Author: editor

  • Pas Donald Veshajt, Luiz Ejlli zbulon bashkëpunimin e dytë që do të sjellë pas daljes nga BBV: Do të jetë me dikë që e kam adhuruar gjithë jetën

    Pas Donald Veshajt, Luiz Ejlli zbulon bashkëpunimin e dytë që do të sjellë pas daljes nga BBV: Do të jetë me dikë që e kam adhuruar gjithë jetën

    Luiz Ejlli ka zbuluar artistin e dytë me të cilin do të sjellë bashkëpunimin e radhës pas atij me Donald Veshajn të publikuar menjëherë pas daljes nga BBV.

    Gjatë një koncerti në qytetin e tij të lindjes në Shkodër, Luizi ndau lajmin me fansat e shumtë që ishin mbledhur për ta ndjekur nga afër.

    Ai tha se bashkëpunimin do ta sjellë pikërisht me dikë që e ka adhuruar gjithë jetën, reperin e njohur Getoar Selimin.

    “Kam bashkëpunimin e parë, që do jetë me dikë që e kam adhuruar gjithmonë, tërë jetën, me Getoarin,” tha Luizi.

  • Efi Dhedhes do të angazhohet në televizion? Ish-banorja e BBV surprizon fansat

    Efi Dhedhes do të angazhohet në televizion? Ish-banorja e BBV surprizon fansat

    Efi Dhedhes ka qenë padyshim një nga protagonistet e këtij edicioni të dytë të ‘Big Brother VIP 2’ që arriti të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. E komentuar në rrjet për lojën e saj brenda shtëpisë, raportet me Luizin, e padyshim edhe për jetën e saj private.

    Me një vëmendje kaq të madhe padyshim që edhe ofertat për të kanë qenë të shumta. Ndër to edhe ftesat për të qenë pjesë e videoklipeve të artistëve të njohur, përmendim këtu Mozzik ku bukuroshja u shfaq si protagoniste në këngën ‘Fatkeqësi’ pas daljes së saj të parë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

    Gjatë kësaj periudhe, Efi ka qenë aktive me postime në rrjete sociale, por a do ta shohim vetëm kaq për një kohë të gjatë bukuroshen? Me anë të një ‘Ask-u’ në Instagram, një prej ndjekësve e ka pyetur nëse do të angazhohet në televizion dhe ajo është përgjigjur duke kërkuar mendimin e tyre nëse duan ta shohin në ekran apo jo.

  • Zbuloni cilat janë 3 shenjat më agresive të zodiakut! Si t’i shmangni ato?

    Zbuloni cilat janë 3 shenjat më agresive të zodiakut! Si t’i shmangni ato?

    Astrologjia është një nga format më të vjetra të hamendjes dhe është bërë një metodë e të kuptuarit dhe një burim njohurish për njerëzit. Shenjat e zodiakut janë simbole që pasqyrojnë cilësitë dhe tiparet e karakterit të njerëzve të lidhur me to. Ndërsa shumica e shenjave të zodiakut karakterizohen nga cilësi pozitive, ka disa shenja që janë më të prirura ndaj zemërimit dhe agresionit.

    Çdo shenjë ka një personalitet unik dhe karakteristika specifike, të cilat mund të shfaqen në fusha të ndryshme të jetës sonë. Kjo përfshin mënyrën se si ne shprehemi, vlerat tona, besimet tona, opinionet tona dhe madje edhe mënyrën tonë të të menduarit.

    Ndërsa çdo person është unik dhe karakteri ynë nuk përcaktohet plotësisht nga shenja jonë e zodiakut, është e rëndësishme të njohim fuqinë e astrologjisë për të përmirësuar të kuptuarit tonë për veten dhe për t’u lidhur me të tjerët.

    Demi është një nga shenjat më agresive të zodiakut! Të lindurit e kësaj shenje kanë një personalitet shumë të fortë dhe një karakter të mirëpërcaktuar, gjë që mund t’i bëjë ata të jenë shumë gjakftohtë dhe gjithmonë të duan të thonë fjalën e fundit.

    Për të shmangur këto sjellje agresive, është e rëndësishme të dini se si të respektoni kufijtë e të tjerëve dhe të komunikoni qartë dhe sinqerisht.

    Binjakët: 21 maj – 20 qershor

    Binjakët janë një nga shenjat më agresive të zodiakut! Të lindurit e kësaj shenje janë përgjithësisht shumë inteligjentë dhe kureshtarë, por gjithashtu mund të jenë të paqëndrueshëm dhe të paparashikueshëm kur kërcënohen ose mbingarkohen.

