Author: editor

  • U raportua e humbur nga prindërit, gjendet nga skuadra e policisë detare 3-vjeçarja në Spille

    U raportua e humbur nga prindërit, gjendet nga skuadra e policisë detare 3-vjeçarja në Spille

    Gjendet brenda pak minutave nga Skuadra e Njësisë Policore Detare që monitoron vijën bregdetare në qarkun Durrës, një e mitur 3 vjeçe që u raportua e humbur nga prindërit e saj, në plazhin e Spillesë.

    Policia Kufitare e Qarkut Durrës në bashkëpunim me Skuadrat e Njësisë Policore Detare që operojnë në qarkun Durrës, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe ardhjes në ndihmë të qytetarëve dhe pushuesve në nevojë, rreth orës 17:00 kanë marrë njoftim nga një shtetas nga Elbasani, i cili po pushonte me familjen në plazhin e Spillesë, se vajza e tij 3-vjeçare kishte humbur kontaktet me prindërit dhe nuk po e gjenin dot.

    Shërbimet e Policisë Kufitare dhe patrullat tokësore, menjëherë kanë nisur kontrollin përgjatë vijës bregdetare dhe si rezultat i monitorimit të vijës bregdetare nëpërmjet Jet Ski, brenda pak minutave bënë të mundur lokalizimin e 3-vjeçares që lëvizte e vetme përgjatë vijës bregdetare.

  • Sulmuan Romeon dhe Ledrin pse nuk i vendosën emrin, reagon Klementi

    Sulmuan Romeon dhe Ledrin pse nuk i vendosën emrin, reagon Klementi

    ‘E keni dit’ është shndërruar në refrenin e verës dhe zëri i Klementit mesiguri ju ka pushtuar mediat sociale dhe jo vetëm. Këngëtari 14 vjeçar ishte i ftuar në ‘Më prit në fundjavë’ me Ermalin, në të paktat dalje të tij televizive pasi Klementi preferon që muzika e tij të flas më shumë se gjithçka. Kënga dhe klipi kanë ndezur diskutimet online për mungesën e tij në klip e në titull, diskutime që as Ermali s’mund ti anashkalonte. Çfarë thotë vet Klementi për këto reagime?

    ‘Më kanë ftuar djemtë, janë fantastikë. Romeo, Giti, Ledri i dua shumë. Për emrin e doja vet tek përshkrimi, kështu ramë dakort. Romeo dhe Ledri do e kishin bërë, por kështu ramë dakort. Edhe per videoklipin i folëm para se të bëhej kënga. Ne do kemi projekte të tjera, kemi materiale të tjera për verën’.

    Klementi tregoi se ishte shumë i lumtur nga suksesi i këngës dhe se merr pafund mesazhe çdo ditë në Instagram e jo vetëm. Në mesin e kësaj zhurme ai pranon se do të rrij me këmbë në tokë e të mos bëhet mendjemadh. 14 vjeçari shtoi se familjarët e tij kanë qenë këto kohë suport i madh për të ndërsa duke buzëqeshur shtoi se sot mes këngëtarve të fushës ndihet më i miri, ose siç tha ‘kështu thonë’.

  • Berisha: Rama emëron “Tualetin” ministër, për ta shpëtuar nga arrestimi!

    Berisha: Rama emëron “Tualetin” ministër, për ta shpëtuar nga arrestimi!

    Pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama ka ardhur edhe reagimi i parë i ish-kryeministrit, Sali Berisha.

    Për mes një shkrimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook Berisha shprehet se Rama emëroi Taulant Ballën ministër për të shpëtuar nga arrestimi.

    Berisha më tej shtoi se tre muaj më parë ka denoncuar në Parlament lidhjet direkte të Taulant Ballës me Gentian Sharrën.

    “Miq, tre muaj më parë dhe në vazhdim kam denoncuar në Parlament lidhjet direkte të Taulant Ballës me Gentian Sharrën dhe ekzistencën në prokurori të dhjetëra orëve komunikimi mes Ballës dhe Sharrës, si dhe ndërhyrjen direkte të “Tualetit”, për të fituar në mënyrë të paligjshme tenderat kompania e Gentian Sharrës, në emër të bashkëshortes.

    Mbi bazën e këtyre provave dhe regjistrimeve, Balla është thirrur në prokurori më shumë se një herë. Pikërisht, në momentin kur prokuroria kishte vendosur heqjen e imunitetit dhe eventualisht arrestimin e Ballës, Edi Rama në një akt mafioz dhe të papërgjegjshëm, për ti shpëtuar lëkurën atij, e emëron “Tualetin” Ministër të Brendshëm,” shkruan Berisha.

    https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/915791166568653?ref=embed_post

  • “Më arrestuan se donin Himarën” Beleri flet nga burgu: Ishte e përcaktuar për të më eliminuar

    “Më arrestuan se donin Himarën” Beleri flet nga burgu: Ishte e përcaktuar për të më eliminuar

    Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri ka folur për mediat greke teksa ndodhet ende në ambientet e paraburgimit.

