Author: editor

  • Identifikohet babai me dy djemtë e mitur që u mbytën në Kavajë, dyshohet se VDIQËN për shkak të…

    Identifikohet babai me dy djemtë e mitur që u mbytën në Kavajë, dyshohet se VDIQËN për shkak të…

    Është identifikuar për mediat babai 50-vjeçar që u mbyt në plazhin Vilë Boshtovë ditën e sotme së bashku me 2 djemtë e tij.

    Sipas informacionet për mediat bëhet me dije se babai i identifikuar si Elvis Halilaj 50 vjeç, me dy djemtë e mitur nga Tirana 13 dhe 15 vjeç.

    Identiteti i fëmijëve nuk do të bëhet i ditur për shkak të moshës së tyre të mitur.

    Mësohet se viktimat ishin duke notuar në det teksa ende nuk dihen rrethanat sesi janë mbytur.

    Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpëtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

    Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Kujdes! Policia del me njoftimin e rëndësishëm për shoferët dhe i paralajmëron

    Kujdes! Policia del me njoftimin e rëndësishëm për shoferët dhe i paralajmëron

    Policia Rrugore ka paralajmëruar gjoba të dyfishuara për të gjithë ata që kalojnë shpejtësinë e lejuar në Rrugën e Kombit. Sipas bluve, të gjithë duhet të kenë kujdes dhe të mos shtojnë shpejtësinë, pasi vret jetë.

    180 km/h në Rrugën e Kombit ku shpejtësia e lejuar është 100 km/h.

    Stop shpejtësisë tej normave të lejuara, shpejtësia në rrugë vret jetën.

    Udhëtoni me jetën në mendje, mos fluturoni të arrini detin, duke dëmtuar jetën dhe shëndetin tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës!

    Respektoni sinjalistikën rrugore, udhëtoni me shpejtësi brenda limiteve të lejuara, që mbërritja në plazh të jetë e sigurtë!

    Mos drejtoni mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur! Alkooli mpin trurin dhe vret jetën.

    Vendosni rripin e sigurimit dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit!

    Përqendrohu në timon! Familja ka nevojë për ty!

    Në të gjitha rrugët e vendit 24/7, vijojnë kontrollet me makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, kamerat dhe alkool-testuesit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

    Kontribuoni të gjithë për sigurinë rrugore.

  • Tragjike/ Mbyten babai dhe djemtë e tij të mitur në plazhin e Vilë-Boshtovës

    Tragjike/ Mbyten babai dhe djemtë e tij të mitur në plazhin e Vilë-Boshtovës

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë.

    Babai rreth 55 vjeç dhe 2 djemtë e tij të mitur, të moshave 13 dhe 15 vjeç janë mbytur.

    Policia njofton se shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpërtuar, por fatkeqësisht të tre kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

    Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al

  • Ndërron jetë ish-kryebashkiaku i Tiranës

    Ndërron jetë ish-kryebashkiaku i Tiranës

    Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare ish-kryebashkiaku i Tiranës, Tomor Malasi.

    Ish-kryebashkiaku do të përcillet për në banesën e fundit sot në orën 13:00, në varrezat e Sharrës, Tiranë.

    Tomor Malasi ka qenë deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe nënkryetar i Kuvendit nga viti 1992 deri në vitin 1996.

    Ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës nga viti 1991 deri në vitin 1992. Në shtator të viti 1991 në bazë të një vendimi të Parlamentit të asaj kohe, kryetari i bashkisë së qytetit do vendosej nga ajo parti që kishte fituar zgjedhjet.

    I emëruari i Partisë Demokratike si kryetar i Komitetit Ekzekutiv Pluralist , ishte zoti Tomor Malasi, i cili kishte punuar si inxhinier mekanik në disa uzina mekanike të vendit tonë, si në uzinën “Dinamo”, apo në Kombinatin Metalurgjik./albeu.com/

  • Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, ja çfarë po ndodh me monedhat e tjera

    Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, ja çfarë po ndodh me monedhat e tjera

    Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan blihet me 94.6 lekë dhe shitet me 95.8 lekë.

    Monedha evropiane euro do të blihet me 103.9 lekë dhe do shitet me 107 lekë.

    Ndërkohë franga zvicerane do blihet me 106 lekë dhe do shitet me 106.9 lekë, ndërsa paundi britanik do blihet me 121 lekë dhe do shitet me 122.3 lekë.

  • Dy makina përplasen kokë më kokë! Vdes biznesmeni (FOTO)

    Dy makina përplasen kokë më kokë! Vdes biznesmeni (FOTO)

    Një tjetër person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti. Irodhi Dalani, ish-kryetar i Komunës Livadhja dhe që tani ushtronte aktivitet në përpunimin e qumështit ndërroi jetë.

    Ai u përplas me një makinë mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Sarandë-Delvinë. Pavarësisht se u dërgua për mjekim drejt Janinës, Dalani nuk ka mundur të mbijetojë.

  • ‘Nami’ në autostradën Tiranë- Durrës, bllokohet totalisht qarkullimi

    ‘Nami’ në autostradën Tiranë- Durrës, bllokohet totalisht qarkullimi

    Këtë të diel të nxehtë korriku, qytetarët e kryeqytetit por jo vetëm, i drejtohen bregdetit të Durrësit për të shijuar plazhin.

