Author: editor

  • “Ambulanca 90 minuta me vonesë”/ Si ndodhi TRAGJEDIA në Kavajë: Një nga djemtë ishte duke u mbytur, pastaj…

    “Ambulanca 90 minuta me vonesë”/ Si ndodhi TRAGJEDIA në Kavajë: Një nga djemtë ishte duke u mbytur, pastaj…

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në plazhin Vilë-Boshtovë, në Kavajë, ku humbën jetën babai (50 vjeç) dhe dy djemtë e tij të mitur (13 dhe 15 vjeç) si pasojë e rrymave detare.

    Sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë, ambulanca ka mbërritur ne vendngjarje rreth një orë e gjysmë me vonesë, sakaq nuk dihet nëse tre viktimat kanë dalë nga deti me shenja jete apo jo.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Kavajë. Duke notuar në det janë mbytur babai dhe dy fëmijët e mitur nga Tirana. Të tre kanë ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare. Ambulanca ka mbërritur rreth 1 orë e gjysmë me vonesë në vendngjarje.

    Sipas informacioneve policore, dyshohet se të tre kanë qenë duke notuar në thellësi në det dhe ka pasur shumë dallgë. Ndërsa nga informacionet paraprake dyshohet se ka qenë duke u mbytur një nga djemtë dhe më pas ka shkuar për ta shpëtuar babai dhe djali tjetër.

    Nuk qartësohet nëse viktimat kanë dalë me shenja jeta nga deti apo jo, por nga informacionet e marra nga dëshmitarët okularë, ambulanca ka mbërritur me vonesë,- thuhet në media.

  • “Shkojnë në jug se e dinë që janë çunat e Londrës dhe Spanjës”/ Ronaldo ‘shpërthen’ keq ndaj vajzave: Kërkojnë dreka me karkaleca dhe…

    “Shkojnë në jug se e dinë që janë çunat e Londrës dhe Spanjës”/ Ronaldo ‘shpërthen’ keq ndaj vajzave: Kërkojnë dreka me karkaleca dhe…

    I ftuar ditën e sotme në “E Diell” ka qenë Ronaldo Sharka, i cili nuk i ka kursyer aspak komentet e tij pikante.

    Ai është shprehur se vajzat shkojnën në jug sepse e dinë që aty mund të kapin çunat me lekë.

    Ndër të tjera ai ka treguar gjithashtu se pikërisht këto vajza që shkojnë dhe kërkojnë çunat e Londrës dhe Spanjës, kërkojnë gjithashtu t’ju paguhen drekat e shtrenjta, dhomat luksoze të resorteve apo të tjera detaje luksi si këto.

    “Shumica e gocave shkojnë në jug që të qerasen, t’ju paguhet dhoma në resorte me 300 euro nata, t’ju paguhet dreka me karkaleca. Ky nuk është paragjykim. Ato e dinë që aty janë çunat që vijnë nga Londra dhe Spanja”- tha Ronaldo.

  • Ish-banorja e Big Brother zbulon shifrën e saktë: Do e realizoja një film porno për…

    Ish-banorja e Big Brother zbulon shifrën e saktë: Do e realizoja një film porno për…

    Ish-banorja e Big Brother, Xhensila, ka zbuluar sot në E diell shifrën e saktë se për sa para do realizonte një film porno.

    E pyetur nga Nevina se më parë ka dhënë një deklaratë të tillë sot ajo zbuloi shifrën.

    Nevina: Më parë ke deklaruar se për një shumë të madhe parash do realizoje një film porno. Na e zbulo sot se për sa para?

    Xhensila: Nuk e mbaj mend, por që po, për 1 milion euro.

  • Merr flakë automjeti në lëvizje në Tiranë, policia jep detajet e para nga ngjarja

    Merr flakë automjeti në lëvizje në Tiranë, policia jep detajet e para nga ngjarja

    Një automjet ka marrë flakë në lëvizje e sipër në zonën e Saukut në Tiranë.

    Policia bën me dije se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Tani po punohet për të hetuar rrethanat e plota të ngjarjes.

    Njoftimi i policisë

    Me datë 09.07.2023, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin U. S., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

    Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

  • Tre djem rrahin me grushta policin në Tiranë

    Tre djem rrahin me grushta policin në Tiranë

    Tre djem kanë dhunuar një polic në Tiranë. Mësohet se efektivi 31-vjeçar, është qëlluar me grushte nga tre të rinjtë. Njëri nga këto tre të fundit kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Djemtë janë të moshës 23, 25, 26 vjeç.

    Njoftimi i policise:

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan 26-vjeçarin, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin, 23 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit, 25 vjeç, të tre banues në Tiranë. Këta shtetas, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti kanë goditur me grushte shtetasin, 31 vjeç, banues në Tiranë (punonjës policie). Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi 26-vjeçar., ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

  • Video/ Në gatishmëri gjatë temperaturave ekstreme, gazetarja e njohur bën gjestin e veçantë ndaj policit

    Video/ Në gatishmëri gjatë temperaturave ekstreme, gazetarja e njohur bën gjestin e veçantë ndaj policit

    Vijon të jetë i rënduar që prej orëve të mëngjesit trafiku në kryqëzimin e Shëngjinit, që lidh Lezhën me bregdetin apo edhe me Velipojën.

    Pushues nga vendi, Kosova dhe emigrantët që i janë drejtuar bregdetit në këtë të diel të nxehtë korriku kanë qenë të shumtë.

