Author: editor

  • Tmerr në rrugë/ Shkëmbi gjigant bie nga mali dhe merr para 3 makina, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur (VIDEO)

    Tmerr në rrugë/ Shkëmbi gjigant bie nga mali dhe merr para 3 makina, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur (VIDEO)

    Indi- Dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën pasi një shkëmb gjigant u rrëzua dhe përplas me tre makina në autostradën kombëtare Kohima-Dimapur. Ngjarja ndodhi për shkak të rrëshqitjes së dheut nga shirat e dendur.

    Tragjedia ndodhi në lagjen Chumoukedima të Nagaland të martën, rreth orës 17:00. Në një video të postuar nga agjencia e lajmeve ANI, shihet momenti kur një shkëm gjigant bie dhe godet dy makina njëra pas tjetrës.

    Pas aksidentit, makinat janë shkatërruar totalisht duke u kthyer në një grumbull metali. Më pas një gur tjetër shihet duke u rrokullisur dhe duke goditur një makinë të tretë e cila përmbyset dhe godet një kamion pranë saj.

  • Artan Hoxha publikon videon: Pas hakmarrjes së Mere Fizit, presim kundërpërgjigjen nga “topi i Mato Grudës”

    Artan Hoxha publikon videon: Pas hakmarrjes së Mere Fizit, presim kundërpërgjigjen nga “topi i Mato Grudës”

    Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me dhunën barbare që fisi i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja ushtroi ndaj kushërinjve Maja për aktivitetin e gurores në Borizanë të Krujës, i cili ka sbhkaktuar dëme të mëdha në shtëpitë e banorëve.

    Bazuar në deklaratat e të dhunuarit Jashar Maja, i cili tha se nëse nuk reagon drejtësi ata do të hakmerren nga më i madhi deri te fëmija 5 vjeç, Hoxha thotë se në Shqipëri historia përsëritet gjithmonë si tragjedi.

    Babai i komunizmit, Karl Marks thoshte:

    “Historia përsëritet dy herë, herën e parë si tragjedi, herën e dytë si komedi”…

    Ndersa tek ne ndryshon puna.

    Ne e perserisim historine, gjithmone njelloj…

    Pas hakmarrjes se Mere Fizit, presim kunderpergjigjen nga “topi i Mato Grudes”…

  • Ndodh në Tiranë/ Burri i vë flakën derës së spitalit!

    Ndodh në Tiranë/ Burri i vë flakën derës së spitalit!

    Policia e Tiranës bën me dije se ka vënë në pranga një 49 vjeçar nën akuzën e zjarrvënies së qëllimshme.

    Sipas të dhënave, është arrestuar shtetasin E. I., 49 vjeç, i cili mbrëmjen e së premtes ka hedhur lëndë djegëse në derën e një spitali privat në afërsi të Zogut të Zi dhe më pas i ka vënë flakën.

    Shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, teksa autori është vënë në pranga.

    Policia dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe vunë flakët në kontroll, duke mos lejuar që dëmet të ishin më të mëdha.

  • Këngëtari i njohur shqiptar: Suksesin ia dedikoj ex-it

    Këngëtari i njohur shqiptar: Suksesin ia dedikoj ex-it

    Bardhyl Idrizi, i njohur si Bardhi prej disa vitesh ka pushtuar tregun muzikor shqiptar.

    Ai është kthyer në një nga emrat më të pëlqyer nga publiku duke fituar kështu edhe fansa të shumtë.

    I njëjti ka qenë së fundmi i ftuar në “Pushime on Top”, ku ka folur për fillimet në karrierë, projektet e reja e po ashtu edhe për planet e së ardhmes.

    Ndërsa u pyet nga moderatorja Lei Kraja se si nisi në muzikë, Bardhi theksoi se gjithçka ndodhi falë një vajze.

    25 vjeçari tha se nisi të shkruante tekste për vajzën që i pëlqente dhe pas kësaj kuptoi që ka talent.

    “Talentin e kam falë një vajze që dashurova sepse shkruaja vazhdimisht tekste për të, ia dedikoja”, u shpreh ai.