    Për të shmangur këto sjellje agresive, çelësi është dialogu. Është e rëndësishme të siguroheni që çdo bisedë të zhvillohet në një mjedis të qetë dhe të sigurt ku të gjithë mund të ndajnë lirisht mendimet e tyre.

    Peshorja: 21 shtator – 22 tetor

    Peshorja është një nga shenjat më agresive të zodiakut! Personat e kësaj shenje kanë personalitet shumë kompleks dhe ndonjëherë mund t’u mungojë durimi kur nuk e gjejnë shpejt zgjidhjen e një problemi.

    Për të shmangur këto sjellje agresive, është e rëndësishme të merrni kohë për të menduar përpara se të reagoni dhe mbani në mend se secili ka mënyrën e vet për t’i parë gjërat. Komunikimi i mirë mund të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve pa iu drejtuar agresionit.

  • “Në Fushë-Krujë do bëhet masakër”/ Paralajmërimi i frikshëm i banorit: Njerëzit e fisit Maja po vijnë nga…

    “Në Fushë-Krujë do bëhet masakër”/ Paralajmërimi i frikshëm i banorit: Njerëzit e fisit Maja po vijnë nga…

    Një banor i zonës, i njohur me të dyja fiset Rraja dhe Maja, ka folur për incidentin me pasojë plagosje që ndodhi dy ditë më parë në Krujë.

    Sipas banorit, dy fiset nuk do ta lënë me kaq dhe se konflikti mes tyre do të vazhdojë.

    “Nga neglizhenca e shtetit që nuk merr masat, tani ka për t’i ngritur fisi tjetër e do vritet me ta. Prit se nuk ka filluar akoma, janë duke u mjekuar çunat, janë duke mbledh fisin, po vijnë nga Italia e nga të jenë.

    Mua më vjen keq për të dy fiset, po tani fillon hasmëria dhe shteti bën punën e arbitrit, kush e fut golin i pari. Kanë për t’u vra të dy fiset, se i njoh të dy, janë të dy fise të forta, dhe zorr se hapin rrugë. E nuk ikën hasmëria për 400 vjet pastaj, do bëhet masakër, gjynah për të dyja palët,” u shpreh ai.

  • Kujdes! Ja gabimet që nuk duhet të bëni kur aplikoni kremin mbrojtës në plazh

    Kujdes! Ja gabimet që nuk duhet të bëni kur aplikoni kremin mbrojtës në plazh

    Kremi i diellit është i domosdoshëm për të garantuar një nxirje të përsosur, por shpesh bëhen disa gabime. Gabimi më i zakonshëm është frekuenca dhe mënyra e aplikimit të kremit, e cila nëse nuk bëhet në mënyrë korrekte, mund të neutralizojë mbrojtjen nga rrezet UV.

    Aplikoni kremin jo direkt në plazh ose në pishinë: Aplikojeni kremin që në shtëpi, të paktën gjysmë ore para ekspozimit në diell, në mënyrë që lëkura ta thithë atë dhe t’ju mbrojë sa më shumë, sipas Chedonna.it.

    Përdorni vetëm një krem dielli: Gabimi më i zakonshëm është përdorimi i një kremi të vetëm për trupin dhe fytyrën. Lloji i lëkurës ndryshon në zona të ndryshme të trupit. Nëse keni përdorur një krem me SPF mbrojtës 30+ në trup, në fytyrë duhet të përdorni një tjetër me faktor më të lartë, shkruan abcnews.al.

    Aplikoni një sasi të pakët: Mendimi se nëse aplikoni një sasi të pakët kremi në trup nuk merrni sasinë e duhur të mbrojtjes, nuk qëndron.

    E përhapni kremin kur trupi është i lagur: Kremi mbrojtës duhet të aplikohet në lëkurë të thatë, në mënyrë që të sigurojë një efektivitet më të madh.

  • “Rrini vigjilent…”/ Paralajmërimi i Artan Hoxhës: Në orët në vijim do plasë një skandal tjetër…

    “Rrini vigjilent…”/ Paralajmërimi i Artan Hoxhës: Në orët në vijim do plasë një skandal tjetër…

    Gazetari Artan Hoxha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar një tjetër skandal edhe më të madh se ky i fundit me familjarët e deputetit socialist Rrahman Rrahja. Kjo sipas tij për hequr vëmendjen dhe për të çorientuar publikun.

