Author: editor

  • Gazetarja shqiptare i jep fund beqarisë, dasma me të ftuar VIP

    Gazetarja shqiptare i jep fund beqarisë, dasma me të ftuar VIP

    Gazetarja e njohur Kozeta Kurti i ka dhënë fund beqarisë me një festë me familjarë dhe miq.

    Kurti dhe partneri i saj artisti Hektor Duri, i thanë po njëri-tjetrit në një dasmë tradicionale, ku nuk munguan dhe të ftuarit “VIP”.

    Ndër këto të ftuar mund të përmendim Olta Bokën, Gerta Mahmutajn, Anxhela Peristerin, Era Rusin, Eneda Tarifa, Artiola Toska.

    Gazetarja kishte zgjedhur një fustan të veçantë nusërie me një gjysmë pelerinë të zezë sipër.

  • “Do takohemi bashkë, do më njohësh”/ Sherri në Krujë me Rrajat, zbardhet mesazhi që i dërgoi një ditë para sulmit barbar administratori i gurores fisit Maja (Foto)

    “Do takohemi bashkë, do më njohësh”/ Sherri në Krujë me Rrajat, zbardhet mesazhi që i dërgoi një ditë para sulmit barbar administratori i gurores fisit Maja (Foto)

    Zbulohen mesazhet e shkëmbyera mes anëtarëve të fisit Maja dhe administratorit të gurores Alfred Karaj, një ditë para sulmit barbar nga Rrajat për qytetarët e Borizanës në Krujë.

    Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar bisedën e fundit mes Andi Majës, djali i xhaxhait të dy personave të dhunuar Bilbil dhe Jashar Majës dhe Alfred Karajt, teksa ishin bërë disa denoncime në polici dhe protesta për guroren që po iu shkaktonte dëme në banesë për shkak të shpërthimeve me eksploziv.

    Nga mesazhi shihet qartë kërcënimi dhe paralajmërimi që Karaj i bënte fisit Maja.

  • Polici ndalon djaloshin që dukej si i biri i tij i vd*kur, por pak sekonda më vonë ndodh e papritura

    Polici ndalon djaloshin që dukej si i biri i tij i vd*kur, por pak sekonda më vonë ndodh e papritura

    Humbja e një fëmije është gjëja më e v ështirë që një baba ose një nënë mund të përballojë në jetë.Një mëngjes, ndërsa William Jazwinski po e ngiste makinën e tij, ai pa të ndezur s irenën blu të policisë pas tij.Pra, ai e uli shpejtësinë dhe u ndal, kur policia iu afrua makinës, William e pyeti nëse po ecte shumë shpejt. Polici tha jo, në fakt ai e kishte ndaluar vetëm ta falenderonte për shërbimin e tij besnik.

    Në fillim William nuk e kuptoi se çfarë po i referohej agjenti, por më pas ai u kujtua se kishte një simbol në pjesën e pasme të veturës, që thotë se ai i shërbeu vendit si ushtar.Polici e pyeti Williamin ku kishte punuar dhe i riu tha se kishte qenë në detyrë për 15 muaj në Irak.

    Ishte në atë moment që oficeri i policisë filloi të fliste lirshëm me këtë të huaj, me të cilin kishte diçka shumë të rëndësishme të përbashkët.Polici i tha se i biri i tij kishte shërbyer edhe në Irak, por ai nuk ishte kthyer kurrë në shtëpi.William u nxit menjëherë nga tregimi i policit dhe i tha atij se i vinte shumë i keq dhe se ishte afër tij në këtë dh imbje.

    Para se të largohej nga William, agjenti vërejti një flamur të vogël amerikan të mbështetur në kroskotin e makinës. Ishte pikërisht i njëjti flamur që kishte marrë së bashku me njoftimin për vdekjen e djalit të tij.Në atë moment polici i bëri ish-ushtari një pyetje të çuditshme.Ai pyeti nëse mund ta përqafonte.

    “Ju më kujtoni djalin tim, mendova që ti ishe ti.”

    William nuk mundi të mbante lotët dhe doli nga makina për ta përqafuar policin.