    Sipas tij e gjithë situata ka qenë e stisur me qëllim për të mos e lejuar Belerin të drejtonte këtë bashki. Madje ai shprehet se akuza është e mbushur me falsifikime.

    Kryetari i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri në një interviste për mediat greke nga qelitë e burgut ku qëndron e ka quajtur komplot arrestimin e tij

    Sinkron: Po përmbyllej afati që regjimi i kishte përcaktuar shtetit të krimit për të më eliminuar. Goditën kur mësuan se sa Himariotë po përgatiteshin për të ardhur nga Athina për të votuar dhe e kuptuan që po humbnin në Himarë.

    Për median greke “Kathimerini” ka deklaruar edhe njëherë pafajësinë, teksa autoritetet shqiptare e akuzojnë për blerje të votave. Sipas Belerit akuza është e mbushur me paligjshmëri dhe falsifikime.

    Teksa ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e kryeministrit grek u kërkoi qytetarëve të kenë durim me shpresën se sipas tij e drejta do të dalë fitimtare.

    Ndërkohë ka reaguar edhe njëherë ministri i jashtëm i Greqisë përmes fjalës së tij në parlament ku është shprehur se Greqia do të bëjë gjithçka të jetë e nevojshme që Fredi Belerit ti rikthehet liria.

    Teksa ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e kryeministrit grek u kërkoi qytetarëve të kenë durim me shpresën se sipas tij e drejta do të dalë fitimtare.

    Ndërkohë ka reaguar edhe njëherë ministri i jashtëm i Greqisë përmes fjalës së tij në parlament ku është shprehur se Greqia do të bëjë gjithçka të jetë e nevojshme që Fredi Belerit ti rikthehet liria.

  • “Do ulem unë afër dritares”, plas sherri në avion mes pasagjerëve (VIDEO)

    “Do ulem unë afër dritares”, plas sherri në avion mes pasagjerëve (VIDEO)

    Një sherr ka shpërthyer mes pasagjerëve në një fluturim Maltë-Britani. Videoja nga zënka është bërë virale në mediat sociale.

    Dy burra filluan t’i gjuanin njëri tjetrit, ndërsa pasagjerët e tjerë kanë parë zënkën në panik.

    Kur e kuptuan se çfarë po ndodhte, disa prej tyre u përpo

    Sipas DailyMail, sherri nisi kur njëri nuk e la tjetrin të kalonte në sediljen e dritares.

    “Britaniku nuk e la amerikanin të kalonte në ndenjësen e dritares dhe më pas shkëmbyen disa ofendime përpara se të shpërthente një sherr,” tha një pasagjer.

    “Fluturimi u vonua të paktën dy orë. Të gjithë u mërzitën”, tha pasagjeri tjetër.qën të ndanin dy burrat e inatosur, të cilët kishin dalë jashtë kontrollit.

  • Tragjedia në Kavajë, dëshmitë e pushuesve: Ambulanca u vonua, 2 prej tyre ishin gjallë

    Tragjedia në Kavajë, dëshmitë e pushuesve: Ambulanca u vonua, 2 prej tyre ishin gjallë

    Ndërhyrja për të shpëtuar djalin e mitur ishte fatale për babain dhe vëllain e të voglit të shtëpisë së familjes Halilaj.

    Ata të tre nuk arritën t’u shpëtonin dallgëve të detit që i përpiu dhe më pas dolën të pajetë në breg nga pushuesit.

    Në zonë është vendosur flamuri i kuq ndërsa dëshmitarët janë shprehur se flamuri u vendos vetëm pas ngjarjes së rëndë pasi edhe më para ishte deti me dallgë por nuk ishte marrë asnjë masë.

    Dëshmitarët gjithashtu janë shprehur se ambulanca u vonua për të arritur në vendngjarje pasi kishte shanse për të shpëtuar 2 persona pasi vetëm njëri prej tyre është nxjerrë i vdekur nga uji.

    Një pushues tjetër u shpreh se policia nuk mundi të ndërhynte pasi makina nuk futej dot në pjesën e rërës.

    Të gjithë këto rrethana dhe mungesa e një roje bregdetare sollën që një ditë normale plazhi për familjen Halilaj të kthehej në tragjedi.

