë:

    Fier/Informacion paraprak

    Rreth orës 13:30, në lagjen “8 Shkurti” Fier, shtetasi, 38 vjeç, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga pallati dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

    Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • Përcillen për në banesën e fundit babai dhe dy djemtë që u mbytën në Vilë-Bashtovë

    Përcillen për në banesën e fundit babai dhe dy djemtë që u mbytën në Vilë-Bashtovë

    Janë përcjellë për në banesën e fundit tre pjesëtarët e familjes nga Tirana, të cilët u mbytën tragjikisht në plazhin e Vilë- Bashtovës këtë të diel.

    Babai 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 16 vjeç humbën jetën teksa kishin shkuar të kalonin të dielën në plazh.

    Ceremonia mortore në nderim të tyre u mbajt rreth orës 13:00 në Tiranë.

    Kujtojmë se në lidhje me tragjedinë e rëndë u arrestua dhe administratori i plazhit privat në Vilë Bashtovë, ku ndodhi ngjarja e rëndë.

    Pëllumb Nika, 34 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet për vrasje nga pakujdesia për shkak të mos përmbushjes së kushteve të sigurisë për pushuesit në plazhin që menaxhonte.

    Në plazh mungonin kullat e vrojtimit si dhe rojat bregdetare, të cilët mund të kishin shpëtuar jetën e 3 pushuesve.

  • Policia: I morëm që në maj kallëzimet për guroren në Krujë! Po pse nuk vepruat?

    Policia: I morëm që në maj kallëzimet për guroren në Krujë! Po pse nuk vepruat?

    Familjet e fisit Maja, të Bilbilit dhe Jasharit që u dhunuan nga familja e deputetit Rraja, por edhe banorët e tjerë të Krujës, konkretisht të fshatit Borizanë deklaruan disa herë se kanë bërë disa denoncime por akuzuan policinë se nuk i ka marrë. Por policia e shtetit në një reagim, thotë se i ka marrë të gjitha denoncimet që në muajin maj, i ka regjistruar dhe i ka çuar në prokurori duke u shfajësuar. Por pyetja që shtrohet është nëse i ka marrë denoncimet përse nuk ndaloi aktivitetin e gurores që do të parandalonte edhe dhunën më pas?

    Deklarata e Policisë së Shtetit

    1.Policia e Krujës, në përmbushje të plotë të detyrave funksionale, pas denoncimit të bërë nga shtetasi B. M., për shkatërrim të pronës, ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme policore, dhe më datë 05.05.2023 ka referuar në Prokurori, me shkresën nr. 1408, materialet procedurale prej 20 faqesh, mbi këtë kallëzim. Materialet procedurale të referuara përfshinin informacionin e referimit të veprës penale, procesverbalin e kallëzimit, procesverbalin e këqyrjes së vendit, procesverbalin e deklarimeve dhe procesverbalin e këqyrje-marrjes së provave materiale.

    2.Në vijim, si rezultat i veprimeve konkrete hetimore dhe procedurale të kryera mbi këtë kallëzim, Policia e Krujës, më datë 10.05.2023, ka referuar në Prokurori, me shkresën nr. 1466, materialet procedurale prej 186 faqesh, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal. Materialet e para procedurale përfshinin referimin e veprës penale, procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, procesverbalet e këqyrjes së banesave, procesverbalet e deklarimeve të personave që kanë djeni, vendimin për caktimin e ekspertit dhe për caktimin e ekspertimit teknik, si dhe procesverbalin për këqyrjen dhe marrjen e dokumenteve.

    3.Gjithashtu, në vijim të veprimeve policore për këtë rast, Policia e Krujës, më datë 30.05.2023, ka referuar në Prokurori, me shkresën nr. 1466/1, materiale procedurale shtesë të kryera në funksion të dokumentimit të plotë ligjor të këtij rasti.

    Theksojmë se Policia e Krujës ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për këtë rast, me paanshmëri dhe konform ligjit, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës. Kallëzimi i marrë për këtë rast, si dhe çdo indicie tjetër, janë trajtuar në zbatim të procedurave standarde të punës dhe çdo material procedural i është referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për kryerjen e hetimeve të thelluara.

    /5pyetjet.al

  • Terrori i Rrajave në Krujë, Policia e Shtetit e kalon ‘topin’ te Prokuroria: Pas denoncimit nga Majat dërguam kallëzimin, kemi kryer të gjitha veprimet…

    Terrori i Rrajave në Krujë, Policia e Shtetit e kalon ‘topin’ te Prokuroria: Pas denoncimit nga Majat dërguam kallëzimin, kemi kryer të gjitha veprimet…

    Policia e Shtetit e ka kaluar ‘topin’ te Prokuroria në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Borizanë pak ditë më parë.