    Ata të dy u shkrinë në një përqafim të gjatë plot lot.

    Nuk ishte vetëm polici ai që kishin nevojë për këtë përqafim. William kishte kaluar kohët e fundit sindromën post-traumatike, e një fazë rehabilitimi të gjatë dhe se përqafimi ishte pikërisht ajo që donte.b William e tregoi historinë në profilin e tij në Facebook, e cila u nda dhe u vlerësua nga mijëra njerëz.

  • “Ishim të detyruar”/ Gjykata britanike dënon me burg 2 shqiptarët, ja për çfarë i akuzon (EMRAT)

    “Ishim të detyruar”/ Gjykata britanike dënon me burg 2 shqiptarët, ja për çfarë i akuzon (EMRAT)

    Dy shqiptarë janë dënuar me dy vjet burgim në Britaninë e Madhe, pasi u kapën duke punuar në një fermë kanabisi.

    Eduard Pula, 28 vjeç dhe Florian Daci, 24 vjeç, u arrestuan teksa kujdeseshin për bimët e kanabisit dhe jetonin brenda të njëjtës ndërtesë, në Rrugës Lancaster në Preston.

    Gjatë kontrollit të policisë, ata dhe një bashkëpunëtor i tretë tentuan të ikin duke u hedhur nga çatia por u rrëzuan nga tetë metra lartësi e pësuan dëmtime fizike që ua bënë të pamundur arratsijen dhe kështu përfunduan në pranga.

    Ashtu si shumë shqiptarë të tjerë të kapur në Britani, edhe ata deklaruan para gjykatës se ishin të detyruar të punonin në shtëpi bari, pasi duhet të paguanin borxhin që kishin ndaj trafikantëve që i çuan në Angli me gomone.

  • Ditëlindje dhe atentat? Valter Bami del në gjyq: Kush e vrau kunatin?

    Ditëlindje dhe atentat? Valter Bami del në gjyq: Kush e vrau kunatin?

    Disa ditë pas arrestimit në lidhje me atentatin në fshatin Larushk ku mbeti i vdekur Ramazan Sino, sot do të dalë përpara gjykatës për masën e sigurisë, Valter Bami. Ai është arrestuar për armëmbajtje pa leje pas atentatit ndaj Gentian Bejtjas.

    Valter Bami, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi njihet për një sërë rekordesh kriminale. Prova e vetme që policia lidh arrestimin me atentatin është gjurma e barutit që është gjetur në dorën e majtë të Bamit.

    Por kjo nuk do të thotë se ka qenë pjesë e atentatit, sikur e ka mohuar edhe vetë Bami. Ai ka deklaruar se baruti i ka mbetur nga hedhja e fishekëzjarrëve pas ditëlindjes së motrës.

    Prova të tjera për momentin policia apo prokuroria nuk ka bërë publike. Nga atentati mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të shënjestrës që shpëtoi për herë të tretë.

  • Pas sherrit me Dean, Luizi nxjerr foton më vëllanë e Kiarës: Më tha që do jem…

    Pas sherrit me Dean, Luizi nxjerr foton më vëllanë e Kiarës: Më tha që do jem…

    Marrëdhënia mes Luiz Ejllit dhe Kiara Titos ka qenë në fokus të mediave dhe publikut prej kohësh, por jo më pak ajo e Luizit me kunatin e vogël, Rayan.

    Pasi doli nga shtëpia e “BBV” njerëzit ishin kuriozë të dinin sesi do ishte marrëdhënia e tyre, duke qenë se kanë një diferencë të madhe në moshë. Mirëpo duket se Rayan ka shumë dashuri për Luizin, e madje i ka premtuar se do t’i qëndrojë gjithmonë pranë.

    “Unë do jem me ty gjithmonë më tha”- shkruan Luizi krah fotos me Rayan e cila është realizuar në Tiranë.

    Kujtojmë se ky premtim vjen pas debatit publik në rrjetet sociale mes Luizit dhe Dea Mishel, pas ofendimet që iu bë kësaj të fundit në koncert.