  • “Ironia” e Efit për sherrin Dea-Luiz nuk duhet humbur (Foto)

    “Ironia” e Efit për sherrin Dea-Luiz nuk duhet humbur (Foto)

    Efi Dhedhes ka ndërhyrë mes dramës së krijuar mes Luizit dhe Deas. Ofendimi i Luizit krijoi një mori reagimesh në rrjet, e pas tij reagoi edhe Dea në një postim në “instastory”, duke quajtur turp atë që Luizi bëri.

    Teksa tregon se iu është bashkuar platformës “Threads”, ajo thotë se nuk do flasë shumë se mund të bëjë gabime, duke iu referuar në mënyrë indirekte deklaratës së Luizit.

    “Erdha edhe unë. Çfarë të them tani? Se kur flet edhe shumë bën dhe gabime”.

  • ‘Kush na ka inat iu q**** nona o’, shau së bashku me turmën në koncert Dea Michel nga familja, ajo i kthehet keq Luizit: Nuk ke turp, burrë 40 vjeç! (Video)

    ‘Kush na ka inat iu q**** nona o’, shau së bashku me turmën në koncert Dea Michel nga familja, ajo i kthehet keq Luizit: Nuk ke turp, burrë 40 vjeç! (Video)

    Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj nga përfundimi i Big Brother VIP 2, fituesi i këtij edicioni Luiz Ejlli, duket se nuk i ka lënë mëritë e së shkuarës me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Teksa ishte i pranishëm mbrëmjen e djeshme në një koncert në qytetin e Shkodrës, Luiz përmendi një deklaratë të Dea Mishel, e cila tha gjatë “Big Brother”, se Shkodra ishte një provincë e Shqipërisë.

    Luizi tha se Shkodra nuk ishte porovincë dhe e përdori këtë gjë për të ofenduar rëndë Dea Mishel, teksa iu drejtua me vargjet e këngës “kush na ka inat iu q*** nona”.

    Pasi pamjet e këtij momenti janë bërë virale në rrjet, ka reaguar dhe vetë Dea Mishel, e cila sigurisht që ndihet e prekur pasi i është përmendur familja e saj.

    Dea shkruan në disa story në Instagram: E para, unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje, turp burrë 40 vjeç, për një lojë.

    E dyta, unë skam inate me ty, sepse kam kohë që jam prezente në TV, dhe kam punë të qëndrueshme, madje më bëhet qejfi që të punosh e të kesh mundësi sa më shumë. Po ti je i pangopur për famë dhe vëmendje, vazhdon luftën me mullinj ere.

    E treta, skam thënë kurrë që Shkodra është provincë, e provincat skano asgjë të keqe. Çdo vend është i bekuar, unë Shkodrën e adhuroj. Kam thënë që ti Luiz ke mentalitet provinciale, që vazhdon e vërteton me këto video.

    Më tej Dea Mishel bën dhe një përshkrim të mentalitetit të provincës që sipas saj e reflekton personazhi Luiz Ejlli.

  • Ngjarje e rëndë/ Humbi kontrollin e biçikletës dhe u përplas me shtyllën e tensionit, humb jetën 24-vjeçari shqiptar

    Ngjarje e rëndë/ Humbi kontrollin e biçikletës dhe u përplas me shtyllën e tensionit, humb jetën 24-vjeçari shqiptar

    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, me pasojë vdekjen e një shtetasi shqiptar.
    Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Lakonikis në Kalamata dhe sipas burimeve për mediat greke, i riu shqiptar duke udhëtuar me biçikletë, humbi kontrollin e u përplas me një shtyllë tensioni.

    Për pasojë 24-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua për në spital, por nuk arriti dot të mbijetonte pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

  • Nga shoqe në krushka, Inis Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga paskan “vendosur fatin” e fëmijëve të tyre (FOTO LAJM)

    Nga shoqe në krushka, Inis Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga paskan “vendosur fatin” e fëmijëve të tyre (FOTO LAJM)

    Nëse përmendim emrin e Ciljeta Xhilagës dhe Inis Gjonit, na shkojnë menjëherë në mendje “kohët e arta” të muzikës dhe filmit shqiptar, edhe pse artistet mbeten mjaft aktive në treg si me muzikë të re, ashtu edhe me projekte të reja në teatër e seriale (në rastin e Inisit). E mesa duket me kalimin e viteve vajzat kanë mbetur mike, madje tani marrëdhënien e tyre po e kalojnë në tjetër stad sepse nga tani e tutje janë zyrtarisht edhe “krushka”.

    Kështu ka shkruar Ciljeta në postimin e fundit në Instagram, ku shfaqet në të njejtin event me Inisin, teksa bashkë me to janë edhe fëmijët, djali këngëtares, Fernando dhe vajza e regjizores Coco Antonel. Bashkangjitur me foton, që sipas Anna Likës në komente duket fiks si “foto fejese”, Çiljeta shkruan:

    “Krushkat bashkë”.