    Radhë të gjata trafiku janë krijuar në autostradën Tiranë-Durrës, ku sikurse duket nga pamjet, mjetet qëndrojnë pa lëvizur nga vendi.

    Kjo situatë është thuajse e përjavshme gjatë stinës së verës në vendin tonë, jo vetëm Tiranë-Durrës, por edhe në Lezhë ku krahas trafikut në qytet, nuk mungon edhe në autostradë.

  • Kamionçina përfundoi në humnerë para pak ditësh/ Ndërron jetë te Trauma shoferi Gjelosh Gjok Rushaj

    Kamionçina përfundoi në humnerë para pak ditësh/ Ndërron jetë te Trauma shoferi Gjelosh Gjok Rushaj

    Pak ditë më parë, shtetasi Gjelosh Gjok Rushaj, ishte duke u kthyer me kamionçinën e tij drejt Shkodrës nga fshati Plan i njësisë administrative Pult të Dukagjinit. Mjeti i tij doli nga rruga duke përfunduar në humnerë.

    Pas ngjarjes drejtuesi i kamionçinës u dërgua në spital në Tiranë, por për shkak të plagëve të marra, fatkeqësisht Rushaj ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Traumës në Tiranë. I ndjeri, Gjelosh Rushaj humbi vëllain dhe nipin, përkatësisht Pjeter dhe Jason Rushaj, të cilët në nëntor të vitit të kaluar, u mbytën në një lumë në zonën e Bogës në Malësi të Madhe.

  • “Garë” me makinë, humb jetën shqiptari në Itali

    “Garë” me makinë, humb jetën shqiptari në Itali

    Një aksident tragjik ka ndodhur përgjatë rrugës Monza-Saronno, sipas autoriteteve italiane për shkak të garave me makina. Nga aksidenti humbi jetën 22-vjeçari Arnold Selishta.

    Aksidenti siç raporton Corriere Della Sera u regjistrua pak kilometra larg shtëpisë së të riut shqiptar.

    Sipas autoriteteve në Itali, automjetit u rrokullis disa herë dhe mori flakë, e drejtuesi i veturës dyshohet se ishte larguar nga vendi i aksidentit dhe tani rrezikon të akuzohet për vrasje, përcjell albinfo.ch.

    Disa dëshmitarë raportuan se gara mes dy makinave dukej se ishte në zhvillim e sipër. Selishta ishte në bordin e Range Rover që udhëtonte në itinerarin Monza-Saronno rreth orës dy dhe i cili përfundoi jashtë rrugës, ndoshta për shkak të shpejtësisë së tepërt.

    22-vjeçari, i nxjerrë nga makina nga zjarrfikësit, u transportua në gjendje të rëndë për në urgjencën e spitalit San Gerardo në Monza, ku ndërroi jetë pak kohë më pas.

    Me viktimën udhëtonin edhe dy të rinj të tjerë të moshës 18 dhe 23 vjeç, të cilët kanë mundur të dalin vetë nga makina dhe kanë pësuar lëndime të lehta./abcnews.al

  • ‘Dora’ e mafias? I zhdukur prej ditësh, gjendet i vrarë gazetari i njohur, ja mesazhet që i zbulohen në trup

    ‘Dora’ e mafias? I zhdukur prej ditësh, gjendet i vrarë gazetari i njohur, ja mesazhet që i zbulohen në trup

    Trupi i një korrespondenti të një prej gazetave kryesore të Meksikës është gjetur në shtetin perëndimor të Nayarit, disa ditë pasi ai u raportua i zhdukur.

    Luis Martín Sánchez Íñiguez, 59 vjeç, punonte për La Jornada dhe ishte zhdukur që nga e mërkura.
    Vdekja e tij po trajtohet si vrasje e lidhur me punën e tij, në një nga vendet më të rrezikshme për gazetarët.

    Trupi i tij u gjet të shtunën në fshatin El Ahuacate pranë qytetit Tepic, një ditë pasi gruaja e tij paraqiti një raport për një person të zhdukur. Atij iu janë gjetur dy mesazhe në gjoks, por autoritetet nuk kanë treguar se çfarë kanë thënë.

    Zhdukja e tij erdhi një ditë pasi një mësues dhe ish-reporter u zhduk gjatë rrugës për në punë. Vendndodhja e burrit, i quajtur Osiris, mbetet e panjohur. Personi i tretë që u zhduk ishte një burrë i quajtur Jonathan, për të cilin autoritetet thanë se u rrëmbye të premten, por më vonë u gjet i gjallë dhe “në një gjendje të mirë shëndetësore”.

    Vdekja e Sánchez ka ngjallur zemërim si në Meksikë ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Komisioni Meksikan për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Njeriut u ka kërkuar autoriteteve të sqarojnë se çfarë ka ndodhur.

    ‘Ne kërkojmë drejtësi për gazetarët meksikanë’- shkruan grupi në rrjetet sociale.

    Vdekja e Sánchez ka ngjallur zemërim si në Meksikë ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Komisioni Meksikan për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Njeriut u ka kërkuar autoriteteve të sqarojnë se çfarë ka ndodhur.

    ‘Ne kërkojmë drejtësi për gazetarët meksikanë’- shkruan grupi në rrjetet sociale.