  • “Do dilja në një darkë romantike me…”/ Kush e puthi në buzë këngëtarin? (Video)

    “Do dilja në një darkë romantike me…”/ Kush e puthi në buzë këngëtarin? (Video)

    Mbrëmë në ekranin e Top Channel u transmetua pjesa e dytë e “Kepit të VIP”-ave, ku një lojë e këndshme buzëdetit ka shkaktuar situata nga më të ndryshmet.

    Kepistat janë vendosur përballë zgjedhjeve se kë duhet të puthin, kë duhet të gjuajnë me tortë në fytyrë dhe me kë duan që të kenë një darkë romantike.

    Kur i erdhi radha Livia Brungas, ajo vendosi që të puthte Mevlan Shabën. E teksa ky i fundit po priste që ajo t’a zgjidhte edhe për takimin romantik, Livia në fakt ndryshoi emër.Brunga zgjodhi Shpat Kërleshin duk thënë se e njihte dhe pse mos të flisnin për muhabetet e vjetra. Nga ana tjetër, ai duke qeshur i tha ‘se nuk do të zhgënjehet’.

    Ndërkohë tortën vendosi që t’ia hidhte Gert Koxhës, por më pas me tortë bëri edhe Shpatin pasi ishte i zhveshur.

  • I zhdukën emrin nga klipi edhe pse refreni i tij është bërë hiti i verës, çfarë thotë Klementi për Ledrin dhe Romeon

    I zhdukën emrin nga klipi edhe pse refreni i tij është bërë hiti i verës, çfarë thotë Klementi për Ledrin dhe Romeon

    “Ma thoni ju”- është refreni i verës 2023. Pikërisht kjo frazë është kënduar nga Klementi, i cili u ftua në klip me Romeo Veshajn dhe Ledri Vulën.

    Por, pati disa kritika pasi emri i të riut nuk figuronte në YouTube krah emrave të këngëtarëve. Ai po ashtu nuk shfaqej as në klip.

    Lidhur me këtë ka folur Klementi në “Më prit në fundjavë” ku ka sqaruar se ishte dëshira e tij që emri t’i shfaqej te përshkrimi. Duke i cilësuar si fantastikë, ai tha se kanë projekte të tjera për verën.

  • “Zef Deda në spital psikiatrik”, Juli e rrëfen për herë të parë

    “Zef Deda në spital psikiatrik”, Juli e rrëfen për herë të parë

    Aktori Julian Deda, i ftuar në “S’e Luan Topi”, ka bërë një rrëfim emocional për sfidat para viteve ’90 të njeriut të tij të shtrenjtë, të atit Zef Deda, kur ai pati një problem shëndetësor me këmbën.

    I pyetur nga gazetarja Erjona Rusi rreth kësaj çështje, Juli tregon se megjithëse vuante nga këmba, regjimi monist i asokohe e trajtoi Zef Dedën me medikamente për të sëmurë psikik, nga frika se mos arratisej jashtë vendit.

    “Më herët kam qenë 5 apo 6 vjeç, sepse nuk e mbaj mend mirë… Im atë u sëmur dhe rrinte shumë në shtëpi, nuk doli më në televizor për një vit, pastaj iku me kurime jashtë njëherë në Vjenë dhe më pas në Hungari. Ne ishim vetëm me mamin

    Mendja na rrinte gjithmon atje dhe kjo ishte periudha më e vështirë e jetës tonë sepse ai dëmtim që kishte në këmbë, në atë kohë nuk mund të bëhej në Shqipëri dhe mund t’i merrte edhe jetën.

    Konjukturat e asokohe e çuan në spital, madje e kuruan edhe për të sëmur psikik sepse thoshin që “ky bën kështu sepse do të dalë jashtë shtetit. Do të arratiset ky aktori dhe shtiret sikur i dhëmbë këmba”. Ata mendonin se donte të ikte, pasi problemi që kishte në këmbë ishte ende i panjohur e i pakurueshëm për mjekësinë këtu te ne.

    Në fakt ai kishte thjesht këmbën dhe e nisën atëherë jashtë vendit kur e panë që nuk doli në televisor natën e Vitit të Ri. Dhe po të mos dilje në televizor natën e Vitit të Ri, për një aktor, kishe probleme.