    Ja çfarë shkruan Hoxha:
    Mere Fizi: Mire e ke zotrote, gjylja e madhe plasi….
    Zakonisht, kur ndodh nje skandal me interes te madh per publikun dhe qe demton imazhin e udheheqesit, “industria” e prapagandes se pushtetit, brenda pak oresh krijojne nje skandal tjeter per te shfokusuar vemendjen dhe per te çorientuar publikun…
    Keshtu qe rrini vigjilent.
    Sepse ne oret ne vijim, do te kete nje skandal tjeter, te krijuar per te mbuluar zhurmen e te parit…
    E vetmja “industri”, qe nuk çedon asnjehere ne kete vend, eshte vetem ajo e propagandes…

  • E rëndë/ U përplasën nga autobusi, ndërron jetë në spital çifti i bashkëshortëve në Shkodër

    E rëndë/ U përplasën nga autobusi, ndërron jetë në spital çifti i bashkëshortëve në Shkodër

    Ndërrojnë jetë në spitalin e Shkodrës çifti i bashkëshortëve që u aksidentuan një ditë më parë në aksin Shkodër-Koplik. Ato po udhëtonin me motoçikletë dhe janë përplasur nga një autobus.

    Si pasojë e përplasjes ato kanë marrë dëmtime të shumta dhe nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve.

  • Aksident në vend, dy persona në gjendje të rëndë

    Aksident në vend, dy persona në gjendje të rëndë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik, në Shtoj të Ri.

    Dy persona të cilët udhëtonin me një motor, janë përplasur me një autobus.

    Për pasojë, dy personat kanë mbetur të plagosur dhe janë në spitalin rajonal të Shkodrës, në gjendje të rëndë për jetën.

  • I FUNDIT/ Shkarkohet Bledi Çuçi, ja kush emërohet Ministër i Brendshëm

    I FUNDIT/ Shkarkohet Bledi Çuçi, ja kush emërohet Ministër i Brendshëm

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të shtunë shkarkimin nga detyra të Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

    Lajmin e ka bërë publik vetë shefi i qeverisë përmes një postimi në Twitter, ku njofton se ditën e hënë do t’i propozojë Presidentit Bajram Begaj shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe emërimin në këtë post të Taulant Ballës.

    Shkak për shkarkimin e Çuçit duket se është bërë ngjarja në Fushë Krujë, ku të afërmit e ish-deputetit Rrahman Rraja rrahën brutalisht dy persona të cilët denoncuan prishjen e shtëpive të tyre nga shpërthimet në kantierin e gurores së familjes Rraja.

    Rama në Twitter: Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim.

  • Gazetarja: Asnjë nga miqtë nuk i qëndroi pranë Fjollës, ajo ka bërë çmos për të gjithë

    Gazetarja: Asnjë nga miqtë nuk i qëndroi pranë Fjollës, ajo ka bërë çmos për të gjithë

    Gjendja shëndetësore e Fjolla Morinës u komentua një ditë më parë në emisionin “Shqipëria Live”, ku në lidhje “Skype” ishte gazetarja Edona Gashi.

    Sipas kësaj të fundit, Fjolla në momentet më të vështira është braktisur nga miqtë e saj.

    “Siç thuhet Fjolla është shtruar në spital, edhe pse kjo ka qenë një gjë e vonuar pasi është dashur që të ndodhte shumë më herët. Mirëpo këtu është ai problemi që unë e kam pikërisht me mediat, ku mediat, sidomos miqtë e saj që i ka pasur të shumtë në media nuk i kanë qëndruar në krah në asnjë moment. Jo vetëm miqtë nga media, mirëpo miqësia e madhe që Fjolla Morina njihet në Kosovë si një nga femrat e estradës që është në gjendje për shoqëri, për miqtë e saj të bëj çmos dhe e ka dëshmuar gjithmonë këtë.

    Ndërsa kur erdhi koha që Fjolla ishte në një gjendje shumë të rëndua psiqikisht, Fjolla nuk e pati asnjë njeri afër. Fjolla është shtuar në spital edhe pikërisht ndoshta ka qenë edhe efekti media.

    Qysh pas ndarjes së saj me ish-bashkëshortin Fisnikun, mediat i kanë bërë shumë trysni asaj. E ëma është distancuar për shkak të problemeve të tyre familjare, ku normalisht nuk i ka qëndruar në krah për shkak të fjalëve që ajo i ka thënë, që janë apo nuk janë të vërteta ende nuk dihen”, tha Edona Gashi.