    Në një sqarim për mediat policia thekson se pasi kanë marrë denoncimin e bërë nga një pjesëtarë i fisit Maja kanë depozituar kallëzimin në Prokurori.

    “Theksojmë se Policia e Krujës ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për këtë rast, me paanshmëri dhe konform ligjit, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës.

    Kallëzimi i marrë për këtë rast, si dhe çdo indicie tjetër, janë trajtuar në zbatim të procedurave standarde të punës dhe çdo material procedural i është referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për kryerjen e hetimeve të thelluara” thuhet në reagim.

    Deklarata e plotë e Policisë së Shtetit

    Në vijim të informacioneve të dhëna rreth konfliktit të ndodhur në Borizanë, më datë 06.07.2023, ju bëjmë me dije se:

    1.Policia e Krujës, në përmbushje të plotë të detyrave funksionale, pas denoncimit të bërë nga shtetasi B. M., për shkatërrim të pronës, ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme policore, dhe më datë 05.05.2023 ka referuar në Prokurori, me shkresën nr. 1408, materialet procedurale prej 20 faqesh, mbi këtë kallëzim. Materialet procedurale të referuara përfshinin informacionin e referimit të veprës penale, procesverbalin e kallëzimit, procesverbalin e këqyrjes së vendit, procesverbalin e deklarimeve dhe procesverbalin e këqyrje-marrjes së provave materiale.

    2.Në vijim, si rezultat i veprimeve konkrete hetimore dhe procedurale të kryera mbi këtë kallëzim, Policia e Krujës, më datë 10.05.2023, ka referuar në Prokurori, me shkresën nr. 1466, materialet procedurale prej 186 faqesh, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal. Materialet e para procedurale përfshinin referimin e veprës penale, procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, procesverbalet e këqyrjes së banesave, procesverbalet e deklarimeve të personave që kanë djeni, vendimin për caktimin e ekspertit dhe për caktimin e ekspertimit teknik, si dhe procesverbalin për këqyrjen dhe marrjen e dokumenteve.

    3.Gjithashtu, në vijim të veprimeve policore për këtë rast, Policia e Krujës, më datë 30.05.2023, ka referuar në Prokurori, me shkresën nr. 1466/1, materiale procedurale shtesë të kryera në funksion të dokumentimit të plotë ligjor të këtij rasti.

    Theksojmë se Policia e Krujës ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për këtë rast, me paanshmëri dhe konform ligjit, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës.

    Kallëzimi i marrë për këtë rast, si dhe çdo indicie tjetër, janë trajtuar në zbatim të procedurave standarde të punës dhe çdo material procedural i është referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për kryerjen e hetimeve të thelluara.

    Policia e Shtetit siguron qytetarët se është e vendosur për të zbatuar ligjin me korrektësi dhe me paanshmëri, si dhe për të ndëshkuar ligjërisht, cilindo që cenon liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

  • Ku do e shohim Kiarën pas “Kepit të VIP”-ave? Moderatorja zbulon detaje: Më është propozuar…

    Ku do e shohim Kiarën pas “Kepit të VIP”-ave? Moderatorja zbulon detaje: Më është propozuar…

    Moderatorja e reality show-t “Kepi i VIP”-ave, Kiara Tito, ka dhënë sot një intervistë ekskluzive për Edicionin Informativ, ku ka zbuluar se si ndihet tani që është rikthyer në Top Channel.

    Duke e konsideruar shtëpinë e saj të parë mediatike, Kiara shprehet se ‘emocionohet dhe e bën të ndihet krenare për veten’.

    Por jo vetëm kaq, pasi Tito ka zbuluar se çfarë do të bëjë pas përfundimit të sezonit të parë të “Kepit të VIP”-ave. E mesa duket ish-banoren e “Big Brother VIP 2” do ta shohim sërish në ekranin e Top Channel.

    “Më është propozuar diçka, gjithmonë në Top Channel, megjithatë nuk mund ta tregojë ende se për çfarë bëhet fjalë, po besoj që diku do më shihni me se s’bën”, tha Kiara Tito

  • Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina përplas motorin, humb jetën 60 vjeçari

    Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina përplas motorin, humb jetën 60 vjeçari

    Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të Balldrenit, ku një makinë ka përplasur një motor.

    Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit rreth 60 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

  • Autoboti me gaz përplaset me një makinë, drejuesi i mjetit në spital

    Autoboti me gaz përplaset me një makinë, drejuesi i mjetit në spital

    Një autobot gazi është aksidentuar ditën e sotme me një automjet tip “Toyota” në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”.

    Nga përplasja e fortë automjeti është dëmtuar plotësisht ndërkohë që drejtuesi është transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor ndërkohë që trafiku në këtë aks rrugor është bllokuar prej më shumë se 30 minutash.