    Kur nuk doli u shqetësua Byroja politike. Thanë, po ku është ky aktori. Sepse atëherë nuk ishte si tani që mund të mos dalësh nga 4 vite në skenë dhe s’kujtohet njeri për ty. Atëherë kujtoheshin.

    Pyetën ku është ky? Dhe iu thanë që është keq nga këmba në shtëpi. Pastaj e dërguan në Hungari dhe madje edhe atje me diagnozën i sëmurë psikik, derisa mjekët e vunë re vetë se çfarë kishte dhe e kuruan”- tha Jul Deda.

  • Dhuna e Rrajave shkaktoi “tërmet” në politikë, sot propozimi në Presidencë për emërimin e Ministrit të ri të Brendshëm, Taulant Balla

    Dhuna e Rrajave shkaktoi “tërmet” në politikë, sot propozimi në Presidencë për emërimin e Ministrit të ri të Brendshëm, Taulant Balla

    Kryeministri Edi Rama njoftoi dy ditë më parë shkarkimin nga detyra të Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

    Lajmin e bëri publik vetë shefi i qeverisë përmes një postimi në Twitter, ku tha se ditën e hënë (sot 10 korrik) do t’i propozojë Presidentit Bajram Begaj shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe emërimin në këtë post të Taulant Ballës.

    Sipas Kushtetutës, përgjigjja nga presidenca kthehet brenda një afati kohor 7 ditor, ndërsa më pas i mbetet parlamentit të shqyrtoj dekretin brenda afatit 10 ditor, në kohën kur për këtë legjislacion kanë mbetur dy seancat e fundit parlamentare, ajo e datës 13 dhe 20 korrikut.

    Shkak për shkarkimin e Çuçit duket se është bërë ngjarja në Fushë Krujë, ku të afërmit e ish-deputetit Rrahman Rraja rrahën brutalisht dy kushërinjtë nga fisi Maja të cilët denoncuan prishjen e shtëpive të tyre nga shpërthimet në kantierin e gurores së familjes Rraja.

    Rama mori këtë vendim pas daljes së fakteve që policia në Krujë kishte lidhje me dhunuesit dhe 40 denoncime nga qytetarët nuk ishin marrë seriozisht por flinin në sirtarët e policisë.

    Ditën e djeshme Gjykata caktoi masën “arrest me burg” për tre nga katër personat e arrestuar për dhunën barbare në Krujë ndaj 2 qytetarëve, katër ditë më parë.

    Ineidi Rraja, Andi Rraja, Eni Kullaj u lanë në “arrest me burg”, teksa pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, Kujtim Bërdaku u la me masën “detyrim paraqitje”.

    Gjithashtu policia njoftoi dje mbylljen e gurores “Delia Group” në pronësi të Xhelal Rrajës në Borizanë të Krujës.

    Bllokimi i gurores erdhi 3 ditë pas ngjarjes së rëndë ku anëtarë të fisit Rraja së bashku me të birin e deputetit të dorëhequr të PS-së, Rrahman Rraja, dhunuan kushërinjtë Maja.

    Kujtojmë se deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, dha dorëheqjen pas dhunës që familjarë të tij ushtruan ndaj Jashar dhe Bilbil Majës tre ditë më parë. Dorëheqja e Rrahman Rrajës nga mandati i deputetit erdhi 48 orë pas dhunës barabare që djali dhe vëllezërit e tij ushtruan ndaj dy kushërinjve Maja në aksin Thumanë-Fushë Krujë, për shkak se këta të fundit ishin ankuar për guroren e tyre, pasi po ju shkatërronte banesat.

    Kjo ngjarje e rëndë gjithashtu bëri që opinioni publik të reagonte ashpër edhe ndaj veprimeve të Policisë së Shtetit, të cilët ditën e parë pas shoqërimit të autorëve të dhunës, i lanë këta të fundit të lirë. Ndërsa një ditë më pas i shpallën në kërkim, pasi vunë re në video se dhuna barbare ju kishte rrezikuar jetën seriozisht dy anëtarëve të familjes Maja./albeu.com/