  • Sara Hoxha i bën të papriturën Oltës, e puth në buzë për ditëlindje (Video)

    Sara Hoxha i bën të papriturën Oltës, e puth në buzë për ditëlindje (Video)

    Nëse po prisni të shihni duke u puthur në buzë Olta Gixharin dhe Luiz Ejllin, jeni ende herët.

    Por nuk iu a pret mendja… Olta Gixhari është puthur në buzë me Sara Hoxhën dhe kjo jo në kuadër të filmit.

    Ka qenë Sara Hoxha e cila ka ndarë videon, të cilën e ka zgjedhur për të uruar Olta Gixharin në ditëlindjen e saj.

    “U bëfsh edhe 100 motër. Të uroj sa më shumë njerëz të njohin siç të njoha unë. Ti ke një zemër të mirë dhe je gallatë”, është ky urimi i Sarës për Oltën e cila feston sot 37-vjetorin e lindjes.

  • Pushuesi nga Kosova rrezikon mbytjen te Rana e Hedhun, dërgohet me urgjencë në spital

    Pushuesi nga Kosova rrezikon mbytjen te Rana e Hedhun, dërgohet me urgjencë në spital

    Një pushues nga Kosova ka rrezikuar mbytjen këtë të shtunë në plazhin e Shëngjinit.

    Ngjarja është regjistruar te Rana e Hedhun.

    Sipas informacioneve paraprake kanë qenë familjarët dhe pushuesit e tjerë, të cilët e kanë nxjerrë atë nga uji.

    Menjëherë më pas e kanë transportuar në spitalin rajonal të Lezhës.

  • Publikohet dokumenti, Zhaklina Lekatari e dënuar për drogë

    Publikohet dokumenti, Zhaklina Lekatari e dënuar për drogë

    Ekspertja e seksit dhe ish-opinionistja e Big Brother ka qenë e dënuar nga Gjykata e Prishtinës në vitin 2008, për përpunim, prodhim dhe përgatitje të substancave narkotike.

    Sipas aktgjykimit, Zhaklina i ka kryer këto vepra në bashkëpunim me Burim Kursani, i njohur me emrin artistik Bim Bimma, me të cilin ka ptaur edhe lidhje dashurie.

    Këtë e ka bërë të ditur para pak vitesh, ku tregonte se ka bashkëjetuar me reperin për 7 vite dhe se ai i ushtronte dhunë fizike e psikologjike.

    Lidhur me akuzat për përpunim, prodhim dhe përgatitje të lëndëve narkotike, u dënua me gjobë prej 500 eurosh, si dhe me dënim me burgim me kohëzgjatje prej një viti.

    Zhaklina e ka pranuar fajësinë për akuzat në fjalë të shkruara në një aktgjykimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

  • E rëndë në Itali/ 22-vjeçari nga Mamurrasi humb jetën në aksidentin fatal me Range Rover (EMRI)

    E rëndë në Itali/ 22-vjeçari nga Mamurrasi humb jetën në aksidentin fatal me Range Rover (EMRI)

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur rreth orës 02:00, pas mesnate në via Monte Bianco në Limbiate, në provincën e Monza dhe Brianza të Italisë.

    Një makinë Range Rover që udhëtonte përgjatë rrugës Saronno-Monza në drejtim të Saronnos, ka humbur kontrollin duke u përplasur me rrethrrotullimin në via Monte Bianco.

    Pas përplasjes makina është kthyer përmbys duke përfunduar në shinat e trenit aty afër vendit ku ndodhi aksidenti.

    Në mjet ndodheshin tre të rinj të moshës 18, 22 dhe 23 vjeç.

    Mediat fqinje raportojnë se në vendin e ngjarjes shkuan ambulancat dhe zjarrfikësit të cilët nxorën nga mjeti të rinjtë dhe më pas u dërguan në spital.

    Nga personat e plagosur, i riu 22-vjeçar i identifikuar si Arnold Selishta nga Mamurrasi humbi jetën për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.

  • Aksident i rëndë, 3 automjete përplasen me njëra-tjetrën

    Aksident i rëndë, 3 automjete përplasen me njëra-tjetrën

    Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec, ku tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

    Burime bëjnë me dije se 3 mjete janë përplasur në hyrje të qytetit tek zona e tuneleve panoramikë.