    Një aks problematik mbetet Tale-Kryqëzim i Shënkollit, piku i trafikut pritet edhe gjatë orëve të pasdites në krahun e kundërt.Gjatë raportimit live nën pikun e temperaturave të larta, gazetarja Brixhilda Deda i ofroi ujë një efektivi rrugor, i cili duhet të përballojë të nxehtin përvëlues duke orientuar mjetet.

  • “Nuk e di sa do jetë përlotur udhëheqësi, kur e ka shkruar këtë fjali”/ Artan Hoxha ironizon dorëheqjen e deputetit Rraja dhe ka dy fjalë për Ramën: Eh mor padishah…

    “Nuk e di sa do jetë përlotur udhëheqësi, kur e ka shkruar këtë fjali”/ Artan Hoxha ironizon dorëheqjen e deputetit Rraja dhe ka dy fjalë për Ramën: Eh mor padishah…

    Gazetari Artan Hoxha me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka reaguar ndaj dorëheqjes së deputetit të mazhorancës në zonën e Fushë Krujës.
    Hoxha komenton tekstin e dorëheqjes së deputetit Rraja, ku sipas tij i tërhoqi vëmendje fjalia e fundit.
    “Nuk e di sa do jetë përlotur udhëheqësi, kur e ka shkruar këtë fjali”- shkruan Hoxha në ‘Facebook’.Artan Hoxha vijon duke ironizuar kryeministrin Rama: Ty se si ta bëjnë kaq “borxh dhe të shkaktojnë shqetësim kaq të madh publik”
    Postimi i plotë

    Fjalia qe me terhoqi me shume vemendjen ne tekstin e doreheqjes se deputetit te mazhorances ne zonen e Fushe Krujes, ishte pikerisht fjalia e fundit.“Në fund mirënjohje dhe ndjesë edhe kryetarit të partisë dhe kryeministrit, i cili nuk më kishte asnjë borxh për këtë shqetësim kaq të madh publik që i shkaktova”, njoftoi deputeti i PS.
    Nuk e di sa do jete perlotur udheheqesi, kur e ka shkruar kete fjali?!?!Por duket qarte, se i ka munguar frymezimi per te formuluar nje fjali me “dritheruese”…
    Eh mor padishah, ke te drejte.Ty se si ta bejne kaq “borxh dhe te shkaktojne shqetesim kaq te madh publik”, kot per se koti….???!!

    https://www.facebook.com/artan.hoxha.900/posts/6273342889369993?ref=embed_post

  • “Meshkujt shkojnë në club nate për…”/ Deklarata e pazakontë e Kristit i habit të gjithë në studio: Ata janë të etur…

    “Meshkujt shkojnë në club nate për…”/ Deklarata e pazakontë e Kristit i habit të gjithë në studio: Ata janë të etur…

    Ka nisur ditën e sotme me debate “E Diell”. Teksa tema ka qenë ‘nëse dinë apo jo shqiptarët të argëtohen’, ka qenë Kristi ai i cili u shpreh se meshkujt shkojnë nëpër clube nate sepse janë të etur për seks.

    “Meshkujt dalin në një club nate sepse duan seks ata janë të etur. Meshkujt që kërcejnë duan vëmendje, pastaj janë dhe ata meshkuj që nuk kërcejnë, rrijnë serioz dhe e kane tavolinën të mbushur plot me pije ata janë më të suksesshmit këtu në Shqipëri.”- tha Krist Aliaj.

  • “Kishte bërë buzët, by***, e të gjitha”/ Nuk përmbahet Ronaldo, për kë e ka fjalën: Mu duk si lopa ime që kam në Lushnje

    “Kishte bërë buzët, by***, e të gjitha”/ Nuk përmbahet Ronaldo, për kë e ka fjalën: Mu duk si lopa ime që kam në Lushnje

    Sot në rubrikën “Trotuar” në E Diell u dikustua tema “a dinë të argëtohen shqiptarët”. Debati devijoi në flirtin mes meshkujve dhe femrave në club-et apo vendet më të frekuentuara nga të rinjtë.

    Në diskutim mori pjesë dhe Ronaldo i cili tha: “Në fshatin tim, familja ka një lopë që quhet Mulla, dhe kur isha një ditë në Dhërmi fërkova sytë dhe mendova se pashë Mullën, ishte njëra që i kishte bërë buzët, vetullat, veshët, by***t të gjitha.

    Dhe siç janë meshkujt që rrinë si të rëndë në club-e e nuk kërcejnë, janë dhe këto vajza që presin t’i vardisen vetëm çuna nga Londra”.

  • I “thithi” rryma! Detajet e fundit, nga janë babai me dy djemtë që u mbytën në Kavajë?

    I “thithi” rryma! Detajet e fundit, nga janë babai me dy djemtë që u mbytën në Kavajë?

    Zbardhen detaje të reja nga tragjedia në bregdetin shqiptar, ku u mbytën tre persona.

    Policia njofton se të tre viktimat janë nga Tirana. Babai me dy djemtë e mitur kanë ndërruar jetë mesditën e sotme në plazhin e Vilë-Boshtovës në Kavajë.

    Babai rreth 55 vjeç dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç u mbytën duke notuar.

    Shërbimet e njësisë policore detare kanë ndërhyrë për ti shpëtuar por të tre kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

    E sotmja është një nga tragjeditë më të mëdha gjatë sezoneve turistike në Shqipëri.