    Një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me 2 mjete të tjera.

    Nuk ka të lënduar por dëme të shumta materiale.

    Policia ndodhet në vendngjarje.

  • I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, kujdes nga vapa përvëluese, këto janë sëmundjet që shkakton

    I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, kujdes nga vapa përvëluese, këto janë sëmundjet që shkakton

    Me rritjen e temperaturave, kujdesi ndaj shëndetit dhe nevoja për të qëndruar sa më të freskët janë gjithnjë e më urgjente. Në këtë periudhë të vitit rekomandimet e mjekëve janë të qëndroni larg të nxehtit përvëlues të verës.

    E teksa termometri shënon rritje dita ditës duke kaluar 35 gradë celsius, përveç djersitjes trupi mund të vuajë edhe nga disa simptoma të tjera.

    Në këtë artikull ju do të mesoni se çfarë sëmundjesh mund të shkaktojnë temperaturat e larta.

    Cilat janë sëmundjet që shkakton i nxehti

    Sëmundjet e shkaktuara nga i nxehti shfaqen kur trupi nuk është në gjendje të kryejë procesin e vetë-ftohjes. Zakonisht trupi i njeriut ftohet me anë të djersitjes dhe qarkullimit të gjakut. Gjithsesi kur temperaturat janë shumë të larta, as ky proces nuk është i mjaftueshëm.

    Kështu trupi mund të zhvillojë gjendje të ndryshme të cilat kthehen në sëmundje. Këtu përmendim që nga djegiet e lëkurës, deri tek hipertermia apo siç quhen ndryshe goditjet nga i nxehti. Nëse me rritjen e temperaturave keni vënë re se ju dhembin muskujt apo keni kriza të vazhdueshme të gjymtyrëve, arsyeja mund të jetë vapa e madhe. Gjithashtu i nxehti ndikon shumë keq edhe tek personat që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Pasi vështirësojnë qarkullimin e gjakut duke e ngadalësuar apo përshpejtuar atë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit temperaturat e larta mund të bëhen shkak për përkeqësimin e sëmundjeve të veshkave, trurit dhe atyre të frymëmarrjes.

    Ndikimi i temperaturave në shëndet mund të jetë vdekjeprurës, sidomos nëse vuani nga sëmundje kronike. Pasi i nxehti ka tendencë të bllokojë dhe ngadalësojë shumë procese normale të organizmit, duke u kthyer në një rrezik për jetën.

    Kush janë më të rrezikuarit

    Ekspertët thonë se çdo njeri mund të jetë i rrezikuar nga sëmundjet e mësipërme nëse ekspozimi në diell është shumë i madh.

    Gjithsesi më delikatë gjatë verës ndaj këtyre problemeve janë një grup i caktuar njerëzish. Të moshuarit, kryesisht sipër moshës 65 vjeç nuk këshillohet të qëndrojë jashtë gjatë ditëve të nxehta. Të porsalindurit, lehonat dhe gratë shtatzënë gjithashtu janë të rrezikuar nga temperaturat e larta të verës.

    Mjekët theksojë se personat që vuajnë nga sëmundje kronike ku futen ato kardiovaskulare, diabeti apo sëmundjet e frymëmarrjes për shkak se gjatë kësaj kohe marrin medikamente të forta janë gjithashtu një grup në rrezik.

    Çfarë të bëni nëse sëmureni nga i nxehti

    Ndihma e parë që mund t’i jepni vetes dhe të tjerëve në këtë rast është të lëvizni në një vend më të freskët dhe të errët. Përpiquni të ftohni kyçet e gjymtyrëve dhe të konsumoni ujë të freskët. Në këtë mënyrë trupi do të rregullojë temperaturën e brendshme të tij.

    Nëse jeni në shtëpi mjekët këshillojnë që të bëni një dush me ujë të freskët. Evitoni daljen nga shtëpia gjatë orëve kur dielli është shumë i nxehtë dhe evitoni pijet alkoolike apo kafen. Është e rëndësishme që të jeni të kujdesshëm me simptomat, nëse ndjeni se po përkeqësohen njoftoni menjëherë një mjek./AgroWeb.org